Tag: fokus

  • Rama takim me ministrat në Cërrik! Në fokus sfidat në sektorin e Bujqësisë

    Rama takim me ministrat në Cërrik! Në fokus sfidat në sektorin e Bujqësisë

    Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në Cërrik, ku do të zhvillojë një takim me fokus bujqësinë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në takim do të jetë e pranishme ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, si edhe ai i financave, Petrit Malaj, por edhe blegtorë.
    Në fokus të takimit do të jetë sektori i bujqësisë, sfidat arritjet dhe si do financohet sektori i bujqësisë duke iu përgjigjur zhvillimeve ekonomike dhe bumit turistik. Analiza do të përfshijë agroturizëm, bujqësi, blegtori, peshkim, agroperpunim etj.
    Takimi do të zgjasë 2 ditë, sot dhe nesër, dhe është i organizuar si një diskutim mbi sektorin e bujqësisë. Që nga mbështetje financiare që merr nga buxheti i shtetit, mundësitë për të rritur financimin, skemat kombëtare dhe si mund të rishikohen për të qenë sa më mbështetëse e deri tek masat e marra për IPARD, që të riaktivizohen fondet.

  • 3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë, Malaj dhe Denaj takohen me drejtuesit e bankave

    3 mld lekë garanci sovrane për bujqësinë, Malaj dhe Denaj takohen me drejtuesit e bankave

    Garancia Sovrane me fond prej 3 miliardë lekësh, ose 30 milionë euro është një instrument i cili do të vihet në shërbim të sektorit privat me qëllim lehtësimin e aksesit në financë për fermerët dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
    “Normat që parashikohen për këtë skemë do të jenë tejet të favorshme dhe me mbulim deri në 70% të principalit të kredisë, shuma e së cilës nuk do të kalojë 25 milionë lekë për secilin prej subjekteve aplikuese. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë mundësi që këtë garanci sovrane ta kombinojnë edhe me produktin e Bankës së Shqipërisë duke përfituar më shumë mundësi dhe një akses më të madh financiar me fokus investimet që rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizëm, peshkim, akuakulturë etj.,” njoftoi Ministria e Financave.
    Kjo është garancia e pestë sovrane që qeveria shqiptare vë në dispozicion të sipërmarrjeve private, si një mundësi për likuiditet të shtuar, me shtetin si garantues.
    Ministria e Financave, ka në fokus të saj forcimin e partneritetit me bankat e nivelit të dytë në dobi të rritjes së aksesit në financë, por edhe ruajtjen e parametrave që garantojnë qëndrueshmërinë e borxhit publik.
    Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural thotë se ka në fokus të saj forcimin e partneritetit me bankat e nivelit të dytë, në dobi të rritjes së aksesit në financë për sipërmarrjet në fushën e bujqësisë për nxitjen e investimeve, cilësinë e produkteve “Made in Albania” dhe rritjen e konkurrueshmërisë së eksporteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

  • Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

    Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

    Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka  pritur në një takim homologun e tij shqiptar ministrin Pirro Vengu, ku u diskutua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Crosetto bën të ditur se në fokus të bisedës ndër të tjera ishte edhe siguria rajonale.
    “Me kolegun tim shqiptar @pvengu, bisedë e përzemërt mbi çështje me interes të përbashkët, përfshirë bashkëpunimin në sektorin e #Mbrojtjes, me vëmendje të veçantë në industrinë e #mbrojtjes dhe sektorin e sigurisë rajonale. Harmoni e plotë dhe dëshirë e përbashkët për të forcuar një bashkëpunim tashmë të fortë, thelbësor për t’u përballur së bashku me sfidat globale”, shkruan ministri italian i Mbrojtjes.
     

  • Dështimi i 22-të, LDK: Vetëvendosja po u bën presion dy deputetëve tanë

    Dështimi i 22-të, LDK: Vetëvendosja po u bën presion dy deputetëve tanë

    Kosova dështoi edhe sot që të zgjidhte kryetarin e ri të Kuvendit. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni u shpreh se dy deputetë të kësaj partie janë fokus i veçantë i Lëvizjes Vetëvendosje.
    “Një parti në këtë rast partia e parë nuk mundet t’i sigurojë votat e duhura është e pakuptimtë të vazhdohet me të njëjtën agjendë. Kur nuk janë të zor për të ofruar zgjidhje. Vetëvendosje do të duhej ta ofronte zgjidhjen. … mund të them që kontaktohen të gjithë deputetët në forma të ndryshme. Kontaktohem edhe unë.
    Kontaktohemi nga zyrtarët e Vetëvendosjes e nga ndërmjetësuesit e tyre. Dy deputetë të LDK-së janë në fokus të veçantë. I kemi informatat i kemi përmbajtjen e bisedën të gjithë deputetët që më së shumti kontaktohen nga Vetëvendosja por ata janë stabil dhe i qëndrojnë…
    Format e presionit janë të ndryshme një nga to është edhe kjo formë që e potencuat.. duke ofruar benefite për bizneset e tyre familjare. Kur nuk janë të zotë për të ofruar zgjidhje, Vetëvendosja do të duhej të pranonte zgjidhjen”, ka shtuar ai.

  • Denaj me ambasadoren japoneze, në fokus produktet e vajit të ullirit, mjaltit dhe bimëve mjekësore

    Denaj me ambasadoren japoneze, në fokus produktet e vajit të ullirit, mjaltit dhe bimëve mjekësore

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi dje një takim me ambasadoren e Japonisë në vendin tonë, Kato Kikuko. Denaj tha se gjatë takimit diskutuam për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në bujqësi, me fokus te produktet shqiptare si vaji i ullirit, mjalti dhe bimët mjekësore. “Diskutuam edhe mbi mundësinë e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Holtikulturës (Green Expo 2027), me ftesë nga Japonia”, tha Denaj. Sipas saj, kjo është një ngjarje me rëndësi globale, që synon të trajtojë çështje madhore si zhvillimi i qëndrueshëm, siguria ushqimore dhe mbrojtja e biodiversitetit. “Ekspozita Ndërkombëtare e Holtikulturës (Green Expo 2027) do të jetë një hapësirë e vlefshme për të promovuar bujqësinë dhe për të fuqizuar agroturizmin shqiptar”, u shpreh ministrja.