Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur që të rrisë fondet për shpërblimin e fundvitetit për pensionistët. Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fondi për shpërblimin e fundvitit në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro.
“Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë”, thuhet në relacion.
Bonusi i fundvitit edhe për këtë vit pritet të jetë i ndarë, pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj të marrin më shumë, dhe kush merr mbi këtë vlerë të ketë bonus më të ulët.
Tag: fondi
-

Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..
-

Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi u buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..
Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit qeveria ka vendosur që të rrisë fondet për shpërblimin e fundvitetit për pensionistët. Nga 37.5 milionë euro që ishte parashikuar fondi për shpërblimin e fundvitit në buxhetin fillestar, vlera është rritur në 97 milionë euro.
“Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë”, thuhet në relacion.
Bonusi i fundvitit edhe për këtë vit pritet të jetë i ndarë, pensionistët që marrin deri në 20 mijë lekë në muaj të marrin më shumë, dhe kush merr mbi këtë vlerë të ketë bonus më të ulët.
-

Fondi “Besa”, i privilegjuari i çdo qeverie, nga Majko, Fatos Nano, te Meta, Berisha dhe Rama, ja si Soros hodhi…
Në artikullin e kaluar zbuluam se si Fondacioni “Besa”, krijuar fillimisht me mbështetjen e strukturave të financuara nga rrjeti i George Soros, përfitoi nga shteti shqiptar rreth 3 miliardë lekë pas kalimit të aseteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vitin 1999. Por hetimi ynë nuk ndalet këtu. Dokumentet që disponojmë tregojnë se “Besa” ka qenë një i privilegjuar i përhershëm i çdo qeverie shqiptare, nga koha e Pandeli Majkos dhe Fatos Nanos, te Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama. Sot do të tregojmë me fakte sesi u ndërtua ky sistem që i rezistoi çdo rotacioni politik, duke u shndërruar në një nga rrjetet më të qëndrueshme të ndikimit ekonomik të Sorosit në Shqipëri.
Detajet
Siç raportuam edhe më parë Fondi Besa i krijuar nga themeluesi Soros është një fondacion që ka zhvilluar veprimtari të palicencuar në Shqipëri. Ai që lejoi futjen e filantropit në vendin tonë ishte Sali Berisha, pasi Soros nisi aktivitetet sapo ra regjimi komunist. Fondacioni “Besa” i krijuar në datën 01.10.1998 dhe regjistruar ndryshimet në Statut me vendimin e Gjykatës së Tiranës nr 1554, date 18.05.1999, nëpërmjet një marrëveshje me qeverinë shqiptare të asaj kohe mori përsipër nxitjen për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet kreditimit që do të kryhej nga ky fondacion. Fondacionin Besa do të operonte si një entitet juridik që vepron si organizatë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni “BESA” filloi aktivitetin e tij ne Maj 1999 me V.K.M. Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredisë Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni “BESA” me themelues Fondacionin “SOROS”. Pra siç edhe shikohet në rastin konkret ky fondacion ka filluar aktivitetin e tij nëpërmjet fondeve të marra nga donatorët, dhe një fondi të derdhur nga shteti shqiptar. Në fakt, donatori kryesor është shteti shqiptar, i cili në mënyrë të papërgjegjshme i ka falur miliona dollarë këtij fondacioni. Ndërkohë qe Themeluesi i këtij fondacioni, Soros, ka derdhur vetëm 1 milion USD në 19 maj të vitit 1999 për të gjeneruar në vitet e ardhshme dhjetëra miliona euro.
Si i falën fondacionit Besa miliona dollarë Majko dhe Nano
Në 19 Korrik 1999, kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko i dha Besës në mënyrë arbitrare gjysmën e projektit prej 22.9 milionë dollarësh të shtetit shqiptar, nga të cilat 12 milionë dollarë ishin kredi shtetërore e Bankës Botërore, 1.4 milionë dollarë ishin financim i Agjencisë Zvicerane për Kooperim dhe Zhvillim, dhe vetëm 1.4 milionë dollarë ishin kontribut i Soros (nga të cilat vetëm 1 milion dollarë ishin kapital që do të hidhej në fushën e kredive). Këto para që iu dhanë Fondacionit Besa dhe Fondit të Zhvillimit Rural në mënyrë të barabartë përbëjnë edhe sasinë më të madhe që shteti shqiptar mund të ketë kontribuar ndonjëherë për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri. Por duket se Kryeministrat shqiptarë kanë qenë në garë se kush t’i japë më shumë Sorosit nga paratë e shqiptarëve. Ishte Kryeministri Fatos Nano ai i cili kontribuoi pranë Fondacionit Besa me 2 milionë dollarë të tjera që iu morën Agjencisë Shqiptare të Garancisë (AGSH) dhe iu dhuruan Soros në dt. 23 Korrik 2004. Ky akt i paprecedentë i dhuratave seriale të parave të shqiptarëve merr një përmasë të re kur vetëm dy javë më parë se Fatos Nano t’i dhuronte 2 milionë dollarë, Gjykata e Lartë kishte nxjerrë një vendim që diskreditonte rëndë praktikat fiskale të Fondacionit Besa. Sipas Vendimit Nr. 1420 dt. 8 Korrik 2007 të Gjykatës së Lartë, skema e evazionit fiskal të Fondacionit Besa (e cila fshihej pas termave “edukim” dhe “jofitimprurës” për të realizuar fitime milionash), pësoi një goditje të rëndë, sidomos në nivelin e reputacionit ndërkombëtar. Dhe në këtë rast fajtori mori pozicionin e viktimës. Kryeministri Fatos Nano për ta rehabilituar dhe marrë më të mirë Sorosin, se do e ndihmonte imazhin ndërkombëtar, jo vetëm që iu dhuruan 2 milionë dollarë, por u mor edhe një Vendim i Këshillit të Ministrave për “të lehtësuar barrën fiskale të Fondacionit Besa”, privilegj ky që nuk iu ofrua institucioneve të tjera jobankare të mikrokreditit. Vit pas viti, Besa u ushqye me paratë e shqiptarëve që buronin nga drejtimet shtetërore si dhe nga interesat e larta vjetore që duhej të paguanin kredimarrësit e vegjël shqiptarë. Pikërisht në kohën kur legjislacioni shqiptar në fushën e mikrokreditit filloi të standardizohej me kërkesat e MSA-së në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë, Fondacioni Besa kaloi në informalitet të plotë sepse e kishte të pamundur të operonte si çdo subjekt tjetër jobankar kredidhënieje, pasi ishte ndërtuar mbi informalitet që nuk i mbijeton dot rregullave të lojës së konkurrencës së ndershme.
Qeveria e Berishës
Përveç mbështetjes nga PS, Fondi Besa ka marr bekimin dhe të demokratëve. Pasi Berisha erdhi në pushtet në 2005, e mbështeti këtë fondacion. Besa pasi operoi si fondacion, u kthye në fond dhe në biznes më pas që jep kredi kundrejt interesit. Bordi i Fondi Besa, në qershor 2008 vendosi të aprovojë planin e transformimit të Fondi Besa nga statusi i OJQ, në një status të ri ligjor si shoqëri aksionare. Pra në vitin 2008 ndodhi dhe transformimi i madh, ku u desh mbështetja e politikës. Qeveria shqiptare, e përfaqësuar në këtë rast nga ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ra dakord që të gjitha detyrimet dhe të drejtat që Fondacioni “Besa” kishte me qeverinë shqiptare të kalonin te Fondi “Besa” sh.a. Pra në këtë kohë doli emri i Ridvan Bodes. Ndërkohë, mbështetje u dha dhe nga Banka, e cila përmes manovrave bëri licencimin si institucion financiar jobankar.
Lidhja me Metën
Fondi “Besa” ka qenë në qendër të disa hetimeve dhe akuzave me lidhjet e mundshme me Ilir Metën dhe partinë e tij, ish-Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI). Meta ka mohuar çdo lidhje direkte me Fondin “Besa” dhe ka theksuar se ai është një fondacion jofitimprurës. Megjithatë, hetimet dhe akuzat e ngritura kanë ngritur dyshime të forta për ndikimin e mundshëm të tij dhe të partisë së tij në administratën e fondit dhe në veprimet e tij financiare. Kujtojmë se fijet e fshehta të Metës te Fondi “Besa” i zbuloi dhe skandali që plasi në 2019 në një prej filialeve të fondit, pasi një grup punonjësesh përfituan rreth 3.7 milionë euro nga skema e mashtrimit me kreditë. Dosja e prokurorisë tregoi se të përfshirë ishin dhe persona të njohur. Drejtoresha e degës, e cila u arrestua nga policia në atë kohë, ishte vajza e tezes e një gazetari të njohur në vend, i cili mbante qëndrime pro LSI. Madje vetë personi në fjalë kishte dhënë mijëra euro në formë fajde. Një element tjetër ishte se kreu i fondit, Bajram Muça ishte në listën e kandidatëve të ish-presidentit Ilir Meta.
Roli i Ramës dhe shqiptarët zhyten në borxhe
Gjithashtu fondi Besa ka marrë miliona euro përmes fondeve të dhëna nga BERZH dhe organizmat e tjerë si ndihmë për mikrobiznesin dhe fermerët. Nga ana tjetër së fundmi u zbulua se institucionet që operojnë në fushën e mikrokredisë dhe financimeve alternative kanë realizuar një fitim neto prej 3 miliardë lekësh në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Kjo shumë përkthehet në rreth 30 milionë euro. 61% e portofolit të tyre i përket individëve që marrin hua për konsum, shëndet apo detyrime të menjëhershme. Qindra familje kanë përfunduar në borxhe të pashlyeshme dhe pasoja të rënda sociale. Pavarësisht se Banka e Shqipërisë njofton për ulje të kredive me probleme në 12%, praktika tregon se shumë kredi ristrukturohen me kushte të reja. Kjo zgjat afatet e shlyerjes dhe rrit barrën e interesave. Përfitimi financiar i kompanive rritet, ndërsa qytetarët hyjnë në spirale borxhesh. Ndërhyrjet ligjore kanë vendosur kufizime për numrin e kredive dhe raportin borxh/të ardhura, por mekanizmat e fitimit mbeten të njëjtë. Komisionet e fshehura, penalitetet për vonesa minimale dhe mungesa e transparencës janë të zakonshme. Ligji nuk garanton ende mbrojtje efektive për qytetarët përballë këtyre kompanive. -

Ja mekanizmi se si Soros grabiti 3 miliardë lekë të shqiptarëve me anë të Fondit “Besa”, zbardhen faktet
Një analizë e fundit e publikuar nga mediat amerikane ngriti alarmin për një ofensivë të re politike dhe juridike që presidenti Donald Trump po përgatit ndaj rrjeteve globale të ndikimit, përfshirë atë të miliarderit George Soros dhe partnerëve të tij ndërkombëtarë. Shkrimi përshkruan në detaje planin e Trump për të përdorur Ligjin për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA) si armën kryesore për të çmontuar strukturat që, sipas tij, kanë ushqyer trazirat e brendshme dhe kanë ndikuar në politikën amerikane përmes rrjeteve të huaja. Theksohet se hetimet e reja mund të ekspozojnë një zinxhir ndikimesh që përfshijnë politikanë, fondacione dhe qeveri të huaja, me pasoja që pritet të ndihen deri në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri. Në artikullin e kaluar raportuam se Soros nëpërmjet Fondit “Besa” ka zhvilluar aktivitet kriminal financiar në Shqipëri që nga viti 98’ kur u krijua. Treguam se si u licencua Fondi “Besa” dhe skandali që ndodhi me kalimin e kapitaleve. Pra fillimisht “Besa” ishte fondacion, ndërsa më pas u shndërrua në fond financiar. Sot po tregojmë se si fondacioni-fondi “Besa” përfitoi rreth 3 miliardë lekë nga shteti shqiptar. Në vitin 1999, qeveria shqiptare i transferoi 309,864,911.50 lekë asete të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (institucion shtetëror) Fondacionit “Besa”.
Detajet
Sipas marrëveshjes së lidhur në dt. 20 Maj 1999, kur shteti shqiptar ishte i gjithi në dispozicion të kulmit të krizës kosovare, Soros arriti t’i zhvasë me një veprim të vetëm 3 miliardë dollarë në një kohë që shteti shqiptar kishte më shumë nevojë se kurrë për mbështetje financiare. Në atë kohë të gjithë institucionet ndërkombëtare dhe organizatat jo-fitimprurëse sillnin para nga jashtë brenda, Soros arrinte që paratë e shtetit shqiptar të kalonin nga brenda-jashtë për përfitim të Soros. Elementi më i interesant i kësaj shume është fakti që ajo ishte vetë një kredi e shtetit shqiptar që i ishte dhënë nga Banka Botërore. 3 miliardë dollarët që shteti shqiptar ia kishte marrë në formë kredie Bankës Botërore, për Fondin Shqiptar të Zhvillimit në kthim kanë arritur në vlerë dyfishe, pasi shteti shqiptar pagoi dhe interesa. Por skandali këtu qëndron te fakti se Fondacioni “Besa” u shndërrua më pas në biznes privat, pra Fondi “Besa”, dhe të gjitha këto kapitalet e përfituara nuk u kthyen, po u mbajtën prej saj.
Kalimi në biznes
“Besa” lindi si fondacion, më pas ajo krijoi dhe biznese për kredi. “Fondacioni Besa”, i ka kaloi 100% aksionet në vlerë 1 milion dollarë të “BESA” sh.a. (pronare e të cilës fondacioni jofitimprurës Fondacioni- “Besa”) në pronësi të një krijese të re sorosiane në Tiranë: Fondacionit Albanian “Besa” Capital (ABC). Sipas aktit të themelimit të biznesit, Fondi “Besa” sh.a. të regjistruar në Dhomën e Noterëve Tiranë dt. 10/07/2008, (Nr. 7665 Rep. dhe Nr. 1085 Kol.), rezulton se ky biznes është themeluar nga Fondacioni-Fondi “Besa”. Por në ligjin nr. 8788 për Organizatat Jofitimprurëse, Neni 36 thuhet: “Organizata jofitimprurëse, për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së saj, ka të drejtë të ushtrojë veprimtari ekonomike. Organizata jofitimprurëse mund të zhvillojë veprimtari ekonomike pa qenë nevoja që të krijojë një subjekt të veçantë për këtë qëllim, me kusht që kjo veprimtari të jetë në përputhje me qëllimet e organizatës jofitimprurëse, të jetë deklaruar si një nga burimet e të ardhurave dhe me kusht që kjo veprimtari të mos përbëjë qëllimin primar të veprimtarisë së organizatës. Nëse organizata jofitimprurëse, nëpërmjet ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, realizon fitime, ato duhet të përdoren për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në statut dhe në aktin e themelimit”. Në këtë rast Fondacioni jo-fitimprurës Fondi “Besa” ka krijuar një biznes të vetin për qëllimet e veta, dhe akti i themelimit i regjistruar në QKR e vërteton këtë. -

Soros nëpërmjet Fondit “Besa” ka zhvilluar aktivitet kriminal financiar, si u shndërrua me ndihmën e qeverisë…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdon të thellohet përplasja historike mes presidentit Donald Trump dhe miliarderit George Soros, që po trondit themelet e sistemit politik dhe financiar amerikan. Trump ka nisur një fushatë frontale kundër rrjeteve të financimit liberal, duke kërkuar hetime federale ndaj fondacioneve të lidhura me Soros dhe përdorimin e ligjit “RICO” për ta goditur atë si organizatë kriminale ekonomike. Kjo betejë e ashpër mes forcave nacionaliste të Trump dhe strukturës globaliste të Sorosit po përshkallëzohet çdo ditë, ndërsa paralajmërohet se pasojat do të ndihen deri në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri, një nga vendet ku Soros ndërtoi rrjetin më të fuqishëm të ndikimit që prej viteve ’90. Në këtë klimë tensioni global, vëmendja po kthehet te “laboratori shqiptar” i modelit Soros, Fondi “Besa”. Dokumentet që disponon gazeta “SOT” tregojnë se përmes këtij fondi, i krijuar në bashkëpunim me qeverinë e Sali Berishës, Soros ndërtoi një skemë të sofistikuar financiare që nga një fondacion bamirës u shndërrua në një biznes fitimprurës me miliona euro asete, duke shkelur ligjet shqiptare dhe duke përfituar nga mbrojtja e pushtetit.
Si u krijua Fondi “Besa”
Fondi Besa i krijuar nga themeluesi Soros është kryekëput një fondacion mafioz dhe piramidë, i cili ka zhvilluar veprimtari të palicencuar në republikën e Shqipërisë. Ai që lejoi futjen e filantropit në vendin tonë ishte Sali Berisha, pasi Soros nisi aktivitetet sapo ra regjimi komunist. Fondacioni “Besa” i krijuar në datën 01.10.1998 dhe regjistruar ndryshimet në Statut me vendimin e Gjykatës së Tiranës nr 1554, date 18.05.1999, nëpërmjet një marrëveshje me qeverinë shqiptare të asaj kohe mori përsipër nxitjen për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet kreditimit që do të kryhej nga ky fondacion. Fondacionin Besa do të operonte si një entitet juridik që vepron si organizatë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni “BESA” filloi aktivitetin e tij ne Maj 1999 me V.K.M. Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredisë Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni “BESA” me themelues Fondacionin “SOROS”. Pra siç edhe shikohet në rastin konkret ky fondacion ka filluar aktivitetin e tij nëpërmjet fondeve të marra nga donatorët, dhe një fondi të derdhur nga shteti shqiptar. Në fakt, donatori kryesor është shteti shqiptar, i cili në mënyrë të papërgjegjshme i ka falur miliona dollarë këtij fondacioni. Ndërkohë qe Themeluesi i këtij fondacioni, Soros, ka derdhur vetëm 1 milion USD në 19 maj të vitit 1999 për të gjeneruar në vitet e ardhshme dhjetëra miliona euro.
Skema
Nëpërmjet këtij shkrimi do të pasqyrojmë mënyrat mafioze të operimit të këtij fondacioni, i cili që në ditët e para të krijimit të tij deri në vitin 2000 kreu evazion fiskal pa paguar detyrimet në shtet. Fondacioni Soros nuk pranoi të derdhë tatimin e fitimit për të ardhurat që fitonte nga kreditimi i bizneseve, fitim i cili sigurohej nga përqindja e lartë që ky fondacion merrte në ato vite. Duke mos pranuar që të derdhnin këto të ardhura në bazë të ligjit “Për organizatat jofitimprurëse, në të cilin sipas nenit 2 përfshihen dhe fondacionet, fondacioni Besa për thuajse katër vjet rresht kreu evazion të hapur fiskal. Por meqenëse ligji nuk i përjashtonte këto organizata (edhe pse janë të tilla) nga detyrimet fiskale, ky fondacion duhet të paguante tatimin mbi fitimin. Sipas nenit 40 “Lehtësitë dhe përjashtimet e organizatave jofitimprurëse nga detyrimet tatimore dhe doganore caktohen me ligj”. Por meqenëse për këtë fondacion nuk kishte ligj që të toleronte mospagimin e taksave, e ktheu këtë fondacion në një skemë të hapur abuzive dhe një nga evazorët fiskale më të mëdhenj në tregun e institucioneve financiare jobankare. Sipas ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat në nenin 18 të të cilit janë parashikuar përjashtimet, nuk ka rezultuar që Fondacioni Besa të jetë i përfshirë në ndonjërën prej kategorive të përjashtuara.
Ky fondacion në mënyrë absurde ka pretenduar se qëllimi i krijimit të tij këtij fondacioni kishte të bënte me qëllime bamirëse dhe edukuese, kur në të vërtetë ka zhvilluar aktivitet të mirëfilltë ekonomik, aktivitet i cili i ka sjellë të ardhura kolosale këtij fondacioni. Ky fondacion ka dhënë më parë kredi me përqindjen më të lartë në tregun bankar dhe jobankar. Pra ky fondacion që ka operuar me marzhe të larta fitimi dhe ka grabitur në mënyrë permanente shtetin shqiptar duke mos paguar taksa dhe duke e argumentuar nën idenë e se kreditonin shqiptarët për ti edukuar, ndërkohë që Soros, vilte fitime marramendëse. Pasi u kontrollua dhe u gjobit nga shteti shqiptar, ky fondacion u fut në skemën e tatimpaguesve deri në vitin 2007, vit në të cilin ky fondacion filloi të punojë i palicencuar si një skemë e mirëfilltë piramidale. Gjatë vitit 2007 fondacioni “Besa”, regjistroi 9,200 klientë aktivë. Sipas drejtorit të këtij fondacioni në atë kohë, “fondi “Besa” dha 37,000 kredi me një shumë të përgjithshme prej 194 milionë dollarësh. Duke operuar pa licence, ky fondacion ka shkelur ligjin Nr. 9662, date 18.12.2006, “Për Bankat”, duke operuar në kundërshtim me nenet 6,54, 90 dhe 126.
Sipas nenit Neni 90 të ligjit 9662, “Ushtrimi i veprimtarisë bankare ose i çdo veprimtarie tjetër financiare, të parashikuar në nenet 4 dhe 54 të këtij ligji, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë, përbën krim dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ndërkohë që sipas kodit penal të Shqipërisë neni 143/a mbi skemat mashtruese dhe piramidale, organizimi dhe vënia në funksionime skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes me qëllime fitimi materialm dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet burg, Po kjo vepër kur sjell pasoja të rënda dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet burg”. Nëse vëmë re nga të gjitha të dhënat e mësipërme ky fondacion ka shkelur ligjet shqiptare duke operuar i palicencuar duke kryer një krim të rëndë, i cili dënohet edhe nga kodi penal i Shqipërisë dhe ligji për Bankën e Shqipërisë, megjithëse ky fondacion funksionon si operator që krediton me degë në gjithë Shqipërinë, institucionet nuk kryen asnjë veprim.
Qeveria e Berishës
Siç e përmendëm dhe në një artikull të fundit të gazetës “Sot”, në këtë aferë mafioze ka qenë i përfshirë edhe ish ministri i Financave Bode, i cili ka lejuar funksionimin e kësaj skeme piramidale. Pasi Berisha erdhi në pushtet në 2005, e mbështeti këtë fondacion. Besa pasi operoi si fondacion, u kthye në fond dhe në biznes më pas që jep kredi kundrejt interesit. Bordi i Fondi Besa, në Qershor 2008 vendosi të aprovojë planin e transformimit të Fondi Besa nga statusi i OJQ, në një status të ri ligjor si shoqëri aksionare. Pra në vitin 2008 ndodhi dhe transformimi i madh, ku u desh mbështetja e politikës. Qeveria shqiptare, e përfaqësuar në atë kohë nga ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ra dakord që të gjitha detyrimet dhe të drejtat që Fondacioni “Besa” kishte me qeverinë shqiptare të kalonin te Fondi “Besa” sh.a. Pra në këtë kohë doli emri i Ridvan Bodes. Pra duket se “Besa” ndër vite ka pasur mbështetje politike. -

FMN ul parashikimet për Shqipërinë, ekspertët: Të diversifikohen sektorët dhe të forcohet baza fiskale
Në raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, Fondi Monetar bëri një rivlerësim të parashikimit për rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Në 3.4% nga 3.8% që ishte pritshmëria në fillim të vitit. Kjo sipas ekspertëve të tregu vin si pasojë e një sërë faktorëve duke nisur nga përqendrimi i ekonomisë vetëm në disa sektorë dhe lënia pas e sektorëve prodhues.
Ndërsa ecurinë e ekonomisë shqiptare FMN e cilëson drejt fazës së normalizimit, Fondi kërkon të behet kujdes në menaxhimin e borxhit dhe politikave fiskale.
FMN thekson gjithashtu se huamarrja publike dhe kostot në rritje të mbrojtjes, sigurisë energjetike dhe plakjes së popullsisë do të detyrojnë shumë qeveri, veçanërisht në Evropë, të kufizojnë shpenzimet.
Në rajon, rritjen më të lartë pritet ta ketë Kosova, me 3.9%, Maqedonia e veriut pritet të ketë të njëjtën rritje si Shqipëria me 3.4% në 2025-n. Në Mal të Zi 3.2% ndërsa 2.4% pritet Serbia.Top Channel
-

Gara në 5 bashki/ Pezullimi i Tiranës ul koston, KQZ: Ja sa do të jetë fondi për zgjedhjet e 9 nëntorit
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se fondi për zgjedhjet e pjesshme në 5 bashkitë e vendit do të jetë 1.6 mln euro. Pas pezullimit të garës për bashkinë e Tiranës, fondi është ulur me 2 mln euro, pasi parashikimi fillestar ishte për një buxhet 3.6 mln euro. Në garë për zgjedhjet e pjesshme do të shkojnë bashkia e Vlorës, Tepelenës, Matit, Cerrikut dhe Beratit.
Konkretisht: 288 mijë euro për mallra, nga ku 85 mijë euro shkojnë për prodhimin e fletëve të votimit; 370 mijë euro do të kushtojë ngritja e sistemin elektronik të hedhjes dhe transmetimit të rezultatit të zgjedhjeve në kohë reale, përfshirë këtu edhe garantimin e pamjeve filmike nga Qendrat e votimit dhe Grupet e Numërimit; 230 mijë euro do të shkojnë për të paguar komisionerët dhe numëruesit. 100 mijë euro shkojnë për anëtarët e KAS që angazhohen në këto zgjedhje.
Bashkia e Beratit, Tepelenës dhe Matit “humbën” kryebashkiakët e tyre, pasi u zgjodhën deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Ndërkohë që Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashki i Vlorës dhe Andis Salla u largua nga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Bashkia e Tiranës e cila bënte pjesë te 6 vakancat zyrtare për zgjedhjet e pjesshme lokale, është pezulluar për zhvillimin e zgjedhjeve deri në dhënien e vendimit të Kushtetueses mbi ankimin e Erion Veliajt lidhur me shkarkimin. Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancën publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt më 31 tetor./ZËRI -

Gara në 5 bashki, ja sa do të jetë fondi për zgjedhjet nga KQZ
1.6 milionë euro do të jetë fondi për zgjedhjet në 5 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme, pas pezullimit të garës për bashkinë e Tiranës.
Kjo u bë e ditur sot nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Në garë për zgjedhjet e pjesshme do të shkojnë bashkia e Vlorës, Tepelenës, Matit, Cerrikut dhe Beratit.Top Channel
-

Pse paqja në Gaza kalon përmes video-lojërave dhe dhëndrit të Trump! Kushner dhe marrëveshja miliardëshe me sauditët
Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump për martesën me vajzën e tij të madhe Ivanka, ka qenë në qendër të vëmendjes këto orë për arsye që duket se janë të ndryshme: video-lojërat dhe një luftë. Por pikërisht lidhjet mes këtyre dy fushave kaq të ndryshme hedhin dritë mbi natyrën e pushtetit në Amerikë sot dhe mbi ekuilibrat që mund të krijohen në Lindjen e Mesme.
Marrëdhëniet e Kushner me monarkitë e GjiritLufta, natyrisht, është ajo e Gazës. Kushner – sipas zërave nga Shtëpia e Bardhë – ka marrë pjesë së bashku me Trumpin, këshilltarin dhe partnerin e tij të biznesit Steven Witkoff dhe kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu në hartimin e versionit final të propozimit të paqes me njëzet pika, të prezantuar të martën.
Dhëndri i presidentit, i rritur me edukim ortodoks hebre, ishte gjithashtu i dërguar i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme gjatë presidencës së parë të Trump dhe pati një rol vendimtar në negociatat për Marrëveshjet e Abrahamit midis Izraelit dhe Arabisë Saudite. Që atëherë, Kushner ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me monarkitë e Gjirit, të cilat i kanë mundësuar edhe tani, kur zyrtarisht është vetëm biznesmen dhe nuk ka më një funksion politik formal, të veprojë si ndërmjetës. Nuk është rastësi që administrata amerikane i ka dhënë atij dukshmëri publike, edhe pse ai vetë, që nga rikthimi i Trump në pushtet, përpiqet ta shmangë atë.
Roli i Kushner në rindërtimin e GazësKëtë herë, megjithatë, gjërat ndryshojnë. Nga njëra anë, përfshirja e Kushner ka qenë e rëndësishme për ta bërë propozimin e paqes të pranueshëm për Netanyahu; nga ana tjetër, ai është i përfshirë në diskutimin për pjesëmarrjen e fuqive ekonomike të Gjirit në financimin – kur të vijë koha – të projektit të madh të rindërtimit të Gazës dhe në përfitimin prej tij.
Pasioni i Bin Salman për video-lojëratDerisa roli politik informal i dhëndrit më të fuqishëm në botë lidhet me Lindjen e Mesme, ekziston edhe një dimension biznesi, që këtë herë ka të bëjë me pasionin e Mohammed Bin Salman për video-lojërat: një nga hobi-t e preferuara të mbretit të ri saudite dhe arsyeja e dytë pse emri i Kushner ka dalë në media në të gjithë botën.
Kushner ka ndërmjetësuar për një marrëveshje të jashtëzakonshme financiare: blerjen për 55 miliardë dollarë dhe tërheqjen nga Nasdaq e kompanisë Electronic Arts, gjiganti i video-lojërave që prodhon, ndër të tjera, EA Sports FC (lojën më të shitur të futbollit), Assassin’s Creed dhe Grand Theft Auto, duke u përgatitur të rritet dhe të ulë kostot shpejt falë inteligjencës artificiale. Blerësit dhe ata që do të tërheqin kompaninë nga Borsa janë një konsorcium i përbërë nga fondi sovran i Arabisë Saudite (Public Investment Fund – PIF), fondi amerikan i private equity Silver Lake me një pjesë minoritare dhe fondi Affinity Partners i krijuar nga Kushner në 2021 pas daljes nga Shtëpia e Bardhë, me një pjesë më të vogël.
Marrëveshja do të financohet me një kredi rekord prej 20 miliardë dollarësh nga banka JP Morgan në pak ditë, megjithëse Silver Lake ka një stabilitet financiar të paqëndrueshëm.Lidhja mes pushtetit në Uashington dhe GjirinBlerja e Electronic Arts ishte ëndrra e Bin Salman. Ndërmjetësimi, edhe aty, u bë nga Kushner. Ai ka besimin e monarkëve të Gjirit: fondi sovran saudite është një nga investitorët kryesorë në fondin e tij personal Affinity, ndërsa të tjerët janë fondi sovran i Katarit dhe fondi i Abu Dhabit, Lunate, nën drejtimin e sheikut Tahnoon bin Zayed Al-Nahyan.
Në këtë mënyrë, aktivitetet e ndryshme të Kushner, edhe pse të ndara, lidhen së bashku: ai shfaqet gjithnjë e më shumë si nyja lidhëse mes pushtetit të Trump dhe monarkive të Gjirit.
Sauditët, emirianët dhe katarezët mund të jenë burim i porosive të mëdha, veçanërisht për industrinë e mbrojtjes, kriptomonedhat dhe teknologjitë amerikane ose inteligjencën artificiale. Kushner, falë afërsisë me Trump dhe Witkoff, ka mundësinë të ndërmjetësojë dhe të përfitojë. Por për këtë, është e nevojshme një paqe në Gaza dhe Bregun Perëndimor, sepse lufta mbetet një kërcënim për monarkitë e Gjirit për shkak të zemërimit që krijon në rrugët arabe.
Rëndësia e Arabisë Saudite të Bin SalmanSot, fuqia kryesore që garanton këtë potencial politik dhe biznesi është Arabia Saudite e Bin Salman. Influenti i tij në SHBA, falë fuqisë së parave, është i paepur. Për shembull, në fund të këtij muaji, bursë e Riadit organizon një ngjarje ku do të marrin pjesë drejtorët ekzekutivë të JP Morgan dhe Goldman Sachs, Jamie Dimon dhe David Solomon, CEO i Blackrock, Larry Fink, gurët e fondit të investimeve si Ray Dalio dhe Bill Ackman, ish-CEO i Google Eric Schmidt dhe të tjerë. Asnjë vend tjetër në botë nuk ka sot këtë fuqi për të thirrur dhe sjellë kaq shumë figura në këtë nivel.
Kështu, po formohet një aks i ri pushteti dhe parash midis Riadit dhe Shtëpisë së Bardhë, me pëlqimin e Netanyahu dhe rolin ndërmjetësues të dhëndrit të ri të presidentit të 47-të amerikan. Dhe padyshim, Kushner nuk do të dalë më pak i pasur nga kjo./ Corriere della Sera
