Tag: forcat

  • Atentati në Rinas/ Forcat e FNSH dhe hetues zbarkojnë sërish pranë vendit të ngjarjes, sekuestrohen 100 kamera sigurie

    Atentati në Rinas/ Forcat e FNSH dhe hetues zbarkojnë sërish pranë vendit të ngjarjes, sekuestrohen 100 kamera sigurie

    Forcat e FNSH hetues kanë zbarkuar këtë të enjte sërish në vendin ku ndodhi krimi mafioz, në rreth-rrotullimin në Rinas. Në atentatin e ndodhur u vra Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiliano Shullazit dhe u plagos Muçi Shaljani.
    Pista kryesore është ajo e hakmarrjes ndaj grupeve kriminale. Gazetarja e ABC News Bleona Prengezaj tha se Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë. Gjithashtu autoritetet po vijojnë të ushtrojnë kontrolle të mëtejshme. Ndërsa në zonën në të cilën ndodhi ngjarja janë sekuestruar rreth 100 kamera sigurie

  • VIDEO/ 20 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak turk në Gjeorgji..Defekt mekanik, bombë në bord apo raketë?!

    VIDEO/ 20 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak turk në Gjeorgji..Defekt mekanik, bombë në bord apo raketë?!

    Një avion ushtarak turk C-130 është rrëzuar sot, 11 nëntor, në territorin e Gjeorgjisë, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë për forcat e armatosura turke. Sipas konfirmimeve zyrtare nga qeveria e Ankarasë, të gjithë 20 pjesëtarët e ushtrisë turke që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. 
    Aktualisht hetuesit po përqendrohen te disa video që duket se kanë regjistruar momentet e fundit të fluturimit: në pamje shihet aeroplani duke u copëtuar në disa pjesë, çka tregon se ai është shkatërruar në ajër. Ende nuk dihet nëse kjo ndodhi për shkak të një defekti serioz mekanik — ndoshta gjatë një riparimi — apo nëse është goditur nga një raketë apo dron, duke marrë parasysh tensionet në rajon. Nuk përjashtohet as një hipotezë e tretë, ajo e eksplozivit të vendosur në bord. 
    Avioni ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Ganjës, në Azerbajxhan, në orën 14:19 me orën lokale (11:19 me orën shqiptare) të martën, më 11 nëntor. Sipas të dhënave të faqes Flightradar24, në orën 14:41 C-130 kishte arritur lartësinë e fluturimit prej 24 mijë këmbësh (rreth 7,315 metra). Sinjali i fundit u regjistrua në 14:49 e 20 sekonda, kur avioni po udhëtonte me shpejtësi rreth 519 km/orë. 
    “Avioni ynë ushtarak C-130, i nisur nga Azerbajxhani dhe i destinuar për në Turqi, u rrëzua në kufirin mes Gjeorgjisë dhe Azerbajxhanit,” konfirmoi Ministria Turke e Mbrojtjes. “Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë nisur tashmë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.”Presidenti Recep Tayyip Erdoğan shprehu “dhimbje të thellë” dhe “ngushëllime” për “familjet e martirëve”. 
    Në pamjet  e analizuara, shihet pjesa qendrore e trupit të avionit — ajo me krahët — e cila përputhet dukshëm me formën e një C-130. Mungojnë, megjithatë, pjesa e përparme (kabina dhe ndarja e ngarkesës) dhe pjesa e pasme (bishti dhe ndarja e pasme e ngarkesës). 
    Avioni C-130 është prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin dhe përdoret gjerësisht nga forcat ajrore në mbarë botën për transport trupash, pajisjesh dhe mjetesh ushtarake. Ai ka katër motorë turbohelikë dhe mund të ngrihet e ulet edhe në pista të vështira. 
    Avioni i rrëzuar ishte ndërtuar në vitin 1968 dhe fillimisht kishte shërbyer në forcat e armatosura të Arabisë Saudite. Sipas të dhënave ajrore, ai ishte përfshirë në flotën turke në mars të vitit 2010./Corriere Della Sera 

    TUAF543 | Turkish Air Force C-130 (reg. 68-01609) Aircraft tracked departing Ganja earlier today, later signal lost over Georgian territory.
    Footage below apparently shows the crash of the same aircraft, currently under verification. pic.twitter.com/1Qjt0FiBtY
    — Visioner (@visionergeo) November 11, 2025
     
     

  • Zgjedhjet e pjesshme/ Koka: Mesazh për forcat politike

    Zgjedhjet e pjesshme/ Koka: Mesazh për forcat politike

    Gazetari Bledian Koka ka folur për zgjedhjet e pjesshme dhe për humbjen e thellë të kandidatëve të pavarur.
    Gazetari theksoi se ky ishte një mesazh për të gjitha forcat politike se se kur bëhet fjalë për garë politike kandidati nuk duhet të jetë apolitik.
    “Nuk bën lajm asnjë çudi. Do të duhet të diskutojmë nëse ka nevojë për një ligj mbi pjesëmarrjen, nëse duhet të quhet e ligjshme, në këtë proces zgjedhor u pa nga ana e opozitës njëfarë qasje, dhe qytetarët e patën mundësinë. Ndërkohë që në Vlorë votohej, qyteti përmbytej dhe nuk pashë njeri të nxitonte të votonte. I dhanë mesazh të gjitha forcave politike se kur bëhet fjalë për garë politike kandidati nuk duhet të jetë apolitik”, tha Koka.

  • Forcat speciale ukrainase sulmuan me dron një depo ruse të naftës në Krime

    Forcat speciale ukrainase sulmuan me dron një depo ruse të naftës në Krime

    Forcat Speciale të Ukrainës njoftuan sot (10 nëntor) se kanë sulmuar një depot të naftës ruse pranë fshatit Gvardeyskoye në Krimenë e okupuar vonë mbrëmjen e 9 nëntorit, raporton kanali rus Telegram ASTRA.
    “Depoja e naftës në Gvardeyskoye është një element i rëndësishëm i sistemit të furnizimit me karburant të autoriteteve të okupimit në Krime. Ajo është e domosdoshme për furnizimin e bazave ushtarake dhe rrjetit të transportit të ushtrisë armike,” thuhet në njoftimin e forcave speciale ukrainase.
    Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se mbrojtja ajrore rrëzoi 10 dronë ukrainas mbi Gadishullin, ndërsa ushtria ukrainase nuk ka komentuar ende mbi sulmin e pretenduar.

    Depoja e naftës ka qenë objektiv i sulmeve ukrainase në muajt e fundit. Më 17 tetor, Forcat Speciale të Ukrainës konfirmuan se dronët e tyre kishin shkaktuar dëme në depot e naftës dhe në një fabrikë në Gvardeyskoye, duke publikuar edhe një video që pretendonte të tregonte sulmin nga këndvështrimi i dronit.
    Depoja ndodhet pranë bazës ajrore të Gvardeyskoye, e cila përdoret si bazë nisjeje për disa aeroplanë rusë të përdorur në sulmet ndaj Ukrainës.

  • SHBA-ja po rindërton aerodromin ushtarak nga ku nisi sulmin bërthamor ndaj Hiroshimës (FOTO)

    SHBA-ja po rindërton aerodromin ushtarak nga ku nisi sulmin bërthamor ndaj Hiroshimës (FOTO)

    Për 80 vjet pas bombardimit të Hiroshimës, aerodromi ushtarak në ishullin Tinian, nga ku bombarduesit u nisën, kishte mbetur kryesisht i braktisur. Tani, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar praninë ushtarake të SHBA-së në ujërat afër Tajvanit, ky aerodrom historik po rikthehet në funksion për përdorim nga bombarduesit modernë.
    Kjo fotografi, që shfaq rindërtimin në ishullin Tinian, territor i SHBA-së në perëndim të Oqeanit Paqësor, u publikua nga Forcat Ajrore amerikane më 30 shtator.Ushtria tha se statusi aktual i aerodromit historik North Field në Tinian “konsiderohet informacion konfidencial”, por dy banorë lokalë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë përmes telefonit kanë konfirmuar se puna për rindërtimin e bazës ajrore po vazhdon. “Ata ende janë duke e pastruar aerodromin”, tha një hotelier vendas në ishullin e vogël të Paqësorit më 6 nëntor.
    Kjo fotografi, që shfaq rindërtimin në ishullin Tinian, territor i SHBA-së në perëndim të Oqeanit Paqësor, u publikua nga Forcat Ajrore amerikane më 30 shtator.
    Ushtria tha se statusi aktual i aerodromit historik North Field në Tinian “konsiderohet informacion konfidencial”, por dy banorë lokalë me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë përmes telefonit kanë konfirmuar se puna për rindërtimin e bazës ajrore po vazhdon. “Ata ende janë duke e pastruar aerodromin”, tha një hotelier vendas në ishullin e vogël të Paqësorit më 6 nëntor.
    Ushtria amerikane duke rindërtuar një rrugë në ishullin Tianian.Rindërtimi i aerodromit North Field në Tianin është faza e fundit në rolin e madh që ka luajtur ky ishull i vogël në historinë ushtarake.
    Ushtria amerikane duke rindërtuar një rrugë në ishullin Tianian.
    Rindërtimi i aerodromit North Field në Tianin është faza e fundit në rolin e madh që ka luajtur ky ishull i vogël në historinë ushtarake.Marina amerikane pas arritjes në bazën ajrore japoneze në ishullin Tinian në korrik të vitit 1944.Forcat amerikane e morën nën kontroll nga japonezët këtë ishull në gusht të vitit 1944, teksa SHBA-ja po avanconte në Paqësor drejt Japonisë gjatë fazës përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore.
    Marina amerikane pas arritjes në bazën ajrore japoneze në ishullin Tinian në korrik të vitit 1944.
    Forcat amerikane e morën nën kontroll nga japonezët këtë ishull në gusht të vitit 1944, teksa SHBA-ja po avanconte në Paqësor drejt Japonisë gjatë fazës përfundimtare të Luftës së Dytë Botërore.Inxhinierët ushtarakë duke punuar në ishullin Tinian pas marrjes nga forcat amerikane në korrik të vitit 1944.Ishulli ishte pikë kyç për stacionimin ushtarak të SHBA-së për shkak të vendndodhjes së tij, duke e vendosur Japoninë brenda rrezes së veprimit të bombarduesin strategjik më të ri amerikan, B-29.
    Inxhinierët ushtarakë duke punuar në ishullin Tinian pas marrjes nga forcat amerikane në korrik të vitit 1944.
    Ishulli ishte pikë kyç për stacionimin ushtarak të SHBA-së për shkak të vendndodhjes së tij, duke e vendosur Japoninë brenda rrezes së veprimit të bombarduesin strategjik më të ri amerikan, B-29. /Nga Amos Chapple, REL/

  • Ukraina: Luftimet në jug janë mjaft të ashpra, ç’po ndodh në vijën e frontit

    Ukraina: Luftimet në jug janë mjaft të ashpra, ç’po ndodh në vijën e frontit

    Forcat mbrojtëse jugore të Ukrainës kanë ndarë një përditësim mbi luftimet në rajonet e Dnipropetrovsk dhe Zaporizhia.
    Sipas mediave të huaja, aty thuhet se disa pretendime rreth përparimeve ruse atje “nuk korrespondojnë me realitetin”.
    Po ashtu, Forcat ukrainase shtojnë se “në të vërtetë, situata në drejtimet e Oleksandrivs’k, Hulyaipil dhe Orikhiv është mjaft e tensionuar: vetëm gjatë ditës së kaluar, janë regjistruar pothuajse 50 përleshje luftarake me armikun.”
    Por Forcat Ukrainase theksojnë se asnjë nga vendbanimet nuk është nën kontrollin rus, shkruan A2 CNN.
    Në vend të kësaj, Forcat ukrainase kanë ndarë përditësimet e mëposhtme:
    “Luftime të ashpra” vazhdojnë në Pavlovka, me ushtrinë e Ukrainës që thotë se “brigadat e saj heroike” po e mbajnë vijën e frontit;
    Një zonë gri po mbahet në Plavni, një zonë ku asnjëra palë nuk e kontrollon dhe as nuk mund të mbrohet plotësisht;
    Ushtarët rusë po përpiqeshin të depërtonin në krahët e Ukrainës në Primorske përmes ish-rezervuarit Kakhovka.
    Dhe në të gjithë Zaporizhian, ushtarët rusë janë përpjekur të përfitojnë nga mjegulla e dendur për të hyrë më thellë në territorin ukrainas.

  • Rusia afër fitores më të madhe? Pse rënia e Pokrovskut do të kishte rëndësi për Ukrainën dhe rusët

    Rusia afër fitores më të madhe? Pse rënia e Pokrovskut do të kishte rëndësi për Ukrainën dhe rusët

    Ukraina rrezikon humbjen e qytetit strategjik të Pokrovskut, një qendër kyçe rrugore dhe hekurudhore në rajonin e Donetskut, ndërsa forcat ruse avancojnë pas më shumë se një viti luftime të ashpra.

    Forcat ruse kanë hyrë në pjesë të qytetit të Pokrovskut, duke marrë kontrollin e disa ndërtesave dhe rrugëve, sipas raporteve të inteligjencës me burim të hapur.
    Moska pretendon se njësitë ukrainase janë të bllokuara në “kazanë”, ndërsa Kievi mohon rrethimin dhe thekson se trupat e tij po zhvillojnë “rezistencë aktive”. Qyteti ndodhet në një arterie të rëndësishme transporti që lidh pjesët lindore me perëndimin e Donbasit.
    Nëse Pokrovsku bie, Rusia do të afrohej ndjeshëm me objektivin për të pushtuar të gjithë Donbasin, rajonin industrial që përfshin Donetskun dhe Luhanskun. Pas pushtimit të Avdiivkës në shkurt 2024, Pokrovsku është bërë pika kryesore e ofensivës ruse, dhe kapja e tij do të hapte rrugën për sulme drejt qyteteve të tjera si Myrnohrad, Kostyantynivka, Kramatorsk dhe Slovyansk.
    Për Ukrainën, humbja e qytetit do të nënkuptonte një goditje serioze për mbrojtjen e saj në lindje dhe për moralin e trupave. Analistët ushtarakë paralajmërojnë se, edhe pse Ukraina ka linja rezervë mbrojtjeje, çdo tërheqje do të kërkonte riorganizim të menjëhershëm dhe mbështetje të shtuar logjistike.
    Analisti Michael Kofman nga “Carnegie Endowment for International Peace” thotë se “forcat ruse po avancojnë ngadalë përmes infiltrimeve, por kjo taktikë nuk garanton përparime të mëdha operative”. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se po pengon përpjekjet ukrainase për të nxjerrë trupat nga rrethimi.
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar së fundmi trupat pranë Pokrovskut, duke premtuar se “asnjë qytet nuk do të lihet pas pa luftë”.
    Pokrovsku ka qenë për vite një qendër e rëndësishme logjistike dhe industriale në Donetsk, dhe mbajtja e tij është vendimtare për kontrollin e transportit dhe furnizimeve në rajon. Luftimet përreth qytetit kanë vazhduar për më shumë se një vit, duke u bërë një nga betejat më të gjata dhe më të përgjakshme të luftës.
    Nëse forcat ruse arrijnë të marrin kontrollin e plotë të Pokrovskut, lufta në lindje të Ukrainës mund të hyjë në një fazë të re, me rrezik për humbje të mëtejshme territoriale për Kievin dhe rritje të presionit ndaj aleatëve perëndimorë për të përshpejtuar ndihmën ushtarake.

    Top Channel

  • Forcat ukrainase thonë se po mbahen në Pokrovsk mes luftimeve të ashpra

    Forcat ukrainase thonë se po mbahen në Pokrovsk mes luftimeve të ashpra

    Autoritetet ushtarake të Ukrainës kanë këmbëngulur se forcat e tyre po mbahen fort në qytetin e vijës së parë, Pokrovsk, në lindje të vendit.
    Ndërkohë, forcat ruse dhe ato ukrainase kanë kryer sulme me raketa dhe dronë në disa zona gjatë natës midis 1 dhe 2 nëntorit.
    Derisa luftimet po vazhdojnë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se një takim midis presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara “nuk është i nevojshëm tani për tani”.

    Komentet e tij, të publikuara nga agjencia TASS më 2 nëntor, janë shenjë shtesë se Moska është e vendosur ta vazhdojë pushtimin e plotë, pothuajse katërvjeçar, të Ukrainës, pavarësisht përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA-ja.
    “Çfarë nevojitet tani është një punë shumë e kujdesshme për të shtjelluar hollësi specifike të problemit” tha Peskov, pa dhënë hollësi të mëtejshme.
    Sulmet me raketa gjatë natës në Ukrainë
    Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi më 2 nëntor se Rusia kishte lëshuar raketa balistike të tipit Iskander-M dhe 79 dronë sulmues gjatë natës.
    Një sulm me dronë rusë në qytetin ukrainas të Odesës vrau dy persona dhe plagosi një tjetër, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale, Oleh Kiper, i cili tha se “infrastruktura civile” ishte dëmtuar.
    Shërbimi ukrainas i Radios Evropa e Lirë raportoi për një sulm në një ndërtesë banimi në Zaporizhja. Askush nuk u plagos në këtë incident, por tre persona u lënduan gjatë sulmeve të tjera në qytet.
    Ndërkohë, Ukraina goditi një cisternë nafte dhe objekte të tjera në portin rus të Detit të Zi, Tuapse, në rajonin Krasnodar.
    Zyrtarët lokalë thanë se “fragmentet e [dronëve] ranë mbi një cisternë nafte, duke dëmtuar pjesën e sipërme të strukturës së anijes. Një zjarr shpërtheu në bord dhe ekuipazhi u evakuua”.
    Ky vend ka qenë shpesh herë në shënjestruar të dronëve ukrainas gjatë vitit të fundit.
    Beteja për Pokrovskun
    Në vijën e frontit, autoritetet ushtarake ukrainase raportuan luftime të vazhdueshme në shumë zona më 2 nëntor, por vëmendja kryesore mbetet tek Pokrovsk, ku forcat ukrainase përballen, sipas raporteve, me rreth 170.000 trupa ruse.
    Analistët paralajmërojnë se rënia e Pokrovskut, i cili para luftës kishte rreth 70.000 banorë, mund ta hapë rrugën për trupat ruse drejt perëndimit, në rajonin Dnipropetrovsk, duke rrezikuar zonat jugore të Ukrainës.
    “Ne po e mbajmë Pokrovskun”, shkroi në Facebook komandanti i përgjithshëm i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, më 1 nëntor.
    “Një operacion i gjerë për të shkatërruar dhe dëbuar forcat armike nga Pokrovsku është në zhvillim e sipër”, shtoi ai, një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti betejën për qytetin pothuajse të shkatërruar “prioritet” për Ukrainën.
    Pas raportimeve nga mediat perëndimore, Kievi konfirmoi se ka dërguar forca speciale në këtë qytet strategjik, pasi ushtria ruse pretendoi se kishte rrethuar ushtarët ukrainas atje.
    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu pretendoi se forcat e saj kishin vrarë të 11 anëtarët e një ekipi të forcave speciale ukrainase që kishin zbarkuar në qytet me helikopter.
    Situata në terren mbetet e paqartë dhe nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
    Vlerësimet sugjerojnë se midis 200 dhe 400 ushtarë rusë ndodhen tashmë brenda lagjeve lindore të qytetit, duke përdorur terrenin urban, bodrumet dhe veshje civile për të mos rënë në sy të ushtrisë ukrainase./REL

  • Gjendet një granatë dore në Urën e Dajlanit, forcat xheniere në vendngjarje

    Gjendet një granatë dore në Urën e Dajlanit, forcat xheniere në vendngjarje

    foto ilustruese

    DURRËS- Një granatë dore difensive është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Urës së Dajlanit, gjatë punimeve të kryera nga një kompani private. Sipas raportimeve, granata u vu re nga rojet e sigurisë të kompanisë, të cilët menjëherë njoftuan policinë.
    Pas sinjalizimit, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po mbikëqyrin vendngjarjen, ndërsa forcat xheniere janë nisur për të kryer asgjësimin e pajisjes shpërthyese në mënyrë të sigurt./ZËRI

  • Rusia lëshon në ujë nëndetësen bërthamore ‘Khabarovsk’, Kievi: Po zmbrapsim ofensivën ruse në Pokrovsk

    Rusia lëshon në ujë nëndetësen bërthamore ‘Khabarovsk’, Kievi: Po zmbrapsim ofensivën ruse në Pokrovsk

    Moska lëshon në ujë nëndetësen e re bërthamore “Khabarovsk” bën të ditur agjencia ruse e lajmeve Tass.

    Në ceremoninë e mbajtur në kantierin e famshëm “Sevmash në Severodvinsk në veri të Rusisë ishte i pranishëm ministri rus i Mbrojtjes, Andrey Belousov, i cili e quajti këtë “një ditë të rëndësishme për forcat detare ruse”.

    Nëndetësja bërthamore Khabarovsk sot largohet nga kantieri i njohur Sevmash për të nisur kapitullin e saj të ri në mbrojtjen e atdheut”, – deklaroi Belousov.

    Nëndetësja, një ndër më të fuqishmet e flotës,  është projektuar për të transportuar dronin nënujor me kapacitet bërthamor “Poseidon”, shkruan La Repubblica.“Ky është një moment historik,” – deklaroi Belousov, duke e cilësuar anijen si një aset kyç për mbrojtjen e kufijve detarë të Rusisë dhe interesave kombëtare

    Nëndetësja  bërthamore “Khabarovsk” do të nisë testet detare, përpara se të hyjë në shërbim aktiv. Nëndetësja mendohet gjerësisht të shërbejë si platforma lëshuese për dronin nënujor me kapacitet bërthamor “Poseidon”

    ‘Poseidoni’ është projektuar për të lëvizur fshehurazi nën ujë me qëllim shkatërrimin e infrastrukturës kritike bregdetare, si stacionet ushtarake dhe portet. Me gjatësi rreth 21 metra ai është tepër i madh për nëndetëset më të mëdha të Rusisë dhe për këtë nevojitet një nëndetëse e vetme, e ndërtuar posaçërisht, për ta lëshuar atë.

    Ndërkohë  forcat ukrainase po zhvillojnë një operacion të gjerë për të ndaluar përpjekjet e ushtrisë ruse për të depërtuar në zonat e banuara të Pokrovskut,  qyteti në vijën e frontit në lindje të Ukrainës

    . Lajmin e bëri të ditur komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase, Oleksandr Syrsky, në një postim në rrjetet sociale, i cili u shpërnda nga Kyiv Independent.

    “Nuk ka rrethim apo bllokim të qytetit,” – shtoi Syrsky, duke theksuar se ushtria ukrainase po bën gjithçka të mundur për të mbajtur të hapura linjat logjistike të qytetit, i cili ka rëndësi strategjike për konfliktin.

    Komandanti ukrainas shpjegoi se pjesa më e madhe e operacionit po kryhet nga forcat special ukrainase.

    Në qytet janë aktive njësi të konsoliduara të Forcave për Operacione Speciale, Policisë Ushtarake, Shërbimit të Sigurisë (SBU) dhe Inteligjencës Ushtarake (HUR).

    Syrsky theksoi nevojën për koordinim të ngushtë midis njësive dhe njoftoi se forca shtesë, armë dhe sisteme dronësh po dërgohen për të forcuar mbrojtjen.

    “Armiku po paguan çmimin më të lartë për përpjekjen për të përmbushur urdhrin e diktatorit të Kremlinit për të pushtuar Donbasin,” – shkruan ai, sipas mediave ukrainase.

    Që nga mesi i verës, qyteti në vijën e frontit në lindje të Ukrainës është shndërruar në një fushë beteje gjithnjë e më kritike. Forcat ruse kanë avancuar ngadalë në skajet lindore dhe jugore, duke kapur rrugë kyçe dhe duke bllokuar linjat e furnizimit në qytet.

    Analistët paralajmërojnë se nëse Pokrovsk bie, kjo do të hapte rrugën drejt perëndimit në rajonin Dnipropetrovsk dhe do të rrezikonte më tej frontin jugor të Ukrainës.