Tag: fondeve

  • SPAK informon PE-në për ‘dosjet e korrupsionit’ me fondet evropiane

    SPAK informon PE-në për ‘dosjet e korrupsionit’ me fondet evropiane

    Delegacioni i Komitetit të Kontrollit Buxhetor të Parlamentit Evropian (CONT) zhvilloi në muajin shtator një seri takimesh në Tiranë me Ministrinë e Financave, SASPAC dhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
    Përmes një raporti, CONT-i ka paraqitur të enjten një vlerësim të detajuar mbi progresin e Shqipërisë në menaxhimin e fondeve të BE-së, reformat ekonomike dhe luftimin e korrupsionit.
    Përfaqësuesit evropianë pranuan se Shqipëria ka bërë hapa përpara në modernizimin ekonomik dhe absorbimin e fondeve evropiane, por paralajmëruan se dobësitë në drejtësi dhe presioni politik vazhdojnë të jenë pengesa serioze për integrimin.

    Delegacioni e vlerësoi SPAK-un si një nga institucionet më të besuara në vend, me 70-80 për qind mbështetje publike.
    Me 40 prokurorë aktivë dhe një rritje të re prej 20 prokurorësh të specializuar në hetime financiare, SPAK raportoi hetime ndaj ish-ministra, zyrtarëve të lartë dhe raste të rëndësishme të korrupsionit.

    Përfaqësuesit konfirmuan se po hetohen disa çështje që prekin drejtpërdrejt fondet e BE-së.

    “Veçanërisht, SPAK po heton aktualisht raste që përfshijnë keqpërdorim të fondeve të BE-së, duke përfshirë akuza për mashtrim në tetë procedura të prokurimit publik të lidhura me stafin e SASPAC-ut, dhe dy tendera publikë me vlerë mbi 1 milion euro secili që përfshijnë kompani dhe shtetas belgë”, shkruhet në raport.
    Një rast tjetër lidhet me korrupsionin në ndarjen e fondeve IPARD nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit Rural, për të cilin ka raportuar më herët Albanian Post.
    Tabloja e Ministrisë së Financave
    Në takimin me Ministrin e Financave, Petrit Malaj, delegacioni i PE-së u informua për një tablo të fortë makroekonomike.
    Në procesin e integrimit, ministria raportoi një normë të lartë thithjeje prej 82 për qind për fondet IPA dhe një mekanizëm të konsoliduar kontrolli financiar, që përfshin auditime të brendshme, bashkëpunim me OLAF-in për çështjet e mashtrimit, njësi harmonizimi dhe një rrjet prej 21 zyrtarësh që përdor sistemin IMS për raportimin e parregullsive.
    Megjithatë, delegacioni vuri në dukje se dhe pse sistemi mbikëqyrës është i strukturuar mirë, efektiviteti i tij mbetet i varur nga kapacitetet njerëzore, stabiliteti institucional dhe transparenca e plotë në rastet e dyshuara për abuzime.
    SASPAC: rezultate të prekshme, por probleme me zbatimin në terren
    Në takimin me drejtuesit e SASPAC, delegacioni u informua se Shqipëria ka përmbushur 38 nga 41 hapat e paketës së parë të Raportit të Reformës së Qeverisjes (RGF), duke kërkuar kështu mbi 204 milionë euro financim të BE-së – 95 milionë për mbështetje buxhetore dhe 109 milionë për projekte infrastrukturore nën WBIF.
    Reformat kanë prekur sektorët kryesorë: përmirësimin e klimës së biznesit, liberalizimin e tregut të energjisë, masat kundër pastrimit të parave, përmirësimin e transparencës dhe avancimin në proceset e digjitalizimit, përfshirë përgatitjen për 5G.
    Megjithatë, zyrtarët e SASPAC-ut pranuan se shumë projekte infrastrukturore pësojnë vonesa për shkak të mosmarrëveshjeve për pronat, procedurave të zgjatura në parlament për ratifikimin e huave dhe mungesës së koordinimit ndërinstitucional.
    CONT-i kërkoi prova më të forta raportimi, auditime të qëndrueshme dhe më shumë burime njerëzore të specializuara në kontrollin e fondeve.
    Shoqëria civile nën presion
    Një nga alarmet më të forta të delegacionit lidhet me dobësimin e shpejtë të shoqërisë civile. Sipas gjetjeve të tyre, organizatat e pavarura po përballen me mungesë fondesh, presione të vazhdueshme dhe mungesë qasjeje në proceset vendimmarrëse.
    Delegacioni paralajmëroi se pa një sektor civil aktiv dhe të mirë-financuar, transparenca e reformave dhe kontrolli demokratik do të dobësohen ndjeshëm.
    Në përfundim, CONT-i vlerësoi progresin e dukshëm ekonomik dhe përmirësimin e strukturave të mbikëqyrjes së fondeve, por theksoi se korrupsioni, politizimi dhe dobësitë në drejtësi mbeten pengesa serioze.
    Besimi dhe qëndrueshmëria, sipas tyre, janë kushtet kryesore për të avancuar në procesin e integrimit evropian.

  • OBSH/ Shkurtimi i fondeve për malarjen rrezikojnë rikthimin e sëmundjes

    OBSH/ Shkurtimi i fondeve për malarjen rrezikojnë rikthimin e sëmundjes

    Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paraplajmëroi përmes një raporti të ri se rastet dhe vdekjet nga malaria u rritën globalisht vitin e kaluar për shkak të shkurtimeve të fondeve dhe kërcënimit në rritje të rezistencës ndaj ilaçeve.
    OBSH tha se shkurtimet e ndihmës ndërkombëtare rrisin rrezikun e shpërthimeve dhe një rikthimi të malaries, por nivelet e financimit ishin tashmë nën nivelin e duhur.
    Në vitin 2024 u vlerësuan 282 milionë raste të malaries dhe 610,000 vdekje, rreth nëntë milionë raste shtesë dhe 12,000 vdekje më shumë se vitin e kaluar.
    Drejtori menaxhues i organizatës jofitimprurëse Malaria No More UK, Gareth Jenkins tha në një deklaratë se rritja e rasteve në vitin 2024 është aq më shqetësuese pasi ende nuk merr parasysh ndikimin e shkurtimeve të fondeve nga ky vit.
    Raporti zbuloi se në vitin 2024, financimi global për kontrollin e malaries u vlerësua në 3.9 miliardë dollarë, pak më e ulët se një vit më parë dhe shumë më poshtë se 9.3 miliardë që autoritetet shëndetësore thonë se janë të nevojshme.
    Malaria është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik në botë, që përhapet tek njerëzit përmes mushkonjave të infektuara me një parazit, duke e bërë më të vështirë për t’u eliminuar sesa sëmundjet e tjera që përhapen midis njerëzve.

  • Shqipëria rast unik në BE për pezullimin e fondeve IPARD/ KE përgënjeshtron Ramën

    Shqipëria rast unik në BE për pezullimin e fondeve IPARD/ KE përgënjeshtron Ramën

    Shqipëria rast unik në BE për pezullimin e fondeve IPARD/ KE përgënjeshtron Ramën
    Nga foltorja e Kuvendit, gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama iu rikthye çështjes së ndërprerjes së fondeve IPARD, duke e minimizuar vendimin e Brukselit. Me ironi, Rama e cilësoi si “kënga e mjerueshme e fondeve të bujqësisë”. Ai u shpreh se hetimet e Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) për periudhën 2019–2023 kanë zbuluar shkelje të natyrës së ngjashme edhe në vende të BE-së.
    Sipas kryeministrit shumat e identifikuara në këto vende arrijnë mbi 1 miliard euro.
    “OLAF, i cili bën hetime për llogari të Komisionit Evropian, për vitin 2019–2023, nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë, (siç ka gjetur në Shqipëri), vetëm në këto vende: Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë. Ndërkohë që shuma e vendosur nga OLAF-i përpara vendeve të tjera të Bashkimit Evropian… është mbi 1 miliard euro,” Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.
    Por ky krahasim është i pasaktë.
    Shqipëria, një rast unik
    Në një reagim të posaçëm për Faktoje.al, Komisioni Evropian sqaron se rasti i Shqipërisë është unik. Kjo sepse ndërprerja e pagesave për IPARD II dhe pezullimi i IPARD III u vendos mbi bazën e një hetimi të OLAF, jo thjesht mbi auditime teknike si në vendet anëtare të BE-së.
    Në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, Komisioni Evropian thekson se masa e marrë ndaj Shqipërisë nuk ka precedent.
    “Siç është thënë më parë, nuk ka raste të ngjashme,” deklaron KE për Faktoje.al
    Komisioni shpjegon se është e domosdoshme të dallohen korrigjimet financiare për mangësi teknike në vendet anëtare, dhe masat e bazuara në një hetim të OLAF, siç është rasti i Shqipërisë.
    “Në rastin e Shqipërisë, Komisioni Evropian ka ndërprerë rimbursimin e shpenzimeve të IPARD dhe, njëkohësisht, ka pezulluar delegimin për të gjitha masat e IPARD III mbi bazën e informacionit të marrë nga OLAF në kontekstin e një hetimi, dhe kjo që prej korrikut 2023.
    Është e qartë se, për të korrigjuar mangësi të tilla, përmirësimet në sistemet kombëtare të kontrollit janë të nevojshme në të dyja situatat e përmendura më sipër”, shpjegon Komisioni Evropian.
    Verën e vitit 2023, mbi bazën e informacionit të OLAF, Komisioni Evropian ndërpreu rimbursimet e IPARD II dhe pezulloi të gjitha masat e IPARD III. Për të rikuperuar besueshmërinë, Shqipëria duhet të përmirësojë sistemet e kontrollit dhe të zbatojë masa korrigjuese.
    Gënjeshtër e përsëritur
    Kjo nuk është hera e parë që qeveria minimizon ndërprerjen e fondeve IPARD II dhe pezullimin e programit IPARD III, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
    Korrikun e vitit 2023, kur Komisioni Evropian informoi qeverinë shqiptare se kishte pezulluar grantet për bujqësinë, vendimi ekstrem i Brukselit, u komentua si një procedurë administrative normale.
    Ministrja e Bujqësisë asokohe, Frida Krifca, tha se parregullsi apo shpërdorime të ngjashme me fondet IPARD janë gjetur edhe në vende si Gjermania, Franca apo Holanda. Deklarata e atëhershme e ministres Frida Krifca, u përgënjeshtruan nga Faktoje.al përmes Komisionit Evropian.
    Edhe në 2023, KE theksonte se masa ndaj Shqipërisë ishte e paprecedentë.
    Përfundim
    Komisioni Evropian argumenton se është e rëndësishme të bëhet dallimi midis korrigjimeve financiare të aplikuara ndaj shteteve anëtare të BE-së nga Drejtoria e Përgjithshme për Agrikulturën dhe Zhvillimin Rural (DG AGRI), kundrejt çështjeve që dalin në dritë mbi bazën e një hetimi nga Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), siç është rasti për Shqipërinë.
    Nisur nga informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “OLAF nuk ka gjetur shkelje të të njëjtës natyrë siç ka gjetur në Shqipëri vetëm në Luksemburg, Maltë, Qipro, Irlandë edhe Holandë” e kategorizojmë të pavërtetë.

  • KE përgënjeshtron Ramën: Shqipëria rast unik në BE për pezullimin e fondeve IPARD

    KE përgënjeshtron Ramën: Shqipëria rast unik në BE për pezullimin e fondeve IPARD

    Çështja e fondeve IPARD nuk është thjesht një “këngë e mjerueshme”, por test për besueshmërinë e institucioneve shqiptare në rrugën drejt integrimit europian./Faktoje.al

  • Skandali i fondeve të BE: SPAK në prag arrestimesh pas hetimit të OLAF

    Skandali i fondeve të BE: SPAK në prag arrestimesh pas hetimit të OLAF

    BRUKSEL– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duket se ka bërë gati fletë-arrestet për fondet e OLAF të Bashkimit Evropian. Kjo vjen, pasi emra të rëndësishëm që kanë firmosur fondet e BE për bujqësinë, po hetohen nga prokurorët e SPAK.
    Një hetim i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, zbuloi keqpërdorim serioz i fondeve të paraanëtarësimit të BE-së për bujqësinë në Shqipëri dhe rekomandoi bllokimin e paketës 112 milionë euro për programin pasardhës të ndihmës.
    Më herët zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe rekomandoi bllokimin e paketës së radhës për sa kohë nuk ka masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.
    Hetimet e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit, nisën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Përfaqësuesit e Zyrës europiane kryen disa misione në Shqipëri, duke bërë verifikime në zyrat e AZHBR-së, si dhe duke analizuar dokumentacionin e rasteve të dyshuara, që kishin përfituar nga fondet europiane.
    Sipas OLAF, hetimi i tyre zbuloi se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat lehtësonin realizimin e kontratave me Agjencinë Shqiptare për Zhvillim Rural (ARDA), e cila shpërndante fondet. Por edhe se fondet u përdoren për qëllime të tjera korruptive.

  • Shqipëria, përfituesja kryesore e fondeve nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor

    Shqipëria, përfituesja kryesore e fondeve nga Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor

    Pas hapjes së të gjithë kapitujve të negociatave në kohë rekord, Shqipëria po forcon më tej pozicionin e saj si një nga vendet më të suksesshme në procesin e integrimit europian. Besimi i partnerëve të Bashkimit Europian reflektohet qartë jo vetëm në vlerësimet politike, por edhe në faktin se Shqipëria ka përfituar më shumë fonde se çdo vend tjetër i rajonit nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
    Sipas shpërndarjes së deritanishme të fondeve, Shqipëria ka siguruar 164 milionë euro, duke u renditur e para ndër vendet e rajonit. Pas saj vijon Serbia me 111 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 76 milionë euro dhe Mali i Zi me 45 milionë euro.
    Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, një instrument strategjik i Bashkimit Europian, synon të mbështesë transformimin ekonomik, zhvillimin social dhe përmirësimin e infrastrukturës në vendet kandidate, duke i përafruar ato me standardet e vendeve anëtare. Rezultatet e dy viteve të para tregojnë se mekanizmi po jep ndikim konkret dhe të prekshëm në ekonomi.
    Të premten u zhvillua Samiti rajonal i liderëve “Growth Plan – Our Pathway to the EU”, gjatë të cilit Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, theksoi se aktualisht është disbursuar më pak se 10% e shumës së përgjithshme të fondeve të parashikuara për Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar nevojën për të përshpejtuar zbatimin e reformave dhe projekteve që mundësojnë çlirimin e plotë të fondeve.
    Në po të njëjtin samit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara në mënyrë të bashkuar, duke e konsideruar Planin e Rritjes si udhërrëfyesin më të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit europian, lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët të BE-së.

  • “Disa prokurime bëhen me 99% të fondit limit, e të tjera kursejnë deri në 20%”, Xhafaj në Kuvend: Disa institucione fshihen pas alibisë që…

    “Disa prokurime bëhen me 99% të fondit limit, e të tjera kursejnë deri në 20%”, Xhafaj në Kuvend: Disa institucione fshihen pas alibisë që…

    Deputeti i PS Fatmir Xhafaj, nga foltorja e Kuvendit ku po diskutohet buxheti 2026, u shpreh se nuk mjafton vetëm të rriten fondet buxhetore, por ato duhet të shpenzohen me eficencë, për të garantuar zhvillim, kujdes social dhe vende pune.

    Sipas tij Xhafajt një pjesë e fondeve nuk realizohet, duke nxjerrë në pah problematikat e administrimit të tyre nga institucionet dhe agjencitë përkatëse.
    “Po përtej asaj çfarë ka racionale në këtë histori, personalisht besoj se në jo pak raste kjo është një alibi mbas së cilës fshihet një problematikë tjetër me vetë institucionet e agjencitë që merren me administrimin e fondeve buxhetore”, tha ai
    “Në qendër të çdo buxheti nuk është shifra, por rezultati. Prandaj, nuk mjafton të rrisim fondet; duhet t’i shpenzojmë drejt, me eficencë. Keqardhje kur sheh që një pjesë e mirë e fondeve buxhetore nuk realizohen. Kjo do të thotë më pak zhvillim, më pak kujdes social me pak vende pune.
    Pse ndodh kjo? Disa thonë që lidhet me drejtësinë e re dhe kryesisht me institucionet e drejtesise penale. Mund të jetë kështu, por askush nuk thotë çfarë konkretisht.
    Mund të ketë dhe unë besoj se ka diçka, ndaj në seancat e mëparshme kam ngritur shqetësimin dhe kam kërkuar që të tregohet kujdes me penalizimin e administratës dhe biznesit në këtë vend, për një kulturë e qasje tjetër nga strukturat e drejtësisë penale në këtë aspekt. Kjo kërkon të ulen palët në tavolinë për dialog dhe të shohin se cilat janë reflektimet që duhen bërë.
    Po përtej asaj çfarë ka racionale në këtë histori, personalisht besoj se në jo pak raste kjo është një alibi mbas së cilës fshihet një problematikë tjetër me vetë institucionet e agjencitë që merren me administrimin e fondeve buxhetore. Nisur dhe nga raportimet e bëra në komision rezulton se një pjesë e kanë realizuar mbi 90% buxhetin e përcaktuar për investime, por edhe për mallra e shërbime. Atëherë si shpjegohet që disa e realizojnë e disa jo buxhetin e akorduar në vitin përkatës buxhetor?
    Si shpjegohet që disa i realizojnë prokurimet në fondin limit 99% dhe disa arrijnë të kursejnë deri në 20% të fondit të prokuruar? Besoj se ka disa faktorë që ndikojnë në këtë realitet.
    Ndër të tjera kjo lidhet me drejtimin e institucioneve, me aftësitë menaxhuese të drejtuesve dhe sidomos me aftësinë për të zgjedhur njerëzit e përshtatshëm në këto procese, me motivimin dhe mbështetjen e tyre për të punuar të qetë dhe në liri të zbatojnë drejt ligjin dhe përgjegjësitë përkatëse,” tha Xhafaj.

    Top Channel

  • Fatmir Xhafaj/ Fjalim me alibi, jo zgjidhje

    Fatmir Xhafaj/ Fjalim me alibi, jo zgjidhje

    Sot në Kuvend, deputeti Fatmir Xhafaj hodhi kritika mbi mosrealizimin e fondeve buxhetore nga institucionet shtetërore.
    Fjalimi i tij ngriti pikëpyetje mbi qasjen dhe përgjegjësinë politike që ai vetë dhe mazhoranca mbajnë për këtë situatë.
    Xhafaj tha se, problemi nuk qëndron te shifra e buxhetit, por te rezultati, duke shprehur keqardhje që “një pjesë e mirë e fondeve buxhetore nuk realizohen”.
    Ai përmendi si arsye të mundshme ndikimin e drejtësisë penale dhe frikës së administratës nga përgjegjësitë ligjore, por pa dhënë shembuj konkretë, duke e lënë të hapur nëse kjo është shkak apo thjesht perceptim.
    Në këtë rast, Xhafaj ofron analizë, por jo përgjegjësi politike. Ai u kufizua në kritika të përgjithshme ndaj institucioneve dhe drejtuesve të tyre, ndërkohë që prej vitesh mazhoranca e tij ka pasur kontroll të plotë mbi administratën publike, prokurimet dhe politikat e menaxhimit të fondeve.
    Në vend që të adresojë dështimet strukturore apo përgjegjësitë qeveritare, Xhafaj përqendrohet në idenë se disa institucione punojnë mirë e disa jo, pa shpjeguar pse kjo ndodh në një shtet ku standardet dhe kontrolli duhej të ishin të unifikuara.
    Po ashtu, ai i mëshon idesë se “drejtuesit, motivimi dhe përzgjedhja e stafit” janë kyç për realizimin e buxhetit, duke ngritur pyetjen se kush i ka emëruar këta drejtues dhe kush ka krijuar sistemin që sot ai vetë kritikon.
    Në fund, deklarata e tij lë pa përgjigje pyetjen kryesore:
    Si ka mundësi që, pas më shumë se një dekade në pushtet, mazhoranca vijon të justifikojë mosfunksionimet e administratës me frikën nga drejtësia apo me paaftësinë e vartësve?
    Derisa këtyre pyetjeve t’u jepet zgjidhje dhe jo vetëm retorikë, deklaratat në Kuvend rrezikojnë të mbeten thjesht ushtrime politike, jo mekanizma që çojnë në përmirësim real të qeverisjes.
    “Në qendër të çdo buxheti nuk është shifra, por rezultati. Prandaj, nuk mjafton të rrisim fondet; duhet t’i shpenzojmë drejt, me eficencë. Keqardhje kur sheh që një pjesë e mirë e fondeve buxhetore nuk realizohen. Kjo do të thotë më pak zhvillim, më pak kujdes social me pak vende pune.
    Pse ndodh kjo? Disa thonë që lidhet me drejtësinë e re dhe kryesisht me institucionet e drejtesise penale. Mund të jetë kështu, por askush nuk thotë çfarë konkretisht.
    Mund të ketë dhe unë besoj se ka diçka, ndaj në seancat e mëparshme kam ngritur shqetësimin dhe kam kërkuar që të tregohet kujdes me penalizimin e administratës dhe biznesit në këtë vend, për një kulturë e qasje tjetër nga strukturat e drejtësisë penale në këtë aspekt. Kjo kërkon të ulen palët në tavolinë per dialog dhe të shohin se cilat janë reflektimet që duhen bërë.
    Po përtej asaj çfarë ka racionale në këtë histori, personalisht besoj se në jo pak raste kjo është një alibi mbas së cilës fshihet një problematikë tjetër me vetë institucionet e agjencitë që merren me administrimin e fondeve buxhetore. Nisur dhe nga raportimet e bëra në komision rezulton se një pjesë e kanë realizuar mbi 90% buxhetin e përcaktuar për investime, por edhe për mallra e shërbime. Atëherë si shpjegohet që disa e realizojnë e disa jo buxhetin e akorduar në vitin përkatës buxhetor?
    Si shpjegohet që disa i realizojnë prokurimet në fondin limit 99% dhe disa arrijnë të kursejnë deri në 20% të fondit të prokuruar? Besoj se ka disa faktorë që ndikojnë në këtë realitet.
    Ndër të tjera kjo lidhet me drejtimin e institucioneve, me aftësitë menaxhuese të drejtuesve dhe sidomos me aftësinë për të zgjedhur njerëzit e përshtatshëm në këto procese, me motivimin dhe mbështetjen e tyre për të punuar të qetë dhe në liri të zbatojnë drejt ligjin dhe përgjegjësitë përkatëse”, tha Xhafaj.

  • Vetem 6% te fondeve te buxhetit/ Spahia: Veriun Po e diskriminoni

    Vetem 6% te fondeve te buxhetit/ Spahia: Veriun Po e diskriminoni

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Bllokimi i qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, ambasada: Tashmë i rikthehemi punës normalisht

    Bllokimi i qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, ambasada: Tashmë i rikthehemi punës normalisht

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, njofton se i është rikthyer normalisht punëve pas kufizimit të disa aktiviteteve të saj.
    Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook të ambasadës thuhet se institucioni është i gatshëm t’i rikthehet aktiviteteve pas përfundimit të mbylljes së qeverisë “Trump” për shkak të fondeve buxhetore, teksa njofton më tej se një muaj më parë ka pritur Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming.
    “Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht! Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin e kaluar Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri. Drejtori Fleming u takua me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, si dhe me institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, për të theksuar partneritetin e fortë SHBA–Shqipëri, për të përforcuar gatishmërinë e NATO-s dhe për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare“, shkruan ambasada në rrjete sociale.

    Kujtojmë se Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njoftoi më 1 tetor 2025, se për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal, aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizoheshin ndjeshëm.
    Megjithatë, u njoftua se shërbimet konsullore thelbësore do të vazhdonintë ofroheshin sipas mundësive, përfshirë vizat për tranzit dhe udhëtimet në SHBA, si dhe shërbimet e pasaportave./vizionplus.tv