Gazetari Roland Qafoku, i ftuar në ‘Real Story’ komentoi zhvillimet e fundit politike në prag të zgjedhjeve në 6 bashki dhe krahas krizës blu opozitare.
Qafoku tha se këto zgjedhje nuk janë problem për socialistët pasi do të kenë fitore, por gazetari u shpreh skeptik sa i takon kandidatit të pavarur Florjan Binaj. Ai tha se nëse Binaj fiton Tiranën, do të ishte një përmbysje e madhe.
“6 bashkitë nuk quhen zgjedhje të pjesshme, por nuk janë problem për PS. PS i fiton. Imagjino sikur Binaj të fitoj Tiranën, do jetë përmbysje e madhe. Më habit që kandidat i pavarur, një figurë e tillë e dashur, si do ta bëj këtë kapërcim. Ka zgjedhur disa figura, historian dhe specialist PR, nuk kuptoj që është i distancuar nga lidershipi i PD dhe më bën habi nëse e bën për vete këtë apo për lidershipin e PD.
Florjan Binaj, si do fitoj pa struktura, si do jetë lidhja e tij me degët. Ata që janë rreth tij nuk janë të strukturave të PD. Ka disa të panjohura që nuk besoj se këto 6 bashki kanë aromë fitore.”
Politologu Roland Bejko u shpreh se strukturat e PD janë të shpërbëra dhe parashtroi tre skenare të mundshme sa i takon kandidaturës dhe fushatës së Florjan Binajt.
“Ose është naiv politik që na mbetet ta shohim, ose është brenda një skeme se situata është bërë e padurueshme se dhe nëse do ishte kandidat i PD nuk ka struktura, ose i ka dhënë dikush një garanci.”
Tag: florjan
-

Zgjedhjet në 6 bashki, Qafoku: Kandidatura e Binajt ‘e panjohur’, socialistët do fitojnë/ Bejko: Strukturat e PD janë shpërbërë
-

Florjan Binaj nis fushatën në Tiranë, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur (Video)
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet. Siç shihet në pamje, Binaj është i mirëpritur nga qindra qytetarë të kryeqytetit, të cilët spontanisht pranojnë ta mbështesin dhe i urojnë fitoren.
“Ne biznesi i vogël jemi me ty, nuk kemi frikë të dalim në kamerë, s’kam patur frikë në 1997, jo tani”-thotë një qytetar.
“Nuk kemi punëtorë”-vazhdon ai duke sjellë në vëmendje një tjetër shqetësim të biznesit në Tiranë.
“Ti je rob i thjeshtë, mbaje këtë thjeshtësi”-thotë një tjetër qytetar.
“InshAllah fiton”-i drejtohet një grua. “Je djalë i mirë, si ne”-thotë një tjetër mbështetës që e ka takuar Binajn në terren. -

VIDEO/ Florjan Binaj nis fushatën, qindra qytetarë e ndalojnë për ta përshëndetur: Do fitosh se je i thjeshtë si ne!
Florjan Binaj
TIRANE- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka nisur zyrtarisht fushatën në terren për zgjedhjet e parakohshme lokale në kryeqytet. Siç shihet në pamje, Binaj është i mirëpritur nga qindra qytetarë të kryeqytetit, të cilët spontanisht pranojnë ta mbështesin dhe i urojnë fitoren.
“Ne biznesi i vogël jemi me ty, nuk kemi frikë të dalim në kamerë, s’kam patur frikë në 1997, jo tani”-thotë një qytetar.
“Nuk kemi punëtorë”-vazhdon ai duke sjellë në vëmendje një tjetër shqetësim të biznesit në Tiranë.
“Ti je rob i thjeshtë, mbaje këtë thjeshtësi”-thotë një tjetër qytetar.
“InshAllah fiton”-i drejtohet një grua. “Je djalë i mirë, si ne”-thotë një tjetër mbështetës që e ka takuar Binajn në terren. -

Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin
Kandidati i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë Florjan Binaj ka falenderuar qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë këto ditë.
Me anë të një postimi në Instagram, Binaj është treguar i përulur para mbështetësve dhe mesazheve të mira që ka marrë.
Ndërkohë që ka theksuar se është i vetëdijshëm për të gjitha problemet që e rrethojnë Tiranën çdo ditë. Në fund Binaj është treguar i hapur për të dëgjuar qytetarët, duke vënë në dispozicion numrin e tij personal si dhe emailin, në mënyrë që të komunikojë me qytetarët.
Postimi i Plotë:
Faleminderit nga zemra për suportin e shfaqur këto ditë! Ju ftoj të më shkruani. -

”Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës por i mbështetur nga opozita, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një video denoncim ku tregohet situata sa herë që bie shi. Në video, Binaj zgjedh të qarkullojë nëpër Tiranë me makinë në shi, por ky duket një mision i pamundur. “Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne! Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë”, shkruan Binaj krahas videos.
-

‘Shikoni çfarë heqin qytetarët’, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës /VIDEO/
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një video denoncim ku tregohet tmerri i kryeqytetasve sa herë që bie shi. Në video, Binaj zgjedh të qarkullojë nëpër Tiranë me makinë në shi, por ky duket një mision i pamundur.
“Bashkia bën propagandë sepse nuk do t’ia dijë as për trafikun, as për ty, as për mua, e as për ne!
Zgjidhja e vetme është të bashkohemi dhe të veprojmë.”, shkruan Binaj krahas videos.
-

Florjan Binaj: Kemi dy rrugë, korrupsionin ose njerëzit e ndershëm(VIDEO)
Florjan Binaj, kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës i cili ka mbështetjen e opozitës, ka postuar një video në rrjetet sociale ku i dërgon një mesazh banorëve të kryeqytetit.
“Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime,” thotë Binaj.
Ai u bën thirrje qytetarëve që gjatë votimeve të reflektojnë për të ardhmen dhe të zgjedhin rrugën e ndryshimit, “larg korrupsionit, betonizimit dhe patronazhistëve”.
“Kemi dy rrugë përballë: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” shprehet Florjan Binaj.
“Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën,” përfundon mesazhin e tij kandidati që mbështetet nga opozita.
-

Në garë për bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ftesë qytetarëve për bashkim: Kur të votojmë, të mendojmë për fëmijët tanë
Florjan Binaj, kandidati i opozitës për garën në Bashkinë e Tiranës, i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen në këto zgjedhje lokale.
Përmes një videomesazhi të ndarë në rrjete sociale, ai shprehet se ‘Tirana nuk është vetëm qyteti ku jetojmë, por edhe shtëpia që do u lejmë fëmijëve.’
“Mundësia për t’ju shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime. Tirana nuk është vetëm qyteti ku ne jetojmë, është shtëpia që do u lejmë fëmijëve tanë. Ndaj kur të votojmë, të mendojmë për ta. Kemi dy rrugë përballë: Të vazhdojmë me korrupsionin, betonin dhe administratën patronazhistë, ose të zgjedhim ndryshimin. Një bashki me njerëz të ndershëm, me profesionisten që shërbejnë qytetarëve. Ju ftoj që të bëhemi bashkë për ndryshimin. Më shkruani shqetësimet, mendimet dhe historitë tuaja, së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën”, shprehet Binaj.Top Channel
-

Florjan Binaj nis zyrtarisht fushatën: “Të bëhemi bashkë për ndryshimin” (VIDEO)
Aktori i njohur dhe aktivisti qytetar, Florjan Binaj, i cili garon nen siglen e o[pozites per kryetar bashkie ne Tirane, ka nisur zyrtarisht fushatën e tij politike, duke bërë një thirrje publike për bashkim dhe ndryshim. Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj u shpreh se dëshira për t’i shërbyer qytetarëve është nderi më i madh i jetës së tij.
“Mundësia për t’ju shërbyer juve, është nderi më i madh i jetës sime! Ju ftoj të bëhemi bashkë për këtë ndryshim”, shkruan ai.
Megjithëse nuk jep ende detaje të plota për platformën apo pozicionin për të cilin kandidon, thirrja e Binajt vjen pas një periudhe të gjatë angazhimi në kauza publike dhe kritika ndaj institucioneve për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies.
Florjan Binaj është bërë i njohur për publikun jo vetëm si aktor i humorit dhe spektaklit, por edhe si një zë i fortë në protestat qytetare dhe debatet për çështje me rëndësi publike.
Ky postim sinjalizon zyrtarisht hyrjen e tij në garën politike, ndërsa mbetet për t’u parë se cila do të jetë platforma që do të prezantojë përballë qytetarëve dhe për çfarë posti synon të kandidojë. -

Mesazhi për qytetarët/ Florjan Binaj: Dy rrugë përballë, korrupsioni dhe betoni ose njerëzit e ndershëm
Florjan Binaj, kandidati i mbështetur nga opozita për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ka shprehur një mesazh për qytetarët përmes rrjeteve sociale, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme për kryeqytetin.
“Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime,” shkruan Binaj, duke e përshkruar Tiranën jo thjesht si një qytet ku jetojmë, por si një shtëpi që do t’ia lëmë fëmijëve tanë.
Ai u bën thirrje qytetarëve që gjatë votimeve të reflektojnë për të ardhmen dhe të zgjedhin rrugën e ndryshimit larg korrupsionit, betonizimit dhe patronazhistëve.
“Kemi dy rrugë përballë: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” theksoi ai.
Binaj i fton qytetarët të bashkohen me të në këtë rrugë ndryshimi, duke besuar se së bashku mund ta transformojnë Tiranën në një qytet më të mirë për të gjithë.
“Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën,” përfundon mesazhin e tij.