Tag: fluks

  • Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

    Fluks i lartë automjetesh në rrugën Tiranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar

    Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të premte në aksin Tiranë–Elbasan.
    Lëvizja e shtuar ka sjellë ngadalësim të qarkullimit që nga Tuneli i Krrabës e deri në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa situata është rënduar ndjeshëm në hyrje të Elbasanit, ku trafiku është pothuajse i paralizuar.
    Sipas drejtuesve te policisë rrugore në terren, kolonat lëvizin me ritëm shumë të reduktuar, ndërsa në disa momente qarkullimi ka mbetur i bllokuar për disa minuta.
    Shërbime të shtuara të Policisë Rrugore ndodhen në disa pika të aksit me problematik në Shqipëri për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale, ndërsa u është bërë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme që mund të rëndojnë më tej trafikun.

  • Festat 28-29 Nëntori/ Fluks i lartë në Kapshticë, po punohet me sportele të shtuara

    Festat 28-29 Nëntori/ Fluks i lartë në Kapshticë, po punohet me sportele të shtuara

    kapshtice

    KAPSHTICË- Pika Kufitare e Kapshticës ka regjistruar një fluks të lartë udhëtarësh që prej mëngjesit të sotëm, 28 nëntor, ku dhjetëra mjete i janë drejtuar shtetit greke në këtë ditë feste dhe fundjave. Radhë të gjatë kilometrike, mjete që presin për të kaluar kufirin, kjo ishte panorama e kufirit të Kapshticës. 
    Megjithatë, situata është përmisuar me kalimin e orëve, trafiku është më hyrje dhe dalje, pasi po operohet me sportele të shtuara nga të dyja palët. Bëhet me dije se pala shqiptare dhe ajo greke po operojnë me 5 sportele, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata. 
    Pala shqiptare ka qenë vazhdimisht në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë për të marrë masa që të shmanget pritja në radhë dhe të ulet fluksi i qarkullimit./ZËRI

  • Festat mbledhin familjet shqiptare/ Fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kapshticës, sistemi i ngarkuar…

    Festat mbledhin familjet shqiptare/ Fluks emigrantësh në pikën kufitare të Kapshticës, sistemi i ngarkuar…

    Fluks i shtuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku dhjetëra mjete po i drejtohen shtetit grek në këtë ditë feste dhe fundjave. Sipas informacioneve, pala shqiptare punon me tre sportele në dalje, ndërsa mësohet se pala greke funksionon me sistemin e ri dhe herë pas here has probleme çka ka sjellë dhe këtë fluks.
    Mjetet janë duke pritur në rradhë për të kaluar kufirin.
    Nga ana tjetër, pala shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë për të marrë masa që të shmanget pritja në rradhë dhe të ulet fluksi i qarkullimit.

  • Festa e Pavarësisë dhe ditët e pushimeve, fluks në doganën e Kapshticës, shqiptarët festojnë në shtetin fqinj

    Festa e Pavarësisë dhe ditët e pushimeve, fluks në doganën e Kapshticës, shqiptarët festojnë në shtetin fqinj

    Fluks i shtuar në pikën kufitare të Kapshticës, ku dhjetëra mjete po i drejtohen shtetit grek për shkak të ditëve të pushimit në sajë të Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.  

    Sipas informacioneve, pala shqiptare punon me tre sportele në dalje, ndërsa mësohet se pala greke funksionon me sistemin e ri dhe herë pas here has probleme çka ka sjellë dhe këtë fluks.
    Mjetet janë duke pritur në radhë për të kaluar kufirin. Nga ana tjetër, pala shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me homologët grekë për të marrë masa që të shmanget pritja në radhë dhe të ulet fluksi i qarkullimit.

    Top Channel

  • Fluks turistësh në Berat/ Rritet numri i vizitorëve, muzeu “Onufri” mbetet destinacioni i preferuar

    Fluks turistësh në Berat/ Rritet numri i vizitorëve, muzeu “Onufri” mbetet destinacioni i preferuar

    Qyteti historik i Beratit po përjeton një fluks të lartë turistësh këtë sezon vjeshte, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë se është një nga destinacionet më të preferuara në Shqipëri.

    Vizitorë nga vende të ndryshme, si dhe turistë vendas, kanë zgjedhur të eksplorojnë qytetin e një mbi një dritareve, ku historia, kultura dhe arkitektura bashkohen në harmoni të veçantë.Pas vizitës në jug ky i ri erdhi në Berat ku ka mbetur i mahnitur nga ajo që po shikon në këtë qytet
    Një ndër ndalesat më të vizituara mbetet Muzeu Ikonografik “Onufri”, i cili ruan dhe ekspozon disa nga ikonat më të rralla dhe më të çmuara të artit bizantin shqiptar. Vëmendje të veçantë tërheqin veprat e mjeshtrit Onufri dhe të birit të tij, Nikolla, të cilët i kanë dhënë identitet të veçantë ikonografisë shqiptare.
    Ky grup turistësh nga Spanja tregon se kishin dëgjuar shumë për Shqipërinë dhe lexuar në libra për një vend të bukur.
    “Ajo që ata pëlqejnë më shumë është historia që mbart ky vend  mbi monumentet dhe në lidhje me komunizmin”, shprehet një vizitor nga Spanja.
    Ajo që vihet re është dhe kohëzgjatja e ditëve të qëndrimit e cila në disa grupe arrin në 15 ditë qëndrimi.
    Drejtori i muzeut tregon rritje të vizitave ditore dhe interes të shtuar sidomos nga grupet turistike të huaja.
    Ky trend pozitiv tregon se Berati po forcohet gjithnjë e më shumë si një qendër e rëndësishme e turizmit kulturor në vend.
     

    Top Channel

  • Botërori 2026/ Fluks i madh apilikimesh për bileta, 1.5 milion të regjistruar

    Botërori 2026/ Fluks i madh apilikimesh për bileta, 1.5 milion të regjistruar

    Jemi vetëm 24 orë larg deri në hapjen e regjistrimeve për Shortin Parashitës të biletave për Kupën e Botës FIFA 26. FIFA ka marrë një fluks të madh aplikimesh nga e gjithë bota, me mbi 1.5 milion tifozë nga 210 vende që janë regjistruar.

    Kërkesa më e lartë deri më tani ka ardhur nga tifozët në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, të ndjekur nga homologët e tyre në Argjentinë, Kolumbi, Brazil, Angli, Spanjë, Portugali dhe Gjermani.

    “Numri i lartë i regjistrimeve të marra është një dëshmi e entuziazmit të madh të gjeneruar në të gjithë botën nga Kupa e Botës FIFA 26 dhe rëndësisë së tij në historinë e futbollit”, tha Heimo Schirgi, Drejtor Operacional i Kupës së Botës FIFA 26.

    Shorti Parashitës i Visa-s është faza e parë e shitjes së biletave për turneun. Sipas hamendësimëve të para një biletë për ndeshjet e grupeve shkon në 60 dollarë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Plazhet e veriut të zbrazura? Trafik kilometrik në rrugët kryesore

    Plazhet e veriut të zbrazura? Trafik kilometrik në rrugët kryesore

    Rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës janë të mbushura me fluks të lartë automjetesh në këtë fundjavë të parë të muajit shtator. Largimi i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit, Tales dhe Velipojës po shoqërohet me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje.
    Situata më problematike paraqitet në rrugën që lidh Shëngjinin me superstradën dhe në aksin Lezhë-Milot. Prej disa orësh është krijuar radhë kilometrike automjetesh, ndërsa policia rrugore është vendosur në disa pika për të krijuar sadopak lehtësim në lëvizje.
    Kjo fundjavë me mot me diell dhe temperatura të larta solli fluks të lartë pushuesish në bregdet, duke sjellë dhe këtë situatë kaotike në lëvizje.

  • Rreth 10 mijë hyrje-dalje/ Fluks i shtuar këtë fundjavë në sportelet e doganës së Kakavijës

    Rreth 10 mijë hyrje-dalje/ Fluks i shtuar këtë fundjavë në sportelet e doganës së Kakavijës

    Këtë fundjavë në doganën e Kakavijës është regjistruar një fluks i shtuar në sportele. Shkak për situatën janë bërë lëvizjet e shumta në dalje, teksa emigrantët shqiptarë rikthehen në shtetin grek pas pushimeve të verës.
    Sipas Policisë Kufitare në Kakavijë janë përpunuar 9,527 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3,841 në hyrje dhe 5,686 në dalje.
    Gjithashtu janë regjistruar 3,107 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 1,265 në hyrje dhe 1,842 në dalje.
    Sipas informacioneve, Policia Kufitare punon me 3 sportele në hyrje dhe 4 në dalje. Për shkak të fluksin, edhe pala greke ka përshpejtuar procedurat për kontrollin e dokumenteve në sportelet e doganës greke.
    Ditët e fundit të muajit gusht shoqërohen tipikisht me lëvizje të shtuara dhe fluks në doganat e vendit, prej lëvizjeve nga shtetasit dhe automjetet në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

  • Emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve, fluks në pikën kufitare të Kakavijës

    Emigrantët kthehen në Greqi pas pushimeve, fluks në pikën kufitare të Kakavijës

    Gjatë fundjavës në doganën e Kakavijës po regjistrohet një fluks i shtuar në sportelet e daljes nga Shqipëria ndërsa rikthehen në shtetin grek emigrantët e fundit që kaluan pushimet e verës në vendlindje.

    Sipas Policisë Kufitare në Kakavijë janë përpunuar 9.527 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 3.841 në hyrje dhe 5.686 në dalje, si dhe 3.107 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1.265 në hyrje dhe 1.842 në dalje. Pjesë e fluksit të lëvizjes në kufi janë edhe turistët nga vende të ndryshme.

    Policia Kufitare punon me 3 sportele në hyrje dhe 4 në dalje ndërkohë që edhe pala greke ka përshpejtuar procedurat në sportelet e kontrollit të dokumenteve.

    Përgjatë verës dogana e Kakavijës u përball me një fluks të lartë të këmbësorëve dhe automjeteve që lëvizën në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

  • “Gripi i stomakut”/ Fluks i shtuar, rritje e rasteve me viroza pas pushimeve verore

    “Gripi i stomakut”/ Fluks i shtuar, rritje e rasteve me viroza pas pushimeve verore

    Periudha pos pushime sjell fluks të shtuar të pacientëve te bluzat e bardha, për shkak të virozave të stinës. Sipas mjekëve ajo që po dominon është viroza e stomakut, e cila shkakton diarre dhe të vjella.
    “Fluksi ka qenë i shtuar për shkak të temperaturave, plazhit…. Në këtë stinë vere ajo që ka dominuar ka qenë gripi i stomakut, që shkaktohet nga viruset e bakteret. Simptomat të shprehura me të vjella e lodhje të theksuar”.
    Sipas specialistëve, kjo virozë zgjatë disa ditë, dhe për të shmangur komplikacionet e rënda siç mund të jenë ata pulmonare, bluzat e bardha këshillojnë kontaktin me mjekun.
    “Simptomë që zgjat deri në 7 ditë, dhimbje fyti, koke apo artikulare. Le të tregohet kujdesi i duhur ndaj simptomatikës, kontakto i parë duhet të jetë mjeku, kujdesi për dehidritimin, temperaturës. Marrja e antipiretikave”.
    Përveç virozës së stomakut, në vendin tonë po qarkullojnë edhe viruse të tjera si COVID-19, apo ato respiratore.
    Në çdo rast mjekët kërkojnë vlerësim të situatës nga specialistët dhe të shmanget vetëmjekimi, pasi mund të sjell përkeqësim të gjendjes, dhe jo trajtim të saj,