Tag: forcat

  • Forcat ukrainase godasin një bazë raketore ruse në Kursk

    Forcat ukrainase godasin një bazë raketore ruse në Kursk

    Në një aksion të koordinuar dhe me qëllim të qartë hakmarrës, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë goditur një bazë ushtarake ruse në rajonin e Kurskut, e cila i përkiste një brigade raketore përgjegjëse për bombardimin e qytetit të Sumyt gjatë një feste.
    Lajmi u konfirmua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, i cili e cilësoi operacionin si një përgjigje të drejtë dhe të domosdoshme ndaj sulmeve që patën si objektiv civilët ukrainas.
    Sipas deklaratës zyrtare, bazës në fjalë iu shkaktuan dëme të konsiderueshme, përfshirë shkatërrimin e disa lëshuesve raketorë dhe municioneve, si dhe neutralizimin e një numri të konsiderueshëm personeli ushtarak.

    Objektivi i operacionit ishte të ndëshkonte forcat ruse për agresionin e tyre të fundit dhe të parandalonte sulme të tjera të ngjashme në të ardhmen.

  • LaCivita, aset i fuqishëm për PD në fushatë’/ Papa: Forcat konservatore të djathta drejt arritjes së një përmbysje të skenës politike edhe në Europë

    LaCivita, aset i fuqishëm për PD në fushatë’/ Papa: Forcat konservatore të djathta drejt arritjes së një përmbysje të skenës politike edhe në Europë

    LaCivita, aset i fuqishëm për PD në fushatë’/ Papa: Forcat konservatore të djathta drejt arritjes së një përmbysje të skenës politike edhe në Europë

    Gazetari Robert Papa, i ftuar këtë mëngjes në emisionin “Kafe Shqeto”, deklaroi se kryeministri Rama nuk ka aftësinë dhe zgjuarsinë për të denigruar drejtuesin amerikan të fushatës së PD-së, LaCivita. Sipas tij, Rama përpiqet të kalojë fushatën me batuta bajate, ndërsa ardhja e një figure të rëndësishme si LaCivita përfaqëson një fat për opozitën shqiptare.

    Papa theksoi se LaCivita është një figurë e fuqishme që nuk shfaqet shpesh në mediat amerikane, por që ka marrë përsipër një angazhim serioz për fitoren e PD-së. Ai paralajmëroi se përdorimi i figurës së tij në mënyrë të tërthortë, siç ndodhi me një foto të shpërndarë në Shqipëri, mund të sillte pasoja ligjore në SHBA. Papa ngriti pikëpyetje nëse dy figurat e fuqishme amerikane që mbështetën Trump do të rrezikonin reputacionin e tyre në Shqipëri. Sipas tij, mbështetja për PD-në është pjesë e një strategjie më të gjerë të forcave konservatore për të përmbysur balancat politike në Europë.Pjesë nga intervista

    Rama nuk e ka potencën, aftësinë dhe zgjuarsinë për të denigruar LaCivitan, janë shumë larg njëri-tjetrit.

    Rama mendon se me batutat bajate mund të kalojë një fushatë që është shumë përfaqësuese për Shqipërinë, është ndarëse dhe është fat për PD që ka marrë ish-drejtuesin e fushatës së Presidentit Trump, të përfaqësojë atë grupim, grupimin e të djathtës në Shqipëri.

    LaCivita nuk është një person që pëlqen ekranet, nuk e sheh nëpër ekranet amerikane, rrallë e sheh tek Fox News.

    Ramën e shqetëson, Rama mund të kishte orvatur, të kishte marrë vetë njerëz si LaCivita, sepse kanë akses nga e majta amerikane, por e dinte që përballë këtij do të dështonte, nuk do të kishte asnjë sukses.

    Ideja me atë foto, këtu në Amerikë, LaCivita mund ta hidhte të gjyq shumë lehtë, nuk e di si funksionon kjo në Shqipëri, sepse nuk mund të përdorësh në mënyrë të tërthortë ndaj një figure që dihet se ka ardhur për të mbështetur atë që është numri 1 atje, jo numri 5.

    Problemi është ky, që 2 amerikanë shumë të fuqishëm që kanë qenë të suksesshëm tek presidenti Trump, do vijnë tani të humbasin në Shqipëri për të humbur reputacionin e tyre?

    Apo është pjesë e një ideje më të gjerë ku MAGA e kryesuar nga zoti Trump, kërkon që të mbështesë forcat e djathta në Europë.

    Ideja është që MAGA, forcat konservatore të djathta të mbështeten kudo për të arritur një përmbysje të skenës politike edhe në Europë.

    Ai person kur ka marrë përsipër këtë kontratë, që të vijë të mbështesë një forcë në Shqipëri, e ka idenë, dhe ajo që thotë: mundësitë që të fitojë PD janë reale.

    Natyrisht që fushatat, mos prisni që të ndodhë ndonjë magji e madhe, me hapjen, me mbylljen, sepse është si një ndeshje futbolli, 2 porta, një stadium, por optimizmin, unë edhe pse jam larg e ndjej.

  • Odesa në flakë! Rusia sulm masiv mbi Ukrainë. Rrëzohet një avion F-16

    Odesa në flakë! Rusia sulm masiv mbi Ukrainë. Rrëzohet një avion F-16

    Bota E Hënë, 14 Prill 2025 14:32
    Rusia ka kryer një tjetër sulm masiv mbi Ukrainë. Në shënjestër ishte Odesa, qytet në të cilin u raportuan zjarre dhe shpërthime, por gjithashtu edhe rajone të tjera.
    Guvernatori i Odesës bëri të ditur se 8 persona mbetën të plagosur nga dronët dhe raketat e lëshuara nga forcat ruse, të cilat goditën edhe një spital.

    2 viktima u raportuan në Harkiv, ndërsa shpërthime pati edhe në Zaporizhia. Kjo vjen në një kohe kur sulmi i forcave të Putinit në rjaonin Sumy po merr përmasa edhe më tragjike.
    34 persona u vranë mizorisht, mes tyre 7 fëmijë, një prej të cilëve foshnje e sapolindur këtë vit. 119 të tjerë u plagosë, në bombardimin që është dënuar nga e mbarë bota perëndimore, si një akt që përbën krim lufte dhe kundër njerëzimit.
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ftuar homologun amerikan, Donald Trump, për një vizitë në vendin e tij, më konkretisht në Sumy, përpara çdo marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës.
    “Luftërat mbarojnë vetëm kur luftërat kriminale nuk harrohen dhe kur ka presion mbi agresorin. Kjo nuk po ndodh tani. Të premten e kaluar, kishte kaluar një muaj që kur Rusia refuzoi propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar. Ata nuk ndjejnë frikë dhe kjo është arsyeja pse ka raketa, prandaj ka njëqind dronë luftarakë çdo natë”, tha Zelensky.
    Ndërkohë, Rusia pretendon se gjatë të dielës, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një tjetër avion luftarak F-16 të prodhimit amerikan të operuar nga forcat e Ukrainës. Gjithashtu Moska thotë se ka rrëzuar gjatë orëve të fundit dhe 52 dronë të lëshuara nga forcat e Kievit në drejtim të disa rajoneve kufitare.

  • Forcat komando të Partisë Socialiste, gratë e vajzat drejtuese e koordinatore të njësive elektorale….

    Forcat komando të Partisë Socialiste, gratë e vajzat drejtuese e koordinatore të njësive elektorale….

    “FotoALBUMI i çeljes zyrtare të fushatës së 11 majit, e cila nuk mund të niste ndryshe përveçse me forcat komando të Partisë Socialiste, gratë e vajzat drejtuese e koordinatore të njësive tona elektorale në rang bashkish, njëkohësisht, në të 12 qarqet e Shqipërisë, ku me punën e tyre fantastike prej dy vjetësh, e sidomos nga shtatori i kaluar, ato kanë qëndisur pëlhurën rozë të fitores për Shqipërinë 2030, e cila do të mbulojë krejt hartën elektorale të vendit në mëngjesin e 12 maji”- shkruan Edi Rama.

  • “Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

    “Të gjithë bashkë kundër fatkeqësive natyrore”, fillon stërvitja e madhe në Shkodër

    Filloi të martën në Shkodër stërvitja ndërkombëtare “Flood North Albania”, e cila do të zgjasë deri me datë 11 prill. Një stërvitje e 13 partnerëve që vijnë nga rajoni i Ballkanit, por jo vetëm, ajo ka si objektiv të testojë përgatitjen e forcave të mbrojtjes civile në rast përmbytjesh, gatishmërinë e institucioneve vendase si dhe koordinimin mes vendit pritës dhe ndihmës që vjen nga vendet e tjera.

    Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, deklaroi në ceremoninë e çeljes se kësaj stërvitjeje se “kjo është një ngjarje e rëndësishme për të testuar bashkëpunimin e shumë shteteve në raste përmbytjesh, për t’iu kundërvënë fatkeqësive të natyrës në mënyrë të koordinuar”.

    Ky projekt është financuar nga DG ECHO, Bashkimi Europian dhe ka filluar që në janar të vitit 2024. Projekti përfundon në dhjetor 2025. Drejtuesi i këtij projekti është Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të Shqipërisë dhe në këtë partneritet janë përfshirë, përveç Shqipërisë, edhe Mali i Zi, Kosova, Greqia, Italia, Qiproja, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

    Në katër ditët e stërvitjes do të zhvillohen skenarë të ndryshëm dhe forcat pjesëmarrëse do të simulojnë ngjarje të vërteta, ku ata i vijnë në ndihmë popullsisë në zonat e përmbytura.

    Gjatë këtyre simulimeve, përveç forcave zjarrfikëse të përfshira nga vendet partnere, janë përfshirë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të Shkodrës, forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë, forcat e Policisë së Rendit, Kryqi i Kuq, Urgjenca Mjekësore, si dhe forca vullnetare.

    Që nga korriku i vitit 2023, Shqipëria është pjesë me të drejta të plota në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile. Në këtë Mekanizëm janë të përfshira pjesa më e madhe e vendeve të kontinentit dhe në raste të emergjencave civile anëtarët e tij japin ndihmë të menjëhershme. Në këtë kuadër, edhe Shqipëria ka dhënë ndihmë me dërgimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në tërmetin e ndodhur në Turqi në fund të 2022, si dhe dërgimin e zjarrfikësve në zjarret masive që përfshinë disa zona në Greqi, përgjatë verës së vitit të kaluar.

  • Ministria e Mbrojtjes e Moskës: Forcat ruse marrin kontrollin e vendbanimeve të Ukrainës lindore

    Ministria e Mbrojtjes e Moskës: Forcat ruse marrin kontrollin e vendbanimeve të Ukrainës lindore

    Trupat ruse kanë marrë kontrollin e vendbanimit Katerynivka në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës.
    Sipas mediave të huaja, lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Moskës në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve RIA.
    Katerynivka është afër qytetit strategjik ukrainas të Pokrovsk, ku forcat ruse kanë përqendruar përparimin e tyre prej muajsh, shkruan A2 CNN.
    Ushtria e Ukrainës ka raportuar sukses në javët e fundit në frenimin e forcave ruse pranë qendrës rrugore dhe hekurudhore.
    Sky News nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur raportin e fushëbetejës.

  • Doli për të gjuajtur/ 26-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut, Forcat e Kërkim Shpëtimit të Kosovës dhe policia e Hasit krehin zonën

    Doli për të gjuajtur/ 26-vjeçari zhduket në malin e Pashtrikut, Forcat e Kërkim Shpëtimit të Kosovës dhe policia e Hasit krehin zonën

     Një 26-vjeçar nga Hasi është zhdukur në malin e Pashtrikut. Raportohet se i riu kishte dalë për të gjuajtur në mal. Forcat e Kërkim Shpëtimit të Kosovës në bashkëpunim me policinë e Hasit po bëjnë krehjen e zonës.

    I riu ka kaluar natën në mal dhe rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë familjarët. Terreni i vështirë dhe koha e keqe me borë kanë vështirësuar punën dhe familjarët nuk kanë arritur të pikasin të riun.

    Ai ka dalë gjatë ditës së djeshme dhe pas mesnatës nuk ka asnjë kontakt me të.

  • Në kërkim të Eljo Hatos! Forcat RENEA aksion në Shkodër, i shoqërojnë të vëllanë dhe 5 persona

    Në kërkim të Eljo Hatos! Forcat RENEA aksion në Shkodër, i shoqërojnë të vëllanë dhe 5 persona

    Eljo Hato

    SHKODËR- Eljo Hato, një nga personat e shumëkërkuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza” i ka shpëtuar një tjetër aksioni policor. Forcat RENEA kanë zhvilluar një aksion në Shkodër, ku kanë kryer kontrolle në zonën e Rrethinave në Shkodër në orët e mbrëmjes së kaluar, por kanë dalë duarbosh. Efektivët kanë shoqëruar gjashtë persona, mes tyre edhe vëllanë e Eljo Hatos, për t’i marrë në pyetje, pasi dyshohet se kanë dijeni për vendin ku mund të jetë fshehur i shumëkërkuari.
    Ky është aksioni i dytë që zhvillohet në Shkodër për kërkimin e Hatos. Në janar të një viti më parë, RENEA zbarkoi në banesën ku ai jeton me të vëllanë. Nga ky aksion pati dhe të shtëna, madje forcat e policisë vranë njërin qen që ndodhej brenda saj dhe plagosën tjetrin. Në Sauk është zhvilluar gjithashtu një tjetër operacion, por aty u gjet vetëm mjeti i Hatos.
    Për herë të parë emri i Eljo Hatos është lakuar krah atij të ish-bosit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur që prej vitit 2022. Hato mbeti i plagosur në masakrën e ish-bllokut, pas përplasjes në të cilën mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
    Eljo Hato ka qenë arrestuar më herët për vrasjen e Indrit Yllit dhe porositjen e vrasjes së mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli.

  • Forcat RENEA “mësyjnë” Shkodrën, dështon operacioni për kapjen e Eljon Hatos

    Forcat RENEA “mësyjnë” Shkodrën, dështon operacioni për kapjen e Eljon Hatos

    Mbrëmjen e të shtunës dhe gjatë natës, duke u gdhirë e diela, forcat speciale kanë ushtruar kontrolle në disa zona të Shkodrës dhe në njësi administrative, por pa sukses.
    Gjatë aksionit, efektivët shoqëruan 5 persona për t’i marrë në pyetje, mes të cilëve edhe vëllain e Eljon Hatos. Burime bëjnë me dije se gjatë operacionit është gjetur edhe një shtëpi bari në njësinë administrative Rrethina.
    Edhe më herët, RENEA ka ndërmarrë operacione në Shkodër dhe Tiranë për arrestimin e Eljon Hatos, por nuk ka mundur ta gjejë atë.

    Hato është akuzuar për ngjarjen e bujshme në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
    Vetë Hato, që njihet edhe si mik i Ervis Martinajt, mbeti i plagosur në përplasjen me armë.
    Në korrik të vitit 2023, Eljon Hato u shpall në kërkim nga SPAK së bashku me Ervis Martinajn dhe Behar Bajrin, ndërsa u arrestua Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka. Ata akuzohen për vrasjen e Gjin Ndocit, me porositës Ervis Martinajn.

  • Rusia sulmon Kievin me raketë balistike

    Rusia sulmon Kievin me raketë balistike

    Rusia ka goditur kryeqytetin ukrainas me një raketë balistike dhe ka lëshuar bomba rrëshqitëse në qytetin lindor të Harkivit, duke shkaktuar viktima dhe duke minuar edhe më shumë përpjekjet për çimentimin e një armëpushimi mes Moskës dhe Kievit.Zyrtarët në Kiev thanë se një person u vra dhe të paktën tre të tjerë u plagosën kur raketa balistike goditi një zonë industriale në pjesën jugore të Kievit mëngjesin e 6 prillit. Ky sulm nxiti zjarr dhe dëmtoi një depo dhe ndërtesa të tjera.
    Sulmet ruse goditën kryesisht qarqet ku janë të vendosura bizneset dhe depo.Në Kupijansk, qytet në lindje të Harkivit, forcat ruse sulmuan me bomba rrëshqitëse një qark të banuar, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke plagosur dy persona.
    Shumica e qytetit, që është afër vijës së frontit, është evakuuar, teksa forcat ruse i janë afruar qytetit nga drejtimi i veriut.
    Bombat rrëshqitëse janë municione të rënda, që lëshohen nga avionët që gjenden larg vijave të frontit dhe drejtohen përmes sistemeve komanduese. Këto armë është e vështirë që të neutralizohen dhe forcat ruse, që kanë nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, i kanë përdorur ato për të sulmuar mbrojtjet ukrainase në mbarë vijën e frontit.
    Në përgjithësi, Rusia ka lëshuar dhjetëra raketa drejt caqeve ukrainase dhe më shumë se 100 dronë, thanë autoritetet. Gjysma e raketave dhe pothuajse gjysma e dronëve u rrëzuan, pretenduan zyrtarët ukrainas.
    Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes, tha se Ukraina ka sulmuar caqet ruse me 11 dronë./ REL