Tag: flotiljes

  • Anija humanitare për Gazën, Izraeli nis deportimin e aktivistëve francezë, italianë e grekë

    Anija humanitare për Gazën, Izraeli nis deportimin e aktivistëve francezë, italianë e grekë

    Një grup prej 28 shtetasish francezë, të cilët morën pjesë në flotiljen Global Sumud, e ndaluar javën e kaluar nga Izraeli ndërsa transportonte ndihma humanitare për në Gaza do të largohen ditën e nesërme.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme Franceze, aktivistët francezë do të nisen në orën 16:00 drejt Athinës dhe më pas do të vazhdojnë udhëtimin drejt Francës.
    “Pas një vizite konsullore të premten, një vizitë e dytë u zhvillua sot, të dielën, në burgun Kjiot. Ekipet tona u takuan me të gjithë bashkatdhetarët tanë, të cilët janë në gjendje të mirë”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë, Pascal Confavre, në një postim në platformën X.

    Après une première visite consulaire vendredi – que la France a été la seule à pouvoir mener auprès de l’ensemble de ses ressortissants détenus – une seconde visite consulaire a eu lieu ce dimanche à la prison de Ktziot.
    Nos équipes ont pu rencontrer tous nos compatriotes, qui…
    — Pascal Confavreux (@PorteParole_MAE) October 5, 2025

    Ndërkohë, gazeta italiane La Stampa raporton se 15 aktivistët italianë të flotiljes pritet të largohen nesër me një fluturim çarter, gjithashtu përmes Athinës. Ata do të udhëtojnë së bashku me 27 anëtarët grekë të flotiljes.
    Të dielën, në Romë dhe Milano kanë mbërritur edhe 26 aktivistë të tjerë që ishin arrestuar nga forcat izraelite gjatë ndalimit të flotiljes të mërkurën e kaluar.
    Sipas burimeve mediatike, 15 aktivistët italianë që pritet të lirohen nesër pasi kishin refuzuar të firmosnin dokumentin e largimit vullnetar nga territori izraelit. Fillimisht ishte njoftuar se ata do të përballeshin me një proces gjyqësor përpara se të deportoheshin, por duket se kjo është shmangur.

    Top Channel

  • Arrestimi i 27 grekëve në flotiljen për Gazën, Greqia dërgon notë proteste ndaj Izraelit

    Arrestimi i 27 grekëve në flotiljen për Gazën, Greqia dërgon notë proteste ndaj Izraelit

    Athina zyrtare ka dërguar një notë proteste të fuqishme ndaj ambasadorit të Izraelit në Greqi për kërcënimet e Tel Avivit pas ndërhyrjes së ushtrisë izraelite ndaj flotiljes ndërkombëtare të solidaritetit “Global Sumud Flotilla”, që kishte destinacionin Gazën.

    Me urdhër të Ministrit të Jashtëm, Georgios Gerapetritis, pasditen e së premtes përveç demarsheve verbale që ishin zhvilluar më herët, është dërguar edhe kjo notë pas deklaratave të ministrit izraelit të Sigurisë që kërkoi burgosjen e aktivistëve ,mes tyre 27 qytetarë grekë, prej të cilëve një deputete e Parlamentit si dhe dy gazetarë nga Selaniku.
    Forcat israelite ndaluan mbi 40 anije dhe arrestuan rreth 400 aktivistë të Flotiljes Global Sumud, iniciativës humanitare ndërkombëtare për të dërguar ndihma në Gaza . Një delegacion i Ambasadës Greke në Tel Aviv vizitoi të ndaluarit në qendrën e paraburgimit për t’u ofruar ndihmën e nevojshme. Zyrtarisht konfirmohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, ndërsa autoritetet greke po përpiqen për riatdhesimin e shpejtë të tyre.
    Ngjarja ka shkaktuar reagime politike të forta nga partitë e opozitës. PASOK, SYRIZA, Nisma “Lundrimi I Lirisë” dhe “E Majta e Re” nënshkruan një deklaratë të përbashkët, duke e cilësuar ndërhyrjen izraelite si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të 27 qytetarëve.
    Ndërkohë, në Athinë djeu zhvillua një protestë e re para Ministrisë së Jashtme, në shenjë solidariteti me Gazën dhe të ndaluarit e flotiljes. ku morën pjesë përfaqësues të shoqatave paqësore, sindikalistë, studentë dhe aktivistë të organizatave ndërkombëtare si “March to Gaza” dhe “Stop the War”.Pavarësisht tensioneve diplomatike dhe protestave në rrugë, mesazhi i përbashkët nga opozita dhe shoqëria civile është i qartë: lirimi dhe kthimi i menjëhershëm i shtetasve grekë në atdhe.

    Top Channel

  • Mbi 2 milionë protestues në 100 sheshe të Italisë për Gazën, përplasje të forta me policinë

    Mbi 2 milionë protestues në 100 sheshe të Italisë për Gazën, përplasje të forta me policinë

    Marshime në 100 qytete janë zhvilluar të Italisë dhe sheshe të mbushura plot për protestën në mbështetje të Flotiljes dhe popullit të Gazës.

    Përleshje dhe tensione shpërthyen nga Torino në Milano, nga Bolonja në Ferrara, midis protestuesve dhe forcave të rendit në ditën e grevës së përgjithshme për Gazën dhe Flotiljen Palestineze.

    Thirrja e tubimit për Palestinën është “Bllokoni gjithçka”.

    Protestuesit kanë hedhur objekte dhe gurë, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Rrugët janë bllokuar në disa qytete, ndërsa transporti po përjeton ndërprerje, veçanërisht për trenat, me vonesa dhe anulime. Në Piza, protestuesit pushtuan pistën e aeroportit, ndërsa fluturimet janë pezulluar.

    Mediat italiane bëjnë të ditur se tensioni është i lartë në Bolonjë, ku janë raportuar incidente që nga mbrëmja e së enjtes, dhe një protestues i goditur nga një bombol gazi lotsjellës rrezikon të humbasë njërin sy. Në zonën e Bolonjës, autostrada A14 midis Borgo Panigale dhe San Lazzaro është mbyllur, ndërsa portet e Livornos dhe Napolit janë bllokuar, duke ndikuar në lidhjet me ishujt. Protestat në qytete janë intensifikuar këtë pasdite.

    Pas demonstratave pro-palestineze në të gjithë Italinë, me universitete të pushtuara, linja treni të bllokuara dhe përplasje, sindikatat kanë bërë thirrje për një protestë të bashkuar.

    “Mobilizimi i sotëm ishte një sukses: më shumë se 2 milionë njerëz dolën në rrugë për të marrë pjesë në marshimet e mbajtura në mbi 100 qytete italiane për grevën e përgjithshme kombëtare në mbrojtje të Flotiljes, të vlerave kushtetuese, për të ndaluar gjenocidin dhe në mbështetje të popullit të Gazës. 300,000 njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit”, njoftoi CGIL në një deklaratë. “Sipas të dhënave të marra deri më tani pjesëmarrja mesatare kombëtare në grevën e përgjithshme është rreth 60%”, vazhdoi sindikata.

    Deklarata e sindikatës thekson se dita “u karakterizua nga një atmosferë paqësore dhe demokratike. Punëtorët, qytetarët dhe studentët ngritën zërin e tyre në mbështetje të Flotiljes Globale Sumud dhe në solidaritet me aktivistët e arrestuar, për paqe dhe për të riafirmuar të drejtën ndërkombëtare. Mobilizimi vazhdon. Takimi i radhës do të jetë në Romë për demonstratën kombëtare më 25 tetor”.

    Demonstratat e sotme panë “pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe të pashembullt të të rinjve, të cilët kërkojnë një të ardhme paqeje dhe drejtësie sociale, me punësim të qëndrueshëm dhe një luftë kundër punësimit të pasigurt”. Ky ishte komenti i Sekretarit të CGIL, Maurizio Landini, pas lajmit se mbi 2 milionë njerëz ishin bashkuar në demonstrata.

  • Mbi 2 milionë protestues në 100 sheshe të Italisë për Gazën, përplasje dhe tensione me policinë

    Mbi 2 milionë protestues në 100 sheshe të Italisë për Gazën, përplasje dhe tensione me policinë

    Marshime në 100 qytete janë zhvilluar të Italisë  dhe sheshe të mbushura plot për protestën në mbështetje të Flotiljes dhe popullit të Gazës. Përleshje dhe tensione shpërthyen nga Torino në Milano, nga Bolonja në Ferrara, midis protestuesve dhe forcave të rendit në ditën e grevës së përgjithshme për Gazën dhe Flotiljen Palestineze. Thirrja e tubimit për Palestinën është “Bllokoni gjithçka”. Protestuesit po hedhin objekte dhe gurë dhe policia po përgjigjet me gaz lotsjellës. Rrugët janë bllokuar në disa qytete, ndërsa transporti po përjeton ndërprerje, veçanërisht për trenat, me vonesa dhe anulime. Në Piza, protestuesit pushtuan pistën e aeroportit, ndërsa fluturimet janë pezulluar.
    Mediat italiane bëjnë të ditur se tensioni është i lartë në Bolonjë, ku janë raportuar incidente që nga mbrëmja e së enjtes, dhe një protestues i goditur nga një bombol gazi lotsjellës rrezikon të humbasë njërin sy. Në zonën e Bolonjës, autostrada A14 midis Borgo Panigale dhe San Lazzaro është mbyllur, ndërsa portet e Livornos dhe Napolit janë bllokuar, duke ndikuar në lidhjet me ishujt. Protestat në qytete janë intensifikuar këtë pasdite.
    Pas demonstratave pro-palestineze në të gjithë Italinë , me universitete të pushtuara, linja treni të bllokuara dhe përplasje, sindikatat kanë bërë thirrje për një protestë të bashkuar.
    “Mobilizimi i sotëm ishte një sukses: më shumë se 2 milionë njerëz dolën në rrugë për të marrë pjesë në marshimet e mbajtura në mbi 100 qytete italiane për grevën e përgjithshme kombëtare në mbrojtje të Flotiljes, të vlerave kushtetuese, për të ndaluar gjenocidin dhe në mbështetje të popullit të Gazës. 300,000 njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit”, njoftoi CGIL në një deklaratë. “Sipas të dhënave të marra deri më tani pjesëmarrja mesatare kombëtare në grevën e përgjithshme është rreth 60%”, vazhdoi sindikata.
    Deklarata e sindikatës thekson se dita “u karakterizua nga një atmosferë paqësore dhe demokratike. Punëtorët, qytetarët dhe studentët ngritën zërin e tyre në mbështetje të Flotiljes Globale Sumud dhe në solidaritet me aktivistët e arrestuar, për paqe dhe për të riafirmuar të drejtën ndërkombëtare. Mobilizimi vazhdon. Takimi i radhës do të jetë në Romë për demonstratën kombëtare më 25 tetor”.
    Demonstratat e sotme panë “pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe të pashembullt të të rinjve, të cilët kërkojnë një të ardhme paqeje dhe drejtësie sociale, me punësim të qëndrueshëm dhe një luftë kundër punësimit të pasigurt”. Ky ishte komenti i Sekretarit të CGIL, Maurizio Landini, pas lajmit se mbi 2 milionë njerëz ishin bashkuar në demonstrata.

  • Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë dhe anulon marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

    Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë dhe anulon marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

    Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka njoftuar dëbimin e të gjithë delegacionit diplomatik izraelit nga vendi i tij, pas raportimeve se forcat izraelite kanë ndaluar dy shtetas kolumbianë që ndodheshin në një flotilje ndihmash me destinacion Gazën.
    Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Petro deklaroi gjithashtu anulimin e menjëhershëm të marrëveshjes së tregtisë së lirë midis Kolumbisë dhe Izraelit.
    “Nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një krim të ri ndërkombëtar nga Netanyahu,” shkroi presidenti i majtë, duke iu referuar deklaratave të flotiljes Global Sumud, e cila raportoi se dy shtetas kolumbianë janë ndaluar nga forcat izraelite.
    Izraeli i ka mohuar të gjitha akuzat për krime lufte, përfshirë ato për gjenocid në Gaza.
    Ky vendim i fortë vjen në vazhdën e tensioneve në rritje mes Kolumbisë dhe Izraelit. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara i revokuan vizën Petro-s, pasi ai mori pjesë në një protestë pro-palestineze gjatë qëndrimit të tij në New York, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    30 anije të flotiljes ende drejt Gazës
    Organizatorët e flotiljes Global Sumud kanë bërë të ditur në një postim në Telegram se 30 anije janë ende në lëvizje drejt Gazës, dhe ndodhen rreth 46 milje detare larg bregut të enklavës palestineze, në orët e para të ditës së enjte.
    Reuters shkruan se Izraeli kishte filluar ndërhyrjen ndaj flotiljes kur anijet arritën 70 milje detare larg bregdetit. Deri më tani, 13 anije janë ndalur nga marina izraelite, dhe pasagjerët e tyre janë transferuar në një port izraelit.
    Organizatorët e flotiljes theksojnë se qëllimi i tyre është ofrimi i ndihmës humanitare në Gaza, përfshirë ushqime dhe ilaçe, për popullsinë e prekur rëndë nga luftimet dhe bllokada.

  • Terror apo siguri kombëtare? Izraeli përplas anijet me ndihma, arrestohet sërish Greta Thunberg (VIDEO)

    Terror apo siguri kombëtare? Izraeli përplas anijet me ndihma, arrestohet sërish Greta Thunberg (VIDEO)

    Forcat izraelite kanë ndaluar 13 anije që transportonin aktivistë të huaj dhe ndihma për në Gaza, por 30 anije të tjera vazhdojnë të lundrojnë drejt enklavës palestineze të shkatërruar nga lufta, thanë të enjten organizatorët e flotiljes.
    Një video nga ministria e jashtme izraelite, e verifikuar nga Reuters, tregonte pasagjeren më të njohur të flotiljes, aktivisten suedeze për klimën, Greta Thunberg , të ulur në kuvertë dhe të rrethuar nga ushtarë.
    “Disa mjete të flotiljes Hamas-Sumud janë ndaluar në mënyrë të sigurt dhe pasagjerët e tyre po transferohen në një port izraelit,” tha ministria e jashtme izraelite në platformën X (ish Twitter). “Greta dhe miqtë e saj janë të sigurt dhe me shëndet të mirë.”
    Flotilja Globale Sumud, që transporton ilaçe dhe ushqime për në Gaza, përbëhet nga më shumë se 40 mjete civile lundrimi, me rreth 500 parlamentarë, juristë dhe aktivistë.
    Flotilja publikoi disa video në Telegram, me mesazhe nga individë në bord, disa prej të cilëve mbanin pasaportat e tyre dhe pretendonin se ishin rrëmbyer dhe çuar në Izrael kundër dëshirës së tyre, duke theksuar se misioni i tyre ishte humanitar dhe paqësor.
    Kjo flotilje është simboli më i rëndësishëm i kundërshtimit ndaj bllokadës izraelite në Gaza.
    Udhëtimi i saj përmes Detit Mesdhe tërhoqi vëmendje ndërkombëtare, teksa shtete si Turqia, Spanja dhe Italia dërguan anije apo dronë për ndihmë në rast nevoje për qytetarët e tyre edhe pse Izraeli i paralajmëroi vazhdimisht të ktheheshin mbrapsht.

    Reagime ndërkombëtare
    Ministria e jashtme e Turqisë e quajti “akt terrori” ndërhyrjen izraelite ndaj flotiljes, duke thënë se ajo vuri në rrezik jetën e civilëve të pafajshëm.
    Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, urdhëroi të mërkurën dëbimin e të gjithë delegacionit diplomatik izraelit, pasi dy kolumbianë u ndaluan nga forcat izraelite në flotilje. Izraeli nuk ka pasur ambasador në Kolumbi që nga viti i kaluar.
    Petro e quajti ndalimin një krim të ri ndërkombëtar të mundshëm nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, dhe kërkoi lirimin e kolumbianëve. Ai gjithashtu ndërpreu marrëveshjen e tregtisë së lirë të Kolumbisë me Izraelin.
    Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, dënoi të enjten ndalimin e flotiljes nga Izraeli, duke thënë se tetë shtetas malajzianë ishin arrestuar.
    “Duke bllokuar një mision humanitar, Izraeli ka treguar përçmim të plotë jo vetëm për të drejtat e popullit palestinez, por edhe për ndërgjegjen e botës,” tha Anwar në një deklaratë. Malajzia është një vend kryesisht mysliman.
    Ndalimi i flotiljes nga Izraeli shkaktoi protesta në Itali dhe Kolumbi. Sindikata italiane shpalli një grevë të përgjithshme për të premten, në shenjë solidariteti me flotiljen ndërkombëtare të ndihmave.
    Paralajmërimet dhe zhvillimet
    Marina izraelite më herët kishte paralajmëruar flotiljen se po afrohej në një zonë lufte aktive dhe se po shkelte bllokadën e ligjshme detare, duke kërkuar që të ndryshonin drejtimin. Izraeli kishte ofruar gjithashtu kanale të sigurta për të dorëzuar ndihmat në Gaza në mënyrë paqësore.
    30 ANIJE PO LUNDRONIN DREJT GAZËS
    Kjo është përpjekja më e fundit detare për të thyer bllokadën izraelite në Gaza, një zonë që është kthyer në gërmadha pas afro dy vitesh luftë.
    Organizatorët e flotiljes dënuan operacionin e së mërkurës si një “krim lufte”. Ata thanë se ushtria izraelite përdori taktika agresive, përfshirë përdorimin e topave me ujë, por se askush nuk ishte lënduar.
    “Disa mjete… u interceptuan dhe u sulmuan në mënyrë të paligjshme nga Forcat Pushtuese Izraelite në ujëra ndërkombëtare,” thanë organizatorët në një deklaratë.
    Anijet ndodheshin rreth 70 milje detare larg Gazës kur u ndaluan, brenda një zone që Izraeli e kontrollon për të ndaluar çdo qasje detare.
    Organizatorët thanë se komunikimet e tyre ishin ndërprerë, përfshirë transmetimet live nga kamerat në disa nga anijet.
    Sipas të dhënave të ndjekjes së mjeteve lundruese, 13 anije ishin ndalur ose interceptuar deri të enjten në mëngjes. Megjithatë, organizatorët mbetën sfidues, duke deklaruar se flotilja “do të vazhdojë pa u ndalur”.
    Ata thanë në një postim në Telegram se 30 anije ishin ende në rrugën drejt Gazës, dhe ndodheshin 46 milje detare larg destinacionit të tyre në mëngjesin e së enjtes.
    Flotilja kishte shpresuar të mbërrinte në Gaza të enjten në mëngjes, nëse nuk do të ndalohej.
    Zyrtarët izraelitë kanë denoncuar vazhdimisht këtë mision si një provokim. “Refuzimi sistematik (për të dorëzuar ndihmat nëpërmjet kanaleve të sigurta) tregon se qëllimi nuk është humanitar, por provokues,” tha Jonathan Peled, ambasadori izraelit në Itali.
    Izraeli ka vendosur një bllokadë detare ndaj Gazës që nga viti 2007, kur Hamasi mori kontrollin e territorit bregdetar, dhe ka pasur disa përpjekje të mëparshme nga aktivistë për të dorëzuar ndihma me anije.
    Në vitin 2010, në një flotilje prej gjashtë anijesh me 700 aktivistë pro-palestinezë nga 50 vende, u vranë nëntë aktivistë pasi ushtarë izraelitë zbarkuan mbi mjetet lundruese.
    Në qershor të këtij viti, forcat detare izraelite ndaluan Greta Thunberg dhe 11 anëtarë të ekuipazhit nga një anije e vogël e organizuar nga grupi pro-palestinez Freedom Flotilla Coalition, teksa i afroheshin Gazës.
    Izraeli nisi ofensivën ndaj Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ku sipas të dhënave izraelite, rreth 1 mijë e 200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng dhe u dërguan në Gaza. Sipas autoriteteve shëndetësore në Gaza, ofensiva izraelite ka vrarë mbi 65 mijë njerëz.

  • Misteri i dronit kundër anijes me të cilën udhëtonte Greta Thunberg, rrëfimet e dëshmitarëve

    Misteri i dronit kundër anijes me të cilën udhëtonte Greta Thunberg, rrëfimet e dëshmitarëve

    “Një tjetër mjet lundrues është goditur nga një sulm i dyshuar me dron.”, kështu deklaroi Global Sumud Flotilla në rrjetet sociale. “Nuk ka të plagosur.” Këtë herë e prekur ishte anija ‘Alma’.“Nata e dytë, sulmi i dytë me dron,” thotë Melanie Schweizer, një nga koordinatoret e flotiljes që synon të dërgojë ndihma në Gaza.
    Denoncimi: “Një sulm”
    Ishte pak pas mesnatës, deti ishte i qetë në afërsi të portit tunizian Sidi Bou Said. Në bordin e anijes ‘Family’, ku ndodhej komiteti drejtues i Global Sumud Flotilla, aktivisti portugez Miguel Duarte ngre kokën, trembet dhe tërhiqet mbrapa. Shfaqet një dritë e papritur, dhe më pas dëgjohet një shpërthim. Në bord përhapet panik.
    “Isha në kuvertë, në pjesën e pasme të anijes”, rrëfen kreu i misionit të Sea-Watch, “dhe pashë një dron që qëndronte pezull rreth 3 ose 4 metra mbi kokën time. Qëndroi disa sekonda mbi një grumbull jelekësh shpëtimi, pastaj lëshoi një bombë.”
    Më vonë, Greta Thunberg dhe Thiago Avila, nga shkallët e teatrit bashkiak në Tuniz, denoncuan një sulm të qëllimshëm për të sabotuar misionin humanitar drejt Gazës. Sipas tyre, videot janë provë. Në njërën prej tyre shihet një objekt ndriçues që godet një anije; në tjetrën, filmuar nga një kamera sigurie mbi anijen ‘Family’, dëgjohet një zhurmë dhe më pas shpërthimi.
    Mohimet dhe ekspertiza
    Roja Kombëtare e Tunizisë mohoi në mënyrë kategorike versionin e aktivistëve, duke thënë se sipas hetimeve paraprake “asnjë pajisje nuk është zbuluar”, dhe se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bisht cigareje.
    Edhe Andrea Gilli, profesor i studimeve strategjike në Universitetin e St. Andrews në Skoci, shprehu dyshime mbi versionin e dronit: “Në pamjet që pashë”, shpjegon ai për gazetën Corriere Della Sera, “drita e fortë nuk përputhet me një dron. Dronët nuk lëvizin aq ngadalë. Goditja nuk shkakton asnjë lëkundje të anijes, kamera nuk lëviz, nuk thyhet asnjë xham. Për më tepër, objekti ndjek një trajektore parabolike, kur duhet të ishte e drejtë.”
    Sipas tij, mund të ketë qenë një flakadan sinjalizues i lëshuar nga vetë anija apo nga një mjet tjetër aty pranë, brenda një rrezeje prej 100-200 metrash.
    Pavarësisht mohimimeve, anëtarët e flotiljes flasin për “akte agresioni që synojnë të intimidojnë dhe sabotojnë misionin tonë paqësor për të thyer bllokadën e Gazës”, dhe akuzojnë Izraelin.
    “Askush tjetër nuk ka interes të ndalojë nisjen e flotiljes, përveç shtetit pushtues,” thotë aktivisti palestinez Saif Abukeshek.Në të njëjtën linjë, Francesca Albanese, raportuese speciale e OKB-së për territoret palestineze të pushtuara, deklaroi mes duartrokitjeve: “Nuk do të çuditesha nëse do të ishte Izraeli. Qeveritë europiane duhet jo vetëm të mbrojnë pjesëmarrësit e Global Sumud, por të rrisin presionin për të ndaluar gjenocidin.”
    Edhe Spanja dhe Belgjika kërkuan hetime të plota mbi ngjarjen.
    Reagimet dhe protestat
    Nga Italia, një letër drejtuar kryeministres Giorgia Meloni dhe ministrit të Jashtëm Antonio Tajani, e firmosur nga rreth 100 punonjës italianë të institucioneve të BE-së (pjesë e rrjetit EUStaff4Peace), kërkon që Marina Ushtarake ose Roja Bregdetare italiane të shoqërojnë anijet e aktivistëve drejt Gazës. Por kjo kërkesë është shumë larg qëndrimit të qeverisë italiane.
    Ministri Tajani përsëriti dje: “Ka mënyra më të sigurta për të dërguar ndihma për popullsinë civile të Gazës. Italia ka shpërndarë mijëra ton ushqime.”
    Ai shtoi se është në kontakt me homologun izraelit Sa’ar për të garantuar mbështetje konsullore për shtetasit italianë nëse dhe kur mbërrijnë në territorin izraelit, dhe se respekton pjesëmarrjen e deputetëve italianë në mision.
    Pavarësisht gjithçkaje, misioni i flotiljes nuk ndalet. Mijëra vetë dolën në protesta në shumë qytete italiane, nga Torino në Bolonjë e deri në Milano.
    Në Romë pati tensione mes protestuesve dhe policisë: një grup tentoi të arrinte në rrugën e unazës, por u ndalua me ndërhyrje nga forcat e rendit. “Nëse ndalojnë flotiljen, ndalojnë gjithçka,” ishte slogani kryesor i protestuesve.
    Lëvizja ndërkombëtare “Global Movement to Gaza” njoftoi se anijet e fundit do të nisen së shpejti nga Sicilia.
    Shkrim nga Corriere Della Sera

  • Në bord ishte edhe Greta Thunberg/ Sulmohet me dron anija në ujërat tuniziane

    Në bord ishte edhe Greta Thunberg/ Sulmohet me dron anija në ujërat tuniziane

    Një sulm i rëndë ka ndodhur gjatë natës në ujërat pranë Tunizisë, ku një dron ushtarak ka goditur anijen “Family Boat”, pjesë e Flotiljes Global Sumud, një mision civil me destinacion Rripin e Gazës. Sipas “La Repubblica”, në bord ndodheshin disa anëtarë të komitetit organizator, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg, Yasemin Acar dhe Thiago Avila.
    Sipas dëshmive të aktivistëve, droni ka lëshuar një mjet shpërthyes që ka shkaktuar zjarr në kuvertën e sipërme të anijes. Fatmirësisht, të gjithë personat në bord janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe flakët janë shuar.
    Autoritetet tuniziane, që kanë hapur një hetim zyrtar, mohojnë praninë e një droni dhe raportojnë për një zjarr të shkaktuar nga jelekët e shpëtimit. Por pamjet dhe videot e publikuara nga aktivistët ngrenë dyshime të forta për një sulm të qëllimshëm, të lidhur me paralajmërimet e mëparshme nga zyrtarë izraelitë.
    Pamjet e publikuara nga aktivistët tregojnë momentin kur bomba u hodh nga droni dhe dëgjohet qartë shpërthimi. Megjithatë, autoritetet tuniziane duket se po përpiqen të zbusin situatën. “Sipas hetimeve fillestare, ka ndodhur një zjarr te jelekët e shpëtimit”, tha për agjencinë AFP-në zëdhënësi i Gardës Kombëtare tuniziane, Houcem Eddine Jebabli, duke shtuar se “nuk është konstatuar asnjë dron në zonë”.
    Anija me flamur portugez ka pësuar dëme të konsiderueshme dhe nuk mund të vazhdojë udhëtimin. Flotilja po shqyrton mundësinë që ekuipazhi të transferohet në anije të tjera apo të gjendet një mjet zëvendësues.
    Ky është sulmi i dytë ndaj një anijeje të Flotiljes këtë vit, pas incidentit në maj ku anija Al Damir u godit nga dy dronë pranë Maltës.
    Organizatorët e Flotiljes Global Sumud e kanë cilësuar këtë akt si një sulm kundër një misioni paqësor civil, dhe kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga qëllimi i tyre për të thyer bllokadën ndaj Gazës dhe për të shprehur solidaritet me popullin palestinez.