Tag: forcë

  • “Berisha nuk vjen dot në pushtet me protesta, do të shpëtojë nga akuza që ka”

    “Berisha nuk vjen dot në pushtet me protesta, do të shpëtojë nga akuza që ka”

    Partia Demokratike zhvilloi pasditen e djeshme një protestë para Kryeministrisë. Për avokatin Spartak Ngjela, Sali Berisha po organizon protestë për të shpëtuar nga akuza që rëndon ndaj tij. I ftuar në emisionin Studio Live në Report Tv, ai tha se Berisha nuk mund të vijë në pushtet me protesta.
    “Me protesta nuk vjen në pushtet duhen vota. Kanë vota këta? Sondazhet u dalin keq, nuk kanë forcë, s’kanë lider. A mund të vijë në pushtet një që është non grata në Amerikë. Ai le të qëndrojë në PD po i bënë dëm kësaj partie. Berisha nuk rri për pushtet por do të shpëtojë nga akuza që ka. Në gjyq do të shkojë, SPAK se drejtojmë ne por aleatët. Loja që po bëhet është përpjekje e Saluiut për të shpëtuar nga diçka’, tha ai.
    SPAK ka caktuar të mërkurën ditën kur ish-kryeministri duhet të paraqitet përballë prokurorit Alfred Shehu për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni për 21 janarin. Për avokatin, paraqitja e Berishës në SPAK është e domosdoshme.
    “Paraqitjen e ka të domosdoshme sepse ligji e urdhëron prokurorin që ta marrë me forcë sepse nëse se marrin me forcë, prokuroria shkel ligjin dhe kam përshtypjen që do të shkojë në një formë ose në një tjetër. Këta e thërrasin që të japin akuzën e dytë për 21 janarin, janë vrarë 4 persona.
    Kanë ardhur filmimet e 21 janarit që është filmuar Saliu me armë në dorë tek zyra e tij dhe ja kanë hequr nga dora siç ma kanë thënë kur të dalin ato do të shohim nëse janë të vërteta ose jo. Kjo e rëndon Saliun. Këto filmime kanë ardhur nga SHBA dhe kanë sjell regjistrimet që janë bërë në zyrën e tij. Ata e kanë parë dhe ata ma kanë thënë mua, ata më thanë që është më armë në dorë’, tha ai.

  • Protesta e opozitës, Berisha: Misioni ynë do të vijojë deri në largimin e qeverisë

    Protesta e opozitës, Berisha: Misioni ynë do të vijojë deri në largimin e qeverisë

    Prej orës 18:00 ka nisur protesta e thirrur nga opozita para Kryeministrisë. Në fjalën e tij kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar këtë protestë nisjen e një misioni historik.
    “Edvin je i pashpresë, fundi yt nga ky shesh do të vijë. Të dashur miq, ne jemi në një regjim i cili dhunon votën e lirë, i cili shtyp opozitën, i cili në të vërtetë është i kalbur nga koka tek këmbët dhe nuk pritet gjë tjetër vetëm qëndrimi ynë, beteja jonë, vendosmëria jonë për ta arkivuar në histori këtë regjim që mendon se do të mbahet në këmbë me SPAK-un e partisë, që do të mbahet në këmbë me dhunë, terror, me blerje, shitje dhe pazare. Idealët janë forcë nukleare e njeriut. Janë forcë së cilës asgjë nuk i reziston. Ju ftoj në këtë mision të vazhdojmë betejën tonë si misionarë”, tha Berisha.
    Më tej kryedemokrati tha se ky mision do të vijojë deri në largimin e qeverisë dhe rikthimin e votës së lirë.

    “Ne do të vijmë këtu deri në largimin e tyre, deri në rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Nuk ka mision më të shenjtë, nuk ka forcë në botë që do të na ndalojë ne pa përmbushur këtë mision”, u shpreh Berisha.

  • Berisha nuk shkon në SPAK, firmoset shoqerimi i tij me forcë

    Berisha nuk shkon në SPAK, firmoset shoqerimi i tij me forcë

    Sali Berisha me pretekstin se nuk i ka shkuar fletë thirrje për në SPAK për tu pyetur për 21 janarin, nuk është paraqitur sot. Por menjëherë pas mosparaqitjes prokurori i  SPAK ka firmosur shkresën për ta shoqeruar me forcë policore.
    Ndërkohë SPAK njofton se fletëthirrja i ka shkuar zyrtarisht në zyrën e tij në grupin parlamentar, porse sipas burimeve të tjera nga Kuvendi, askush nuk ka pranuar ta marrë fletëthirrjen. Ky veprim për të shmangur përgjegjsinë ligjore, porse SPAK ka urdheruar shoqerimin e tij edhe me forcë nëse nuk pranon.

    Ngjarja e 21 janarit, pas deshmisë së Lulzim Bashës në SPAK, duket se rëndon ish-kryeministrin Berisha.

    Burime të rezervuara tregojnë se Basha ka thënë se ai si ish-ministër i Brendshëm nuk ka patur asgjë në dorë, sepse komandën e gjithçkaje atë ditë e ka patur Berisha. SPAK po heton edhe se kush e ka fshirë serverin e kamerave në kryeministri atë natë të 21 janarit.

    Me sa duket Lulzim Basha ka folur me emra!
     
  • Rubio: Po bëhet “progres i mirë” në hartimin e rezolutës për forcën ndërkombëtare në Gaza

    Rubio: Po bëhet “progres i mirë” në hartimin e rezolutës për forcën ndërkombëtare në Gaza

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio tha se po bëhet “progres i mirë” në hartimin e një rezolute të OKB-së për një forcë ndërkombëtare stabilizimi në Gaza, duke theksuar se kjo forcë nuk do të jetë njësi luftarake, por do të jetë jetike për sigurimin e zonave ndërsa ndihma humanitare dhe përpjekjet për rindërtim zgjerohen.
    Duke folur për gazetarët të mërkurën pas një takimi të ministrave të Jashtëm të G7-ës në Kanada, Rubio tha se një draft i përditësuar i rezolutës ende po rafinohet me kontributin e disa vendeve dhe se Washingtoni shpreson të shohë veprim “shumë shpejt”.
    “Duhet të bëhet në mënyrën e duhur”, tha ai duke shtuar se SHBA-ja po punon për të balancuar interesat e vendeve të përfshira. “Nuk duam të humbasim vrullin për këtë”, shtoi ai.

    Ndërsa forca e stabilizimit nuk ka për qëllim të kryejë sulme ose të angazhohet në luftime, Rubio tha se do të jetë e nevojshme për të garantuar siguri bazike në zonat që nuk janë nën kontrollin izraelit ndërsa Hamasi duhet të çarmatoset sipas marrëveshjes që të gjitha palët e kanë miratuar.
    “Nëse doni të shihni një rritje të madhe jo vetëm të ndihmës humanitare, por edhe të rindërtimit, do t’ju duhet të keni siguri dhe kjo nuk mund të jetë Hamasi”, tha ai.
    “Pra, do të duhet një forcë që ofron vetëm siguri të përditshme bazike. Ky është roli kryesor i forcës së stabilizimit, të stabilizojë”, deklaroi kryediplomati amerikan.
    Rubio theksoi se qëllimi afatgjatë është një Gaza e qeverisur nga një organ civil palestinez i besueshëm dhe jo nga Hamasi apo ndonjë fuqi e huaj.
    “Me kalimin e kohës nuk do të ketë më vijë të verdhë”, tha ai duke iu referuar ndarjes midis zonave të kontrolluara nga Hamasi dhe atyre jo nga Hamasi.
    “Duhet të ketë një organizatë civile palestineze që qeveris Gazën dhe ky është qëllimi, ta ngrisim këtë organizatë, t’i japim kapacitet, të lejojmë të rritet si në aftësi, ashtu edhe në besueshmëri dhe në fund ajo do të qeverisë Gazën”, tha ai.
     
  • Fletëthirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela: Berisha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet

    Fletëthirrja e SPAK për 21 Janarin, Ngjela: Berisha do të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet

    Gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK. Burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK e ka thirrur Berishën që të paraqitet ditën e premte në orën 10:00 para prokurorit të çështjes, Alfred Shehu. Ish-kryeministri pritet të merret në pyetje si person që ka dijeni për vrasjet e 4 protestuesve në bulevard me plumbat që u derdhën nga Kryeministria. 
    I ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, avokati Spartak Ngjela tha një zhvillim i tillë vjen pas presionit ndërkombëtar. 
    “Koha duhet të kishte ecur përpara, por kjo është pas ndërhyrjes ndërkombëtare, të institucioneve të larta dhe gjyqësore, por edhe politike. Nuk është gjë e lehtë të vriten 4 persona, në një tubim paqësor. Berisha ka qenë kryeministër, është i detyruar të shkojë. Edhe Basha ishte ministër i Brendshëm dhe natyrisht. Jemi në hetim, nuk jemi në gjyq, nuk janë të pandehur. Por fakti që ndërkombëtarisht kjo kërkohet, që të zbardhet çfarë ka ndodhur, kush i ka vrarë, pse janë vrarë dhe kush u ka dhënë urdhrat, duhet të hetohet”,- tha Ngjela. 
    Avokati sqaroi se sipas Kodit të Procedurës Penale, nëse Berisha refuzon fletë-thirrjen më shumë se 2 herë, ai do të shoqërohet me forcë në Prokurorinë e Posaçme. 
    “Fletëthirrja një herë refuzohet, herën e dytë ata të marrin me dhunë”,- tha Ngjela. 

  • Trump propozon krijimin e një forcë ushtarake ndërkombëtare në Gaza, qëllimi çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i vendit

    Trump propozon krijimin e një forcë ushtarake ndërkombëtare në Gaza, qëllimi çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i vendit

    Propozimi i administratës Trump për të krijuar një forcë ushtarake ndërkombëtare në Gaza ka shkaktuar trazira, pasi planifikon të dërgojë një forcë ndërkombëtare sigurie në rajon për dy vjet, sipas Axios.
    Sipas një projektrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e ashtuquajtura Forcë Ndërkombëtare e Stabilizimit (ISF) do të merrte nën kontroll kufijtë e Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, do të garantonte sigurinë e civilëve dhe zonave humanitare dhe do të trajnonte oficerë të rinj policie palestinezë.
    ISF kërkon gjithashtu çarmatimin e Hamasit. Drafti deklaron se Forcat e Sigurisë Islamike (ISF) do të stabilizojnë mjedisin e sigurisë në Gaza duke demilitarizuar Rripin e Gazës, duke shkatërruar infrastrukturën ushtarake dhe duke çmontuar armët nga grupet e armatosura jo-shtetërore.

    Propozimi gjithashtu kërkon që forca të kryejë “detyra shtesë”, në bashkëpunim të ngushtë me Izraelin dhe Egjiptin, në mënyrë që të mbështesë marrëveshjen e Gazës.
    Komuniteti ndërkombëtar po pret të shohë se si do të zhvillohet propozimi, duke pasur parasysh parametrat politikë dhe gjeopolitikë të rajonit.

    🚨🚨🚨SCOOP: READ HERE THE FULL TEXT OF THE DRAFT SECURITY COUNCIL RESOLUTION ON THE GAZA INTERNATIONAL FORCE:
    The Security Council,
    Welcoming the Comprehensive Plan to End the Gaza Conflict of 29 September 2025 (“Comprehensive Plan”), and applauding the states that have… https://t.co/yG5VPWkhNW
    — Barak Ravid (@BarakRavid) November 4, 2025

    Në të njëjtën kohë, rezoluta i referohet krijimit të Këshillit të Paqes të propozuar nga Presidenti Trump, i cili do të ketë rolin e një “qeverie kalimtare” me personalitet juridik ndërkombëtar dhe do të marrë përsipër financimin dhe rindërtimin e Gazës derisa të përfundojnë reformat e Autoritetit Palestinez.
    Ky propozim nxjerr në pah tensionin dhe kontradiktat e politikës ndërkombëtare në rajon, pasi Izraeli dhe Egjipti thirren të bashkëpunojnë me një forcë ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen palestineze.
    Rezoluta e OKB-së për Paqen dhe Sigurinë
    Vendimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zbatuar Planin për Përfundimin e Konfliktit në Gaza (29 shtator 2025) është një moment historik në përpjekjet për të sjellë stabilitet dhe paqe në rajon.
    Plani, i miratuar nga shtetet anëtare të OKB-së, përfshin krijimin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) dhe një Bordi të Paqes (BOP), me qëllim demilitarizimin e Rripit të Gazës, mbrojtjen e civilëve dhe rindërtimin e zonës.
    Forca e Stabilizimit (ISF) do të jetë përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të Gazës me Izraelin dhe Egjiptin, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet lokale dhe forcat e armatosura izraelite dhe egjiptiane.
    Në të njëjtën kohë, ISF do të sigurojë demilitarizimin e Gazës, shkatërrimin e infrastrukturës ushtarake dhe çmontimin e përhershëm të armëve nga grupet e armatosura jo-shtetërore, siç është Hamasi.
    Këshilli i Sigurimit i OKB-së u bën thirrje vendeve pjesëmarrëse dhe organizatave ndërkombëtare të bashkëpunojnë me Këshillin e Paqes për të siguruar financimin dhe mbështetjen teknike, si dhe për zbatimin e plotë të Planit. Plani gjithashtu parashikon krijimin e një fondi të posaçëm për rindërtimin e Gazës, i cili do të financohet nga donacionet dhe Shtetet Anëtare.

  • “Forcë politike”/ Braçe flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Nuk ka një njeri që thotë se ai më ra në qafë

    “Forcë politike”/ Braçe flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Nuk ka një njeri që thotë se ai më ra në qafë

    Socialisti Erion Braçe ka folur në një intervistë për Muhamed Veliu, për peshën e Fatos Nanos në Partinë Socialiste.
    Ai ka deklaruar se Nano është udhëheqësi historik i PS-së, teksa shtoi se ata janë produkt i shkollës së tij politike.
    Ndër të tjera Braçe u ndal edhe tek diskutimet që ka pasur me të ndjerin, gjatë kohës që ishin bashkë në politikë.
    “Fatos Nano është udhëheqësi historik i PS-së. Nga rrënojat e Partisë së Punës ndërtoi një gjë komplet të re me bashkëpunëtorë, një forcë politike që i mbijetoi kohës. Mbi të gjitha, forcë politike ekuilibruese në Shqipëri. Kijeni parasysh që nuk ka qenë e lehtë fare, se midis dy periudhave ishte burgu në mes dhe dhunë ekstreme sa here që ai mundohej të sillte në politikë qetësi, kulturë dhe dialog. Ne jemi produkt i asaj shkolle që Fatos Nano solli në PS dhe politikë”, u shpreh Braçe.

  • “Forcë politike që i mbijetoi kohës”/ Braçe flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Nuk ka një njeri që thotë se ai më ra në qafë

    “Forcë politike që i mbijetoi kohës”/ Braçe flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Nuk ka një njeri që thotë se ai më ra në qafë

    Socialisti Erion Braçe ka folur në një intervistë për Top Channel, për peshën e Fatos Nanos në Partinë Socialiste.

    Ai ka deklaruar se Nano është udhëheqësi historik i PS-së, teksa shtoi se ata janë produkt i shkollës së tij politike.
    Ndër të tjera Braçe u ndal edhe tek diskutimet që ka pasur me të ndjerin, gjatë kohës që ishin bashkë në politikë.
    “Fatos Nano është udhëheqësi historik i PS-së. Nga rrënojat e Partisë së Punës ndërtoi një gjë komplet të re me bashkëpunëtorë, një forcë politike që i mbijetoi kohës. Mbi të gjitha, forcë politike ekuilibruese në Shqipëri. Kijeni parasysh që nuk ka qenë e lehtë fare, se midis dy periudhave ishte burgu në mes dhe dhunë ekstreme sa here që ai mundohej të sillte në politikë qetësi, kulturë dhe dialog. Ne jemi produkt i asaj shkolle që Fatos Nano solli në PS dhe politikë”, u shpreh Braçe.
     
    Top Channel

  • Policia reagon pas arrestimit të vëllait të deputetit Bledion Nallbati (DETAJE)

    Policia reagon pas arrestimit të vëllait të deputetit Bledion Nallbati (DETAJE)

    Policia e Devollit zbardh dinamikën e pengmarrjes të 32-vjecarit Ilir Topçiu në fshatin Vishiocë të Devollit, ngjarje e ndodhur më datë 30 tetor.
    Uniformat blu bëjnë me dije se lidhur me rastin kanë rënë në pranga 3 persona, Alti Nallbati, (vëllai i deputetit Bledion Nallbati), Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.
    Ata akuzohen se morën me forcë nga banesa për motive të dobëta 32-vjeçarin, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij.
    Rasti i pengmarrjes u bë i ditur për policinë nga 32-vjeçari Ilir Topçiu.
    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre”, informon Policia.Nga hetimet dyshohet se 3 të arrestuarit kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin Ilir Topçiun, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.
    NJOFTIMI
    Devoll
    Morën me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij, vihen në pranga 3 shtetas.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.
    Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve:
    A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim;
    M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim;M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
    Devoll
    Morën me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij, vihen në pranga 3 shtetas.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.
    Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve:A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim;M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Rrëmbyen dhe e kërcënuan një 32-vjeçar për “prishje pazaresh”, vihen në pranga tre persona

    Rrëmbyen dhe e kërcënuan një 32-vjeçar për “prishje pazaresh”, vihen në pranga tre persona

    Morën me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kërcënuan me jetë dhe ushtruan dhunë fizike ndaj tij, vihen në pranga 3 shtetas.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas kallëzimit të bërë më datë 30.10.2025, nga shtetasi I. T., 32 vjeç, i cili deklaroi se më datë 27.10.2025, tre shtetasit M. B., T. Ç. dhe A. N., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kishin marrë me forcë dhe mbajtur për disa orë në një biznes privat, ku e kishin kanosur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj tij, organizuan punën për kapjen e tyre.
    Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë ndalimin e shtetasve:
    A. N., 42 vjeç, banues në Bilisht, dhe T. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim;
    M. B., 37 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.
    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar.
    Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel