Tag: forca

  • Kancelari gjerman: Paqja me Rusinë nuk mjafton, Ukraina duhet të ketë ushtri prej 800 mijë trupash

    Kancelari gjerman: Paqja me Rusinë nuk mjafton, Ukraina duhet të ketë ushtri prej 800 mijë trupash

    “Ukraina do të ketë nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci sigurie pas arritjes së çdo marrëveshjeje paqeje me Rusinë, dhe Kievi nuk duhet të detyrohet të lëshojë territor.”
    Kështu tha të martën kancelari gjerman Friedrich Merz, duke theksuar se interesat evropiane dhe ukrainase janë në rrezik, ndaj çështja e garancive po diskutohet me Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainën.
    “Ukraina ka nevojë për forca të armatosura të forta, edhe nëse arrihet një marrëveshje paqeje… Ukraina do të vazhdojë të ketë nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci të besueshme sigurie nga partnerët e saj”, theksoi Merz në një konferencë për shtyp me homologun e tij estonez.
    Garancia më e rëndësishme, tha ai, është një ushtri ukrainase e pajisur mirë.
    “Kjo është arsyeja pse po diskutojmë madhësinë e ushtrisë ukrainase si një qëllim të ardhshëm”, tha Merz, duke shtuar se është shumë herët për të diskutuar vendosjen e trupave të huaja.
    Vendet evropiane këmbëngulin që kufiri për Ukrainën duhet të jetë 800,000 trupa në vend të 600,000.
    Merz tha gjithashtu se Ukraina nuk duhet të detyrohet të pranojë lëshime territoriale dhe se vija e frontit duhet të jetë pika fillestare për negociatat.

  • Merz: Edhe nëse arrihet paqja, Ukrainës i duhen forca të armatosura

    Merz: Edhe nëse arrihet paqja, Ukrainës i duhen forca të armatosura

    Kancelari gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se Ukrainës do t’i duhen forca të armatosura edhe në rast se do të ketë një marrëveshje paqeje.
    Ai gjithashtu ka paralajmëruar se Kievi nuk duhet të detyrohet që të lëshojë territor. Sipas tij interesat evropiane dhe ukrainase janë në rrezik.
    “Ukraina ka nevojë për forca të armatosura të forta, edhe nëse arrihet një marrëveshje paqeje… Ukraina do të vazhdojë të ketë nevojë për forca të armatosura të forta dhe garanci të besueshme sigurie nga partnerët e saj”, tha Merz në një konferencë për shtyp me homologun e tij estonez.

    Vendet evropiane këmbëngulin që kufiri për Ukrainën duhet të jetë 800,000 trupa në vend të 600,000.

  • Aksion blic, forca të shumta policie në Sarandë

    Që në orët e para të mëngjesit, në Sarandë janë angazhuar forca të shumta policore, përfshirë edhe repartet e posaçme, në kuadër të një operacioni blic për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.Kontrollet po fokusohen tek parandalimi i ngjarjeve kriminale, verifikimi i personave që dyshohet se lëvizin të armatosur dhe garantimi i sigurisë për qytetarët e zonës.Policia e Shtetit vijon punën në terren me prezencë të shtuar, duke dhënë një mesazh të qartë: Saranda mbetet nën kontroll dhe në fokus të plotë të strukturave të rendit.

  • RENEA “zbarkon” në Pukë, dy persona të armatosur refuzojnë të vetëdorëzohen, njëri prej tyre nipi i pronarit të banesës (EMRI)

    RENEA “zbarkon” në Pukë, dy persona të armatosur refuzojnë të vetëdorëzohen, njëri prej tyre nipi i pronarit të banesës (EMRI)

    Foto ilustruese

    PUKË- Një aksion i befasishëm është ndërmarrë këtë të hënë në Pukë, ku forca të shumta policia kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz, që prej orëve të para të mëngjesit. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një banesë brenda së cilës janë strehuar 2 persona me rrezikshmëri të lartë, tw cilwt dyshohet se janë strehuar aty prej rreth një muaji. Sipas burimeve, banesa në fjalë është në pronësi të Mehill Jakut, ndërsa mësohet se njëri prej personave që ndodhet brenda është nipi i tij. 
    Forca të shumta të RENEA-s janë nisur në ndihmë të polcisë së Pukës për shkakt të rrezikshmërisë së lartë, teksa deri më tani nuk janë bërë me dije identitetet e personave. Policia ka bërë disa herë thirrje për vetëdorëzim, por nuk kanë pasur asnjë reagim pozitiv nga objektivat. Në vendngjarje janë nisur edhe forcat nga anti terrori nga Shkodra, ndërsa pritet që Policia të dalë më një njoftim zyrtar për ngjarjen./ZËRI

  • Çfarë po ndodh në Pukë? RENEA niset me urgjencë, rrethohet banesa ku fshihet një i kërkuar

    Çfarë po ndodh në Pukë? RENEA niset me urgjencë, rrethohet banesa ku fshihet një i kërkuar

    Foto ilustruese

    PUKË- Një aksion i befasishëm është ndërmarrë këtë të hënë në Pukë, ku forca të shumta policia kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz, që prej orëve të para të mëngjesit. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një banesë brenda së cilës është strehuar një person me rrezikshmëri të lartë, i shpallur në kërkim. 
    Forca të shumta të RENEA-s janë nisur në ndihmë të polcisë së Pukës për shkakt të rrezikshmërisë së lartë, ndërsa mësohet se personi i shumëkërkuar është subjekt i antiterrorit, megjithëse ende nuk dihet identiteti i tij. Në vendngjarje janë nisur edhe forcat nga anti terrori nga Shkodra, ndërsa pritet që Policia të dalë më një njoftim zyrtar për ngjarjen./ZËRI

  • Protesta e PD, qindra forca policie ‘rrethojnë’ Kryeministrinë

    Protesta e PD, qindra forca policie ‘rrethojnë’ Kryeministrinë

    Partia Demokratike ka thirrur mbrëmjen e sotme një protestë përpara Kryeministrisë.

    Siç duhet nga pamjet e siguruara nga gazetarja jonë Elda Menga e cila do të ndjekë nga afër tubimin, qindra forca policie ndodhen rreth Kryeministrisë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
    Ndërkohë kreu i demokratëve do të dalë nga banesa e tij dhe do të shkojë me këmbë para Kryeministrisë.

    Top Channel

  • Protesta e paralajmëruar nga opozita, qindra forca policie ‘rrethojnë’ Kryeministrinë

    Protesta e paralajmëruar nga opozita, qindra forca policie ‘rrethojnë’ Kryeministrinë

    Partia Demokratike ka thirrur mbrëmjen e sotme një protestë përpara Kryeministrisë.

    Siç duhet nga pamjet e siguruara nga gazetarja jonë Elda Menga e cila do të ndjekë nga afër tubimin, qindra forca policie ndodhen rreth Kryeministrisë për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.
    Ndërkohë kreu i demokratëve do të dalë nga banesa e tij dhe do të shkojë me këmbë para Kryeministrisë.

  • “Forca Shqipëria”, Rama uron kuqezinjtë pas fitores Historike

    “Forca Shqipëria”, Rama uron kuqezinjtë pas fitores Historike

    Kryeminsitri Edi Rama ka uruar kuqezinjtë për fitoren historike mbrëmjene  sotme në Andorra, pasi për herë të parë Shqiëpria do të luajë në një fazë play off të Kupës së Botës.
    Postimi i Ramës:
    🇦🇱H🔴I⚽️S⚫️T🦅O🌎R❤️I🫶K😍E🇦🇱

    Ec atyyyy shqipeeeeee❤️💪
    FOOORCAAA SHQIPËRIAAAAA🇦🇱❤️
    Krenarë për kuqezinjtë
    Kujtopjmë që Shqipëria renditet e dyta në Grupin K, pas Anglisë, duke lënë në vend të tretë me 4 pikë më pak ndërsa ka mbetur edhe nëj ndeshje rivalin direkt, Serbinë.
     

  • Forca ushtarake turke në Gaza? Izraeli e përjashton si mundësi

    Forca ushtarake turke në Gaza? Izraeli e përjashton si mundësi

    Tensionet mes Turqisë dhe Izraelit mbeten të larta, pasi marrëdhëniet diplomatike nuk janë në ditët e tyre më të mira.
    Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha sot (9 nëntor) se ushtarët turq nuk do të vendosen në Gaza si pjesë e forcës shumëkombëshe, që pritet të marrë përsipër kontrollin nga ushtria izraelite.
    “Nuk do të ketë ushtarë turq në terren”, u tha gazetarëve zëdhënësi Shos Bedrosian, duke iu përgjigjur një pyetjeje.

    Më herët, ishte ndërhyrja e prerë e presidentit turk, Recep Tajip Erdogan që vuri veton për prezencën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, në samitin e Egjiptit, ku u vendos edhe marrëveshja e paqes për Gazën, duke mos e lejuar të merrte pjesë.

  • E pickoi nepërka, Forca Ajrore shpëton qytetarin nga Kosova në Tropojë

    E pickoi nepërka, Forca Ajrore shpëton qytetarin nga Kosova në Tropojë

    Kronikë E Shtunë, 1 Nëntor 2025 18:40
    Një operacion i suksesshëm shpëtimi është kryer nga Forca Ajrore e Shqipërisë në zonën malore të Currajt të Epërm, ku një shtetas nga Kosova është transportuar me urgjencë drejt spitalit pas pickimit nga një gjarpër helmues i llojit nepërkë.
    Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 14:30, në një terren të thellë malor, në shtegun mes Currajt të Poshtëm dhe Currajt të Epërm, rreth një kilometër larg nga Rrasa e Çurrajve.

    Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, pas sinjalizimit të ardhur nga ekipi i kërkim–shpëtimit të Kosovës, forcat ajrore shqiptare u angazhuan menjëherë në operacion, duke bashkëpunuar me autoritetet vendore për të realizuar transportimin ajror të të plagosurit drejt spitalit të Bajram Currit.

    Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe bashkëpunimit efektiv mes ekipeve shqiptare dhe kosovare, gjendja shëndetësore e të lënduarit është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.