Tag: fondet

  • Orban i bën shantazh BE-së: Nëse fondet e ngrira për Hungarinë nuk lirohen, do të bllokojmë buxhetin

    Orban i bën shantazh BE-së: Nëse fondet e ngrira për Hungarinë nuk lirohen, do të bllokojmë buxhetin

    Qeveria e Hungarisë nuk do ta mbështesë buxhetin e ri shtatëvjeçar të BE-së nëse Brukseli nuk liron të gjitha fondet e ngrira të BE-së, tha të hënën kryeministri Viktor Orban.

    Gjatë 15 viteve të fundit, udhëheqësi nacionalist është përplasur me Brukselin për politikat e tij mbi emigracionin, kufizimet mbi të drejtat e LGBT-së dhe atë që kritikët e quajnë një rënie të demokracisë në Hungari. BE-ja ka pezulluar miliarda euro fonde të destinuara për Hungarinë, ndërsa mosmarrëveshja mbi sundimin e ligjit vazhdon.
    “Miratimi i buxhetit të ri shtatëvjeçar kërkon unanimitet dhe derisa të marrim fondet e mbetura (të ngrira), nuk do të ketë asnjë buxhet të ri të BE-së”, tha Orbán gjatë një fjalimi në një universitet në qytetin rumun Băile Tuşnad. Ai
    gjithashtu kritikoi BE-në për mbështetjen e Ukrainës dhe akuzoi Brukselin se po planifikon të instalojë një “qeveri pro-ukrainase dhe pro-Brukselit” në Hungari në zgjedhjet kombëtare të vitit të ardhshëm.
    Sipas tij, udhëheqja aktuale e BE-së e ka vendosur bashkimin në një rrugë që do të çojë në një luftë tregtare që Evropa “nuk mund ta fitojë”.
    “Udhëheqja aktuale e BE-së do të jetë gjithmonë e fundit që do të nënshkruajë marrëveshje me SHBA-në dhe gjithmonë marrëveshjet më të këqija”, shtoi Orban, duke kërkuar një ndryshim në udhëheqjen e bllokut.
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohet me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Skoci të mërkurën, pasi zyrtarët dhe diplomatët evropianë thanë se prisnin që një marrëveshje tregtare kornizë të arrihej këtë fundjavë.
    Komisioni Evropian propozoi një buxhet të BE-së prej 2 trilionë eurosh për vitet 2028-2034 në fillim të këtij muaji, me fokus në konkurrencën ekonomike dhe mbrojtjen.
    Për më tepër, Orban tha se “burokratët pro-globalizimit” po komplotojnë për të kanalizuar paratë e Evropës në Ukrainë, ndërsa “fermerët tanë po ngrihen për të mbrojtur të ardhmen e tyre”.

    Top Channel

  • Pas abuzimit me fondet e BE, Frida Krifca ‘sfidon’ SPAK – pushime me 700 euro/nata

    Pas abuzimit me fondet e BE, Frida Krifca ‘sfidon’ SPAK – pushime me 700 euro/nata

    Ish-ministrja e Bujqësisë, njëkohësisht, ish-drejtoresha e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Frida Krica, e cila në një vend normal duhej të ishte nën hetim për akuzat e vjedhjes së fondeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë dhe përfshirjes së saj në aktivitete të dyshimta me persona të lidhur me trafikun e kokainës, është fotografuar së fundmi duke shijuar pushime në resortin luksoz “MGallery Collection” në Green Coast. Ky zhvillim ka ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik dhe ka rritur presionin mbi Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

    Një foto e publikuar nga “JOQ” tregon zonjën Krica në resortin e luksit, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj i dytë, DJ Erti Lutaj, i cili ka përfituar pasuri dhe fonde publike që nga fillimi i bashkëjetesës me ish-drejtuesen e AZHBR-së. Shfaqja e një figure që konsiderohet si simbol i korrupsionit elitar në një nga resortet më të shtrenjta në vend, shihet si një sfidë e hapur për institucionet e drejtësisë dhe vetë opinionin publik.
    Resorti luksoz
    Çmimet e akomodimit në “MGallery Collection” variojnë nga 700 deri në 1100 euro për natë për familje, duke treguar nivelin e lartë të shpenzimeve të pushimeve të zonjës Krica. Raportohet gjithashtu se ajo frekuenton një plazh privat të izoluar pranë resortit, duke shmangur ekspozimin publik.
    Qytetarët, përmes mesazheve në platformat online, kanë shprehur indinjatën e tyre për këtë situatë, duke ironizuar faktin se një ish-zyrtare e akuzuar për korrupsion po shijon luksin në kurriz të taksapaguesve shqiptarë dhe fondeve të destinuara për fermerët e varfër. Opinionit publik i mungon transparenca nga SPAK lidhur me ecurinë e hetimeve ndaj zonjës Krica.
    Hetimet e nisura nga SPAK në lidhje me akuzat për korrupsion në AZHBR, në kohën kur drejtohej nga Frida Krica, nuk kanë rezultuar ende në ndonjë njoftim zyrtar. Kjo ka forcuar perceptimin në publik se ajo, si shumë të tjerë para saj, mund të mbetet e paprekur nga drejtësia.
    Më herët, mediat kanë raportuar edhe mbi pasurinë e dyshimtë të bashkëshortit të dytë të Frida Krifcës, Erti Lutaj, i cili ka hapur disa biznese pas lidhjes me të, dhe pasuritë e deklaruara nga vetë zonja Krica. Ndërsa Endri Ikonomi, ish-bashkëshortit i parë i Frida Krifcës, është arrestuar më herët për blerjen e të dhënave të pagave të shqiptarëve.
    Fotot e Krifcës në resortin luksoz vijnë në një kohë kur ende mbeten të pezulluara nga Bashkimi Evropian fondet e IPARD për bujqësinë në Shqipëri pas hetimeve të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit (OLAF), që zbuluan dyshime për abuzime me fondet e ndara nga AZHBR nën drejtimin e Frida Kricës. Skandali korruptiv po hetohet nga SPAK, por deri më tani pa ndonjë rezultat konkret, duke lënë të kuptohet se ekziston ende një realitet shqetësues lidhur me trajtimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë.

  • Panariti: Qeveria e ka harruar bujqësinë, skema e re e financimit me kredi ka dështuar edhe më parë

    Panariti: Qeveria e ka harruar bujqësinë, skema e re e financimit me kredi ka dështuar edhe më parë

    Edmond Panariti, ish ministër i Bujqësisë, nga studioja e “Kafe Shqeto” tha se qeveria është kujtuar tashmë për bashkitë, por në fakt ato nuk kanë qenë kurrë në fokusin e saj dhe nuk pritet të jenë as në të ardhmen.

    Në një analizë të drejtpërdrejtë, Panariti ngriti shqetësimembi mënyrën se si po menaxhohen fondet për bujqësinë, duke theksuar se modeli i ri i financimit përmes kredive të mbështetura nga fondet sovrane është një skemë që ka dështuar më parë dhe rrezikon të dështojë sërish.

    Ai solli në kujtesë një rast konkret nga viti 2015, ku edhe pse ishin në dispozicion miliona euro për zhvillimin e bujqësisë, skema nuk pati sukses për shkak të mungesës së angazhimit nga bankat.

    Edmond Panariti:

    “Kryeministri tani u kujtua që bashkisë as s’janë marrë ndonjëherë, as s’do merren me bujqësinë dhe kjo është një fakt, sepse kryetarët e bashkësisë kanë të tjera prioritete.

    Kjo u bë sepse ato fonde që buxheti i shtetit ia jep qeverisë t’i kalonte bashkisë, meqë ato i kontrollon totalisht, e kjo nuk qëndron më si alibi.

    Ajo që mua më tërheq vëmendjen është se po hidhet tashmë për konsum publik një mënyrë e re e financimit të bujqësisë, që është ajo përmes kredisë të mbështetur nga fondet sovrane.

    E para e punës një herë, kjo është diçka që ka ndodhur më para e ka dështuar me sukses dhe në vitin 2015 u bë dhe dështoi diçka e tillë, kur kishim në dispozicion edhe 100 milion euro të bankës europiane për rindërtim e zhvillim e 25 milion euro nga buxheti i shtetit, në mënyrë që bankat të kreditonin bujqësinë, duke u paraqitur kjo si një skemë e suksesit për të arritur ato objektiva që kërkoheshin ndaj saj.

    Kjo dështoi në mënyrë totale, pasi bankat as që e morën mundimin të shqyrtonin kërkesat për kredi. Ajo që është kryesore është se bujqësia nuk financohet me kredi.

    Në rast se ju do shikoni financimet e be për fermerët e saj, pasi janë fermerë të vërtetë jo bujq mbijetese si tek ne, ata financohen deri në masën 70% me grante, me para të drejtpërdrejta që shkojnë në përfitim të tyre.

    Pra 70% e fondeve që i jep be janë pagesa të drejtpërdrejta për fermerët e saj që nuk kthehen mbrapsht, por ju dhurohen që ata të ulin koston e prodhimit e të qëndrojnë në treg.

    Ndërkohë që këto para që vinin nga BE këta i çuan për investitorët strategjikë, i çuan nëpër resorte, nuk i çuan te fermerët e tani ju thonë atyre: aplikoni për kredi ju se para grant nuk ka më, për shkak se ju e dini që fondet e ipard janë bllokuar”.

     

  • Skandal me fondet për bujqësinë, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe tre zëvendësministra

    Skandal me fondet për bujqësinë, dorëhiqet ministri grek i Emigracionit dhe tre zëvendësministra

    zyrtarët grekë

    GREQI-Ministri i Imigracionit dhe Azilit, Makis Voridis, si dhe Zëvendësministrat e Punëve të Jashtme, Tasos Hatzivassiliou i Zhvillimit Rural, Dionysis Stamenitis dhe Qeverisjes Dixhitale Christos Boukoros, kanë paraqitur dorëheqjen nga postet ministrore. Zhvillimet vijnë në mes të një skandali të rëndë për keqmenaxhimin e fondeve të Bashkimit Europian për bujqësinë.
    Dorëheqjet e tyre u pranuan menjëherë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Së fundmi, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, George Stratakos, paraqiti dorëheqjen, raportojnë mediat greke.
    Komisioni Europian ka vendosur një gjobë prej 415 milionë eurosh ndaj Greqisë, e cila mund të shkojë deri në 600 milionë euro, për shkak të kontrollit të dobët dhe abuzimeve të konstatuara në përdorimin e fondeve bujqësore.
    Një dosje hetimore prej 3000 faqesh, e mbërritur nga Prokuroria Europiane në parlamentin grek, përfshin përgjime telefonike të realizuara nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës, ku zbulohet një rrjet i gjerë ndërhyrjesh politike, favorizimesh dhe manipulimesh në ndarjen e subvencioneve.
    Bisedat e përgjuara tregojnë për një kulturë të thellë abuzimi nga zyrtarë të lartë, që dyshohet se i kanë përdorur fondet për përfitime personale dhe politike, duke përjashtuar nga ndihma ata fermerë që kishin realisht nevojë.
    Në epiqendër të skandalit është ministri Makis Voridis, dikur ministër i Bujqësisë, i cili mbikëqyrte edhe agjencinë përgjegjëse për menaxhimin e fondeve, OPEKEPE. Ai është njohur për qëndrimet e tij të ashpra ndaj emigracionit dhe konsiderohej si një figurë e linjës së fortë brenda partisë Demokracia e Re.
    Hetimet po zgjerojnë përfshirjen edhe ndaj ministrave të tjerë dhe zyrtarëve lokalë, për mashtrime me subvencione për ferma fiktive, kullota të paregjistruara dhe projekte bujqësore që nuk janë zbatuar kurrë në terren./ZËRI

  • Frika për borxhin e SHBA dhe inflacionin nxit largimin e investitorëve nga obligacionet afatgjata

    Frika për borxhin e SHBA dhe inflacionin nxit largimin e investitorëve nga obligacionet afatgjata

    Investitorët po tërhiqen nga fondet në ritmin më të shpejtë që prej pandemisë së vitit 2020Investitorët po braktisin fondet e obligacioneve afatgjata të SHBA-së me ritmin më të shpejtë, që prej kulmit të pandemisë së Covid-19 pesë vite më parë, pasi niveli në rritje i borxhit amerikan po zbeh atraktivitetin e njërit prej tregjeve më të rëndësishëm në botë.Tërheqjet nga fondet e obligacioneve afatgjata të SHBA-së, që përfshijnë borxhin qeveritar dhe atë të korporatave, kanë arritur afërsisht 11 miliardë dollarë vetëm gjatë tremujorit të dytë.Ky eksod pritet të jetë më i rëndë se çdo periudhë tjetër, që prej trazirave të mëdha të tregut në fillim të vitit 2020, duke përbërë një kthesë të fortë krahasuar me mesataren e hyrjeve prej rreth 20 miliardë dollarësh gjatë 12 tremujorëve të mëparshëm.Tërheqjet nga fondet me obligacione afatgjata, të përdorura gjerësisht nga investitorët institucionalë, vijnë në një kohë kur po rriten shqetësimet për qëndrueshmërinë fiskale të SHBA-së. Edhe pse flukset në fonde përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të tregut të gjerë të obligacioneve, ato shërbejnë si tregues për ndjenjat e investitorëve.Paketa e re fiskale e presidentit Donald Trump, që është aktualisht në shqyrtim në Kongres, parashikohet nga analistë të pavarur të shtojë triliona dollarë në borxhin amerikan gjatë dekadës së ardhshme, diçka që do ta detyronte Departamentin e Thesarit të shiste një sasi të madhe obligacionesh. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë është shprehur se tarifat dhe rritja më e lartë ekonomike do ta ulin borxhin.Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit në treg po përgatiten për ndikimin inflacionist që mund të sjellin tarifat ndaj partnerëve të mëdhenj tregtarë, një ndër rreziqet më të mëdha për investitorët në obligacione.Obligacionet afatgjata janë veçanërisht të ndjeshme ndaj inflacionit, sepse rritja e çmimeve në kohë zbeh vlerën reale të pagesave fikse të interest, që ata ofrojnë për periudha të gjata.Këto shqetësime janë reflektuar edhe në performancën e çmimeve të borxhit afatgjatë të SHBA-së, që është ulur me rreth 1 për qind gjatë këtij tremujori, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve më të thella të shkaktuara pas njoftimeve për tarifa në prill nga presidenti Trump, të cilat tronditën tregjet.Në të kundërt, investitorët kanë vijuar të derdhin para në fondet që mbajnë obligacione me afat maturimi të afërt, me mbi 39 miliardë dollarë të investuara vetëm këtë tremujor, sipas shifrave të EPFR. Këto fonde ofrojnë kthime të larta për shkak se Rezerva Federale ka mbajtur normat afatshkurtra në nivele të larta gjatë këtij viti.Andrzej Skiba, kreu i obligacioneve amerikane në RBC Global Asset Management, tha se investitorët mund të zgjedhin të diversifikojnë portofolin e tyre të obligacioneve në mënyrë më ndërkombëtare në këtë fazë, por “nuk mendojmë se është fundi i tregut të bonove të thesarit, apo i rolit të obligacioneve të thesarit si një shtyllë qendrore në portofolin global të të ardhurave fikse.”Megjithatë, ai shtoi se pjesëmarrësit në treg mund të fillojnë të kërkojnë “më shumë kompensim për të investuar në pjesën afatgjatë të kurbës së interesit” kur bëhet fjalë për blerjen e obligacioneve të reja të thesarit. “Edhe pse nuk mendojmë se po vjen një tërmet, mund të shfaqen disa lëkundje.” / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Abuzime dhe vjedhjeve masive, OLAF gati raportin sekret që mund të “shkundë” qeverinë, ndërkombëtarët hetime për…

    Abuzime dhe vjedhjeve masive, OLAF gati raportin sekret që mund të “shkundë” qeverinë, ndërkombëtarët hetime për…

    Elmas Bogdani
    Një raport sekret i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimeve (OLAF) pritet të trazojë ujërat në politikën shqiptare dhe të shkaktojë një tronditje serioze për qeverinë aktuale. Sipas burimeve të sigurta diplomatike dhe audituesve ndërkombëtarë, raporti në fjalë përmbledh një seri abuzimesh, shkeljesh të rënda financiare dhe shpërdorimesh të fondeve europiane, të cilat janë kryer në bashkëpunim me institucione shtetërore dhe kompani të lidhura ngushtë me mazhorancën qeverisëse. OLAF ka hetuar disa tendera të dyshimtë, projekte të fryra dhe investime që rezultojnë të kenë qenë fiktive ose të realizuara me cilësi të dobët, por me kosto të jashtëzakonshme për taksapaguesit.
    Një ndër pikat më problematike të raportit janë të ashtuquajturat “projekte fantazmë”, investime të raportuara në letra, por që në realitet nuk ekzistojnë ose janë zbatuar pjesërisht, me fonde të zhdukura nëpër rrjetin e kompanive kliente të mazhorancës. OLAF ka zbuluar skema të mirëorganizuara, ku kompani fiktive fitonin tendera pa konkurrencë reale dhe paratë përfundonin në llogari të kontrolluara nga njerëz me lidhje politike.
    Denoncimet e OLAF
    Ky nuk është rasti i parë kur Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit evidenton abuzime të rënda me fondet europiane në Shqipëri. Kohët e fundit, OLAF ka qenë institucion kyç në denoncimin e skandaleve të tjera madhore, që tronditën opinionin publik dhe që kanë çuar në hetime të thelluara nga SPAK.  Që nga qershori 2021, OLAF ka kallëzuar penalisht Frida Krifcën dhe 7 vartës të saj në SPAK për abuzime me vlerën 134 milionë euro të programit IPARD-II, dhënë për projekte fiktive, ndërtime të luksit dhe interes të pushtetit të ngushtë.  OLAF sqaroi se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë konsulente të “përzgjedhura paraprakisht”, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet. Pas një sërë hapash komplekse hetimore, përfshirë kërkimet mjeko-ligjore dixhitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve. Këto parregullsi përfshinin:
    – Aplikantëve u kërkohet të paguajnë një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre një kompanie konsulence lokale; – Kontratat që jepen pa konkurrencë, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta false që dorëzohen); – Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale. Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian të konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë euro, si të papërshtatshme. Programi u krijua për të ndihmuar në modernizimin e sektorit bujqësor shqiptar në përputhje me standardet e BE-së dhe arritjen e progresit drejt anëtarësimit në BE .
    Bllokohet IPARD III
    OLAF rekomandoi më tej që BE të parandalojë 112 milionë euro të financimit të ardhshëm (IPARD III) për Shqipërinë nga shpenzimet e panevojshme, derisa të vendosen masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm. Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit ka hetuar akuza serioze që përfshinin keqpërdorimin e fondeve të BE-së nga Instrumenti për Asistencën e Para-Aderimit për Zhvillimin Rural (IPARD II) në Shqipëri. Nisur nga aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF i dërgoi edhe një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë.
    Abuzimi i Ilir Beqajt me fondet e BE
    Nga ana tjetër, gjithsej 11 të pandehur, 9 persona dhe 2 kompani dhe me ish ministrin Ilir Beqaj ndaj të cilit rëndojnë 6 akuza, është dosja që Prokuroria e Posaçme dorëzoi disa ditë më parë në GJKKO bashkë me kërkesën për gjykim për dosjen e SASPAC. SPAK e akuzon Beqajn për korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja të rënda, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim e fshehje pasurie në rastin e 50% të kuotave të restorantit “Gzona”, i quajtur ndryshe si “Albanian Food and Hospitality Lab, një apartamenti në Vlorë dhe një makine. Vetëm për akuzën e korrupsionit që është më e rënda ish zyrtari i lartë rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg.
    Të njëjtat akuza, përveç asaj të fshehjes së pasurisë, rëndojnë edhe ndaj Ermal Kurtulajt, për të cilin SPAK thotë se është bashkëpunëtor i ngushtë i Beqajt. Pas 19 muajsh hetime, kur procedimi penal nisi në ngarkim të Ermal Kurtulajt, koordinatori i projektit EUSAIR, i mbështetur me fondet e Bashkimit Evropian, SPAK ka arritur në përfundimin për abuzime të shumta me këtë fonde të bëra në bashkëpunim. SPAK thotë se Ilir Beqaj, në cilësinë e drejtorit të Përgjithshëm i SASPAC-ut, ka urdhëruar Kurtulajn, me të cilin kishte njohjet të hershme pasi kanë qenë ortak të shoqërisë Intech+, që të zbatojë vetëm përgjatë viteve 2022-2023 prokurime fiktive në kundërshtim me ligjet e BE për projektet e EUSAIR, paratë e të cilave përfundonin në xhepat Beqajt. Tenderat sipas SPAK bëheshin vetëm për efekt dokumenti dhe më vonë se nga lidhja dhe zbatimi i kontratës me kompani të ndryshme.
    Çfarë është OLAF dhe çfarë bën?
    OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit) është agjencia e Bashkimit Evropian që ka si mision të mbrojë paratë e taksapaguesve evropianë. Konkretisht, OLAF: Heton mashtrimet që prekin fondet e BE-së në të gjitha vendet anëtare dhe ato kandidate, si Shqipëria; Zbulon dhe heton korrupsionin, përfshirë raste kur zyrtarë publikë ose kompani private përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga fondet e BE-së; Jep rekomandime konkrete për ndjekje penale dhe rikuperim fondesh, të cilat i dërgohen institucioneve vendase si Prokuroria ose SPAK-u në Shqipëri. OLAF nuk ka fuqi të japë dënime, por mbledh prova dhe dokumentacion të vlefshëm ligjërisht dhe i ia kalon autoriteteve përkatëse që të ndjekin më tej çështjet.

  • Fermerët 2 vite pa fondet e IPARD, KE “zbarkon” në Shqipëri për monitorim, “rikthehet” në vjeshtë

    Fermerët 2 vite pa fondet e IPARD, KE “zbarkon” në Shqipëri për monitorim, “rikthehet” në vjeshtë

    Delegacioni i Komisionit Evropian dhe strukturat e IPARD, janë rikthyer në Shqipëri për të analizuar raportet e monitorimit të fondeve që BE, jep për sektorin e bujqësisë në vend. Që prej korrikut të vitit 2023 Komisioni Evropian e ka ndërprerë mbështetjen që i jep Shqipërisë përmes programit IPARD, për shkak të parregullsive dhe abuzimeve të konstatuara në IPARD II. Delegacioni i BE është njohur me raportin përfundimtar të IPARD II si dhe me raportin vjetor për vitin 2024. Po kështu institucionet shqiptare i kanë njohur me masat e marra për menaxhimin dhe për monitorimin e fondeve të IPARD. Ministria e Bujqësisë njofton se është zhvilluar Takimi i II-të i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III 2021–2027, dhe se diskutime ka pasur edhe për masat e reja të IPARD III, por pa specifikuar se kur do të rihapen fondet e BE-së për fermerët shqiptarë. Diskutime gjatë këtij komiteti ka pasur edhe për sistemet e monitorimit të fondeve që BE jep për bujqësinë.
    Po kështu Report TV mëson se në vjeshtën e po këtij viti përfaqësues të BE, IPARD, e KE, do të rikthehen në Tiranë për auditimin e masave që ka marrë Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR, për të mbrojtur fondet e BE dhe për përdorimin e tyre me transparencë. Aktualisht pranë AZHBR-së është ngritur një sistem që parandalon parregullsitë pasi bën një verifikim në kohë reale të aplikimeve të bëra. Ministria e Bujqësisë pret që drita jeshile për IPARD III të jepet në vitin 2026, duke u dhënë kështu mundësinë fermerëve të përfitojnë në 9 fushat që do të mbështeten me fonde, si infrastrukturë rurale, ndërtim tregjesh, për Agro-përpunim apo Agro-turizëm, pylltari, asistencë teknike e këshillim.
    Ndërkohë është mbyllur lëvrimi i fondeve për fermerët përfitues nga IPARD II që i takon periudhës 2014-2022 me 94 milionë euro në total. Komisioni Evropian pezulloi fondet për Shqipërinë pasi OLAF (Zyra Europiane Kundër Mashtrimit), gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II, pas hetimeve që ata bën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike. Aplikuesve u kërkohej që një pjesë e madhe e grantit si pagesë për një kompani konsulence lokale, nuk kishte konkurrencë për kontratat dhe çmimet ishin të fryra e në shkelje të rregullave kontraktuale. Këto ishin disa nga parregullsitë që gjeti OLAF në hetimet që bëri në Shqipëri.

  • Fondet e IPARD, Gjokutaj: Të korrigjohen gabimet e të kaluarës, qeveria më afër fermerëve

    Fondet e IPARD, Gjokutaj: Të korrigjohen gabimet e të kaluarës, qeveria më afër fermerëve

    Fermerët shqiptarë kanë dy vite pa fonde nga BE, ndërsa IPARD “zbarkon” përsëri në Shqipëri. Një delegacion i BE po monitoron menaxhimin e fondeve dhe masat e qeverisë për të mbrojtur fondet, kurse në vjeshtë pritet vendim për Ipard III, me vlerë 112 milionë euro. Për të folur mbi këtë temë, ishte i ftuar në një televizion dje, eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj, ndërsa vuri theksin tek keqmenaxhimi i fondeve në të kaluarën, mungesa e transparencës, burokracitë dhe masat e marra, që ndikuan dhe penalizuan në fund vetëm fermerët. Gjokutaj vuri theksin tek një plan i qartë dhe transparent i qeverisë, në ndihmë të fermerëve, teksa parashikohet një fond 3 mld euro dhe subvencion deri në 70% i fermerëve, që do ndikojë edhe në ulje të çmimeve apo rritjen ekonomike. “Do shihet nëse është mësuar nga gabimet e të kaluarës.
    Por duket se palët kanë një qasje më të mirë mes tyre, palët janë më afër tani. Presim zbatimin në praktikën e përditshme për garancinë 3 mld euro për subvencion me 70% të fermerëve. Barriera burokratike ka qenë gjithmonë problem, ku më parë IPARD dhe AZHBR-ja ia linin këtë barrë fermerëve. Nëse do vazhdojë, do ndikojë edhe më tej e do jetë problem ndaj fermerëve”, tha eksperti. Ai ndau mendimin se qeveria duhet të kishte ndërmarrë hetim administrativë më parë dhe të sqaronte qytetarët për atë që kishte ndodhur me fondet e IPARD. Ai sugjeroi korrigjimin e gabimeve të të kaluarës, pasi në fund do rëndojë përsëri mbi fermerët dhe tregun.
     

  • Fermerët 2 vite pa fondet e IPARD, KE ‘zbarkon’ në Shqipëri

    Fermerët 2 vite pa fondet e IPARD, KE ‘zbarkon’ në Shqipëri

    Delegacioni i Komisionit Evropian dhe strukturat e IPARD, janë rikthyer në Shqipëri për të analizuar raportet e monitorimit të fondeve që BE, jep për sektorin e bujqësisë në vend. Që prej korrikut të vitit 2023 Komisioni Evropian e ka ndërprerë mbështetjen që i jep Shqipërisë përmes programit IPARD, për shkak të parregullsive dhe abuzimeve të konstatuara në IPARD II.
    Delegacioni i BE është njohur me raportin përfundimtar të IPARD II si dhe me raportin vjetor për vitin 2024. Po kështu institucionet shqiptare i kanë njohur me masat e marra për menaxhimin dhe për monitorimin e fondeve të IPARD.
    Ministria e Bujqësisë njofton se është zhvilluar Takimi i II-të i Komitetit të Monitorimit për Programin IPARD III 2021–2027, dhe se diskutime ka pasur edhe për masat e reja të IPARD III, por pa specifikuar se kur do të rihapen fondet e BE-së për fermerët shqiptarë. Diskutime gjatë këtij komiteti ka pasur edhe për sistemet e monitorimit të fondeve që BE jep për bujqësinë.
    Po kështu Report TV mëson se në vjeshtën e po këtij viti përfaqësues të BE, IPARD, e KE, do të rikthehen në Tiranë për auditimin e masave që ka marrë Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR, për të mbrojtur fondet e BE dhe për përdorimin e tyre me transparencë. Aktualisht pranë AZHBR-së është ngritur një sistem që parandalon parregullsitë pasi bën një verifikim në kohë reale të aplikimeve të bëra.
    Ministria e Bujqësisë pret që drita jeshile për IPARD III të jepet në vitin 2026, duke u dhënë kështu mundësinë fermerëve të përfitojnë në 9 fushat që do të mbështeten me fonde, si infrastrukturë rurale, ndërtim tregjesh, për Agro-përpunim apo Agro-turizëm, pylltari, asistencë teknike e këshillim. Ndërkohë është mbyllur lëvrimi i fondeve për fermerët përfitues nga IPARD II që i takon periudhës 2014-2022 me 94 milionë euro në total.
    Komisioni Evropian pezulloi fondet për Shqipërinë pasi OLAF (Zyra Europiane Kundër Mashtrimit), gjeti keqpërdorime serioze me fondet e programit te mëparshëm IPARD II, pas hetimeve që ata bën pas denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm për korrupsion, favorizime e ndërhyrje politike.
    Aplikuesve u kërkohej që një pjesë e madhe e grantit si pagesë për një kompani konsulence lokale, nuk kishte konkurrencë për kontratat dhe çmimet ishin të fryra e në shkelje të rregullave kontraktuale. Këto ishin disa nga parregullsitë që gjeti OLAF në hetimet që bëri në Shqipëri./Report Tv

  • Abuzimi me fondet “SASPAC”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn

    Abuzimi me fondet “SASPAC”/ Shtyhet seanca për Ilir Beqajn

    Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për dosjen “SASPAC”, e cila ka të bëjë me abuzimet me fondet e Bashkimit Europian, ku i pandehur është marrë edhe ish-ministri Ilir Beqaj.
    Mësohet se shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja. Avokati Ermal Yzeiraj ka paraqitur raport mjekësor, me argumentin se deri në datë 20 qershor ndodhet në regjim shtrati, për shkak të një problemi shëndetësor.
    Seanca e radhës u caktua në datën 1 korrik.

    Abuzimi me fondet “SASPAC” dhe akuzat ndaj Ilir Beqajt

    Ish-ministri, Ilir Beqja është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.
    Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim. Hetimi SPAK është kryer për koncesionin “shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, në kohën kur Beqaj drejtonte ministrinë e Bujqësisë.
    Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.
    Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.
    Sipas SPAK, Beqaj dhe të pandehurit e tjerë akuzohen për veprime të shumta penale, përfshirë korrupsionin, falsifikim dokumentash, mashtrim dhe shkelje të procedurave të tenderëve publikë.
    Hetimet kanë zbuluar se gjatë periudhës 2022-2023, ata kanë realizuar tendera fiktivë dhe kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme nga kontratat e financuara nga Bashkimi Evropian. Pasuritë e dyshuara janë sekuestruar si pjesë e hetimeve, përfshirë prona dhe llogari bankare të lidhura me të pandehurit.
    Ilir Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë); “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim; “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë kryer në bashkëpunim, e kryer 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me pasoja të rënda kryer 2 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim”, e kryer 3 herë; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, e kryer 3 herë”.
    Ilir Beqaj është marrë i pandehur edhe për aferën e sterilizimit për veprën penale vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.