Tag: folje

  • Nëse nuk e keni ditur: Ja si shkruhen shkurt disa nga fjalët në fjalor!

    Nëse nuk e keni ditur: Ja si shkruhen shkurt disa nga fjalët në fjalor!

    Tabela e shkurtimeve është listë në një fletë të fjalorëve që jep shpjegime për shkurtimet e fjalëve dhe shenjave të përdorura në atë fjalorë.

    Zakonisht e gjeni në faqet e para apo të fundit të librit.

    Për fjalorët shqip-shqip zakonisht përdoret lista e shkurtimeve e paraqitur më poshtë. Po ashtu edhe për fjalorët tjerë d.m.th të kodeve në gjuhët tjera në shpjegimet në gjuhën shqipe përdoret një listë e tillë.

    ana. – term nga anatomia.antrop. – term nga antropologjia.arb. – fjalë a shprehje e arbëreshëve të Italisë ose të Greqisë.arkeol. – termë nga arkeologjia.arkit. – term nga arkitektura.art. – term nga arti ose artikullas. – emër i gjinisë asnjanëse; në gjininë asnjanëse.astr. – term nga astronomia.astronaut. – term nga astronautika.av. – term nga aviacioni.bakt. – term nga bakteriologjia.bashkërend. – lidhëz bashkërenditëse.betim. – fjalë a shprehje, që përdoret si betim.biol. – term nga biologjia.biokim. – term nga biokimia.bised. – fjalë a shprehje e ligjërimit.blet. – term nga bletaria.bot. – term nga botanika.bujq. – term nga bujqësia.det. – term nga detaria.dëf. – përemër dëftorë.dipl. – term nga diplomacia.drejt. – term nga drejtësia.dhan. – rasa dhanore.ek. – term nga ekonomia.elektr. – term nga elektroteknika.em. – emër.etnogr. – term nga etnografia.euf. – euforizëm.f. – emër i gjinisë femërore; në gjinin femërore.farm. – term nga farmaceutika.fet. – term fetar.fëm. – term nga fjalë ose shprehje e të folurit të fëmijëve.fig. – kuptimi i figurshëm.filoz. – term nga filozofia.fin. – term nga financat.fiz. – term nga fizika.fiziol. – term nga fiziologjia.fjalëform. – element fjalëformuese.fj.ndërm. – fjalë e ndërmjetshme.fj.u. – fjalë e urtë.folk. – term nga folkloristika.fol. – folje.foto. – term nga fotografia.gjah. – term nga gjuetia.gjell. – term nga gjellëtarja.gjeod. – term nga gjeodezia.gjeofiz. – term nga gjeofizika.gjeogr. – term nga gjeografia.gjeol. – term nga gjeologjia.gjeom. – term nga gjeometria.gjëzë. – gjëgjëzë.gjin. – rasa gjinore.gjuh. – term nga gjuhësia.hek. – term nga hekurudha.hidrol. – term nga hidrologjia.hidrotek. – term nga hidroteknika.hist. – term nga historia, historizmi.iron. – me ironi, për shpoti.jokal. – folje jokalimtare.kal. – folje kalimtare.kallëz. – rasa kallëzore.kallëzuese. – si kallëzues.keq. – me kuptim keqsues.kim. – term nga kimia.kinem. – term nga kinematografia.kirur. – term nga kirurgjia.kish. – term kishtar.kopsht. – term nga kopshtaria.krah. – krahasues.krahin. – term nga krahinorizmi, fjalë ose shprehje krahinore.kr.pop. – fjalë ose shprehje e krijimtarisë gojore popullore.kr.thj. – koha e kryer e thjeshtë.kryes. – kryesisht.kund. – fjalë me kuptim të kundërt, antonim; e kundërta.kundërsht. – lidhës kundërshtore.lart. – fjalë a shprehje e stilit të lartë.lej. – lidhës lejore.let. – term nga letërsia.libr. – fjalë ose shprehje e ligjërimit libror.lidh. – lidhëz.lidhor. – përemër lidhor.logj. – term nga logjika.m. – emër i gjinisë mashkullore; në gjinin mashkullore.malk. – malkim.mat. – term nga matematika.mb. – mbiemër.meteor. – term nga meteorologjia.min. – term nga mineralogjia dhe në miniera.mit. – term nga mitologjia.mjek. – term nga mjekësia.moh. – pjesëz mohuese; mouese.mospërf. – fjalë ose shprehje me ngjyrim mospërfilës.muz. – term nga muzika.ndajf. – ndajfolje.ndërt. – term nga ndërtimtaria.num.përmb. – numëror përmbledhës.num.rresht. – numëror rreshtorë.num.them. – numëror themelor.mxit. – pjesë nxitëse.nj. – numri njëjës.opt. – optika.pakr. – koha e pakryer.pakuf. – përemër i pakufishëm.palak. – fjalë e palakueshme.paleont. – term nga paleontologjia.pandr. – fjalë e pandryshueshme.parafj. – parafjalë.pasth. – pasthirrmë.pavet. – folje pavetore.peshk. – term nga peshkataria.përb. – fjalë apo term me ngjyrim përbuzës.përçm. – fjalë apo term me ngjyrim përçmues.përd. – përdoret si … .përem. – përemër.përf. – me përdorim përforcues.përk. – fjalë apo shprehje përkëdhelëse.përmb.përmbledhës. – përmbledhës.P.e.s. – Para erë sonë.pës. – folje e diatezës pësore; me kuptimin pësor.pj. – pjesëz.pjes. – pjesore.poet. – fjalë a shrehje poetike.poh. – pjesëz pohuese; pohuese.pr. – përemër pronor.pr. – term nga proverba.psikol. – term nga psikologjia.pyet. – përemër pyetës.pyllt. – term nga pylltaria.r. – rasë.radio. – term nga radioteknika.rrallë. – fjalë a shprehje e përdorur rrallë.rrjedh. – rasa rrjedhore.spec. – term special ose term që përdoret në disa fusha.sport. – term nga sporti, fizkultura.sh. – numri shumës.shah. – term nga shahu.shak. – fjalë a shpehje që përdoret me shaka.shar. – fjalë a shpehje sharëse.shkurt. – shkurtim.shtypshkr. – term nga shtypshkronja.tall. – fjalë a shpehje tallëse.teatër. – term nga teatri.tek. – term nga teknika.tekst. – term nga tekstili, industrinë e tekstile.tr. – trajtë.treg. – term nga tregtia.thjeshtligj. – fjalë a shprehje e thjesht ligjërimi.ur. – urim.urdh. – mënyra urdhërore.usht. – term nga ushtria.vet. – vetëm.veter. -term nga veterinaria.vetor. – përemër vetor.vetv. – folje a diatezë vetvetore ; me kuptimin vetëvetor.vjet. – fjalë a shprehje e vjetruar.zakon. – zakonisht.zool. – term nga zoologjia; emërtim për kafshë.zvog. – me kuptimin zvogëluese.zyrt. – fjalë ose shprehje e punëve zyrtare.

    Burimi i të dhënaveFjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe – Tiranë, 1980

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    DREJTSHKRIMI I GEGNISHTES OSE GEGNISHTJA E STANDARDIZUEME

  • “Ndiej” dhe “Ndjej”/ Pse gabojmë kaq shumë gjatë shkrimit të këtyre dy folje?

    “Ndiej” dhe “Ndjej”/ Pse gabojmë kaq shumë gjatë shkrimit të këtyre dy folje?

    Kur ne “falim”, në vend që të “ndiejmë”

    Para ca kohësh nisa të lexoja një roman, i cili fitoi një çmim të rëndësishëm në vendin tonë! Përveç kënaqësisë estetike që prisja të merrja nga ai, si roman fitues i këtij çmimi, prisja të merrja edhe kënaqësinë gjuhësore, pra përdorimin e një gjuhe të saktë dhe pa gabime drejtshkrimore e gramatikore. Por… sapo hapa në faqen e parë, personazhi kryesor “ndjente”, pra falte, në vend që të “ndiente”, ashtu siç nënkuptohej nga konteksti…

    Fatkeqësisht, nuk ishte hera e parë, por hera e panumërt që e hasja këtë gjë! Madje nuk mbahej mend kur e kisha hasur saktë përdorimin e këtyre foljeve në një libër artistik, por edhe në shumë libra të tjerë joartistikë, për të mos përmendur përdorimin e tyre nga mediet! Për të panumërtën herë më lindi pyetja: pse është kaq e vështirë për t’i shkruar dhe për t’i përdorur saktë këto dy folje dhe për të mos i ngatërruar me njëra-tjetrën?Atëherë, këtu dallimin nuk e bën vetëm zëvendësimi i “j”-së me “i”-në, por kuptimi i tyre.

    Ja kuptimi i këtyre dy foljeve, i shkëputur nga fjalori:

    NDIEJ kal. – I. Kap me anë të shqisave ngacmimet dhe dukuritë e botës së jashtme; ndijoj. Ndiej zërin (shijen, erën). Ndien të ftohtët… II. Provoj një ndjenjë a një gjendje shpirtërore. Ndiej kënaqësi (mërzi, bezdi). Ndien gëzim (hidhërim, pezmatim). Ndien një dëshirë. Ndiente frikë. Ndien neveri (krupë). Nuk ndien asgjë për të nuk e do, nuk e dashuron.

    NDJEJ kal. – I fal me dashamirësi një faj a një gabim dikujt. I ndjej fajin. Më ndjeni! Më falni! E ndjeu Zoti.Pra, për të mos i ngatërruar me njëra-tjetrën, në raste të caktuara, duhet të dimë se:a) folja “ndjej” ka një përdorim shumë të vogël, krahasuar me foljen “ndiej”;b) folja “ndiej” vetëm në të kryerën e thjeshtë të dëftores dhe të tashmen e dëshirores merr “j”: unë ndjeva; unë ndjefsha, kurse në të gjitha mënyrat e tjera dhe kohët e tyre del me i”./ S. Agolli

    Më poshtë jepet zgjedhimi i foljes “ndiej”:

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “NGA MUA APO NGA UNË?”/ JA SI DUHET TË PËRDORËN PËREMRAT- GABIMET QË I BËJNË SHUMICA…

    MONOGRAFI SHKENCORE QË STUDION KOHËN E ARDHME TË FOLJE S