Bujqësia shqiptare, që ende përbën rreth 15% të ekonomisë kombëtare, po kalon një periudhë të vështirë.
Për të tretin vit radhazi, ky sektor ndodhet në rënie, i ngarkuar nga problemet e vjetra, copëzimi i tokës, mungesa e mekanizimit, fragmentimi i tregut dhe politikat e paqëndrueshme të mbështetjes, të kombinuara me braktisjen e zonave rurale nga emigrimi.
Ndërsa prodhimi bujqësor ka rënë për më shumë se dy vjet rresht, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm konkurrueshmërinë në rajon, por edhe mundësitë për të përfituar nga mbështetja financiare që Bashkimi Europian po ofron për vendet kandidate.
Pas hetimeve të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Bashkimi Europian ka ngrirë përkohësisht 112 milionë euro nga programi IPARD, pas konstatimit të parregullsive dhe keqpërdorimeve në rreth 33 milionë euro fondesh të mëparshme.
Në intervistën e posaçme të dhënë për “Monitor”, përfaqësuesja e lartë e OLAF-it theksoi se procesi i bashkëpunimit me autoritetet shqiptare po vazhdon, por nënvizon se shqetësimet mbi mënyrën si janë përdorur fondet mbeten serioze dhe se zbatimi real i masave antikorrupsion është vendimtar për vendimet e ardhshme të Brukselit.
Në fakt, rreziku shkon shumë përtej humbjes së këtyre fondeve. Mënyra si Shqipëria e menaxhon programin IPARD do të ndikojë drejtpërdrejt në besueshmërinë e saj si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në aftësinë për të përthithur financime më të mëdha në të ardhmen.
Sipas burimeve zyrtare nga BE, Shqipëria mund të përfitojë deri në 1 miliard euro fonde europiane deri në vitin 2027, përmes programeve që lidhen me reformën, energjinë, zhvillimin rural dhe digjitalizimin.
Por ky potencial mbetet i kushtëzuar nga aftësia për të garantuar transparencë, integritet dhe menaxhim të drejtë të fondeve publike.
Ndaj, bllokimi i IPARD-it nuk është një episod i izoluar – është një sinjal paralajmërues për mënyrën se si vendi do të trajtojë një volum shumë më të madh financimesh në vitet që vijnë.
Në një moment kur procesi i integrimit në Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë të re, besueshmëria financiare e Shqipërisë bëhet po aq e rëndësishme sa përmbushja e kritereve politike dhe ligjore.
Bashkimi Europian po e lidh gjithnjë e më shumë mbështetjen financiare me performancën në luftën kundër korrupsionit dhe me standardet e menaxhimit të fondeve.
Çdo parregullsi, vonesë apo dështim në zbatimin e reformave financiare rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e disbursimit të fondeve dhe në nivelin e besimit të Brukselit.
Ekspertët e BE-së kanë sugjeruar se në dekadën e ardhshme, përfitimi nga fondet e BE-së do të jetë një nga motorët kryesorë të rritjes për Shqipërinë, por vetëm nëse administrata publike fiton kapacitetin për t’i përdorur ato me efikasitet dhe ndershmëri.
Krijimi i strukturave si SASPAC (Shërbimi i Auditimit dhe Sistemit të Parandalimit të Abuzimeve me Fondet e BE-së në Shqipëri) dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare kundër Mashtrimit janë hapa të rëndësishëm, por zbatimi real i këtyre politikave do të përcaktojë nëse vendi do të arrijë të kapë apo të humbasë momentin.
Ngjarja e IPARD duhet të shërbejë si një provë zgjuarsie institucionale. Nëse qeveria reagon me transparencë, ndëshkon abuzimet dhe krijon mekanizma efektivë kontrolli, Shqipëria mund të rikthejë besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe të rifitojë qasjen e plotë në fondet e BE-së.
Në të kundërt, çdo vonesë do të ketë efekt zinxhir në programet e tjera europiane dhe do ta izolojë vendin në një moment kur rajoni po ecën përpara.
Bllokimi i bujqësisë është një simptomë e qartë e një problemi më të gjerë: dobësisë në administrimin e fondeve publike.
Nëse Shqipëria synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht, duhet të tregojë se mund të menaxhojë me përgjegjësi çdo euro të investuar nga taksapaguesit europianë.
Përvoja e vendeve të Europës Lindore tregon se përdorimi efikas i fondeve të BE-së ka qenë vendimtar për zhvillimin ekonomik dhe afrimin me standardet e Unionit.
P.sh., Rumania dhe Bullgaria, që u anëtarësuan në vitin 2007, kanë përfituar së bashku mbi 80 miliardë euro, ndërsa fondet e politikës bujqësore kanë ndihmuar në modernizimin e fermave dhe uljen e varfërisë rurale.
Kroacia, anëtare që nga viti 2013, ka marrë rreth 25 miliardë euro nga fondet e BE-së duke arritur të trefishojë investimet në sektorin bujqësor dhe turizmin rural, sipas të dhënave të Komisionit Europian dhe European Court of Auditors (ECA).
Ndaj, kjo është një provë që vendi nuk mund ta humbasë. Shqipëria duhet të kapë momentin, të forcojë institucionet e kontrollit, të luftojë korrupsionin dhe të tregojë se është gati të administrojë me integritet fondet që do të përcaktojnë rrugën e saj drejt Europës. Vetëm atëherë “bllokimi” i bujqësisë mund të kthehet në një pikë kthese për të gjithë ekonominë shqiptare./Editorial i marrë nga Monitor
Tag: fondeve
-

“Paratë e ngrira” të bujqësisë, BE teston aftësinë e Shqipërisë
-

Tirana pret sinjalin final nga Brukseli për Grupkapitullin 5
Procesi për hapjen e Grupkapitullit 5 të negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian – që përfshin bujqësinë dhe kohezionin – pritet të marrë drejtim të qartë pas mbledhjes të grupit të punës për zgjerimin të Këshillit të BE-së (COELA).
Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, gjatë takimit pritet të diskutohet dhe, nëse arrihet konsensusi, të miratohet pozicioni i përbashkët i BE-së, çka do të hapte rrugën për zhvillimin e Konferencës së radhës Ndërqeveritare në muajin nëntor.
Një delegacion i COELA-s mbërriti javën e kaluar në Tiranë, në një vizitë që, përtej agjendës së përgjithshme të negociatave të anëtarësimit, u fokusua në një nga çështjet më të debatueshme të procesit të integrimit: përdorimin e fondeve bujqësore IPARD nga autoritetet shqiptare.Një zyrtar evropian konfirmoi për Albanian Post se gjatë mbledhjes së fundit të COELA-s, disa shtete anëtare dhe Komisioni Evropian “kanë theksuar se do të kërkojnë sqarime dhe garanci mbi IPARD-in gjatë vizitës në Tiranë”.
“Vizita e COELA-s nuk do të fokusohet vetëm në këtë temë, por disa shtete anëtare – si edhe Komisioni – e kanë theksuar në mbledhjen e fundit se do të kërkojnë garanci për fondet IPARD gjatë udhëtimit në Tiranë”, tha burimi diplomatik për Albanian Post.
Kjo deklaratë konfirmoi se shqetësimet e artikuluara nga Gjermania dhe Holanda në lidhje me keqpërdorimin e fondeve bujqësore nga autoritetet shqiptare, të cilat Albanian Post i raportoi më 19 shtator, janë kthyer tashmë në një pikë kyçe politike në kuadër të procesit të zgjerimit.
Megjithëse Shqipëria ka përmbushur të gjitha kërkesat teknike për hapjen e Grupkapitullit 5 – që mbulon bujqësinë dhe kohezionin – përparimi është bllokuar për shkak të vlerësimeve politike mbi menaxhimin e fondeve IPARD.
Burime diplomatike në Bruksel theksojnë se “procesi teknik është formalizuar dhe përmbyllur” përmes raundeve të pyetësorëve të dërguar nga Komisioni Evropian dhe përgjigjeve të marra nga pala shqiptare, duke nënkuptuar përmbushjen e kriterit të tretë të Kopenhagës – atij që lidhet me zotësinë për të zbatuar legjislacionin e BE-së.
Por, sipas të njëjtave burime, pengesa aktuale lidhet me kriterin e parë të Kopenhagës, që mat stabilitetin institucional dhe sundimin e ligjit – ku besueshmëria në përdorimin e fondeve publike është thelbësore.
Burimet diplomatike të kontaktuara nga Albanian Post theksojnë se vigjilenca e shtuar e disa vendeve anëtare nuk ka të bëjë më me “kapacitetet ligjore apo institucionale”, por me “besueshmërinë politike të institucioneve shqiptare në administrimin e fondeve bujqësore”.
Në konferencën e fundit ndërqeveritare, Shqipëria hapi Grupkapitullin 4 “Agjenda e gjelbër dhe lidhja e qëndrueshme”. -

Qeveria pranon pastrimin e parave/ Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet

Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pastrimit të parave duke e nënvizuar këtë në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 të nxjerrë për konsultim.
Në dokument përpos pranimit të problemit theksohet se në ditët e sotme kur globalizimi dhe teknologjia kanë përshpejtuar transaksionet ndërkufitare dhe kanë krijuar mundësi të reja për zhvillim, në horizont është shfaqur një kërcënim gjithmonë e në rritje: transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to.
“Këto përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale, të tilla si pastrimi i parave, evazioni fiskal, korrupsioni, trafiku i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore, të cilat shpesh u mundësojnë organizatave kriminale dhe terroriste të financojnë operacionet e tyre” thuhet në dokument.
Strategjia sjell në vëmendje në mënyrë të detajuar disa nga format e rrezikut të pastrimit të parave të identifikuara në Shqipëri duke i kategorizuar ato në:
– Pastrimi i fondeve nga një sërë veprash penale të kryera jashtë vendit (vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, apo edhe vepra penale të kryera nga krimi i organizuar, vjedhja e pasurisë) nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, transportit ndërkufitar të parave cash, investimeve në pasuri të paluajtshme;
Pastrimi i fondeve nga mashtrimet (përfshirë mashtrimet kompjuterike dhe në fushën e investimeve në “platforma” investuese të pa licencuara), të kryera jashtë vendit ose në Shqipëri nga individë apo grupet e organizuara kriminale përmes përdorimit të sistemit financiar me pasojë transferimin e fondeve në juridiksione të tjera ose tërheqjen në para cash;
– Pastrimi i fondeve nga krimet që lidhen me fushën e tatimeve (fshehja e të ardhurave dhe mashtrimi i TVSH), duke përdorur personat juridik rezident, duke mos deklaruar bilance dhe faturimet reale, nëpërmjet regjistrimit të personave juridik që nuk kryejnë aktivitet real në Shqipëri (shoqëri fiktive), nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, investimeve në pasuri të paluajtshme;
– Pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta (individë dhe persona juridik) që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin, integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare, pasuri të paluajtshme brenda vendit, apo biznese; – Pastrimi i parave duke përdorur persona juridikë rezident (kryesisht të formës shpk dhe më rrallë forma të tjera juridike) ose persona të tretë individë brenda ose jashtë rrethit të ngushtë të personit që është gjenerues i të ardhurave kriminale./MONITOR -

Qeveria pranon pastrimin e parave, Strategjia: Format që përdoren dhe nga vijnë fondet
Qeveria parashikon vëmendje të shtuar ndaj fenomenit të pastrimit të parave duke e nënvizuar këtë në strategjinë Kombëtare për Krimin e Organizuar 2026-2030 të nxjerrë për konsultim.Në dokument përpos pranimit të problemit theksohet se në ditët e sotme kur globalizimi dhe teknologjia kanë përshpejtuar transaksionet ndërkufitare dhe kanë krijuar mundësi të reja për zhvillim, në horizont është shfaqur një kërcënim gjithmonë e në rritje: transaksionet e paligjshme financiare dhe krimet financiare që lidhen me to.“Këto përfshijnë një gamë të gjerë aktivitetesh kriminale, të tilla si pastrimi i parave, evazioni fiskal, korrupsioni, trafiku i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore, të cilat shpesh u mundësojnë organizatave kriminale dhe terroriste të financojnë operacionet e tyre” thuhet në dokument.Strategjia sjell në vëmendje në mënyrë të detajuar disa nga format e rrezikut të pastrimit të parave të identifikuara në Shqipëri duke i kategorizuar ato në:– Pastrimi i fondeve nga një sërë veprash penale të kryera jashtë vendit (vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, apo edhe vepra penale të kryera nga krimi i organizuar, vjedhja e pasurisë) nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, transportit ndërkufitar të parave cash, investimeve në pasuri të paluajtshme;– Pastrimi i fondeve nga mashtrimet (përfshirë mashtrimet kompjuterike dhe në fushën e investimeve në “platforma” investuese të pa licencuara), të kryera jashtë vendit ose në Shqipëri nga individë apo grupet e organizuara kriminale përmes përdorimit të sistemit financiar me pasojë transferimin e fondeve në juridiksione të tjera ose tërheqjen në para cash;– Pastrimi i fondeve nga krimet që lidhen me fushën e tatimeve (fshehja e të ardhurave dhe mashtrimi i TVSH), duke përdorur personat juridik rezident, duke mos deklaruar bilance dhe faturimet reale, nëpërmjet regjistrimit të personave juridik që nuk kryejnë aktivitet real në Shqipëri (shoqëri fiktive), nëpërmjet përdorimit të sistemit financiar formal, investimeve në pasuri të paluajtshme;– Pastrimi i të ardhurave nga korrupsioni përmes përdorimit herë pas here të palëve të treta (individë dhe persona juridik) që shërbejnë për të kamufluar mekanizmin, integrimi i mëvonshëm në instrumente financiare, pasuri të paluajtshme brenda vendit, apo biznese; – Pastrimi i parave duke përdorur persona juridikë rezident (kryesisht të formës shpk dhe më rrallë forma të tjera juridike) ose persona të tretë individë brenda ose jashtë rrethit të ngushtë të personit që është gjenerues i të ardhurave kriminale.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane
Bujqësia shqiptare, që ende përbën rreth 15 për qind të ekonomisë kombëtare, po kalon një periudhë të vështirë. Për të tretin vit radhazi, ky sektor ndodhet në rënie, i ngarkuar nga problemet e vjetra – copëzimi i tokës, mungesa e mekanizimit, fragmentimi i tregut dhe politikat e paqëndrueshme të mbështetjes, të kombinuara me braktisjen e zonave rurale nga emigrimi.
Ndërsa prodhimi bujqësor ka rënë për më shumë se dy vjet rresht, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm konkurrueshmërinë në rajon, por edhe mundësitë për të përfituar nga mbështetja financiare që Bashkimi Europian po ofron për vendet kandidate.
Pas hetimeve të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Bashkimi Europian ka ngrirë përkohësisht 112 milionë euro nga programi IPARD, pas konstatimit të parregullsive dhe keqpërdorimeve në rreth 33 milionë euro fondesh të mëparshme.
Në intervistën e posaçme të dhënë për “Monitor”, përfaqësuesja e lartë e OLAF-it theksoi se procesi i bashkëpunimit me autoritetet shqiptare po vazhdon, por nënvizon se shqetësimet mbi mënyrën si janë përdorur fondet mbeten serioze dhe se zbatimi real i masave antikorrupsion është vendimtar për vendimet e ardhshme të Brukselit.
Në fakt, rreziku shkon shumë përtej humbjes së këtyre fondeve. Mënyra si Shqipëria e menaxhon programin IPARD do të ndikojë drejtpërdrejt në besueshmërinë e saj si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në aftësinë për të përthithur financime më të mëdha në të ardhmen.
Sipas burimeve zyrtare nga BE, Shqipëria mund të përfitojë deri në 1 miliard euro fonde europiane deri në vitin 2027, përmes programeve që lidhen me reformën, energjinë, zhvillimin rural dhe digjitalizimin.
Por ky potencial mbetet i kushtëzuar nga aftësia për të garantuar transparencë, integritet dhe menaxhim të drejtë të fondeve publike. Ndaj, bllokimi i IPARD-it nuk është një episod i izoluar – është një sinjal paralajmërues për mënyrën se si vendi do të trajtojë një volum shumë më të madh financimesh në vitet që vijnë.
Në një moment kur procesi i integrimit në Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë të re, besueshmëria financiare e Shqipërisë bëhet po aq e rëndësishme sa përmbushja e kritereve politike dhe ligjore.
Bashkimi Europian po e lidh gjithnjë e më shumë mbështetjen financiare me performancën në luftën kundër korrupsionit dhe me standardet e menaxhimit të fondeve.
Çdo parregullsi, vonesë apo dështim në zbatimin e reformave financiare rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e disbursimit të fondeve dhe në nivelin e besimit të Brukselit.
Ekspertët e BE-së kanë sugjeruar se në dekadën e ardhshme, përfitimi nga fondet e BE-së do të jetë një nga motorët kryesorë të rritjes për Shqipërinë, por vetëm nëse administrata publike fiton kapacitetin për t’i përdorur ato me efikasitet dhe ndershmëri.
Krijimi i strukturave si SASPAC (Shërbimi i Auditimit dhe Sistemit të Parandalimit të Abuzimeve me Fondet e BE-së në Shqipëri) dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare kundër Mashtrimit janë hapa të rëndësishëm, por zbatimi real i këtyre politikave do të përcaktojë nëse vendi do të arrijë të kapë apo të humbasë momentin.
Ngjarja e IPARD duhet të shërbejë si një provë zgjuarsie institucionale. Nëse qeveria reagon me transparencë, ndëshkon abuzimet dhe krijon mekanizma efektivë kontrolli, Shqipëria mund të rikthejë besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe të rifitojë qasjen e plotë në fondet e BE-së.
Në të kundërt, çdo vonesë do të ketë efekt zinxhir në programet e tjera europiane dhe do ta izolojë vendin në një moment kur rajoni po ecën përpara.
Bllokimi i bujqësisë është një simptomë e qartë e një problemi më të gjerë: dobësisë në administrimin e fondeve publike.
Nëse Shqipëria synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht, duhet të tregojë se mund të menaxhojë me përgjegjësi çdo euro të investuar nga taksapaguesit europianë.
Përvoja e vendeve të Europës Lindore tregon se përdorimi efikas i fondeve të BE-së ka qenë vendimtar për zhvillimin ekonomik dhe afrimin me standardet e Unionit.
P.sh., Rumania dhe Bullgaria, që u anëtarësuan në vitin 2007, kanë përfituar së bashku mbi 80 miliardë euro, ndërsa fondet e politikës bujqësore kanë ndihmuar në modernizimin e fermave dhe uljen e varfërisë rurale.
Kroacia, anëtare që nga viti 2013, ka marrë rreth 25 miliardë euro nga fondet e BE-së duke arritur të trefishojë investimet në sektorin bujqësor dhe turizmin rural, sipas të dhënave të Komisionit Europian dhe European Court of Auditors (ECA).
Ndaj, kjo është një provë që vendi nuk mund ta humbasë. Shqipëria duhet të kapë momentin, të forcojë institucionet e kontrollit, të luftojë korrupsionin dhe të tregojë se është gati të administrojë me integritet fondet që do të përcaktojnë rrugën e saj drejt Europës. Vetëm atëherë “bllokimi” i bujqësisë mund të kthehet në një pikë kthese për të gjithë ekonominë shqiptare./MONITOR -

Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane
“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane
Bujqësia shqiptare, që ende përbën rreth 15 për qind të ekonomisë kombëtare, po kalon një periudhë të vështirë. Për të tretin vit radhazi, ky sektor ndodhet në rënie, i ngarkuar nga problemet e vjetra – copëzimi i tokës, mungesa e mekanizimit, fragmentimi i tregut dhe politikat e paqëndrueshme të mbështetjes, të kombinuara me braktisjen e zonave rurale nga emigrimi.
Ndërsa prodhimi bujqësor ka rënë për më shumë se dy vjet rresht, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm konkurrueshmërinë në rajon, por edhe mundësitë për të përfituar nga mbështetja financiare që Bashkimi Europian po ofron për vendet kandidate.
Pas hetimeve të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Bashkimi Europian ka ngrirë përkohësisht 112 milionë euro nga programi IPARD, pas konstatimit të parregullsive dhe keqpërdorimeve në rreth 33 milionë euro fondesh të mëparshme.
Në intervistën e posaçme të dhënë për “Monitor”, përfaqësuesja e lartë e OLAF-it theksoi se procesi i bashkëpunimit me autoritetet shqiptare po vazhdon, por nënvizon se shqetësimet mbi mënyrën si janë përdorur fondet mbeten serioze dhe se zbatimi real i masave antikorrupsion është vendimtar për vendimet e ardhshme të Brukselit.
Në fakt, rreziku shkon shumë përtej humbjes së këtyre fondeve. Mënyra si Shqipëria e menaxhon programin IPARD do të ndikojë drejtpërdrejt në besueshmërinë e saj si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në aftësinë për të përthithur financime më të mëdha në të ardhmen.Sipas burimeve zyrtare nga BE, Shqipëria mund të përfitojë deri në 1 miliard euro fonde europiane deri në vitin 2027, përmes programeve që lidhen me reformën, energjinë, zhvillimin rural dhe digjitalizimin.
Por ky potencial mbetet i kushtëzuar nga aftësia për të garantuar transparencë, integritet dhe menaxhim të drejtë të fondeve publike. Ndaj, bllokimi i IPARD-it nuk është një episod i izoluar – është një sinjal paralajmërues për mënyrën se si vendi do të trajtojë një volum shumë më të madh financimesh në vitet që vijnë.
Në një moment kur procesi i integrimit në Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë të re, besueshmëria financiare e Shqipërisë bëhet po aq e rëndësishme sa përmbushja e kritereve politike dhe ligjore.
Bashkimi Europian po e lidh gjithnjë e më shumë mbështetjen financiare me performancën në luftën kundër korrupsionit dhe me standardet e menaxhimit të fondeve.
Çdo parregullsi, vonesë apo dështim në zbatimin e reformave financiare rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e disbursimit të fondeve dhe në nivelin e besimit të Brukselit.
Ekspertët e BE-së kanë sugjeruar se në dekadën e ardhshme, përfitimi nga fondet e BE-së do të jetë një nga motorët kryesorë të rritjes për Shqipërinë, por vetëm nëse administrata publike fiton kapacitetin për t’i përdorur ato me efikasitet dhe ndershmëri.
Krijimi i strukturave si SASPAC (Shërbimi i Auditimit dhe Sistemit të Parandalimit të Abuzimeve me Fondet e BE-së në Shqipëri) dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare kundër Mashtrimit janë hapa të rëndësishëm, por zbatimi real i këtyre politikave do të përcaktojë nëse vendi do të arrijë të kapë apo të humbasë momentin.
Ngjarja e IPARD duhet të shërbejë si një provë zgjuarsie institucionale. Nëse qeveria reagon me transparencë, ndëshkon abuzimet dhe krijon mekanizma efektivë kontrolli, Shqipëria mund të rikthejë besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe të rifitojë qasjen e plotë në fondet e BE-së.
Në të kundërt, çdo vonesë do të ketë efekt zinxhir në programet e tjera europiane dhe do ta izolojë vendin në një moment kur rajoni po ecën përpara.
Bllokimi i bujqësisë është një simptomë e qartë e një problemi më të gjerë: dobësisë në administrimin e fondeve publike.
Nëse Shqipëria synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht, duhet të tregojë se mund të menaxhojë me përgjegjësi çdo euro të investuar nga taksapaguesit europianë.
Përvoja e vendeve të Europës Lindore tregon se përdorimi efikas i fondeve të BE-së ka qenë vendimtar për zhvillimin ekonomik dhe afrimin me standardet e Unionit.
P.sh., Rumania dhe Bullgaria, që u anëtarësuan në vitin 2007, kanë përfituar së bashku mbi 80 miliardë euro, ndërsa fondet e politikës bujqësore kanë ndihmuar në modernizimin e fermave dhe uljen e varfërisë rurale.
Kroacia, anëtare që nga viti 2013, ka marrë rreth 25 miliardë euro nga fondet e BE-së duke arritur të trefishojë investimet në sektorin bujqësor dhe turizmin rural, sipas të dhënave të Komisionit Europian dhe European Court of Auditors (ECA).
Ndaj, kjo është një provë që vendi nuk mund ta humbasë. Shqipëria duhet të kapë momentin, të forcojë institucionet e kontrollit, të luftojë korrupsionin dhe të tregojë se është gati të administrojë me integritet fondet që do të përcaktojnë rrugën e saj drejt Europës.
Vetëm atëherë “bllokimi” i bujqësisë mund të kthehet në një pikë kthese për të gjithë ekonominë shqiptare.
/MONITOR -

‘Bllokimi’ i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane
Bujqësia shqiptare, që ende përbën rreth 15 për qind të ekonomisë kombëtare, po kalon një periudhë të vështirë. Për të tretin vit radhazi, ky sektor ndodhet në rënie, i ngarkuar nga problemet e vjetra – copëzimi i tokës, mungesa e mekanizimit, fragmentimi i tregut dhe politikat e paqëndrueshme të mbështetjes, të kombinuara me braktisjen e zonave rurale nga emigrimi.
Ndërsa prodhimi bujqësor ka rënë për më shumë se dy vjet rresht, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm konkurrueshmërinë në rajon, por edhe mundësitë për të përfituar nga mbështetja financiare që Bashkimi Europian po ofron për vendet kandidate.
Pas hetimeve të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Bashkimi Europian ka ngrirë përkohësisht 112 milionë euro nga programi IPARD, pas konstatimit të parregullsive dhe keqpërdorimeve në rreth 33 milionë euro fondesh të mëparshme.
Në intervistën e posaçme të dhënë për “Monitor”, përfaqësuesja e lartë e OLAF-it theksoi se procesi i bashkëpunimit me autoritetet shqiptare po vazhdon, por nënvizon se shqetësimet mbi mënyrën si janë përdorur fondet mbeten serioze dhe se zbatimi real i masave antikorrupsion është vendimtar për vendimet e ardhshme të Brukselit.
Në fakt, rreziku shkon shumë përtej humbjes së këtyre fondeve. Mënyra si Shqipëria e menaxhon programin IPARD do të ndikojë drejtpërdrejt në besueshmërinë e saj si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në aftësinë për të përthithur financime më të mëdha në të ardhmen.
Sipas burimeve zyrtare nga BE, Shqipëria mund të përfitojë deri në 1 miliard euro fonde europiane deri në vitin 2027, përmes programeve që lidhen me reformën, energjinë, zhvillimin rural dhe digjitalizimin.
Por ky potencial mbetet i kushtëzuar nga aftësia për të garantuar transparencë, integritet dhe menaxhim të drejtë të fondeve publike. Ndaj, bllokimi i IPARD-it nuk është një episod i izoluar – është një sinjal paralajmërues për mënyrën se si vendi do të trajtojë një volum shumë më të madh financimesh në vitet që vijnë.
Në një moment kur procesi i integrimit në Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë të re, besueshmëria financiare e Shqipërisë bëhet po aq e rëndësishme sa përmbushja e kritereve politike dhe ligjore.
Bashkimi Europian po e lidh gjithnjë e më shumë mbështetjen financiare me performancën në luftën kundër korrupsionit dhe me standardet e menaxhimit të fondeve.
Çdo parregullsi, vonesë apo dështim në zbatimin e reformave financiare rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e disbursimit të fondeve dhe në nivelin e besimit të Brukselit.
Ekspertët e BE-së kanë sugjeruar se në dekadën e ardhshme, përfitimi nga fondet e BE-së do të jetë një nga motorët kryesorë të rritjes për Shqipërinë, por vetëm nëse administrata publike fiton kapacitetin për t’i përdorur ato me efikasitet dhe ndershmëri.
Krijimi i strukturave si SASPAC (Shërbimi i Auditimit dhe Sistemit të Parandalimit të Abuzimeve me Fondet e BE-së në Shqipëri) dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare kundër Mashtrimit janë hapa të rëndësishëm, por zbatimi real i këtyre politikave do të përcaktojë nëse vendi do të arrijë të kapë apo të humbasë momentin.
Ngjarja e IPARD duhet të shërbejë si një provë zgjuarsie institucionale. Nëse qeveria reagon me transparencë, ndëshkon abuzimet dhe krijon mekanizma efektivë kontrolli, Shqipëria mund të rikthejë besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe të rifitojë qasjen e plotë në fondet e BE-së.
Në të kundërt, çdo vonesë do të ketë efekt zinxhir në programet e tjera europiane dhe do ta izolojë vendin në një moment kur rajoni po ecën përpara.
Bllokimi i bujqësisë është një simptomë e qartë e një problemi më të gjerë: dobësisë në administrimin e fondeve publike.
Nëse Shqipëria synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht, duhet të tregojë se mund të menaxhojë me përgjegjësi çdo euro të investuar nga taksapaguesit europianë.
Përvoja e vendeve të Europës Lindore tregon se përdorimi efikas i fondeve të BE-së ka qenë vendimtar për zhvillimin ekonomik dhe afrimin me standardet e Unionit.
P.sh., Rumania dhe Bullgaria, që u anëtarësuan në vitin 2007, kanë përfituar së bashku mbi 80 miliardë euro, ndërsa fondet e politikës bujqësore kanë ndihmuar në modernizimin e fermave dhe uljen e varfërisë rurale.
Kroacia, anëtare që nga viti 2013, ka marrë rreth 25 miliardë euro nga fondet e BE-së duke arritur të trefishojë investimet në sektorin bujqësor dhe turizmin rural, sipas të dhënave të Komisionit Europian dhe European Court of Auditors (ECA).
Ndaj, kjo është një provë që vendi nuk mund ta humbasë. Shqipëria duhet të kapë momentin, të forcojë institucionet e kontrollit, të luftojë korrupsionin dhe të tregojë se është gati të administrojë me integritet fondet që do të përcaktojnë rrugën e saj drejt Europës.
Vetëm atëherë “bllokimi” i bujqësisë mund të kthehet në një pikë kthese për të gjithë ekonominë shqiptare. /Monitor/
-

“Ngrirja” e IPARD
OLAF gjeti shkelje në përdorimin e fondeve IPARD, Komisioni kërkon masa konkrete nga Shqipëria. Flet Salla Saastamoinen, drejtoreshë në detyrë e OLAF (Zyra Evropiane kundër Mashtrimit) Gati dy vjet pas publikimit të raportit hetimor mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve IPARD të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka konfirmuar se hetimet kanë zbuluar parreg…
-

Çfarë është programi IPARD, kush fshihet pas miliona eurove të grabitura dhe hetimi nga SPAK
-Ka informacione se SPAK është në fazë hetimi final dhe do të dalë me akuza për disa figura politike dhe biznesmenë të lartë, njerëz të medias, analistë, grupe kriminale, kryetarë bashkish e ku do të arrestime-
IPARD siguron grante për fermerët dhe bizneset rurale për projekte investimi, për të modernizuar sektorin bujqësor, përpunimin agro-ushqimor, infrastrukturën rurale, diversifikimin bujqësor, etj.Në Shqipëri, financimi zakonisht vjen nga BE 75 % dhe nga buxheti i shtetit 25 %.
Programi IPARD II (2014-2020) ishte periudha e kaluar ku Shqipëria aplikoi në instrumentin IPARD.
Pastaj u planifikua IPARD III për periudhën që përfshin vite të tjera me një fond të konsiderueshëm për projektet rurale në Shqipëri.
Çfarë nënkupton “dosja IPARD”?
“Dosja IPARD” përdoret shpesh kur mediat ose institucionet flasin për hetimet mbi abuzimet ose keqpërdorimet e fondeve europiane IPARD në Shqipëri.
Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) ka bërë auditime dhe ka konstatuar parregullsi në përdorimin e fondeve IPARD, duke dërguar raportin e saj pranë autoriteteve shqiptare.
Fondet për programin IPARD III u pezulluan për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe për të marrë garanci se Shqipëria do të hetojë dhe përmirësojë procedurat.
Hetimet penale mbi abuzimet me fondet IPARD janë trajtuar nga SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar).
Çfarë ka zbuluar OLAF, pra hetimet ndërkombëtare?
OLAF-i deklaron se në hetimin për Shqipërinë ka identifikuar “anomalitë” dhe keqpërdorime të fondeve IPARD me një vlerë prej 33 milionë eurosh që dyshohen se nuk janë përdorur sipas qëllimit.
Ndërkohë është bërë pezullimi i fondit të ardhshëm (IPARD III), deri në 112 milionë euro për bujqësinë shqiptare dhe kjo ndikon shumë te bujqit e blegtorët e vertetë.
Pra si pasojë e gjetjeve të OLAF-it dhe dyshimeve serioze, Komisioni Evropian ka pezulluar disbursimin e fondeve të programit IPARD III në Shqipëri, rreth 112 milionë euro, derisa Shqipëria të marrë masa për korrigjime dhe të garantojë mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.
Gjetje të skemave korruptive: tenderime të manipuluara, favore, ndërmjetës
Hetimet zbuluan se përfituesit shpesh zgjidheshin përmes tenderimeve të manipuluara, propozimesh të falsifikuara, kontrata pa konkurrencë, çmime të fryra dhe përdorim të ndërmjetësve që merrnin komisione të larta për “shërbime asistence”. E ku, sipas hetimeve, njerëz të rëndësishëm kanë shuma të mëdha në euro dhe i kanë përdorur për interesa të tjera e jo në bujqësi.
Gjithashtu u identifikua që aplikantët për fondet IPARD shpesh detyroheshin të paguanin për shërbime “konsulence” që në praktikë ishin pagesa të fshehta (ndaj nga 30 % të vlerës së projektit në disa raste).
Një tjetër gjetje e rëndësishme është se disa grante u dhanë për projekte që nuk ekzistonin fare ose për qëllime jo bujqësore: vila, objekte turizmi, shtëpi për njerëz të medias, ndërtesa banimi në zona bregdetare, dhe objekte të tjera që nuk kishin lidhje me projektin bujqësor.
Kallëzime të shumta ndaj AZHBR, Frida Krifcës dhe zyrtarëve të tjerë
OLAF ka bërë kallëzime penale kundër ish-drejtores së AZHBR-s, Frida Krifcës, dhe disa vartësve të saj, për rreth 134 milionë euro grante IPARD-II të dyshuara për abuzim dhe shpërdorim.
OLAF i ka dërguar SPAK-ut informatat dhe rekomandimet për hetim dhe rikthim të fondeve, duke kërkuar ndjekje penale dhe rikuperim të shumave të paarsyetueshme.
Raporti zyrtar i përfundimit të hetimit OLAF
OLAF ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar raportin dhe rekomandimet e përfundimit te autoritetet shqiptare. Megjithatë, shumë prej zbulimeve dhe dokumenteve mbeten konfidenciale dhe nuk janë publikuar ose zbardhur plotësisht në medie.
Në një periudhë, Prokuroria e Posaçme shpalli “moskompetencë” për dosjen IPARD dhe e dërgoi në Prokurorinë e Tiranës, por më pas dosja është kthyer përsëri në SPAK.
Qeveria për herë të parë ka pranuar se janë bërë abuzime me fonde të IPARD II, duke folur për “mashtrim dhe konflikt interesi” në disa aplikacione dhe shpërndarje grantesh.
Ministria Financave ka hapur tender për auditim forensic të programit IPARD II për të analizuar procesin dhe zbatuar hetime të brendshme (pra, institucionet vetë po “kontrollojnë” procesin).
Bllokimi i fondeve nga BE dhe presion ndërkombëtar
Komisioni Evropian, pas gjetjeve të OLAF, vendosi të pezullonte disbursimin e fondeve bujqësore të programit IPARD për Shqipërinë.
Në shtator 2025, zyra e OLAF në një takim me autoritetet shqiptare nënvizoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit në hetimin e rasteve të fondeve të BE-së dhe mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian.
Mbyllja e hetimeve dhe pritshmëritë për “peshq të mëdhenj”
Ka informacione se SPAK është në fazë hetimi final dhe do të dalë me akuza për disa figura politike dhe biznesmenë të lartë, njerëz të medias, analistë, grupe kriminale, kryetarë bashkish e ku do të arrestime.
Por OLAF kërkon që milionat e eurove të kthehen e kjo duket punë e vështirë, sepse janë bërë vila, ndërtesa, hotele etj paratë e BE. Nuk kanë shkuar për bujqësinë, siç ishte programi i BE.
-

Fondet e investimit në valutë të huaj po rriten për të dytin vit radhazi
Vlera e fondeve të investimit në valutë të huaj po rritet për të dytin vit radhazi. Sipas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2025, vlera e aseteve neto të fondeve në valutë u rrit me 7.9%.Ndërsa krahasuar me mesin e vitit të kaluar, asetet neto të fondeve të investimit në valutë janë rritur me 20.2%.Megjithatë pesha specifike që këto fonde zënë ndaj totalit të aseteve neto të tregut tëfondeve të investimit ka pësuar rënie në 8.8%, nga 9.76% një vit më parë. Kjo tregon se fondet e investimit në Lekë janë rritur me ritme më të shpejta gjatë periudhës.Gjithashtu, asetet e këtyre fondeve ngelen ende larg niveleve të para vitit 2022, kur tregu pësoi goditje për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit.Nga ana tjetër, fondet e investimit në valutë ende ndikohen negativisht nga ecuria e kursit të këmbimit. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdoi rënien, megjithëse me ritme më të ngadalësuara.Në fund të 6-mujorit të këtij viti, kursi i këmbimit Euro-Lek pësoi një rënie të mëtejshme me 2.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Tregu i fondeve të investimit është një ndër segmentet e paktë të tregut financiar që ka pësuar ulje të nivelit të Euroizimit në vitet e fundit. Rënia ndodhi sidomos gjatë vitit 2022, për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit dhe yield-eve në tregjet ndërkombëtare.Rritja e yield-eve solli përkeqësimin e performancës së fondeve të investimit, duke bërë që një pjesë e investitorëve të vendonin të tërhiqeshin dhe të likuidonin asetet e tyre.Një tendencë e tillë u vërejt edhe tek fondet e investimit në Lekë, por në përgjithësi për fondet në valutë të huaj kthimet negative ishin më të thella. Veç efektit direkt të kthimit negativ në uljen e vlerës së aseteve, zhvillimet e vitit të kaluar kanë dekurajuar investimet e reja në fondet në valutë.Megjithatë, shifrat tregojnë se pas vitit 2024 fondet në valutë po i kthehen rritjes, të mbështetura edhe nga përmirësimi i ndjeshëm i performancës së fondeve.Sipas të dhënave më të fundit nga shoqëritë administruese, fondet e investimit në valutë janë të gjitha me kthime vjetore pozitive.Statistikat e AMF-së tregojnë se në Shqipëri janë të licencuar aktualisht trembëdhjetë fonde investimi, nga të cilët gjashtë kryejnë aktivitetin në valutë të huaj, kryesisht në Euro. Pjesa dërrmuese e aseteve zotërohen nga fondi Raiffeisen Invest Euro, me afërsisht 77% të totalit të fondeve në valutë të huaj në fund të qershorit 2025.Raiffeisen Invest Euro investon kryesisht në instrumente të borxhit të qeverive, të korporatave të huaja dhe në kuota të fondeve të huaja të investimit. Ndërkohë, disa prej fondeve në valutë të themeluar në vitet e fundit kanë një politikë investimi që përfshin edhe aksionet e shoqërive tregtare. / E.ShehuBurimi: AMFKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.