Tag: fondacionit

  • “Për Shqiptarët”/ Dy muaj në koma pas një infeksioni të rëndë, Kristina kthehet e shëruar në studio

    “Për Shqiptarët”/ Dy muaj në koma pas një infeksioni të rëndë, Kristina kthehet e shëruar në studio

    Historia e trajtuar sot në “Për Shqiptarët” është ajo e Kristinës, një vajzë e cila në moshën 13-vjeçare u përball me një infeksion shumë të rëndë që i rrezikoi jetën dhe e la atë në koma për 2 muaj.

    Infeksioni që Kristina ka kaluar ka qenë shumë i rëndë, nga dhëmballa i kaloi në të gjithë trupin.Ky infeksion i shkaktoi asaj probleme në të folur dhe në të ecur.
    Edhe pse në Shqipëri mjekët nuk i dhanë asnjë shpresë Kristinës, ndërhyrjet që ajo bëri në Itali falë Fondacionit Firdeus, ia kthyen shpresën.
    Miranda, e ëma e Kristinës kujton ditën iu drejtua për ndihmë shqiptarëve dhe Fondacionit Firdeus, dhe vetëm pas 3 ditësh shuma për kurimin e të bijës së saj u mblodh dhe Kristina u nis për kurim në Itali.
    “Për tre ditë, më dhanë lajmin e mirë se Kristina do të niset për në Itali. Kur erdhi Fatma e më dha lajmin… ato fjalë më bënë shumë të fortë. Vetes i thoja, ta marr gocën e të iki sa më shpejt. Se dhe doktorët më thonin, që vajza nuk pret më.Rrugëtimi ishte shumë i vështirë. Nxituam, sepse Kristina nuk kishte jetë më. Këtu më thanë që Kristina, zor ta përballojë rrugën, por doktorët në Itali i kishin marrë masat. E mbajtën nën kontroll minutë për minutë. Gjithë rrugëtimin i jam lutur Zotit që Kristina të mbërrinte sa më shpejt në Itali. Ashtu na shkoi. Zoti na pa. Kristina arriti në Itali”, tregoni e ëma e Kristinës, Miranda.
    Ajo kujtoi me shumë emocion edhe momentin kur e bija doli nga koma, që për të ishte si një mrekulli nga zoti.
    “Ua doktor, i hapi sytë vajza”, ishte reagimi i mamasë.
    Sot, falë ndihmës së shqiptarëve dhe ndërhyrjes së Fondacionit “Firdeus”, Kristina është jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet trajtimeve të specializuara për t’u rikuperuar plotësisht.

    Top Channel

  • “CulturAlb” në qendër industrinë e suvenireve kulturore dhe ringjalljen e mjeshtërisë tradicionale shqiptare

    “CulturAlb” në qendër industrinë e suvenireve kulturore dhe ringjalljen e mjeshtërisë tradicionale shqiptare

    Nga Julia Vrapi
    Industria e suvenireve kulturore dhe ringjallja e mjeshtërisë tradicionale shqiptare është pohuar herë pas here nga artizanë e prodhues vendas. Herë pas here pjesë e diskutimeve ka qenë prodhimi, ekspozimi dhe promovimi i produkteve shqiptare. Me vendim të Këshillit të Ministrave, ka nisur puna për krijimin e fondacionit “CulturAlb”. Ministri Blendi Gonxhja shprehet se “CulturAlb” do të zhvillojë industrinë e suvenireve kulturore dhe do të ringjallë mjeshtërinë tradicionale shqiptar. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, ndërsa shprehet për funksionin e “CulturAlb” thotë se ministria, që ai drejton po vijon dhe procesin e  miratimit të regjistrimit pranë gjykatës të fondacionit.
    “Me vendim të Këshillit të Ministrave, ka nisur puna për krijimin e fondacionit “CulturAlb”, nismë kombëtare që do të zhvillojë industrinë e suvenireve kulturore dhe do të ringjallë mjeshtërinë tradicionale shqiptare. Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si themeluese, po vijon procesin e miratimit dhe regjistrimit në gjykatë, që fondacioni të nisë së shpejti veprimtarinë e tij”, shprehet ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale. Në mbledhjen e datës 8 tetor, qeveria vendosi autorizimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit si themeluese e fondacionit “CulturAlb”, me objekt ruajtjen, prodhimin, ekspozimin, promovimin, marketimin, shitjen e suvenireve e të produkteve të tjera artistike, promovimin e trashëgimisë kulturore materiale, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dhe çdo veprimtari tjetër të parashikuar në statut dhe në aktin e themelimit. “Akti i krijimit dhe statuti i fondacionit  miratohen në gjykatë sipas legjislacionit në fuqi për themelimin, regjistrimin, funksionimin, organizimin dhe veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse, të cilat ndjekin qëllime në të mirë dhe në interes të publikut”, thuhet në vendim.
     Ekspozim dhe promovim brenda dhe jashtë vendit
    “CulturAlb” vendos në qendër artizanët, krijuesit, dizajnerët dhe prodhuesit vendas, duke u hapur rrugë për prodhim, ekspozim, promovim dhe tregtim brenda dhe jashtë vendit. Ministri Blendi Gonxhja shprehet më tej se produktet me motive autentike shqiptare do të marrin formë të re në pazaret historike, destinacionet turistike, ekspozita dhe dyqanet e suvenireve. “Duke bashkuar traditën me dizajnin bashkëkohor, fondacioni synon të krijojë një markë të dallueshme shqiptare dhe të rrisë praninë tonë kulturore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”, shprehet ministri Gonxhja. Ndërsa sa i takon artizanati shqiptar, vendi ynë është i njohur për një traditë tepër të pasur të artizanatit, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme gjeografike, duke u spikatur me shumllojshmërinë e saj. Këto vlera, tashmë të kaluara brez pas brezi, ngjallin gjithnjë interes të madh tek vizitorët dhe studiuesit vendas dhe të huaj, në ekspozita të hapura si brenda dhe jashtë vendit.
     
     

  • Deklarata “bombastike “ e këshilltarit politik të George Soros: Edi Rama dhe gjysma e qeverisë janë njerëzit tanë dhe..

    Deklarata “bombastike “ e këshilltarit politik të George Soros: Edi Rama dhe gjysma e qeverisë janë njerëzit tanë dhe..

    Lufta e presidentit amerikan, Donald Trump me miliarderin George Soros po krijon tërmet politik edhe në Shqipëri. Ndërsa Trump ka intensifikuar sulmet ndaj Soros dhe organizatave të tij, duke i akuzuar për mbështetje të terrorizmit të majtë dhe dhunës politike, një deklaratë e vitit 2016 hedh dritë mbi influencën e tij të gjatë në qeverinë shqiptare. Gazeta “SOT” nxjerr në dritë një dëshmi nga një prej njerëzve më të besuar të George Soros, i cili pranon se Rama është njeriu i tij, bashkë me gjysmën e ministrave. Bëhet fjalë për Jonas Rolett. Ai ka qenë këshilltar i Soros si dhe drejtor rajonal i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Evropën Jugore e Qendrore.
    Cari Tuna, bashkëthemelues i portalit “Good Ventures”, ka zhvilluar një bisedë me Rolett dhe ai i ka rrëfyer mbi ndikimin e Soros në Shqipëri. Tuna ka publikuar pjesë nga dëshmia e tij në portalin “Good Ventures” dhe aty ka fakte nga më të pabesueshmet. Ai tregon se Rama ka qenë anëtar bordi i fondacionit në Shqipëri. “Fondacioni Shoqëria e Hapur ka punuar në Shqipëri prej 22 vjetësh. Kohët e fundit ka nisur një iniciativë të re për rritjen e kapaciteteve të qeverisë. SOROS ka një marrëdhënie të gjatë me shumë anëtarë të qeverisë së re. Kryeministri është një ish-anëtar bordi drejtues i SOROS në Tiranë dhe rreth gjysma e kabinetit të tij ka punuar me SOROS si marrës grantesh, partnerë, marrës bursash, apo aktivistë të iniciativave të fondacionit”, ka thënë ai.
    Skandali
    Por skandali më i madh është se ai tregon që qeveria shqiptare ka marrë plot 1.5 milionë dollarë falë ndërhyrjeve të tyre, teksa interesante është klauzola e ndjekur. Sipas këshilltarit të George Soros, nëse qeveria nuk ndjek politikën e tij, atëherë paratë ndërpriten. Pra kjo tregon se Soros jep para që Rama dhe qeveria e tij të ndjekin politikën e tij. Aty tregohet se edhe pas projekteve të Universitetit të Harvardit, fshihet George Soros. “SOROS ka dhënë 1.5 milionë dollarë në dy vjet për përmirësimin e qeverisjes në Shqipëri me anë të një programi të Universitetit të Harvardit. Granti përfshinte dhe një klauzolë që në fund të projektit i lejon SOROS t’i japë fund projektit nëse politikat e qeverisë bien në kundërshtim me qëllimet e SOROS. Një prej strategjive të SOROS për Shqipërinë ishte dhënia e këshillimit dhe ekspertizës së tij për qeverinë si dhe lidhja e zyrtarëve shqiptarë me ministra të huaj me eksperiencë nga vende të tjera që kanë kaluar vështirësi të ngjashme. Kjo qasje e dallon SOROS nga Banka Botërore, e cila zakonisht jep këshillim të përgjithshëm dhe ekspertizë për nxitjen e një serie të njëjtë reformash në vende me kushte të ngjashme ekonomiko-politike”, tha ai.
    Ndikimi i Soros në pushtetin lokal
    Jonas Rolett, në bashkëbisedimin me gazetarin, ka treguar dhe ndikimin e madh që ka Fondacioni SOROS në pushtetin vendor. Ai tregon se janë dhënë shumë fonde si për qeverinë, ashtu dhe për bashkitë. “SOROS ka një fondacion në Tiranë, siç ka dhe në vende të tjera ku operon. Ai është një ent gjysmë autonom me staf shqiptar dhe i financuar nga SOROS. Dega shqiptare është më e njohur me kontekstin shqiptar dhe ka lidhje më të afërta me anëtarët e qeverisë, por është George Soros, dhe jo dega e tij lokale që financon reformat në Shqipëri dhe i lejon degës lokale të ruajë integritetin në rolin e saj si vëzhguese e qeverisë. SOROS është i ndjeshëm ndaj konflikteve të interesit, në mbështetjen e tij për reformat qeveritare, por edhe mbështet përpjekjet monitoruese në rolin shoqëror. Ai beson se fondacioni lokal mund të kritikojë punën nëse qeveria nuk performon mirë”, ka thënë ai.
    Ministra me lidhje direkte me Soros
    Por kush ishin ministrat e qeverisë Rama në atë kohë që kishin lidhje të ngushta me Soros. Gazeta “SOT” ka bërë një listë, ku spikatin emra si: Ditmir Bushati (Ministër i Jashtëm) – Themelues i lëvizjes EMA me fonde nga Sorosi. Ka përfituar dhjetëra mijëra dollarë grante nga OSF për projekte në vitet 2006–2008. Erion Veliaj (Ministër i Mirëqenies Sociale deri në 2015, më pas Kryetar i Bashkisë Tiranë) – U bë i njohur përmes lëvizjes “MJAFT!”, e financuar nga Sorosi. I konsideruar si një nga kuadrot politikë të nxjerrë nga programet e tij. Milva Ekonomi (Ministre e Ekonomisë, 2016) – Bashkëthemeluese e Fondacionit “Besa”, një projekt mikrokredie i financuar nga Sorosi me 1 milion dollarë në vitin 1998.
    Ka qenë edhe pjesë e strukturave të MJAFT dhe G99, gjithashtu të mbështetura nga OSF. Eglantina Gjermeni (Ministre e Zhvillimit Urban) – Anëtare bordi e Fondacionit Soros që prej vitit 1996. Ka drejtuar organizatën “Gender Alliance for Development Center”, e krijuar dhe financuar nga OSF. Mirela Kumbaro (Ministre e Kulturës) – Ish-drejtuese programi pranë Fondacionit Soros dhe ish-anëtare bordi e tij. Ilir Beqaj (Ministër i Shëndetësisë) – Lidhje indirekte, përmes të afërmve të tij (motra e gruas, Diana Beqo, ka qenë drejtoreshë programi te Fondacioni Soros në Shqipëri dhe më pas zyrtare qeveritare).
     

  • Rama zëdhënës i klanit ‘Soros’ në Evropë

    Rama zëdhënës i klanit ‘Soros’ në Evropë

    Nga Basir Çollaku/

    Edi Rama është thuajse dukshëm zëdhënësi i Soros në Evropë. Ai është bashkë me bashkëshorten Linda, ish drejtuese e Bordit “Soros” në Tiranë, projekt i hershëm. Me porosi erdhi edhe lidhja e tyre. Në pak kohë dy herë që cicëron në takime në BE se nuk duhet të ndërhyjnë aktorë jashtë BE.

    Shihni servilizmin e disa liderëve evropian ndaj tij. E sajdisin me elozhe ndonëse e dinë se është kriminalizuar deri në palcë. Trimërimi i tij nën petkat e Aleksit është tregues edhe i tredhjes evropiane, ku shumica është në borderotë e fondacionit, teksa hesht ndaj batërdisë së tij kriminale.

    E patë Knut raporteri ishte salduar nga koha e Ruçit, rrogëmarrës socialist në Tiranë. Përpjekja për të tërhequr ndonjë investim për Porto Romanon shkrepi disi bosh. Ndonëse holandezi sorosist Rute mund të jetë në dijeni se një kompani holandeze fitoi tenderin. Aso kohe ai ishte KM në vendin e tij.

    Edhe kompania skanuese e garuesve për rastësi të habisë ishte holandeze. Por natyrisht NATO pavarësisht sekretarit, ka sherif shefin e shtëpisë së Bardhe dhe nuk mund të bëjë akrobaci me dasmorin e Aleksit të fondacionit për portin e Durrësit. Ndaj ende drejtësia në Shqipëri është e zaptuar. Sepse ishte një dhuratë e fondacionit për Ramën për pushtetin e tij. Për interesat e klanit ku ai bënte pjesë. Kjo e çoi në pak vite Shqipërinë në renditje “nderi” në shkallën e Mafias në botë.

    Agjenda e tyre në këtë “fshat” të vogël ballkanik vazhdon. Rama ka dërguar ligjin për shumë gjini , 1x, 2 në Kuvend. Dhe asnjë socialist “patriot” nuk e ka mprehur zërin të kundërshtojë. Numri i votave të kontrolluara nga KM e bën draftin ligj kur të dojë. Natyrisht nëse nuk ka reagime nepaliste, pa shenja mundësie të ngjasin në mëhallën tonë. Interesat e Klanit edhe në Ballkan dhe Evropë ku selia është në Tiranë drejtuar nga Rama vijojnë të bëjnë rezistencë. Ata janë kundërshtarë të hapur të presidentit Trump.

    Ligji federal RICO është shënjestra e drejtësisë amerikane ndaj radikalëve të dhunshëm majtistë financiar nga miliarderi majtist. Korruptimi i Charles agjentit FBI të dosjes ruse ndaj presidentit Trump, trshja e punëve me rusë e kinezë janë punë me porosi nga Soros. Ndaj Rama ende lufton në të njëjtin klub. Ardhja e Aleks brenda 10 ditëve dy herë në rezidencën qeveritare në Dhërmi tek KM i tij “vëlla” tregon se trazirat janë rënduar. Pyetja është ?! Sa është “klani” përfshirë në botën e trafikut, pastrimit të parave, asgjësimit të demokracisë, shpartallimit të familjes?! Pafundësisht.

    Shqipëria e vogël është laboratori i madh. Për të ikur nga e keqja nuk mjafton desoroizimi i drejtësisë. Duhet edhe i partive politike sidomos Opozitës. Sidomos PD. Nuk mund të jenë kundër Soros me ushtarë të tij në struktura udhëheqëse të partisë. Emrat nuk janë fort anonimë. Apo asaj çka thuhet rahmet pastë, shoqërisë civile. Beteja ka nisur. Ndryshimet e shpejta në drejtësi mund të jenë shenjat e para. Porositë amerikane kanë ardhur…

  • “Gjelat në Pentagram” – Fondacioni Rame Lahaj sjell muzikën klasike në 10 qytete të Kosovës

    “Gjelat në Pentagram” – Fondacioni Rame Lahaj sjell muzikën klasike në 10 qytete të Kosovës

    Fondacioni Rame Lahaj sjell projektin më të ri “Gjelat në Pentagram”, një udhëtim muzikor që do të zhvillohet nga data 2 deri më 11 shtator në 10 lokacione të ndryshme të Kosovës. Qëllimi i këtij projekti është t’i afrojë fëmijët dhe të rinjtë me muzikën klasike dhe operistike, veçanërisht në komunitete rurale dhe më pak të privilegjuara, që kanë përjetuar pasojat e luftës.

    Gjatë këtij turneu, tre muzikantë profesionistë nga Gjermania do të mbajnë koncerte interaktive, duke sjellë përvoja të veçanta për publikun e vogël dhe duke ndërtuar një lidhje të re me artin dhe kulturën.

    “Me ‘Gjelat në Pentagram’, ne besojmë se po mbjellim farat e një audience të re që nesër do të rritet me dashurinë për artin, kulturën dhe vlerat artistike,” thuhet në njoftimin e Fondacionit.

    Turneu do të ndalet në këto qytete:

    Vrellë – 2 shtator

    Drenas – 3 shtator

    Vushtrri – 4 shtator

    Dragash – 5 shtator

    Deçan – 6 shtator

    Viti – 7 shtator

    Ferizaj – 8 shtator

    Fushë Kosovë – 9 shtator

    Prishtinë – 10 dhe 11 shtator

    Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Fondacionit Rame Lahaj për të ndërtuar një skenë të qëndrueshme artistike në vend dhe për të krijuar hapësira të reja për edukim dhe zhvillim artistik për brezat e rinj.

    Publiku ftohet të ndjekë rrjetet sociale të Fondacionit për më shumë informacione rreth lokacioneve dhe orareve të koncerteve./KultPlus.com

  • Berisha pret zyrtarin e lartë pranë Fondacionit të CDU-së gjermane: 11 Maji do të denoncohet në çdo kryeqytet europian

    Berisha pret zyrtarin e lartë pranë Fondacionit të CDU-së gjermane: 11 Maji do të denoncohet në çdo kryeqytet europian

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha priti në një takim Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit gjerman Konrad Adenauer Stiftung (CDU). Gjatë bisedës, Berisha tha se Partia Demokratike do të vijojë fuqimisht betejën për transparencë e denoncim në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që farsa zgjedhore e 11 majit të refuzohet nga çdo partner e aleat i demokracisë shqiptare. Nga ana tjetër, kreu i PD e cilësoi si të turpshme letrën e dërguar misionit të OSBE/ODHIR fill pas 11 majit, teksa Ministri i Jashtëm sipas tij, tenton nëpërmjet presionit të zhbëjë gjetjet dhe akuzat e raportit më të zi redaktuar ndonjëherë në këto 30 vite.
    Postimi i plotë

    Takim me Z.Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit të CDU-së gjermane, Konrad Adenauar Stiftung. Farsa e 11 majit do të denoncohet në çdo kryeqytet europian. Mirënjohje mbështetjes së jashtëzakonshme nga CDU-ja gjermane.

    Sot pata kënaqesi të prisja në një takim Z.Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit të CDU-së gjermane, Konrad Adenauar Stiftung. Në këtë takim shfrytezova rastin dhe falenderova Z. Hänsel, ashtu si dhe Drejtorin e zyrës së KAS për Shqipërinë, Thomas Kunze, prezent në takim, për të gjithë mbështetjen tejet të çmuar që KAS i ka ofruar Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare në dite te veshtira në rritjen e kapaciteteve të saj, në hartimin dhe promovimin e programit ekonomik para publikut shqiptar.
    Shqipëria, theksova në takim, është një diktaturë autoritare e cila në dallim nga diktatura totalitare që kemi kaluar dekada më parë nuk ka ideologjinë, por ka drogën si forcë levizëse kryesore që vendos në rrugë, në parlament në qeveri, në gjyktata, prokurori, që vendos kush do jetë në qeveri dhe kush do jetë në parlament etj. Është droga që vendos kush kandidon, kush fiton e kush drejton vendin e agjencitë publike. Janë së paku 28 deputetë që krimi i organizuar ka diktuar në zgjedhjet e 11 majit, ashtu siç dëshmoi në mënyrën më ulëritëse rasti i kartelit të Troplinëve të cilët pas zgjedhjeve, u shpërblyen me leje kullash droge në Durrës. E informova Z. Hänsel se ky realitet është i shtrirë në Durrës, por dhe në Elbasan, Shkodër e kudo në vend, ku krimi elektoral kontrollon territorin me kamera, frikë, korrupsion e licenca kanabisi.
    Mbështetur nga një reformë drejtësie që në vend të ndëshkimit u jep mbrojtje e paprekshmëri, krimi zgjedhor bëri që 11 maji të kthehej në farsën më të turpshme të tranzicionit shqiptar. E turpshme ashtu si dhe letra dërguar misionit të OSBE/ODHIR fill pas 11 majit, teksa ministri i jashtëm tenton nëpërmjet presionit të zhbëjë gjetjet dhe akuzat e raportit më të zi redaktuar ndonjëherë në këto 30 vite. Një mentalitet kriminal që i karakterizon të gjitha hallkat e qeverisë Rama, që nga Kryeministri, Ministri e deri tek patronazhisti më i ulët.
    Duke kërkuar dhe ndihmën e partnerëve tanë perëndimor si KAS, Partia Demokratike do të vijojë fuqimisht betejën për transparencë e denoncim në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që farsa zgjedhore e 11 majit të refuzohet nga çdo partner e aleat i demokracisë shqiptare. Në takim morën pjesë gjithashtu dhe Deputeti i Partisë Demokratike Z.Tomorr Alizoti, dhe Z.Akil Kraja, Drejtor i Fondacionit të PD për Liri dhe Demokraci.

  • ‘Farsa e 11 majit do të denoncohet në çdo kryeqytet europian!’ Berisha takon zyrtarin e lartë pranë Fondacionit të CDU-së gjermane

    ‘Farsa e 11 majit do të denoncohet në çdo kryeqytet europian!’ Berisha takon zyrtarin e lartë pranë Fondacionit të CDU-së gjermane

    Kryetari i Partisë Demokratike pati sot një takim me Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit gjerman Konrad Adenauer Stiftung (CDU), gjatë të cilit nënvizoi se “farsa zgjedhore e 11 majit” do të denoncohet në çdo kryeqytet europian.

    Gjatë bisedës, kreu i PD falënderoi zotin Hänsel dhe drejtorin e zyrës së KAS për Shqipërinë, Thomas Kunze, për mbështetjen e dhënë në forcimin e kapaciteteve të opozitës, hartimin e programit ekonomik dhe prezantimin e tij para publikut.

    Gjatë takimit Berisha theksoi shqetësimin se qeverinë Rama se ka shndërruar Shqipërinë në një “diktaturë autoritare” ku, ndryshe nga e kaluara totalitare me bazë ideologjike, forca kryesore lëvizëse është krimi dhe droga.

    PD akuzon gjithashtu se reforma në drejtësi po i jep mbrojtje dhe paprekshmëri autorëve të krimit zgjedhor, ndërsa 11 maji u kthye në “farsën më të turpshme të tranzicionit shqiptar”.

    “Shqipëria, theksova në takim, është një diktaturë autoritare e cila në dallim nga diktatura totalitare që kemi kaluar dekada më parë nuk ka ideologjinë, por ka drogën si forcë levizëse kryesore që vendos në rrugë, në parlament në qeveri, në gjyktata, prokurori, që vendos kush do jetë në qeveri dhe kush do jetë në parlament etj. Është droga që vendos kush kandidon, kush fiton e kush drejton vendin e agjencitë publike. Janë së paku 28 deputetë që krimi i organizuar ka diktuar në zgjedhjet e 11 majit, ashtu siç dëshmoi në mënyrën më ulëritëse rasti i kartelit të Troplinëve të cilët pas zgjedhjeve, u shpërblyen me leje kullash droge në Durrës. E informova Z. Hänsel se ky realitet është i shtrirë në Durrës, por dhe në Elbasan, Shkodër e kudo në vend, ku krimi elektoral kontrollon territorin me kamera, frikë, korrupsion e licenca kanabisi. Mbështetur nga një reformë drejtësie që në vend të ndëshkimit u jep mbrojtje e paprekshmëri, krimi zgjedhor bëri që 11 maji të kthehej në farsën më të turpshme të tranzicionit shqiptar. E turpshme ashtu si dhe letra dërguar misionit të OSBE/ODHIR fill pas 11 majit, teksa ministri i jashtëm tenton nëpërmjet presionit të zhbëjë gjetjet dhe akuzat e raportit më të zi redaktuar ndonjëherë në këto 30 vite. Një mentalitet kriminal që i karakterizon të gjitha hallkat e qeverisë Rama, që nga Kryeministri, Ministri e deri tek patronazhisti më i ulët.Duke kërkuar dhe ndihmën e partnerëve tanë perëndimor si KAS, Partia Demokratike do të vijojë fuqimisht betejën për transparencë e denoncim në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që farsa zgjedhore e 11 majit të refuzohet nga çdo partner e aleat i demokracisë shqiptare” shkruan Berisha në postim. 

    Në takim morën pjesë gjithashtu dhe Deputeti i Partisë Demokratike Z.Tomorr Alizoti, dhe Z.Akil Kraja, Drejtor i Fondacionit të PD për Liri dhe Demokraci.

  • Myslym Murrizi sulmon Kodin Penal, zbardh pazarin e pistë me emra, paga dhe lidhje kriminale: U hartua nga hetues të…

    Myslym Murrizi sulmon Kodin Penal, zbardh pazarin e pistë me emra, paga dhe lidhje kriminale: U hartua nga hetues të…

    Ish-deputeti Myslym Murrizi ka hedhur akuza të forta ndaj hartuesve të Kodit të Ri Penal, duke zbuluar një rrjet të gjerë interesash dhe lidhjesh me figura të dyshuara. Sipas tij, ky kod është krijuar nga ish-hetues të regjimit komunist dhe funksionarë të shkarkuar për lidhje me trafikantë droge, që kanë përfituar miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Z. Murrizi thekson se në hartimin e këtij dokumenti janë përfshirë edhe ekspertë të Fondacionit Soros, të cilët për një faqe letre kanë marrë mbi 1,400 euro.
    Ai denoncon gjithashtu pagat marramendëse që marrin këta “ekspertë” për të mbuluar dhe miratuar një reformë që sipas tij është e dështuar dhe e korruptuar thellësisht. Sipas Murrizit, ky grup ka si qëllim të kapë totalisht drejtësinë në Shqipëri, duke penguar luftën kundër korrupsionit. Ndërkohë ish-deputeti Murrizi i bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve ndërkombëtare të hetojnë pa vonesë këtë skemë të dyshimtë. Ai paralajmëron se nëse nuk ndërhyhet, sistemi do të mbetet i kapur dhe i manipulueshëm nga interesa të errëta. “Kodi i ri Penal i hartuar nga individ banal. Njerëz të pështirë të ish-regjimit komunist dhe ish-funksionarë të shkarkuar për lidhje me trafikant ordiner.
    Ky kod është hartuar nga një ish-prokuror i Përgjithshëm i shkarkuar dhe i atakuar për kontrata me ish-trafikantë droge për rikonstruksionin e godinës së prokurorisë, ish-hetues i regjimit komunist dhe nga një ish-hetues tjetër i komunizmit në Krujë, ish-ministër i shkarkuar po për lidhje familjare me trafikant droge. Përveç këtyre janë angazhuar në hartimin e këtij kodi edhe një tufë fundërrinash të Sorosit që kanë hartuar 700 faqe raport për komisionin Xhafa dhe kanë marrë 1 milion euro ose 1400 euro për një faqe letër”, shkruan Murrizi.
    Akuzat
    Gjithashtu Murrizi nxjerr dhe shkrimin e tij që e ka publikuar  sa filloi puna ky komision. “Ky është një shkrim i imi për këta palo-ekspertë që është sa filloi puna ky komision ordiner. Këta janë “ekspertët” e “pavarur” të komisionit Xhafa që do përgatisin apo hartojnë platformën antikorrupsion dhe përsosjen e mëtejshme për ta dhjerë përfundimisht “reformën” në drejtësi të mënjanuar deri më sot prej vitit 2016 nga fëlliqësirat e SORROSIT, të cilët kishin si qëllim të qartë kapjen totale të çdo hallkë të drejtësisë nga fundërrinat e regjimit bastard komunist dhe nga këlyshët me zinxhir në qafë të SORROSIT. Nga 91 emra të cilët do të paguhen nga taksat e shqiptarëve 500 mijë euro për të dhënë “mend”, 24 prej tyre janë zagar që lehin me urdhër dhe pagesë të padrinos SORROS.
    Këto 24 emrat e parë (sipas renditjes alfabetike) nga stafi i anti-SPAK po publikoj CV-në e tyre dhe ku punojnë e nga kanë ardhur: 1- Amanda Kote / Project Researcher, Project Researcher SciDEV (Soros) 2- Anxhela Bakiasi / Qendra “Fuqizim-Qëndrueshmëri”, kandidate për kryetare e FRESSH 3- Arjan Dyrmishi / Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), partner zyrtar i Fondacionit Soros 4- Aurela Anastasi / Fondacioni Soros 5- Auron Pasha / Idra Research & Consulting, partner zyrtar i Fondacionit Soros 6- Avjerina Bazaj / EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros 7- Blerta Kalavace / IRC/Idra Research & Consulting, partner zyrtar i Fondacionit Soros 8- Blerta Tuci / Anëtare e EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros 9- Darinka Piqani / bursë nga Fondacioni Soros (CEU) 10- Dorian Jano / Ka punuar me Fondacionin Soros dhe CEU nëpërmjet Institute for Advanced Study – Collegium Budapest 11- Eda Noçka / E angazhuar me Altri Center, Spinoff i Fondacionit Soros 12- Elida Jata / Project Manager at ALTRI Center, Spinoff i Fondacionit Soros 13- Erisa Proko / E angazhuar me Institutin për Zhvillim Strategjik, partner i programeve të Fondacionit Soros 14- Ermal Frashëri / Drejtor i Projekteve më të rëndësishme të Fondacionit Soros dhe drejtues i Axhendës Soros për Shpopullimin e Shqipërisë 15- Gerti Shella / Drejtor Ekzekutiv i INFOCIP (Qendra për Çështje të Informimit Publik), partner zyrtar i Fondacionit Soros 16- Gledis Gjipali / Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA), Spinoff i Soros 17- Iris Aliaj / Project Manager, Center for Gender Justice Albania, partner i programeve të Fondacionit Soros 18- Stela Suloti / EU Policy Hub, spinoff i Fondacionit Soros 19- Keti Luarasi / Human Resource Manager and Program Coordinator Soros Foundation Albania, Jul 2000 – Jul 2006 20- Krisela Hackaj / Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Dialog dhe Integrim (CDI), bashkëpunëtore e ngushtë e Fondacionit Soros 21- Mirsada Hallunaj / E angazhuar me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG), partner zyrtar i Fondacionit Soros 22- Nirvana Deliu / Kërkuese në Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA), Spinoff i Fondacionit Soros 23- Stela Suloti / Anëtare e EU Policy Hub, Spinoff i Fondacionit Soros 24- Teisa Kurti / Qendra ALTRI, spinoff i Fondacionit Soros”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Murrizit ndër të tjera.
    Ja kritikat e ekspertëve juridikë dhe profesionistëve të drejtësisë për draftin e Kodit të ri Penal
    Drafti i ri i Kodit Penal, i prezantuar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja më 25 korrik 2025, është pritur me reagime të ashpra nga ekspertë të jurisprudencës, drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe organizatat profesionale. Ata vënë në dukje probleme si mungesa e transparencës dhe konsultimit, paqartësitë në draft dhe orientimi i tij drejt penalizimeve tejet të ashpra. Dje kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani, është shprehur kundër Kodin të Ri Penal. Dumani tha se SPAK nuk është përfshirë në hartimin e draftit dhe se ende nuk e ka marrë zyrtarisht dokumentin për shqyrtim. “Është një draft. Ne nuk e kemi marrë zyrtarisht dhe nuk jemi përfshirë në hartimin e tij.
    Kur të na vijë, do ta analizojmë dhe do të mbajmë një qëndrim,” tha Dumani. Duke iu referuar debatit të hapur publik, ai theksoi se një nismë e tillë ka rëndësi të madhe për shtetin e së drejtës dhe është normale që të shoqërohet me diskutime. “Debati i parë duhej të ishte: a është i nevojshëm një Kod i ri apo duhej të punohej mbi Kodin aktual? Unë personalisht mendoj se ka nevojë për ndryshime. Për shembull, neni për narkotikët duhet të riformulohet, duke u ndarë sipas llojit dhe sasisë së drogës,” u shpreh kreu i SPAK. Dumani shtoi se SPAK do të japë opinionet e tij përfundimtare në momentin që drafti t’i përcillet zyrtarisht për shqyrtim.
    Kryeprokurori dhe kreu i Dhomës së Avokatisë nw njw mendje
    Po ashtu dhe Kryeprokurori Olsi Çela dhe kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia janë në një mendje sa i përket projektit të ri të Kodit Penal. Sipas tyre puna duhej të niste me një analizë mbi problemet e ligjit të vjetër, e më tej të debatohej për riformulimin e draftit të ri. Sipas tyre nenet e propozuara shpesh janë konfuze e paraqesin probleme Çela ka dhënë rezerva të forta sa i përket ndryshimit të plot të kodit penal. Sipas tij nëse do të ishte nevojë fillimisht duhej debatuar se cilat çështje nuk i mbulonte Të njëjtin argument jep dhe kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia.
    Sipas Çelës, mungesa e debatit paraprak bën që dhe debati të mos jetë i qartë. Ndërsa Maks Haxhia shton se kodi aktual parashikon çdo vepër dhe se nuk ka të bëjë as me reformën në drejtësi dhe as me integrimin në BE Madje kryeprokurori parashikon dhe krijimin e problemeve Kreu i Dhomës së Avokatisë nga ana tjetër shprehet se Kodi i ri ka jo vetëm probleme gjuhësore, por dhe logjike. Gjithashtu kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kritikoi faktin që komuniteti profesional nuk ishte njohur me variantin përfundimtar të draftit para prezantimit publik, duke kërkuar qartësi dhe thjeshtësi në formulimin e normave.
    Sipas Sadushit, një kod penal i mbingarkuar apo me përkufizime të paqarta rrezikon të krijojë konfuzion dhe vendime të paqëndrueshme; ai paralajmëroi se sa më shumë kodi largohet nga parimi i “ultimaratio” (mjeti i fundit), aq më pranë një sistemi ndëshkues johuman do të gjendemi. Në mënyrë të ngjashme, juristë të njohur dhe kushtetues si dhe zëra të shoqërisë civile kanë ngritur pikëpyetje serioze mbi këtë nismë ligjore, duke vënë theksin tek rreziku që Kodi i ri t’i shërbejë pushtetit dhe jo drejtësisë. Siç vëren analisti Namir Lapardhaja, projekti ka bashkuar një front të gjerë kritik që përfshin pothuajse çdo grup interesi në fushën e drejtësisë – nga gjyqtarët e prokurorët, te avokatët, akademikët dhe opozita – duke ngritur pyetjen: “Nëse të gjithë janë kundër, kujt i shërben Kodi i ri Penal?”
     
     

  • E sulmoi media e familjes Berisha pasi foli mirë për Ramën, reagon drejtuesja e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri

    E sulmoi media e familjes Berisha pasi foli mirë për Ramën, reagon drejtuesja e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri

    Drejtuesja e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Katharina Hofmann De Maura ka reaguar për një shkrim të saj lidhur me kryeministrin Edi Rama, të publikuar edhe në median pranë familjes së Sali Berishës.
    Teksa lajmi është shtrembëruar dhe keqinterpretuar, duke iu referuar si një “analizë gjermane“, De Maura është detyruar që të bëjë një reagim, ku sqaron se në fakt artikulli është shkruar prej saj si autore e pavarur për IPS Magazine dhe nuk përfaqëson asnjë qëndrim zyrtar të Fondacionit Friedrich Ebert.
    “Është shqetësuese të vërehet se përmbajtje të nxjerra jashtë kontekstit, tituj dhe përkthime të manipuluara po përdoren për të ndërtuar narrativa që nuk përkojnë aspak me punën apo qëndrimet tona. Edhe më problematike është që këto materiale po përdoren për qëllime të qarta politike dhe zgjedhore, duke keqpërdorur emrin dhe reputacionin e Fondacionit.”, shkruan ajo.
    Më tej, De Maura thekson se analizat e tyre bëhen në mënyrë transparente dhe se nuk bëjnë qëndrime pro apo kundër një force të caktuar në Shqipëri, duke shtuar se distancohet nga përmbajtjet e manipuluara apo tentativat për të përdorur emrin e fondacionit për qëllime elektorale.
    “Distancohem plotësisht nga çdo përmbajtje e manipuluar apo keqinterpretuar, si dhe nga çdo përpjekje për të instrumentalizuar emrin e Fondacionit për qëllime elektorale.”
    Në shkrimin e De Maura bëhej një ‘analizë’ për kryeministrin Edi Rama, samitin e Komunitetit Politik Evropian të mbajtur me 16 maj në Tiranë, peripecitë për rrugën evropiane të vendit, marrëveshjen për emigrantët me Italinë, si edhe për luftën e brendshme në vend kundër krimit dhe korrupsionit.
    Reagimi i plotë i Katharina Hofmann De Maura:
    Në cilësinë time si përfaqësuese e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, dëshiroj të reagoj publikisht ndaj disa publikimeve të fundit në media, të cilat kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar artikullin tim, duke iu referuar gabimisht si një “analizë gjermane”.
    Artikulli në fjalë është shkruar prej meje në kapacitetin tim personal si autore e pavarur për IPS Magazine, ashtu siç kam bërë edhe me kontribute të tjera më parë. Ai nuk përfaqëson një qëndrim zyrtar të Fondacionit Friedrich Ebert.
    Është shqetësuese të vërehet se përmbajtje të nxjerra jashtë kontekstit, tituj dhe përkthime të manipuluara po përdoren për të ndërtuar narrativa që nuk përkojnë aspak me punën apo qëndrimet tona. Edhe më problematike është që këto materiale po përdoren për qëllime të qarta politike dhe zgjedhore, duke keqpërdorur emrin dhe reputacionin e Fondacionit.
    Dua të theksoj me forcë se as unë personalisht, dhe as Fondacioni që përfaqësoj, nuk kemi dhënë asnjë qëndrim publik që mbështet apo kundërshton forca të caktuara politike në Shqipëri. Çdo analizë apo publikim i Fondacionit Friedrich Ebert publikohet në mënyrë transparente, përmes kanaleve tona zyrtare, dhe në përputhje me standardet më të larta të paanshmërisë, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj demokracisë.
    Distancohem plotësisht nga çdo përmbajtje e manipuluar apo keqinterpretuar, si dhe nga çdo përpjekje për të instrumentalizuar emrin e Fondacionit për qëllime elektorale.
    Për informacion të saktë dhe të verifikuar mbi aktivitetin dhe publikimet tona, ju ftoj të referoheni vetëm te burimet tona zyrtare.
    KATHARINA HOFMANN DE MOURA
    Përfaqësuese e Fondacionit Friedrich Ebert
    Zyra në Shqipëri

     

  • Drejtuesja e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri reagon pas një lajmi: Kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar artikullin tim

    Drejtuesja e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri reagon pas një lajmi: Kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar artikullin tim

    Media pranë opozitës, konkretisht pranë familjes së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha kanë trumbetuar me të madhe para disa ditësh një lajm përmes shtrembërimit dhe keqinterpretimit të artikullit, duke iu referuar gabimisht si një “analizë gjermane.
    Ka qenë drejtuesja e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, Katharina Hofmann De Maura e cila ka reaguar mbi këtë lajm duke theksuar se: dëshiroj të reagoj publikisht ndaj disa publikimeve të fundit në media, të cilat kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar artikullin tim, duke iu referuar gabimisht si një “analizë gjermane”.
    Fillimisht Hofmann sqaron se artikulli në fjalë është shkruar prej saj si autore e pavarur për IPS Magazine, ashtu siç ka bërë edhe me kontribute të tjera më parë dhe kurrësesi nuk përfaqëson një qëndrim zyrtar të Fondacionit Friedrich Ebert.
    Hofmann vijon më tej teksa thekson se: Dua të theksoj me forcë se as unë personalisht, dhe as Fondacioni që përfaqësoj, nuk kemi dhënë asnjë qëndrim publik që mbështet apo kundërshton forca të caktuara politike në Shqipëri. Çdo analizë apo publikim i Fondacionit Friedrich Ebert publikohet në mënyrë transparente, përmes kanaleve tona zyrtare, dhe në përputhje me standardet më të larta të paanshmërisë, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj demokracisë.
    Distancohem plotësisht nga çdo përmbajtje e manipuluar apo keqinterpretuar, si dhe nga çdo përpjekje për të instrumentalizuar emrin e Fondacionit për qëllime elektorale.
    Reagimi i plotë i Katharina Hofmann De Maura:
    Në cilësinë time si përfaqësuese e Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, dëshiroj të reagoj publikisht ndaj disa publikimeve të fundit në media, të cilat kanë shtrembëruar dhe keqinterpretuar artikullin tim, duke iu referuar gabimisht si një “analizë gjermane”.
    Artikulli në fjalë është shkruar prej meje në kapacitetin tim personal si autore e pavarur për IPS Magazine, ashtu siç kam bërë edhe me kontribute të tjera më parë. Ai nuk përfaqëson një qëndrim zyrtar të Fondacionit Friedrich Ebert.
    Është shqetësuese të vërehet se përmbajtje të nxjerra jashtë kontekstit, tituj dhe përkthime të manipuluara po përdoren për të ndërtuar narrativa që nuk përkojnë aspak me punën apo qëndrimet tona. Edhe më problematike është që këto materiale po përdoren për qëllime të qarta politike dhe zgjedhore, duke keqpërdorur emrin dhe reputacionin e Fondacionit.
    Dua të theksoj me forcë se as unë personalisht, dhe as Fondacioni që përfaqësoj, nuk kemi dhënë asnjë qëndrim publik që mbështet apo kundërshton forca të caktuara politike në Shqipëri. Çdo analizë apo publikim i Fondacionit Friedrich Ebert publikohet në mënyrë transparente, përmes kanaleve tona zyrtare, dhe në përputhje me standardet më të larta të paanshmërisë, profesionalizmit dhe përkushtimit ndaj demokracisë.
    Distancohem plotësisht nga çdo përmbajtje e manipuluar apo keqinterpretuar, si dhe nga çdo përpjekje për të instrumentalizuar emrin e Fondacionit për qëllime elektorale.
    Për informacion të saktë dhe të verifikuar mbi aktivitetin dhe publikimet tona, ju ftoj të referoheni vetëm te burimet tona zyrtare.
    KATHARINA HOFMANN DE MOURA
    Përfaqësuese e Fondacionit Friedrich Ebert
    Zyra në Shqipëri.