Tag: fluturimeve

  • “Pezullimi i Ballukut, me pasoja”, Rama: Janë bllokuar fluturimet me Kanadanë si dhe 18 akte për rindërtimin

    “Pezullimi i Ballukut, me pasoja”, Rama: Janë bllokuar fluturimet me Kanadanë si dhe 18 akte për rindërtimin

    Në reagimin e tij të radhës për pezullimin nga detyra të numrit dy të qeverisë Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama numëroi vendimet që po presin firmën e ministres së infrastrukturës e që, për shkak të vendimit të Gjykatës së Posaçme, nuk miratohen dot.
    Mes vendimesh, sipas Ramës, është edhe nisja e fluturimeve ajrore mes Shqipërisë e Kanadasë.
    “Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe  pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik: Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e  fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit”, tha Rama.

    Rama shton se në pritje për firmën e Ballukut janë edhe 18 akte që lidhen me rindërtimin pas tërmetit të 2019.
    “Aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”, u shpreh kryeministri.
    Rasti i Belinda Ballukut është në Gjykatën Kushtetuese. Qeveria kërkon prej saj një vendim nëse gjyqësori mund të ndërhyjë në punët e ekzekutivit duke pezulluar ministra.
    Mbledhja e Gjyqtarëve ishte e planifikuar për të enjten, por gjykata kushtetuese, në një njoftim zyrtar, sqaroi se, për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve dhe axhendës, seanca do të mbahet në datën 12 dhjetor.

  • Rama ngre alarmin: Vendimi për Ballukun ka pezulluar projektet strategjike të transportit

    Rama ngre alarmin: Vendimi për Ballukun ka pezulluar projektet strategjike të transportit

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, masë sigurie e caktuar nga Gjykata e Posaçme.
    Kreu i qeverisë argumenton teknikisht se përsë Gjykata Kushtetuese duhet të pranojë ankimimin e vendimit të GJKKO-së, nga Këshilli i Ministrave.
    Reagimi i Ramës:
    Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik: Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve.
    Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër.
    Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.
    Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.

  • Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

    Rama rendit punët e bllokuara për shkak të pezullimit nga detyra të Ballukut

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, masë sigurie e caktuar nga Gjykata e Posaçme. Kreu i qeverisë argumenton teknikisht se përse Gjykata Kushtetuese duhet të pranojë ankimimin e masës së caktuar nga GJKKO-ja, nga Këshilli i Ministrave.
    Në një postim në rrjetin social “X”, kryeministri
    shkruan se sot kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve.
    Por sipas kreut të qeverisë kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep Belinda Ballukut si ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe kjo e fundit nuk mund të ushtrojë detyrën e saj për shkak së është e pezulluar nga detyra.
    Rama shton kompetencat e vendimmarrëse të ministrit nuk mund të delegohen tek askush tjetër.
    Më tej, kreu i qeverisë shkruan se ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, prej të cilave 18 janë për rindërtimin, të cilat mbeten të pezulluara, pasi Balluku nuk ka mundësinë e firmës, për t’i çuar përpara.
    Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama: 
    Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe  pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:
    Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e  fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.
    Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.

  • Pezullimi i Ballukut, Rama: Po pengohet marrëveshja me Kanadanë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike

    Pezullimi i Ballukut, Rama: Po pengohet marrëveshja me Kanadanë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike

    Kryeministri Edi Rama ka treguar një tjetër arsyje pse pezullimi i Belinda Ballukut nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës ka sjellë pengim të punës së qeverisë. Sipas Ramës, vendimi nga GJKKO ka sjellë cënim të një marrëveshje me rëndësi mes Shqipërisë dhe Kanadasë, për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve dhe që nuk mund të marrë jetë përshkak të pezullimit të Ballukut. ”Ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara”,-shkruan Rama.
    Postimi i plotë nga kryeministri Edi Rama

    Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik:

    Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve. Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit.

    Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara.

  • Trump paralajmëron kundër fluturimeve mbi hapësirën ajrore të Venezuelës

    Trump paralajmëron kundër fluturimeve mbi hapësirën ajrore të Venezuelës

    Bota E Shtunë, 29 Nëntor 2025 15:21
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi të shtunën kundër fluturimeve mbi hapësirën ajrore të Venezuelës, në një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale që sinjalizoi një përshkallëzim të fundit kundër vendit të Amerikës Latine. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump deklaroi: “Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutemi konsiderojeni HAPËSIRËN AJRORE MBI DHE RRETH VENEZUELËS TË MBYLLUR NË TËRËSINË E SAJ.” Presidenti amerikan nuk dha detaje të mëtejshme.
    Ky paralajmërim vjen pas një njoftimi të mëparshëm nga rregullatori i aviacionit amerikan drejtuar linjave ajrore kryesore, duke i informuar për një “situatë potencialisht të rrezikshme” gjatë fluturimeve mbi Venezuelë. Arsyeja e cituar ishte “përkeqësimi i situatës së sigurisë dhe rritja e aktivitetit ushtarak në ose rreth” vendit. Mesazhi i Trump-it shënon një hap tjetër në fushatën e administratës së tij për të rritur presionin ndaj liderit të majtë të Venezuelës, Nicolas Maduro.

    Në këtë kuadër, Uashingtoni ka nisur një dislokim të madh ushtarak në Karaibe, duke përdorur aeroplanmbajtësen më të madhe në botë. SHBA-ja thekson se aktivitetet ushtarak synojnë frenimin e trafikut të drogës, ndërsa Maduro këmbëngul se administrata Trump kërkon ndryshim regjimi. Që nga fillimi i shtatorit, forcat amerikane kanë goditur mbi 20 anije venezueliane në Detin Karaibe dhe Paqësorin lindor, të cilat Uashingtoni pretendon se përdoreshin për kontrabandë droge, pa ofruar prova. Si pasojë e këtyre goditjeve, mbi 80 persona humbën jetën.

    Të enjten, Trump paralajmëroi gjithashtu se operacionet për të frenuar trafikun e drogës venezueliane “nga toka” do të fillonin “shumë shpejt”.

  • Anulohen mbi 5 mijë fluturime, kaos në aeroportet në SHBA

    Anulohen mbi 5 mijë fluturime, kaos në aeroportet në SHBA

    Mbi 5 mijë fluturime në Shtetet e Bashkuara janë anuluar ose kanë pasur vonesa, pas vendimit të Departamentit të Transportit për reduktimin e tyre me 10%.
    Situata ka krijuar kaos nëpër aeroportet amerikane, ndërsa problemet po ndihen edhe nëpër Europë.
    Reduktimi me 10% i fluturimeve në shkallë kombëtare në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar kaos në aeroportet kryesore të vendit. Vetëm të premten u anuluan mbi 1 mijë fluturime, ndërsa rreth 4 100 të tjera patën vonesa të gjata.

    Gjendja u krijua pas vendimit të Departamentit të Transportit dhe Autoritetit të Fluturimeve Ajrore për të larguar nga puna dhjetëra kontrollorë ajrorë në 40 aeroportet më të ngarkuara.
    Prej 37 ditësh, ata punonin pa pagesë, pasi republikanët dhe demokratët në Kongres nuk po arrijnë marrëveshje për buxhetin e pjesshëm. Sipas autoriteteve, shumë prej tyre ishin dypunësuar për të siguruar të ardhura, duke arritur nivele të rrezikshme lodhjeje që cenonin koordinimin e sigurt të fluturimeve. Për të shmangur rreziqe ndaj mijëra pasagjerëve çdo ditë, qeveria urdhëroi që ata të pezullohen nga detyra.
    Kaosi në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar vonesa zinxhir edhe nëpër aeroportet ndërkombëtare të Europës e më gjerë.
    Aktualisht, reduktimi i fluturimeve është 4%, por pritet të rritet gradualisht në ditët në vijim, derisa të arrijë në 10%. Autoritetet paralajmërojnë se gjatë fundjavës së ardhshme, nëse situata politike mbetet e pazgjidhur, numri i fluturimeve të ndërprera mund të shkojë deri në 20%.

  • Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 5 mijë fluturime

    Kaos në aeroportet amerikane, anulohen mbi 5 mijë fluturime

    Bota E Shtunë, 8 Nëntor 2025 14:47
    Mbi 5 mijë fluturime në Shtetet e Bashkuara janë anuluar ose kanë pasur vonesa, pas vendimit të Departamentit të Transportit për reduktimin e tyre me 10%.
    Situata ka krijuar kaos nëpër aeroportet amerikane, ndërsa problemet po ndihen edhe nëpër Europë.

    Reduktimi me 10% i fluturimeve në shkallë kombëtare në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar kaos në aeroportet kryesore të vendit. Vetëm të premten u anuluan mbi 1 mijë fluturime, ndërsa rreth 4 100 të tjera patën vonesa të gjata.

    Gjendja u krijua pas vendimit të Departamentit të Transportit dhe Autoritetit të Fluturimeve Ajrore për të larguar nga puna dhjetëra kontrollorë ajrorë në 40 aeroportet më të ngarkuara.

    Prej 37 ditësh, ata punonin pa pagesë, pasi republikanët dhe demokratët në Kongres nuk po arrijnë marrëveshje për buxhetin e pjesshëm. Sipas autoriteteve, shumë prej tyre ishin dypunësuar për të siguruar të ardhura, duke arritur nivele të rrezikshme lodhjeje që cenonin koordinimin e sigurt të fluturimeve. Për të shmangur rreziqe ndaj mijëra pasagjerëve çdo ditë, qeveria urdhëroi që ata të pezullohen nga detyra.
    Kaosi në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar vonesa zinxhir edhe nëpër aeroportet ndërkombëtare të Europës e më gjerë.
    Aktualisht, reduktimi i fluturimeve është 4%, por pritet të rritet gradualisht në ditët në vijim, derisa të arrijë në 10%. Autoritetet paralajmërojnë se gjatë fundjavës së ardhshme, nëse situata politike mbetet e pazgjidhur, numri i fluturimeve të ndërprera mund të shkojë deri në 20%.

  • Anulohen qindra fluturime në SHBA, mbyllja e qeverisë krijon kaos, më të prekura janë…

    Anulohen qindra fluturime në SHBA, mbyllja e qeverisë krijon kaos, më të prekura janë…

    Miliona pasagjerë mund të përballen me anulime fluturimesh të papritura këtë fundjavë, ndërsa mbyllja e qeverisë amerikane vazhdon.

    Duke filluar nga e premtja, Administrata Federale e Aviacionit (FAA) ka paralajmëruar një ulje të fluturimeve në 40 aeroporte kryesore të SHBA-së, me një reduktim të mundshëm prej deri në 10% deri në fund të javës, nëse mbyllja nuk përfundon.
    Mbyllja e qeverisë ka krijuar kaos në industrinë e aviacionit, duke detyruar kompanitë ajrore të anulojnë qindra fluturime për të përmbushur kërkesat e FAA-së për kufizimin e trafikut ajror. Për momentin, janë parashikuar anulime të fluturimeve për të premten dhe fundjavën, me mundësinë që shkurtime të tjera të ndodhin në javët në vijim.
    Që nga e premtja, fluturimet në 40 aeroporte të SHBA-së do të reduktohen me 4%, dhe ky numër mund të rritet në 10% deri në fund të javës, nëse mbyllja vazhdon. Shkurtime të fluturimeve mund të përhapen në qytete të tjera, pasi linjat ajrore duhet të rregullojnë oraret për të përballuar ndikimet e mbylljes dhe rregullave të FAA-s. Kjo mund të rezultojë në mijëra fluturime të anuluara gjatë ditëve në vijim.
    Linjat ajrore të mëdha amerikane, përfshirë Delta Air Lines, United Airlines, American Airlines, dhe Southwest Airlines, kanë njoftuar tashmë anulimin e qindra fluturimeve. Delta ka anuluar rreth 170 fluturime për të premten, ndërsa United ka hequr 200 fluturime, kryesisht ato rajonale. American Airlines ka ulur oraret e fluturimeve me 4%, duke anuluar rreth 220 fluturime çdo ditë, dhe Southwest do të anulojë rreth 100 fluturime për të premten.
    Për ata që kanë plane për të fluturuar këtë fundjavë, është e rëndësishme të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të nisen, pasi anulimet mund të shtohen gjatë ditëve në vijim. Kompanitë ajrore kanë paralajmëruar se anulimet mund të përhapen në disa aeroporte të ndryshme, duke krijuar një ndikim të gjerë në udhëtimet ndërqytetëse dhe ndërkombëtare. Sipas FAA-s, fluturimet mund të reduktohen me 6% të martën, 8% të enjten dhe deri në 10% të premten e ardhshme, nëse mbyllja vazhdon.
    Administratori i FAA-s, Bryan Bedford, tha se ulja e fluturimeve është një masë për të shmangur mbingarkesën e sistemit ajror, duke siguruar që fluturimet të mbeten të sigurta për pasagjerët. Ndërkohë, linjat ajrore kryesore kanë theksuar se do të bëjnë gjithçka që mundin për të minimizuar ndikimin mbi pasagjerët, por kanë kërkuar që Kongresi të veprojë shpejt për të përfunduar mbylljen.
    Nëse mbyllja e qeverisë vazhdon, udhëtarët në SHBA mund të përballen me një periudhë të vështirë udhëtimesh, me anulime fluturimesh të mundshme dhe ndërlikime të tjera. Pasagjerët që planifikojnë të fluturojnë këtë fundjavë duhet të qëndrojnë të informuar dhe të kontrollojnë statusin e fluturimeve para udhëtimit.

    Top Channel

  • Planet e TIA për nisjen e fluturimeve direkte me SHBA-në

    Planet e TIA për nisjen e fluturimeve direkte me SHBA-në

    Intervistë me Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i TIA Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po përjeton një periudhë rritjeje të shpejtë dhe transformimesh të mëdha, duke u konsoliduar si një nga qendrat kryesore të aviacionit në rajon.Pas rekordit historik të vitit 2024, me mbi 10.7 milionë pasagjerë, TIA vijon të zgjerojë kapacitetet dhe destinacionet, duke u bërë porta kryesore ajrore jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për udhëtarët e rajonit.Në një intervistë për Monitor, Drejtori Operacional i TIA, Piervittorio Farabbi, flet për planet ambicioze të aeroportit: objektivin për të arritur 15 milionë pasagjerë në vit, investimet e reja që pritet ta kthejnë në një model rajonal, si dhe përgatitjet për nisjen e fluturimeve direkte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ai thekson se këto zhvillime, të mbështetura nga zgjerimi i linjave ajrore low-cost dhe hyrja e investimeve strategjike, pritet të forcojnë rolin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe ekonomik me ndikim rajonal. Si do ta vlerësonit ecurinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës gjatë vitit 2024 dhe në pjesën e deritanishme të vitit 2025?Viti 2024 ishte më i suksesshmi në historinë e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Arritëm një rekord prej 10.7 milionë pasagjerësh, 113 destinacione dhe lidhje direkte me 33 shtete në Europë dhe Lindjen e Mesme.Arritjet tona u njohën nga institucione prestigjioze ndërkombëtare si Komisioni Europian dhe Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, ku TIA u cilësua “Aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë”.Edhe viti aktual po vijon me ritme pozitive, duke marrë në konsideratë edhe kontekstin europian, ku industria e aviacionit po përjeton ulje-ngritjet e saj.Në 8-mujorin e parë të 2025-s kemi shënuar një rritje të qëndrueshme prej +9% të numrit të pasagjerëve dhe +2% të fluturimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Të arrish rekord sigurisht nuk është e lehtë, por të shtysh përpara çdo vit për t’i thyer ato është edhe më e vështirë.Këto rezultate tregojnë se strategjia jonë e zhvillimit është e qëndrueshme: investime në infrastrukturë, një portofol i balancuar mes linjave ajrore me kosto të ulët dhe atyre tradicionale, ekselencë në operacione dhe fokus i veçantë te përvoja e pasagjerit.  Cilat janë pritshmëritë tuaja për të ardhmen?Planet tona janë të qarta: rritje të mëtejshme përmes investimeve strategjike në infrastrukturë, digjitalizim dhe forcim të kapaciteteve njerëzore.Këto janë tri shtyllat që do të mbështesin objektivin tonë kryesor – kthimin e aeroportit në një qendër rajonale, jo vetëm për trafikun ajror, por edhe si një katalizator për ekonominë.Kapacitetet e zgjeruara aktualisht dhe ato të planifikuara në vijim synojnë të mbështesin rritjen e numrit të pasagjerëve dhe destinacioneve. Objektivi ynë afatmesëm është arritja e shifrës 15 milionë pasagjerë në vit.Është një objektiv ambicioz, por ne besojmë se është i realizueshëm. Pak ditë më parë njoftuam lajmin e rëndësishëm: Ryanair do të hapë bazë në Tiranë në vitin 2026.Ky është një investim prej 300 milionë dollarësh në avionë, me mbi 4000 vende pune direkte dhe indirekte, si dhe mbi 1.5 milionë pasagjerë shtesë për dhe nga Shqipëria.Gjithashtu edhe Wizz Air njoftoi disa ditë më parë zgjerimin e flotës së avionëve, nisjen e fluturimeve drejt 4 destinacioneve të reja, si dhe rritjen e frekuencës së fluturimeve me ato ekzistuese.Të gjitha këto zhvillime, së bashku me planet për marrëveshje të reja me kompanitë ajrore, si edhe fluturimet transoqeanike mbështesin synimet dhe pritshmëritë tona për zgjerim të mëtejshëm dhe rritje të numrit të pasagjerëve dhe të fluturimeve. Sa kanë qenë investimet në Aeroportin e Rinasit që prej marrjes në administrim dhe cilat janë planet për të ardhmen?Vitin e kaluar përmbyllëm një fazë të rëndësishme investimi me vlerë 100 milionë euro, që transformoi rrënjësisht infrastrukturën e aeroportit.Pista u rinovua tërësisht, u ndërtuan pozicione shtesë parkimi për avionët, u përmirësuan rrugët lidhëse me pistën, ndërsa kapaciteti i terminalit u trefishua.Këto investime ishin thelbësore për të përballuar rritjen e kërkesës, duke garantuar njëkohësisht siguri dhe komoditet më të lartë për pasagjerët.Në fillim të këtij viti përfunduam një tjetër projekt investimi në kohë rekord: brenda vetëm 3 muajsh ndërtuam një parking të ri me 1000 vende dhe nisëm punimet për fasadën e re të terminalit, që do të jetë një element unik arkitektonik.Aktualisht, pas sezonit veror, kemi nisur fazën tjetër të zgjerimit të terminalit. Prioritet janë shtimi i sporteleve të check-in, ndërtimi i një hapësire të dedikuar për avionët charter, zgjerimi i zonës së mbërritjeve dhe shtimi i disa portave të reja të imbarkimit.Në vijim, Grupi Kastrati planifikon të investojë edhe 100 milionë euro brenda 2-3 viteve të ardhshme, duke e kthyer aeroportin në një model rajonal.Një fokus të veçantë në këto investime do t’i kushtojmë projektit të Grupit që lidhet me qëndrueshmërinë dhe energjinë e pastër.  Si po ecën projekti për fluturimet direkte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kur parashikohet të nisin?Po punojmë intensivisht në këtë drejtim. Kemi zhvilluar takime dhe negociata me linjat ajrore kryesore që operojnë në Atlantikun Verior, kemi përgatitur infrastrukturën, kemi marrë lejet dhe certifikimet përkatëse dhe kemi aktivizuar edhe kanalet diplomatike.Synimi ynë është që fluturimet direkte drejt SHBA-së të nisin në sezonin veror të IATA-s dhe më pas të shtrihen përgjatë gjithë vitit. Sa ka qenë numri i pasagjerëve nga rajoni që kanë fluturuar nga dhe drejt Rinasit në 7-mujorin e parë të vitit 2025?Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është tashmë më i madhi në Ballkanin Perëndimor, si për nga numri i pasagjerëve, ashtu edhe për destinacionet dhe partneritetet me linjat ajrore.Deri në fund të gushtit të këtij viti kemi pasur 360 mijë pasagjerë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut që kanë përdorur aeroportin për fluturime drejt destinacioneve direkte në Europë dhe Lindjen e Mesme.Vërejmë një rritje të theksuar nga Maqedonia e Veriut, falë përmirësimit të infrastrukturës rrugore që ka lehtësuar aksesin drejt aeroportit. Shqipëria është bërë një destinacion i preferuar turistik. Çfarë roli ka luajtur Aeroporti i Rinasit në këtë drejtim?Sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në sezonin veror u shënua një rritje prej 8% e vizitorëve të huaj krahasuar me vitin e kaluar, një trend që përkon me rritjen e pasagjerëve në TIA.Këtë vit kemi parë një rritje të vizitorëve nga Spanja, Franca dhe Izraeli, falë vendosjes së fluturimeve direkte dhe shtimit të destinacioneve të reja.Tel Avivi është operuar nga tri linja ajrore, ndërsa në Spanjë kemi lidhur partneritet me Vueling, dhe në Francë kemi shtuar destinacionet Nantes dhe Bordeaux.Po ashtu, për herë të parë kemi lidhje direkte me rajonin Baltik (Riga, Vilnius dhe Talin), si edhe destinacione të reja si Lisbona dhe Ammani.Një rol kyç kanë luajtur edhe kompanitë me kosto të ulët, Wizzair dhe Ryanair; çmimet e leverdishme kanë rritur vizibilitetin e Shqipërisë dhe e kanë bërë vendin të përzgjidhet nga turistët mes ofertës turistike të rajonit. Cilat shtete kanë shfaqur interes historik për Shqipërinë dhe cilat janë të rejat në këtë drejtim?Fillimisht, destinacionet më të rëndësishme lidhen me vendet ku kemi diasporën më të madhe: Itali, Gjermani, Angli, Greqi. Por në vitet e fundit është shtuar ndjeshëm interesi nga vende turistike si Polonia, Spanja, Franca, Izraeli dhe vendet Baltike.Gjithashtu, kemi parë rritje nga Anglia, Gjermania, Danimarka dhe Suedia, ndërsa nga Lindja e Mesme kemi nisur fluturimet me Jordaninë dhe planifikojmë edhe me Libanin e Omanin.Jemi duke negociuar për të shtuar lidhjet me Europën Lindore, Kazakistanin, Azinë Qendrore dhe Kinën.Ka një rritje të kureshtjes për Shqipërinë dhe ne presim që me rritjen e mëtejshme të fluturimeve direkte me më shumë destinacione, do të ketë diversifikim më të madh edhe të turistëve.Nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë dhe të rajonit tashmë kanë më shumë alternativa për pushime dhe eksplorim. Deri në fund të këtij viti do të inaugurojmë linja të reja drejt Larnaca (Qipro), Malaga dhe Tenerife (Spanjë), Valeta (Maltë) dhe Këln (Gjermani).Kjo do të thotë që sezoni turistik për Shqipërinë tashmë zgjatet përtej shtatorit. A mendoni se dominimi i dy kompanive low cost mund të sjellë probleme me konkurrencën në aeroport? Aktualisht kemi mbi 50 linja ajrore partnere që na lidhin me rreth 1000 destinacione, drejtpërdrejt ose me ndalesa. Ne analizojmë me kujdes modelin e biznesit të secilës kompani për të krijuar partneritetet më optimale.Për linjat me kosto të ulët, ne i shohim si një element që rrit konkurrencën në favor të pasagjerëve, duke ulur tarifat e udhëtimit dhe besoj edhe ju vetë e keni vënë re këtë.Në të njëjtën kohë, linjat tradicionale sigurojnë lidhje me aeroportet kryesore europiane si Frankfurti, Londra, Vjena, Stambolli apo Varshava, prej nga mbi 1 milion pasagjerë të nisur nga TIA vazhdojnë udhëtimet e tyre në mbarë botën. Lexoni edhe:200 VIP-at e 2024-s; Në “kurthin” e punonjësve     Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Danimarka merr masat përpara samitit të BE-së në Kopenhagen, ndalon të gjitha fluturimet civile me dronë

    Danimarka merr masat përpara samitit të BE-së në Kopenhagen, ndalon të gjitha fluturimet civile me dronë

    Danimarka ka ndaluar përkohësisht të gjitha fluturimet civile me dronë në të gjithë territorin e saj, si masë sigurie përpara një samiti të rëndësishëm të Bashkimit Evropian që do të mbahet këtë javë në kryeqytetin danez.

    Vendimi, i shpallur nga Ministria e Transportit, ka për qëllim të “thjeshtojë punën e sigurisë” për policinë dhe autoritetet e tjera gjatë një periudhe të rritur tensioni në rajon. Ndalimi është në fuqi deri më 3 tetor, dhe shkelësit përballen me gjoba apo burgim deri në dy vjet.
    Masat e reja vijnë pas një sërë incidentesh me dronë të paidentifikuar, të cilët janë parë mbi baza ushtarake daneze dhe afër aeroporteve kryesore si Kopenhageni, Aalborg dhe Billund. Këto incidente çuan në mbyllje të përkohshme të aeroporteve dhe në devijime të fluturimeve.
    Hetimet janë ende në vazhdim, dhe autoritetet daneze nuk kanë konfirmuar ende kush qëndron pas këtyre fluturimeve. Megjithatë, Ministri i Mbrojtjes i ka quajtur ato një “sulm hibrid” dhe pjesë të një “operacioni sistematik” të mundshëm.
    Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka deklaruar se nuk përjashton përfshirjen e Rusisë, duke theksuar se hetimet po vazhdojnë. Nga ana tjetër, Moska ka mohuar çdo përfshirje, duke i quajtur akuzat “të pabazuara”.
    Rusia është akuzuar më parë për ndërhyrje hibride, përfshirë sulme kibernetike dhe shkelje të hapësirave ajrore të vendeve të NATO-s.
    Në përgjigje të incidentit, 10 vende anëtare të BE-së kanë rënë dakord të krijojnë një “mur me dronë”, për të përmirësuar mbrojtjen kundër fluturimeve të paautorizuara. NATO njoftoi se ka rritur vigjilencën në të gjithë rajonin e Baltikut.
    Ndërkohë, shtete si Norvegjia, Rumania, Estonia dhe Polonia kanë raportuar incidente të ngjashme gjatë javëve të fundit. Rumania madje ka miratuar ligje të reja që i japin më shumë fuqi ushtrisë për të rrëzuar dronë të dyshimtë.

    Top Channel