Tag: fondet

  • SPAK drejt mbylljes së dosjes së Frida Krifcës, ja si ish-ministrja abuzoi me fondet e BE, paratë shkuan te kriminelët

    SPAK drejt mbylljes së dosjes së Frida Krifcës, ja si ish-ministrja abuzoi me fondet e BE, paratë shkuan te kriminelët

    Hetimet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe vartësve të saj kanë hyrë në fazën finale. Krifca akuzohet për abuzim me fondet e Bashkimit Evropian, që ishin ndarë për mbështetje të sektorit bujqësor dhe zhvillimit rural në Shqipëri. Ajo dyshohet se ka shpërdoruar fondet e programit IPARD, që ka pasur për qëllim mbështetje për fermerët shqiptarë. Mësohet se hetimet, të cilat janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Evropiane të Anti-Mashtrimit (OLAF), kanë nxjerrë në pah abuzime të shumta dhe keqmenaxhim të fondeve.
    Abuzimi me fondet e BE dhe lidhjet me kriminelët
    Në vitin 2023, hetimi i SPAK-ut i shtrihet përtej dyshimeve të zakonshme për keqmenaxhim, duke arritur të identifikojë një rrjet të gjerë të individëve dhe grupeve që dyshohet se kanë përfituar nga fondet e BE-së në mënyrë të paligjshme. Ajo që ka bërë që ky hetim të marrë dimensione më të mëdha është se disa nga ato para, që ishin destinuar për zhvillimin e bujqësisë, përfunduan në duar të grupeve të krimit të organizuar.
    Ky ka qenë një moment kyç në hetimet e SPAK, që ka rritur dyshimet për përdorimin e këtyre fondeve si një mundësi për mbështetje të aktiviteteve kriminale. SPAK është tashmë në fazën përfundimtare të hetimeve, dhe dosja e Frida Krifcës po shqyrtohet me vëmendje të madhe. Ky hetim ka marrë përmasa shumë më të mëdha, pasi është bërë një test për sistemin e drejtësisë në Shqipëri dhe kapacitetin e SPAK-ut për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.
    Si i nisi hetimet e OLAF?
    Më 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi me fondet e programit të ndihmës për bujqësinë, IPARD II dhe Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR. Në njërën anë të kompjuterit gjendej Romeo Nazarko, 43 vjeç, inxhinier gjeodet në profesion dhe ekspert pronash në Tiranë, ndërsa në anën tjetër dy hetues të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF – institucion i vetëm i mandatuar për të hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian.
    Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë  ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës. Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR. Me një dosje voluminoze mbi tavolinën e zyrës, Nazarko tha se besonte që u skualifikua, pasi nuk ndoqi ‘rrugën e korrupsionit’.  “Unë ndoqa udhëzuesit e BE-së për aplikantët dhe bëra një dosje super të kompletuar. Por e kisha ndarë mendjen; zero bakshish,” tha ai. Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut të vitit 2023 programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
    Të përfshirë dhe biznesmenë, oligarkë e pronarë mediash
    Abuzimi me fondet e BE rezulton dyshohet të jetë i ‘frikshëm’ pasi janë gjetur shkelje në 98 subjekte dhe madje AZHBR u ka kërkuar kthimin e shumave totale ose pjesore. Disa prej tyre i kanë kthyer, por disa të tjera, të cilat kanë marrë grant nga fondet e BE-së për shkak se nuk ka respektuar kushtet e kontratës kanë refuzuar t’i kthejnë paratë mbrapsht. Një oligark ka marrë me një dorë 190 mijë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë, duke ndërtuar një vilë në Dhërmi. Në kontratë rezulton fermë, por në fund përfundoi resort. Në këto afera korruptive të cilat po hetohen nga SPAK dhe OLAF, dyshohet se bëjnë pjesë gazetarë, zyrtarë të lartë të qeverisë dhe një oligark mediatik. Pra dosja e hetimeve të SPAK përmban dhe emra peshash të rënda. Mbetet të shohim nëse SPAK do guxojë të godasë deri në këto nivele.

  • Trump ngrin fondet e universitetit të Harvard-it

    Trump ngrin fondet e universitetit të Harvard-it

    Universiteti elitar i Harvardit refuzon të zbatojë ndryshimin e kursit të kërkuar nga presidenti Donald Trump, si për shembull në pranimin e studentëve në këtë universitet. Në një letër nga presidenti i universitetit Alan Garber thuhet, se “asnjë qeveri – pavarësisht se cila parti është në pushtet – nuk duhet të diktojë se çfarë mund të ofrojnë si mësim universitetet private, kë mund të pranojnë dhe punësojnë, dhe cilat fusha studimi dhe kërkimi mund të ndjekin.” Universiteti i Harvardit nuk do të heqë dorë nga pavarësia dhe të drejtat e tij kushtetuese.Garber është shprehur më tej se liria e mendimit dhe e kërkimit shkencor, si edhe angazhimi shumë i gjatë i qeverisë për t’i respektuar dhe mbrojtur këto liri, i kanë mundësuar universiteteve të kontribuojnë në mënyrë vendimtare për një shoqëri të lirë.
    Qeveria e Trump ngrin miliardaKjo ka pasoja financiare për universitetin. Administrata amerikane nën Trump reagoi menjëherë dhe njoftoi se tani do të shkurtojë fondet federale prej 2.2 miliardë dollarë amerikanë (rreth 2 miliardë euro) për universitetin e njohur botëror. Edhe fondet nga kontratat ekzistuese që arrijnë në 60 milionë dollarë amerikanë (rreth 53 milionë euro) do të ngrijnë po ashtu. Kjo masë u argumentua me mospërfilljen me gjasë të të drejtave qytetare dhe përpjekje të pamjaftueshme kundër antisemitizmit në universitetin e njohur. Në një deklaratë nga Departamenti Amerikan i Arsimit thuhet, se “deklarata e sotme e Harvardit përforcon mentalitetin shqetësues pretendues të të drejtës që është përhapur në universitetet dhe kolegjet më prestigjioze të vendit tonë.
    Çfarë ka kërkuar qeveria amerikane nga Harvard?
    Qeveria nën Trump i kishte kërkuar universitetit, me qendër në Kembrixh, në shtetin Massachusetts, në një letër të premten të bënte ndryshime dhe të plotësonte disa detyrime. Në kërkesën nga qeveria kërkohej që universiteti të raportojë mbi studentët e huaj tek autoritetet federale në rast të shkeljes së rregullave të sjelljes. Të shqyrtonte diversitetin e qëndrimeve mes studentëve dhe stafit të universitetit. T’i jepte fund pranimit të studentëve dhe rekrutimit të stafit bazuar në kriteret e diversitetit. Programi i diversitetit u vendos për të luftuar disavantazhet historike që kishin ekzistuar për shembull kundër njerëzve me ngjyrë ose grave./dw

  • Berisha: Rama pranon orë 500 mijë euro dhuratë! Këta janë çmendur pas luksit, po vjedhin me ligj edhe fondet e invalidëve për tu zhytur në luks

    Berisha: Rama pranon orë 500 mijë euro dhuratë! Këta janë çmendur pas luksit, po vjedhin me ligj edhe fondet e invalidëve për tu zhytur në luks

    Berisha: Rama pranon orë 500 mijë euro dhuratë! Këta janë çmendur pas luksit, po vjedhin me ligj edhe fondet e invalidëve për tu zhytur në luks

    Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, socialistët janë të çmendur pas luksit, duke mos kursyer as fondet e invalidëve, të cilët sipas tij, vidhen.

    Gjatë bashkëbisedimit me personat me aftësi të veçanta, duke prezantuar edhe programin e PD për ta, Berisha tha se Rama së bashku me kabinetin e tij ministror, pranon dhurata super të shtrenjta për të bërë favore, për të përdorur pushtetin, për të dhënë leje ndërtimi dhe licenca.

    Ai theksoi se, 11 maji do të jetë një ditë vendimtare dhe përcaktuese për fatin e një vendi që po boshatiset përditë e më shumë, ndërsa shtoi se personat me aftësi të veçanta do të jenë përparësia e parë në paketën e dhembshurisë.

    “Këta janë lëshuar si lukuni ku e ku t’i marrin qytetarëve dhe për vete vetëm vjedhin. Për vete janë çmendur pas luksit.

    Shihni, qenia zyrtar kërkon të respektosh një kod të caktuar dhe ky kod është përgjegjësi ndaj qytetarëve.

    Qenia zyrtar nuk pranon të jesh i çmendur pas luksit. Jo, absolutisht, ua them unë ju.

    Kudo, shihni ju ministre, ministra, ka një kod. Po ato bëjnë garë me rrobat më të kushtueshme, sikur janë princesha dhe i kanë private ato para. Me aksesorët më të kushtueshëm sepse del se kryeministri i tyre pranon orë 500 mijë euro dhuratë.

    Atëherë thotë se këta hanë dardha.

    Po si hanë dardha këta kur ti pranon orën me diamante 500 mijë euro. Edhe ato thonë, edhe ne po marrim çantat 30 mijë euro apo 40 mijë euro.

    Unë po ndalem këtu se luksi për zyrtarët është i papranueshëm.

    Sepse po e lëshoi veten pas luksit, e lëshon veten pas dore. Vjedh, vjedh, pranon dhurata super të shtrenjta për të bërë favore, për të përdorur pushtetin dhe për të dhënë leje ndërtimi, për të dhënë licenca.

    Kështu që në këtë mes, 11 maji është një ditë përcaktuese, është një ditë vendimtare.

    Ndaj dhe u ftoj të bëni çfarë keni në dorë me të njohurit dhe të afërmit tuaj, brenda dhe jashtë vendit, që të votojmë për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe.

    E them me bindjen më të madhe se kjo është një e keqe e madhe. Kjo e zbraz Shqipërinë. Kjo po i braktis qytetarët.

    Që në momentin që ti kryeministër i lejon vetes që nga 8 miliardë euro të lësh 16 milionë për 760 mijë vetë. Po ja pra pse në Mal të Zi pensioni ka shkuar 450 euro nga 138 euro në vitin 2013. Ja pse është rritur trefish edhe në Maqedoni, edhe në Serbi. Ja pse është qartësisht më i lartë edhe në Kosovë.

    Sepse nuk ka kryeministër që bën këtë që bën ky. E mendon se paratë i duhen kthyer qytetarëve në rroga, pensione, shërbime.

    Dhe unë u siguroj që do plotësojmë çdo kërkesë legjitime.

    Ligji do e amendojmë së bashku me ju.

    Ai që ka vënë edhe atë ‘edhe invalidët’, ai ka dëshmuar se është një hajdut se përdor ligjet për të vjedhur edhe fondet tuaja, në vend që ato të ishin vetëm për invalidët. Se ky është përcaktimi kudo.

    Po këta gjejnë edhe këtë mënyrë, Edi Rama gjen edhe këtë mënyrë.

    U falënderoj dhe u ftoj që programin, çfarëdo kërkesa, probleme që u shqetësojnë dhe ju kërkoni t’i adresoni, t’i paraqisni te departamenti, që e falënderoj për punën që ka bërë dhe bën, dhe u siguroj se ato 100 ditët e para do marrin përgjigje. Ju do jeni përparësia më e parë në paketën e dhembshurisë”, u shpreh Berisha.

  • “Na vodhi fondet,tani thotë do na ndihmojë BE”,Abilekaj akuzon Ramën për manipulim elektoral:E sheh si “shkop magjik”..

    “Na vodhi fondet,tani thotë do na ndihmojë BE”,Abilekaj akuzon Ramën për manipulim elektoral:E sheh si “shkop magjik”..

    Gazetari Enton Abilekaj shprehet se Rama e konsideron BE, si ‘shkopin magjik’ që sipas tij do t’i zgjidhë të gjitha problemet që kryeministri nuk arriti dot t’i zgjidhte në 12 vite qëndrimi në pushtet.
    I ftuar në një emision televiziv, Abilekaj tha se me kartën e anëtarësimit në BE, Rama nuk mund të jetë i besueshëm për votuesit shqiptarë, në një kohë kur vetë unioni ka ngrirë fondet për Bujqësinë shqiptare pas skandalit të IPARD.
    Sipas Abilekajt, një rol kryesor në politik-bërjen e BE, do të ketë edhe Gjermania, me ardhjen në krye të Bundestagut të kancelarit në pritje, Merz.

    Ishte premtimi që s’do bënte më atë që ka bërë deri më tani. Del para shqiptarëve dhe u thotë se nëse ju bujqëve u vodhëm fondet, pas anëtarësimit në BE, s’ka nevojë t’i sjellim me se do isjellë BE vetë. Nëse fondet për shëndetësinë falas i morën 5 miqtë e tij dhe ua shitën shqiptarëve sa ‘frëngu pulën’, kur të shkojmë në BE do na ndihmojë BE me spitalet kur të shkojmë në spitalet e BE. Çdo problem që kishim ne do na i zgjidhë BE, pagat që s’i rriti dot,  kur të futem në BE do na i rrisë BE.

    Ky është premtimi i Edi Ramës për BE. Që BE, është shkopi magjik që do zgjidhë të gjitha problemet që ai s’i zgjidhi dot. Ky s’bën dot asgjë për të ndryshuar veten dhe mund të bëjë diçka për ta futur vendin në BE. Gjermania është forcë kryesore në BE. Pasi kancelari Merz është i vendosur për të ndryshuar politikën e BE. Ky proces teknik s’përfundon aq shpejt sa ishte menduar me një politikë që pritet të ndryshojë në BE me ardhjen e Merz.
    Rama është duke gënjyer. Një njeri që flet për anëtarësim në BE dhe ndërkohë fondet e para, Ipard janë të dështuara, s’mund të jenë i besueshëm. Një njeri që në 12 vjet ka bërë vetëm një hap drejt BE, s’besoj se do besohet sërish.

  • “Rama pranon orë 500 mijë euro dhuratë”, Berisha: Këta janë çmendur pas luksit, po vjedhin me ligj edhe fondet e invalidëve

    “Rama pranon orë 500 mijë euro dhuratë”, Berisha: Këta janë çmendur pas luksit, po vjedhin me ligj edhe fondet e invalidëve

    Gjatë bashkëbisedimet me personat me aftësi ndryshe, kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi mazhorancën, duke thënë se ‘luksi për zyrtarët është i papranueshëm’.

    Ndër të tjera ai hodhi akuza se socialistët pranojnë dhurata ‘orë me diamante me vlerë 500 mijë euro dhe vishen me veshje të kushtueshme sikur janë princesha’,
    “Të qenit zyrtar kërkon që të respektosh një kod. Ka një kod, por çfarë tu thuash, ato bëjnë garë, vishen me rroba të kushtueshme, sikur janë princesha.  Kryeministri i tyre pranon orë 500 mijë euro. Orë me diamante. Luksi për zyrtarët është i papranueshëm. Pranon dhurata shumë të shtrenjta për të dhënë leje ndërtimi, licenca.  11 maji është një ditë përcaktuese, vendimtare, ndaj ju ftoj të bëni çfarë keni në dorë. Kjo është një e keqe e madhe, po e zbraz Shqipërinë.
    Ju siguroj që plotësoj çdo kërkesë legjitime. Ai ka dëshmuar se është hajdut, ka vjedhur fondet tuaja.”, u shpreh ai.

    Top Channel

  • Agroturizmi në krizë/ Zhupa: Investitorët e huaj pa mbështetje, zhvillimi rural do të jetë prioritet madhor i programit të PD

    Agroturizmi në krizë/ Zhupa: Investitorët e huaj pa mbështetje, zhvillimi rural do të jetë prioritet madhor i programit të PD

    Ina Zhupa, kandidate për deputete në Partinë Demokratike, ngre shqetësimin për gjendjen e vështirë me të cilën po përballet sot agroturizmi në Shqipëri. Në një status të bërë në rrjetet sociale, Zhupa thekson mungesën e mbështetjes nga shteti për investitorët e huaj dhe vendas që synojnë të zhvillojnë zonat rurale.

    Gjatë një vizite në “Botë Farm” në Finiq, të investuar nga sipërmarrësit amerikanë Shawn Simons dhe Kyle Ross-Drevlo, Zhupa theksoi se këta investitorë nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti shqiptar.

    “Zgjedhin të investojnë në Shqipëri dhe gjejnë dyer të mbyllura, paaftësinë e një shteti të korruptuar,” deklaroi ajo.

    Sipas pronarëve të fermës, fondet IPARD, të vetmet ndihma të aksesueshme nga Bashkimi Evropian për zhvillimin rural janë bllokuar për shkak të abuzimeve nga zyrtarë qeveritarë.

    “I vodhën qeveritarët dhe e pësojmë ne. Nuk mund të aplikojmë më,” është shprehur Shawn Simons.

    Zhupa thotë se zhvillimi rural do të jetë një ndër prioritetet kryesore të programit të Partisë Demokratike me ardhjen në qeveri, duke përmendur masa të menjëhershme për vendosjen e taksës së sheshtë dhe të ulët, rregullimin e infrastrukturës në zonat rurale, si dhe sigurimin që fondet europiane të përdoren me transparencë dhe të përfitojnë vetëm ata që punojnë ndershmërisht për zhvillimin e zonave të tyre.

    Postimi i Ina Zhupa:

    Agroturizmi ka nevojë për mbështetje reale!

    Në Botë Farm me Shaën Simons dhe Kyle RossDrevlo që kanë investuar Finiq dhe skanë asnjë mbështetje nga shteti.

    “Fondet IPARD e vetmja ndihmë për ne, por i vodhën qeveritarët dhe e pësojmë ne, janë bllokuar dhe nuk aplikojmë dot më”- shprehet Shawn

    Zgjedhin të investojnë në Shqipëri dhe gjejnë dyer të mbyllura, gjejnë paaftësinë e një shteti të korruptuar.

    -Zhvillimi rural do të jetë një prioritet madhor i programit tonë.

    -Politika e taksës së sheshtë edhe të ulët.

    -Rregullimi i infrastrukturës rurale.

    -Rikthejmë sigurinë që fondet europiane nuk do vidhen, por do ndihmohen të aplikojnë edhe të fitojnë ato njerëzit e ndershëm që punojnë për zhvillimin rural.

    Më 11 Maj nis rruga për Shqipërinë Madhështore!

    Më 11 Maj hapet dera e investimeve të huaja!

    Voto 1

  • Grenell kërkon mbylljen e Speciales: Gjykatë e motivuar politikisht

    Grenell kërkon mbylljen e Speciales: Gjykatë e motivuar politikisht

    I dërguari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka bërë thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë. Ai ka thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda.  “Ndaloni fondet për këtë gjykatë! E gjithë kjo është politike. Miliarda janë shpenzuar e shpërdoruar”, ka shkruar Grenell në platformën “X”. Reagimi i Grenell vjen pas një sërë kritikash ndaj kësaj gjykate lidhur me proceset gjyqësore që ka bërë ndaj ish-liderëve të luftës çlirimtare të Kosovës. Më herët ai ka deklaruar se ‘Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”.  Prej pesë vitesh Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit ndodhen të burgosur në Hagë, të akuazuar për krime lufte.
    Dhomat e Specializuara u krijuan për të gjykuar krimet që dyshohet se u kryen nga luftëtarët e UÇK-së gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por janë të vendosura në Hagë dhe përbëhen nga personel ndërkombëtar. Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e lidhura me UÇK-në dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja. Por e ashtuquajtura “gjykatë speciale” nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

  • Kërkesa e Grenell: Bllokoni fondet për Gjykatën Speciale, është krejt politike

    Kërkesa e Grenell: Bllokoni fondet për Gjykatën Speciale, është krejt politike

    Emisari special i presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell ka kërkuar ndalimin e financimit për Gjykatën Speciale.
    Në një postim në rrjete sociale, Grenell, një kritik i ashpër i këtij organi të drejtësisë, shprehet se është politike dhe janë shpërdoruar miliarda para për të.
    “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar”, ka shkruar ai në platformën “X”.
    Ky koment erdhi pas një postimi lidhur me një shkrim, ku shihej kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, dhe prokurorja tjetër Silvia D’Ascoli, që kishin pëlqyer një postim që kritikonte Trump.
    Grenell, i cili më parë ka shërbyer si përfaqësues i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur vazhdimisht pakënaqësi ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar si institucion me prirje politike që ka penguar paqen në Ballkanin Perëndimor.
    Reagimi më i fundit i tij kundër gjykatës ishte në mars, kur Hashim Thaçit iu refuzua kërkesa për të marrë leje për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

  • ‘Ndalni fondet për Gjykatën Speciale!’ Thirrja e Richard Grenell: E gjitha është politike

    ‘Ndalni fondet për Gjykatën Speciale!’ Thirrja e Richard Grenell: E gjitha është politike

    Emisari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka bërë thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë. 

    Ai ka thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda. 

    “Ndalni fondet për këtë gjykatë! E gjithë kjo është politike. Miliarda janë shpenzuar e shpërdoruar”, ka shkruar Grenell në platformën “X”. 

    Grenelli vazhdimisht ka qenë kritik ndaj Gjykatës Speciale.

    “Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”, kishte shkruar Grenelli në platformën “X” në ditën e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. 

  • Grenell: Ndalni fondet për Gjykatën Speciale, është politike

    Emisari i meparshëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka dalë me një qëndrim të ashpër kundër Gjykatës Speciale, duke kërkuar publikisht ndalimin e financimit të saj.Në një postim në platformën “X” (ish-Twitter), Grenell akuzoi këtë institucion për prirje politike dhe shpërdorim të miliarda dollarëve. “Ndalni fondet për këtë gjykatë! Është gjithçka politikë. Miliarda janë shpenzuar dhe shpërdoruar,” shkroi ai.Reagimi i tij vjen pas një postimi që përfshinte imazhin e kryeprokurores së Gjykatës, Kimberly West, dhe prokurores tjetër Silvia D’Ascoli, të cilat kishin pëlqyer një koment kritik ndaj ish-presidentit Trump. Kjo, sipas Grenell, tregon për politizimin e institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare.Grenell ka qenë prej kohësh një kritik i hapur i Gjykatës Speciale në Hagë, e cila gjykon krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai e ka akuzuar këtë gjykatë për pengim të përpjekjeve për paqe në Ballkanin Perëndimor dhe ka kërkuar rishikimin e funksionimit dhe financimit të saj.Në muajin mars, Grenell reagoi gjithashtu ashpër ndaj vendimit për të mos lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, duke e quajtur këtë vendim çnjerëzor dhe të pajustifikueshëm.Qëndrimet e Grenell pasqyrojnë një linjë kritike ndaj institucioneve ndërkombëtare të drejtësisë që, sipas tij, janë të njëanshme dhe të motivuara politikisht.