Aktori i njohur dhe aktivisti i shoqërisë civile, Florjan Binaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për Kryetar të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor. Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, ai e cilëson këtë një nismë qytetare, të pavarur nga partitë politike dhe të fokusuar tek nevojat reale të kryeqytetasve.
“Na duhet një drejtues qytetar, i zgjedhur nga qytetarët, për qytetarët. Asnjë nga ne nuk mund të presë edhe 34 vite të tjera për të parë ndryshimin,” u shpreh Binaj, duke theksuar se kandidatura e tij synon bashkimin e qytetarëve për një qëllim të përbashkët, përmirësimin e jetës në Tiranë dhe rikthimin e besimit tek institucioni i bashkisë.
Aktori i njohur fton qytetarët, intelektualët, si dhe partitë politike që “duan realisht ndryshimin”, të mbështesin nismën e tij, pavarësisht bindjeve apo ngjyrave politike. “Kryeqyteti nuk mund t’i shërbejë vetëm palës politike që e drejton,” shkruan ai.
Binaj, i cili prej 22 vitesh është i përfshirë në çështje me interes publik, deklaron se synon ta kthejë Bashkinë e Tiranës në një institucion në shërbim të komunitetit. Ai hyn në garë përballë Ogerta Manastirliut, kandidates së Partisë Socialiste, dhe Arlind Qorit nga Lëvizja Bashkë.
Tag: florjan
-

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës: Të majtë e të djathtë të më bashkohen
-

Në vend të Florjan Sulejmanit/ Koçiu prezanton drejtorin e ri të AMP-së, Eduart Merkaj
albana koçiu
TIRANË- Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi sot drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj. Merkaj merr detyrën pas dorëheqjes së Florjan Sulejmanit, në korrik të këtij viti, i cili u pezullua për veprën penale “shpërdorim detyre”.
Merkaj ka drejtuar edhe me herët kur AMP ishte e emëruar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA). Gjithashtu ai ka mbajtur edhe disa poste në Policinë e Shtetit. Ai ka qenë më parë drejtor kufiri dhe drejtor i Policisë Kriminale. Së fundmi ai ka qenë edhe këshilltar i drejtoreshës së BKH-së.
Postimi i plotë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet një hallkë thelbësore në garantimin e integritetit, etikës dhe profesionalizmit të punonjësve të institucioneve që ajo mbikëqyr.
Gjatë prezantimit të drejtuesit të ri të kësaj Agjencie, z. Eduart Merkaj, theksova se çdo shqetësim apo ankesë e qytetarëve duhet të trajtohet me prioritet dhe përgjegjësi të plotë.
Qytetarët meritojnë dhe do të kenë një njësi mbikëqyrëse të paanshme dhe profesionale, ky është angazhimi ynë i pandryshueshëm. -

Gjykata jep vendimin për ngjarjen në Fier, 12 vite burg për vrasësin e të riut
Gjykata ka dhënë vendimin per autorin e vrasjes se Grei Bihucit, ngjarje e ndodhur ne mes te qytetit te Fierit marsin e vitit të shkuar.
Florian Muka do të kryej 12 vite burg. Ai u dënua me 18 vite, por dënimi u ul për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Mbi të rëndonte akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim, por trupi gjykues rikualifikoi veprën penale duke e gjykuar Florjan Mukën për vrasje me dashje.
Ndërsa kushëriri i tij 16 vjeç Klajdi Muka u la i lirë. Ai u shpall i pafajshëm për vrasjen, por u dënu për moskallzim krimi me një vit burg. Dënimi quhet i shlyer me kohën e paraburgimit.
Në seancën gjyqëore që u zhvillua në masa të rrepta sigurie të pranishëm ishin babai i viktimës dhe avokati i tij.
Organi i akuzës përfaqësuar nga Petrit Vukaj kërkoi shpalljen fajtor të të akuzuarve ku për për Florian Mukën ka kërkuar 25 vjet burg dhe për të miturin Klajdi Mukën 12 vjet burg.
Ndërsa mbrojta përfaqësuar nga Ervis Goxhaj pohoi para trupit gjykues se Floriani e ka pranuar vrasjen, por ka thënë se e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Ndërsa i mituri Klajdi Muka ka deklaruar në seancë se ka qënë pranishëm, por vetë nuk ka kryer asnjë veprim. Dy të akuzuarit kanë kërkuar falje dhe kanë shprehur pendesë për veprimet e kryera.
Florjan Muka dhe kushëriri i tij i mitur u akuzuan për vrasjen e Grei Bihucit me 11 mars të vitit 2024 në qendër të Fierit pas një sherri mes një grupi të rinjsh. Shkak u bë një thikë që Florjan Muka ja kishte marrë shokut të viktimës. Ditën e ngarjes Muka do t’ia kthente thikën shokut të Grei Bihucit, por pas sherrit ai e përdori për të vrarë 19 vjeçarin.
-

Vrasja e 19-vjeçarit në Fier, prokuroria kërkon dënimin e dy kushërinjve
Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq për vrasje me paramendim dosjen ndaj dy të rinjve që akuzohen për vrasjen e 19-vjeçarit Grei Bihuci, ngjarje që ndodhi më 11 mars të vitit të kaluar.
Të arrestuarit e këtij rasti të rëndë janë Florjan Muka, 19 vjeç dhe kushëriri i tij, K. Muka, 17 vjeç.
Prokuroria thotë se nga hetimet e kryer rezultoi se ditën e ngjarjes fatale në Fier, viktima dhe autorët janë takuar për t’u sqaruar lidhur me një konflikt të ndodhur ditë më parë dhe të publikuar në rrjetet sociale.
Dy autorët kanë pasur armë të ftohta me vete dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur Bihucin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Prokuroria kërkon deklarimin fajtor të Florjan Mukës dhe dënimin e tij me 25 vite burg. Sa i përket kushëririt të tij, për shkak të moshës së mitur, kërkon 12 vjet e 6 muaj burgim.
Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i plagosur edhe një 20-vjeçar që tentoi për të ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit asokohe.