Tag: forca

  • Rama, mesazh votuesve të diasporës: Bëni edhe një mundim të fundit

    Rama, mesazh votuesve të diasporës: Bëni edhe një mundim të fundit

    Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh zgjedhësve shqiptarë nga jashtë vendit që të përpiqen të dorëzojnë zarfet me fletët e votimit për zgjedhjet e 11 majit.
    “Jam duke u nisur për në Fushë Krujë, por po shoh të dhënat e KQZ dhe të zarfeve të dorëzuara në KQZ. Jemi në një situatë ku është vërtet inkuarjuese pjesëmarrja e lartë, por si hera e parë duhet të jetë shumë më e lartë besoj unë. Do ju thosha shqiptarëve të Italisë që janë në krye, forca! Janë edhe 21 mijë zarfe të padorëzuar. Do t’u thosha shqiptarëve në Greqi që janë mbrapa jo për fajin e tyre, por për kompaninë e dorëzimit, forca, forca, forca. Ka akoma kohë. Mos prisni më që të vijnë t’ua marrin zarfet, por kthejini mbrapsht në pikat postare të DHL-së. Në Gjermani ka 7 mijë zarfe pa dorëzuar, bëni një përpjekje të fundit. Në SHBA ka mbi 5 mijë pa dorëzuar, etj. Në total ka një shifër inkurajuese. Ka 15 mijë të dorëzuara nga 17 mijë të shpërndara në vende të tjera. Do ju lutesha të ecim sa më shpejt, është një votë historike, një moment historik. Do të ishte gjynah që pas këtij mundimi për regjistrimin të mos bëni mundimin për të dorëzuar fletën e votimit. Në total jemi në 65%, fluksi mbetet i lartë, por ditët shkurtohen. Deri të premten gjithçka duhet të jetë përfunduar, kështu që forca, për Shqipërinë në BE, për pasaportën evropiane të shqiptarëve dhe identitetin evropian”, thotë Rama në mesazhin e tij.

  • VIDEO / “Italia në krye të të gjithëve”, Rama apel-diasporës: Dorëzoni votat sa më shpejt!

    VIDEO / “Italia në krye të të gjithëve”, Rama apel-diasporës: Dorëzoni votat sa më shpejt!

    Para se të shkojë në takimin elektoral në Fushë-Krujë, kryeministri Edi Rama u bën thirrje shqiptarëve jashtë vendit që të dorëzojnë zarfet e votimit. Thotë se pavarësisht shifrave në shtete specifike, numri total i pjesëmarrjes së diasporës është i lartë dhe inkurajues.
    “Jemi në një situatë ku është vërtet inkurajuese pjesëmarrja e lartë në krahasim me një sërë vendesh të tjera. Por si herë e parë duhet te jetë më e lartë besoj unë. Kështu, do t’ju thosha shqiptarëve të Italisë që janë në krye të të gjithëve me 74%, forca! Janë edhe 24 mijë zarfa të padorëzuar. Do t’u thosha shqiptarëve të Greqisë që janë më mbrapa të gjithëve, për fajin e konfuzionit që u kurijua në ditët e para nga kompania, forca, forca, forca! Ka akoma kohë, mos prisni që të vijnë t’ua marrin, por kthejini mbrapsht në pikën përkatëse postare të DHL-së. Nga Gjermania janë 72%, por janë ende 7 mijë të padorëzuar. Bëni një përpjekje të fundit. Amerika shumë mbresëlënëse, 70%, por janë ende mbi 5 mijë pa dorëzuar. Britania e Madhe, 59% me 7 mijë të padorëzuara ende dhe të tjerat në total kanë një shifër goxha inkurajuese, 88% në total. Rezultojnë të jenë rreth 15 mijë të dorëzuara nga 17 mijë të shpërndara, por janë 1300 e ca që janë ende në duart tuaja që më ndiqni nga larg.”

    Duke e cilësuar 11 Majin moment historik, apelon që emigrantët shqiptarë të nxitojnë sepse e Diela është shumë pranë.
    “Do ju lutesha shumë të ecim sa më shpejt, është një votë historike, moment historik. Do ishte gjynah që mbasi jeni regjistruar, të mos dorëzoni fletët e votimit. Në total jemi në 65%, fluksi vijon e rritet, por ditët po shkurtohen. Deri të Premten gjtihçka duhet të jetë përfunduar, kështu që forca, forca, forca për Shqipërinë me BE-në! Për pasaportën europiane, por mbi të gjitha për identitetin europian jo vetëm me zakon se atë e kemi pasur që kur na vuri Zoti këtu, por edhe me ligj e dokumente. Për statusin e ri të qytetarisë të shqiptarëve në botë.”

  • Belinda Balluku: Forca e gruas lëviz malet dhe gratë shqiptare janë me Partinë Socialiste

    Belinda Balluku: Forca e gruas lëviz malet dhe gratë shqiptare janë me Partinë Socialiste

    “Forca e gruas lëviz malet dhe gratë shqiptare janë me @ediramaal , janë për Shqipërinë Europiane, janë për të ardhmen e fëmijëve të tyre!Nga Roskoveci, me energjinë që vetëm gratë e Qarkut të Fierit, zemrës së Partisë Socialiste dinë të përcjellin!”, shkruan Belinda Balluku, drejtuese e PS për qarkun e Fierit në një postim në rrjetet sociale.

  • Alarm në kryeqytet/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Forca të shuma policie zbarkojnë në zonën e Ali Demit

    Alarm në kryeqytet/ Çfarë po ndodh në Tiranë? Forca të shuma policie zbarkojnë në zonën e Ali Demit

    Forca të shumta policie kanë zbarkuar në zonën e Ali Demit në Tiranë, pasi dyshohet për një konflikt. Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka ngritur në këmbë policisë, por ende nuk dihet se për çfarë konflikti bëhet fjalë apo nëse ka persona të lënduar.
    Pritet njoftim zyrtar nga policia.

  • “Rinia është forca që do ta ndryshojë Shqipërinë”, Kliti Hoti takim me sipërmarrësit e rinj shkodranë…

    “Rinia është forca që do ta ndryshojë Shqipërinë”, Kliti Hoti takim me sipërmarrësit e rinj shkodranë…

    Shkruan në Facebook kandidati i PD- ASHM për Qarkun Shkodër, Kliti Hoti: Në një nga oborret më të bukura të Shkodrës, zhvillova një takim frymëzues me sipërmarrës të rinj shkodranë. Bashkë ndamë vizionin për një vend që mbështet të rinjtë, promovon sipërmarrjen dhe krijon kushte të ndershme për sukses. Programi ynë ofron masa konkrete për të rinjtë sipërmarrës:
    – Zero sigurime shoqërore dhe shëndetësore për 12 muajt e punësimit të parë– Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat deri në moshën 25 vjeç– Mbështetje financiare për start-up-et dhe projektet inovative të të rinjve– Grante deri në 30 mijë euro për idetë më të mira të biznesit– Krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit për financimin e projekteve të të rinjve dhe grave
    Rinia është forca që do ta ndryshojë Shqipërinë! Shkodra voton për të rinjtë! Shkodra voton numrin 1!

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • “Forca e Interit nuk vihet në dyshim, pyesni Barcelonën po deshët. Flick nuk është aspak i qetë”

    “Forca e Interit nuk vihet në dyshim, pyesni Barcelonën po deshët. Flick nuk është aspak i qetë”

    Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, që ka lënë disa pasoja, çfarë duhet të bëjë tani Interi? Kjo ishte pyetja drejtuar Arrigo Sacchit në intervistën për “Gazzetta dello Sport”. Përgjigja e tij ishte e qartë: “Të bëjë atë që ka bërë klubi zikaltër.
    Të japë sinjalin se besimi ndaj trajnerit dhe lojtarëve është i pandryshuar. Në fakt kjo lëvizje e drejtuesve nuk më çudit, sepse presidenti zikaltër është Beppe Marotta. Jemi miq prej një jete, e di mirë si mendon ai”.
    Tripleta ka ikur, por tani mbetet mundësia për të fituar “dopietën”. “Interi i ka të gjitha mundësitë, – garanton Sacchi. – Ka një grup lojtarësh me nivel të lartë, teknikisht të zotë dhe me shumë përvojë.
    Mbetet vetëm të rikuperojnë pak energjitë fizike dhe mendore, që mund t’i kenë humbur gjatë rrugës për shkak të shumë angazhimeve që kanë pasur. Sidoqoftë, forca e Interit nuk vihet në dyshim. Pyesni ata të Barcelonës nëse janë të qetë që do të përballen me Interin. Unë jam i bindur që Barça dhe trajneri i tyre nuk janë aspak të qetë”.
    Pastaj, me një shije ironie, Sacchi shton: “Po nëse Interi fiton vërtet kampionatin dhe Ligën e Kampionëve, ose edhe vetëm njërën prej tyre, Simone Inzaghi do të kthehet të jetë një fenomen apo do të vazhdojë të kritikohet?”
    Një thumbim ndaj kritikave të ashpra që kanë goditur trajnerin zikaltër pas humbjes 3-0 kundër Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
    Sacchi, i habitur nga kritikat ndaj Inzaghit: Pas Bayernit ishte fenomen, sa shpejt e bëtë “gomar”…

  • Tërmet në Korçë, ja sa ishte forca goditëse

    Tërmet në Korçë, ja sa ishte forca goditëse

    Një tërmet me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë.

    Sipas informacionit zyrtar, lëkundjet janë regjistruar në orën 22:46 dhe janë ndjerë jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në Pogradec dhe zonat përreth.

    Instituti i Gjeoshkencave ka konfirmuar se epiqendra ka qenë në afërsi të qytetit të Korçës.

  • “Në këtë moshë, s’më duhet pushteti dhe paratë”/ Berisha nga Dibra: Vij këtu si shërbëtori juaj, ja misioni që kam

    “Në këtë moshë, s’më duhet pushteti dhe paratë”/ Berisha nga Dibra: Vij këtu si shërbëtori juaj, ja misioni që kam

    Gjatë një takimi me qytetarët në Dibër, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh me tone të forta përkushtimi dhe përgjegjësie, duke deklaruar se përfaqëson 25 forca politike dhe se vjen para qytetarëve me misionin për të përmbysur gjendjen aktuale në vend. Ai theksoi se nuk e udhëheq dëshira për pushtet apo përfitime personale, por ndjenja e shërbimit ndaj qytetarëve dhe përvoja që, sipas tij, e bën të aftë për të realizuar çdo premtim të dhënë.
    Sali Berisha: Kam nder të madh që përfaqësoj 25 forca të partive politike. Vij tek ju me sensin e shërbëtorit tuaj, me bindjen dhe vendosmërinë, me misionin për të bërë gjithçka që kjo situatë të përmbyset që Shqipëria dhe Dibra të kthehen në vendin e ëndrrës shqiptare.
    Të bëhen të jetueshme dhe të mos braktisen si toka të shkreta nga bijtë, bijat, burrat dhe gratë e tyre. Në këtë moshë, nuk më duhet pushtet, skam ambicie për para dhe për luks, por kam një ambicie dhe mision të bëjë gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj, për të përmbushur me nder dhe faqe të bardhë para jush këtë mision unë kam edhe atë që të tjerët ma sulmojnë, një eksperiencë që më bën të mundur të realizoj çdo premtim. Ju jap fjalë që ky program do të jetë realitet për ju.

  • Taulanda Jupi: Të rinjtë janë forca krijuese e së tashmes, jo thjesht e ardhmja

    Taulanda Jupi: Të rinjtë janë forca krijuese e së tashmes, jo thjesht e ardhmja

     
    Në një mesazh frymëzues, kandidatja për deputete e koalicionit Euroatlantik për qarkun e Tiranës, Taulanda Jupi thekson rolin thelbësor që të rinjtë kanë sot në shoqëri. Ajo nënvizon se koha kur të rinjtë shiheshin vetëm si “e ardhmja” ka kaluar – ata janë tashmë pjesë aktive e të tashmes, me ide, energji dhe kreativitet që duhet të përqafohet. Sipas saj, është momenti të dëshmojnë vlerat dhe të marrin më shumë hapësirë në vendimmarrje. “Të rinjtë kanë çdo të drejtë të jenë bashkë-ndërtues të së nesërmes, që nga sot”, shprehet Jupi.

  • Gjermania kërkon punëtorë ndërtimi: Duam forca pune nga Ballkani Perëndimor!

    Gjermania kërkon punëtorë ndërtimi: Duam forca pune nga Ballkani Perëndimor!

    Marrëveshja e koalicionit CDU/CSU dhe SPD që synon të qeverisë Gjermaninë për të përgjysmuar kontingjentin e forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor, është kritikuar ashpër nga industria vendase e ndërtimit, e cila dhe kështu, ankohet se ka mangësi të mëdha në këtë drejtim.

    Vendimi, për ta përgjysmuar kontigjentin eforcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha për gazetat “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit .
    Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja në rritje për forca pune”.Një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve të huajnë sektorin e ndërtimit vjen nga vendet e ish-Jugosllavisë, tha Müller, duke shtuar: “Zvogëlimi i kontigjentit të rregullores për Ballkanin Perëndimor në maksimumi 25.000 forca pune e prek rëndë ekonominë e ndërtimit.”
    Në marrëveshjen e koalicionit theksohet se emigracioni i rregullt në Gjermaninë kuadër të së ashtuquajturës rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të kufizohet me 25.000 persona në vit”.
    Aktualisht bazuar në këtë rregullore numri i forcave të punës që tërhiqen në vit nga këto vende është rreth 50.000. Ky kontigjent vjen me kushte të thjeshtuara për dhënien e vizës dhe lejen e punës në Gjermani. Njohja e kualifikimit profesional në Gjermani nuk është kusht.

    Top Channel