Tag: fondacioni

  • Hiqej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie për të vjedhur para, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

    Hiqej si përfaqësues i një fondacioni bamirësie për të vjedhur para, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 23 vjeç, i dyshuar për mashtrim.

    Sipas njoftimit të Policisë, i riu dyshohet se është prezantuar si përfaqësues i një fondacioni bamirësie dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari, duke e mashtruar se paratë do të shërbenin për një ndërhyrje kirurgjikale të një shtetasi të mitur.

    Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

    Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

    Fondacioni Vodafone në Shqipëri dhe British Council kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për të prezantuar Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale në kuadër të programit Skills Upload Junior, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në avancimin e edukimit dixhital në mbarë Shqipërinë.

    Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në “Innovation Hub”, Piramida, në prani të Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit Vodafone; drejtuesve të lartë të Vodafone Albania; Drejtoreshës së British Council për Shqipërinë dhe Kosovën, Znj. Majlinda Mazelliu; përfaqësuesve të Ambasadës Britanike; si dhe dy Zëvendësministreve të Arsimit, Znj. Orjana Osmani dhe Znj. Herida Duro; si edhe Znj. Dorina Rapti, përfaqësuese nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar të Shqipërisë.

     

    Në nisje të aktivitetit, Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit Vodafone, theksoi se ky partneritet me British Council ka për qëllim përmirësimin e aftësive dixhitale të nxënësve në shkollat e mbarë Shqipërisë. Për të mundësuar rritjen e këtyre aftësive, të dy institucionet do të krijojnë platformën e parë online, e cila do të ofrojë kurikula të veçanta të fokusuara në inteligjencën artificiale dhe mirëqenien dixhitale, njësoj si në shkollat europiane – konkretisht ato të Gjermanisë, Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe vendeve të tjera ku Fondacioni Vodafone ka prezencë.

    Znj. Majlinda Mazelliu, Drejtoreshë e British Council, foli për kurorëzimin e këtij bashkëpunimi si një kontribut në hapjen e rrugëve të reja për nxënësit, ku ata do të mund të aftësohen për dijet e së ardhmes përmes përdorimit të teknologjisë – jo thjesht si konsumues të saj, por si inovatorë dhe zgjidhës problemesh.

    Pas nënshkrimit zyrtar, nxënësit prezantuan projekte dixhitale frymëzuese, duke demonstruar kreativitet dhe inovacion që pasqyrojnë misionin e programit: ndërtimin e një të ardhmeje dixhitale më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

    Platforma Kombëtare Dixhitale do të ofrojë përmbajtje të personalizuar dhe trajnime të dedikuara për mësuesit dhe nxënësit, me synim fuqizimin e tyre me aftësitë dixhitale thelbësore. Kjo nismë përputhet me angazhimin e Fondacionit Vodafone për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të nxitur gjithëpërfshirjen përmes teknologjisë.

     

  • Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

    Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

    Në kuadër të përkushtimit për barazinë gjinore, mbrojtjen dhe sigurinë digjitale të grave, Fondacioni Vodafone në Shqipëri, në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci dhe organizatat e shoqërisë civile, organizoi në Tiranë një tryezë të nivelit të lartë kushtuar fuqizimit të grave dhe rolit të inovacionit digjital në mbrojtjen e tyre.
    Takimi ku morën pjesë përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, drejtues të institucioneve publike dhe private, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të fushës së barazisë gjinore, synoi të ndërthurë ekspertizën teknologjike me përvojën institucionale, për të promovuar mekanizma të qëndrueshëm që kontribuojnë në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

    Në qendër të diskutimeve ishte aplikacioni Bright Sky Albania, një nismë e Fondacionit Vodafone, që ofron informacion, mbështetje dhe këshilla praktike për gratë dhe vajzat që ndihen të rrezikuara nga dhuna.

    E pranishme në këtë takim, drejtoresha e Fondacionit Vodafone, Lisa Felton, theksoi rëndësinë e teknologjisë si mjet për fuqizim dhe mbrojtje:

    “Ne si Vodafone besojmë se përmes teknologjisë mund të adresojmë çështje që lidhen me dhunën me bazë gjinore, abuzimet dhe çështje që lidhen me arsimin dhe me shëndetin. Aplikacioni Bright Sky është një shembull konkret që u ofron vajzave dhe grave që përjetojnë dhunë, informacione, mbështetje dhe këshilla praktike për t’u larguar nga situatat e rrezikshme”, tha drejtoresha e Fondacionit Vodafone.
    Valbona Kuko, drejtoreshë për Shqipërinë e Fondacionit Westminster për Demokraci, theksoi se dhuna me bazë gjinore ndaj grave në politikë mbetet një nga sfidat kryesore që pengon përfshirjen e tyre në jetën publike:
    “Fondacioni Westminster për Demokraci ka vite që trajton dhe mbështet aktorët e politikës, shoqërinë civile e median, për ta kthyer çështjen e dhunës me bazë gjinore në politikën e ditës dhe për të ndërgjegjësuar politikanët, aktivistët, biznesin e median se çështjet e barazisë gjinore nuk janë çështje familjare. Ato duhet të trajtohen me politikbërje, me legjislacion të mirë dhe me instrumente të qenësishme për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Aplikacioni Bright Sky, por edhe platforma që Fondacioni Westminster për Demokraci ka ngritur për të raportuar dhunën ndaj vajzave dhe grave, janë instrumente që duhet të përdoren për raportimin e çështjeve që institucionet përgjegjëse duhet t’i adresojnë dhe t’i zgjidhin.” – përfundoi Kuko.
    Në këtë tryezë morën pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, Eduart Shalsi, Milva Ekonomi, Iris Luarasi; Kryetarja e Bordit të Fondacionit Vodafone në Shqipëri, Jonida Lakuriqi; përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ina Majko, zëvendësministre; të Ministrisë së Brendshme; drejtues të institucioneve të pavarura, Erinda Ballanca, Avokati i Popullit dhe Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
    Gjithashtu në këtë event kontribuan edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, Michele Ribotta nga UN Women Albania, si dhe të shoqërisë civile, Mirela Arqimandriti, drejtoreshë ekzekutive e Aleancës Gjinore për Zhvillim.
    Përmes kësaj nisme, Fondacioni Vodafone Albania është pozicionuar si një aktor kyç në fushën e inovacionit me impakt social, duke e kthyer teknologjinë në një mjet konkret për sigurinë, mbrojtjen dhe fuqizimin e grave.Kjo tryezë shënon një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një ekosistemi bashkëpunues ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile, për një të ardhme digjitale më të sigurt dhe më të barabartë për të gjitha gratë dhe vajzat në Shqipëri.

  • Fondi “Besa”, i privilegjuari i çdo qeverie, nga Majko, Fatos Nano, te Meta, Berisha dhe Rama, ja si Soros hodhi…

    Fondi “Besa”, i privilegjuari i çdo qeverie, nga Majko, Fatos Nano, te Meta, Berisha dhe Rama, ja si Soros hodhi…

    Në artikullin e kaluar zbuluam se si Fondacioni “Besa”, krijuar fillimisht me mbështetjen e strukturave të financuara nga rrjeti i George Soros, përfitoi nga shteti shqiptar rreth 3 miliardë lekë pas kalimit të aseteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vitin 1999. Por hetimi ynë nuk ndalet këtu. Dokumentet që disponojmë tregojnë se “Besa” ka qenë një i privilegjuar i përhershëm i çdo qeverie shqiptare, nga koha e Pandeli Majkos dhe Fatos Nanos, te Ilir Meta, Sali Berisha dhe Edi Rama. Sot do të tregojmë me fakte sesi u ndërtua ky sistem që i rezistoi çdo rotacioni politik, duke u shndërruar në një nga rrjetet më të qëndrueshme të ndikimit ekonomik të Sorosit në Shqipëri.
    Detajet
    Siç raportuam edhe më parë Fondi Besa i krijuar nga themeluesi Soros është një fondacion që ka zhvilluar veprimtari të palicencuar në Shqipëri. Ai që lejoi futjen e filantropit në vendin tonë ishte Sali Berisha, pasi Soros nisi aktivitetet sapo ra regjimi komunist. Fondacioni “Besa” i krijuar në datën 01.10.1998 dhe regjistruar ndryshimet në Statut me vendimin e Gjykatës së Tiranës nr 1554, date 18.05.1999, nëpërmjet një marrëveshje me qeverinë shqiptare të asaj kohe mori përsipër nxitjen për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet kreditimit që do të kryhej nga ky fondacion. Fondacionin Besa do të operonte si një entitet juridik që vepron si organizatë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni “BESA” filloi aktivitetin e tij ne Maj 1999 me V.K.M. Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredisë Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni “BESA” me themelues Fondacionin “SOROS”. Pra siç edhe shikohet në rastin konkret ky fondacion ka filluar aktivitetin e tij nëpërmjet fondeve të marra nga donatorët, dhe një fondi të derdhur nga shteti shqiptar. Në fakt, donatori kryesor është shteti shqiptar, i cili në mënyrë të papërgjegjshme i ka falur miliona dollarë këtij fondacioni. Ndërkohë qe Themeluesi i këtij fondacioni, Soros, ka derdhur vetëm 1 milion USD në 19 maj të vitit 1999 për të gjeneruar në vitet e ardhshme dhjetëra miliona euro.
    Si i falën fondacionit Besa miliona dollarë Majko dhe Nano
    Në 19 Korrik 1999, kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko i dha Besës në mënyrë arbitrare gjysmën e projektit prej 22.9 milionë dollarësh të shtetit shqiptar, nga të cilat 12 milionë dollarë ishin kredi shtetërore e Bankës Botërore, 1.4 milionë dollarë ishin financim i Agjencisë Zvicerane për Kooperim dhe Zhvillim, dhe vetëm 1.4 milionë dollarë ishin kontribut i Soros (nga të cilat vetëm 1 milion dollarë ishin kapital që do të hidhej në fushën e kredive). Këto para që iu dhanë Fondacionit Besa dhe Fondit të Zhvillimit Rural në mënyrë të barabartë përbëjnë edhe sasinë më të madhe që shteti shqiptar mund të ketë kontribuar ndonjëherë për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri. Por duket se Kryeministrat shqiptarë kanë qenë në garë se kush t’i japë më shumë Sorosit nga paratë e shqiptarëve. Ishte Kryeministri Fatos Nano ai i cili kontribuoi pranë Fondacionit Besa me 2 milionë dollarë të tjera që iu morën Agjencisë Shqiptare të Garancisë (AGSH) dhe iu dhuruan Soros në dt. 23 Korrik 2004. Ky akt i paprecedentë i dhuratave seriale të parave të shqiptarëve merr një përmasë të re kur vetëm dy javë më parë se Fatos Nano t’i dhuronte 2 milionë dollarë, Gjykata e Lartë kishte nxjerrë një vendim që diskreditonte rëndë praktikat fiskale të Fondacionit Besa. Sipas Vendimit Nr. 1420 dt. 8 Korrik 2007 të Gjykatës së Lartë, skema e evazionit fiskal të Fondacionit Besa (e cila fshihej pas termave “edukim” dhe “jofitimprurës” për të realizuar fitime milionash), pësoi një goditje të rëndë, sidomos në nivelin e reputacionit ndërkombëtar. Dhe në këtë rast fajtori mori pozicionin e viktimës. Kryeministri Fatos Nano për ta rehabilituar dhe marrë më të mirë Sorosin, se do e ndihmonte imazhin ndërkombëtar, jo vetëm që iu dhuruan 2 milionë dollarë, por u mor edhe një Vendim i Këshillit të Ministrave për “të lehtësuar barrën fiskale të Fondacionit Besa”, privilegj ky që nuk iu ofrua institucioneve të tjera jobankare të mikrokreditit. Vit pas viti, Besa u ushqye me paratë e shqiptarëve që buronin nga drejtimet shtetërore si dhe nga interesat e larta vjetore që duhej të paguanin kredimarrësit e vegjël shqiptarë. Pikërisht në kohën kur legjislacioni shqiptar në fushën e mikrokreditit filloi të standardizohej me kërkesat e MSA-së në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë, Fondacioni Besa kaloi në informalitet të plotë sepse e kishte të pamundur të operonte si çdo subjekt tjetër jobankar kredidhënieje, pasi ishte ndërtuar mbi informalitet që nuk i mbijeton dot rregullave të lojës së konkurrencës së ndershme.
    Qeveria e Berishës
    Përveç mbështetjes nga PS, Fondi Besa ka marr bekimin dhe të demokratëve. Pasi Berisha erdhi në pushtet në 2005, e mbështeti këtë fondacion. Besa pasi operoi si fondacion, u kthye në fond dhe në biznes më pas që jep kredi kundrejt interesit. Bordi i Fondi Besa, në qershor 2008 vendosi të aprovojë planin e transformimit të Fondi Besa nga statusi i OJQ, në një status të ri ligjor si shoqëri aksionare. Pra në vitin 2008 ndodhi dhe transformimi i madh, ku u desh mbështetja e politikës. Qeveria shqiptare, e përfaqësuar në këtë rast nga ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ra dakord që të gjitha detyrimet dhe të drejtat që Fondacioni “Besa” kishte me qeverinë shqiptare të kalonin te Fondi “Besa” sh.a. Pra në këtë kohë doli emri i Ridvan Bodes. Ndërkohë, mbështetje u dha dhe nga Banka, e cila përmes manovrave bëri licencimin si institucion financiar jobankar.
    Lidhja me Metën
    Fondi “Besa” ka qenë në qendër të disa hetimeve dhe akuzave me lidhjet e mundshme me Ilir Metën dhe partinë e tij, ish-Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI). Meta ka mohuar çdo lidhje direkte me Fondin “Besa” dhe ka theksuar se ai është një fondacion jofitimprurës. Megjithatë, hetimet dhe akuzat e ngritura kanë ngritur dyshime të forta për ndikimin e mundshëm të tij dhe të partisë së tij në administratën e fondit dhe në veprimet e tij financiare. Kujtojmë se fijet e fshehta të Metës te Fondi “Besa” i zbuloi dhe skandali që plasi në 2019 në një prej filialeve të fondit, pasi një grup punonjësesh përfituan rreth 3.7 milionë euro nga skema e mashtrimit me kreditë. Dosja e prokurorisë tregoi se të përfshirë ishin dhe persona të njohur. Drejtoresha e degës, e cila u arrestua nga policia në atë kohë, ishte vajza e tezes e një gazetari të njohur në vend, i cili mbante qëndrime pro LSI. Madje vetë personi në fjalë kishte dhënë mijëra euro në formë fajde. Një element tjetër ishte se kreu i fondit, Bajram Muça ishte në listën e kandidatëve të ish-presidentit Ilir Meta.
    Roli i Ramës dhe shqiptarët zhyten në borxhe
    Gjithashtu fondi Besa ka marrë miliona euro përmes fondeve të dhëna nga BERZH dhe organizmat e tjerë si ndihmë për mikrobiznesin dhe fermerët. Nga ana tjetër së fundmi u zbulua se institucionet që operojnë në fushën e mikrokredisë dhe financimeve alternative kanë realizuar një fitim neto prej 3 miliardë lekësh në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025. Kjo shumë përkthehet në rreth 30 milionë euro. 61% e portofolit të tyre i përket individëve që marrin hua për konsum, shëndet apo detyrime të menjëhershme. Qindra familje kanë përfunduar në borxhe të pashlyeshme dhe pasoja të rënda sociale. Pavarësisht se Banka e Shqipërisë njofton për ulje të kredive me probleme në 12%, praktika tregon se shumë kredi ristrukturohen me kushte të reja. Kjo zgjat afatet e shlyerjes dhe rrit barrën e interesave. Përfitimi financiar i kompanive rritet, ndërsa qytetarët hyjnë në spirale borxhesh. Ndërhyrjet ligjore kanë vendosur kufizime për numrin e kredive dhe raportin borxh/të ardhura, por mekanizmat e fitimit mbeten të njëjtë. Komisionet e fshehura, penalitetet për vonesa minimale dhe mungesa e transparencës janë të zakonshme. Ligji nuk garanton ende mbrojtje efektive për qytetarët përballë këtyre kompanive.

  • Ja mekanizmi se si Soros grabiti 3 miliardë lekë të shqiptarëve me anë të Fondit “Besa”, zbardhen faktet

    Ja mekanizmi se si Soros grabiti 3 miliardë lekë të shqiptarëve me anë të Fondit “Besa”, zbardhen faktet

    Një analizë e fundit e publikuar nga mediat amerikane ngriti alarmin për një ofensivë të re politike dhe juridike që presidenti Donald Trump po përgatit ndaj rrjeteve globale të ndikimit, përfshirë atë të miliarderit George Soros dhe partnerëve të tij ndërkombëtarë. Shkrimi përshkruan në detaje planin e Trump për të përdorur Ligjin për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA) si armën kryesore për të çmontuar strukturat që, sipas tij, kanë ushqyer trazirat e brendshme dhe kanë ndikuar në politikën amerikane përmes rrjeteve të huaja. Theksohet se hetimet e reja mund të ekspozojnë një zinxhir ndikimesh që përfshijnë politikanë, fondacione dhe qeveri të huaja, me pasoja që pritet të ndihen deri në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri. Në artikullin e kaluar raportuam se Soros nëpërmjet Fondit “Besa” ka zhvilluar aktivitet kriminal financiar në Shqipëri që nga viti 98’ kur u krijua. Treguam se si u licencua Fondi “Besa” dhe skandali që ndodhi me kalimin e kapitaleve. Pra fillimisht “Besa” ishte fondacion, ndërsa më pas u shndërrua në fond financiar. Sot po tregojmë se si fondacioni-fondi “Besa” përfitoi rreth 3 miliardë lekë nga shteti shqiptar. Në vitin 1999, qeveria shqiptare i transferoi 309,864,911.50 lekë asete të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (institucion shtetëror) Fondacionit “Besa”.
    Detajet
    Sipas marrëveshjes së lidhur në dt. 20 Maj 1999, kur shteti shqiptar ishte i gjithi në dispozicion të kulmit të krizës kosovare, Soros arriti t’i zhvasë me një veprim të vetëm 3 miliardë dollarë në një kohë që shteti shqiptar kishte më shumë nevojë se kurrë për mbështetje financiare. Në atë kohë të gjithë institucionet ndërkombëtare dhe organizatat jo-fitimprurëse sillnin para nga jashtë brenda, Soros arrinte që paratë e shtetit shqiptar të kalonin nga brenda-jashtë për përfitim të Soros. Elementi më i interesant i kësaj shume është fakti që ajo ishte vetë një kredi e shtetit shqiptar që i ishte dhënë nga Banka Botërore. 3 miliardë dollarët që shteti shqiptar ia kishte marrë në formë kredie Bankës Botërore, për Fondin Shqiptar të Zhvillimit në kthim kanë arritur në vlerë dyfishe, pasi shteti shqiptar pagoi dhe interesa. Por skandali këtu qëndron te fakti se Fondacioni “Besa” u shndërrua më pas në biznes privat, pra Fondi “Besa”, dhe të gjitha këto kapitalet e përfituara nuk u kthyen, po u mbajtën prej saj.
    Kalimi në biznes
    “Besa” lindi si fondacion, më pas ajo krijoi dhe biznese për kredi. “Fondacioni Besa”, i ka kaloi 100% aksionet në vlerë 1 milion dollarë të “BESA” sh.a. (pronare e të cilës fondacioni jofitimprurës Fondacioni- “Besa”) në pronësi të një krijese të re sorosiane në Tiranë: Fondacionit Albanian “Besa” Capital (ABC). Sipas aktit të themelimit të biznesit, Fondi “Besa” sh.a. të regjistruar në Dhomën e Noterëve Tiranë dt. 10/07/2008, (Nr. 7665 Rep. dhe Nr. 1085 Kol.), rezulton se ky biznes është themeluar nga Fondacioni-Fondi “Besa”. Por në ligjin nr. 8788 për Organizatat Jofitimprurëse, Neni 36 thuhet: “Organizata jofitimprurëse, për realizimin e qëllimit dhe objektit të veprimtarisë së saj, ka të drejtë të ushtrojë veprimtari ekonomike. Organizata jofitimprurëse mund të zhvillojë veprimtari ekonomike pa qenë nevoja që të krijojë një subjekt të veçantë për këtë qëllim, me kusht që kjo veprimtari të jetë në përputhje me qëllimet e organizatës jofitimprurëse, të jetë deklaruar si një nga burimet e të ardhurave dhe me kusht që kjo veprimtari të mos përbëjë qëllimin primar të veprimtarisë së organizatës. Nëse organizata jofitimprurëse, nëpërmjet ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, realizon fitime, ato duhet të përdoren për përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara në statut dhe në aktin e themelimit”. Në këtë rast Fondacioni jo-fitimprurës Fondi “Besa” ka krijuar një biznes të vetin për qëllimet e veta, dhe akti i themelimit i regjistruar në QKR e vërteton këtë.

  • Soros nëpërmjet Fondit “Besa” ka zhvilluar aktivitet kriminal financiar, si u shndërrua me ndihmën e qeverisë…

    Soros nëpërmjet Fondit “Besa” ka zhvilluar aktivitet kriminal financiar, si u shndërrua me ndihmën e qeverisë…

    Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) vazhdon të thellohet përplasja historike mes presidentit Donald Trump dhe miliarderit George Soros, që po trondit themelet e sistemit politik dhe financiar amerikan. Trump ka nisur një fushatë frontale kundër rrjeteve të financimit liberal, duke kërkuar hetime federale ndaj fondacioneve të lidhura me Soros dhe përdorimin e ligjit “RICO” për ta goditur atë si organizatë kriminale ekonomike. Kjo betejë e ashpër mes forcave nacionaliste të Trump dhe strukturës globaliste të Sorosit po përshkallëzohet çdo ditë, ndërsa paralajmërohet se pasojat do të ndihen deri në Ballkan, veçanërisht në Shqipëri, një nga vendet ku Soros ndërtoi rrjetin më të fuqishëm të ndikimit që prej viteve ’90. Në këtë klimë tensioni global, vëmendja po kthehet te “laboratori shqiptar” i modelit Soros, Fondi “Besa”. Dokumentet që disponon gazeta “SOT” tregojnë se përmes këtij fondi, i krijuar në bashkëpunim me qeverinë e Sali Berishës, Soros ndërtoi një skemë të sofistikuar financiare që nga një fondacion bamirës u shndërrua në një biznes fitimprurës me miliona euro asete, duke shkelur ligjet shqiptare dhe duke përfituar nga mbrojtja e pushtetit.
    Si u krijua Fondi “Besa”
    Fondi Besa i krijuar nga themeluesi Soros është kryekëput një fondacion mafioz dhe piramidë, i cili ka zhvilluar veprimtari të palicencuar në republikën e Shqipërisë. Ai që lejoi futjen e filantropit në vendin tonë ishte Sali Berisha, pasi Soros nisi aktivitetet sapo ra regjimi komunist. Fondacioni “Besa” i krijuar në datën 01.10.1998 dhe regjistruar ndryshimet në Statut me vendimin e Gjykatës së Tiranës nr 1554, date 18.05.1999, nëpërmjet një marrëveshje me qeverinë shqiptare të asaj kohe mori përsipër nxitjen për biznesin e vogël dhe të mesëm nëpërmjet kreditimit që do të kryhej nga ky fondacion. Fondacionin Besa do të operonte si një entitet juridik që vepron si organizatë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni “BESA” filloi aktivitetin e tij ne Maj 1999 me V.K.M. Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredisë Urbane (filluar që prej vitit 1994) u transferua tek Fondacioni “BESA” me themelues Fondacionin “SOROS”. Pra siç edhe shikohet në rastin konkret ky fondacion ka filluar aktivitetin e tij nëpërmjet fondeve të marra nga donatorët, dhe një fondi të derdhur nga shteti shqiptar. Në fakt, donatori kryesor është shteti shqiptar, i cili në mënyrë të papërgjegjshme i ka falur miliona dollarë këtij fondacioni. Ndërkohë qe Themeluesi i këtij fondacioni, Soros, ka derdhur vetëm 1 milion USD në 19 maj të vitit 1999 për të gjeneruar në vitet e ardhshme dhjetëra miliona euro.
    Skema
    Nëpërmjet këtij shkrimi do të pasqyrojmë mënyrat mafioze të operimit të këtij fondacioni, i cili që në ditët e para të krijimit të tij deri në vitin 2000 kreu evazion fiskal pa paguar detyrimet në shtet. Fondacioni Soros nuk pranoi të derdhë tatimin e fitimit për të ardhurat që fitonte nga kreditimi i bizneseve, fitim i cili sigurohej nga përqindja e lartë që ky fondacion merrte në ato vite. Duke mos pranuar që të derdhnin këto të ardhura në bazë të ligjit “Për organizatat jofitimprurëse, në të cilin sipas nenit 2 përfshihen dhe fondacionet, fondacioni Besa për thuajse katër vjet rresht kreu evazion të hapur fiskal. Por meqenëse ligji nuk i përjashtonte këto organizata (edhe pse janë të tilla) nga detyrimet fiskale, ky fondacion duhet të paguante tatimin mbi fitimin. Sipas nenit 40 “Lehtësitë dhe përjashtimet e organizatave jofitimprurëse nga detyrimet tatimore dhe doganore caktohen me ligj”. Por meqenëse për këtë fondacion nuk kishte ligj që të toleronte mospagimin e taksave, e ktheu këtë fondacion në një skemë të hapur abuzive dhe një nga evazorët fiskale më të mëdhenj në tregun e institucioneve financiare jobankare. Sipas ligjit nr.8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat në nenin 18 të të cilit janë parashikuar përjashtimet, nuk ka rezultuar që Fondacioni Besa të jetë i përfshirë në ndonjërën prej kategorive të përjashtuara.
    Ky fondacion në mënyrë absurde ka pretenduar se qëllimi i krijimit të tij këtij fondacioni kishte të bënte me qëllime bamirëse dhe edukuese, kur në të vërtetë ka zhvilluar aktivitet të mirëfilltë ekonomik, aktivitet i cili i ka sjellë të ardhura kolosale këtij fondacioni. Ky fondacion ka dhënë më parë kredi me përqindjen më të lartë në tregun bankar dhe jobankar. Pra ky fondacion që ka operuar me marzhe të larta fitimi dhe ka grabitur në mënyrë permanente shtetin shqiptar duke mos paguar taksa dhe duke e argumentuar nën idenë e se kreditonin shqiptarët për ti edukuar, ndërkohë që Soros, vilte fitime marramendëse. Pasi u kontrollua dhe u gjobit nga shteti shqiptar, ky fondacion u fut në skemën e tatimpaguesve deri në vitin 2007, vit në të cilin ky fondacion filloi të punojë i palicencuar si një skemë e mirëfilltë piramidale. Gjatë vitit 2007 fondacioni “Besa”, regjistroi 9,200 klientë aktivë. Sipas drejtorit të këtij fondacioni në atë kohë, “fondi “Besa” dha 37,000 kredi me një shumë të përgjithshme prej 194 milionë dollarësh. Duke operuar pa licence, ky fondacion ka shkelur ligjin Nr. 9662, date 18.12.2006, “Për Bankat”, duke operuar në kundërshtim me nenet 6,54, 90 dhe 126.
    Sipas nenit Neni 90 të ligjit 9662, “Ushtrimi i veprimtarisë bankare ose i çdo veprimtarie tjetër financiare, të parashikuar në nenet 4 dhe 54 të këtij ligji, pa licencë të lëshuar nga Banka e Shqipërisë, përbën krim dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ndërkohë që sipas kodit penal të Shqipërisë neni 143/a mbi skemat mashtruese dhe piramidale, organizimi dhe vënia në funksionime skemave mashtruese dhe piramidale të huamarrjes me qëllime fitimi materialm dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet burg, Po kjo vepër kur sjell pasoja të rënda dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet burg”. Nëse vëmë re nga të gjitha të dhënat e mësipërme ky fondacion ka shkelur ligjet shqiptare duke operuar i palicencuar duke kryer një krim të rëndë, i cili dënohet edhe nga kodi penal i Shqipërisë dhe ligji për Bankën e Shqipërisë, megjithëse ky fondacion funksionon si operator që krediton me degë në gjithë Shqipërinë, institucionet nuk kryen asnjë veprim.
    Qeveria e Berishës
    Siç e përmendëm dhe në një artikull të fundit të gazetës “Sot”, në këtë aferë mafioze ka qenë i përfshirë edhe ish ministri i Financave Bode, i cili ka lejuar funksionimin e kësaj skeme piramidale. Pasi Berisha erdhi në pushtet në 2005, e mbështeti këtë fondacion. Besa pasi operoi si fondacion, u kthye në fond dhe në biznes më pas që jep kredi kundrejt interesit. Bordi i Fondi Besa, në Qershor 2008 vendosi të aprovojë planin e transformimit të Fondi Besa nga statusi i OJQ, në një status të ri ligjor si shoqëri aksionare. Pra në vitin 2008 ndodhi dhe transformimi i madh, ku u desh mbështetja e politikës. Qeveria shqiptare, e përfaqësuar në atë kohë nga ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ra dakord që të gjitha detyrimet dhe të drejtat që Fondacioni “Besa” kishte me qeverinë shqiptare të kalonin te Fondi “Besa” sh.a. Pra në këtë kohë doli emri i Ridvan Bodes. Pra duket se “Besa” ndër vite ka pasur mbështetje politike.

  • Pazaret, ja pse Sali Berishën nuk e shpëton karta anti-Soros, si i fali manjatit Fondacionin Besa nëpërmjet Bodes…

    Pazaret, ja pse Sali Berishën nuk e shpëton karta anti-Soros, si i fali manjatit Fondacionin Besa nëpërmjet Bodes…

    Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon të luajë ‘kartën’ e George Soros për interesat e tij personale, duke u përpjekur me çdo kusht të shfrytëzojë situatën pas fitores së presidentit Donald Trump, i cili ka kërkuar nisjen e një hetimi të gjerë dhe të thelluar ndaj rrjetit të fondacioneve të miliarderit. Amerikanët e shpallën të padëshiruar dhe Berisha vendosi të bëjë një padi në Francë kundër ish-Sekretarit Blinken, me argumentin se akuzat ndaj tij janë formuluar nga keqinformimet e George Soros.
    Ish-kryeministri e cilëson atë si armik të tij, por sa qëndrojnë pretendimet e tij?  Nëse kthehemi pas në kohë, rezulton se kur Berisha ishte president i hapi rrugën George Soros të futej në Shqipëri përmes fondacionit të tij. Ndërkohë kur ishte kryeministër e mbështeti fort veprimtarinë e tij. Gazeta “Sot” shumë vite më parë ka qenë vetmja që ka denoncuar skandalet e George Soros. Madje dhe disa ditë më parë raportuam hapjen e rrugës nga Berisha për blerje e Spitalit Amerikan nga rrjeti financiar i George Soros në 2008, e cila mesa duket ka qenë pjesë e një serie pazareve të Sali Berishës me miliarderin amerikan.
    Detajet
    Marrëdhënia mes Sorosit dhe Sali Berishës (president 1992–1997, kryeministër 2005–2013) ka kaluar nëpër faza miqësie dhe armiqësie. Në fillim të viteve ’90, Berisha – si president i ri demokratik – bashkëpunoi me fondacionin Soros, duke e vlerësuar atë publikisht si “mik i madh i shqiptarëve” për ndihmën që po jepte në ndërtimin e shkollave dhe shoqërisë civile. Ai vetë është takuar disa herë me George Sorosin. Një foto e publikuar rishtazi tregon Berishën krah Sorosit (me analistin Genc Burimi si përkthyes) gjatë një takimi në vitet ’90, gjë që sugjeron kontaktet pozitive mes tyre në atë periudhë. Madje, vetë socialistët sot i kujtojnë Berishës se “Sorosin në Shqipëri e solli vetë Berisha” në vitet e para pas komunizmit.
    Gjërat ndryshuan me kalimin e viteve. Rreth mesin e viteve ’90, marrëdhënia u tendos pas një incidenti ku Berisha shpalli non grata dy punonjës të fondacionit Soros, duke i akuzuar se kishin përcjellë informacione sekrete te inteligjenca serbe. Megjithëse kjo krijoi fërkime, bashkëpunimi nuk u ndërpre plotësisht. Berisha pranon se edhe pas atij episodi, ai e vlerësoi kontributin e Sorosit për shoqërinë civile dhe vazhdoi projektet e përbashkëta.
    Kur Berisha u rikthye në pushtet në 2005, ai e priti Sorosin në një drekë zyrtare në Tiranë dhe diskutoi për bashkëpunimin me kryetarin e ri të Bashkisë, Edi Ramën. Më 25 janar të 2008, Sali Berisha e shpallte George Soros mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në njoftimin e Kryeministrisë të janarit 2008, thuhet se: “Gjatë vizitës së tij në Davos të Zvicrës, Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht. Gjatë bisedës me z. Soros, Kryeministri Berisha ka folur në lidhje me progresin e reformave në Shqipëri. Ai gjithashtu ka bërë një panoramë të arritjeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj”.
    Fondacioni Besa
    Në vitin 1998 George Soros krijoi Fondacionin Besa, i cili do të operonte si një entitet juridik, si organizatë joqeveritare, jo politike dhe jo fitimprurëse, në përputhje me legjislacionin shqiptar. Fondacioni Besa filloi aktivitetin e tij në maj 1999 me V.K.M, Nr.207 datë 28.04.1999 kur projekti i Mikrokredisë Urbane u transferua tek Fondacioni BESA me themelues Fondacionin SOROS. Në vitin 1999, qeveria shqiptare i transferoi 309,864,911.50 lekë (mbi 3 milionë dollarë) asete të Fondit Shqiptar të Zhvillimit (institucion shtetëror) Fondacionit Besa. Në vitet 2004-2006, Fondacioni Besa ka marrë një kredi nga Agjencia Spanjolle për Kooperim dhe Bashkëpunim në vlerë 7 milionë Euro. Këto fonde janë ndërmjetësuar nga Qeveria Shqiptare.
    Por në kushtet e konsolidimit të aktivitetit të institucionit, Bordi i fondi BESA dhe Themeluesi (OSF-A) në Qershor 2008 vendosi të aprovoje planin e transformimit të fondit BESA nga statusi OJQ në një status të ri ligjor si shoqëri aksionare. Bordi ekzekutiv i Soros, vendosi që përveç Fondacionit Besa, të krijohen edhe: Fondacioni “ABC” (Albanian Besa Capital) dhe Fondi “Besa” sh.a. Qeveria shqiptare, e përfaqësuar në këtë rast nga Ministri i Financave, z. Ridvan Bode, ra dakord që të gjitha detyrimet dhe të drejtat që Fondacioni Besa kishte me qeverinë shqiptare të kalonin te Fondi Besa sh.a. Kjo njohje shtetërore e kalimit të detyrimeve të një fondacioni drejt një biznesi është një rast i paprecedent juridik dhe financiar në historinë e financave shqiptare.
    Pra nuk ka se si një fondacion të kalojë kapitalet dhe detyrimet te një biznes. Ndërkohë borxhet miliona dollarë u paguan nga taksat e shqiptarëve. Fondi Besa madje operoi për shumë kohë pa licencë. Ky institucion nga 1 qershori i vitit 2007 deri në datën 31 dhjetor të vitit 2008 ka ushtruar aktivitetin e tij në territorin e Shqipërisë i palicencuar nga Banka e Shqipërisë, sipas ligjit nr. 9662 të miratuar nga Parlamenti Shqiptar.
    Fillimisht Banka e Shqipërisë në atë kohë njoftoi se Fondi Besa ishte subjekt në pritje licencimi, ndërsa në datën 11 janar 2009, në listën e subjekteve financiare BSH ka shtuar dhe emrin e Besa sh.a, si një subjekt që ishte licencuar në dt. 26 dhjetor 2008. Sipas investigimit të gazetës, rezulton se mbledhja e fundit e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ka ndodhur në dt. 24 dhjetor 2008. Nuk ka pasur asnjë mbledhje të Këshillit Mbikëqyrës në dt. 26 dhjetor që i jep licencën nr. 10 Besa sh.a., dhe nuk ekzistonte asnjë vendim i këtij Këshilli për dhënien e kësaj licence. Por pavarësisht manovrave, fondi vijon të funksionojë edhe sot.

  • Presidenti Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

    Presidenti Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

    Administrata e presidentit Donald Trump ka nisur një fushatë të re ligjore kundër një Fondacioni Shoqëria e Hapur, të financuar nga miliarderi George Soros. 
    Sipas një raportimi të publikuar nga New York Times, Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche ka dërguar një direktivë në të paktën gjashtë zyra të prokurorëve federalë, në Kaliforni, Nju Jork, Uashington D.C., Çikago, Detroit dhe Maryland, duke i udhëzuar ata të shqyrtojnë akuzat ndaj degëve të Open Society Foundation. Fondacioni, i themeluar dhe financuar nga Soros, akuzohet për mbështetje të terrorizmit, mashtrim financiar dhe shkelje të tjera të rënda, përfshirë zhvatje. 
    Një raport i konservatorëve të Capital Research Center citohet si bazë e hetimit, duke pretenduar se fondacioni ka derdhur mbi 80 milionë dollarë në organizata të lidhura me dhunë ose terrorizëm. Një shembull i përmendur është grupi palestinez për të drejtat e njeriut al-Haq, i cilësuar nga Izraeli në vitin 2022 si mbulim për aktivitete terroriste. 
    Open Society Foundation e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke e quajtur sulmin “politikisht të motivuar dhe të rrezikshëm për lirinë e fjalës”. “Kur pushteti keqpërdoret për të sulmuar disa, në rrezik futen të drejtat e të gjithëve”, thuhet në reagim. 
    Trump prej kohësh ka sulmuar publikisht Soros dhe ka kërkuar burgosjen e tij, duke e akuzuar si figurë që financon “kaos politik” dhe kundërshtarë të administratës së tij. 

  • Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

    Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

    Grupi Armani nuk do t’i shitet asnjë gjiganti të huaj dhe do të mbetet i pavarur. Kjo nuk është një dëshirë apo qëllim, por një strategji e përcaktuar nga Giorgio Armani shumë kohë para vdekjes së tij.
    Themeluesi i shtëpisë së famshme të modës krijoi një strukturë të fortë dhe të mbrojtur të korporatës, duke ia besuar kontrollin një fondacioni me kompetenca të mbrojtura dhe një bordi drejtorësh të përbërë nga anëtarë të familjes dhe ndjekës besnikë.
    Plani është kompleks, i strukturuar në nivele të shumëfishta, por ka një objektiv të qartë: të sigurojë që marka të mbetet autonome, italiane dhe besnike ndaj vlerave të saj origjinale edhe pas vdekjes së tij.
    Në një peizazh mode të dominuar gjithnjë e më shumë nga grupe të mëdha ndërkombëtare, Armani përfaqëson një përjashtim. Një kompani që ka mbetur fort në duart e themeluesit të saj dhe tani është projektuar në të ardhmen sipas direktivave të tij.
    Në vitin 2016, stilisti themeloi Fondacionin Giorgio Armani, duke përcaktuar rolin, strukturën dhe qëllimin e tij. Ky institucion tani është gurthemeli i sistemit të qeverisjes së kompanisë: jo thjesht një instrument testamentar, por një entitet ligjor i plotë me kompetenca mbikëqyrjeje dhe drejtimi.
    Ky vendim largpamës, rezultat i viteve të reflektimit dhe planifikimit, tregon angazhimin e Armanit për të mbrojtur integritetin e markës së tij përtej pranisë së tij.
    Fondacioni zotëron 12.6% të kapitalit aksionar, por mban një klasë të veçantë aksionesh që i jep peshë më të madhe në mbledhjet e aksionarëve. Aksionet e mbetura mbahen nga anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët, sipas një strukture të kalibruar me kujdes të hartuar për të shmangur përqendrimet e jashtme dhe për të siguruar një ekuilibër të brendshëm të fortë dhe të qëndrueshëm.
    Për më tepër, fondacioni ka një statut që i detyron anëtarët e tij të respektojnë vizionin e themeluesit, duke parandaluar shitjet, bashkimet ose zgjedhjet strategjike që janë në kundërshtim me filozofinë e markës.
    Aktualisht, ende nuk është njoftuar zyrtarisht se kush do t’i marrë aksionet A dhe F, por sipas thashethemeve të raportuara nga burime të shumta, ka shumë të ngjarë që këto aksione kryesore t’u shkojnë individëve shumë të afërt me themeluesin: anëtarëve të familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve të tij prej shumë kohësh.
    Në veçanti, emrat që qarkullojnë janë Rosanna Armani, Leo Dell’Orco, Andrea Camerana dhe Silvana dhe Roberta Armani. Megjithatë, vetëm me zbulimin e testamentit do të jetë e mundur të dihet shpërndarja e saktë dhe përfundimtare e aksioneve me fuqi votuese të zgjeruar.

  • Një perandori e madhe, por kush do ta trashëgojë Armanin?

    Një perandori e madhe, por kush do ta trashëgojë Armanin?

    Showbiz E Premte, 5 Shtator 2025 20:20
    Grupi Armani nuk do t’i shitet asnjë gjiganti të huaj dhe do të mbetet i pavarur. Është një strategji e përcaktuar nga Giorgio Armani. Themeluesi i shtëpisë së famshme të modës krijoi një strukturë të fortë dhe të mbrojtur të korporatës, duke ia besuar kontrollin një fondacioni me kompetenca të mbrojtura dhe një bordi drejtorësh të përbërë nga anëtarë të familjes dhe ndjekës besnikë.
    Plani është kompleks, i strukturuar në nivele të shumëfishta, por ka një objektiv të qartë: të sigurojë që marka të mbetet autonome, italiane dhe besnike ndaj vlerave të saj origjinale edhe pas vdekjes së tij. Në një peizazh mode të dominuar gjithnjë e më shumë nga grupe të mëdha ndërkombëtare, Armani përfaqëson një përjashtim. Një kompani që ka mbetur fort në duart e themeluesit të saj dhe tani është projektuar në të ardhmen sipas direktivave të tij.

    Në vitin 2016, stilisti themeloi Fondacionin Giorgio Armani, duke përcaktuar rolin, strukturën dhe qëllimin e tij. Ky institucion tani është gurthemeli i sistemit të qeverisjes së kompanisë: jo thjesht një instrument testamentar, por një entitet ligjor i plotë me kompetenca mbikëqyrjeje dhe drejtimi. Ky vendim largpamës, rezultat i viteve të reflektimit dhe planifikimit, tregon angazhimin e Armanit për të mbrojtur integritetin e markës së tij përtej pranisë së tij.
    Fondacioni zotëron 12.6% të kapitalit aksionar, por mban një klasë të veçantë aksionesh që i jep peshë më të madhe në mbledhjet e aksionarëve. Aksionet e mbetura mbahen nga anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët, sipas një strukture të kalibruar me kujdes të hartuar për të shmangur përqendrimet e jashtme dhe për të siguruar një ekuilibër të brendshëm të fortë dhe të qëndrueshëm. Fondacioni ka një statut që i detyron anëtarët e tij të respektojnë vizionin e themeluesit, duke parandaluar shitjet, bashkimet ose zgjedhjet strategjike që janë në kundërshtim me filozofinë e markës.
    Ende nuk është njoftuar zyrtarisht se kush do t’i marrë aksionet A dhe F, por sipas thashethemeve të raportuara nga burime të shumta, ka shumë të ngjarë që këto aksione kryesore t’u shkojnë individëve shumë të afërt me themeluesin: anëtarëve të familjes së tij dhe bashkëpunëtorëve të tij prej shumë kohësh. Në veçanti, emrat që qarkullojnë janë Rosanna Armani, Leo Dell’Orco, Andrea Camerana dhe Silvana dhe Roberta Armani. Vetëm me zbulimin e testamentit do të jetë e mundur të dihet shpërndarja e saktë dhe përfundimtare e aksioneve me fuqi votuese të zgjeruar.