Detaje nga udhëtimet private të Elon Musk janë zbuluar pas një sulmi kibernetik ndaj kompanisë NetJets Inc., duke nxjerrë në dritë një dokument që përshkruan rregullat strikte të miliarderit gjatë fluturimeve me avion privat.
Sipas dokumentit, Musk përshkruhet si një person “i sjellshëm dhe i qetë”, por stafi i bordit duhet të shmangë çdo bisedë, përveç nëse u drejtohet ai i pari. Ai kërkon që kabina të jetë në temperaturë të ulët, rreth 18°C (65°F), me sistemin e ajrosjes individuale të fikur, pasi “nuk i pëlqen zhurma”.
Dritat duhet të jenë të zbehta, pasi shpesh preferon të flejë gjatë fluturimeve, edhe kur janë udhëtime ditore. Ai është gjithashtu shumë i ndjeshëm ndaj ndërprerjeve të internetit gjatë fluturimit, por nuk preferon të ofrohet ndihmë teknologjike, pasi i zgjidh vetë problemet.
Dokumenti, siç raporton “The Sun”, nënvizon se Musk “nuk shqetësohet për kursimin e karburantit”, por dëshiron që udhëtimi të jetë sa më i shpejtë dhe direkt. Kjo bie në kontrast me imazhin e Tesla-s si kompani e përkushtuar ndaj energjisë së pastër.
Avioni i preferuar i Musk është Gulfstream G650ER, një nga avionët privatë më luksozë në botë. Ai përmban tre ambiente të veçanta, pajisje moderne teknologjike me ekrane të shumta, internet gjatë fluturimit, sedilje që shndërrohen në shtretër, dy tualete me lavamanë prej graniti, si dhe një kuzhinë me furrë dhe mikrovalë. Dritaret dhe tavolinat kontrollohen me butona, ndërsa avioni përshkon deri në 12 mijë kilometra me shpejtësi afër Mach 0.93 (mbi 1200 km/h), duke mundësuar fluturime ndërkontinentale pa ndalesë.
Tag: fluturimeve
-

Brenda avionit privat të Elon Musk, zbulohen rregullat strikte të sjelljes
-

Air Albania nis fluturimet direkte Tiranë-Vjenë
Air Albania ka njftuar nisjen e fluturimeve të reja direkte midis Tiranës dhe Vjenës. Fluturimet operohen me Airbus A320 dhe zhvillohen çdo të enjte dhe të diel. Sipas njoftimit të Air Albania kjo linjë e re do të krijojë një lidhje më të shpejtë midis dy kryeqyteteve çka pritet të sjellë forcimin e shkëmbimeve turistike, ekonomike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Austrisë.Kjo linjë ajrore vjen si një mundësi e re për shqiptarët që jetojnë, punojnë apo studiojnë në Austri, si dhe për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh mes dy vendeve.Orari i fluturimeve:🔹 Tiranë – Vjenë: Nisja në 20:15, mbërritja në 21:25🔹 Vjenë – Tiranë: Nisja në 22:25, mbërritja në 00:10Ndërkohë, më herët, më 19 shkurt 2025, Air Albania ka njoftuar edhe nisjen e fluturimit të drejtpërdrejtë Tiranë-Gjenevë, duke krijuar një tjetër urë ajrore të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Zvicrës.Për më shumë informacion dhe rezervime, vizitoni www.airalbania.com.al ose kontaktoni në [email protected]. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Air Albania ka njftuar nisjen e fluturimeve të reja direkte midis Tiranës dhe Vjenës. Fluturimet operohen me Airbus A320 dhe zhvillohen çdo të enjte dhe të diel. Sipas njoftimit të Air Albania kjo linjë e re do të krijojë një lidhje më të shpejtë midis dy kryeqyteteve çka pritet të sjellë forcimin e shkëmbimeve turistike, ekonomike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Austrisë.Kjo linjë ajrore vjen si një mundësi e re për shqiptarët që jetojnë, punojnë apo studiojnë në Austri, si dhe për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh mes dy vendeve.Orari i fluturimeve:🔹 Tiranë – Vjenë: Nisja në 20:15, mbërritja në 21:25🔹 Vjenë – Tiranë: Nisja në 22:25, mbërritja në 00:10Ndërkohë, më herët, më 19 shkurt 2025, Air Albania ka njoftuar edhe nisjen e fluturimit të drejtpërdrejtë Tiranë-Gjenevë, duke krijuar një tjetër urë ajrore të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Zvicrës.Për më shumë informacion dhe rezervime, vizitoni www.airalbania.com.al ose kontaktoni në [email protected].