Tag: fluturime

  • Rama: Shumë shpejt do të ketë fluturime nga aeroporti i Gjirokastrës!

    Rama: Shumë shpejt do të ketë fluturime nga aeroporti i Gjirokastrës!

    Nga Gjirokastra, ku vijoi me turin e radhës elektoral, kryesocialsit Edi Rama foli për zhvillimin e truizmit në Gjirokastër por edhe në gjithë jugun e Shqipërisë, Rama pret që të rritet edhe me hapjen e aeroportit sezonal që është projektuar të ndërtohet në Gjirokastër. Ai shprehet i bindur se brenda vitit 2030 do ketë fluturime nga aeroporti i Gjirokastrës.
    “Aeroporti i Gjirokastrës, që sot është një areroport funksional për aktivitete sportive, ka rezultuar që të ketë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut. Ne u nisëm me projektin e Sarandës, bëmë dhe garë, nuk rezultoi e sukseshme, kemi marrë konsulencë ndërkombëtare, kanë parë të gjitha parametrat e korridoreve të ajrit dhe duke pasur këtë lidhjen e shkurtër dhe të shpejtë mes Gjirokastrës dhe bregdetit, rezulton që pika më ideale për të ndërtuar aeroportin është Gjirokastra. Dhe projekti, koncepti, është gati. Nuk është aeroport i madh si Vlora, është sezonal. Kemi besim që në Shqipërinë 2030 do ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”, tha Rama.

  • “Projekti është gati”, Rama: Në Shqipërinë 2030 do të ndërtohet aeroporti i ri i Gjirokastrës, do të jetë sezonal! 

    “Projekti është gati”, Rama: Në Shqipërinë 2030 do të ndërtohet aeroporti i ri i Gjirokastrës, do të jetë sezonal! 

    Rama u shpreh se aeroporti aktual është funksional për aktivitetet sportive dhe fluturime sportive, duke shtuar se “ka rezultuar që të jetë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut”.
    Ai theksoi se projekti për aeroportin sezonal është gati dhe se “në Shqipërinë 2030 do të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”.
    “Tani më është shumë e qartë, si dhe pse deri në fund të kësaj dekade niveli i ekonomisë vendore në këtë qark do të rritet në mënyrë te ndjeshme sepse nga njëra anë turizmi, zhvillimi i agroturizmit, agropërpunimi që do të ketë mbështetje të veçantë, paketa e maleve, do i japë një dorë shumë të mirë sidomos zonave të thella, dhe aeroporti i Gjirokastrës që është funksional për aktivitetet sportive për fluturime sportive, ka rezultar që të jetë pika më ideale për të bërë aeroportin turistik të jugut.
    Duke pasur këtë lidhje të shpejtë mes Gjirokstraës dhe bregdetit rezulton nga ekspertiza ndërkombëtarë që pika më ideale për të ndërtuar aeroportinë shtë Gjirokstra dhe projekti, koncepti i përgjithshëm është gati. Kemi shumë besim, nuk është aeroport i madh si Vlora, por është aeroport turistik, sezonal dhe kemi shumë besim që në Shqipërinë 2030 do të ketë fluturime që ulen dhe ngrihen nga aeroporti i Gjirokastrës”, tha Rama.

  • Stuhia e fortë, anulohen fluturimet dhe lëvizjet me trena në Pekin

    Stuhia e fortë, anulohen fluturimet dhe lëvizjet me trena në Pekin

    Bota E Shtunë, 12 Prill 2025 17:30
    Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet e trenave janë pezulluar pasi stuhitë e forta goditën Pekinin dhe rajonin verior të Kinës këtë të shtunë. Erërat e fuqishme, që arritën deri në 150 km/h, më të fortat që ka përjetuar kryeqyteti kinez në më shumë se gjysmë shekulli, teksa pritet të vazhdojnë.
    Deri në orën 11:30 me orën lokale, 838 fluturime ishin anuluar në dy aeroportet kryesore të Pekinit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shpërthimet e erës të shoqëruara me rërë dhe pluhur nga Mongolia kanë detyruar mbylljen e atraksioneve turistike dhe vendeve historike, ndërsa mijëra njerëz janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda për siguri.

    Shërbimet e trenave, përfshirë linjën e metrosë ekspres të aeroportit dhe disa linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, janë pezulluar gjithashtu. Parqet janë mbyllur, dhe shumë pemë të vjetra janë përforcuar ose shkurtuar për t’u përgatitur për goditjet e mundshme të erës. Pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga erërat, siç janë rrëzimi i pemëve dhe dëmtimi i automjeteve, nuk ka raporte për të lënduar.
    Banorët e Pekinit, të cilët janë paralajmëruar që të shmangin udhëtimet jo thelbësore, kanë qëndruar brenda, duke i dhënë qytetit një pamje më të zbrazët se zakonisht.
    Pekini ka shpallur alarmin e tij të parë portokalli për erëra të forta në një dekadë, ndërsa shpejtësia e erës ka arritur nivelin 11, që mund të shkaktojë dëme serioze, sipas autoriteteve meteorologjike kineze.

  • Stuhia më e fortë në më shumë se 50 vite, anulohen fluturimet dhe lëvizjet me trena në Pekin

    Stuhia më e fortë në më shumë se 50 vite, anulohen fluturimet dhe lëvizjet me trena në Pekin

    Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet e trenave janë pezulluar pasi stuhitë e forta goditën Pekinin dhe rajonin verior të Kinës këtë të shtunë.

    Erërat e fuqishme, që arritën deri në 150 km/h, më të fortat që ka përjetuar kryeqyteti kinez në më shumë se gjysmë shekulli, teksa pritet të vazhdojnë.
    Deri në orën 11:30 me orën lokale, 838 fluturime ishin anuluar në dy aeroportet kryesore të Pekinit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shpërthimet e erës të shoqëruara me rërë dhe pluhur nga Mongolia kanë detyruar mbylljen e atraksioneve turistike dhe vendeve historike, ndërsa mijëra njerëz janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda për siguri.
    Shërbimet e trenave, përfshirë linjën e metrosë ekspres të aeroportit dhe disa linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, janë pezulluar gjithashtu.
    Parqet janë mbyllur, dhe shumë pemë të vjetra janë përforcuar ose shkurtuar për t’u përgatitur për goditjet e mundshme të erës. Pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga erërat, siç janë rrëzimi i pemëve dhe dëmtimi i automjeteve, nuk ka raporte për të lënduar.
    Banorët e Pekinit, të cilët janë paralajmëruar që të shmangin udhëtimet jo thelbësore, kanë qëndruar brenda, duke i dhënë qytetit një pamje më të zbrazët se zakonisht.
    Pekini ka shpallur alarmin e tij të parë portokalli për erëra të forta në një dekadë, ndërsa shpejtësia e erës ka arritur nivelin 11, që mund të shkaktojë dëme serioze, sipas autoriteteve meteorologjike kineze.

    Top Channel

  • Kaosi në Kinë! Erërat e fuqishme dhe breshëri përfshijnë Pekinin, qindra fluturime të anuluara

    Kaosi në Kinë! Erërat e fuqishme dhe breshëri përfshijnë Pekinin, qindra fluturime të anuluara

    Qindra fluturime janë anuluar dhe linjat e trenave janë pezulluar pasi stuhitë goditën Pekinin dhe Kinën veriore të shtunën.
    Deri në orën 11:30 të shtunën, 838 fluturime ishin anuluar në dy aeroportet kryesore të kryeqytetit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
    Shpërthimet e erës deri në  150 km/h – më e forta në kryeqytetin kinez për më shumë se gjysmë shekulli, do të vazhdojnë gjatë fundjavës, duke detyruar mbylljen e atraksioneve dhe vendeve historike.

    A severe storm with significant hail caused havoc yesterday in Nanjing, Jiangsu Province, China.@yangyubin1998

    🎯ZetaTalk Followers know that powerful low-pressure weather systems develop along tectonic fault lines and places where land droops or rises, if land rises or falls… pic.twitter.com/JXROnPa6Ii
    — ZetaTalk Followers: Watch X, Planet X, aka Nibiru (@ZT_Followers) April 12, 2025

    Miliona njerëz u kërkuan të qëndrojnë brenda të premten, me disa media shtetërore që paralajmëruan se njerëzit që peshojnë më pak se 50 kg nuk duhet të dalin jashtë.
    Shërbimet e trenave duke përfshirë linjën e metrosë ekspres të aeroportit dhe disa linja hekurudhore me shpejtësi të lartë janë pezulluar. Parqet u mbyllën gjithashtu, me disa pemë të vjetra të përforcuara ose të shkurtuara në përgatitje, por gati 300 pemë tashmë janë rrëzuar në kryeqytet.
    Erërat e forta vijnë nga një sistem vorbullash të ftohtë mbi Mongoli dhe pritet të zgjasin gjatë fundjavës.
    Pekini lëshoi ​​alarmin e tij të parë portokalli për erëra të forta në një dekadë me erërat më të forta që priten të shtunën.
    Kina e mat shpejtësinë e erës me një shkallë që shkon nga niveli 1 në 17. Një erë e nivelit 11, sipas Administratës Meteorologjike të Kinës, mund të shkaktojë “dëme serioze”, ndërsa era e nivelit 12 sjell “shkatërrim ekstrem”.
    Erërat e kësaj fundjave pritet të lëvizin nga 11 deri në 13, me lehtësim të kushteve deri të dielën.
    /vizionplus.tv

  • Asnjë avion Tiranë-Greqi, anulohen 6 fluturime për shkak të grevës

    Asnjë avion Tiranë-Greqi, anulohen 6 fluturime për shkak të grevës

    Situata e grevës në Greqi prek edhe Shqipërinë. Të gjitha fluturimet me shtetin grek nga Tirana janë të anuluara këtë të mërkurë. Sipas të dhënave nga aeroporti ndrëkombëtar i Tiranës bëhet fjalë për 6 fluturime. Tre nga Tirana drejt Athinës dhe 3 nga kryeqyteti grek drejt Tiranes.
    Aeroporti “Nënë Terza” ka bërë një deklaratë të rëndësishëm për pasagjerët, ku njofton anulimin e fluturimeve të planifikuara për ditën e sotme për shkak të situatës në aeroportin e Athinës.

    “Këshillojmë pasagjerët të kontaktojnë kompaninë ajrore përkatëse për më shumë informacion mbi riorganizimin e udhëtimit dhe mundësitë e rimbursimit apo ri-programimit të biletave”, thuhet në deklaratën e aeroportit ndrëkombëtar të Tiranës.

  • Greva 24 orëshe në Greqi/ Asnjë avion Tiranë-Greqi, anulohen 6 fluturime

    Greva 24 orëshe në Greqi/ Asnjë avion Tiranë-Greqi, anulohen 6 fluturime

    Aeroporti “Nënë Terza” ka bërë një deklaratë të rëndësishëm për pasagjerët, ku njofton anulimin e fluturimeve të planifikuara për ditën e sotme për shkak të situatës në aeroportin e Athinës.
    Situata e grevës në Greqi prek edhe Shqipërinë. Të gjitha fluturimet me shtetin grek nga Tirana janë të anuluara këtë të mërkurë. Sipas të dhënave nga aeroporti ndrëkombëtar i Tiranës bëhet fjalë për 6 fluturime. Tre nga Tirana drejt Athinës dhe 3 nga kryeqyteti grek drejt Tiranes.
    “Këshillojmë pasagjerët të kontaktojnë kompaninë ajrore përkatëse për më shumë informacion mbi riorganizimin e udhëtimit dhe mundësitë e rimbursimit apo ri-programimit të biletave”, thuhet në deklaratën e aeroportit ndrëkombëtar të Tiranës.