Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulishte” me inerte në kryeqytet.
Bëhet fjalë për një shesh me inerte në rrugën “Xhanfize Keko”, ku ndotja duket alarmante.
Me ironi, Binaj thotë se në këtë “lulishte” të mbushin me frymë lule betoni, lule bukëpeshku apo lule dërrase.
Binaj e vazhdon më tej ironinë e tij ndaj këtij pirgu intertesh dhe thotë se kjo është “lulishtja” e parë në botë që është duplex dhe u jep hapësira të lira të gjithëve.
“Prej më shumë se dy javësh kjo lulishte e sapoinauguruar u ka dhënë ajër të pastër jo vetëm banorëve të rrugës ‘Xhanfize Keko’, por dhe gjithë banorëve të Tiranës. Siç mund ta shihni, këtu të mbush me frymë lule bukëpeshku, lule llamarine, lule dërrase, lule betoni, lule leshi xhami, lule leshi guri. Me një dizajn shumë elegant, nga dyshja e famshme e arkitektëve italianë, Xhorxho Lafasulja dhe Xhuljano Lagrumi. Ju mund ta shihni që është lulishtja e parë në botë që është duplex dhe se si shkrihet ajo kaq bukur me trotuarin duke u dhënë mundësi hapësirave të lira për të gjitha nënat me fëmijë të vegjël dhe sidomos për moshën e tretë. Kjo lulishte është aq e bukur sa mund ta shijoni edhe nga lart”, shprehet Binaj.
Tag: florjan
-

Skandal urban në Tiranë/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e fshehur nën inerte
-

Edi Paloka i përgjigjet Edi Ramës: Flor Binaj të paktën të bën për të qeshur, me ty kemi 13 vite që qajmë
Partia Demokratike i ka dalë në mbrojtje kandidatit të pavarur për Tiranën, Florjan Binaj, për të cilin ka shprehur mbështetje të plotë.
Edi Paloka thotë se Binaj të paktën i ka bërë shqiptarët për të qeshur, kurse Rama për të qarë.
“Ashtu sic pritej, Rama komentoi sot kandidaturen e Florjan Binajt duke u shprehur me ironi se opozita “zgjodhi nje aktor humori… qe ben per te qeshur…”
Binaj eshte vertet aktor humori dhe i ben njerzit per te qeshur, po ne jemi te vetmit ne bote qe kemi ne krye nje lolo, nje klloun, qe prej 13 vitesh nuk ben per te qeshur, po per te qare shqiptaret”, shkruan Paloka.
Në podkastin e kësaj të diele, Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë për kundërshtarët, duke thënë se opozita do të humbë sërish në garën për Bashkinë e Tiranës, sepse socialistët kanë kandidaten më të mirë, Ogerta Manastirliun.
“[…] kundërshtarët përfaqësojnë shëmbëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike”, është shprehur kryeministri, ndërsa është treguar më realist për kandidatin e pavarur Florjan Binaj, i cili ka gjetur mbështetje nga PD dhe faktori i gjerë opozitar.
Sipas Edi Ramës, ai është aktor dhe aktorët me role jetojnë ndaj nuk meriton të gjykohet. Kreu i socialistëve ka kujtuar se dikur, në një mbledhje të Kongresit të PS, Florjan Binaj ishte ftuar të bënte sallën për të qeshur duke imituar vet Edi Ramën. -

“Rama s’e fsheh dot frikën”, Mziu: Sondazhet tregojnë fitoren e Binajt
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu tha se fakti që kryeministri Rama flet për Florjan Binajn, tregon se ka frikë nga kandidati që mbështet opozita për kryebashkiak të Tiranës.
Deputeti u shpreh se sondazhet e nxjerrin fitues Florjan Binajn, ndërsa sipas tij Rama kapet pasi vetë është aktori kryesor i korrupsionit në Shqipëri.
“Të gjitha sondazhet e nxjerrin absolutisht fitues Florjan Binajn. U hoq Tirana për në datën 9 nëntor sepse Rama ka frikë. Donte që e gjithë Shqipëria të përqendrohej për zgjedhjet e Tiranës. Sot, kemi në krye një aktor jo humori, por korrupsioni. Edi Rama është aktori kryesor i korrupsionit në Shqipëri. Ky kryeministër ka pushtetin vendor, pushtetin qendror, pushtetin e drejtësisë, pushtetin e medias… ky e trajton Shqipërinë më keq sesa një Mbret. Këtij aktori i shkojnë në burg kryebashkiakë, ministra, deputetë dhe nuk mban përgjegjësi. Ka përgjegjësi politike dhe administrative.
Fakti që merret me Flor Binajn është frikë. Rama është në panik dhe jam i bindur që deri ditën e zgjedhjeve do të ndodhin gjëra dhe radhën e ka aktori i Rilindjes. Ndërsa aktori Binaj do të jetë kryetari i Bashkisë Tiranë”, tha Mziu. -

“Shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS”, Florjan Binaj i përgjigjet Ramës: Aktori më i madh je ti
Aktori Florjan Binaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, ku ironizoi kandidaturën e tij për Bashkinë e Tiranës.
Rama ironizoi opozitën, duke thënë se ajo është “aq e dëshpëruar sa ka nxjerrë kandidat një aktor humori, i cili dikur ka bërë për të qeshur edhe Kongresin e PS-së”.
Menjëherë pas kësaj deklarate, nuk ka vonuar edhe reagimi i Binajt i cili përmes një postimi në rrjetet sociale iu kundërpërgjigj Ramës.
“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, shkruan Binaj. -

“Këneta zgjodhi një humorist për Tiranën”/ Florjan Binaj i përgjigjet Ramës: Aktori më i madh i Shqipërisë je ti, prestigjator
Në podkastin ‘Flasim’, Edi Rama u ndal te kandidatura e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës si kandidat i pavarur, por i mbështetur nga opozita.
Kryeministri u shpreh se opozita ka zgjedhur një aktor humori për Tiranën, që dikur me imitimet për Ramën, “shkrinte gazi Kongresin e PS”.
Menjëherë ka ardhur reagimi i Binajt, i cili e quan Ramën si aktorin më të madh të Shqipërisë dhe një prestigjator.
“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!”, shkruan Binaj.Top Channel
-

“Rama si prestigjator!“ Binaj: U merr shqiptarëve 140 mln euro për incinerator, pa vënë asnjë tullë
Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga e gjithë opozita për zgjedhjet për kreun e bashkisë Tiranë, Florjan Binaj ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës ku ai e quante atë vetëm një aktor që të bën për të qeshur.
“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë!”, shkruan Binaj. “Prestigjator!”, vijon ai në postimin e tij.
Mesazhi:
Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke ” i bindur” se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!Edhe pse është vetë artist, Rama e sumoi sot në podkastin e tij Florjan Binajn për faktin se është aktor, pasi sipas tij, “ka marrë rol, pasi aktorët këtë punë kanë”. Madje Rama i përmendi dhe pjesëmarrjen e Binajt në një kongres të PS-së të para shumë viteve.
Duke mos pasur akuza apo dosje në SPAK si kandidatura e tij, Ogerta Manastirliu, Rama nuk ka se ku të kapet ndryshe me Florjan Binajn, përveç profesionit të tij.
“Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit, kur ka ardhur një herë për të luajtur rolin tim. Prandaj unë nuk e gjykoj, hiç fare, aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë.” – tha Rama. -

Rama sulmon Florjan Binaj: “Aktor humori kandidat për Bashkinë Tiranë”
Kryeministri Edi Rama, në podkastin Flasim, ka sulmuar kandidatin e pavaruar për Bashkinë Tiranë, aktorin e njohur të humorit Florjan Binaj.
Edi Rama: Risi është kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën.
Dy qytete të dorës së parë në Shqipëri që do të drejtohen nga dy gra të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza flas për Ogerta Manastirliu dhe për Spitalin Rajonal të Vlorës, Bruna Mersinin.
Dy realitete të transformuara tërësisht falë aftësisë së tyre menaxheriale po sidomos vullnetit të hekurt të këtyre dy grave.
Ato janë që të dyja fituese të padiskutueshme të garave ku kundërshtarët janë shëmbëlltyra e plotë e disfatës së radhës, ndjestë pastë Partisë Demokratike. Këneta është kaq e dëshpëruar sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit njëherë kur ka ardhur për të luajtur rolin tim.
Prandaj unë nuk e gjykoj aspak aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë, por kush voton mua dhe Patinë Socialiste do të votojë Ogerta Manastirliun. -

“Kënetë e dëshpëruar!“ Rama për Binajn: Ka nxjerrë kandidat një aktor humori, na shkriu gazit në kongres
Duket se kandidatura e pavarur e Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës ka vënë në vështirë Edi Ramën, i cili edhe pse shpesh herë deklaron se nuk merret me opozitën, sot e ka sulmuar publikisht në podkastin e tij.
Madje edhe pse është vetë artist, Rama e ka sulmuar Florjan Binajn për faktin se është aktor, pasi sipas tij, “ka marrë role, pasi aktorët këtë punë kanë”. Madje Rama i përmendi dhe pjesëmarrjen e Binajt në një kongres të PS-së të para shumë viteve.
Duke mos pasur akuza apo dosje në SPAK si kandidatura e tij, Ogerta Manastirliu, Rama nuk ka se ku të kapet ndryshe me Florjan Binajn, përveç profesionit të tij.
“Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjasme të pavarur që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë pa dallim, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste e ka shkrirë gazit, kur ka ardhur një herë për të luajtur rolin tim. Prandaj unë nuk e gjykoj, hiç fare, aktorin për rolin e ri që ka marrë se aktorët atë punë kanë, me role jetojnë.” – tha Rama. -

“A mund të rregullohet Tirana?”/ Qytetarët e Tiranës ngrenë shqetësimin e tyre tek kandidati i pavarur Florjan Binaj
Kandidati i pavarur Florjan Binaj ka takuar sot një çift në kryeqytet, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale. Binaj po zhvillon çdo ditë takime spontane me banorë të Tiranës, të cilët shprehin hapur shqetësimet e tyre për gjendjen e qytetit dhe shpresën për ndryshim.
Gjatë bisedës, një qytetar i tha kandidatit se dëshironte të bënte një pyetje. Gruaja që e shoqëronte zotërinë, theksoi dëshirën e përbashkët të banorëve për një qytet më të pastër dhe më të rregullt.
Dialogu mes tyre:
Qytetari: A mund të të bëj një pyetje? A mund të rregullohet Tirana, se është shumë lëmsh?
Florjan Binaj: Po patjetër që mund të rregullohet. Nëse ne përpiqemi dhe duam të gjithë që të rregullohet. Deri tani nuk është dashur, nuk ka dashur njeri.
Qytetarja: Dëshirën e kam, e kanë të gjithë të shohin Tiranën të lulëzuar, dmth me projekt, me sistem, me pastërti.
Florjan Binaj: Ne mund ta rregullojmë bashkë.
