Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka lëshuar një alarm të fortë për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike, duke zbardhur një sërë shkeljesh flagrante që dëshmojnë për një skemë të mirëfilltë abuzimi. Sipas të dhënave të bëra publike, buxheti i shtetit dëmtohet rëndë përmes ndryshimeve me akte normative, procedurave të prokurimit jashtë afateve ligjore dhe presioneve mbi vetë audituesit. Gjetjet e fundit të institucionit më të lartë të auditimit në vend nuk janë më thjesht akuza politike, por fakte të dokumentuara që tregojnë një keqmenaxhim alarmant të financave publike. Meri Lika, audituese ligjore nga studioja e “Kafe Shqeto” tregoi se një nga problematikat kryesore të evidentuara është manipulimi i buxhetit.
Sipas raportit, ka ndryshime të shumta mes buxhetit fillestar dhe atij përfundimtar, të cilat kryhen përmes akteve normative, një praktikë e përshkruar si “vjedhje e pastër”. Për më tepër, janë zbuluar rishikime fondesh me data kontabël retrospektive, ku një vendim i marrë në janar, për shembull, aplikohet me efekt për muajin dhjetor të vitit paraardhës, duke legalizuar në mënyrë fiktive shpenzimet. Shkelje serioze janë konstatuar edhe në fushën e prokurimeve dhe kontratave publike. KLSH ka gjetur të paktën 20 procedura prokurimi të kryera jashtë afatit ligjor. Gjithashtu, janë identifikuar 19 kontrata të lidhura pa pasur fonde të mjaftueshme, si dhe tejkalim i fondeve të miratuara në 23 raste të tjera.
Një tjetër shkelje e theksuar është moszbatimi i rregullit të pagesave për projektet (20-30-30), duke cenuar transparencën dhe ecurinë e tyre. Përtej shkeljeve financiare, raporti i KLSH-së hedh dritë edhe mbi një klimë presioni dhe frike brenda institucioneve. Sipas të dhënave, audituesit e KLSH-së presionohen që të mos hetojnë raste të caktuara, çka i detyron ata të stepen apo edhe të largohen nga puna. Kjo ndërhyrje pengon zbardhjen e plotë të abuzimeve dhe mbron zyrtarët e përfshirë. “Kanë frikë. Po, kanë frikë. Dhe lënë dhe punën madje. Po ka thënë shumë gjëra, tha. Ka thënë që, e para njëherë, ka hapje projektesh të cilat nuk zbatojnë rregullin 20, 30, 30, që duhet të jetë 20% e pagesës në fillim, pastaj 30 dhe pastaj 30 në fund.
Na ka thënë që ka shumë ndryshime nga buxheti fillestar, ku kalojnë pastaj në buxhetin në përfundim, që ka arritje dhe bëhen me akte normative. Po, që dëmtohet shumë buxheti. Pastaj na ka thënë që janë tejkaluar fondet që janë miratuar për 23 raste që ka gjetur KLSH-ja. Ka prokurime, ka procedura prokurimi rreth 20, të cilat kanë tejkaluar afatin ligjor, pra janë kryer pas afatit ligjor. Ka 19 kontrata që janë pa fonde të mjaftueshme. Gjithashtu janë zbuluar dhe rishikime të fondeve me data kontabël retrospektive. Që do të thotë, vendimi merret në janar, por efektin e ka për dhjetor, për shembull, ose për nëntorin”, deklaroi ajo.
Tag: fondeve
-

Audituesja: Ja si po abuzohet me fondet publike përmes kontratave pa mbulesë financiare
-

Zbulohet loja me tenderat/ KLSH: Ka vonesa të qëllimshme dhe shkelje të rënda
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka raportuar sot në Kuvend për rezultatet e auditimeve të kryera gjatë vitit 2025 mbi përdorimin e fondeve publike në institucionet shtetërore.
Sipas Shehut, gjatë vitit janë zhvilluar auditime në 205 subjekte, mes tyre 97 njësi qendrore dhe 75 njësi vendore. Nga kontrollet janë evidentuar shkelje në procedurat e prokurimeve publike, si dhe parregullsi në zbatimin e kontratave, veçanërisht në nivelin vendor.
Ai theksoi se janë konstatuar raste të kufizimit të konkurrencës, vonesa në zbatimin e kontratave dhe kryerje pagesash shtesë, çka tregon nevojën për përmirësimin e mekanizmave të kontrollit dhe transparencës në përdorimin e fondeve publike.
“Auditimet kanë nxjerrë problematika që lidhen me konkurrencën e kufizuar dhe vonesat në realizimin e kontratave, ndërsa janë evidentuar edhe raste me pagesa të panevojshme shtesë,” – u shpreh Shehu gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Raporti i KLSH-së për vitin 2025 ofron një pasqyrë të detajuar mbi menaxhimin e fondeve publike, duke vënë theksin te forcimi i kontrollit institucional dhe zbatimi i rregullave të prokurimeve në mënyrë të barabartë dhe transparente. -

Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet ‘djegia’ e fondeve
Shqipëria dhe zonat rurale të vendit kanë nevoja të mëdha të paplotësuara me infrastrukturë. Në pjesën më të madhe të njësive administrative nuk ka rrugë me asfalt që i lidhin me akset nacionale, rrjetet e energjisë elektrike janë të dobëta dhe furnizimi me ujë është i mangët.
Pavarësisht nevojave të mëdha, pushteti vendor në vendin tonë nuk mund të realizojë edhe ato pak fonde në dispozicion që ka për investime.
Ministria e Financave raportoi se në fund të 8-mujorit, 61 bashkitë e vendit kishin realizuar vetëm 21.8% të planit të investimeve. Nga 49.8 miliardë të planifikuara këtë vit, janë realizuar vetëm 10.8 miliardë lekë gjatë janar–gushtit, vetëm katër muaj para përfundimit të vitit.
Bashkia e Tiranës ka ecurinë më të dobët, edhe për shkak të madhësisë së buxhetit. Për vitin 2025, buxheti i investimeve për bashkinë e kryeqytetit është 19.9 miliardë lekë, ose 40% e fondit total, por deri në fund të 8-mujorit janë shpenzuar vetëm 16.6% e fondeve të planifikuara.
Kjo normë e ulët realizimi është një tregues i dobësive të strukturave të pushtetit vendor, duke bërë që pjesa më e madhe e fondeve të destinuara për rrugë lokale, ujësjellës, ndriçim publik dhe projekte mjedisore të mbetet ende e pashpenzuar.
Realizim shumë të dobët kishte edhe bashkia e Durrësit. Me zhvillimin e vrullshëm të turizmit, kjo bashki ka më shumë nevoja për investime në infrastrukturë rrugore, mjedis, ujë dhe energji. Buxheti për investimet në bashkinë e Durrësit është 3.7 miliardë lekë këtë vit, por deri në fund të gushtit janë shpenzuar vetëm 924 milionë lekë, ose vetëm 25% e planit vjetor.
Në rang vendi, investimi më i madh bashkiak në 8 muajt e 2025 është ndërtimi i terminalit verior të transportit në Tiranë me një shumë prej 324 milionë lekësh ose 3.2 milionë euro, dhe rindërtimi i banesave individuale, po në Tiranë, me 278 milionë lekë ose 2.7 milionë euro.
Nga bashkitë me qendër qarku, realizimin më të mirë e ka Bashkia e Kukësit me 80% të planit vjetor, ndërsa realizimin më të dobët e ka bashkia e Vlorës me vetëm 10%.
Përvoja e viteve të kaluara tregon se bashkitë tentojnë të përqendrojnë zbatimin e projekteve në muajt e fundit të vitit, duke rritur rrezikun për përdorim joefikas të fondeve.
Por, me gjithë këtë përpjekje, sërish më shumë se gjysma e fondeve në këtë zë “digjen”, si vitin e kaluar, kur plani i investimeve u realizua vetëm 43% e planit. Nëse trendi aktual vazhdon, shumë bashki rrezikojnë të kenë realizime nën 20% të planit vjetor të investimeve, çka do të ndikojë negativisht në ekonominë e komuniteteve lokale./ Monitor
-

Bashkitë realizojnë vetëm 22% të investimeve për 8-mujorin, rrezikohet “djegia” e fondeve
Shqipëria dhe zonat rurale të vendit kanë nevoja të mëdha të paplotësuara me infrastrukturë. Në pjesën më të madhe të njësive administrative nuk ka rrugë me asfalt që i lidhin me akset nacionale, rrjetet e energjisë elektrike janë të dobëta dhe furnizimi me ujë është i mangët.Pavarësisht nevojave të mëdha, pushteti vendor në vendin tonë nuk mund të realizojë edhe ato pak fonde në dispozicion që ka për investime.Ministria e Financave raportoi se në fund të 8-mujorit, 61 bashkitë e vendit kishin realizuar vetëm 21.8% të planit të investimeve. Nga 49.8 miliardë të planifikuara këtë vit, janë realizuar vetëm 10.8 miliardë lekë gjatë janar–gushtit, vetëm katër muaj para përfundimit të vitit.Bashkia e Tiranës ka ecurinë më të dobët, edhe për shkak të madhësisë së buxhetit. Për vitin 2025, buxheti i investimeve për bashkinë e kryeqytetit është 19.9 miliardë lekë, ose 40% e fondit total, por deri në fund të 8-mujorit janë shpenzuar vetëm 16.6% e fondeve të planifikuara.Kjo normë e ulët realizimi është një tregues i dobësive të strukturave të pushtetit vendor, duke bërë që pjesa më e madhe e fondeve të destinuara për rrugë lokale, ujësjellës, ndriçim publik dhe projekte mjedisore të mbetet ende e pashpenzuar.Realizim shumë të dobët kishte edhe bashkia e Durrësit. Me zhvillimin e vrullshëm të turizmit, kjo bashki ka më shumë nevoja për investime në infrastrukturë rrugore, mjedis, ujë dhe energji. Buxheti për investimet në bashkinë e Durrësit është 3.7 miliardë lekë këtë vit, por deri në fund të gushtit janë shpenzuar vetëm 924 milionë lekë, ose vetëm 25% e planit vjetor.Në rang vendi, investimi më i madh bashkiak në 8 muajt e 2025 është ndërtimi i terminalit verior të transportit në Tiranë me një shumë prej 324 milionë lekësh ose 3.2 milionë euro, dhe rindërtimi i banesave individuale, po në Tiranë, me 278 milionë lekë ose 2.7 milionë euro.Nga bashkitë me qendër qarku, realizimin më të mirë e ka Bashkia e Kukësit me 80% të planit vjetor, ndërsa realizimin më të dobët e ka bashkia e Vlorës me vetëm 10%.Përvoja e viteve të kaluara tregon se bashkitë tentojnë të përqendrojnë zbatimin e projekteve në muajt e fundit të vitit, duke rritur rrezikun për përdorim joefikas të fondeve.Por, me gjithë këtë përpjekje, sërish më shumë se gjysma e fondeve në këtë zë “digjen”, si vitin e kaluar, kur plani i investimeve u realizua vetëm 43% e planit. Nëse trendi aktual vazhdon, shumë bashki rrezikojnë të kenë realizime nën 20% të planit vjetor të investimeve, çka do të ndikojë negativisht në ekonominë e komuniteteve lokale.Burimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Batërdia me fondet e BE për bujqësinë dhe bllokimi i projektit IPARD, PD kërkon komision hetimor, paraqitet kërkesa…
Partia Demokratike ka paraqitur në Kuvend kërkesën e firmosur nga 45 deputetë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar lidhur me fondet e IPARD. Pas refuzimit nga ana e Partisë Socialiste për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, deputetët e opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë qëllim. OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian që ta konsideronte një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, çka më pas solli edhe pezullimin e këtyre fondeve. Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro.
Pra, si rezultat i shkeljeve shumë serioze të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, të cilat OLAF i konsideroi si “kriminale” dhe “korruptive”, fermerëve shqiptar iu mohua mundësia për të përfituar 112 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPARD III, pjesë e Marrëveshjes Kuadër IPA III. Me qëllim kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II, verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve IPARD II, analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve, vlerësimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse për programin IPARD II, identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e këtyre fondeve, si dhe vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e masave ligjore, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative në të ardhmen, deputetët e opozitës kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Administrimin e Fondeve të Programit IPARD II, thuhet në kërkesën e paraqitur.
Objekti
Sipas demokratëve, Komisioni do të ketë për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian; (ii) Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve të programit IPARD II; (iii) Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve; (iv) Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e fondeve të programit IPARD II, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale; (v) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare; (vi) Të angazhohet për të propozuar për miratim të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen në të ardhmen situatat e evidentuar në raportin e hetimit të Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, duke propozuar masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë për programin IPARD III. Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
-

PD kërkon ngritjen e Komisionit Hetimor për abuzimin me fondet e IPARD në bujqësi
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë zyrtare për ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar, pas zbulimeve mbi keqpërdorimin e fondeve IPARD, të destinuara për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.
Kjo nismë vjen si reagim ndaj raportit të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimeve (OLAF), i cili evidenton abuzime sistematike me fondet e Bashkimit Europian.
45 deputetë të opozitës kanë firmosur kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor.
Sipas dokumentit, OLAF ka zbuluar abuzime me 33 milionë euro nga programi IPARD II, përmes kontratave të manipuluara, çmimeve të fryra dhe detyrimit të aplikantëve për të paguar kompani të caktuara konsulence.
Këto gjetje kanë sjellë pezullimin e programit IPARD III, me vlerë 112 milionë euro, duke rrezikuar mbështetjen financiare për fermerët shqiptarë.
Shkresa e PD drejtuar Kuvendit citon Ligjin nr. 37/2015 për ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër me Komisionin Europian, si bazë ligjore për mbështetjen financiare të BE-së ndaj Shqipërisë. PD kërkon që Kuvendi të marrë masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së dhe për të garantuar transparencën në shpërndarjen e fondeve.
Sipas opozitës, Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij:
(i) Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian;(ii) Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve të programit IPARD II;(iii) Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve;(iv) Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e fondeve të programit IPARD II, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale;(v) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare;(vi) Të angazhohet për të propozuar për miratim të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen në të ardhmen situatat e evidentuar në raportin e hetimit të Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, duke propozuar masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë për programin IPARD III.Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. -

‘OLAF gjeti shkelje’, opozita kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision Hetimor për fondet e IPARD II në bujqësi
Pas refuzimit të mazhorancës për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, deputetët e opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë qëllim.
OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian që ta konsideronte një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, çka më pas solli edhe pezullimin e këtyre fondeve. Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro.
Sipas opozitës, Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij:(i) Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian;(ii) Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve të programit IPARD II;(iii) Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve;(iv) Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e fondeve të programit IPARD II, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale;(v) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare;(vi) Të angazhohet për të propozuar për miratim të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen në të ardhmen situatat e evidentuar në raportin e hetimit të Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, duke propozuar masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë për programin IPARD III.Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Kerkese-per-ngritjen-e-Komisionit-Hetimor-per-fondet-e-IPARD_compressed_compressed -

45 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II në bujqësi
45 deputetë të opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor në Kuvend, për të hetuar kontrollin e ligjshmërisë në administrimin e fondeve të këtij programi.
Kërkesa e tyre, vjen pas pretendimit për refuzim nga ana e mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi.
“Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që të mbledhë informacione të hollësishme mbi zbatimin e Marrëveshjeve IPA II dhe IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, të miratuara pikërisht nga Kuvendi i Shqipërisë, verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve dhe zyrtarëve shqiptar gjatë proceseve të përzgjedhjes së aplikimeve dhe zbatimit të projekteve, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, si dhe vlerësimin e nevojës për miratim, korrigjim, ndryshim të legjislacionit, me qëllim që në të ardhmen të parandalohen pasojat negative që mund të vijnë për shtetin dhe qytetarët shqiptarë, nga shkeljet, parregullsitë dhe abuzimet me ndihmën financiare të akorduar nga Bashkimi Evropian.
Objekti dhe qëllimi i ngritjes së këtij Komisioni Hetimor është në përputhje me Kushtetutën dhe parimet themelore kushtetuese, për shkak se nuk sjell mbivendosje apo transferime të kompetencave të parashikuara nga Kushtetuta për organe të tjera, por synon njohjen dhe verifikimin në hollësi të të gjitha shkeljeve dhe parregullsive që lidhen me administrimin e fondeve të programit IPARD II, me qëllim që të kontrollohet ligjshmëria e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shqiptare, të nxirren përgjegjësitë institucionale, si dhe të merren masa të përshtatshme për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare”, thuhet në kërkesën e opozitës.
Sipas deputetëve opozitarë, një raport i Zyrës së Bashkimit Evropian Kundër Mashtrimeve (OLAF) ka nxjerrë në pah shkelje serioze në menaxhimin e fondeve IPARD II, duke rekomanduar pezullimin e financimeve për disa thirrje të mëparshme, si dhe për fondet e programit IPARD III.
Raporti i OLAF, pretendon opozita, thekson se shuma prej 33 milionë eurosh e financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II është konsideruar e papranueshme dhe ka çuar në pezullimin e këtyre fondeve. Po ashtu, edhe 112 milionë euro për programin IPARD III janë pezulluar për shkak të shkeljeve të konsideruara si “kriminale” dhe “korruptive”, duke i mohuar mundësinë fermerëve shqiptarë për të përfituar mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.
Deputetët kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar zbatimin e Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II, verifikimin e procesit të përzgjedhjes dhe financimit të aplikimeve, si dhe analizimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse për administrimin e fondeve. Ata kërkojnë gjithashtu identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme dhe ndërmarrjen e masave ligjore për të parandaluar fenomenet negative në të ardhmen.
Komisioni Hetimor ka për objektiv të veprimtarisë së tij:
Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II;
Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve të fondeve IPARD II;
Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve;
Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive në administrimin e fondeve;
Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave ligjore dhe propozimin e korrigjimeve të mundshme në legjislacion.
Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët pesë do të jenë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe gjashtë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. -

Plasin arrestimet për abuzimet me fondet bujqësore në Greqi, ndërsa hajdutët e fondeve IPARD në Shqipëri shijojnë paratë
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar të martën në mëngjes në disa rajone të Greqisë, ku janë arrestuar 37 persona të përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me subvencionet bujqësore të Bashkimit Europian.
Operacioni është drejtuar nga Njësia e Krimeve të Organizuar, e njohur si “FBI-ja greke” dhe është zhvilluar në Selanik, Pella, Janinë, Atikë dhe Kretë, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO).
Hetimet kanë zbuluar një rrjet kriminal që, përmes deklaratave të rreme në agjencinë e subvencioneve bujqësore OPEKEPE, ka përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 20 milionë euro fonde nga BE, prej të cilave të paktën 5 deri në 10 milionë janë marrë në mënyrë abuzive.
Sipas autoriteteve, personat e arrestuar nuk janë fermerë apo prodhues realë, por përfitues fiktivë të fondeve. Udhëheqësi i grupit dyshohet të jetë një ish-punonjës 38-vjeçar i një qendre deklarimesh bujqësore në Giannitsa, ndërsa një tjetër i përfshirë është një 36-vjeçar që punon aktualisht në një qendër të tillë në Kretë.
Ndërkohë që Greqia po arreston abuzuesit e fondeve të BE-s, në Shqipëri hetimet për abuzimet me fondet IPARD vijojnë të ngecin, ndonëse Komisioni Europian ka pezulluar fondet për vendin për shkak të keqpërdorimeve dhe korrupsionit.
Miliona euro të dedikuara për fermerët shqiptarë kanë përfunduar në duart e personave të lidhur me pushtetin, ndërsa askush nuk është vënë ende përpara drejtësisë. -

Ish-presidenti Sarkozy në burg për çështjen e fondeve nga Libia
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka nisur vuajtjen e një dënimi pesëvjeçar në burgun La Santé në Paris, pas shpalljes së tij fajtor për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007 me fonde të dyshuara nga regjimi libian i Muammar Gaddafit.
Në momentin e mbërritjes, të burgosurit brohoritën “Ja ku është Sarkozi!”, duke i dhënë një mirëseardhje të veçantë ish-presidentit. Sarkozy u shoqërua në një qeli izolimi 11 m², ku do të qëndrojë pa telefon, por me një televizor të vogël dhe disa libra, përfshirë “Konti i Monte Kristos” dhe një biografi të Jezusit.
Rreth orës 9 të mëngjesit, Sarkozy u largua nga shtëpia dorë për dore me gruan e tij, Carla Bruni, i përshëndetur nga mbështetës që mbanin flamuj francezë dhe këndonin himnin kombëtar, duke brohoritur edhe “Turp për drejtësinë”.
Ish-presidenti e cilësoi gjyqin si një “skandal gjyqësor”, duke shkruar se “nuk po burgoset një ish-president, por një njeri i pafajshëm”. Ai u shpall fajtor për bashkëpunim kriminal, ndërsa u lirua nga akuza për korrupsion, pasi gjykata vendosi se kishte dijeni për takimet mes bashkëpunëtorëve të tij dhe përfaqësuesve libianë në vitin 2005.