Tag: fondet

  • “Fondet e IPARD drejt zhbllokimit”, ministri Malaj: Po përmbushim rekomandimet e BE. Shehaj: Kjo është histori korrupsioni 

    “Fondet e IPARD drejt zhbllokimit”, ministri Malaj: Po përmbushim rekomandimet e BE. Shehaj: Kjo është histori korrupsioni 

    Ministri i Financave Petrit Malaj njoftoi se fondet e IPARD për bujqësinë mund të zhbllokohen vitin tjetër, pas oezullimit që u bë rreth dy vite më parë sepse Zyra Evropiane kundër Mashtrimit gjeti shkelje në përdorimin e tyre.
    Kjo temë nxiti debate në komision mes përfaqësuesve të opozitës dhe ministrit.
    “Në këndvështrimin tuaj, Belinda Balluiku është një ministre e susksesshme sepse përmes tenderave vjedh miliopna euro, si mund të thoni që ipard ësht2ë histori suksesi kur 33 mln euro vidhen. Si mund të quani histori suksesi bllokimiin e fondeve” , tha kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj

     “Çështja nëse skema e IPARD është suksesi apo jo është çështje perceptimi indivdual, ne mendojmë që ka qenë një skemë e syuksesshme që i ka ardhur në ndihmë bujqësdisë. Komisioni evriopian përmes digial ka lënë disa detyra për disa nga praktikat, masa që jemi duke i përmbushur, deri në fund të këtij viti do të përmbushen këto masa që do të hapin mundësinë për qeverinë që të nisë diskutimet me Komisionin Evropian që të çelen fondet e IPARD 3”, tha ministri i Financave Petrit Malaj.
    Ministri u ndal edhe te skema e pensioneve, duke theksuar se ajo do të reformohet më tej gjatë vitit tjetër, kur do të ketë propozime konkrete për ndryshimin e saj.
     “Qeveria vitin e kaluar ka nisur një proces për sistemin aktual të pensioneve, po bëhet vlerësim sa e qëndruesdhme është skema dhe deri në fillim të vitit që vjen do të ketë propozime konkrete si duhet të reformohet skema që të jetë e qëndrushme dhe të garantojë pension të denjë. Paralelisht, qeveria ka vijuar me vënien në dispozicion të fondeve të nevojshme për rritjen e pensioneve aktuale, kostoja totale e kësaj nirme shkon 1.7 mld euro deri në vitin 2030. Për 2025 bonusi i fundvitit është planifikuar, ai i 2026 do të vklerësohet në muajin shtator, nuk është parashikuar për momentin”, shtoi Malaj.
    Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, Petrit Malaj deklaroi edhe se do të ketë edhe një ndryshim të politikës së ndjekur deri më sot nga qeveria me përjashtime tatimore, duke nënvizuar se ato do të rishikohen dhe se deri në 2030 ato do të hiqen, duke bërë një përafrim me direktivat e BE. /vizionplus.tv

  • “Projekti i zhdukur i rindërtimit” — PD: Qeveria e shiti Durrësin për interesat e AADF-së!

    “Projekti i zhdukur i rindërtimit” — PD: Qeveria e shiti Durrësin për interesat e AADF-së!

    Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkisë Durrës dhe qeverisë për një aferë që prek fondet e rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.
    Anëtari i Kryesisë së FRPD, Orest Berberi, deklaron se një projekt i përfunduar në shkurt 2021 nga studiot shqiptare ‘SON Engineering & Construction’ dhe ‘A&E Engineering’, i financuar me paratë e taksapaguesve europianë, është injoruar për të favorizuar një marrëveshje të re me Fondacionin AADF.
    “Ky është një projekt i tipit koncesionar, ku AADF shpallet si donator me 6.7 milionë euro, por që do të përfitojë trefishin e kësaj shume brenda 15 viteve, ndërsa qytetarët e Durrësit humbasin pronat e tyre pa u pyetur,” tha Berberi gjatë deklaratës për shtyp.
    Berberi ngriti pyetje mbi shpenzimin e fondeve publike dhe transparencën e procesit, duke kërkuar hetim të menjëhershëm nga SPAK dhe ndalimin e çdo veprimi që cenon pronat e qytetarëve pa konsultim publik.
    Ai gjithashtu akuzoi për përgjegjësi kryetaren e Bashkisë Emiriana Sako, kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrat e Kulturës për mbështetje të këtyre veprimeve, duke i cilësuar si një skemë që po shkatërron pronën dhe trashëgiminë e qytetarëve të Durrësit.
    Partia Demokratike dhe FRPD kërkojnë transparencë të plotë mbi fondet e tërmetit, kontroll të rreptë mbi projektet e mbivendosura dhe mbrojtje të pronave dhe dinjitetit të qytetarëve.
    Denoncimi:
    Një tjetër aferë e rëndë po ndodh në sytë e të gjithëve, në zemër të Durrësit — një skemë mashtrimi, mbivendosjesh dhe abuzimesh me fondet publike, që ka vetëm një përfitues: pushtetin dhe klientelën e tij, në kurriz të qytetarëve.
    Në vitin 2020, kur Shqipëria ishte në mbyllje totale për shkak të pandemisë, Bashkia Durrës nisi një projekt të rëndësishëm rindërtimi me fondet e tërmetit të vitit 2019, në bashkëpunim me studion ‘SON Engineering & Construction’ dhe ‘A&E Engineering’.
    Ky projekt, i përfunduar në shkurt 2021, u financua me paratë e taksapaguesve europianë dhe ishte parashikuar të shërbente për rindërtimin dhe ringjalljen urbane të zonës A të qytetit të Durrësit.
    Por çfarë ndodhi më pas?
    Në vend që ky projekt të zbatohej, kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, vendosi të firmosë një marrëveshje të re me Fondacionin AADF, duke shpallur një projekt ‘tjetër’ për të njëjtën zonë, me të njëjtin qëllim, por me fonde dhe interesa krejt të ndryshme.
    Pyetjet janë të qarta, të drejta dhe kërkojnë përgjigje publike:
    Pse nuk u mor për bazë projekti i përfunduar në shkurt 2021?
    Pse u shpërfill puna e bërë nga studiot shqiptare dhe fondet publike të rindërtimit?
    Ku përfunduan paratë e dedikuara për dëmet e tërmetit në zonën A të Durrësit?
    Dhe, më e rëndësishmja: Me çfarë fondesh u pagua studioja e projektimit, nëse projekti i tyre u hodh poshtë pa asnjë sqarim?
    Në emër të transparencës, qytetarët e Durrësit kanë të drejtë ta dinë të vërtetën! Sepse sot, në vend që të rindërtohet ajo që u shkatërrua nga termeti, po shkatërrohet ajo që ka mbetur, nën maskën e ‘zhvillimit urban’ dhe ‘interesit publik’.

     

     

    Në realitet, kemi të bëjmë me një projekt të tipit koncesionar, ku AADF shpallet si ‘donator’ me një shumë prej 6.7 milionë eurosh, por që, sipas vetë parashikimeve të tyre, do të përfitojnë trefishin e kësaj shume brenda 15 viteve. Ndërsa qytetarët, ata që humbën gjithçka në tërmet, sot po humbasin edhe pronën e fundit që u ka mbetur, pa u pyetur, pa u dëgjuar, dhe pa u ofruar asnjë formë negocimi, duke iu rrëmbyer pronat!
    Ky është krim urban dhe ekonomik i mbuluar me fjali boshe për ‘rilindje kulturore’ dhe ‘rigjallërim qytetar’. Eshtë grabitje e pronës private dhe përvetësim i pasurive publike, me bekimin dhe firmën e atyre që duhet t’i mbronin qytetarët.
    Përgjegjës për këtë aferë janë: Emiriana Sako, Kryetare e Bashkisë Durrës, që firmosi marrëveshjen duke injoruar projektin ekzistues; Edi Rama, Kryeministër, i cili me heshtjen dhe miratimin e tij ka bërë të mundur çdo abuzim me fondet e rindërtimit; Blendi Gonxhja, Ministër i Kulturës, që ka vënë vulën institucionale për këtë shkatërrim; Elva Margariti, ish-Ministre e Kulturës, e cila nisi këtë zinxhir vendimesh pa transparencë dhe si propagande masive e fushatës elektorale!
    Të katër janë bashkëpërgjegjës për një skemë që po shkatërron pronën, trashëgiminë dhe nëpërkëmb dinjitetin e qytetarëve të Durrësit.
    Partia Demokratike kërkon:
    Transparencë të plotë mbi fondet e tërmetit dhe marrëveshjen me AADF-në;
    Hetim të menjëhershëm nga SPAK mbi financimin e projekteve të mbivendosura;
    Ndalimin e çdo veprimi që cenon pronat e qytetarëve pa proces të drejtë dhe konsultim publik. Durrësi nuk ka nevojë për ‘donacione’ që fshehin interesa, por për drejtësi, llogaridhënie dhe dinjitet.

  • “Qeveri e korruptuar”/ Balliu shpërthen ndaj Ballukut: Me një firmë i zhvat shqiptarët

    “Qeveri e korruptuar”/ Balliu shpërthen ndaj Ballukut: Me një firmë i zhvat shqiptarët

    Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka akuzuar qeverinë se ka shpërdoruar fondet publike për përfitime personale, duke zhvatur qytetarët shqiptarë.
    Ai shtoi se administrata qeverisëse ka dështuar në menaxhimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore, duke përmendur tunelin e Llogarasë, Eco Park, sterilizimin, si dhe rrugën Thumanë-Kashar, ku siç shtoi ai janë shpenzuar 25 milionë euro për kilometër.
    Balliu akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku se me një firmë mori 50 milionë euro, në rastin e tenderit të tunelit të Llogarasë, vlera e të cilit u rrit në 190 mln euro.
    Për shkak të korrupsionit, tha Balliu, BE ka ndërprerë fondet për bujqësinë shqiptare.
    “Ju jeni bërë miliarderë me lekët e shqiptarëve. Shqiptarët zgjodhën kurbetin, 1 në 4 shqiptarë ndodhet në mërgim. Përgjegjësi e kujt është kjo? E fitoreve tuaja? Fitoret tuaja janë në kurriz të shqiptarëve. Bëtë samitin për Ballkanin Perëndimor, i takuat të gjithë, lideri suprem i takoi të gjithë. 2 muaj më pas nuk erdhën fondet IPA, sepse jeni qeveri e korruptuar, vidhni fondet.
    BE nuk pranon t’ju japë as fondet për bujqësinë se jeni të korruptuar. Minimalja është të kërkoni ndjesë dhe jo të thoni administrata është e jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj administrate është vetëm të vjedhë nga Eco Park, sterilizimi, Thumanë-Kashar, keni sjellë kilometrin 25 mln euro/km, me drejtorët tuaj. Organizatat kriminale kanë përfaqësuesit e vet në administratën shtetërore. Ju kujtoni se këto nuk i di komuniteti ndërkombëtar? I ka vënë në raport, por ju nuk e lexoni me të vërtetën. Akuzoni opozitën pse denoncon korrupsionin. Me një firmë u merren shqiptarëve 50 mln euro”,- tha Balliu.

  • Frida Krifca drejt burgut, SPAK gati fletarrestin, si prangosja e ish-ministres do t’i hapë rrugë zhbllokimit të…

    Frida Krifca drejt burgut, SPAK gati fletarrestin, si prangosja e ish-ministres do t’i hapë rrugë zhbllokimit të…

    Një stuhi politike dhe gjyqësore duket se po përgatitet në Tiranë. Burime të sigurta nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) bëjnë me dije se ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ndodhet në prag të prangosjes, pas zhvillimeve të fundit që kanë tronditur korridoret e pushtetit. Pas vizitës të shefes së OLAF-it, Salla Saastamoinen, disa ditë më parë në selinë e Prokurorisë së Posaçme, situata ka marrë përmasa dramatike. Takimi me kreun e SPAK, Altin Dumani, thuhet se ka qenë vendimtar për finalizimin e dosjes së abuzimeve me fondet IPARD, një skandal që ka përfshirë miliona euro të Bashkimit Europian. Sipas burimeve diplomatike, Brukseli ka kërkuar “kokën” e Frida Krifcës si kusht për rikthimin e besimit në institucionet shqiptare. OLAF, pas një hetimi disa mujor, ka konstatuar se fondet e destinuara për fermerët shqiptarë janë devijuar në duart e njerëzve të pushtetit dhe të lidhjeve klienteliste.
    Prapaskenat
    Tani, presioni mbi SPAK-un është i jashtëzakonshëm. Burime nga brenda strukturës bëjnë me dije se urdhri i arrestit është gati për firmosje, ndërsa pritet që në orët në vijim të lëshohet edhe masa zyrtare ndaj ish-ministres. Në mjediset politike, frika është e dukshme. Ky arrestim pritet të hapë një zinxhir goditjesh të reja në nivelet e larta të qeverisë. Zyrtarë të lartë të Ministrisë së Bujqësisë, ish-këshilltarë dhe përfitues të skemave IPARD janë nën hetim intensiv. OLAF ka kërkuar që të mos mbetet asnjë “emër i shenjtë” mbi ligjin. Brukseli, për herë të parë, ka ndërhyrë drejtpërdrejt në një çështje të brendshme shqiptare, duke kërkuar rezultate të prekshme. Sipas njoftimit zyrtar të OLAF, bashkëpunimi me SPAK po intensifikohet, me ekspertë të huaj që tashmë po asistojnë hetuesit shqiptarë.
    Nëse Krifca do të ndalohet, BE pritet të zhbllokojë mbi miliona euro të ngrira prej më shumë se dy vitesh, fonde jetike për sektorin bujqësor shqiptar. Kjo mund të shënojë një kthesë historike në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Brukselit. “Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, është mesazhi që, sipas burimeve, i është përcjellë Dumanit nga OLAF. Në selitë e institucioneve shqiptare po mbizotëron tension dhe pritje. Disa ish-zyrtarë të lartë kanë nisur të thirren për marrje në pyetje, ndërsa dokumente të reja po dalin në dritë çdo ditë. Për shumëkënd, dosja Krifca është vetëm maja e ajsbergut të një sistemi të tërë abuzimesh me fondet europiane. pra kjo panoramë tregon se dita e prangosjes e ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifa mund të jetë shumë afër dhe me të, një kapitull i ri drejt drejtësisë europiane për Shqipërinë mund të nisë.
    Si i nisi hetimet e OLAF?
    Kujtojmë se në 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi me fondet e programit të ndihmës për bujqësinë, IPARD II dhe Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR. Në njërën anë të kompjuterit gjendej Romeo Nazarko, 43 vjeç, inxhinier gjeodet në profesion dhe ekspert pronash në Tiranë, ndërsa në anën tjetër dy hetues të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF – institucion i vetëm i mandatuar për të hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian.
    Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë, ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës. Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR. Me një dosje voluminoze mbi tavolinën e zyrës, Nazarko tha se besonte që u skualifikua, pasi nuk ndoqi ‘rrugën e korrupsionit’.  “Unë ndoqa udhëzuesit e BE-së për aplikantët dhe bëra një dosje super të kompletuar. Por e kisha ndarë mendjen; zero bakshish”, tha ai. Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut të vitit 2023 programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
    Të përfshirë dhe biznesmenë, oligarkë e pronarë mediash
    Abuzimi me fondet e BE rezulton dyshohet të jetë i ‘frikshëm’ pasi janë gjetur shkelje në 98 subjekte dhe madje AZHBR u ka kërkuar kthimin e shumave totale ose pjesore. Disa prej tyre i kanë kthyer, por disa të tjera, të cilat kanë marrë grant nga fondet e BE-së për shkak se nuk ka respektuar kushtet e kontratës kanë refuzuar t’i kthejnë paratë mbrapsht. Një oligark ka marrë me një dorë 190 mijë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë, duke ndërtuar një vilë në Dhërmi. Në kontratë rezulton fermë, por në fund përfundoi resort. Në këto afera korruptive të cilat po hetohen nga SPAK dhe OLAF, dyshohet se bëjnë pjesë gazetarë, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe një oligark mediatik. Pra dosja e hetimeve të SPAK përmban dhe emra peshash të rënda. Mbetet të shohim nëse SPAK do guxojë të godasë deri në këto nivele.

  • ‘OLAF gjeti shkelje’, opozita kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision Hetimor për fondet e IPARD II në bujqësi

    ‘OLAF gjeti shkelje’, opozita kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision Hetimor për fondet e IPARD II në bujqësi

    Pas refuzimit të mazhorancës për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, deputetët e opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë qëllim.
    OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian që ta konsideronte një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, çka më pas solli edhe pezullimin e këtyre fondeve. Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro.
    Sipas opozitës, Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij:(i) Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian;(ii) Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve të programit IPARD II;(iii) Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve;(iv) Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e fondeve të programit IPARD II, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale;(v) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare;(vi) Të angazhohet për të propozuar për miratim të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen në të ardhmen situatat e evidentuar në raportin e hetimit të Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, duke propozuar masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë për programin IPARD III.Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
    Kerkese-per-ngritjen-e-Komisionit-Hetimor-per-fondet-e-IPARD_compressed_compressed

  • SPAK pranoi se çështja është nën hetim, PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për IPARD

    SPAK pranoi se çështja është nën hetim, PD kërkon ngritjen e një Komisioni Hetimor për IPARD

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Partia Demokratike i është drejtuar Kuvendit me një shkresë ku kërkohet ngritja e një komisioni hetimor për Kontrollin e Ligjshmërisë në Administrimin e Fondeve të Programit IPARD II (Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural). Shkresa mban firmën e 45 deputetëve nga opozita.

    DOKUMENTI

    Kërkesa vjen pasi kreu i SPAK, Altin Dumani një ditë më parë (27 tetor) gjatë raportimit në Kuvend, deklaroi se është regjistruar një procedim penal për fondet IPARD dhe po bashkëpunohet me OLAF. Dumani deklaroi para Kuvendit se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake, ndërsa për momentin nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor. Kreu i SPAK pa përmendur emra, u shpreh se po hetohet çdo person që dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme.
    Programi i IPARD II parashikonte një fond total prej 146 milionë euro, nga të cilat 112 milionë euro janë fondet të BE-së dhe pjesa tjetër financim i qeverisë shqiptare. Hetimi për IPARD II fillimisht nisi në 2023 nga OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit). Nga hetimet OLAF identifikoi keqpërdorimin e 33 milionë eurove, fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare. OLAF sqaroi se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë konsulente të “përzgjedhura paraprakisht”, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet./ZËRI

  • “U përdor administrata dhe fondet publike për zgjedhjet?”/ Çela i përgjigjet pyetjeve të deputetit të PD: Kanë nisur disa hetime

    “U përdor administrata dhe fondet publike për zgjedhjet?”/ Çela i përgjigjet pyetjeve të deputetit të PD: Kanë nisur disa hetime

    Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve që i janë adresuar sot në Kuvend. 
    Pyetjes së deputetit të PD Agron Gjekmarkaj për raportoni e OSBE/ODIHR në lidhje me krimet zgjedhore, konkretisht për përdorimin e administratës dhe fondet, ai deklaroi: 
    Janë marrë disa masa për krime zgjedhore, nga ana jonë u ndërtuan seksione të posaçme për periudhën zgjedhore me qëllim që këta prokurorë në prioritet të kishin hetimin e këtij krimi. 
    Ka një sërë çështjes penale që ka nisur hetime, nga 2025 rezulton se janë disa çështje penale, nuk e them dot numrin e saktë, por janë në gjithë territorit, që lidhet me përdorimin e administratës apo fondeve publike në fushatë. Mbetet për t’u parë në vijim. Kontrolli realizohet nga pushteti gjyqësor. 
     
     
     

  • Abuzimet me fondet e IPARD II, SPAK: Kemi regjistruar procedimin penal

    Abuzimet me fondet e IPARD II, SPAK: Kemi regjistruar procedimin penal

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka njoftuar zyrtarisht se ka nisur procedim penal lidhur me abuzimet me fondet IPARD II. Në një përgjigje për mediat, SPAK bëri me dije se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake, ndërsa për momentin nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor.
    “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme,”-thuhet në përgjigjen e SPAK.
    Programi i IPARD II parashikonte një fond total prej 146 milionë euro, nga të cilat 112 milionë euro janë fondet të BE-së dhe pjesa tjetër financim i qeverisë shqiptare. Hetimi për IPARD II fillimisht nisi në 2023 nga OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit).

    Nga hetimet OLAF identifikoi keqpërdorimin e 33 milionë eurove, fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare. OLAF sqaroi se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë konsulente të “përzgjedhura paraprakisht”, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet.

    OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve, të cilat përfshinin pagesën e lartë të aplikantëve, kontratat false dhe çmime të fryra./ZËRI

  • SPAK bën lëvizjen surprizë, konfirmon procedimin penal për abuzimet me fondet IPARD II

    SPAK bën lëvizjen surprizë, konfirmon procedimin penal për abuzimet me fondet IPARD II

    Prokuroria e Posaçme në përgjigjet e tij të përmuajshme ka konfirmuar procedimin penal në lidhje me abuzimet me fondet e IPARD II.
    SPAK shkruan se çështja është në fazën e hetimeve paraprake dhe nuk mund të japë informacione të mëtejshme.
    “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal dhe çështja është në fazën e hetimeve paraprake.
    Për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjë publike informacione të mëtejshme”, sqaron SPAK.

  • Plasin arrestimet për abuzimet me fondet bujqësore në Greqi, ndërsa hajdutët e fondeve IPARD në Shqipëri shijojnë paratë

    Plasin arrestimet për abuzimet me fondet bujqësore në Greqi, ndërsa hajdutët e fondeve IPARD në Shqipëri shijojnë paratë

    Një operacion i gjerë policor është zhvilluar të martën në mëngjes në disa rajone të Greqisë, ku janë arrestuar 37 persona të përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi me subvencionet bujqësore të Bashkimit Europian.
    Operacioni është drejtuar nga Njësia e Krimeve të Organizuar, e njohur si “FBI-ja greke” dhe është zhvilluar në Selanik, Pella, Janinë, Atikë dhe Kretë, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik Europian (EPPO).
    Hetimet kanë zbuluar një rrjet kriminal që, përmes deklaratave të rreme në agjencinë e subvencioneve bujqësore OPEKEPE, ka përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 20 milionë euro fonde nga BE, prej të cilave të paktën 5 deri në 10 milionë janë marrë në mënyrë abuzive.
    Sipas autoriteteve, personat e arrestuar nuk janë fermerë apo prodhues realë, por përfitues fiktivë të fondeve. Udhëheqësi i grupit dyshohet të jetë një ish-punonjës 38-vjeçar i një qendre deklarimesh bujqësore në Giannitsa, ndërsa një tjetër i përfshirë është një 36-vjeçar që punon aktualisht në një qendër të tillë në Kretë.
    Ndërkohë që Greqia po arreston abuzuesit e fondeve të BE-s, në Shqipëri hetimet për abuzimet me fondet IPARD vijojnë të ngecin, ndonëse Komisioni Europian ka pezulluar fondet për vendin për shkak të keqpërdorimeve dhe korrupsionit.
    Miliona euro të dedikuara për fermerët shqiptarë kanë përfunduar në duart e personave të lidhur me pushtetin, ndërsa askush nuk është vënë ende përpara drejtësisë.