Në “Etihad Stadium” po luhet derbi i Manchesterit, ku pjesa e parë është mbyllur 1-0 për “Qytetarët”. Pep Guardiola hodhi në fushë nga minuta e parë blerjen e ditës së fundit, Gigio Donnarumma-n. Në anën tjetër, Ruben Amorim hedh për të parë nga fillimi Benjamin Sesko-n.
Manchester City XI:Manchester United: Donnarummma; Khusanov, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Rodri, Silva, Reijnders, Foden; Doku, Haaland.
Manchester United XI: Bayindir; Yoro, De Ligt, Shaw; Mazraoui, Ugarte, Fernandes, Dorgu; Mbeumo, Amad; Šeško.
Derbi do të zhbllokohej në minutën e 18-të, ku Jeremy Doku futet bukur brenda në zonë dhe asiston për Phil Foden, i cili dërgoi me kokë topi në rrjetën e Bayindir. Rezultati mbeti i njëjtë deri në përfundim të pjesës së parë.
SHIKOGOLIN
Tag: foden
-

Derbi i Manchesterit… Pjesa e parë mbyllet në avantazh për “Qytetarët”, kombinim i përkryer Doku-Foden (video)
-

Manchester City debuton me fitore, Foden: Ishte më e vështirë të menaxhoje vapën se rivalët
19 Qershor 2025
9:15
Telesport
Skuadra e Manchester City e nisi me këmbën e mbarë Botërorin e klubeve që po zhvillohet në Amerikë. “Citizens” mundën 2-0 afrikanët e Wydad Casablanca dhe një nga protagonistët ishte Phil Foden.
Ai realizoi një nga dy golat e fitores së skuadrës së trajnerit Pep Guardiola. Mesfushori ka analizuar ecurinë e Manchester City në këtë sfidë, duke vënë në pah kushtet e vështira të zhvilluara sfida, për shkak të vapës.
“Ishte e vështirë me këto temperatura sepse ne nuk jemi mësuar të luajmë në këtë vapë. Kështu që, duhej ta mbanim topin më shumë dhe të ishim më të duruar. Mendoj se vapa ishte një kundërshtar i fortë”, shpjegoi Foden.
Në fund, mesfushori anglez shtoi: “Komplimente edhe për rivalët tanë, pasi janë një ekip i fortë në kundërsulm. Edhe ata patën shumë mundësi që të na vinin në vështirësi dhe duhej t’i menaxhonim”. -
Siti kalon thjeshtë Vidad me Foden, Rodri në fushë…
Mançester Siti e nis me këmbë të mbarë aventurën e FIFA Kupa e Botës për Klube. Anglezët kanë mposhtur marokenët Vydad Kazablanca 2-0 në debutimin e tyre. Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, ku të besuarit e Guardiolës dominuan në mënyrë perfekte e shoqëruar me golat e Foden 2′ dhe Doku në të 42′.
Në pjesëne dytë Qytetarët dominuan sërish por pa mundur dot të shënonin një gol tjetër. Lajmi i mirë përpos tri pikëve ishte edhe aktivizimi i Topit të Artë në fuqi, Rodri.
City kështu hidhet në krye të tabelës, së Grupit G aty ku bëjnë pjesë dhe Juventus e Al Ain teksa ndeshën këtë mëngjes (03:00) të 19 qershorit mes tyre
Vazhdo leximin
-

Kupa e Botës për Klube: Man. City e nis me fitore, mposht pa problem marokenët e Wydad (video)
18 Qershor 2025
19:58
Telesport
Manchester City e ka nisur me fitore aventurën në Kupën e Botës për Klube, duke fituar 2-0 ndaj marokenëve të Wydad AC. “Qytetarët” gjetën golin që në aksionin e parë në minutën e dytë, me Phil Foden, i cili shënoi pas asistit të Jeremy Doku. SHIHGOLIN
Në minutën e 42-të ishte radha e Foden për të asistuar për Doku, belgu dërgon topin në rrjetë pas topit të ardhur nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për anglezët. SHIHGOLIN2
Rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë, edhe pse Man. City pati disa raste të pastra. Për ekipin drejtuar nga Pep Guardiola, debutuan dhe dy blerjet e bujshme, Tijjani Reijnders dhe Rayan Cherki. Lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh Phil Foden.
Në minutat e fundit të kohës së rregullt anglezët mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Rico Leëis për ndërhyrje të rrezikshme. SHIHRASTIN -

Guardiola denoncon me forcë fyerjet e turpshme ndaj nënës së Phil Foden në “Old Trafford”
Pep Guardiola u tregua shumë kritik ndaj një pjese të publikut në “Old Trafford”, pas derbit të Manchesterit mes United dhe City, që përfundoi 0-0. Trajneri i Manchester City denoncoi koret ofenduese ndaj nënës së Phil Foden, me fjalët “Phil Foden, nëna jote është një lavire”, duke thënë se tifozët e United duhet të ndihen të turpëruar:
“Është mungesë integriteti dhe klasi, ata duhet të ndihen të turpëruar. Këtu nuk kemi të bëjmë me Manchester United si institucion, është fjala për disa njerëz, e kuptoni besoj… Nuk e imagjinoj dot se çfarë iu shkon ndër mend atyre që sulmojnë nënën e Phil”.
Guardiola theksoi gjithashtu se në futboll “jemi shumë të ekspozuar; trajnerët, pronarët dhe mbi të gjitha futbollistët”. Nga tribunat e “Old Trafford” u dëgjuan disa herë fyerje ndaj Claire Rowlands, nënës së Foden (24 vjeç), i cili pati një ndeshje të dobët dhe u zëvendësua nga Jeremy Doku në minutën e 58-të.Megjithatë, Guardiola e mbrojti lojtarin e tij: “Kur ekipi nuk luan në nivelin që kemi pasur, duket sikur askush nuk është më ai që ishte. Sidoqoftë, unë shoh pasionin dhe buzëqeshjen në fytyrën e tij çdo ditë në stërvitje dhe kjo është ajo që dua”.
Në shkurt 2024, Claire Rowlands u përjashtua nga një klub nate në Uells, pas një incidenti. Ajo u përplas me policinë, duke thënë: “Mos më goditni në fytyrë. Bëhem si bishë kur pi… Hajde, më tregoni çfarë kam bërë? Mos u përballni me mua nëse s’keni prova”.
Ngjarja u regjistrua me video dhe u shfaq në gjykatë gjatë procesit. Claire u justifikua: “Isha e dehur. Ishte thjesht pak argëtim, një shaka. S’mund ta besoja që mund të hyja në telashe për t’i hequr dikujt kapelen. Është ‘truku’ im i festave, i heq dikujt kapelen dhe ia vë sërish. Nuk doja ta lëndoja. Ishte thjesht një shaka e keqkuptuar”.Po ashtu, në shkurt 2022, Claire Rowlands ishte në qendër të lajmeve, pasi u sulmua në “Manchester AO Arena”. Pas një ndeshjeje boksi mes Amir Khan dhe Kell Brook, disa burra ofenduan Foden dhe, sipas pamjeve, Claire i shtyu. Njëri prej tyre iu kundërpërgjigj me grusht.
“Ishte një kasaphanë. Situata doli jashtë kontrollit. Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë. Isha në dhomën ngjitur dhe dëgjova britmat, ndaj dola të shihja ç’po ndodhte”, – rrëfeu një dëshmitar. Manchester City publikoi një komunikatë zyrtare në të cilën shprehte mbështetje të plotë për Foden dhe familjen e tij.