Forcat speciale nga Tirana, FNSH nga Fieri dhe Policia e Vlorës zhvillojnë kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum.
Masa të shtuara në Vlorë janë vendosur mbrëmjen e së premtes në disa zona të qarkut të Vlorës, përfshirë qytetin e Vlorës, Selenicën dhe Orikumin. Forcat Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë të ardhura nga Tirana, së bashku me repartin e FNSH nga Fieri dhe efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë ndërmarrë kontrolle e disa pika te qytetit te Vlorës dhe jo vetëm.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike, duke pasur në fokus persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe individë që qarkullojnë me armë pa leje.
Policia bëri me dije se operacione të tilla do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe forcimin e rendit e qetësisë publike.
Burime nga policia konfirmojnë se aksionet po zhvillohen mbi bazën e informacioneve.
Tag: forcat
-

Forcat Speciale ‘zbarkojnë’ në Vlorë, Selenicë dhe Orikum, FNSH-ja kontrolle në të gjithë zonat
-

Ukraina lëshon alarme për sulme ajrore nga Rusia, thirrje banorëve: Shkoni në strehimore
Përfundimi i armëpushimit 30 orësh të vendosur për festën e Pashkës, ka shënuar edhe nisjen e sulmeve ajrore ruse mbi Ukrainë.
Forcat Ajrore të Ukrainës shpallën alarm për sulme ajrore të rënda nga Rusia që goditën Kievin dhe rajonet lindore të vendit në orët e para të ditës së sotme (21 prill), pas skadimit të armëpushimit njëditor të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin.
Në fillim të ditës, alarmet për sulme ajrore u shpallën në Ukrainën lindore dhe më pas u përhapën në rajone të tjera të vendit, përfshirë ato qendrore. Komanda ushtarake e Kievit u bëri thirrje qytetarëve të shkonin menjëherë në strehimoret më të afërta dhe të qëndronin atje deri në përfundim të alarmit.
Kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevich, njoftoi shpërthime të fuqishme në portin e qytetit, duke theksuar se nuk kishte informacion nëse ato ishin shkaktuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës apo nga sulmet ruse.
Për më tepër, më 20 prill, mesnatën, hyri në fuqi armëpushimi 30-orësh i Pashkëve i shpallur nga presidenti Putin, i cili përfundoi pa zgjerime të mëtejshme sipas një deklarate të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Alarmet për sulme ajrore u shpallën gjithashtu në rajonin rus të Voronezh, që kufizohet me Ukrainën, për dy orë gjatë natës.
Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se forcat ukrainase kishin kryer 444 sulme ndaj pozicioneve ruse dhe më shumë se 900 sulme me dronë, duke raportuar viktima në mesin e popullatës civile.
Në një reagim të menjëhershëm, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy njoftoi se forcat e armatosura të Ukrainës kishin regjistruar 2,935 shkelje të armëpushimit të Pashkëve nga ana e forcave ruse. Ai theksoi se përgjigja e Ukrainës ndaj veprimeve ruse do të jetë simetrike, duke theksuar se për çdo goditje do të vijë një kundërgoditje nga ana e forcave ukrainase. -

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë: Forcat tona janë afër shkatërrimit total të trupave ukrainase në Kursk
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka bërë një përditësim mbi aktivitetin ushtarak në rajonin e saj jugor të Kurskut.
Sipas mediave të huaja, shefi i Shtabit Ushtarak të Moskës, Valery Gerasimov, i tha Vladimir Putinit dje se trupat ruse kishin rimarrë më shumë se 99% të territorit të pushtuar nga Ukraina në rajonin e Kurskut në një inkursion të nisur në gusht.
Në përditësimin e saj, Ministria e Mbrojtjes thotë se operacioni për të neutralizuar praninë e Ukrainës në Kursk është ende “në progres”, duke shtuar se forcat e Kievit humbën deri në 155 trupa në 24 orët para fillimit të “armëpushimit të Pashkëve” të shpallur nga Putin, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes pretendon se Ukraina ka humbur më shumë se 75,325 trupa që nga fillimi i armiqësive në Kursk gushtin e kaluar, si dhe 411 tanke dhe 629 armë artilerie.
Pavarësisht premtimit dhe përpjekjeve të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, një marrëveshje armëpushimi ende nuk është arritur. -

Për herë të parë në BBV/ Rozana dhe Gjesti bashkojnë forcat, fikin dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Për herë të parë në historinë e Big Brother VIP, dy konkurrentë për çmimin e madh kanë bashkuar forcat për të fikur dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Rozana dhe Gjesti, të dy pretendentë për fitoren kanë ulur levën për fikjen e dritave dhe sinjalizuar kështu fundin e një rrugëtimi plotë sfida, debate të forta dhe emocione. Një eksperiencë, të cilën kanë për ta mbajtur mend gjatë.
“Kurrë në jetë s’kam për ta harruar këtë eksperiencë, shumë faleminderit”- tha Gjesti pak para fikjes së dritave.
“E dua këtë shtëpi saç kam dashur 45 vitet e mija sepse i kam jetuar brenda 120 ditëve. Faleminderit publikut”- tha Rozana.
Me këtë mesazh është mbyllur televotimi për fituesin e sezonit të 4-të të BBV, ndërsa Rozana ka ftuar Gjestin që të dy të tërheqin levën: “Shkojmë Gjesti, të dy bashkë.”
-

Rrëfimi për krimet serbe në Kosovë: Hodhën granatë në shtëpinë plot me njerëz
Kur nëna dhe pesë vëllezërit e motrat e saj u vranë në masakrën e Poklekut në vitin 1999 në Kosovë, 13-vjeçarja Elhame Muqolli ia mbathi nga një dritare dhe më vonë rindërtoi jetën e saj në Shtetet e Bashkuara. Por ajo nuk mund ta harrojë kurrë atë ngjarje.Elhame Muqolli shprehet se ka jetuar në një “hapësirë me re” për 26 vitet e fundit – me re nga tymi që ajo kujton kur shpërthyen granatat më 17 prill 1999, të cilat lanë pa jetë nënën dhe pesë vëllezërit e motrat e saj.“Kur shpërtheu bomba e parë, pashë vetën tym dhe copëza të vockla që fluturonin në ajër”, tha Muqolli. “Nuk dëgjoja asgjë. Nuk e di nëse ishte vërtet tym ai që mbushi dhomën, apo nëse thjesht ashtu më dukej mua. Por unë vazhdoj të jetoj ende në atë hapësirë me re. Nuk i shpëtoj dot. Është gjithmonë me mua.”Muqolli ishte 13 vjeçe kur forcat serbe rrethuan fshatin e saj, Poklek, në Kosovën qendrore, atëherë një provincë jugore e Serbisë. Tre javë më parë, NATO-ja kishte nisur sulme ajrore për të ndalur një luftë brutale nga forcat nën udhëheqjen e udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviç. Në përgjigje të kësaj, forcat e Millosheviçit intensifikuan fushatën e tyre të spastrimit etnik dhe vrasjeve masive.Familja e Muqollit kishte kaluar dy muaj duke lëvizur nga një fshat në tjetrin për t’i shpëtuar granatimeve serbe. Në mesin e prillit, ndërsa babai i saj fshihej në pyje, pjesa tjetër e familjes u kthye në Poklek dhe u mblodh në një shtëpi që i përkiste xhaxhait të saj Fadilit, një anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Herët në mëngjesin e 17 prillit, Muqolli dëgjoi nënën e saj, Shemsijen, atëherë 41 vjeçe, duke u thënë atyre të merrnin gjërat e tyre sepse forcat serbe po përparonin.Familja iu bashkua një kolone me shqiptarë të Kosovës që përpiqeshin të arrinin në qytetin e Drenasit, por u kthyen mbrapsht nga policia. Po binte shi dhe ata ishin të lagur. Pasi mbërritën në shtëpi, ata ndezën një zjarr, pikërisht kur filluan granatimet.Në dhomën e ndenjes së shtëpisë së xhaxhait të saj, Fadilit, ishin 59 persona.“Gratë dhe vajzat vunë shami në kokë dhe disa i lyen fytyrat me hi të zi që të dukeshin sa më keq nga frika e përdhunimit”, tha Muqolli. Ajo dëgjoi nënën e saj të thoshte: “Le të presim të erret”, të cilës gruaja e xhaxhait të saj iu përgjigj: “Me sa duket, errësira s’ka për të rënë.”Rreth mesditës, policët serbë hynë në oborr. Ata urdhëruan njerëzit të dilnin nga shtëpia, i numëruan dhe pastaj i urdhëruan të ktheheshin brenda. Pak kohë më vonë, Muqolli tha se ata morën xhaxhanë tjetër të saj, Sinanin, dhe një poet vendas të quajtur Ymer Elshani.“Pastaj dëgjuam të shtëna me armë”, tha ajo. Trupat e dy burrave u gjetën më vonë në fund të një pusi.Ajo që pasoi ishte një tmerr i vërtetë për ata që ishin në shtëpi. Një polic hapi derën, hodhi një granatë brenda dhe e mbylli përsëri derën.Muqolli kujton nënat që u hodhën mbi fëmijët e tyre.Ishte atëherë që ajo kujton tymin që mbushi dhomën, përpara se një granatë tjetër të hidhej brenda.“Nuk e di sa gjatë qëndrova aty”, tha ajo. “Mbaj mend që hoqa që sipër kushërirën time Naimen dhe u zvarrita drejt dritares. Kur u ngrita, pashë vetëm gjak, copa rrobash dhe asnjë fytyrë. Kuptova se jo të gjithë ishin të vdekur; disa ende lëviznin.”E ëma dhe pesë vëllezërit dhe motrat të vrarëE plagosur në këmbë dhe gjoks, Muqolli tha se nuk ndjeu dhimbje; hapi dritaren dhe kërceu jashtë. Pa dy policë dhe ktheu shpinën.“Nuk kisha frikë nga vdekja”, tha ajo. “Kisha frikë se do të më kapnin gjallë. Po binte shi dhe nuk dëgjoja asgjë. Doja vetëm të më vrisnin shpejt.”Policët nuk mund ta kenë parë; pas pak kohe, Muqolli u nis nëpër fusha, duke pirë ujë shiu për të shuar etjen.“Vura re se po lija pas pika gjaku nga këmba e plagosur. Hoqa çorapen dhe, siç mbaja mend nga filmat, u përpoqa ta lidhja fort, por nuk kisha forcë.”Muqolli nuk mban mend se sa kohë kaloi ose sa larg eci para se të dallonte një shtëpi.“Më dukej si ëndërr”, tha ajo.Ishte ende ditë kur hyri në oborr. “I thashë dikujt nga ajo familje: ‘Duhet t’ia mbathni. E gjithë familja ime dhe të tjerë janë vrarë’. Ata më panë si të më kishte ikur mendja.”Ata ia mbathën së bashku, por këmba e plagosur e Muqollit e la atë në baltë.“Humba ndjenjat dhe rashë në një gropë të cekët të mbushur me ujë shiu. Dëgjova dikë të thoshte: ‘Ka vdekur. Duhet ta lëmë.’ Lëviza gishtin, duke u përpjekur t’u bëja shenjë: ‘Mos më lini; jam gjallë’. Pastaj ata e kuptuan që isha gjallë.”Atë natë, Muqolli e gjeti veten në një shkollë ku ishin strehuar qindra shqiptarë të zhvendosur të Kosovës. Asaj i dhanë bukë që të hante, por nuk kishte asgjë për të trajtuar plagët e saj.Muqolli mësoi atëherë për vdekjen e nënës së saj dhe të vëllezërve e motrave të saj – motrave të saj Albulenës, Vezires dhe Fatmires, gjashtë, 19 dhe 17 vjeçe, dhe vëllezërve të saj Rexhepit, 13 vjeç, dhe Agronit, 10 vjeç. Babai i saj, i cili ishte fshehur në pyll, vdiq pas luftës.Në total, 53 persona vdiqën. Më e vogla ishte gjashtë muajshe, më e madhja 79 vjeç.Dy ditë më vonë, ndërsa forcat serbe rrethuan shkollën dhe civilët përpiqeshin të iknin, Muqolli, e paaftë për të ecur, u zvarrit deri në rrugë.“Doja të më shtypte ndonjë automjet ushtarak”, tha ajo. “Por dikush erdhi dhe më mori.”“S’do ta marr dot veten kurrë”Në qershor të vitit 1999, Millosheviçi tërhoqi forcat e tij nga Kosova, e cila kaloi nën kujdestarinë e Kombeve të Bashkuara përpara se të shpallte pavarësinë në vitin 2008 me mbështetjen e fuqive të mëdha perëndimore.Pa familje, shtëpi apo mbështetje psikologjike, Muqolli, tani 39 vjeçe, luftoi për një kohë të gjatë me plagët emocionale dhe fizike të luftës. Ajo nuk eci dot për nëntë muaj. Ajo u nis për në Shtetet e Bashkuara, ku u martua me një burrë shqiptar dhe solli në jetë dy fëmijë. Kohët e fundit filloi terapinë.Në Poklek, shtëpia ku familja e saj u shfaros tani është një muze, ku ekspozohen rrobat, fotografitë, librat shkollorë dhe fletoret e atyre që vdiqën. Gjurmët e gjakut janë ende të dukshme.Muqolli u mor në pyetje nga prokurorët e gjykatës së OKB-së për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, por nuk pati kurrë mundësinë të dëshmonte në gjykatë.Masakra në Poklek ishte pjesë e aktakuzave të ngritura kundër Millosheviçit dhe tre zyrtarëve të lartë të policisë dhe ushtrisë në gjykatë. Millosheviçi vdiq në vitin 2006 ndërsa ishte ende në gjyq.“Nuk dua ta dëgjoj fjalën ‘drejtësi’”, tha Muqolli. “Ç’lloj drejtësie do të mund të ma kthejë ndonjëherë familjen time?” “Në realitet, s’do të mundem ta marr dot veten kurrë. Ndihem e bllokuar në atë tmerr.”Nga Serbeze Haxhiaj
-

Fabrikë armësh e dronësh në Rubik, Rama: Zhvillojmë ekonominë vendore, rrisim pagat për Forcat e Armatosura
Ish-uzina e bakrit në Rubik do të shndërrohet në një fabrikë armësh, si pjesë e një prioriteti të ri të qeverisë socialiste për të investuar në industrinë ushtarake.
“Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për Forcat tona të Armatosura, por në masën më të madhe për eksport. Kjo do të thotë një front i ri punësimi, sepse këtu do të kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve punë e cila do të jetë e mirëpaguar. Së treti, shumë e rëndësishme, duke zhvilluar këtë industri, ne jo vetëm që rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por mbi të gjitha rrisim ekonominë tonë vendore dhe kombëtare,” deklaroi kryeministri Edi Rama.
Për Forcat e Armatosura, Rama premtoi gjithashtu rritje të përvitshme të pagave.“Synojmë të rrisim pagat çdo vit. Kjo ka sjellë një rritje të interesit për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Kemi investuar në disa elementë bazikë, por filozofia jonë tani është: investojmë për të fituar dhe për të riinvestuar. Dronë inteligjentë fjala e fundit e shkencës janë risia më e madhe sot në sektorin e mbrojtjes. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është se këto qendra të industrisë ushtarake do të ndahen sipas kapaciteteve dhe profileve,” shtoi ai.
Kryeministri Rama bëri të ditur gjithashtu se po përgatitet hapja e Akademisë së Forcave Ajrore, ku do të nisë përgatitja e pilotëve shqiptarë.
/vizionplus.tv -

“Uzina e Bakrit në Rubik do kthehet në fabrikë armësh”, Rama: Synojmë të rrisim pagat çdo vit për Forcat e Armatosura
“Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe për eksport. Do të thotë një front i ri punësimi, se këtu kërkohen një seri specialitetesh, që nga puna e inxhinierëve dhe teknikëve, punë e cila do të jetë e mirëpaguar dhe e treta shumë e rëndësishme, që duke zhvilluar këtë industri ne nuk rrisim kapacitetet tona mbrojtëse, por rrisim ekonominë tonë vendore dhe kombëtare
Synojmë të rrisim pagat çdo vit, kjo ka sjelle një rritje të interest për tu bërë pjesë e Forcat Armatosura. Kemi investuar në disa gjëra bazike por filozofia jonë tani është investojmë për të fituar dhe për të riinvestuar
Dronë inteligjentë, fjala e fundit e shkencës dhe janë risia më e madhe sot në sektorin e mbrojtjes. Tjetra që është shumë e rëndësishme, këto qendra te industrisë ushtarake do jenë të ndara sipas kapaciteteve dhe profileve”-u shpreh Rama.Top Channel
-

Shabani: Rama merr 69 mandate dhe nuk qeveris dot. Ne s’bëhemi kurrë me të!
Kryetari i Nisma Thurje Endrit Shabani, që në këto zgjedhje shkon në koalicion me “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapaj, e thotë me bindje se forcat e reja do futen në Parlament. Në studion e “Opinion” këtë të Enjte, ai madje parashikoi që PS-ja të marrë shumicën e mandateve, por të mos kapë dot numrin që nevojitet për formimin e qeverisë.
“Unë mendoj që kemi shumë gjëra të reja, e para gjuhën e të folurit. Sulmet e klasës së vjetër politike përfaqësojnë sulme personale, nuk janë debate ideologjike. S’ka shqiptar që nuk e pranon se duhet ndryshuar klasa politike. Mos vini bast kot, forcat e reja do të vijnë në Parlament. Është e sigurt! Filxhani mund ta mohojë, por sondazhet nuk e mohojnë dot! Vulnerabiliteti i këtyre, në këtë rast Ramës…Mund të ketë 68, 69 mandate, nuk qeveris dot! Pra nëqoftëse ne vendosim këmbën te dera, ai nuk e mbyll dot”, tha Shabani.
Nisur nga kjo deklaratë, gazetari Armand Shkullaku i drejtoi pyetjen se a ekziston mundësia që nëse duhet “në të ardhmen të bashkojnë forcat me Ramën”.
Armand Shkullaku: Më fal, ju nuk bëheni me Ramën?
Endrit Shabani: Padyshim që jo, kurrë! Ne mund ta vëmë këmbën te dera për ta zbritur nga pushteti.
Armand Shkullaku: Adriatiku mund të shkojë dhe me Ramën.
Endrit Shabani: Jam i bindur që jo dhe e ka thënë publikisht. -

Incident në Fier, njerëzit e Agron Kapllanajt përplasen me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale! Disa të shoqëruar
Një incident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku njerëz të ish-kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj, janë përplasur me hetuesit e BKH-së dhe forcat operacionale.
Sipas mediave informative, hetuesit e BKH-së shoqëroheshin nga forcat operacionale.
Ndërkohë, lidhur me incidentin e sotëm, raportohet se janë shoqëruar disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.
Po ashtu, e paqartë është edhe arsyeja e përplasjes mes tyre, pasi BKH ka njoftuar se nuk mund të japë informacione të detajuara. -

Përfshihet nga zjarri banesa në Kolonjë, lëndohet një i moshuar
Një banesë në fshatin Sallonjas është përfshirë nga flakët ditën e sotme, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe lëndimin e një të moshuari.
Sipas të dhënave paraprake, në banesë jetonte i vetëm një 80-vjeçar, i cili është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse dhe është dërguar menjëherë në spital. Ai ka pësuar djegie në trup, por fatmirësisht raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Flakët përfshinë të gjithë banesën, ndërsa era e fortë kontribuoi në përhapjen e shpejtë të zjarrit. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ekspertët pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të rënies së zjarrit në orët në vijim.