Tag: forcat

  • VIDEO / Rusia ndal operacionin e specialëve ukrainas, rrëzon helikopterin në Pokrovsk, 11 viktima

    VIDEO / Rusia ndal operacionin e specialëve ukrainas, rrëzon helikopterin në Pokrovsk, 11 viktima

    Forcat ushtarake ruse të premten në mbrëmje penguan një përpjekje të forcave speciale ukrainase për të transportuar ushtarë me helikopter në qytetin e Pokrovsk, në Ukrainën lindore, duke vrarë të 11 personat që ndodheshin në bord.
    Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë të shtunën tha se qëllimi i operacionit ukrainas ishte të parandalonte përparimet e mëtejshme ruse në qytet.  “Të 11 burrat që zbritën nga helikopteri u vranë”, thuhej në deklaratë, duke shtuar se forcat ruse po përparonin në Pokrovsk dhe po pastronin zonën.
    Rusia kërkon të pushtojë të gjithë Donbasin, i cili përfshin rajonet Luhansk dhe Donetsk. Ukraina ende kontrollon rreth 10% të Donbasit, një sipërfaqe prej rreth 5,000 kilometrash katrorë në Donetskun perëndimor.

    Pushtimi i Pokrovskut, të cilin mediat ruse e quajnë “portë hyrëse për në Donetsk”, si dhe i Kostyantynivkës në verilindje, të cilën forcat ruse po përpiqen gjithashtu ta rrethojnë, do t’i jepte Moskës një bazë nga e cila të lëvizte në veri drejt dy qyteteve më të mëdha ukrainase, Kramatorsk dhe Sloviansk.
    Ukraina njoftoi më parë këtë javë se kishte vendosur forca speciale në Pokrovsk, duke përdorur një helikopter UH-60 Black Hawk. Një video e postuar në mediat sociale tregonte ushtarë ukrainas duke zbritur nga helikopteri në një fushë.

  • “PD, pazar me Ramën pa na pyetur neve”, Ndoka: Kemi kod që opozitën e nxjerr të dytën gjithmonë

    “PD, pazar me Ramën pa na pyetur neve”, Ndoka: Kemi kod që opozitën e nxjerr të dytën gjithmonë

    Kuvendi ka miratuar me 113 vota pro dhe 3 kundër komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili ka si objekt të punës së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore.
    Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha për MCN se ka një pazar politik mes PD-së dhe PS-së.
    Duke vijuar Ndoka tha se Rama dhe Berisha vijojnë të përcaktojnë rregullat për të gjithë, përpiqen t’i pengojnë forcat e reja politike dhe t’i përjashtojnë ato që janë pjesë e pluralizmit për 30 vjet.
    “Pazar politik pa transparencë së pari me aleatët, me mua por dhe me kolegët e mi që janë në Parlament dhe nuk kanë informacion. Kjo është absurde.
    Sa herë PD sillet në këtë mënyrë është e prirur tek pazaret. Kur e thonë në publik, ata e kanë mbyllur marrëveshjen. Ky është shqetësimi që kam.
    Rama dhe Berisha vijojnë të përcaktojnë rregullat për të gjithë, përpiqen t’i pengojnë forcat e reja politike, t’i përjashtojnë ato që janë pjesë e pluralizmit për 30 vjet.
    Kemi një ligj antikushtetues që nuk ka vota të njëjtën peshë si në Shkodër, Vlorë dhe të Fierit. Ka diskriminim dhe disbalancë. Vullneti i qytetarëve deformohet, kjo është shkelje e Kushtetutës. Opozita sot, PD nuk po tenton standardet.
    Po t’i tentonte do të ishte normale që të ishte në tryezë me të gjitha forcat parlamentare apo jo, qoftë dhe me partitë e majta. Duhet të hapte një debat. Kjo është pjesa që e bën të pabesueshme PD në këtë raport me të vërtetën, duke i dhënë goditje dhe pluralizmit.
    Kemi kod që PD e nxjerr të dytën gjithmonë. Ia ka dhuruar PD në 2008. Me këtë kod zgjedhor, është në kufijtë e pamundësisë që e djathta të fitojë zgjedhjet.
    Është vendim sharlatan. Nuk e konceptoj ai”, tha ai.

  • Nard Ndoka kritikon Berishën: Po bën pazare me Ramën, në dëm të PD-së

    Nard Ndoka kritikon Berishën: Po bën pazare me Ramën, në dëm të PD-së

    Kuvendi ka miratuar me 113 vota pro dhe 3 kundër komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili ka si objekt të punës së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore.
    Kreu i PDK-së Nard Ndoka tha se ka një pazar politik mes PD-së dhe PS-së.
    Duke vijuar Ndoka tha se Rama dhe Berisha vijojnë të përcaktojnë rregullat për të gjithë, përpiqen t’i pengojnë forcat e reja politike dhe t’i përjashtojnë ato që janë pjesë e pluralizmit për 30 vjet.
    “Pazar politik pa transparencë së pari me aleatët, me mua por dhe me kolegët e mi që janë në Parlament dhe nuk kanë informacion. Kjo është absurde.
    Sa herë PD sillet në këtë mënyrë është e prirur tek pazaret. Kur e thonë në publik, ata e kanë mbyllur marrëveshjen. Ky është shqetësimi që kam.
    Rama dhe Berisha vijojnë të përcaktojnë rregullat për të gjithë, përpiqen t’i pengojnë forcat e reja politike, t’i përjashtojnë ato që janë pjesë e pluralizmit për 30 vjet.
    Kemi një ligj antikushtetues që nuk ka vota të njëjtën peshë si në Shkodër, Vlorë dhe të Fierit. Ka diskriminim dhe disbalancë. Vullneti i qytetarëve deformohet, kjo është shkelje e Kushtetutës. Opozita sot, PD nuk po tenton standardet.
    Po t’i tentonte do të ishte normale që të ishte në tryezë me të gjitha forcat parlamentare apo jo, qoftë dhe me partitë e majta. Duhet të hapte një debat. Kjo është pjesa që e bën të pabesueshme PD në këtë raport me të vërtetën, duke i dhënë goditje dhe pluralizmit.
    Kemi kod që PD e nxjerr të dytën gjithmonë. Ia ka dhuruar PD në 2008. Me këtë kod zgjedhor, është në kufijtë e pamundësisë që e djathta të fitojë zgjedhjet.
    Është vendim sharlatan. Nuk e konceptoj ai”, tha ai.

  • Reforma Zgjedhore, Hasimja: PD të mos bashkëpunojë me PS për të eliminuar të “voglat”, do dëmtonte veten

    Reforma Zgjedhore, Hasimja: PD të mos bashkëpunojë me PS për të eliminuar të “voglat”, do dëmtonte veten

    Analisti politik, Ermal Hasimja, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka folur për Komisionin Zgjedhor mes PS dhe PD.
    Ai tha se PD duhet të luftojë fort që të mos zhduken forcat e vogla nga politika, pasi kjo do ta dëmtonte shumë.
    Sipas tij, shembulli i fundit janë zgjedhjet lokale, ku një bashkëpunim i PD me forcat e vogla po sjell vota edhe nga qytetarët “gri”.

    “Në një parlament ku ke 101 deputetë, ku ke 74 të PS-së dhe një pjesë të vogël partish të tjera, aforizohen forcat e tjera. E vetmja shpresë e PD është një aleancë me forcat e tjera. Shembulli konkret është ky me zgjedhjet lokale. PD arriti të tregojë një bashkëpunim me këto parti politike, duke futur në rrugën e vet edhe një pjesë të elektoratit të të pavendosurve. Në momentin që PD vendos të heqë qafe të vegjlit, i prish punë vetes, pasi i heq mundësinë edhe për këtë zonë gri”, tha Hasimja.

  • Çfarë po ndodh te ‘Pallati me Shigjeta’? Forcat “Shqiponja” shkojnë me urgjencë, ja arsyeja

    Çfarë po ndodh te ‘Pallati me Shigjeta’? Forcat “Shqiponja” shkojnë me urgjencë, ja arsyeja

    Një prezencë e madhe e efektivëve të Policisë së Tiranës është parë pak minuta më parë në kryqëzimin e rrugëve të Ish-Parkut dhe Pallatit me Shigjeta, pranë një karburanti. Në vendngjarje janë forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit Nr.2.
    Siç shihet, policët debatojnë me një qytetar, por nuk dihet arsyeja dhe as rrethanat e ngjarjes.

    Disa sekonda më pas, aty vijnë me shpejtësi efektivët e Forcës “Shqiponja”, të cilët janë dërguar në ndihmë të kolegëve të rendit.
    Ata përpiqen të largojnë qytetarin, ndërkohë që të tjerët shikojnë të habitur në rrugë apo mbi shtëpitë private përballë.
    Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë bëhet fjalë.

  • Izraeli godet në Gaza, dronët dhe tanket rrisin tensionet

    Izraeli godet në Gaza, dronët dhe tanket rrisin tensionet

    Forcat izraelite kryen dje, 25 tetor, një “goditje të synuar” ndaj një individi në Gazën Qendrore, i cili sipas ushtrisë izraelite po planifikonte një sulm ndaj trupave të tyre. Siç raporton Reuters, një dron goditi një makinë, ndërsa katër palestinezë mbetën të plagosur.

    Goditja ka prekur një anëtar të grupit militant Jihad Islamik, ndërsa grupi palestinez Hamas ende nuk ka reaguar lidhur me këtë.

    Një incident tjetër raportohet në kampin Nuseirat në Gazën Qendrore këtë të dielë, 26 tetor, me një viktimë dhe disa të plagosur, larg zonave të pushtuara nga forcat izraelite.

    Po ashtu, dëshmitarët thonë për mediat e huaja se tanket izraelite kanë sulmuar zona lindore të qytetit të Gazës.

    Mediat izraelite raportojnë gjithashtu se, në një ndryshim të politikës së mëparshme që ndalonte hyrjen e forcave të huaja, autoritetet egjiptiane u lejuan të hyjnë në Gaza për të ndihmuar në gjetjen e trupave të personave të rrëmbyer në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, ngjarje që shkaktoi fillimin e luftës.

    Sipas marrëveshjes së armëpushimit të mbështetur nga SHBA-të, Hamas ka deklaruar se do të kthejë të gjithë pengjet që ka marrë, por ende mbeten trupat e 13 personave të zhdukur.

    Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk ka dhënë ende komente publike për rastet e fundit.

  • Gjashtë në dhjetë gjermanë janë kundër shërbimit ushtarak me short, zbulon sondazhi

    Gjashtë në dhjetë gjermanë janë kundër shërbimit ushtarak me short, zbulon sondazhi

    Shumica e gjermanëve kundërshtojnë idenë e një shorti për të përcaktuar se kush është i përshtatshëm për rekrutim dhe kush thirret për të shërbyer në forcat e armatosura, sipas një sondazhi.

    Qeveria federale e kancelarit Friedrich Merz po shqyrton rivendosjen e një forme të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, i cili u pezullua në vitin 2011, me qëllim që t’i përgjigjet kërcënimit në rritje rus dhe të forcojë Bundeswehr-in (forcat e armatosura të Gjermanisë) në përputhje me objektivat e reja të NATO-s.
    Sipas një sondazhi nga instituti INSA për Bild të së dielës, 60% e të anketuarve besojnë se përdorimi i një sistemi shorti për të përcaktuar se kush do të thirret për shërbim ushtarak është i gabuar.
    Një në pesë të anketuar mendonin se një sistem shorti do të ishte i duhuri për këtë qëllim. Rreth 11% thanë se nuk ishin të interesuar dhe 8% nuk ​​iu përgjigjën pyetjes.
    Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius i tha gazetës Bild se i takon Bundestagut (parlamenti federal) të vendosë se si t’i forcojë forcat e armatosura gjermane. Shërbimi ushtarak duhet të bazohet në rekrutimin vullnetar për sa më gjatë të jetë e mundur, shtoi ai. Megjithatë, ai theksoi se një rekrutim në shkallë të gjerë në Gjermani nuk do të kalonte pa u vënë re në Rusi dhe do të vepronte si një pengesë.

    Top Channel

  • Ukraina bombardon me dronë territoret ruse, 5 të vdekur! Moska i përgjigjet, pushton tre fshatra

    Ukraina bombardon me dronë territoret ruse, 5 të vdekur! Moska i përgjigjet, pushton tre fshatra

    Pavarësisht bisedimeve intensive për paqe, lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk ndalet, duke rritur numrin e viktimave, shkatërrimeve dhe dëmeve.
    Dy persona u vranë në një sulm me dron ukrainas në një pjesë të pushtuar nga Rusia të rajonit Kherson në jug të Ukrainës, njoftoi sot guvernatori i rajonit i emëruar nga Moska, Vladimir Saldo.
    Të dy viktimat jetonin në një qendër strehimi të përkohshme për njerëzit e zhvendosur nga shtëpitë e tyre, sqaroi Saldo në njoftimin që bëri nëpërmjet Telegramit.

    Ndërkohë, tre persona u vranë dhe pesë u plagosën në një shpërthim në fabrikën e eksplozivëve Avangard në qytetin Sterlitamak, në rajonin e Bashkortostanit në Rusi, sipas guvernatorit rajonal Randy Kabirov. Shpërthimi në fabrikë ndodhi dje, të premten, në mbrëmje.
    Shkencëtarët mjeko-ligjorë po hetojnë shkaqet e shpërthimit, shtoi Kabirov në një deklaratë në llogarinë e tij në Telegram, në të cilën mohoi se shpërthimi ishte shkaktuar nga sulmet me dronë ukrainas.
    Shërbimet e emergjencës njoftuan sot se kishin përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit në uzinën Sterlitamak, të cilat kishin vazhduar gjatë gjithë natës. Fabrika Avangard prodhon eksplozivë industrialë dhe çmonton municione. Që nga viti 2022, uzina ka qenë nën kontrollin e grupit industrial shtetëror rus Rostec.
    Por edhe Rusia nuk ka qëndruar duarkryq, informon “Reuters”. Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se trupat e saj kanë pushtuar tre fshatra të tjerë në Ukrainën lindore, një në rajonin e Dnipropetrovskit dhe dy në rajonin e Kharkivit.
    Nga ana e saj, ushtria ukrainase raportoi se përleshjet po zhvilloheshin në periferi të dy prej këtyre komuniteteve, pa pranuar se ndonjë prej tyre kishte rënë nën kontrollin e forcave ruse. Agjencia e lajmeve Reuters thekson se nuk është në gjendje t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto raporte.
    Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin pushtuar fshatin Privilia në rajonin e Dnipropetrovskit, ku trupat e Moskës kishin shtrënguar kontrollin e tyre në javët e fundit. Ajo njoftoi gjithashtu pushtimin e komuniteteve të Pishchane – pranë qytetit të Kupyansk, një objektiv strategjik për forcat ruse që vazhdojnë përparimin e tyre drejt perëndimit – dhe Tyche, pranë kufirit me Rusinë.
    Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha të premten në mbrëmje se Pistchane ishte një nga fshatrat në të cilët forcat ruse kishin përparuar, duke pretenduar se gjashtë nga shtatë sulmet e nisura nga pushtuesit ishin zmbrapsur.
    Të enjten, guvernatori rajonal i Kharkivit raportoi 17 sulme nga forcat ruse kundër komuniteteve kufitare, përfshirë Tyche.

  • Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

    Trump: Nëse Hamasi nuk respekton marrëveshjen, Izraeli mund të vijojë me sulmet

    Presidenti Donald Trump gjatë një interviste për CNN ka deklaruar se është gati të shqyrtojë mundësinë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të rifillojë veprimet ushtarake në Gaza nëse Hamasi refuzon të zbatojë anën e tij të marrëveshjes së armëpushimit.
    “Forcat izraelite mund të kthehen në rrugët e Gazës sapo ta them unë. Ajo që po ndodh me Hamasin do të zgjidhet shpejt, tha Trump.
    Ndërkoha zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka akuzuar ushtrinë izraelite se “vazhdon të vrasë civilë” në zonat pranë vijave të ripozicionimit në Rripin e Gazës, pavarësisht thirrjeve për armëpushim.

    Sipas raportit të OKB-së, të paktën 15 palestinezë janë qëlluar për vdekje në afërsi të trupave izraelite. Aktualisht, forcat izraelite kontrollojnë rreth 53% të territorit të Gazës, ndërsa janë rikthyer në vijën fillestare të tërheqjes.
    Ushtria izraelite (IDF) deklaroi dje se ka hapur zjarr ndaj “disa të dyshuarve”, por autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën gjashtë persona janë vrarë në dy incidente të ndara.