Tag: fluks

  • Pushimet mbaruan, shqiptarët po largohen! Fluks i lartë në dalje të Kakavijës

    Pushimet mbaruan, shqiptarët po largohen! Fluks i lartë në dalje të Kakavijës

    Foto ilustruese

    KAKAVIJË- Pushimet e verës janë drejt fundit dhe emigrantët shqiptarë dalëngadalë kanë nisur të largohen nga Shqipëria drejt vendeve ku jetojë e punojnë. Kthimi i emigrantëve ka shkaktuar fluks në pikat kufitare të vendit. Pika Kufitare e Kakavijës ka regjistruar fluks të lartë të lëvizjës në të dyja anët e kufirit, veçanërisht në dalje nga Shqipëria. 
    Sipas të dhënave zyrtare, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11.778 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.953 kanë hyrë në Shqipëri dhe 7.825 kanë dalë drejt Greqisë. Po ashtu, janë evidentuar 3.884 mjete në qarkullim, ku 1.195 kanë hyrë, ndërsa 2.689 kanë dalë nga territori shqiptar.
    Lidhur me këtë situatë, autoritetet kanë shtuar sportelet për përballimin e fluksit dhe evitimin e radhëve të gjata në pritje. Pala shqiptare po operon me 3 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërkohë që edhe autoritetet greke kanë shtuar numrin e sporteleve për të përballuar fluksin. Lëvizja e shtuar në Kakavijë pritet të vijojë gjatë gjithë kësaj jave dhe në ditët e para të muajit shtator./ZËRI

  • Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm katër ditë

    Porti i Durrësit

    DURRËS- Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë dhe dalin nga vendi. Gjatë kësaj fundjave është regjistruar një numër i lartë hyrje daljesh nga Porti i Durrësit. Autoriteti Portual i Durrësit ka publikuar përditësimin e lëvizjeve të pasagjerëve dhe automjeteve gjatë periudhës 14-17 gusht 2025 në Terminalin e Trageteve të portit. 10 891 pasagjerë dhe 2 881 automjete kanë hyrë në territorin shqiptar gjatë këtyre 4 ditëve. Në anën tjetër, 22 436 pasgjerë dhe 6 mijë automjete kanë dalë nga territori shqiptar. 
    Që prej nisjes së sezonit turistik, Porti i Durrësit ka regjistruar fluks në rritje, duke e konsoliduar atë si portën kryesore të hyrjes dhe daljes detare të Shqipërisë. Për të përballuar situatën, Autoritetit Portual ka bërë me dije se janë marrë të gjitha masat për të garantuar një kalim të sigurt dhe të rregullt të pasagjerëve dhe automjeteve./ZËRI
     
     
     
     
     

  • Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës

    Fluks vizitorësh në sitet historike në Durrës

    Në gjysmën e dytë të gushtit, Durrësi ka përjetuar një fluks të lartë vizitorësh, jo vetëm në bregdet, por edhe në sitet arkeologjike dhe historike të qytetit.
    Amfiteatri, Torra Veneciane, Hamami mesjetar, si dhe monumente të tjera të kulturës, po vizitohen çdo ditë nga turistë vendas e të huaj.
    “Ne kemi pasur një fluks shumë të madh vizitorësh, jo vetëm në kullën veneciane të qytetit të Durrësit, po në të gjitha monumentet”, tha Ina Aljazi, specialiste pranë Qendrës Muzeore Durrës.
    Vetëm në Torrën Veneciane, një nga pikat më tërheqëse të qytetit, mbi 6 mijë vizitorë kanë hyrë gjatë këtij viti, duke treguar interesin e madh që zgjon trashëgimia kulturore e Durrësit.
    “Vizitorët kanë qenë të vendeve të ndryshme. Dominojnë vizitorët nga Evropa perëndimore, Evropa lindore, duke përfshirë polakët, italianët, anglezët”, shtoi Aljazi.
    Shumë prej vizitorëve thonë se, përveç detit, bukuria e qytetit dhe mikpritja i shtyjnë të mendojnë për t’u rikthyer sërish.
    “Është hera e parë që vi në Durrës. Është një vend shumë i bukur, shumë i këndshëm. Kam vizituar plazhin dhe mendoj që do të rikthehemi sërish këtu.”
    “Që prej dy ditësh jam në Durrës, ndërsa në Shqipëri prej 7 ditësh. Kam vizituar Tiranën dhe Beratin, dhe nesër ikim në Bari. Është një qytet shumë i bukur.”
    “Jemi nga Parisi. Është dita e parë në Durrës. Është një vend i bukur, na pëlqen.”

    Durrësi mbetet një prej destinacioneve kryesore të Shqipërisë për turizmin kulturor dhe bregdetar, duke mirëpritur çdo ditë vizitorë nga vende të ndryshme të botës.

    Tv Klan

  • Rritet fluksi në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm katër ditë

    Rritet fluksi në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm katër ditë

    Gjatë fundjavës ka patur një fluks të madh të udhëtarëve që kanë hyrë apo dalë nga Porti i Durrësit.

    Këtë të martë, më 19 gusht, Autoriteti Portual i Durrësit ka publikuar një raport të përditësuar mbi lëvizjen e pasagjerëve dhe automjeteve gjatë periudhës 14-17 gusht 2025 në Terminalin e Trageteve të portit.

    Gjatë këtyre katër ditëve, në hyrje drejt territorit shqiptar kanë kaluar 10 mijë e 891 pasagjerë dhe 2 mijë e 881 automjete, ndërsa në anën tjetër, nga Shqipëria drejt destinacioneve të jashtme janë nisur 22 mijë e 436 pasagjerë dhe 6 mijë e një automjete.

    Ky fluks i lartë tregon një aktivitet të shtuar në sezonin turistik veror, duke reflektuar rritjen e lëvizjes së qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin rrugën detare si një opsion kryesor për udhëtimet ndërkombëtare, sidomos të atyre që kthehen nga emigracioni për pushime në atdhe dhe e anasjellta gjatë gushtit.

    Sipas Autoritetit Portual janë marrë të gjitha masat për të garantuar një kalim të sigurt dhe të rregullt të pasagjerëve dhe automjeteve, duke përfshirë kontrolle të thelluara dhe procedura të përshpejtuara për të shmangur vonesat dhe grumbullimet.

  • Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë

    Fluks në Portin e Durrësit, mbi 33 mijë udhëtarë kanë hyrë dhe dalë në vetëm 4 ditë

    Gjatë fundjavës ka patur një fluks të madh të udhëtarëve që kanë hyrë apo dalë nga Porti i Durrësit.
    Këtë të martë, më 19 gusht, Autoriteti Portual i Durrësit ka publikuar një raport të përditësuar mbi lëvizjen e pasagjerëve dhe automjeteve gjatë periudhës 14-17 gusht 2025 në Terminalin e Trageteve të portit.
    Gjatë këtyre katër ditëve, në hyrje drejt territorit shqiptar kanë kaluar 10 mijë e 891 pasagjerë dhe 2 mijë e 881 automjete, ndërsa në anën tjetër, nga Shqipëria drejt destinacioneve të jashtme janë nisur 22 mijë e 436 pasagjerë dhe 6 mijë e një automjete.
    Ky fluks i lartë tregon një aktivitet të shtuar në sezonin turistik veror, duke reflektuar rritjen e lëvizjes së qytetarëve dhe turistëve që zgjedhin rrugën detare si një opsion kryesor për udhëtimet ndërkombëtare, sidomos të atyre që kthehen nga emigracioni për pushime në atdhe dhe e anasjellta gjatë gushtit.
    Sipas Autoritetit Portual janë marrë të gjitha masat për të garantuar një kalim të sigurt dhe të rregullt të pasagjerëve dhe automjeteve, duke përfshirë kontrolle të thelluara dhe procedura të përshpejtuara për të shmangur vonesat dhe grumbullimet./tvklan

  • ‘Manipulim monstruoz’, Berisha: Rama ka kapur INSTAT për të fshehur krizën e eksporteve

    ‘Manipulim monstruoz’, Berisha: Rama ka kapur INSTAT për të fshehur krizën e eksporteve

    Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza kundrejt INSTAT se po mashtron duke përllogaritur si eksporte mallrat që kalojnë transit për në Kosovë.
    Berisha pretendon se INSTAT po paraqet një realitet të rremë në sektorin e eksporteve, pasi sipas tij, fluksi i madh i eurove që vijnë me kontejnerë, mikorbusë apo mjete të tjera nga karteli i drogës, ka zhvlerësuar ndjeshëm euron dhe ka shkatërruar sektorin eksportues.
    Në këtë kuadër, Berisha pretendon se INSTAT ka manipuluar të dhënat publike dhe po fsheh situatën reale të ekonomisë shqiptare.
    “INSTAT, dhe jo vetëm ai, i kanë lejuar vetes të mashtrojnë, të gënjejnë, t’u paraqesin shqiptarëve një realitet të kundërt nga ai që është në raport me një sektor jetik të ekonomisë siç janë eksportet. Eksportet, për shkak të narkoeuros, shkaku madhor dhe më përcaktues është fluksi i miliarda, miliarda eurove me kontejnerë, me mikrobusa, me autobusa dhe mjete të tjera i karteleve të drogës që hyjnë në Shqipëri. Ky fluks ka rrëzuar përtokë euron në Shqipëri. Ky fluks ka zhvlerësuar euron në raportin me vitin 2014, 35 përqind. Ky fluks, ndërmarrjet që punojnë me euro dhe që janë që të gjitha ndërmarrjet e eksportit, i ka goditur në mënyrë fatale. Shumë, shumë vështirë të ketë një ndërmarrje eksporti, për të mos thënë e pamundur, me një fitim 30 apo 35 përqind. Çfarë akti monstruoz ka bërë Edi Rama me Institutin e tij të Statistikave për të fshehur këtë dramë të madhe të ekonomisë shqiptare, të shkaktuar nga narkoeuro”, deklaroi Berisha.

  • Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

    Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

    Pikat kufitare po përjetojnë një fluks të madh, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve në atdhe dhe hyrjes së turistëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm.
    Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5062 shtetas (3696 shqiptarë dhe 1366 të huaj), ndërsa kanë dalë 8087 shtetas (5529 shqiptarë dhe 2558 të huaj). Shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme të daljes së emigrantëve që kthehen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë.

    Në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë hyrë gjithsej 4934 shtetas (1444 shqiptarë dhe 3490 të huaj), ndërsa kanë dalë 4580 shtetas (1341 shqiptarë dhe 3239 të huaj). Këtu vihet re fluksi i lartë i turistëve të huaj që po hyjnë për të pushuar në vendin tonë. Në total, gjatë ditës së djeshme, nëpërmjet këtyre dy pikave kufitare kanë hyrë 9996 shtetas, ndërsa kanë dalë 12,667 shtetas.

  • Fluks i lartë në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kaluan kufirin në 24 orë

    KAKAVIJË- Pika kufitare e Kakavijës ka regjistruar një fluks të lartë lëvizjesh në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar. Sipas të dhënave zyrtare, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje. Këto shifra kanë shënuar rritje prej 685 shtetasish më shumë, në krahasim me një ditë më parë. Gjithashtu, gjatë së njëjtës periudhë kanë kaluar 4,369 mjete, përkatësisht 1,532 në hyrje dhe 2,837 në dalje.
    Lidhur me këtë situatë, autoritetet kanë marrë masat për përballimin dhe evitimin e radhëve të gjata. Pala shqiptare ka vënë në funksion 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të qarkullimit të udhëtarëve. Ashtu siç u paralajmërua më herët nga ekspertët, fluksi i lëvizjeve në pikat kufitare të vendit kanë regjistruar shifrat më të larta në mesin e muajit Gusht./ZËRI

  • Fluks i lartë lëvizjesh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orët e fundit

    Fluks i lartë lëvizjesh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kalojnë kufirin në 24 orët e fundit

    Një fluks i shtuar lëvizjesh është regjistruar në pikën kufitare të Kakavijës, si në hyrje ashtu edhe në dalje të territorit shqiptar. Për të përballuar këtë situatë, pala shqiptare ka vënë në funksion 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të qarkullimit të udhëtarëve.
    Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje. Në krahasim me ditën pararendëse të muajit, kjo shënon një rritje prej 685 shtetasish më shumë. Gjithashtu, gjatë së njëjtës periudhë kanë kaluar 4,369 mjete, përkatësisht 1,532 në hyrje dhe 2,837 në dalje.

  • Fluks i lartë udhëtarësh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kaluan kufirin në 24 orë

    Fluks i lartë udhëtarësh në Kakavijë, mbi 13 mijë shtetas kaluan kufirin në 24 orë

    Fluks i shtuar lëvizjesh në Kakavijë në hyrje dhe në dalje të territorit shqiptar. Për të përballuar fluksin, pala jonë po punon me 4 sportele në dalje dhe 3 sportele në hyrje, duke garantuar ecurinë normale të lëvizjes së udhëtarëve.
    Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë kaluar gjithsej 13,611 shtetas, nga të cilët 5,595 në hyrje dhe 8,016 në dalje.

    Krahasuar me ditën pararendëse të muajit, kjo shënon një rritje prej 685 shtetasish më shumë.Po ashtu, janë përpunuar gjithsej 4,369 mjete, nga të cilat 1,532 në hyrje dhe 2,837 në dalje.