Tag: forcat

  • Fermerët ‘luftë’ me policinë/ Çajnë kordonët dhe pushtojnë rrugët; ç’po ndodh në Greqi

    Fermerët ‘luftë’ me policinë/ Çajnë kordonët dhe pushtojnë rrugët; ç’po ndodh në Greqi

    Një protestë e fermerëve në Greqi është kthyer në një përleshje të vërtetë mes tyre dhe forcave të sigurisë, që tentuan të ndalnin bllokimin e rrugëve nacionale nga protestuesit.
    Autostrada Pathe pranë Platykambos është aktualisht e mbyllur në të dyja drejtimet, me traktorë dhe fermerë që protestojnë në këmbë, duke kërkuar pagesën e menjëhershme të kompensimit dhe parave që, siç pretendojnë ata, janë vonuar prej muajsh.
    Tensione dhe përplasje u regjistruan në bllokadën e Nikaias dhe në rrugën e vjetër kombëtare Larissa-Volos, jashtë Platykambos, ku fermerët kishin rreshtuar traktorët e tyre, duke bllokuar rrugën.
    Më konkretisht, forcat e policisë i penguan ata të lëviznin drejt autostradës kombëtare, duke e mbyllur kalimin me një makinë patrullimi.
    Ky veprim shkaktoi reagime të forta, me një grup fermerësh të mbledhur rreth automjetit, të cilët e dridheshin dhe e godisnin atë, duke rezultuar në thyerjen e xhamit të përparmë, ndërsa shoferi i policisë ishte brenda.
    Forcat e policisë së trazirave dhe forcat e OPKE-së nxituan në vendngjarje, duke krijuar një barrierë për të penguar protestuesit të afroheshin në autostradën kombëtare.
    Si pasojë e përleshjeve, dy persona u transferuan në Spitalin Universitar të Larisës.
    Njëri prej tyre, sipas onlarissa.gr , është një fermer i njohur sindikal i cili ra rënë në rrugë dhe mori ndihmën e parë nga ekipet e shpëtimit.
    Atmosfera mbeti e tensionuar dhe pak më vonë, ndërsa forcat e rendit po përdorin gaz lotsjellës dhe lëndë të tjera, për të shpërndarë protestuesit.

  • Sot 81 vite nga Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane

    Sot 81 vite nga Dita e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Sot 29 nëntor, shënohet festa e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Si çdo vit, figurat më të larta të shtetit do të zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit për të nderuar sakrificën dhe heroizmin e atyre që luftuan për liri.
    Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane. 
    Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.
    Dita e Çlirimit vjen një ditë pas Ditës së Flamurit Shqiptar ose Ditës së Pavarësisë që përkujton Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit shqiptar në Vlorë më 28 nëntor 1912./ZËRI

  • OKB: Vrasja e dy palestinezëve në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite ishte ekzekutim pa gjyq

    OKB: Vrasja e dy palestinezëve në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite ishte ekzekutim pa gjyq

    Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka thënë të premten se vrasja e dy burrave palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor nga forcat e sigurisë izraelite, një ditë më parë, dukej të ishte “ekzekutim pa gjyq”.
    Në pamjet e kapura nga Palestine TV, forcat e izraelite shihen duke hapur zjarr ndaj dy burrave në qytetin Xhenin, në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, pavarësisht se ata ishin dorëzuar.
    Ata shiheshin duke dalë nga ndërtesa dhe duke ngritur bluzat dhe duart lart para se të shtriheshin në tokë për t’u dorëzuar. Forcat izraelite më pas duket se i urdhëruan të ktheheshin brenda ndërtesës para se t’i qëllonin.

    “Jemi të tmerruar nga vrasja e hapur dhe e paturpshme dje nga policia kufitare izraelite e dy burrave palestinezë në Xhenin, në Bregun e pushtuar Perëndimor, në një tjetër ekzekutim të dukshëm pa gjyq”, tha zëdhënësi i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, Jeremy Laurence, në Gjenevë.
    Ushtria izraelite dhe forca policore thanë të enjten se kishin nisur një hetim për të shtënat, duke deklaruar se forcat kishin hapur zjarr ndaj të dyshuarve që kishin dalë nga një ndërtesë.
    Grupi militant palestinez Xhihadi Islamik të premten tha se njëri nga burrat ishte komandant i tyre dhe tjetri luftëtar.
    Të shtënat ndodhën kur forcat izraelite po kryenin një operacion në Xhenin, një ditë pas nisjes së një operacioni ushtarak në qytetin e afërt Tubas.
    “Të gjithë e panë që ata nuk përbënin asnjë kërcënim ndaj forcave izraelite, megjithatë ushtarët vendosën t’i qëllonin dhe t’i vrisnin në vend. Ishte një ekzekutim para kamerave”, tha Shai Parnes nga grupi izraelit për të drejtat e njeriut, B’Tselem.
    Ushtria dhe policia izraelite thanë në deklaratën e tyre të përbashkët se dy burrat ishin persona të kërkuar dhe të lidhur me një “rrjet terrorist”.
    Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, e ka mbështetur publikisht njësinë ushtarake dhe policore të përfshirë në të shtënat.
    “Luftëtarët [izraelitë] vepruan saktësisht ashtu siç pritej prej tyre, terroristët duhet të vdesin!” shkroi Ben-Gvir në X pas incidentit.
    Laurence tha se komentet e Ben-Gvir janë “plotësisht të neveritshme”.
    Ai tha se 21 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite vetëm gjatë nëntorit, nëntë prej tyre fëmijë.
    Ministria e Jashtme e Autoritetit Palestinez, e cila ushtron një administrim të kufizuar civil në Bregun Perëndimor, e ka dënuar vrasjen si “vrasje e shëmtuar jashtëgjyqësore” dhe një krim lufte./REL

  • OKB: Vrasja e dy palestinezëve në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite, ekzekutim pa gjyq

    OKB: Vrasja e dy palestinezëve në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite, ekzekutim pa gjyq

  • Izraelitët vrasin dy palestinezë të dorëzuar, shpërthen indinjata ndaj IDF-së

    Izraelitët vrasin dy palestinezë të dorëzuar, shpërthen indinjata ndaj IDF-së

    Ka bërë xhiron e botës lajmi se forcat izraelitë vranë dy burra palestinezë në Bregun Perëndimor, pasi ata ishin dorëzuar.

    Palestinezët thanë se vrasjet, të cilat u filmuan dhe u shfaqën në dy kanale televizive arabe, u kryen “me gjakftohtësi”. Një pjesë e komenteve në rrejtët sociale e cilësuan “një ekzekutim të pastër”.
    Në videon e publikuar nga BBC, burrat shiheshin duke dalë nga një ndërtesë dhe duke u shtrirë përtokë përpara forcave izraelite në qytetin verior të Xheninit. Ata ngritën bluzat si për të treguar që nuk kishin eksplozivë në trup, dhe i mbanin duart lart.
    Ushtarët më pas i urdhëruan të ktheheshin brenda ndërtesës dhe papritur i qëlluan. Një gazetar i Reuters në zonë pohoi se kishte parë në tokë trupat e pajetë. Viktimat u identifikuan nga autoritetet palestineze si al Muntasir Abdullah, 26 vjeç, dhe Yousef Asasa, 37 vjeç.
    IDF-ja deklaroi se forcat e saj kishin vepruar në Xhenin për të kapur individë të kërkuar që kishin kryer aktivitete terroriste, duke përfshirë hedhjen e eksplozivëve dhe të shtënat ndaj forcave të sigurisë. Sipas tyre megjithatë, incidenti është duke u shqyrtuar nga komandantët në terren dhe do t’u transferohet organeve përkatëse profesionale.
    Palestinezët dhe grupet e të drejtave të njeriut megjithatë thonë se hetimet izraelite në incidente të tilla japin pak rezultate, me trupat e shtetit hebre rrallëherë ndiqen penalisht.
     
    Top Channel

  • 28 Nëntori – ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari

    28 Nëntori – ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari

    Adem Jashari

    Komandanti legjendar, Adem Jashari, lindi më 28 nëntor të vitit 1955, në Prekaz të Skënderajt.

    Ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ka mbaruar shkollën e mesme teknike në Skënderaj.

    Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri, nga LPK-ja, e cila ende nuk vepronte krejtësisht publikisht.

    Më 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.

    Shërbimet sekrete serbe i bien në gjurmë formacionit të armatosur dhe policia serbe ia mësyn rrethimit dhe kapjes së tij.

    Më 30 dhjetor 1991, ekspedita policore – ushtarake serbe ndërmori aksion për zënien e grupit. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet, deri në fillimet e Luftës Çlirimtare në Kosovë.

    Intensifikimi i aksioneve të armatosura të UÇK-së fillon me sulmin e shtatorit më 1997, në 12 stacionet policore.

    Nga aksionet e armatosura kundër forcave policore që kryente UÇK-ja, pas shtimit të dhunës sistematike të forcave serbe nëpër Kosovë, kalohet në një fazë tjetër të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja, në fundin e nëntorit 1997, kur në Rezallë të Re luftohet me forcat e shumta të policisë serbe.

    Në këtë betejë i ndërpritet rruga kolonës së armatosur rëndë të forcave serbe, që kishin mësyrë një sulm në fshatin Vojnik, ku një ditë më parë, patrullat e maskuara të policisë serbe ishin gjuajtur me armë zjarri njërin prej luftëtarëve të hershëm të UÇK-së, Abedin Rexha – Sandokani.

    Në këtë betejë, printe Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra, Ilaz Dërguti etj.

    Kjo është beteja e parë dhe fitorja e njësitit të UÇK-së. Kjo betejë bëri jehonë të madhe në opinionin publik.

    Policia serbe kishte shënjuar që moti shtëpinë e Jasharëve.

    Më 5 mars 1998, në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin.

    Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike.

    Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit.

    Në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjatë tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998. Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Për figurën e Adem Jasharit kanë shfaqur mendime edhe personalitete të rëndësishme.

    Ish-administratori ndërkombëtar i Kosovës, Bernard Kushner ka deklaruar se po të kishte Çmim Nobel për sakrificë për liri, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.

    Me vendim të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës.

    Ndërkaq, sot bëhen 26 vjet që nga dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, më 28 nëntor të vitit 1997, në Llaushë të Skënderajt, në varrimin e mësuesit Halit Geci, kanë dalë për herë të parë para opinionit publik si pjesëtarë të UÇK-së.

    Kësaj daljeje i paraprijnë luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe policisë serbe, të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari.

    Më 25 nëntor 1997, forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë në Vojnik të Skenderajt, të cilat u tërhoqën, duke lënë të vrarë dhe të plagosur.

    Të nesërmen me 26 nëntor, një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në këtë fshat, ku UÇK-ja prapë i sulmoi dhe pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën duke lënë prapa të vrarë dhe të vdekur.

    Në tërheqje e sipër, forcat serbe, të egërsuara nga goditjet që u kishte dhënë UÇK, filluan të qëllojnë pa mëshirë kundër kujtdo që shihnin dhe në fshatin Llaushë. Ata vranë mësuesin Halit Geci në derë të shkollës, i cili u varros me një ceremoni të madhe më 28 nëntor 1997.

    Në këtë ceremoni varrimi, ku morën pjesë dhjetëra-mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, u bë dalja e parë publike e UÇK-së.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ASDRENI: HIMNI I FLAMURIT

  • Karakteristikat e njerëzve të pasigurt / Si të rikthejmë forcat dhe të ndërtojmë besimin tek vetja?

    Karakteristikat e njerëzve të pasigurt / Si të rikthejmë forcat dhe të ndërtojmë besimin tek vetja?

    Njerëzit që përjetojnë një ndjenjë të thellë pasigurie shpesh ndjehen të brishtë, të rënë në dyshim për vlerën e vet, dhe të shqetësuar për mënyrën se si i perceptojnë të tjerët. Një nga faktorët kryesorë që lidhen me këtë është stili i lidhjes, i përjetuar në fëmijëri, kur fëmijët nuk krijojnë një siguri të qëndrueshme me kujdestarët, kjo mund të çojë në mënyra të pasigurta të lidhej në moshën adulte.
    Për shembull, një analizë studimi ka gjetur se stilet e pasigurta të lidhjes janë të lidhura me “negative attribution bias”, domethënë shprehi të shtuara për t’ia vënë fajin vetes ose të tjerëve për situata me një qasje negative.
    Për më tepër, njerëzit me pasiguri shpesh karakterizohen nga vetëvlerësim i ulët, frikë nga refuzimi, vështirësi në kërkimin e mbështetjes emocionale dhe tendenca për të shmangur ose për të kontrolluar marrëdhëniet e afërta. Në një studim për të rinj, u gjet që stilet e pasigurta të lidhjes (!) lidhen me nivele më të larta të vetmisë dhe me vështirësi në identifikimin dhe shprehjen e emocioneve (“aleksitemia”). Sa i përket sjelljeve të përditshme, njeriu i pasigurt mund të:
    të kërkojë shpesh miratim nga të tjerët, të ndiejë që duhet të fitojë dashurinë ose vlerësimin për të “merituar” ekzistencën e vet;
    të shmangë sfida ose rreziqe (sepse frika nga dështimi ose nga vlerësimi i keq është i lartë);
    të jetë tepër kritik me vetveten, të minimizojë arritjet dhe të përqendrohet në mangësitë;
    të interpretojë sjelljet e të tjerëve në mënyrë negative – për shembull, nëse dikush nuk u përgjigjet, të mendosh menjëherë se është për shkak të mungesës së vlerës së vet. (kjo është një formë e “negative attribution bias”)
    të përjetojë ankth social, frikë nga të qenët “i/e turpëruar” ose “i/e refuzuar”, të ndjehet i/e ndarë nga të tjerët.
    Një tjetër zbulim interesant: njerëzit me stile të pasigurta lidhjeje raportojnë më shpesh që jeta e tyre nuk ka kuptim të thellë. Një studim gjeti që ndjenja e kuptimit ndërmjetëson marrëdhënien ndërmjet lidhjes së pasigurt dhe mirëqenies psikologjike.
    Pra, pasiguria nuk është vetëm “një gjendje” e përkohshme, por shpesh pasqyrë e një historie më të thellë – lidhje prind‑fëmijë, vetëvlerësim, mënyra si interpretojmë botën dhe marrëdhëniet – që reflektohen në jetën e përditshme.
    Si të rikthejmë forcat dhe të ndërtojmë besimin tek vetja?
    Pavarësisht se pasiguria mund të jetë e thelluar, ekzistojnë metoda të mbështetura nga studimet psikologjike që ndihmojnë në ndërtimin e besimit tek vetja dhe përballimin e pasigurisë. Më poshtë janë disa prej tyre:
    1.Zbuloni dhe pranoni burimin e pasigurisë
    Një hap i parë i rëndësishëm është të ndaloni për të reflektuar: “Nga vjen kjo ndjenjë? Çfarë bëj kur ndjehem i pasigurt?” Është normale që askush nuk është 100 % i/e sigurt. Njohja e faktit që pasiguria është pjesë e përvojës njerëzore është një çlirim. Një burim i mirë për këtë është materiali “Building Self‐Confidence” që flet për pranimin si hap të parë.
    2.Kultivoni vetë-mëshirës
    Studimet tregojnë se vetë‐mëshira (jo vetëm vetëvlerësimi) është një ndihmë shumë e fortë për personat që ndjehen të pasigurt. Për shembull, një meta–analizë zbuloi se vetë‐mëshira shpjegon varianca unike në mirëqenie dhe në probleme psikologjike, mbi vetëvlerësimin.
    Praktikë e thjeshtë: kur ndiheni kritik ndaj vetes, stoponi për një moment, kujtoni që nuk jeni vetëm në këtë përvojë (“Të gjithë gabojnë”), dhe flisni me vetveten si me një mik të mirë: „Po bëj më të mirën që mundesh, është normale të gabosh”.
    3.Vendosni qëllime të vogla dhe të arritshme
    Ndërtimi i besimit lind nga veprimi: çdo herë që arrini një qëllim (madje edhe të vogël), krijoni dëshmi për vetveten se jeni i/e kapshëm/e. Kjo „spiralë pozitive” është studiuar në literaturë si mënyrë për të ndërtuar besim.  Sugjerim: zgjidhni një veprim të vogël (p.sh., përfundoni një artikull ose përballeni me një bisedë të vështirë), dhe shënoni përparimin.
    Në vend që të prisni të ndjeheni “plotësisht të sigurt” para se të veproni, veproni dhe mësoni nga përvoja. Kjo është në linjë me teorinë e mindset‐it të rritjes që tregon se të shohësh dështimin si mundësi për të mësuar ndihmon në ndërtimin e rezistencës.
    5.Rrethohuni me njerëz që ju mbështesin
    Nuk jeni vetëm në këtë – mbështetja sociale është një nga elementët kryesorë që forcon vetë­besimin. Studimet tregojnë që rrjetet mbështetëse dhe njerëzit që ju bëjnë të ndiheni vlerësuar ndikojnë pozitivisht në besimin tuaj.
    6.Rivlerësoni dhe ndërtoni nga forcat tuaja
    Shpesh njerëzit e pasigurt kanë tendencë të flasin vetëm për mangësitë. Fliponi këtë: bëni një listë me forcat tuaja, cilësitë që ju bëjnë të veçantë, arritjet që ndoshta keni nënvlerësuar. Rishikimi i tyre shpesh ndihmon në ndryshimin e narrative­ës së brendshme. Kjo metodë është rekomanduar nga terapistë për ndërtimin e vetëbesimit.
    Si përfundim, të jesh i/e pasigurt nuk do të thotë të jesh i/e dënuar – është një gjendje që mund të kuptohet, të trajtohet dhe të përmirësohet. Duke kuptuar karakteristikat – si lidhja e pasigurt, vetëvlerësimi i ulët, frika nga refuzimi – dhe duke aplikuar metoda të mbështetura nga psikologjia – vetë‑mëshira, veprimet e vogla, mbështetja sociale, dhe sfidimi gradual – mund të ndërtoni me kohë një besim më të fortë tek vetja.

  • VIDEO/ 12 orë të ngujuar në banesë, reagon policia pas vetëdorëzimit të dy të dyshuarve! Iu gjetën arsenal armësh, granata dhe flamuri i ISIS

    VIDEO/ 12 orë të ngujuar në banesë, reagon policia pas vetëdorëzimit të dy të dyshuarve! Iu gjetën arsenal armësh, granata dhe flamuri i ISIS

    Policia ka publikuar pamje nga aksioni 12 orësh, që u përball me rezistencë të dy personave të dyshuar për kryerjen e veprimeve terroriste.

    Blutë kanë reaguar rreth operacionit “Oroshi”, që u mbyll me vetëdorëzimin e Julian Cumrraku dhe Erzen Uka.
    Pas 12 orësh në rrethim, pamundësisë për t’u larguar dhe negociatave me të afërmit e tyre, ata vendosën të dorëzohen.
    Në banesë iu gjetën 5 armë zjarri, municion luftarak, granata dore difensive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës, përfshirë flamurin e ISIS.
    “Më datë 24.11.2025, rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C.
    Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por personi nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.
    Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë.
    Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër.
    Në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea.
    Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale Renea u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan.
    Në momentin e vetëdorëzimit, shtetasi E. U. kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
    E. U., 35 vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”.
    J. C., 34 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje””, thuhet në reagimin e plotë të policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Top Channel

  • VIDEO – Operacioni policor “Oroshi”, dalin detajet e rrethimit dhe kapjes të 2 të rinjve në Fushë Arrëz

    VIDEO – Operacioni policor “Oroshi”, dalin detajet e rrethimit dhe kapjes të 2 të rinjve në Fushë Arrëz

    Më datë 24.11.2025, rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C.
    Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por personi nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.
    
    Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë.
    Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër.
    Në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea.
    Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale Renea u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan.
    Në momentin e vetëdorëzimit, shtetasi E. U. kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
    E. U., 35 vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”.J. C., 34 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, “Prodhimi i armëve luftarake”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Policia jep infomacion për arrestimin e dy personave të rrezikshëm në Pukë (video e arrestimit)

    Policia jep infomacion për arrestimin e dy personave të rrezikshëm në Pukë (video e arrestimit)

    Finalizohet operacioni policor i koduar “OROSHI”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pukë, strukturat e DVP Shkodër, Drejtoria e Antiterrorit me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.
    Kërcënuan me jetë punonjësit e Policisë së Komisariatit të Policisë Pukë, u mbyllën në banesë dhe reaguan me armë ndaj punonjësve të Policisë së Repartit Special Renea duke u rrezikuar jetën, pas 12 orësh në rrethim, pamundësisë për t’u larguar dhe pas negociatave me të afërmit e tyre, vetëdorëzohen dy shtetas që u mbyllën në banesë.

    Sekuestrohen 5 armë zjarri, municion luftarak, granata dore difensive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës.

    Vihen në pranga të dy shtetasit që kundërshtuan Policinë me armë.

    Më datë 24.11.2025, rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C.
    Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por personi nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.
    Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë.
    Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën në kontroll perimetrin e jashtëm të banesës që mbahej nga forcat e Komisariatit të Policisë Pukë dhe forcat “Shqiponja” të DVP Shkodër.
    Në momentin që Forcat Speciale Renea i kanë bërë thirrje personit të dalë nga banesa, nga brenda banesës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave speciale Renea.
    Pas 12 orësh në rrethim, ku Forcat Speciale Renea u bënë thirrje të vazhdueshme për t’u dorëzuar, pamundësisë për t’u larguar nga rrethimi dhe pas negociatave me të afërmit e tyre të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në finalizimin e operacionit pa përdorur forcë dhe pa shkaktuar dëmtime, të dy personat që ndodheshin në brendësi të banesës u dorëzuan.
    Në momentin e vetëdorëzimit, shtetasi E. U. kishte një dëmtim tejshpues në kofshën e djathtë, i cili menjëherë është transportuar me ambulancë për në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Gjatë kontrollit të banesës janë sekuestruar, në cilësinë e provave materiale, 4 armë zjarri automatike dhe një armë zjarri pistoletë, një flamur i Organizatës Terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), i vendosur në faqen e murit ndërmjet armëve të lartpërmendura, 17 copë granata dore difensive, municion luftarak, kapsolla detonatore elektrike për shpërthimin e lëndëve eksplozive, fitil zjarrpërcjellës që përdoret për shpërthimin e lëndëve plasëse, dy gëzhoja.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
    E. U., 35 vjeç, lindur në Gjorm-Kurbin, i dënuar për veprën penale “Nxitja e urrejtjes dhe grindjeve”.
    J. C., 34 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Kanosje”.