Tag: fokus

  • Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? VanHorn “zbarkon” në KLP

    Kush do të jetë kreu i ri i SPAK? VanHorn “zbarkon” në KLP

    Mirela Bogdani dhe Nancy VanHorn

    TIRANË-E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Mirela Bogdani, ku në fokus të diskutimit ka qenë zgjedhjet e kreut të ri të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), pas përfundimit të mandatit të Altin Dumanit.
    Lajmi u bë i ditur nga vetë ambasada amerikane në Tiranë përmes rrjeteve sociale, ku theksohej se në fokus të takimit ishte procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK. VanHorn ka qenë e qartë në mesazhin e saj drejtuar kryetares së KLP-së, ku është shprehur se procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK është thelbësor për bashkëpunimin mes SHBA dhe Shqipërisë në fokus luftën ndaj krimit të organizuar dhe forcimin e sigurisë mes dy vendeve.
    “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua dje me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdanin, për të diskutuar mbi ngjarjet e rëndësishme që do të zhvillohen në Këshill. Integriteti i procesit për zgjedhjen e Prokurorit të Posaçëm të SPAK është thelbësor për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe për forcimin e sigurisë së vendeve tona,”– shkruan Ambasada.
    Gara për kreun e ri të SPAK tashmë është hapur dhe kandidatët kanë afat deri në 8 tetor për aplikimin. Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 18 dhjetor 2025, pasi këtë detyrë e mori më 16 dhjetor 2022. Pas lënies së këtij posti ai do të ushtrojë detyrën si prokuror i posaçëm i kësaj strukture deri në përfundimit të mandatit 9 vjeçar. Caktimi i kreut të ri të SPAK, ka vënë në lëvizje dy nga ambasadat kryesore në vend: SHBA dhe BE.
    Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash./ZËRI

  • Barcelona mirëpret ekspozitën “Visual Resonances from Albania” me 35 artistë ndërkombëtarë

    Barcelona mirëpret ekspozitën “Visual Resonances from Albania” me 35 artistë ndërkombëtarë

    Ditën e djeshme ne Barcelone u zhvillua inaugurimi i ekspozitës fotografike “Visual Resonances from Albania”.Në këtë ekspozitë, 35 artistë ndërkombëtarë – pjesëmarrës ndër vitet e fundit në Festivalin tonë të Fotografisë “Fokus Award” – ekspozuan veprat e tyre në sallën e Galerisë “Golfes” në Barcelonë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Kjo nismë u bë e mundur falë bashkëpunimit me skuadrën e Shoqatës Ndërkombëtare të Festivaleve të Fotografisë (IPFA). Drejtori i saj, Pablo Giori, u shpreh se ishte i lumtur për fillimin e këtij bashkëpunimi me një festival ndërkombëtar të fotografisë, si dhe për prezantimin e Festivalit Shqiptar të Fotografisë “Fokus Award” për publikun katalanas. Ai theksoi se kjo iniciativë do të ketë rëndësi të madhe jo vetëm për festivalet ndërkombëtare të fotografisë në mbarë botën, por edhe për shumë artistë, të cilëve do t’u shërbejë si një platformë e rëndësishme ekspozimi. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Drejtori artistik i Fokus Award, Arben Alliaj, falënderoi IPFA-në në emër të 35 artistëve pjesëmarrës dhe, në shenjë mirënjohjeje, i dhuroi trofeun simbol të festivalit “Fokus Award”. Gjithashtu ai i ftoi te pranishmit te vizitojne festivalin Shqiptar te fotografise “Fokus Award” i cili do te mbahet nga datat 9-11 tetor ne Tirane dhe Fier. Ku ata mund te shijojne 10 ekspozita te ndryshme fotografie, te ndjekin biseda dhe leksione mbi fotografine por edhe mund te vizitojne Shqiperine!Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

  • Shtyllat e programit qeverisës, në fokus anëtarësimi në BE, rritja ekonomike dhe siguria

    Shtyllat e programit qeverisës, në fokus anëtarësimi në BE, rritja ekonomike dhe siguria

    Në katër vitet që vijnë, kryeministri Rama ka në fokus tre shtylla kryesore që përbëjnë dhe boshtin e programit qeverisës. Ato janë: Shqipëria Europiane, Rritja Ekonomike e Qëndrueshme dhe Mirëqenia për të Gjithë.
    Rritja e të ardhurave për frymë për qytetarët pritet të jetë rreth 40%, duke i çuar në 15 mijë euro deri në vitin 2029.Lexo edhe :Related Posts
    Gjithashtu parashikohet të hapen 100 mijë vende të reja pune, e shoqëruar kjo me mbështetje ndaj sipërmarrjes me politika fiskale të posaçme.

    Në arsim, synohet dyfishimi i numrit të nxënësve në shkollat profesionale, ngritja e laboratorëve inteligjentë, rritja e pagës mesatare të mësuesve dhe investime në infrastrukturën universitare.
    Qendra kulturore të reja pritet të hapen edhe jashtë vendit ndërsa do të vijojë restaurimi i objekteve historike.
    Shëndetësia vjen me një buxhet të trefishuar. Tashmë janë rindërtuar 400 qendra shëndetësore dhe 53 spitale të reja.
    Programi përfshin zgjerimin e shërbimeve sociale, rritjen e pensioneve dhe mbështetjen për familjet në nevojë.
    Sa i takon infrastrukturës, ndërtimi i rrugëve, urave dhe tuneleve do të vazhdojë, përfshirë projektet strategjike të Korridorit Blu dhe hekurudhave kombëtare.
    Investimet në Forcat e Armatosura dhe policinë do të rriten, duke përfshirë krijimin e një industrie ushtarake. Prioritet mbetet edhe siguria rrugore dhe parandalimi i krimit.
    Qeveria synon të rrisë turizmin elitar dhe ekologjik, të dyfishojë eksportet bujqësore dhe të përfundojë projektet e ujitjes së tokave. Zonat e mbrojtura dhe riciklimi i mbetjeve do të realizohen bazuar në standardet europiane.
    Në fokus mbetet përmirësimi i lidhjeve rajonale dhe zhvillimi i infrastrukturës rrugore, aeroportet dhe portet, për ta bërë Shqipërinë një destinacion të sigurt për investime, turizëm dhe shërbime.
    Mbi të gjitha, anëtarësimi në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 mbetet prioritet kryesor, ndërsa programi synon të forcojë shtetin e së drejtës, të modernizojë administratën digjitale, të zhvillojë ekonominë dhe të përmirësojë shërbimet për qytetarët./vizionplus.tv

  • “Mandati i katërt, fokusi drejt integrimit në BE”, Çupi: Merr fund historia e tranzicionit në Shqipëri

    “Mandati i katërt, fokusi drejt integrimit në BE”, Çupi: Merr fund historia e tranzicionit në Shqipëri

    Socialistët do të mbledhin Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, aty ku Edi Rama, pritet të zyrtarizmi skuadrën me të cilën do të drejtojë vendin në mandatin e katërt qeverisës.
    Mbetet për t’u parë nëse Rama do të zgjedhe të bashkëdrejtoi me figura politike apo edhe ne qeveri do të ketë figura të reja, njëjtë si me listat për deputetë.
    Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se mandati i katërt i qeverisë Rama do ketë fokus mandatin e integrimit drejt BE-së.
    “Është epoka, që do jetë ekipi qeveritar më shumë dimensional. Do jetë ekipit qeveritar, që do të dëshmojë jo vetëm rrugën e bërë, por dhe vullnetin pozitiv për të shkuar në qytetërim të lartë në BE. Një ekip shumëdimensional. Është mbyllja përfundimisht, deri në gurin e fundit, të tranzicionit në Shqipëri. Me qeverinë qe vjen, Shqipëri nuk ka më tranzicion”, theksoi ai.
    Sipas tij, ky mandat i Partisë Socialiste ndan përfundimisht të drejtën nga e padrejta. Ai parashikon se Berisha dhe Meta do jenë emra të harruar, për shkak të zullumeve të tyre.
    “Kjo e përmbyll plagën e rëndë të drejtësisë në Shqipëri. Në fund të këtij 4-vjeçari, e drejta në Shqipëri ndahet nga e padrejta që ushtron shteti mbi individin. Do të shohim ish-kryeministra dhe ish-presidentë prapa hekurave. Do  t’i shohim të gjithë prapa hekurave, do kemi harruar emrat e Sali Berishës, Ilir Metës dhe emra të disa të fortësh, që na kanë shqetësuar nëpër lagje. Fokusi kryesor thuajse është shpallur. Ai e ka shpallur gjatë kohës që ka zhvilluar fushatën elektorale. Fokusi kryesor për qytetarët duket qartë, është një fokus larg propagandës, është një fokus që ka mirëqenien, sigurinë kombëtare dhe të individit po ashtu, shëndetësimin ekonomik dhe financiar të shtresave të dobëta të shoqërisë si: pensionistë, të sëmurë. të pamundur etj. Do ketë në fokus rritjen e nivelit të kontributit arsimor të vendit. ”, tha ai.
    Ai komentoi dhe planin e Sali Berishës për të ngritur disa grupe parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.
    Analisti Çupi thekson se këto lojëra Berisha i bën për t’u dukur shumë, por sipas Çupit ai harron se të gjitha skenarët e mundshëm do t’i bien poshtë pasi e pret burgu për veprat, të cilat i ka kryer gjatë kohës që drejtonte Shqipërinë.
    “Berishës i duhen shumë zëra, shumë media, i duhen shumë thashethemexhinj me qëllim që të duket se është shumë. Por realisht nuk është shumë, ai është Saliu. I duhet për të thënë që opozita është e madhe. E dyta, Saliu i ka të pasigurta të gjitha gjërat dhe do t’i shpërndajë njësoj siç bënin dikur. Por një gjë e harron. Të gjitha këto bien, kur ai do të shkojë në burg”, tha ai.

  • Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Berisha: Një akt terrorizmi shtetëror

    Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Berisha: Një akt terrorizmi shtetëror

    Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas kërcënimit me jetë të pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup.

    “Ky akt terrorizmi shtetëror vjen pasi kompani shtetërore, të lidhura kokë e xhep direkt me dyshen famëkeqe Rama–Balluku, i pushtuan me polici dhe ushtri, në një operacion tipik stalinist, zyrat dhe ndërtesat e Fokus Media Grup”, shkruan Berisha.

    Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij nga dyshja në krye të organizatës kriminale është një akt i mirëfilltë dhe tejet i rrezikshëm i terrorizmit shtetëror, pasi vjen pas deklaratës së Ramaduros në shpërthim urrejtjeje dhe hakmarrjeje primitive, kur tha: “Me të e kam personale.”

    Mesazhi:

    Një akt terrorizmi shtetëror

    Të dashur miq,

    Në një akt të mirëfilltë terrorizmi shtetëror janë kërcënuar me jetë pronari dhe botuesi i Fokus Media Grup dhe familjarët e tij.

    Ky akt terrorizmi shtetëror vjen pasi kompani shtetërore, të lidhura kokë e xhep direkt me dyshen famëkeqe Rama–Balluku, i pushtuan me polici dhe ushtri, në një operacion tipik stalinist, zyrat dhe ndërtesat e Fokus Media Grup.

    Ky akt tipik terrorist shtetëror vjen pasi dyshja famëkeqe urdhëroi të plaçkiten kompjuterët, laptopët dhe desktopët e gazetarëve për shkak të dosjeve të mëdha të korrupsionit dhe lidhjeve me kartelet e drogës të Ramës, Lulushit dhe familjarëve më të afërt të tyre. Në të vërtetë, shkaku kryesor i pushtimit të ndërtesave të Fokus Media Grup dhe grabitjes mbrëmë të mjeteve personale të punës së gazetarëve janë pikërisht dosjet e tmerrshme të dy krerëve të organizatës kriminale, të cilat do të publikoheshin në shtator.

    Kërcënimi me jetë i pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij nga dyshja në krye të organizatës kriminale është një akt i mirëfilltë dhe tejet i rrezikshëm i terrorizmit shtetëror, pasi vjen pas deklaratës së Ramaduros në shpërthim urrejtjeje dhe hakmarrjeje primitive, kur tha: “Me të e kam personale.”

    Rikujtoj këtu se janë zhdukur pa nam e nishan nga dora e zezë e shtetit persona për të cilët Ramaduro ka shpallur se “Me të e kam personale.”

    Duke e dënuar me forcën më të madhe këtë akt terrorizmi shtetëror, paralajmëroj Ramaduron se për çdo përdorim të shtetit për akte terroriste ndaj pronarit dhe botuesit të Fokus Media Grup, Irfan Hysenbelliu, dhe familjarëve të tij, do të ndëshkohesh si hakmarrës i verbër dhe terrorist shtetëror.

  • DOSJA E BANKERS/ Si futeshin mediat në listë të zezë: Kemi probleme me ta

    DOSJA E BANKERS/ Si futeshin mediat në listë të zezë: Kemi probleme me ta

    Punonjësit në protestë

    TIRANË-Në dosjen e ‘Bankers’, kompania e cila krijoi skema mashtrimi për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar 20 vite rresht se dilte me humbje, rezulton edhe një tjetër skemë, por këtë herë jo për të fshehur të ardhurat, por për t’iu fshehur ‘syrit’ të publikut. Në dosjen e prokurorisë zbulohet se si ‘Bankers’, një korporatë gjigante pa konkurencë në tregun vendas përdor reklamat për të blerë heshjten e mediave.
    Gjatë përgjimeve telefonike është zbuluar nga Prokuroria se kjo kompani përmes kontratave të reklamave ka paguar miliona lekë në mediat kombëtare për të ndalur zërat kritikë dhe për të fshehur protestat e punëtorëve të saj. Konkretisht bëhet fjalë për një protestë të zhvilluar nga punonjësit e saj më datë 01.05.2025. Punëtorët e “Bankers Petroleum Albania Ltd” kanë protestuar për kushtet e vështira të punës së tyre, protestë, e cila është adresuar kundër drejtuesve të shoqërisë. Për mospublikimin e kësaj proteste është angazhuar vetë CEO i Bankers, Hongping Xiao.

    Konkretisht më datë 29.04.2025 në një bisedë me shtetasen Laura Dashi reflektohet ky shqetësim dhe, CEO kinez bën çdo përpjekje për të penguar publikimin e lajmit. 
    Personi – A- Është shtetasi Hongping XiaoPersoni -B- Është bashkëbiseduesi i tij shtetasja Laura Dashi
    BISEDA:
    Personi B: Po, përshëndetjePersoni A: PërshëndetjePersoni B: Si jeni?Personi B: Nukjam mirë, që nga…po, një pyetje e shpejtë në lidhje me këto media për 1 majin, ke siguruar që Top Channel nuk do të vije?Personi B: Jo, nuk do të vijë, sepse…qartë që nuk do të vije.Personi A: Po, mund të më sigurosh këtë?Personi B: Po. po. Për Top Channel, mund të të siguroj.Personi A: Dhe këshiu, ka tre media që janë përmendur nëfillim, apo jo?Personi B: Në cilin fillim?Personi A: Fokus? Kam parasysh, Sindikata na dha informacion që tre prej tyre do te vijnë. Top Channel nuk do të vijë, dhe dy të tjerat, mund të kujtosh?Personi B: Nuk e diPersoni A: FokusPersoni B: Fokus është ai për të cilin nuk kemi rinovuar kontratên,Personi A: Ok, Fokus do të vijë.Personi A: Fokus, nuk e di, sepse nuk kam marrë ndonjë njoftim që ata janë informuar. Pra nuk e di… po më thua ti kështu… Nuk kam asnjë informacion, di, nga gazetarēt, në teori, sepse këtë kameramanin që kam kontakt me të në Fokus, dhe e kam kontaktuar sot, dhe ai tha që nuk kemi asnjë njoftim deri tani, pra nuk e di.Personi A: Pra, mund të sigurosh që Top Channel nuk do të vije, apo jo?
    Personi B: Absolutisht, sepse kemi kontratë, eshtë 100% e sigurt. Do të kontaktoj edhe të tjerët. por nuk dua t’i kontaktoj ata të parët. Kjo është ideja. Deri tani nuk kam asnjë informacion. kështu që në momentin që ata na kontaktojne, do t’jua them menjëherë.Personi A: OkPersoni B: Absolutisht! Po nga ana juaj, keni ndonjë informacion?Personi A: Jo, mendoj që në fillim janë përmendur tre, do të gjej mesazhin që besoj se e kam ndarë me ty.Personi B: Po, sipas mesazheve ata thonin News 24, që është Fokus.Personi A: News 24 është Fokus.Personi B: Po, është Syri, që është televizioni opozitar, dhe Klan, nëse nuk gaboj, por për Klan, ende kemi kontratën, por kemi këtë situatë…Personi A: Nëse mund të sigurosh që Top Channel dhe Klan muk do të përfshihen, eshtë e gjitha.Personi B: Po, e di. Por me Klan kemi një situatë delikate, kështu që do të kontaktoj absolutisht. Do të flas me ta, do t’u them se do të rregullojmë gjërat, por nuk e di. Ndoshta ata mund të informojnë edhe të tjerët, por do t’jua bëj me dije nëse kam ndonjë informacion. Ok, a ka diçka tjetër?Personi A: Jo, jo, për momentin jo.Personi B: Ok, ok. Faleminderil.Personi A: Ok
    Biseda vijon
    Personi -A- Eshtë shtetasi Hongping Xiao;
    Personi – B- Është bashkëbiseduesi i tij;
    Personi A: Mirëmëngjes.
    Personi B: Mirëmëngjes.
    Personi A: Je në zyrë?
    Personi B: Po shkoj atje. Jam te sheshi Skënderbej.
    Personi A: Ke më shumë se 10 minuta?
    Personi B: Jo, jo 10 minuta. Por po.
    Personi A: Si je? Duhet të të pyes fillimisht, si je?
    Personi B: Po, kjo është traditë shqiptare në gjithë botën.
    Personi A: Ok harrova çfarë doja të thoja. Ka dy gjëra për të cilat kam nevojë për ndihmën tënde, me prioritet. E para është kontrata me Top Channel. Ta kam përcjellë. Ata nuk pranojnë të ndryshojnë periudhën e kontratës. Janë shumë të fortë. Jemi përplasur me njëri-tjetrin për tre muaj, dhe në fund nuk kisha asnje rrugë tjetër veçse të ulem, dhe duket sikur në këtë moment do të dëmtojmë menjëherë Bankers-in. Nuk jam i sigurt nëse ke ndonjë ide, si mund të provojmë të zgjasim pak periudhën e kontratës, sepse kemi shpenzuar para. Tani jemi në fund të prillit, dhe kemi shpenzuar para për tetë muaj. E kupton çfarë dua të them?
    Personi B: Po. Ç’të them? Nuk kam ndonjë ide. Nëse ata mund ta zgjatin periudhën, të zgjasim kontratën deri më 31 mars.
    Personi A: Ata nuk pranojnë. Me kanë kthyer përgjigje me email dhe do ta të përcjell tani gjithsesi, për Top Channel, nuk mendoj se mund të negociojmë më, sepse kemi tre muaj që negociojmě dhe ata duan ta publikojnë. Duan të bëjnë një program televiziv për Bankers në fundjave.
    Personi B: Ok, por a do të mbulojnë ata këto tre muaj që nuk kanë dhënë asnjë shërbim? Dua të them…
    Personi A: Në fakt, vitet e fundit, nuk e di çfarë ndodhi me Top Channel, por shumicën e rasteve e mbulojnë, e mbulojnë me heshtje, e mbulojnë me maska. E kupton çfarë dua të them?
    Personi B: Por ata kanë bërë ndonjë raport, ndonjë lajm?
    Personi A: Jo,jo. Për tre muajt e fundit, jo. Nuk kam përdorur asnjë TV. jo.
    Personi B: Pra, ajo që përkufizon kontrata me Top Channel eshtë që ata duhet të japin shërbim gjatë gjithë periudhës sepse ne i paguajmë me një shumë të përgjithshme.
    Personi A: Po, e di. Nuk jam i sigurt nëse ke ndonjë dokument mbështetës nga e kaluara, por unë muk kam asgjë. Mendoj se Laura ka, sepse…
    Personi A: Mund të flasësh me të në mëngjes kur të shihemi. Sepse ata duan që kontrata të mbyllet perpara dates 30. Besoj se kanë përgatitur një program dhe po presin vetëm përgjigjen time. Me kanë dërguar një email që më kërcënon. “Jemi duke përgatitur një program për taksën ushtrimit, 120 milionë që Bankers është ngarkuar, dhe pse nuk është ekzekutuar?” Kjo është shumë e ashper.
    Personi B: Kjo është mënyra si punojnë ata. Jo vetëm ata.
    Personi A: E di, e di si punojnë, por desha të nxjerr ndonjë përfitim më shumë për kompaninë por deshtova në momentin e fundit. Gjithsesi, kam arritur diçka ndërkohë në fillim donin 400 euro, dhe në fund ra në 185. 
    Personi B: E pashë.Personi A: Nuk ishte e lehtë,po. Por duhet të flas me Lorin, vajzën e re. Ata duhet të na mbulojnë më shumë, sepse disa TV të tjerë si Focus, Panorama, që nuk më pëlqejnë fare…Personi B: Focus Media. po, ka 30, 23,000… diçka…Personi A: Po, e kemi anuluar atë dhe më kanë derguar email-e çuditshme, fantastike, vetëm mua. Dhe disa herë besoj që do të hedhin ndonjë gjë.Personi B: Të gjithë kanë diçka.Personi A: Sepse Laura është e dobet.Personi B: Mendoj që kjo nuk varet nga ajo. Kjo është mënyra si funksionon këtu.Personi A: E kuptoj mēnyren, por Laura nuk bën dot asgjë për këtë dhe i gjithë presioni vjen tek unë. Gjithsesi, është puna ime. Nuk dua të ankohem për njerëzit e mi, por Laura i solli brenda dhe nuk mund t’1 menaxhojë dot. Kjo është ajo që dua të them.Personi B: C’te them?PersoniA: Asgje.
    Personi B: Dielli po shkëlqen sot përsëriPersoni A: Po, është shumë nxehtë sot.Personi A: Cfarë ke veshur? Fund?Personi B: Kostum.Personi A: Stil profesional.Personi B: Sigurisht.Personi A: Ok, e dyta… Të lutem më ndihmo për këtë. Nuk mendoj që kjo ka nevojë të raportohetnë gendër ose te kanali kryesor, si të tjerat.Personi B: Mendoj se po, sepse vlera është shumë e lartë.Personi A: Ok, por kam aprovimin nga të dy. Mos u shgetëso.Personi B: Ne nuk e kemi atë aprovimin.Personi A: Po, e di ti. Ti ndjek procedurat sot. Edhe një gjë tjetër, a mund të dërgosh nje emall te Shijaku për të kërkuar çmimin? Zyrtarisht.Personi B: Pse?! Nuk e rekomandoj.Personi A: Na duhet, na duhet një ofertë për të na ndihmuar.Personi B: Pse te ata? Mendoj se janë në listën tonë të zezě.
    Personi B: Po, po, por ai opsion ishte shume i dhimbshëm për ne. Ta kam shpjeguar. Ta kam treguar historinë.Personi A: Por na duhet, na duhet një ofertë më shumë.Personi B: Ku i more të tjerat? Te pyeta për këtë, nëse mban mend, dhe më the që nuk mund tëflisnim këtu dhe e lashe.Personi A: Ok, po, porkam një… mund të kërkosh një tjetër nga kompani të tjera gjithashtu.Personi B: Por e përfshive Laert-in në këtë. A i dhe informacion?Personi A: Kush?Personi B: Laert. Hulumtimi i tregut.Personi A: Toni më ka dërguar pesë a gjashtë website.Personi B: Toni? Kush është Toni?Personi A: JuridikuPersoni B: Pse e përfshive në këtë?Personi A: E di që kjo është për çështje ligjore.Personi B: Çfarë çeshtje ligjore?Personi A: Loni. Prandaj të thashë që nuk mund të flasim për këtë.Personi B: Te lutem mos i ngatērro detyrat, departamentet.Personi A: Jo. juridiku nuk është i përshtatshëm për të kërkuar ofertë. Këtë e bën furnizimi.Personi B: Po, por ta përfshish atë. Kjo është diçka që nuk më pëlqen, më vjen keq që e them, por nuk dua ndërhyrje në punën time.Personi A: Kush duhet të dërgojë emailin?Personi B: Për farë?Personi A: Për të kërkuar ofertën.Personi B: Nuk e di për këtë, por nuk mund të ngatërroni kompetencat dhe detyrat departamenteve në këtë mënyrë.Personi A: Tani, kjo është bashkëpunim.Personi B: Jo, muk është bashkēpunim. Nuk di asgjë për këtë. Jam në ashensor tani, kështu që ndoshta do të nderpritet, por mě vonë bēje.

  • “Krimi zgjedhor në fokus të SPAK”/ Dumani bën bilancin para gazetarëve: 193 materiale të regjistruara në prokurori

    “Krimi zgjedhor në fokus të SPAK”/ Dumani bën bilancin para gazetarëve: 193 materiale të regjistruara në prokurori

    Kreu i SPAK Altin Dumani po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me gazetarët ditën e sotme. Raportohet se në fokus të takimit është tema e krimit zgjedhor, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
    Mësohet se kryeprokurori i posaçëm ka zbuluar se strategjia e SPAK ka dhënë efekt parandalues, ndërsa tha se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese. Në këto subjekte përfshihen parti politike, policia e shtetit, si edhe çështje të nisura nga vetë SPAK.
    Dumani ka zbuluar se ka pasur 43 procedime penale të regjistruara, ndërsa mbeten në hetim 39 procedime. Ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, të cilat sipas Dumanit kanë dhënë rezultate të kënaqshme pasi janë gjetur prova të qenësishme. Nga 43 vendime mosfillimi, vetëm 3 prej tyre janë ankimuar në gjykatë, por edhe këto të fundit janë rrëzuar nga gjykata duke i dhënë të drejtë SPAK. Mësohet se pjesa më e madhe e kallëzimeve të bëra nga subjketet politike lidhet me asfaltin elektoral dhe punëimet në kundërshtim me ligjin, të cilat janë hetuar dhe janë mosfilluar.

  • “Në fokus të takimit ishte zhvillimi urban i Shkodrës”, Beci pret arkitektët e urbanistët më të mirë në vend

    “Në fokus të takimit ishte zhvillimi urban i Shkodrës”, Beci pret arkitektët e urbanistët më të mirë në vend

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Shkodra në syrin e arkitektëve më të mirë të vendit. Sot pata kënaqësinë të prisja në një takim drejtoreshën e AZHT-së, znj. Adelajda Roka, drejtoreshën e AKPT-së, znj. Adelina Greca, si dhe disa nga arkitektët dhe urbanistët më të mirë të vendit.
    Në fokus të takimit ishte zhvillimi urban i Shkodrës. Vizituam nga afër disa prej investimeve aktuale dhe diskutuam mbi pikat kyçe të qytetit, për të cilat Bashkia Shkodër ka projekte konkrete për zhvillimin e tyre.
    Sheshet publike, parqet e lojërave, hyrjet e shkollave, kryqëzimet kryesore dhe nyjet e rrjetit të biçikletave, pedonalja e Velipojës, si dhe një sërë projektesh të tjera që e vendosin Shkodrën si kryeqendër të veriut, ishin pjesë e diskutimeve dhe inspektimeve në terren.
    Gjithashtu u vunë në pah edhe ndërhyrjet urbanistike të 20 viteve të fundit, që kanë zënë hapësira të rëndësishme dhe që do të kthehen funksionale në shërbim të qytetit dhe komunitetit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Macron vizitë zyrtare në Britani, fokus te emigracioni, siguria dhe rindërtimi i marrëdhënieve pas Brexit

    Macron vizitë zyrtare në Britani, fokus te emigracioni, siguria dhe rindërtimi i marrëdhënieve pas Brexit

    Presidenti francez Emmanuel Macron nis sot një vizitë zyrtare treditore në Britaninë e Madhe, me një axhendë të ngarkuar që përfshin një fjalim historik në Parlamentin britanik dhe takime të nivelit të lartë mbi mbrojtjen, emigracionin dhe sigurinë ndërkombëtare.
    I ftuar nga Mbreti Charles III, Macron bëhet lideri i parë i një vendi anëtar të BE-së që viziton zyrtarisht Britaninë pas Brexit-it, një zhvillim që simbolizon afrimin mes dy vendeve, veçanërisht pas ndryshimit të qeverisë në Londër me ardhjen në pushtet të kryeministrit Keir Starmer.
    Ngjarjet kryesore të vizitës përfshijnë një darkë shtetërore në Kalanë e Windsor-it, fjalimin e Macron në Parlament dhe një samit franko-britanik të përqendruar te siguria dhe emigracioni. Në fokus pritet të jenë edhe marrëveshjet e Lancaster House mbi bashkëpunimin ushtarak, të cilat do të përshtaten përballë sfidave të reja si lufta në Ukrainë.
    Bashkëpunimi në fushën bërthamore, teknologjike dhe ndërtimi i përbashkët i raketave janë pjesë e planit të ri strategjik. Macron dhe Starmer do të drejtojnë gjithashtu një takim virtual nga baza ushtarake Northwood për të koordinuar ndihmën ushtarake për Ukrainën.
     
     
    Për çështjen e emigracionit, Franca kërkon më shumë kompetenca për të ndërhyrë deri në 300 metra nga bregdeti britanik për të ndaluar varkat me emigrantë. Vetëm në vitin 2024, mbi 36.800 emigrantë kanë kaluar La Manshin, me 78 viktima të raportuara – një shifër rekord.