Tag: foltoreve

  • PD nis ciklin e Foltoreve nga njësia 9, Berisha: Do bëjmë një analizë, por jo një gjah shtrigash!

    PD nis ciklin e Foltoreve nga njësia 9, Berisha: Do bëjmë një analizë, por jo një gjah shtrigash!

    Kreu i PD-së, Sali Berisha pas disa Foltoreve para Kryeministrisë, këtë mbrëmje u pa në Njësinë nr. 9 në Tiranë, ku i është rikthyer premtimeve për hapjen e partisë. Teksa u ndal tek analiza e zgjedhjeve, ai tha se ajo do të nis që sot, ndërsa theksoi se nuk duhet që partia të kthehet në një gjueti shtrigash. Berisha tha se pret edhe sugjerime nga secili demokratë për t’u përmirësuar.
    ”Sigurisht nuk do merreshim me analizë të fushatës kur ishim në fushatë zgjedhore. Do të bëjmë një analizë të shkëlqyer. A mundet ne të përdorim situatën, a mundet ne të përdorim faktin e një diktature autoritare për të mos analizuar të gjithë dobësitë, problematikat tona? Në asnjë mënyrë. Ne fillojmë sot një debat, fillojmë sot një analizë me të cilën ne do e nxjerrim shumë më të fortë dhe të fuqishme Partinë Demokratike”,-tha Berisha.
    Nga ana tjetër Berisha vijoi me retorikën se me kryeministrin Edi Rama s’mund të ketë zgjedhje. Ai u shpreh se vendi ndodhet përballë një regjimi që ka shkretuar Shqipërinë si asnjë pushtim tjetër. Berisha tha se për të marrë pushtetin, u arrestuan në vit elektoral edhe dy liderët e dy partive opozitare.

  • Nis turi i foltoreve nga PD, sot Sali Berisha zhvillon takim me qytetarët e Njësisë nr. 9

    Nis turi i foltoreve nga PD, sot Sali Berisha zhvillon takim me qytetarët e Njësisë nr. 9

    Partia Demokratike ka njoftuar se sot, në orën 18:30, do të zhvillohet foltorja e parë e turit të ri të takimeve publike, ku Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të mbajë një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e Njësisë nr. 9 në Tiranë.
    Takimi do të mbahet në zonën e ish-stacionit të trenit.
    Ky takim shënon startin e asaj që pritet të jetë një seri foltoresh që synojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

  • Muçollari/ Pas ciklit të foltoreve do të ketë protesta të mëdha

    Muçollari/ Pas ciklit të foltoreve do të ketë protesta të mëdha

    Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka folur për protestën e opozitës si dhe për situatën në të cilën gjendet vendi aktualisht.
    Në një dalje televizive, Muçollari është shprehur se vendi ndodhet në një moment kritik ku qytetarët duhet të ndërgjegjësohen.
    Ai tha se është detyra e opozitës që të bisedojë me qytetarët në çdo cep të Shqipërisë për të ndryshuar realitetin dhe për të sjellë në shina shtetin, qeverinë dhe ekonominë.
    Muçollari theksoi se kemi një shoqëri të dorëzuar ndaj dhe opozita duhet të gjejë intrumentet e duhura për ta ringritur.
    Më tej shprehur bindjen se pas ciklit të foltoreve do të ketë protesta të mëdha.
    “Unë e shoh si një moment kritik ku qytetarët duhet të ndërgjegjësohen. Është detyra e opozitës të bisedojmë me qytetarët në çdo cep për të ndryshuar realitetin, për të sjellë në shina shtetin, qeverinë, ekonominë.
    Duket si një situatë dëshpëruese nga ana e qytetarëve, që për fat të keq vjen edhe për prishjen morale të normave të shoqërisë.
    Kemi shenja të një shoqërie të dorëzuar, ndaj dhe opozita duhet të gjejë instrumentet e duhura. Opozita ka krijuar një cikël, foltoret për të komunikuar me qytetarët. Jam i bindur që pas këtyre foltoreve do të shkojmë në protesta të mëdha”, tha Muçollari.