Tag: forcat

  • Forcat amerikane godasin anijen e dyshuar për trafik droge në brigjet e Venezuelës, gjashtë të vdekur

    Forcat amerikane godasin anijen e dyshuar për trafik droge në brigjet e Venezuelës, gjashtë të vdekur

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje se forcat ushtarake amerikane kanë goditur një anije që trafikonte drogë në brigjet e Venezuelës, duke vrarë gjashtë persona në bord.

    “Informacioni ka konfirmuar se anija po trafikonte drogë, e lidhur me rrjete të paligjshme narko-terroriste”, shkroi Trump në një postim në platformën Truth Social.
    Uashingtoni ka vendosur një forcë ushtarake në Karaibe jugore me qëllimin e deklaruar për të luftuar trafikimin e drogës drejt SHBA-së. Deri më sot, administrata Trump ka njoftuar katër sulme të tjera që kanë vrarë 21 persona.

    🚨 BREAKING: President Trump confirms Secretary Hegseth ORDERED a kinetic strike this morning on narcoterrorists operating just off the shores of Venezuela
    Keep turning these vioIent trafflckers into ASH, President Trump 🔥
    Trump wrote: “Under my Standing Authorities as… pic.twitter.com/dAGw3fxVfe
    — Nick Sortor (@nicksortor) October 14, 2025

    Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, akuzoi qeverinë amerikane se po përdor goditjet ndaj karteleve të drogës si pretekst për të imponuar “ndryshim regjimi” në vendin e tij dhe për të vënë nën kontrollin e saj fushat e gjera të naftës.

    Top Channel

  • Alarm për bombë në Kukës! Forcat xheniere nisen nga Tirana, granata rezulton lodër

    Alarm për bombë në Kukës! Forcat xheniere nisen nga Tirana, granata rezulton lodër

    Banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar ditën e sotme. Në një stolat e Bulevardit të qytetit kanë pikasur një objekt, që sipas dyshimeve të para është bombë ofensive.
    Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe ka bllokuar lëvizjen e qytetarëve.

    Forcat xheniere nga Tirana janë thirrur për të ç’aktivizuar bombën në Kukës.
    “Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.
    Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet.
    Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.
    Por, sikurse raportohet, alarmi ishte falas dhe se granata ishte lodër.

  • Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin, forcat xheniere nga Tirana nisen drejt vendngjarjes

    Alarm për bombë në Kukës, policia rrethon bulevardin, forcat xheniere nga Tirana nisen drejt vendngjarjes

    Banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar ditën e sotme. Në një stolat e Bulevardit të qytetit kanë pikasur një objekt, që sipas dyshimeve të para është bombë ofensive.

    Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe ka bllokuar lëvizjen e qytetarëve.
    Forcat xheniere nga Tirana janë thirrur për të ç’aktivizuar bombën në Kukës.
    “Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.
    Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet.
    Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Alarm për bombë në Kukës, forcat xheniere nga Tirana nisen drejt vendngjarjes

    Alarm për bombë në Kukës, forcat xheniere nga Tirana nisen drejt vendngjarjes

    Banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar ditën e sotme. Në një stolat e Bulevardit të qytetit kanë pikasur një objekt, që sipas dyshimeve të para është bombë ofensive.
    Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe ka bllokuar lëvizjen e qytetarëve.

    Forcat xheniere nga Tirana janë thirrur për të ç’aktivizuar bombën në Kukës.
    “Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.
    Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet.
    Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Avdylaj flinte me pistoletë ‘nën kokë’, dalin pamjet kur RENEA ‘zbarkon’ në apartamentin ku fshihej i shumëkërkuari, e shtrijnë në tokë dhe e prangosin

    Avdylaj flinte me pistoletë ‘nën kokë’, dalin pamjet kur RENEA ‘zbarkon’ në apartamentin ku fshihej i shumëkërkuari, e shtrijnë në tokë dhe e prangosin

    Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i RENEA-s për arrestimin e Aldo Avdylajt, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut.

    Operacioni u zhvillua nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Forcat Speciale “RENEA”, teksa gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
    Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.

    Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Elidon alias Aldo Avdylaj, 37 vjeç, banues në Shijak.

    Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • EMRI/ Arrestimi i të shumëkërkuarit nga Shijaku, momenti kur RENEA ‘blindon’ apartamentin ku fshihej, sekuestrohet municion luftarak

    EMRI/ Arrestimi i të shumëkërkuarit nga Shijaku, momenti kur RENEA ‘blindon’ apartamentin ku fshihej, sekuestrohet municion luftarak

    Policia ka publikuar pamjet nga aksioni i RENEA-s për arrestimin e Aldo Avdylajt, i shpallur në kërkim për vrasjen e Edmir Bregut.

    Operacioni u zhvillua nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh dhe Forcat Speciale “RENEA”, teksa gjatë ndërhyrjes në banesën ku fshihej 37-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
    Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, strukturat operacionale të Policisë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ghosts”.

    Në kuadër të operacionit, Forcat Operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me DFPO dhe Forcat Speciale “RENEA”, në afërsi të Liqenit të Thatë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Elidon alias Aldo Avdylaj, 37 vjeç, banues në Shijak.

    Ky shtetas akuzohet nga GjKKO-ja, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Të buzëqeshur dhe të përmalluar! Lirohen edhe 13 personat e fundit, ushtria izraelite publikon pamjet.. (FOTO)

    Të buzëqeshur dhe të përmalluar! Lirohen edhe 13 personat e fundit, ushtria izraelite publikon pamjet.. (FOTO)

    Ushtria izraelite ka publikuar fotot e para të disa prej pengjeve që u liruan nga Hamasi dhe u pritën nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit këtë mëngjes. 
    Imazhet tregojnë Alon Ohel duke u takuar me forcat izraelite në Rripin e Gazës pasi u lirua, si dhe vëllezërit binjakë Gali dhe Ziv Berman duke u përqafuar. 
    Gali Berman dhe Guy Gilboa-Dala shihen gjithashtu duke takuar ushtarë izraelitë në Gaza këtë mëngjes. 
    Ndërkohë, mediat izraelite thonë se një grup i dytë prej 13 pengjesh i është dorëzuar Kryqit të Kuq në Gazën jugore dhe është duke u kthyer në Izrael. 

  • Të dhëna kontradiktore viktimash në konfliktin afgano-pakistanez

    Të dhëna kontradiktore viktimash në konfliktin afgano-pakistanez

    Forcat afgane kanë vrarë 58 ushtarë pakistanezë dhe kanë kapur përkohësisht më shumë se 20 poste ushtarake pakistaneze në operacionet hakmarrëse gjatë natës përgjatë linjës së ashtuquajtur Durand, tha sot një zëdhënës i qeverisë talebane në Kabul.

    ”Nëntë ushtarë afganë u vranë gjithashtu në përleshje”, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid në një konferencë për shtyp.
    Shifrat mbeten të paverifikuara nga burime të pavarura.

    Ndërkohë, ushtria pakistaneze raportoi sot 23 vdekje nga radhët e saj dhe 200 në anën afgane, gjatë një operacioni hakmarrës të kryer gjatë natës nga Kabuli në kufirin e tyre të përbashkët me Afganistanin.

    ”Në total, 23 ushtarë pakistanezë vdiqën duke mbrojtur integritetin territorial të vendit tonë kundër këtij sulmi të egër dhe ne neutralizuam më shumë se 200 talebanë dhe terroristë të lidhur me ta përmes zjarrit, bastisjeve dhe sulmeve precize”, tha ushtria në një deklaratë.

    Mujahid tha se luftimet u ndalën me kërkesë të Katarit dhe se forcat talebane ishin aktualisht në një pozicion mbrojtës, megjithëse ai pretendoi se sulmet pakistaneze po vazhdonin.
    Katari, Arabia Saudite dhe Irani i kanë bërë thirrje Afganistanit dhe Pakistanit të ushtrojnë vetëpërmbajtje./ATSH-DPA-AFP/

  • Brenda hotelit të kombëtares shqiptare në Leskovac, gazetari: Si një ishull i izoluar nga forcat speciale serbe

    Brenda hotelit të kombëtares shqiptare në Leskovac, gazetari: Si një ishull i izoluar nga forcat speciale serbe

    Gazetari i “Mega Sport” në A2 CNN, Altin Sulçe, raportoi nga hoteli ku ndodhet kombëtarja shqiptare në Leskovac, për ndeshjen e mbrëmjes ndaj Serbisë. 
    Sulçe përshkroi ambientin si një “ishull të izoluar nga forcat policore”, rreth 10 kilometra larg Nishit, ku delegacioni shqiptar po përgatitet për sfidën. Lojtarët janë shfaqur të qetë dhe të përqendruar, ndërsa atmosfera tregon seriozitetin dhe përgjegjësinë e madhe që ata ndjejnë për këtë ndeshje. 
    Gazetari tha se kombëtarja nuk ka hyrë fare në aeroportin e Nishit, pasi pasaportat u mblodhën dhe u dërguan direkt në hotel. E njëjta procedurë u ndoq edhe gjatë konferencës për shtyp dhe stërvitjes së ditës së djeshme. 
    Gjatë gjithë perimetrit të hotelit ka numër të madh policësh, ndërsa forcat speciale serbe janë vendosur për të izoluar çdo kontakt të mundshëm me delegacionin shqiptar. 
    Sulçe theksoi se ekipi do të nisë rreth orës 18:30 drejt stadiumit, ndërsa pritshmëritë mbeten që secili nga lojtarët të jetë në formë të mirë për këtë përballje të tensionuar, shkruan A2 CNN. 
    Ndeshja Serbi-Shqipëri pritet të zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, duke garantuar që delegacioni shqiptar të jetë i mbrojtur dhe i izoluar nga çdo ndërhyrje e jashtme. 
    “Jemi në hotelin e kombëtares, 10 kilometra larg Nishit dhe gjithçka është si një ishull i izoluar nga forcat policore. Rreth orës 18:30 ekipi do të niset drejt stadiumit. Lojtarët janë shfaqur shumë të qetë këtu në hotel, por përqendrimi për këtë ndeshje është shumë i madh e sheh në sytë e tyre kur bisedon. Përgjegjësia është e madhe dhe shpresojmë që secili nga djemtë të jetë në formë të mirë. Nuk hymë fare në aeroportin e Nishit, na mblodhën pasaportat dhe na i sollën në hotel. E njëjta gjë ndodhi edhe dje gjatë konferencës për shtyp dhe stërvitjes. Gjatë gjithë perimetrit të hotelit ka vetëm policë, nuk hynë asnjeri. Tashmë kanë ardhur edhe forcat speciale serbe për të izoluar gjithçka lidhur me kontaktin e delegacionit shqiptar”, tha Sulçe. 

  • Plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Madagaskar, të rinjtë kundër presidentit: Populli nuk nënshtrohet

    Plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në Madagaskar, të rinjtë kundër presidentit: Populli nuk nënshtrohet

    Forcat e sigurisë në Madagaskar kanë ndërhyrë me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën më të fundit të udhëhequr nga të rinjtë, pas dy javësh demonstratash antiqeveritare që kanë tronditur ishullin e Oqeanit Indian.

    Të paktën 1,000 protestues marshuan të enjten nëpër rrugët e kryeqytetit Antananarivo, ndërsa disa prej tyre hodhën sende drejt efektivëve të sigurisë.
    Lëvizja që qëndron pas protestave, e njohur si “Gjenerali Z Mada”, refuzoi ofertën e Presidentit Andry Rajoelina për të marrë pjesë në bisedime, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e tij.
    Sipas grupit organizator, “nuk mund të ketë bashkëpunim me një qeveri që ka shtypur popullin ndërsa ai kërkon të drejtat themelore të njeriut.”
    Agjencia franceze AFP raportoi se forcat e sigurisë “sulmuan protestuesit me automjete të blinduara”, ndërsa u bënë edhe arrestime të shumta.
    Protestat nisën më 25 shtator, të nxitura fillimisht nga pakënaqësia për ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike dhe mungesën e ujit, por më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, papunësisë së lartë dhe rritjes së kostos së jetesës.
    Në përpjekje për të ulur tensionet, Presidenti Rajoelina mbajti të mërkurën një takim me përkrahës të qeverisë në pallatin presidencial, ku deklaroi se do të jepte dorëheqjen brenda një viti nëse problemet nuk zgjidhen.
    “Betohem se nëse ndërprerjet e energjisë vazhdojnë në kryeqytet brenda një viti, do të jap dorëheqjen,” tha ai, duke shtuar se projektet e reja energjetike do të shtojnë 265 megavat në rrjetin kombëtar.
    Ndërkohë, Gjenerali Z Mada ka bërë thirrje për një grevë mbarëkombëtare, pasi ka skaduar ultimatum 48-orësh ndaj presidentit për të dhënë dorëheqjen. Grupi është zotuar të mos tërhiqet, duke u bërë thirrje qytetarëve nga të gjitha rajonet të bashkohen me protestat.
    Javën e kaluar, Presidenti shkarkoi të gjithë qeverinë dhe të hënën emëroi një gjeneral ushtrie si kryeministër të ri, vendim që protestuesit e refuzuan, duke e cilësuar si manovër politike.
    Edhe pse protestat po vazhdojnë, ato duken më të zbehta krahasuar me ditët e para. Jeta në pjesën më të madhe të kryeqytetit vazhdon normalisht, me përjashtim të disa zonave të mbikëqyrura nga policia.
    Sipas Kombeve të Bashkuara, të paktën 22 persona kanë humbur jetën në përleshjet me forcat e sigurisë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, megjithëse autoritetet lokale i kanë mohuar këto shifra.

    Top Channel