Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi në një intervistë për CBS News se bombardimi amerikan mbi centralin bërthamor kyç të Iranit në Fordow ka shkaktuar dëme “serioze dhe të rënda” në objekt.
“Askush nuk e di saktësisht se çfarë ka ndodhur në Fordow. Megjithatë, ajo që dimë deri tani është se objektet janë dëmtuar seriozisht dhe rëndë,” tha Araghchi në intervistën e transmetuar të martën.
Ai shtoi se Organizata e Energjisë Atomike e Iranit po kryen aktualisht një vlerësim të situatës, dhe raporti do t’i prezantohet qeverisë së vendit.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se sulmet “shkatërruan plotësisht” programin bërthamor iranian, megjithatë zyrtarët amerikanë kanë pranuar se do të duhet kohë për të vlerësuar plotësisht dëmet e shkaktuara nga operacionet ushtarake të fundjavës së kaluar.
Tag: fordow
-

Ministri i Jashtëm i Iranit: Dëme serioze në centralin bërthamor Fordow nga sulmi amerikan
-

Ministri i Jashtëm iranian: Bombardimet amerikane shkaktuan dëme të rënda në uzinën bërthamore Fordow
Bombardimet amerikane në objektin kryesor bërthamor të Iranit në Fordow kanë shkaktuar “dëme serioze dhe të rënda”, tha Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi.
“Askush nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi në Fordow. Megjithatë, ajo që dimë deri më tani është se objekti pësoi dëme serioze dhe të rënda”, tha Araghchi në një intervistë të transmetuar të martën.
“Organizata e Energjisë Atomike e Republikës Islamike të Iranit po kryen aktualisht një vlerësim të plotë të dëmeve, dhe raporti do t’i dorëzohet qeverisë”.Presidenti Donald Trump tha se sulmet “shkatërruan plotësisht” programin bërthamor të Iranit, por zyrtarët amerikanë pranojnë se do të duhet kohë për të vlerësuar plotësisht dëmin e shkaktuar nga sulmet./vizionplus.tv
-

Imazhet satelitore zbulojnë punën për restaurimin në Fordow pas sulmeve amerikane
Imazhet e reja satelitore tregojnë se kompleksi bërthamor Fordow i iIranit, i cili u bombardua nga SHBA-ja është duke u restauruar.
Sipas kompanisë amerikane të imazheve satelitore Maxar Technologies, imazhet u morën të premten dhe tregojnë ekskavatorë dhe buldozerë të rëndë që lëvizin dheun pranë kratereve dhe vrimave në rajonin malor verior të Fordow.
Zona u godit nga bombat depërtuese amerikane GBU-57, të cilat Pentagoni tha se kishin në shënjestër kanalet e ventilimit të ndodhura thellë në kompleksin nëntokësor.[ 🇮🇷 IRAN ]
🔸 De nouvelles images satellites MAXAR de l’installation nucléaire à Fordo, en Iran, montrent une reconstruction en cours. La route menant au site de production souterrain, précédemment endommagée, a été réparée. L’excavation de nouvelles entrées est également en… pic.twitter.com/noH0EqmDyr
— Little Think Tank (@L_ThinkTank) June 29, 2025Imazhe të tjera tregojnë makineri që hapin rrugë të reja hyrëse (Izraeli raportoi se i goditi ato një ditë pas bombardimeve amerikane) dhe riparojnë rrugën kryesore që të çon në qendrën nëntokësore të pasurimit.
Sipas ekspertëve nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara, iranianët mund të jenë duke u përpjekur të rivendosin aksesin në mënyrë që të vlerësojnë shkallën e dëmit dhe gjendjen e pajisjeve, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Donald Trump deklaroi pas bombardimeve se bastisjet amerikane shkaktuan “shkatërrim total” të infrastrukturës bërthamore të Iranit dhe vlerësoi se Teherani nuk do të ishte në gjendje ta rindërtonte atë. Megjithatë, ekspertët e armëve bërthamore vënë në dyshim nëse programi është shkatërruar përgjithmonë.Siç vërejnë ata, është e vështirë të “bombardohet njohuria” dhe Teherani tani mund të ketë një nxitje edhe më të madhe për të ecur përpara me zhvillimin e armëve bërthamore.
Bombardimet fundjavën e kaluar goditën gjithsej tre vende kryesore: Fordow dhe Natanz me bomba me depërtim të thellë dhe Isfahan me raketa Tomahawk të lëshuara nga deti. Shkalla e plotë e dëmit në rezervat dhe pajisjet e uraniumit të pasuruar është ende duke u vlerësuar. -

Për 15 vite nuk ia treguan as familjes/ Si e zbuluan dhe shkatërruan programin bërthamor të Teheranit
Pamje nga Fordow
SHBA- Centrifugat në uzinën e pasurimit të uraniumit në Fordow në Iran “nuk janë më funksionale” pasi Shtetet e Bashkuara sulmuan uzinën me bomba që shkatërrojnë bunkerët. Trump dhe Pentagoni po festojnë, duke sulmuar këdo, veçanërisht median amerikane, që guxon të thotë të kundërtën. Dhe kjo nuk është e gjitha. Fakti është se fuqia e bombave të hedhura në Fordow, e gjitha e dokumentuar në një video.
Fordow ka një element thelbësor të programit sekret të armëve bërthamore të Iranit. Amerikanët studiuan me detaje gjeologjinë e tij. Ata i panë iranianët duke gërmuar. Ata ndoqën ndërtimin, kushtet e motit, gjeologjinë, materialet e ndërtimit, nga vinin ato, boshtin e ventilimit, boshtin e shkarkimit, sistemet elektrike, sistemet e kontrollit mjedisor, çdo cep, çdo krater, çdo pajisje që hynte dhe çdo pajisje që dilte.Fordow
Amerikanët e ëndërronin për këtë objektiv gjatë natës. Ishte një obsesion. Nuk ndërtohet një kompleks bunkerësh nëntokësorë me shumë nivele me centrifuga dhe pajisje të tjera në mal për qëllime paqësore. Anëtarët e ekipit të Pentagonit dhe Inteligjencës Amerikane që studiuan këtë vend, zbulimin nuk mund t’ua tregonin familjeve të tyre për vite me radhë. Megjithatë, kryenin qindra teste sekrete me një qëllim: të shkatërronin këtë objektiv. Dhe pastaj, një ditë në qershor 2025, më shumë se 15 vjet pasi filluan punën e jetës, presidenti u dha “dritën jeshile” që avionët “B-2” të godisnin dhe shkatërronin këtë objektiv./ZËRI
-

“Uraniumi iranian i shpëtoi bastisjeve.” Ajatollahët e fshehin atë në laboratorë të rinj sekretë
Thesari radioaktiv i Ajatollahëve, ato 408.6 kilogramë uranium të pasuruar në 60 përqind, aq afër pragut të dobishëm për ndërtimin e bombës, janë të fshehura në ndonjë laborator sekret të Republikës Islamike.
Një nga ato që nuk u raportuan kurrë në Agjencinë Atomike të OKB-së (IAEA), ose u raportuan me lëshime dhe jashtë kohe, pjesë e një rrjeti të mbuluar strukturash që, pas luftës 12-ditore, përbëjnë një Plan B potencial dhe të rrezikshëm.
“Vlerësimet paraprake të inteligjencës të dhëna qeverive evropiane tregojnë se rezervat e uraniumit të Iranit mbeten kryesisht të paprekura”, shkruan Financial Times, duke cituar dy burime të njohura me dosjen, e cila kohët e fundit është bërë fokusi i polemikave të ashpra midis Shtëpisë së Bardhë, ekspertëve të programit bërthamor, shërbimeve sekrete dhe shtypit ndërkombëtar.
Gazeta angleze shton se uraniumi nuk ndodhej më në vendin e Fordow, të ndërtuar thellë brenda një mali jo shumë larg qytetit të shenjtë të Qom, në kohën e sulmit ajror amerikan që hodhi gjashtë bomba Gbu-57 me peshë 13 ton secila në kanalet e ventilimit.
Fakti që nuk u zbuluan ndryshime në nivelet e radioaktivitetit në ajër, sugjeron gjithashtu se stoku ishte transferuar diku tjetër para sulmit.
Mund të debatohet rreth nivelit të shkatërrimit që bombat me depërtim të lartë kanë shkaktuar në Fordow – për Trumpin vendi është “asgjësuar”, për Pentagonin “dëmtuar rëndë”, për iranianët vlerësimi varion nga “i paprekur” në “dëm të konsiderueshëm”- por çështja, tani, është një tjetër.
Ku është fshehur thesari radioaktiv i Khameneit? Sa është vonuar programi bërthamor iranian? Dhe, mbi të gjitha: a ka Republika Islamike centrifuga në vende të tjera përveç atyre të bombarduara të Fordow, Natanz dhe Isfahan?
“Përgjigja është po, sepse Irani ka një rrjet objektesh nëntokësore të panjohura për programin e tij bërthamor dhe nga ajo që mund të shohim, kapaciteti i tij i pasurimit nuk është zero, sepse ai ende ka centrifuga dhe komponentë funksionalë për të prodhuar shumë më tepër”, shpjegon për Repubblica Jeffrey Lewis, një profesor në Institutin Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare në Monterrey dhe një ekspert për politikat bërthamore.
“Sjellja e pothuajse gjysmë toni uranium në 60 përqind do të thotë se pjesa më e madhe e punës është bërë, prandaj kjo rezervë është kaq e çmuar. Pasurimi i tij në 90 përqind është më i thjeshtë dhe më i shpejtë, me 250 centrifuga është çështje 8-10 javësh”.
Dy ditë para bastisjes amerikane, satelitët panë një radhë prej 16 kamionësh jashtë njërës prej hyrjeve të Fordow, laboratorit më të mbrojtur iranian të pasurimit.
Nuk është e sigurt nëse ato janë përdorur për të transportuar uraniumin, edhe sepse drejtori i IAEA-së, Rafael Grossi, zbuloi se ai kishte marrë tashmë një letër më 13 qershor (ditën kur filloi sulmi izraelit) nga Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, duke e informuar atë për miratimin e “masave të posaçme” për të mbrojtur pajisjet dhe materialet radioaktive.
Është e supozuar se transferimi i uraniumit ishte midis këtyre.
Për më tepër, më 12 qershor, qeveria iraniane informoi IAEA-n se kishte përgatitur një vend të ri, të ndërtuar edhe më thellë se 80-90 metrat e Fordow-it: informacioni rreth tij është i pakët, duket se është një uzinë prej të paktën 10 mijë metrash katrorë, me centrifuga dhe depo magazinimi, e cila duhet të jetë e vendosur në një nga malet e provincës Isfahan.
Vendndodhja e saktë nuk dihet.
“Por supozoj se nuk është afër qendrës së kërkimit dhe konvertimit që është goditur tashmë”, thotë profesori Lewis.
Para sulmit izraelit, rezervat e uraniumit të pasuruar ishin në Fordow dhe gjithashtu në Isfahan, tunelet e të cilit të ndërtuara shumë thellë nuk duket se janë shembur për shkak të bastisjeve.
Presidenti Trump shkruan në platformën Truth Social se “Asgjë nuk u mor nga lokacioni. Do të kishte zgjatur shumë, do të kishte qenë shumë e rrezikshme, sepse është shumë i rëndë dhe i vështirë për t’u lëvizur”.
Megjithatë, ekspertët gjithashtu e hedhin poshtë këtë version. “Uraniumi lëviz gjatë gjithë kohës, nuk është e vështirë”, thotë profesori Jeffrey “në procesin industrial për ta pasuruar, ai kalon shpesh nga një strukturë në tjetrën, nga një kompani në tjetrën”.
Ai ruhet në cilindra metalikë në formën e pluhurit që, në madhësi, futet brenda bagazhit të një makine.
Thesari radioaktiv i Republikës Islamike, të cilin Teherani pretendon se është vetëm për përdorim civil dhe jo ushtarak, është misteri i ditës së 13-të, pas 12 ditë lufte me Izraelin.
Netanyahu ka deklaruar se Mossadi ka një pistë interesante për të gjurmuar vendndodhjen e tij.
Grossi i IAEA-s kërkon, deri më tani më kot, të jetë në gjendje të dërgojë inspektorë në laboratorin e ri sekret ose kudo që Pasdarani ka ruajtur rezervat e tij.
Për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, dorëzimi i atij uraniumi të pasuruar është parakushti për t’u rikthyer në negociata.
Dhe, për këtë arsye, shkaku i mundshëm i operacioneve të ardhshme ushtarake.
La Repubblica -

“Njësoj si Hiroshima dhe Nagasaki”, Trump njofton fundin e luftës mes Izraelit dhe Iranit: Sulmi në Fordow e bëri të mundur këtë
Një deklaratë e fortë nga Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, në ditën e 628-të të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Gjatë një konference për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Trump deklaroi se sulmi ajror amerikan ndaj objektivit bërthamor iranian në Fordow ishte vendimtar për mbylljen e konfliktit.
“Sulmi në Fordow i dha fund luftës. Ishte, në thelb, e njëjta gjë si Hiroshima dhe Nagasaki”, tha Trump, duke krahasuar veprimin amerikan me bombardimet bërthamore që i dhanë fund Luftës së Dytë Botërore në Paqësor.
Kjo deklaratë vjen menjëherë pasi Irani shpalli përfundimin e asaj që quajti “lufta 12-ditore”, duke sinjalizuar një fazë të re në krizën rajonale. Trump shtoi gjithashtu: “Tani shkojmë shumë mirë me Teheranin. Iranit nuk i intereson më pasurimi i uraniumit dhe nuk do të ndërtojë bombën për një kohë të gjatë”.
Megjithatë, situata në terren mbetet e paqartë. Ndërsa diplomacia po përpiqet të fitojë terren, Parlamenti iranian ka miratuar pezullimin e bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA), duke shtuar pasigurinë rreth ambicieve bërthamore të Teheranit.
Krahasimi me Hiroshima-n ka ngjallur reagime të përziera në skenën ndërkombëtare, me analistët që paralajmërojnë për pasojat e retorikës së ashpër dhe nevojën për kujdes në një fazë kaq delikate të procesit të paqes.Top Channel
-

Izraeli sulmon centralin bërthamor të goditur më parë nga SHBA-të
Sipas raportimeve më të fundit, objekti bërthamor i Iranit në Fordow është goditur përsëri, këtë herë nga një sulm izraelit.
Centrali i ndërtuar në një mal, ishte shënjestër e bombave amerikane që shkatërronin bunkerët mëngjesin e së dielës.
Një zëdhënës i Shtabit të Menaxhimit të Krizave të Provincës Qom i tha agjencisë së lajmeve Tasnim se Fordow është goditur përsëri.
Mediat izraelite kanë raportuar se ushtria sulmoi një rrugë hyrëse për në impiantin bërthamor.
Sulmi i SHBA-së gjatë fundjavës pritej të kishte shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në vend, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme ndaj dridhjeve të centrifugave të tij, tha më herët sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Ai shtoi se askush nuk mund të thotë ende se sa i madh është dëmi nën tokë. -

Izraeli thotë se goditi “zemrën e Teheranit”, sulmoi centralin bërthamor të Fordow
Izraeli nisi sulme në “zemër të Teheranit” të hënën, tha ministri i tij i Mbrojtjes, ndërsa media shtetërore iraniane dhe dëshmitarët okularë raportuan ndikime në të gjithë kryeqytetin iranian.
Re të mëdha tymi mbuluan pjesë të qytetit, tha një banor për CNN. Sulmet goditën gjithashtu Jordan Street, një lagje të pasur dhe me popullsi të dendur në veri të kryeqytetit, thanë ata.
Një tjetër dëshmitar okular i tha CNN: Kjo ishte seria më e keqe e shpërthimeve deri më tani. Ishte tmerruese.Massive smoke cloud in Tehran now. pic.twitter.com/OzahK6mcsK
— Clash Report (@clashreport) June 23, 2025
Ushtria izraelite po “godet objektivat e regjimit” në “zemër të Teheranit, me një forcë të paparë”, tha Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, në një deklaratë të hënën.
“Për çdo zjarr të drejtuar ndaj frontit të brendshëm izraelit, diktatori iranian do të ndëshkohet rëndë dhe sulmet do të vazhdojnë me forcë të plotë”, shtoi Katz.
Universiteti prestigjioz Shahid Beheshti, në veri të Teheranit, u godit gjithashtu, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Mehr.
Nga ana tjetër mediat iraniane raportuan se Izraeli ka goditur objektin bërthamor Fordow, pas sulmeve amerikane.
Trump tha dje se forcat amerikane kishin goditur tre objektet kryesore bërthamore të Iranit: Natanz, Isfahan dhe Fordow. Ai i tha Fox News se Fordoë u godit me gjashtë bomba për të shkatërruar bunkerët, ndërsa 30 raketa Tomahawk u qëlluan në objekte të tjera bërthamore.
“Një ngarkesë e plotë me BOMBA goditi objektin kryesor, Fordow,” shkroi Trump në një postim në platformën X.
“Irani tani duhet të bjerë dakord t’i japë fund kësaj lufte,” shtoi ai. -

Irani pëson një tjetër goditje të rëndë, forcat izraelite sulmojnë objektin bërthamor në Fordow
Objekti bërthamor i Iranit në Fordow është goditur përsëri, këtë herë nga një sulm izraelit.
Vendndodhja, e ndërtuar në një mal, ishte shënjestër e bombave amerikane që shkatërronin bunkerët.
Një zëdhënës i Shtabit të Menaxhimit të Krizave të Provincës Qom tha se Fordow është goditur përsëri.
Sulmi i SHBA-së gjatë fundjavës pritej të kishte shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në vend, duke pasur parasysh natyrën e ndjeshme ndaj dridhjeve të centrifugave të tij, tha më herët sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Ai shtoi se askush nuk mund të thotë ende se sa i madh është dëmi nën tokë.Top Channel
-

Goditjet në Fordow dhe objektiva të tjerë: Sa dëme i shkaktohen atomit iranian?
Protagonistët e krizës “vallëzojnë” me versionet, ofrojnë interpretime mbi efektivitetin apo jo të “Çekanit të Mesnatës”, sulmit të synuar amerikan mbi tre objektet bërthamore iraniane. Pas deklaratave triumfaliste të Donald Trump, erdhën komentet e kujdesshme të zyrtarëve të tjerë që, si zakonisht në raste të tilla, paralajmëruan se do të duhet kohë për të kuptuar pasojat reale.
Vlerësimet
“E kemi fshirë nga faqja e dheut”, deklaroi gjatë natës presidenti. Por ende nuk ishin publikuar imazhet satelitore që më pas u bënë objekt analizash nga ushtarakë dhe ekspertë. Pentagoni deklaroi se, sipas vlerësimeve paraprake, ka pasur dëme të konsiderueshme, por jo shkatërrim total. Dhe pamjet kanë treguar disa pika goditjeje ku janë përqendruar analizat në distancë të analistëve. Në një vrojtim të parë duket se super-bombat GBU-57 të lëshuara nga bombarduesit B-2 Spirit kanë goditur sallat ku ndodheshin centrifugat për pasurimin e uraniumit. Këto bomba — siç dihet — janë projektuar për të shpërthyer në thellësi dhe për të krijuar një valë goditëse që ndikon mbi aparaturat, pavarësisht nëse ka apo jo shkatërrim të dukshëm të jashtëm. Janë raportuar depërtime në zonat e oxhaqeve të ventilimit dhe grumbuj dheu pranë hyrjeve. Izraelitët, nga ana e tyre, kanë qenë të rezervuar, duke thënë se është ende herët për një përfundim të qartë.
Ndryshe është pozicioni i Republikës Islamike, i strukturuar në dy pika: ka dëme të kufizuara dhe disa të plagosur, por jo raste kontaminimi; ne kishim zhvendosur pjesën më të madhe të materialit duke parashikuar sulmin. Dhe pikërisht pamjet satelitore ofrojnë një tjetër “fragment”: në ditët para ndërhyrjes janë vërejtur dhjetëra kamionë dhe buldozerë pranë impiantit. Të parët mund të kenë marrë pjesë në zhvendosjen e diçkaje, të dytët në forcimin e mureve mbrojtëse. Për këtë çështje, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka kërkuar që të pritet me konkluzione, pasi “do të duhen ditë” për një vlerësim të plotë.
Taktikat dhe propaganda e Malit të Shenjtë
Taktikat dhe propaganda ndikojnë në gjykimet, por po aq e vërtetë është që për shkak të veçorive të veta, Fordow — një “laborator” i varrosur sipas vlerësimeve në 80-100 metra thellësi — është konsideruar gjithnjë një objektiv i fortë. Në çdo aspekt. Edhe përpara përdorimit të GBU-57 thuhej se super bomba mund të kishte efekt të kufizuar dhe, në fakt, ishte sugjeruar se mund të nevojitej një ndërhyrje pasuese e forcave speciale.
Goditje e dyfishtëPër drejtorin e AIEA-s, argjentinasin Rafael Grossi, objekti është shkatërruar plotësisht — të paktën në pjesën sipërfaqësore — dhe ka gjasa që dëmet të jenë të mëdha edhe në pjesën nëntokësore. Aty, një B-2 lëshoi dy bomba, një goditje që i shtohet atyre të dhëna nga IDF në fillim të operacionit “Rising Lion”, me shumë struktura të dëmtuara rëndë. Ashtu si për Fordow, edhe këtu pritet që inteligjenca të japë një përgjigje më të saktë. Qendra ka qenë e rëndësishme, madje ka qenë edhe shënjestër e Mossadit, fillimisht përmes virusit Stuxnet dhe më pas me disa shpërthime të shkaktuara nga sabotime.
Sulme në seriJanë sërish pamjet satelitore që tregojnë një numër të madh godinash të qëlluara nga raketat lundruese të nëndetëses amerikane Georgia. Sipas një vëzhguesi, janë të paktën 19 infrastrukturat e goditura nga breshëria dhe edhe AIEA raporton për dëme të mëdha. Disa konsiderata: arma e zgjedhur nga Pentagoni për këtë objektiv ka një potencial të kufizuar; Isfahani ishte tashmë nën zjarrin izraelit, ashtu si edhe Natanzi. Ka gjasa që “kalimi” i mëparshëm të ketë përkeqësuar “plagët” ekzistuese. Nëse është kështu, thonë vëzhguesit, goditja mund të jetë e parikuperueshme.
Hapat e ardhshëmVlerësimi i dëmeve të shkaktuara gjatë natës përbën vetëm një pjesë të duelit. Ajo që është vërtet e rëndësishme është të kuptohet çfarë do të ndodhë me programin bërthamor të Republikës Islamike. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli synojnë ta pengojnë atë sa më shumë që të jetë e mundur dhe goditja e dyfishtë — ofensiva izraelite plus sulmi amerikan — pritet ta ngadalësojë për “muaj apo vite”. Në të kundërt, regjimi iranian, edhe për qëllime negociatash, deklaron se do të vazhdojë, premton (si zakonisht) surpriza, pranon humbje të dhimbshme, ka vendosur në siguri atë që mundi dhe — ndoshta — ka mbajtur një rrugë sekrete paralele. Si Uashingtoni ashtu edhe AIEA konfirmojnë një fakt thelbësor: teknikët kanë depozituar sasi të konsiderueshme uraniumi të pasuruar në zona të mbrojtura, veçanërisht në një “bunker” në Isfahan dhe ka të ngjarë të ketë edhe vende të tjera të fshehura, të planifikuara ndër vite. Frika amerikane është se ka mjaftueshëm “material” për të vazhduar në rrugën e konsoliduar dhe për të arritur deri te Bomba. Një projekt i menduar për të mbijetuar edhe ndaj një sulmi ushtarak. Dhe vullneti për ta realizuar është rikonfirmuar këto orë.
“Edhe nëse impiantet janë shkatërruar, kjo nuk do të thotë që loja ka përfunduar”, ka deklaruar Ali Shamkani, këshilltar i liderit Khamenei, i raportuar disa herë si i vrarë dhe që është rishfaqur për të dhënë një mesazh sfidues./Corriere della Sera