Tag: forbes

  • Rekordi: më shumë miliona në kohë lufte

    Rekordi: më shumë miliona në kohë lufte

    Njerëzit më të pasur në Rusi e rritën pasurinë e tyre me më shumë se tetë për qind vitin e kaluar, në një total prej 625.5 miliardë dollarësh, me të paktën 146 miliarderë të listuar në versionin rus të listës së Forbes të njerëzve më të pasur në Rusi, tha revista.
    Numri i miliarderëve rusë ka arritur një rekord të ri, ashtu si edhe pasuria e tyre totale, sipas renditjes së fundit nga revista Forbes, e cituar nga Reuters.
    Sipas listës, 146 qytetarë rusë janë tani ndër njerëzit më të pasur në botë, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 125 të vendosur vitin e kaluar.
    Vagit Alekperov, ish-kreu i kompanisë së naftës Lukoil, zuri vendin e parë në listën e Forbes për të dytin vit radhazi, me një pasuri prej 28.7 miliardë dollarësh. Ai dha dorëheqjen si president i Lukoil në 2022 pasi Britania e Madhe vendosi sanksione kundër tij.
    Alexei Mordashov zuri vendin e dytë në listë, me një pasuri prej 28.6 miliardë dollarësh, duke u ngritur nga vendi i katërt që zinte vitin e kaluar.
    Forbes deklaroi se lista përfshin 15 miliarderë krejt të rinj, më i pasuri prej të cilëve është Vikram Punia, me origjinë nga India, pronar i kompanisë farmaceutike Pharmasyntez.
    Sipas Forbes, pasuria e tij është 2.1 miliardë dollarë. /tesheshi.com/

  • “Nuk pranoi t’i paguaja drekën”, Samir Mane tregon takimin me përfaqësuesin e Forbes: Pagoi vetëm pjatën e tij

    “Nuk pranoi t’i paguaja drekën”, Samir Mane tregon takimin me përfaqësuesin e Forbes: Pagoi vetëm pjatën e tij

    Biznesmeni Samir Mane është renditur në listën e revistës prestigjioze Forbes si një nga miliarderët e botës, i pari në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.
    Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, biznesmeni Mane ka treguar se si e mësoi lajmin për renditjen në listën e Forbes, sa kohë ju desh revistës që të bënte analizat financiare dhe a kishin ardhur në Shqipëri përfaqësues të tyre.
    Madje, Samir Mane ka treguar edhe një episod me përfaqësuesin kryesor të grupit të punës së Forbes që u mor me analizat financiare të kompanive që zotërohen prej biznesmenit.
    Blendi Fevziu: Sa e mendon pasurinë tënde? E mendon 1.4 miliardë Dollarë, më shumë, më pak?
    Samir Mane: Mund të jetë aty, mund të jetë pak më pak, mund të jetë pak më shumë. Por diku te ato vlera duhet të jetë patjetër.
    Blendi Fevziu: Pra milionat kur je miliarder nuk kanë më aq vlerë të madhe?
    Samir Mane: Jo, nuk kanë ndonjë vlerë. Siç e sheh, sot këta kanë humbur 2 miliardë ose kanë fituar 2 miliardë.
    Blendi Fevziu: Ku ishit dhe si e morët vesh lajmin që ishit miliarderi i parë në historinë e Shqipërisë dhe i pari në Ballkanin Perëndimor?
    Samir Mane: Isha në Amerikë në fakt për punët e bizneseve të mia dhe aty një nga punonjësit e bizneseve, presidenti i kompanisë, më çoi një urim dhe më tha që nga sot je në listën Forbes me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.
    Blendi Fevziu: Nuk ju kishte ardhur asnjë njoftim nga Forbes?
    Samir Mane: Asnjë njoftim. Natyrisht, Forbes ka bërë prej 6 muajsh kërkime të detajuara dhe të thelluara në kompanitë e mia të biznesit kudo ku unë kam biznese.
    Blendi Fevziu: Po këtu në Shqipëri kishte përfaqësues Forbes që erdhën?

    Samir Mane: Kanë ardhur dhe këtu përfaqësues të Forbes, kanë qëndruar gjatë në kohë, kanë parë pasqyrat tona financiare, të cilat janë të deklaruara sipas standardeve më të mëdha dhe më të mira që bota sot njeh në raport të transparencës financiare.
    Blendi Fevziu: Edhe juve ju kanë kontaktuar?
    Samir Mane: Na kanë kontaktuar pasi kanë marrë pasqyrat tona financiare, për sqarime në raport me pasqyrat tona financiare. Edhe mua më kanë kontaktuar 1 muaj pasi kanë parë pasqyrat tona financiare. E çuditshme ishte që pas një takimi shkuam të hamë drekë dhe dreka bënte diku 80 Dollarë, ai e pagoi vetë drekën.
    Blendi Fevziu: Bënte 80 Dollarë dhe ti deshe ta paguaje?
    Samir Mane: Normal, dhe unë i thashë që ky është një kod shqiptari. Jo tha, më vjen keq, unë duhet ta paguaj drekën vetë. Nxorri kartën e kreditit.
    Blendi Fevziu: Se nuk e lejonte kompania që t’i paguaje drekën.
    Samir Mane: Ndoshta prej asaj gjëje. Unë i thashë që do ta bëj publike këtë fakt, bëje tha, s’kam asnjë lloj problemi.
    Blendi Fevziu: Pra ai erdhi të numëronte sa miliarda ishin këtu dhe 80 Dollarë të drekës e pagoi vetë.
    Samir Mane: 20, sepse 80 bënte gjithë dreka. 20 Dollarë të vetat i pagoi vetë. Tonat nuk i pagoi.
    Blendi Fevziu: Dhe nuk pranoi që t’ia paguaje ti as 20 Dollarëshin?
    Samir Mane: Po.
    Blendi Fevziu: Sa ishte ekipi i Forbes që erdhi dhe bëri kërkime në Shqipëri?
    Samir Mane: Nuk e di sa janë marrë me analizën, por 1 që ishte kryesori u mor gjatë me analizën, me shumë pyetje, natyrisht me stafin tim jo me mua, për pyetje-përgjigje në raport me pasqyrimet që kishim ne në pasqyrat financiare.
    Blendi Fevziu: Sa zgjati ky proces i Forbes?
    Samir Mane: Besoj që ka zgjatur 6 muaj.
    Blendi Fevziu: Ata morën vetëm pasqyrat financiare të kompanive në Shqipëri apo dhe të kompanive tuaja jashtë?
    Samir Mane: Të gjitha kompanive në çdo cep të planetit ku jemi, në Amerikë, në Kanada.

  • Samir Mane, miliarderi i parë shqiptar në listën e Forbes

    Samir Mane, miliarderi i parë shqiptar në listën e Forbes

    Revista Forbes futi në listën e njerëzve më të pasur të botës për herë të parë një sipërmarrës shqiptar. Ai është Samir Mane, themeluesi dhe presidenti i Balfin Group, i cili është renditur në vendin e 2356 me një pasuri prej 1.4 miliardë Dollarë.
    “Diku tjetër në Evropë, Shqipëria ka miliarderin e saj të parë këtë vit, me hyrjen e re Samir Mane, i cili ka ndërtuar një pasuri të vlerësuar prej 1.4 miliardë dollarësh nga investimet në qendra tregtare, dyqane elektronike dhe pasuri të patundshme luksoze në mbarë Ballkanin”.

     
    Kjo është pasuria më e madhe e certifikuar ndonjëherë për një sipërmarrës shqiptar nga revista prestigjioze Forbes, e cila e ka bërë traditë publikimin e listës së njerëzve më të pasur të globit, prej vitit 1987.
    Me një aktivitet të nisur në vitin 1993, Mane themeloi më pas grupin Balfin, duke e shndërruar atë një ndër grupet më të mëdha investuese në rajon, e që tashme ka zgjedhuar investimet edhe në Austri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
    Forbes shkruan se tani ka më shumë se 3 mijë miliarderë në mbarë botën dhe se ata janë më të pasur se kurrë, me një pasuri të përbashkët prej 16.1 trilionë Dollarësh.

    Vetëm tre vende përbëjnë më shumë se 50% të të gjithë miliarderëve. Thuajse një e treta e listës së këtij viti vjen nga Shtetet e Bashkuara, që renditet me 813 miliarderë. Kina mban sërish vendin e dytë me 450 miliarderë dhe India në vendin e tretë me 205 miliarderë. Në Europë vendin e parë e mban Gjermania me 171 miliarderë.
     

  • LISTA- Miliarderët e Forbes/ Musk kryeson, Trump dyfishon pasurinë…ka edhe prurje të reja

    LISTA- Miliarderët e Forbes/ Musk kryeson, Trump dyfishon pasurinë…ka edhe prurje të reja

    Lista e Forbes

    SHBA- Publikohet lista e re e Forbes për miliarderët e botës! Lista shënon një rritje të shpejtë të pasurisë globale, e cila këtë vit përmban 3028 emra – një numër rekord që nga publikimi i parë i listës në 1987. Pasuria e tyre totale arrin në 16.1 trilion dollarë, shuma më e lartë e të gjitha kohërave. Edhe kësaj here Elon Musk mban vendin e parë duke rrëzuar nga froni manjatin francez të mallrave luksoze Bernard Arnault, pasi pasuria e tij u rrit me 75%, duke kapur shifrën e 342 miliardë dollarëve.
    Kështu, Musk bëhet personi i parë që e kaluar ndonjëherë shifrën e 300 miliardë dollarëve si pasuri personale.
    Edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka dyfishuar pasurinë e tij, tani duke shkuar në 5.1 miliardë dollarë. E gjitha kjo falë aksioneve të tij në “Trump Media & Technology Group” dhe të ardhurave të mëdha nga investimet e tij të fundit në botën e kriptomonedhave.

    Forbes

    Në vendin e dytë pas Musk është Mark Zuckerberg me një pasuri prej 216 miliardë dollarësh, ndërsa Jeff Bezos pason në vendin e tretë me 215 miliardë dollarë. Në vendin e katërt është themeluesi i Oracle, Larry Ellison me 192 miliardë dollarë dhe në vendin e pestë është Bernard Arnault dhe familja e tij me 178 miliardë dollarë.
    Dhjeshja e parë plotësohet nga:
    6: Warren Buffett, një nga investitorët më të suksesshëm të të gjitha kohërave me 154 miliardë; 7: Larry Page, i cili dha dorëheqjen si CEO i Alphabet, kompania mëmë e Google, në 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 144 miliardë; 8: Sergey Brin, i cili dha dorëheqjen si kryetar i Alphabet, kompania mëmë e Google, në dhjetor 2019, por mbetet anëtar i bordit të drejtorëve me 138 miliardë; 9: Amancio Ortega, themelues dhe pronar i kompanisë shumëkombëshe Inditex, e cila, ndër të tjera, zotëron Zara-n, me 104 miliardë.
    Hyrjet e reja: Nga Springsteen në Schwarzenegger
    Lista e 2025 përmban 288 miliarderë të rinj që shfaqen për herë të parë, duke përfshirë muzikantin Bruce Springsteen, themeluesin e Chipotle Steve Ells, CEO i Alphabet/Google, Sundar Pichai, aktorin dhe ish-guvernatorin e Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger dhe 28-vjeçarin, bashkëthemeluesin e Scale AI, Alexander ëang, më i riu i që ka kapur miliarda.
    Shtetet e Bashkuara ruajnë epërsinë me 902 miliarderë, një numër rekord, me një vlerë totale prej 6.75 trilionë dollarë. Kina pason në vendin e dytë me 450, dhe India në të tretën me 205.
    Numri i njerëzve me një pasuri prej më shumë se 100 miliardë dollarë arriti gjithashtu një nivel rekord, me 15 persona në mbarë botën. Por në të njëjtën kohë, 107 persona ranë nga lista këtë vit, duke përfshirë trashëgimtarin e Hermès, Nicolas Pess dhe pronarin e Hobby Lobby, David Green, ndërsa 32 miliarderë vdiqën përgjatë 2024./ZËRI

  • “Forbes” e rendit Samir Manen në listën e njerëzve më të pasur të botës

    “Forbes” e rendit Samir Manen në listën e njerëzve më të pasur të botës

    Revista “Forbes” ka publikuar listën e njerëzve më të pasur të botës, në të cilën renditen sipërmarrës, investitorë dhe trashëgimtarë.
    Në këtë listë renditen 3028 miliarderë nga e gjithë bota, dhe rezultatet e saj janë plotësuar nga çmimet e aksioneve dhe kurset e këmbimit që nga 7 marsi 2025.
    Në listën e njerëzve më të pasur të botës renditet edhe shqiptari Samir Mane, i cili mban vendin e 2356. Sipas “Forbes”, Samir Mane ka një pasuri me vlerë 1.4 miliardë dollarë.
    Kujtojmë se Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me qendër në Tiranë, Shqipëri.
    Mane u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në 1991 dhe u transferua në Austri si refugjat.
    Ai hapi dyqanin ‘Neptun’, një zinxhir dyqanesh elektronike në Shqipëri në vitin 1998 dhe u kthye në 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.
    BALFIN zotëron gjithashtu prona të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.