Tag: forcën

  • “Gruaja me sirtarë” me historinë e një gruaje, që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj

    “Gruaja me sirtarë” me historinë e një gruaje, që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj

    Drama “Gruaja me sirtarë” solli në skenë historinë e një gruaje të dhunuar dhe të trajtuar pa dinjitet, por që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj. “Gruaja me sirtarë” vepër e autores së mirënjohur Anisa Markarian dhe me regji nga Suela Bako u shfaq me sukses përpara artdashësve durrsakë, që mbushnin sallën e QKF.
    Për këtë shfaqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako shprehet se përcolli emocione te publiku në sallë. “Nën interpretimin e shkëlqyer të Mimoza Marjanakut dhe Romir Zallës e me regji të Suela Bakos, drama përcolli emocione të forta tek publiku durrsak, duke e bërë këtë premierë një ngjarje kulturore të veçantë”, thuhet ndër të tjera nga Sako, në një postim në rrjete sociale. Premiera e re produksion i këtij teatri në Durrës është dhe një tjetër bashkëpunim me shkrimtaren dhe aktoren e mirënjohur Anisa Markarian. Drama sociale “Gruaja me sirtarë” që trajton historinë e Vesës, një grua me fëmijëri të trazuar dhe një jetë bashkëshortore të dhunshme e të nënshtruar, e cila gjen forcën të rimëkëmbet psikologjikisht për të rivënë në vend dinjitetin e cënuar u shfaq më 24 dhe 25 nëntor.
    Skenografia dhe kostumet Alketa Tragaj Myshketa, këngëtare Kiara Juba. Drama “Gruaja me sirtarë” një ndër premierat e reja këtë sezon artistik me regji nga Suela Bako, që është edhe produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit pasuroi edhe kalendarin artistik të qytetit bregdetar.

  • I mbijetoi aksidentit fatal, jeta e dytë e Izetit: Forcën e gjeta te Zoti e nëna. Nuk pranova kurrë…

    I mbijetoi aksidentit fatal, jeta e dytë e Izetit: Forcën e gjeta te Zoti e nëna. Nuk pranova kurrë…

    Në moshën 25-vjeçare, Izeti i mbijetoi një aksidenti të papërfytyrueshëm. Automjeti ku ai udhëtonte si pasagjer, u përplas nga një tren dhe Izeti përfundoi nën vagonë. Nga ajo ngjarje, ai humbi katër gjymtyrët, por asnjëherë shpresën dhe buzëqeshjen.

    Kete mban mend Flora, infermierja që e mjekoi asokohe dhe e ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

    Kur ajo e takoi Izetin 3 vite pas aksidentit, nuk e njohu dot. Ai ishte në këmbë dhe kishte të katër gjymtyrët duke dëshmuar një rast mrekullie. Pas atij takimi, kanë kaluar 31 vjet dhe nuk janë parë më. Sot Izeti vjen në studio pa e ditur se kush ndodhet pas ekranit, ndërsa buzëqeshja nuk i shqitet nga fytyra.

    Ardit Gjebrea: Ku e gjete forcën?

    Izet: Forcën…ma ka dhënë i madhi Zot që më dha jetën në radhë të parë…pastaj…nëna ime! E ndjerë sot.

    Ardit Gjebrea: Ah, nuk jeton më mami?

    Izet: Jo, ka dy vjet që ndërroi jetë.

    Flora rrëfeu se gjatë punës së saj ndër vite, historinë e Izetit e ka përdorur për t’u dhënë zemër pacientëve që kanë pësuar humbjen e gjymtyrëve. Ardit Gjebrea e ndan këtë detaj me Izetin dhe më pas i tregon se ajo e pret pas murit. Por përpara se Flora të thotë mesazhin e saj, Izeti tregon pak më shumë rreth rastit të tij dhe si përshtatet me rutinën e përditshme.

    Ardit Gjebrea: Si e komandon dorën?

    Izet: Për duart janë mekanike funksionale që funksionojnë me anë të shpatullës, e hap dorën, poshtë bërrylave i kam unë të dyja, edhe këmbët i kam poshtë gjunjëve. Kur janë poshtë gjunjëve janë më funksionale, janë më praktike sesa sipër gjurit sepse sipër gjurit duhet me mekanizëm gjuri pastaj dhe është funksion tjetër.

    Ardit Gjebrea: Për gjithçka tjetër besoj të ndihmon bashkëshortja?

    Izet: Po, patjetër.

    Ardit Gjebrea: Sepse ti nuk ushqehesh dot apo jo?

    Izet: Faktikisht nuk kam pranuar asnjëherë edhe nënën time të ndjerë, ushqimin e haja vetë.

  • Gara e re e armatimeve, imazhet tregojnë se ushtria kineze po kthehet në kërcënim global

    Gara e re e armatimeve, imazhet tregojnë se ushtria kineze po kthehet në kërcënim global

    Kina ka ndërmarrë një zgjerim masiv të prodhimit e raketave që nga viti 2020, duke forcuar aftësinë e saj për të penguar potencialisht ushtrinë amerikane dhe për të pohuar dominimin e saj në rajon. Ky fakt është bërë i ditur nga prestigjiozja CNN pasi zbulon disa imazhe satelitore në të cilën shfaqet arsenali i ri ushtarak kinez.
    Më shumë se 60% e 136 objekteve të lidhura me prodhimin e raketave ose forcën raketore të ushtrisë kineze, e cila kontrollon arsenalin bërthamor të Kinës, treguan shenja zgjerimi në imazhet satelitore.
    Vendet, të cilat përfshijnë fabrika, si dhe qendra kërkimore dhe testimi, janë zgjeruar me më shumë se 21 milion metra katrorë (mbi 2 milion metra katrorë) hapësirë të ndërtuar midis fillimit të vitit 2020 dhe fundit të vitit 2025. Kulla, bunkerë të reja në përputhje me zhvillimin e armëve janë shfaqur në imazhet satelitore të këtyre vendeve në rritje. Në disa raste, pjesë raketash mund të shihen edhe në imazhe.
    “Kjo është Kina që po pozicionohet si një superfuqi globale. Jemi në fazat fillestare të një gare të re armatimesh”, tha William Alberque, një bashkëpunëtor i lartë në Forumin e Paqësorit dhe ish-drejtor i kontrollit të armëve në NATO. “Kina tashmë po vrapon me shpejtësi dhe po përgatitet për një maratonë.”
    Të dhënat paraqesin një përpjekje urgjente për të zhvilluar kapacitete për raketa të reja dhe më të sofistikuara. Disa nga objektet e prodhimit që CNN analizoi kanë zëvendësuar me shpejtësi fshatrat dhe tokat bujqësore, duke u rritur me dhjetëra mijëra metra katrorë në pesë vitet e fundit.
    CNN identifikoi vendet – duke përfshirë mbi një duzinë objektesh të pa raportuara më parë – duke shqyrtuar informacionin e disponueshëm publikisht mbi dy kontraktorët kryesorë shtetërorë të mbrojtjes të Kinës dhe degët e tyre, dhe më pas duke krahasuar gjetjet me analizën gjeohapësinore.
    Që nga ardhja në pushtet në vitin 2012, udhëheqësi kinez Xi Jinping ka derdhur miliarda dollarë në blerjen dhe përmirësimin e pajisjeve ushtarake, si pjesë e një ambicieje të përcaktuar qartë për të transformuar me shpejtësi shërbimet e armatosura të vendit, të njohura si Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA), në një forcë luftarake “të klasit botëror”.
    Xi gjithashtu ka ndërtuar Forcën Raketore të PLA-së (PLARF), një degë elitare që mbikëqyr arsenalin e raketave bërthamore dhe balistike të Kinës që po zgjerohet me shpejtësi. Ai e ka përshkruar forcën si një “thelb të parandalimit strategjik, një mbështetje strategjike për pozicionin e vendit si një fuqi e madhe dhe një gur themeli mbi të cilin mund të ndërtohet siguria kombëtare”.

  • “Babai im më mësoi demokracinë dhe forcën e ringritjes”/ Djali i Fatos Nanos: Iku vetëm fizikisht, faleminderit…

    “Babai im më mësoi demokracinë dhe forcën e ringritjes”/ Djali i Fatos Nanos: Iku vetëm fizikisht, faleminderit…

    Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, mbajti një fjalë të shkurtër të ndjerë gjatë ceremonisë së lamtumirës për të atin.
    “Iku nga kjo botë vetëm fizikisht. Im atë ishte i pari që më foli për demorkacinë, i pari që nuk e kishte frikë humbjen sepse ai ishte një kalorës. Më dha mësim me forcën e shembullit. Ai më mësoi gjithçka, edhe ringrtjen”, tha Sokol Nano, djali i Fatos Nanos.

  • Lela Seferi flet për herë të parë për ndarjen nga Leo

    Lela Seferi flet për herë të parë për ndarjen nga Leo

    Pas disa javësh të mbushura me thashetheme dhe aludime për ndarjen e saj nga Leo, Lela Seferi ka thyer më në fund heshtjen. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj një mesazh të gjatë në “Instagram Story”, ku reflekton mbi mënyrën si është gjykuar, keqkuptuar dhe mbi forcën që ka gjetur për të vazhduar përpara.
    Në rrëfimin e saj, Lela tregon se ka qenë e lodhur nga komentet dhe gjykimet që kanë shoqëruar çdo hap të saj që prej pjesëmarrjes në reality show. “Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua. U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje ime, sikur të isha një personazh dhe jo një njeri,” – shkruan ajo.
    Sipas saj, kjo periudhë i ka mësuar të mos ketë më nevojë të justifikohet, as të shpjegojë veten për të bindur të tjerët. “Kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde,” – shton ajo.
    Në vazhdim të reagimit, Lela thekson se nuk dëshiron të shihet si viktimë, por si një grua që ka zgjedhur forcën dhe qetësinë. Ajo pranon se ndonjëherë heshtja është mënyra më e mirë për t’u përballur me zhurmën e botës virtuale.
    “Unë sot nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër. Jam thjesht unë. Dua të ec përpara me dinjitet, me qetësi dhe me gjithë projektet që më presin,” – ka shkruar ajo.

  • Erdogan: Izraeli duhet të frenohet ekonomikisht, OIC dhe Liga Arabe kanë forcën për këtë!

    Erdogan: Izraeli duhet të frenohet ekonomikisht, OIC dhe Liga Arabe kanë forcën për këtë!

    Izraeli do të vazhdojë veprimet e tij destabilizuese në rajon, prandaj duhet të kufizohet ekonomikisht, gjë që mund ta bëjnë vendet e Lidhjes së Shteteve Arabe (LAS) dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

    “Ne duhet të shtojmë përpjekjet tona për të shtrënguar sanksionet kundër Izraelit. Është e nevojshme të përdoren mekanizmat ligjorë ndërkombëtarë për t’i mbajtur zyrtarët izraelitë përgjegjës. Izraeli nuk do të ndalet së shpejti pa një përgjigje dhe sanksione vendimtare, por vetëm do të përshpejtojë politikën e tij të pushtimit dhe destabilizimit. Ne e dimë se kemi forcën dhe mjetet për ta parandaluar këtë. Ne duhet të shtojmë bashkëpunimin tonë tani për të fituar 10 vitet e ardhshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne të arrijmë një nivel vetëmjaftueshmërie në disa fusha, para së gjithash, në industrinë e mbrojtjes”, tha ai në një samit të jashtëzakonshëm të OBI-t dhe Lidhjes Arabe.

    Teksa tha se Turqia ka ndaluar të gjitha operacionet tregtare me Izraelin gjatë një viti e gjysmë të kaluar, Erdogan shtoi se kjo masë tregoi efektivitet.

    ‘Unë besoj se mbështetja e çështjes së gjenocidit të paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë është gjithashtu shumë e rëndësishme. Duke punuar së bashku, ne duhet të jemi në gjendje të zbatojmë hapa dhe mekanizma konkretë që do të sigurojnë sigurinë e rajonit. Unë besoj se është e mundur ta bëjmë këtë brenda organizatës sonë”, tha Erdogan.

    “Lufta e vendosur do të vazhdojë derisa të krijohet një shtet gjeografikisht integral i Palestinës me kryeqytet Jerusalemin Lindor brenda kufijve të vitit 1967. Ne nuk mund të lejojmë dëbimin, gjenocidin apo përçarjen në këtë kauzë të shenjtë. Shpresoj që vendimet që do të marrim në samit do të çojnë në hapa të mëtejshëm për t’i dhënë fund kërcënimit izraelit dhe që rezultatet e takimit tonë do të zbatohen me përpikëri”, theksoi presidenti turk./ CNN Turk.

  • Mos beso çfarë të thonë dhe bëji gjërat vetëm nëse të bëjnë të lumtur…

    Mos beso çfarë të thonë dhe bëji gjërat vetëm nëse të bëjnë të lumtur…

    Kur jeta të na largojë dhe kur të mos kem mundësi të kujdesem më për ty, mos harro kurrë fjalët që të kam thënë;Nëse të pëlqen ta veshësh një këmishë, vishe dhe nëse të pëlqen të veshësh një fund, vishe.Nëse do t’i presësh flokët, priti dhe nëse do të bësh tualet, bëje.Nëse të pëlqen një këngë, dëgjoje dhe nëse të pëlqen ta kërcesh këngën, kërceje.Mos lejo kurrë dikë që të vijë e të të thotë si ta jetosh jetën.Nëse do të mundesha, do të të jepja veç tri gjëra.1. Forcën për të dashur dhe për të vlerësuar veten.2. Forcën për të ndjekur ëndrrat.3. Forcën për të kuptuar se për të qenë e lumtur të  duhet veçse miratimi i vetes sate.Nuk dua të më ngjash fare.Nuk je vazhdimësia ime. Nuk je shtojca ime, je shumë më shumë.Je unike dhe e mrekullueshme.Nuk do të jesh çka unë nuk munda të jem, as nuk do të shtyj drejt shtigjeve që do kisha dashur t’i  përshkoja.Ji gjithçka që do të jesh, për sa kohë je e lumtur:shit akullore,iluzione,bli re,ndiq jetën dhe mos i ndiq të tjerët.Mos beso çfarë të thonë dhe bëji gjërat vetëm nëse të bëjnë të lumtur.Ji timon, kurrë spirancë.Ji det, kurrë stuhi.

    Web

    Marrë nga faqja në Facebook e Elona CasllitObserverKult

    Lexo edhe:

    ARDITA JATRU: NËNA IME KISHTE VETËM NJË FUSTAN

    Nëna ime kishte vetëm një fustane lante natën dhe e thante pranë furnelës.Ditën e vishte me aromë të reNuk e pyeta asnjëherë pse nuk blinte një të dytëNuk desha të kishte një të dytëUnë ashtu e njohame fustanin me lule rozë,deri te gjunjët.Kur bleu një këmishë mëndafshi të verdhëe preva copash natën me gërshërëdhe mbusha xhepat.Nëna heshti dy ditëe unë gëzohesha nga brendaqë ajo vishte prapë të njëjtin fustandhe i përsërisja vetes,sa dua t’i ngjaj.Tani kam filluar të kuptoj nënën.Pikëpyetjet e atëhershme i zgjidha,nga dalin ofshamatkam filluar të kuptojdhe vetëm pse copëtohej,pse luftonte vetëm.Fundja pse duhej të kishte një fustan.Për të gjitha këto, kuptoj një gjë,

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • “Kemi përdorur edhe forcën për të evakuuar banorët”/ Kryebashkiaku i Gramshit bën thirrje urgjente për largimin sa më parë nga banesat

    “Kemi përdorur edhe forcën për të evakuuar banorët”/ Kryebashkiaku i Gramshit bën thirrje urgjente për largimin sa më parë nga banesat

    Në një intervistë për gazetaren e Top Channel Bruna Kërçyku, kryebashkiaku i Gramshit Besion Ajazi bën thirrje urgjente për banorët të largohen nga banesat e rrezikuara nga flakët.

    Më i prekur aktualisht është fshati Nartë, ndërsa Ajazi thotë se po punohet me të gjitha forcat për neutralizimin e flakëve që po dalin jashtë çdo kontrolli
    “Situata paraqitet alarmante dhe emergjente. Zjarri ka djegur e shkatërruar gjithçka! Po përpiqemi të shpëtojmë banesat. Kemi avakuuar njerëzit që në orët e para të mëngjesit.  Po punojmë me të gjitha strukturat.
    Thirrja kryesore është për banorët, të ruajnë gjakftohtësinë pa panik. Të shpëtojmë sa më shumë të mundemi, të kenë besim te këta djem që po punojmë. Kemi përdorur edhe forcën, apeli është të largohet edhe banori i fundit”-u shpreh kryetari i bashkisë Gramsh.

    Top Channel

  • Emrat për qeverinë ”Rama 4”? Klosi: Fokusin do ta kemi për Integrimin, kodi elektoral me konsensus

    Emrat për qeverinë ”Rama 4”? Klosi: Fokusin do ta kemi për Integrimin, kodi elektoral me konsensus

    Sezoni i ri parlamentar nis në shtator, dhe për numrin dy të selisë rozë, Blendi Klosi mandati i katërt qeverisës do të jetë në shërbim të Integrimit Europian dhe jo një mekanizëm për të treguar arrogancë me pushtetin. Pavarësisht se është i vetëdijshëm që 83 mandate në sallën e Kuvendit do ta lehtësojnë projektin qeverisës të Edi Ramës. ”Objektivi ynë që brenda vitit 2027 të mbyllim negociatat me BE-në do të kërkojë një punë të madhe parlamentare, miratim ligjesh, miratim aktesh. Kjo padyshim do të ndihmohet nga një numër i lartë deputetësh, por sërish e theksoj se nuk ka të bëjë me forcën e kartonit, por me forcën e njerëzve”,-tha Klosi.
    Deri më tani duket se socialistët nuk do t’i shfrytëzojnë votat e tyre për të bërë një kod të ri zgjedhor të njëanshëm. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, amendimi i dokumentit që vendos rregullat e lojës për zgjedhjet duhet të bëhet me konsensus me opozitën dhe jo me forcën e kartonit.

    ”Kodi zgjedhor është një kod i cili kërkon konsensus, më shumë sesa numrin e 84 votave, pasi nuk është një kod që ka të bëjë me ndërtimin e një institucioni të caktuar, por ka të bëjë me dakordësinë e forcave politike në garën elektorale, ku forcat politike të jenë të baraslarguara nga sistemi zgjedhor dhe të gatshme të pranojnë sistemin, garën dhe rezultatin”,-u shpreh Klosi.

    Ai ka gjithashtu një kërkesë për kolegët e majtë dhe të djathtë: t’i japin fund praktikës së minutës së fundit për të ndryshuar këtë ligj të rëndësishëm. Përveç sfidave parlamentare, pas pushimeve të verës, socialistët po përgatiten edhe për procesin e ndryshimeve brenda partisë. ”Shtatori si gjithmonë ka qenë momenti ku, së bashku me grupin e ri parlamentar, qeverinë e re të dalë nga 11 maji, do të analizohen, gjykohen dhe do të vlerësohen të gjitha forumet e PS-së”. Pavarësisht emrave që do të shpërblehen nga Edi Rama pas fitores së katërt të 11 majit, Blendi Klosi thotë se PS ka nisur punën për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.