Kreu i qeverisë, Edi Rama, së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jenë ditën e sotme, 25 tetor 2025, të pranishëm në forumin ndërkombërar të Berlinit (Berlin Global Dialogue), si dy folësit e sesionit përmbyllës të saj.
Fokusi i këtij forumi është diskutimi mbi sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
Lajmi konfirmohet nga vetë Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan “Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”.
Kujtojmë se kryeministri, ka qenë i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur më 22 tetor 2025, në Londër.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, priti të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku temat e shtruara për diskutim në takimin e këtij viti ishin çështjet e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe migrimit.
Tag: folësit
-

Rama dhe Von der Leyen të ftuar si folësit përmbyllës të Forumit Ndërkombëtar të Berlinit
-

Forumi i ‘Berlin Global Dialogue’, Rama: Jam i ftuar si një ndër dy folësit e sesionit përmbyllës
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se nesër do të marrë pjesë në forumin e Berlin Global Dialogue.
Rama shkruan se Berlin Global Dialogue është forumi që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.Gjithashtu Rama thekson se së bashku me Ursula von der Leyen, do jenë dy folësit e sesionit përmbyllës nesër.
“Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, shkruan Rama.