Tregu i fondeve të investimit u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti.Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), asetet neto të këtyre fondeve arritën në 67 miliardë lekë, në rritje me 9.2% që nga fillimi i vitit dhe me 29.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Vlera e aseteve neto të tregut ka arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, por ende është larg nivelit maksimal historik, që u arrit në vitin 2021, në vlerën e pothuajse 82 miliardë lekëve.Tregu i fondeve të investimit pësoi një goditje të fortë në vitin 2022 nga rritja e shpejtë e normave të interesit dhe yield-eve në tregun financiar. Kjo zhvlerësoi portofolin e titujve të mbajtur nga fondet e investimit, solli ulje të vlerës së aseteve dhe tërheqje të konsiderueshme të anëtarëve nga fondet.Megjithatë, frenimi i rritjes së normave të interesit pas vitit 2023 bëri që rënia e vlerës së aseteve të frenohet dhe tregu të rimëkëmbet gradualisht.Numri i anëtarëve në fund të tremujorit të parë arriti në pak më shumë se 40 mijë, në rritje me 6% që nga fillimi i vitit 2025 dhe me 20.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Nëse vlera e aseteve ende nuk ka arritur nivelet e para vitit 2022, numri i investitorëve tashmë ka arritur në nivele të përafërta me periudhën para goditjes që tregu mori nga rritja e shpejtë e normave të interesit.Fondet e investimit në Lekë i kanë përqendruar investimet e tyre sidomos në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare dhe në një masë më të vogël në mjete likuide (llogari bankare). Fondet në valutë kanë një spektër më të gjerë investimesh, por edhe aty në volume dominojnë instrumentet financiare të borxhit të qeverive dhe shoqërive tregtare.Disa prej fondeve janë të angazhuara edhe në investime në aksione, por pesha e tyre specifike në treg ngelet e ulët.Në fund të tremujorit të parë 2025, në treg ishin aktivë 18 fonde investimi (duke përfshirë edhe fondet e investimeve alternative), të administruara nga pesë shoqëri të ndryshme administruese.Tregu dominohet nga fondet në monedhën vendase, që përbëjnë afërsisht 92% të vlerës neto të aktiveve të fondeve të investimit në instrumente financiare. Në dy vitet e fundit, vlera e fondeve në valutë të huaj është ndikuar negativisht edhe nga efekti i kursit të këmbimit.Mes fondeve, më i madhi me diferencë të konsiderueshme ngelet fondi i investimeve në Lekë, Raiffeisen Prestigj, me më shumë se 63% të aseteve neto të tregut. Vijon fondi tjetër në Lekë i shoqërisë Raiffeisen Invest, Raiffeisen Vizion, me mbi 17% të vlerës neto të aseteve. Mes fondeve në valutë të huaj, më i madhi është Raiffeisen Invest Euro, me 6% të vlerës neto të aseteve.Ndërkohë, në rritje paraqiten në dy vitet e fundit fondet e investimeve alternative, Sea Land dhe Green View, që tashmë përbëjnë afërsisht 9 % të aseteve neto të tregut. Asetet e këtyre fondeve janë të investuara kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe rritja e vlerës së pronave ka dhënë efekt pozitiv në totalin e aseteve të këtyre fondeve./ E.ShehuBurimi: AMFKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: fondet
-

Mashtroi me fondet për bujqësinë/ BE-ja gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Foto ilustruese
ATHINË- Komisioni Evropian e ka gjobitur Greqinë me një shumë prej gati 400 milionë eurosh për keqmenaxhim të fondeve bujqësore të BE-së dhe kontrolle të pamjaftueshme. Brukseli i ka urdhëruar Athinës të paguajë 392.2 milionë euro nga fondet e BE-së për shkak të dështimeve sistemike në menaxhimin e subvencioneve të BE-së për bujqësinë në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023.
Sipas “Politico”, agjencia greke përgjegjëse për mbikëqyrjen e pagesave bujqësore të BE-së akuzohet gjithashtu se ka kryer pagesa pa kontrolle ose inspektime të mjaftueshme në vend. Gjoba vjen pas një skandali gjigant grek të mashtrimit në bujqësi, e cila po hetohet nga Zyra e Prokurorit Publik Europian. EPPO po ndjek dhjetëra raste në të cilat qytetarët grekë kanë marrë fonde bujqësore të BE-së për kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, ose për punë bujqësore që nuk e kanë bërë kurrë, duke i privuar fermerët e vërtetë nga paratë që ishin destinuar për ta.
Muajin e kaluar, qeveria greke njoftoi se do të mbyllte OPEKEPE-n, agjencinë shtetërore që merret me subvencionet, duke nisur një hetim edhe për stafin.
Greqia pritej të merrte rreth 1.9 miliardë euro në pagesa direkte nga BE vitin e ardhshëm, por rreth një e katërta e kësaj shume tani do të shkurtohet, për shkak të gjobës./ZËRI -

Mbyllen aplikimet për fondet në bujqësi, mbi 66 000 fermerë të interesuar
Afati përfundimtar për fermerët që duan të përfitojnë nga fondet në bujqësi ishte dje data 30 maj, deri në mesnatë, duke qenë se aplikimet bëhen online përmes e-Albania. Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, qeveria ka vënë në dispozicion të fermerëve subvencione për 8 masa që do të financohen, ku përfshihet mbështetja për tufën bazë të matrikuluar/ lopë/ dele dhe dhi; mbarështimi i bletarisë; mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera; mbështetje për kultivimin e bimëve aromatiko-mjekësore; mbështetje për fermat organike; certifikimi Global GAP; si dhe mbështetje me naftë për punime të mekanizuara në bujqësi.
Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill dhe sipas të dhënave të AZHBR deri më 29 Maj, regjistrohen mbi 66 mijë aplikime, ku interes me të lartë ka patur për mbështetjen me naftë me mbi 50 mijë aplikime nga ana e fermerëve. Sa i takon shpërndarjes gjeografike, edhe këtë vit numri më i lartë i aplikimeve është në qarqet ku bujqësia dhe blegtoria është më e zhvilluar, si Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan. Fondet e vëna në dispozicion për fermerët nga ana tjetër kanë rritur ndjeshëm edhe formalizmin në bujqësi, pasi kushti kryesor për të përfituar është pasja e një NIPT aktiv. Si rezultat, këtë vit janë mbi 5,200 fermerë të cilët janë pajisur rishtazi me një NIPT në tatime.
-

Fiks Fare/ Fshati SOS nuk i jep 18-vjeçares jetime ndihmën financiare që përfiton. Arsyeja “Nuk i do për vete, por për nënën e sëmurë”
Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë pas largimit nga institucioni.
Ajo shprehet se është kthyer të jetojë me nënën e saj, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka kërkuar ndihmë financiare për të përballuar jetesën dhe kujdesin ndaj së ëmës. ” Unë jetoj me nënën me probleme të shëndetit mendor nuk kemi asnjë të ardhur, më takojnë të marr lekët e sponsorshipit nga SOS-i por s’po m’i japin, shkoj dhe kërkoj përgjigje më përcjellin, ndërkohë që moshatarët e mija i kanë marrë” thote 18 vjeçarja.
Vajza tregon se, pavarësisht se vazhdon një kurs kuzhine nën mbikëqyrjen e Fshatit SOS, nuk ka marrë mbështetjen financiare të premtuar për të rinjtë që dalin nga kujdesi institucional. Ajo ka kërkuar që fondet t’i përdorë për të ndihmuar nënën e saj, por është përballur me refuzim nga ana e institucionit.
Sipas politikave të Fshatit SOS, të rinjtë që dalin nga kujdesi institucional përfitojnë një mbështetje të pjesshme financiare për tre vjet, për të ndihmuar në pavarësimin e tyre. Megjithatë, në këtë rast, institucioni ka deklaruar se fondet nuk mund të përdoren për qëllime të tjera, siç është kujdesi ndaj një të afërmi.
Gazetarët e emisionit Fiks Fare kanë marrë një përgjigje nga Sos Fshatrat e Shqipërisë në të cilën thuhet se 18 vjeçarja nuk i merr paratë, pasi ato nuk i do për vete. Edhe pse 18 vjeçares i takojnë këto para, për t’i marr në këtë rast ose duhet të gënjej që i do për vete, ose në të kundërt nuk i përfiton dot.Top Channel
-

Gjykata federale urdhëron USAGM-in të ndajë fondet e prillit për Radio Evropa e Lirë
Një gjykatë federale e ka urdhëruar Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Media Globale (USAGM) që të ndajë fondet për muajin prill për Radion Evropa e Lirë nga buxheti që Kongresi ka miratuar për transmetuesin.
Gjykatësi Royce Lamberth, e miratoi urdhrin e përkohshëm më 29 prill, duke shkruar se ishte Kongresi amerikan ai që “vendosi që fondet në fjalë duhet t’i ndaheshin REL-it” dhe se presidenti amerikan, Donald Trump, kishte nënshkruar rezolutën buxhetore ku ndaheshin ato fonde.
“Vendimi i sotëm që urdhëron USAGM-in të ndajë fondet mujore nga buxheti vjetor që Kongresi i ka ndarë REL-it nënkupton që gazetarët tanë mund të vazhdojnë punën e tyre për të mbajtur përgjegjës diktatorët dhe despotët”, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë, Stephen Capus, pas vendimit.
“Shpresojmë që të marrim shpejt fondet e vonuara për muajin prill sepse REL-i është detyruar që këtë muaj të dërgojë punëtorë në pushim administrativ dhe të shkurtojë programet në rajonet që janë kyç për sigurinë kombëtare amerikane”.
USAGM është agjenci e pavarur qeveritare që mbikëqyrë REL-in, Zërin e Amerikës dhe transmetues të tjerë të financuar nga SHBA-ja, që së bashku transmetojnë lajme dhe informacione në pothuajse 50 gjuhë për rreth 361 milionë persona në javë.
Disa orë pas urdhrit ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, më 14 mars që kërkoi tkurrjen e shtatë agjencive – përfshirë USAGM-in – “në masën maksimale që lejon ligji në fuqi”, agjencia pretendoi se kishte ndërprerë fondet që Kongresi kishte ndarë për REL-in për vitin fiskal 2025, i cili përfundon më 30 shtator.
Radio Evropa e Lirë e cilësoi këtë vendim si të paligjshëm dhe nisi procedura ligjore kundër USAGM-it.
Më 25 mars, e njëjta gjykatë në SHBA pranoi kërkesën e REL-it për një urdhër të përkohshëm ndalimi (TRO), duke vendosur se USAGM-i kishte vepruar “në mënyrë arbitrare dhe kapriçioze” duke ndërprerë grantin e REL-it.
Një ditë më vonë, USAGM-i i shkroi REL-it, duke thënë se po e anulonte vendimin, por se ky veprim nuk ndikonte në të drejtën e USAGM-it për të ndërprerë grantin në të ardhmen.
REL-i u detyrua të kërkonte edhe një urdhër tjetër të përkohshëm ndalimi në prill, pasi fondet për atë muaj nuk iu alokuan. Transmetuesi gjithashtu po vazhdon të kërkojë një vendim gjyqësor për të siguruar lëshimin e pjesës tjetër të parave që i takojnë nga granti për vitin fiskal 2025.
“Ne do të vazhdojmë të ndjekim çështjen në gjykatë dhe mezi presim që të punojmë me USAGM-in për t’u siguruar që do të paguhemi për pjesën e mbetur të vitit fiskal”, tha Capus.
REL-i arrin pothuajse 50 milionë njerëz në vende si Bjellorusia, Kina, Irani dhe Rusia, duke synuar të ofrojë lajme dhe informata të pavarura dhe të paanshme për 23 vendet ku transmeton në 27 gjuhë.
Mbrojtësit e të drejtave të medias e kanë quajtur vendimin për të zhbërë USAGM-in si “të papranueshëm”, duke thënë se i jep një fitore regjimeve autoritare në mbarë botën.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve paralajmëroi më 1 prill se ky veprim gjithashtu vë në rrezik shumë gazetarë që kanë punuar për transmetues si REL-i.
“Gazetarët e lidhur me USAGM-in përballen me kërcënime serioze, burgosje dhe persekutim në vendet e tyre për shkak të raportimeve mbi çështje politike të ndjeshme”, thuhej në një letër të nënshkruar gjithashtu nga PEN America, Reporterët pa Kufij dhe organizata të tjera, të cilat i bënin thirrje Kongresit amerikan që të ndërmarrë “veprime të menjëhershme” për t’i mbrojtur gazetarët që kanë punuar për media të financuara publikisht.
“Mbrojtja e tyre… është një obligim moral dhe qëndrim i rëndësishëm për lirinë e shtypit dhe vlerat demokratike”.
Kërkesa totale për buxhetin e USAGM-it për vitin fiskal 2025 ishte 950 milionë dollarë, për të financuar të gjitha operacionet dhe investimet kapitale.
Kjo përfshin media si REL-i, Zëri i Amerikës, Radio Azia e Lirë, Zyra e Transmetimeve për Kubën (Radio Marti), Rrjetet e Transmetimit për Lindjen e Mesme (MBN) dhe Fondi i Teknologjisë së Hapur./REL -

“Fondet ekzistojnë por administrimi është i keq”/ Flet eksperti i pensioneve Hoxha: Pensionet mbi 200 euro, i…
Eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i ftuar në një intervistë televizive diskutoi për fondet publike dhe mënyra se si ato mund të administrohen nga qeveria dhe nëse pensioni për qytetarët mund të arrijë deri në 200 euro. Hoxha theksoi se partitë e opozitës kanë gjithmonë favorin sepse janë në gjurmët e gabimeve të qeverisë së mëparshme.
“Gjatë fushatës gjithmonë ka premtime. Çështja shtrohet si do të drejtohen fondet publike nga qeveria që do të marë pushtetin. Partitë e opozitës kanë gjithmonë favorin sepse janë në gjurmët e gabimeve të qeverisë së mëparshme, që e shfrytëzojnë për të bërë programin”. tha ai
Sipas tij nisma për pensionin mbi 200 euro për qytetarët mund të realizohet, nëse shpërndarja e buxhetit rreth 176 milionë euro mund të bëhet në mënyrë të rregullt. Hoxha shtoi se fondet publike ekzistojnë por administrimi i tyre është i keq, dhe se partitë politike janë në garë se kush mund të administrojë më mirë ato. Më tej eksperti deklaroi se duke llogaritur buxhetin në vitin 2025, 187 euro mund të jetë pensioni minimal dhe 275 pensioni mesatar.
“Kjo nismë mund të jetë i realizueshëm.Deri në pranverë mund të grumbullohet buxheti rreth 176 milionë euro.Nëse shpërndarja do bëhet në mënyrë të rregullt një pensionist mund të marrë rreth 175 mijë lekë. Buxheri i vitit 2025 ka të planifikuar rreth 8.22 miliardë euro, por 1.3 e tyre janë planifikuar për realizimin e pensioneve. Fondet publike ekzistojnë, por administrimi është i keq. Prandaj edhe partitë politike janë në garë se kush mund të administrojë më mirë ato fonde. Me këto llogaritje 187 euro mund të jetë pensioni minimal dhe 275 pensioni mesatar.” përfundoi Hoxha -

Gënjeu në CV dhe përdori fondet e fushatës për botox dhe jetë luksoze/ Ish-kongresmeni republikan George Santos dënohet me 7 vite burg
Ish-kongresmeni republikan, George Santos, është dënuar me më shumë se shtatë vjet burg.
36-vjeçari u deklarua fajtor për akuzat federale në gjykatën e Nju Jorkut gushtin e kaluar.
Prokurorët kishin kërkuar 87 muaj mbi shtatë vjet burg, ndërsa avokatët e Santos kishin kërkuar që ai të vuante dy vjet, dënimin minimal për vjedhje të rëndë identiteti.
Dënimi shënon hapin e fundit në rënien e politikanit nga Nju Jorku, i cili u përjashtua nga Kongresi pasi ai gënjeu për prejardhjen e tij dhe keqpërdori fondet e fushatës për të financuar stilin e jetës së tij.
Qeveria federale pretendoi se Santos ka përdorur fondet e fushatës për të paguar shpenzimet e tij personale, ka kërkuar në mënyrë të paligjshme përfitime papunësie ndërsa ishte i punësuar dhe ka gënjyer Komisionin Federal të Zgjedhjeve (FEC), sipas BBC.
Prokurorët thanë se ai ngarkoi më shumë se 44,000 dollarë (32,000 £) për fushatën e tij gjatë një periudhe disa mujore duke përdorur karta krediti që u përkisnin kontribuesve të cilët nuk ishin në dijeni se po mashtroheshin.
Në gjykatë vitin e kaluar, Santos pranoi vjedhjen dhe aplikimin për përfitimet e papunësisë që nuk kishte të drejtë të merrte.
Ai gjithashtu ka pranuar se ka bërë deklarata të rreme dhe lëshime në pasqyrat financiare të dorëzuara në Komisionin e Etikës së Dhomës së Përfaqësuesve dhe FEC.
Ish-ligjvënësi është urdhëruar të paguajë të paktën 374,000 dollarë (280,000 £) si kompensim.
Ai është përpjekur të mbledhë para në Cameo, një platformë ku njerëzit mund të blejnë video të personalizuara nga të famshëm.
Rënia e Santos filloi pasi New York Times në 2022 publikoi një hetim që zbuloi se kongresmeni kishte gënjyer për CV-në e tij, duke përfshirë të paturit e një diplomë universitare dhe duke punuar për Citigroup dhe Goldman Sachs.
Nga atje, gënjeshtrat vazhduan të grumbulloheshin, duke përfshirë pretendimet se ai vodhi para nga një mbledhje fondesh për një qen që po ndërronte jetë dhe se ai gënjeu për nënën e tij që i mbijetoi sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Menjëherë pas kësaj, zyrtarët lokalë dhe federalë filluan të hetojnë.
Ai u akuzua përfundimisht për 23 krime federale, dhe në vitin 2023, ai u bë anëtari i parë i Kongresit që u përjashtua në më shumë se 20 vjet.
Një raport nga paneli i etikës së Shtëpisë e akuzoi atë për keqpërdorim të fondeve të fushatës për përfitime personale, duke përfshirë Botox-in dhe abonimet në faqen e internetit OnlyFans.
Santos mundi një kryetar demokrat në vitin 2022, duke përmbysur qarkun që përfshin pjesë të Long Island dhe Queens të Nju Jorkut, ku ai u rrit.
Santos, një mbështetës i flaktë i Presidentit Donald Trump, ka thënë se ai nuk do t’i kërkonte presidentit falje.
“Nëse presidenti mendon se unë jam i denjë për çdo nivel mëshire, ai mund të vazhdojë dhe ta bëjë atë, por për mua të kërkoj falje do të thotë të mohoj përgjegjësinë”, tha Santos për Neë York Times.Top Channel
-

Një përdorues kripto humbet 700 mijë dollarë nga “helmimi i adresës”
Një përdorues i Ethereum ra viktimë e një mashtrimi me “helmim të adresës” ditën e Dielë duke humbur 700 mijë dollarë USDT.
Ekspertët paralajmërojnë rreth shtimit të formave të mashtrimit sidomos me përdorues të cilët nuk janë militantë të kontrollit të adresave përpara se të dërgojnë fondet.
Çfarë është helmimi i adresës?Që helmimi i adresës të funksionojë, aktorë të këqij duhet të krijojnë një adresë të ngjashme me atë që viktima po përpiqet të transferojë paratë.
Më pas sulmuesi dërgon një sasi të vogël tokenësh tek viktima me qëllimin që ta mashtrojë duke e bërë të mendojë se adresa e hakerit është ajo me të cilën po ndërvepronte.Ditën e dielë një haker bëri një transaksion të tillë me USDT nga një portol që ishte identik me adresën e portofolit të Binance që viktima kishte dërguar një transaksion testues prej 10 USDT pak sekonda më parë.
Viktima me shumë gjasa ka kopjuar adresën që ka menduar se është e Binance nga historiku i transaksioneve duke i besuar sepse pak minuta më parë kishte bërë një kalim të suksesshëm të 10 USDT.
Mashtruesit përdorin softuerë të specializuar për të gjeneruar mijëra portofolë adresash që janë të ngjashme me adresat e portofolëve të bursave siç është rasti i Binance.
I gjithë procesi është i automatizuar. Kjo bëri që viktima të dërgojë 699.99 USDT tek sulmuesi. Menjëherë pasi mori fondet, mashtruesi i konvertoi në DAI për të parandaluar bllokimin e tyre nga Tether.
Duke qenë se DAI është një stablecoin i decentralizuar, DAI nuk i ngrin dot fondet në fjalë. Tashmë hakeri i ka zhvendosur ato në disa portofolë për të fshehur gjurmë. /PCWorld Albanian
-

Abuzimet me fondet IPARD/ Reagon ish zv.ministrja: Ka të drejtë Tërmeti që nuk është çyryk, merr 750 mijë euro për thertore…
Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj reagon pas transmetimit të emisionit ‘Plug’ në SYRI TV, ku denoncohet abuzimi me fondet e IPARD, nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi. Një vlerë prej 750 mijë euro, që sipas ‘Plug’ është marrë ‘për thertore’.
Kjo ka bërë që ish zëvendës ministrja e Financave të reagojë ashpër ndaj zyrtarit të Ramës, e cila i rikujton tërmetit që shefi i tij sot, ‘u premtoi sot fermerëve në Berat se BE do të japë sot 300 milionë Euro për ta….. pra për Tërmetin!’.
LEXO EDHE: SKANDALI I MADH/ Tërmet Peçi ‘futi duart’ te fondet IPARD, 750 mijë euro për thertore
Reagimi i plotë i Irena Beqiraj:
Tërmeti që e do fitoren publiçitare, ose ndryshe nuk e do fitoren fare, e nga dashuria për PS-në nuk të fal gjysmë vote, paskërka përfituar fonde te IPARD ( fonde qe I jep BE për fermerët)
Shefi i Tërmetit u premtoi sot fermerëve në Berat se BE do të jap sot 300 milionë Euro për ta ….. pra për Tërmetin!
Ka të drejtë Tërmeti që nuk është çyryk!
Me Tërmetin në BE!
-

‘Shpopullimi i trevave, prioritet i qeverisë’, Meta-Ramës: Ti bashkë me bandën tënde vodhët fondet e IPARD-it
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga izolimi në burg pas deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama në një takim me operatorë turistikë në Përmet. Në një postim në Facebook, Meta ironizon me atë që e quan “Akademinë e Çobanëve” dhe akuzon kryeministrin për shkatërrimin e blegtorisë dhe zonave rurale.
Sipas tij, Rama shqetësohet për pagat e çobanëve në krahasim me Greqinë, por duhet të pyesë INSTAT-in përse numri i bagëtive është përgjysmuar jo vetëm në Përmet, por në gjithë Shqipërinë.
Meta e akuzon qeverinë për braktisjen e fermerëve, mungesën e mbështetjes me subvencione, vjedhjen e fondeve të IPARD-it dhe dështimin e premtimeve për infrastrukturën e zonës. Ai përmend rrugët e papërfunduara si ajo Skrapar-Përmet dhe Përmet-Frashër, duke theksuar se fondet mund të ishin përdorur për zhvillim, por janë shpërdoruar për afera korruptive si ajo e tunelit të Llogarasë.
Në fund, Meta thumboi edhe një nga vizitat e Ramës në Kolonjë, duke përmendur shembjen e rrugës nga cilësia e dobët e punimeve:
“E dëgjove këngën atje ku rruga jote u shemb si kala rëre, me një tegel asfalt sa një fletë cigareje”, shkruan ai në postimin e tij.
Postimi i plotë:
Pasi e “ndriti” me Akademinë e Çobanëve, Kryetari i Organizatës u interesua sot nga Përmeti për pagën e çobanit në raport me Greqinë.Po Përmetin zgjodhe për këtë “ekstradë”?Pyet INSTAT-in të të tregojë kush e përgjysmoi numrin e bagëtive në Përmet dhe në të gjithë Shqipërinë?Pyete përse kope të tëra janë shitur për një copë buke dhe ato pak baxho që kanë ngelur më shumë harxhojnë se sa fitojnë?Përgjigjen ta japin përmetarët se janë ata dhe jo ti, rilindas të vërtetë dhe pasardhës të Frashërllinjve:Sepse t’i bëre “Ballkanin e Hapur” për të shkatërruar prodhuesin dhe fermerin vendas për t’ja çuar dëm sakrificat e pafund dhe djersën e derdhur.Sepse rruga Skrapar-Përmet ka ngelur në fshatin Rog që në vitin 2017 dhe do mjaftonte vetëm 1/10 e aferës së tunelit të Llogarasë për të lidhur dy luginat e mrekullueshme të rafting, atë të Osumit dhe Vjosës.Shpopullimi i këtyre trevave ka qenë i vetmi prioriteti i yti dhe jo zhvillimi .Gjete përmetarët për t’i mashtruar për miliardat që do të vijnë nga BE kur me pragun tënd artificial një fermer merr 0 lekë mbështetje nëse ka 9 lopë ose nëse ketë 99 dele ose dhi?Po pse nuk e dinë fermerët dhe blegtorët e Përmetit se ti bashkë me bandën tënde i vodhët fondet e IPARD-it dhe i çuat edhe ato te inceneratori që nuk ekziston?Po me rrugën Përmet-Frashër që e ke premtuar nja 5 herë si ujin e pijshëm a ja u tregove përmetarëve pse nuk e realizove kurrë?Ndërsa atë këngën që porosite në Kolonjë, e dëgjove tamam atje ku u shemb rruga jote si kala rëre para 1 viti dhe ku tërë kolonjarët e panë me sytë e tyre që kishte një tegel asfalt sa një fletë cigareje dhe gjithçka u bë pluhur e hi nga korrupsioni skizofrenik i yt dhe i bandës tënde që të rrethon.Me programin tonë “Made in Albania” nuk do të ketë më pragje artificiale përjashtuese për fermerët, por vetëm mbështetje me pagesa direkte dhe ndihmë konkrete.Fermeri është investitori ynë strategjik që pas 11 Majit do të përfitojë subvencione për çdo kokë bagëti dhe për çdo njësi prodhimi.Përmeti, Skrapari dhe Kolonja do ta japin më 11 Maj përgjigjen e tyre kudo, edhe në Tiranë, edhe në Durrës edhe në Diasporë.
