Tag: florjan

  • Nga “Air Albania” në Pragë/ UEFA ia beson gjyqtarit shqiptar ndeshjen ku vëzhgohet nga vendasit

    Nga “Air Albania” në Pragë/ UEFA ia beson gjyqtarit shqiptar ndeshjen ku vëzhgohet nga vendasit

    Florjan Lata do të jetë sot gjyqtari kryesor, ndërsa Slavia e Pragës U-19 dhe Atletik Bilbao U-19 masin forcat në “UEFA Youth League”. Erind Burgu si i parë dhe Elvis Gjoka gjyqtar i katërt, do e asistojnë gjatë ndeshjes në Pragë.
    Ky takim nis në orën 13:00 dhe vendos përballë në “Sportovní areal Radotin”, dy ekipe që kanë bërë mjaft mirë. Atletik Bilbao U-19 kryeson me pikë të plota renditjen pas katër javësh.
    Në anën tjetër Slavia e Pragës numëron 7 pikë. Gjyqtari i katërt dhe vëzhguesi i UEFA-s për këtë takim janë vendës, pikërisht nga Çekia. Delegat i UEFA-s është vendosur hungarezi Peter Kezdi.
    Në Pragë bën ftohtë, ndërsa temperaturat kanë shkuar edhe minus gjatë këtyre ditëve duke u shoqëruar me borë. Për Florjan Latën kjo sfidë vjen pasi gjykoi ndeshjen Dinamo-Elbasani(1-1) në stadiumin “Air Albania”.
    Gjyqtar kryesor: Florjan Lata
    Asistent i parë: Erind Burgu
    Asistent i dytë: Elvis Gjoka
    Arbitër i katërt: Jakub Vulkan(Çeki)
    Vëzhgues i UEFA-s: Mikal Benes(Çeki)
    Delegat i UEFA-s: Peter Kezdi(Hungari)

  • Bejko: Berisha tenton të largohet sërish nga përgjegjësia e humbjes, po fshihet pas ‘të pavarurve’

    Bejko: Berisha tenton të largohet sërish nga përgjegjësia e humbjes, po fshihet pas ‘të pavarurve’

    Analisti Roland Bejko, theksoi se Sali Berisha po fshihet pas kandidatëve “të pavarur” për të justifikuar humbjen e madhe, që do pësojë në pesë bashkitë e vendit.
    Ai theksoi se Partia Demokratike e braktisi edhe Florjan Binaj, i cili u prezantua si kandidati “i pavarur” për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, Florjan Binajn e konsumoi mbështetja e Sali Berishës.
    “Berisha është ai që fshihet pas tyre, deri në momenti që i shpalli. Këtë nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje, për të mos shtuar rekordet e humbjes në zgjedhjet.
    Këta të PD e lanë vetëm dhe Florjan Binajn në Tiranë. Nuk është mbështetur dhe nuk do mbështetej. Këtë e thotë prognoza dhe faktet në terren.
    Askush nuk ishte gati të jepte financa për kandidatin. E konsumoi mbështetja e Sali Berishës. E bëri të humbte shumë pikë. Berisha ka zë rrugën dhe ka penguar të gjithë opozitën për të qenë një alternativë fituese.”, tha ai në ABC News.

  • “Berisha po fshihet pas ‘të pavarurve’”, Bejko: Tenton të largohet sërish nga përgjegjësia e humbjes

    “Berisha po fshihet pas ‘të pavarurve’”, Bejko: Tenton të largohet sërish nga përgjegjësia e humbjes

    Analisti Roland Bejko, i ftuar në ABC News, theksoi se Sali Berisha po fshihet pas kandidatëve “të pavarur” për të justifikuar humbjen e madhe, që do pësojë në pesë bashkitë e vendit.
    Ai theksoi se Partia Demokratike e braktisi edhe Florjan Binaj, i cili u prezantua si kandidati “i pavarur” për Bashkinë e Tiranës.
    Sipas tij, Florjan Binajn e konsumoi mbështetja e Sali Berishës.
    “Berisha është ai që fshihet pas tyre, deri në momenti që i shpalli. Këtë nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje, për të mos shtuar rekordet e humbjes në zgjedhjet.
    Këta të PD e lanë vetëm dhe Florjan Binajn në Tiranë. Nuk është mbështetur dhe nuk do mbështetej. Këtë e thotë prognoza dhe faktet në terren.
    Askush nuk ishte gati të jepte financa për kandidatin. E konsumoi mbështetja e Sali Berishës. E bëri të humbte shumë pikë. Berisha ka zë rrugën dhe ka penguar të gjithë opozitën për të qenë një alternativë fituese.”, tha ai.

  • “Unë do të kandidoj kurdo që të mbahen zgjedhjet”, Florjan Binaj reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    “Unë do të kandidoj kurdo që të mbahen zgjedhjet”, Florjan Binaj reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

    Florjan Binaj

    TIRANË- Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku u vendos rrëzimi i shkarkimit të kryebashkiakut të arrestuar, Erion Veliaj. Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj konfirmon bindjen se Tirana ka nevojë për ndryshim. Ai sqaron se do të jetë kandidat për të drejtuar bashkinë, kurdoherë që zgjedhjet të zhvillohen.
    REAGIMI I FLORJAN BINAJT:
    Për mua dhe për qytetarët e Tiranës thelbi mbetet i njëjtë: Tirana ka nevojë për ndryshim.Unë do të kandidoj për kryebashkiak të Tiranës kurdo që të mbahen zgjedhjet me të njëjtën bindje, përkushtim dhe energji për t’u shërbyer njerëzve me ndershmëri, përgjegjshmëri dhe transparencë.Kjo nuk është garë për pushtet, por përpjekje për qytetin tonë, për ta bërë atë shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë. Mbështetja, inkurajimi dhe besimi që më kanë dhënë mijëra qytetarë këto ditë më kanë bindur se së bashku ne do t’ja dalim. Rrugëtimi ynë vazhdon. Ndryshimin që duan qytetarët e Tiranës nuk do ta ndalë asgjë.

  • “Kujdes se do t’ju kapë polici”, momente pikante nga fushata e Florjan Binajt në Tiranë (Video)

    “Kujdes se do t’ju kapë polici”, momente pikante nga fushata e Florjan Binajt në Tiranë (Video)

    Florjan Binaj ka nisur fushatën. Tashmë kandidati i pavarur për Bashkinë Tiranë ka dalë në terren ku çdo ditë takon qytetarë të ndryshëm.
    Sot, ai ka dalë te zona e Liqenit Artificial ku nuk mungojnë edhe batutat.
    Pjesë nga takimet:
    Florjan Binaj: Kujdes se do t’iu kapë polici (iu drejtohet dy të miturve në monopatina)
    Florjan Binaj: Nuk i kap polici se nuk i kap as ligji.
    Qytetarja: Ju uroj me shpirt suksese!

    Florjan Binaj: Shumë faleminderit!
    Qytetari: Si gjys fushate ma merr mendja…
    Florjan Binaj: Si gjys fushatë.
    Qytetari: Suksese!

  • Salianji në mbështetje të Florjan Binajt, takim me banorët

    Salianji në mbështetje të Florjan Binajt, takim me banorët

    Anëtari i Kryesisë së PD, ish-deputeti Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me banorët e rrugës “Konferenca e Pezës” në Kombinat, të cilët prej nëntë vitesh ankohen për mungesën e kujdesit nga bashkia dhe qeveria.
    Salianji ka ndarë rrjetet sociale pamjet nga takimi duke theksuar se banorët jetojnë mes mbeturinave dhe erës së rëndë, ndërsa akuzon institucionet për propagandë fasadash dhe premtime të pambajtura.
    “Pavarësisht ankesave të vazhdueshme asnje zgjidhje! Kjo është Tirana reale, jo ajo që shfaqet në reklamat e pushtetit! Banorët kërkojnë zgjidhje, siguri dhe dinjitet, jo mashtrime e foto me bojë mbi rrënoja”, shkruan Salianji.
    Demokrati kërkon votat e qytetarëve në mbështetje të kandidatit të pavarur por të mbështetur nga opozita, Florjan Binaj.
    Postimi i Salianjit
    Banorët e rrugës “Konferenca e Pezës” në Kombinat janë dëshmitarë prej 9 vitesh të papërgjegjshmërisë së Edi Ramës dhe bashkisë së tij!
    Çdo ditë shohin propagandën e fasadës, ndërsa jetojnë mes mbeturinave, erës së rëndë dhe një grope të madhe që është rrezik për jetën e qindra banorëve. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme asnje zgjidhje!
    Kjo është Tirana reale, jo ajo që shfaqet në reklamat e pushtetit!
    Banorët kërkojnë zgjidhje, siguri dhe dinjitet, jo mashtrime e foto me bojë mbi rrënoja.
    Me #Florian Binaj

  • “Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post ‘skaner’ kandidaturës së Florjan Binajt: Do të çlirojë vendin nga partitë!

    “Sfidon rregullat e politikës”, Washington Post ‘skaner’ kandidaturës së Florjan Binajt: Do të çlirojë vendin nga partitë!

    florjan binaj

    SHBA- Gazeta prestigjioze amerikane “Washington Post” i ka kushtuar një artikull të veçantë kandidaturës së Florjan Binajt në fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Tiranë. Në shkrimin e reporteres shqiptare, Fjori Sinoruka, “WP” ka skanuar profilin e Binajt, që përshkruhet si një komedian dhe aktivist që ka si qëllim të çlirojë Shqipërinë nga partitë dhe të arrijë të fusë sa më shumë profesionistë në politikë.
    ARTIKULLI I PLOTË NË SHQIP:
    A mund të ndihmojë humori që Shqipëria të hyjë në BE?
    Dikur e njohur si një cep stalinist i harruar, Shqipëria sot është një nga kandidatët kryesorë për anëtarësim në Bashkimin Evropian – dhe ka një komedian që kandidon për kryetar bashkie në kryeqytet.
    Diçka e çuditshme po ndodh në Shqipëri. Qeveria ndaloi TikTok-un për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimi negativ i mediave sociale. Presidenti emëroi një chatbot inteligjence artificiale si ministre për të luftuar korrupsionin. Tani një nga komedianët më të njohur të vendit, i famshëm për imitimet e tij të mprehta të liderit që ka shumë vite në pushtet, po kandidon për kryetar të Tiranës.
    Pyetja që shtrohet është: a mund të ndihmojë ndjenja e humorit dhe të menduarit jashtë kornizave që një vend i vogël ballkanik të hyjë në Bashkimin Evropian? Ekspertët thonë se, seriozisht, nuk do të bënte dëm. Sidomos për Shqipërinë, e cila prej kohësh vuan nga një imazh problematik — nga regjimi stalinist te krimi i organizuar.
    Por Shqipëria po bën diçka mirë, sepse tani konsiderohet si një nga kandidatët kryesorë për t’u bashkuar me BE-në me 27 vende anëtare.
    Dikur, gjatë 40 viteve të sundimit të diktatorit paranojak Enver Hoxha, Shqipëria ishte një nga vendet më shtypëse (dhe më pak argëtuese) në botë. Ai ndërtoi 750,000 bunkerë për t’u mbrojtur nga një pushtim imagjinar — por fjala “qesharake” nuk do të ishte kurrë një përshkrim i përshtatshëm për atë periudhë. Sot, Shqipëria është një destinacion i madh turistik, dhe Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta të Evropës.
    Megjithatë, vendi ende përballet me korrupsionin politik dhe mafiet e fuqishme që merren me trafikim njerëzor dhe kokainë kolumbiane. Por në Bruksel ka një konsensus të gjerë se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në ndërtimin e një ekonomie moderne, mbrojtjen e lirisë së medias dhe forcimin e sundimit të ligjit.
    Aktualisht, në procesin e gjatë të anëtarësimit në BE janë nëntë vende: Shqipëria, Bosnja, Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia dhe Ukraina.
    Nga Ballkani Perëndimor, vetëm Kroacia është anëtarësuar në BE — që në vitin 2013. Sot, Shqipëria dhe Mali i Zi shihen si kandidatët më të avancuar. Lufta në Ukrainë ka bërë që BE të jetë më e prirur ndaj zgjerimit, si mënyrë për t’u mbrojtur nga Rusia agresive e Putinit.
    Eksperimente të reja shqiptare
    Shqipëria po tregon se është gati të eksperimentojë dhe të mendojë ndryshe.
    Në fillim të vitit, ajo bllokoi aksesin në TikTok për një vit, pas vrasjes së një djali 14-vjeçar që ngriti shqetësime për ndikimin e rrjeteve sociale te fëmijët.
    Në shtator, kryeministri emëroi një robot të krijuar nga AI, me emrin Diella, si “ministre digjitale” që shqyrton tenderët publikë për të siguruar që janë pa korrupsion dhe pa ndikim njerëzor. Diella ka një avatar me veshje tradicionale shqiptare — pjesërisht një truk publicitar, por sistemi i inteligjencës artificiale është real.
    Ekspertët paralajmërojnë rreziqe: “Krijon konfuzion midis teknologjisë dhe politikës, sjell boshllëqe përgjegjësie dhe rreziqe sigurie,” thotë studiuesi Erjon Curraj.Por pikërisht spektakli mund të jetë ajo që e dallon Shqipërinë — sepse ndoshta “vlerat evropiane” përfshijnë edhe aftësinë për të bërë shaka (dhe për të mos arrestuar humoristin).
    Komediani që sfidon politikën
    Në fillim të tetorit, satiristi i njohur Florjan Binaj shpalli kandidaturën e tij të pavarur për kryetar bashkie të Tiranës, me mbështetjen e Partisë Demokratike.
    Europa ka parë edhe më parë figura të ekranit që hyjnë në politikë: Volodymyr Zelensky në Ukrainë, Beppe Grillo në Itali, madje edhe Ronald Reagan në SHBA.
    Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë mbahen më 9 nëntor, pasi kryebashkiaku i mëparshëm, Erion Veliaj, u shkarkua dhe po pret gjyqin për akuza korrupsioni që ai i mohon.
    Binaj i tha The Washington Post se kandidon për të përmirësuar cilësinë e jetës në kryeqytet me planifikim më të mirë urban dhe më shumë shërbime publike. Ai e sheh Tiranën e sotme si “të mbingarkuar me ndërtime dhe me mungesë shkollash”.
    Ai shton se nuk është vetëm komedian, por edhe aktivist social, ambientalist dhe arkitekt i diplomuar. Ai u fut në aktrim sepse dinte të bënte imitime, dhe përfundoi duke moderuar një emision satirik për 18 vjet.
    Profesori Lutfi Dervishi e quan kandidaturën e Binajt “një eksperiment demokratik të rrallë – një komedian që sfidon modelin që imiton”. Ai thotë se kjo kandidaturë është tregues i lodhjes me politikën tradicionale dhe i dëshirës për autenticitet, edhe nëse shprehet përmes sarkazmës. Binaj shprehet se dëshiron të çlirojë Shqipërinë nga partitë tradicionale, të majta e të djathta, dhe të sjellë më shumë profesionistë të pavarur në politikë — gjë që mund të ndihmojë edhe në ndalimin e “rrjedhjes së trurit”, pasi rreth 40% e shqiptarëve jetojnë jashtë.
    “Ne kemi dy rrugë përpara: korrupsioni dhe betoni, ose ndryshimi me njerëz të ndershëm e profesionistë,” tha ai në shpalljen e kandidaturës.
    Rama dhe “dy komedianët e Tiranës”
    Ndër shumë personazhe të tij, Binaj bën një imitim perfekt të kryeministrit Edi Rama — i cili vetë është një figurë e gjallë dhe e pazakontë në politikën evropiane. Ish-lojtar basketbolli dhe artist, Rama njihet për stilin e tij me atlete dhe kapele baseball-i.
    Ai është lider i Partisë Socialiste, ish-kryetar i Tiranës dhe një nga të parët që pas rënies së komunizmit i pikturoi ndërtesat gri të qytetit me ngjyra të ndritshme. Disa analistë e quajnë atë “populist eurofil” — pro-Amerikë, pro-NATO dhe pro-BE.
    Rama shpesh bën shaka edhe në samite ndërkombëtare, por mund të jetë edhe provokues. Në Londër javën e kaluar, gjatë një paneli në Chatham House, ai u tha kritikëve të Shqipërisë: “Mbyllni gojën.”
    Ai lavdëroi emigrantët shqiptarë në Britani dhe tha se, krahasuar me pjesën tjetër të Europës që grindet, “Shqipëria është e vetmja e rritur në dhomë.”
    Rama shtoi se Brexit ishte një gabim gjigant:“U larguat nga Europa për më shumë investime — tani keni më pak.U larguat për më shumë lumturi — tani jeni të dëshpëruar.”
    Në vitin 2020, Rama kishte folur pozitivisht për Binajn, duke e quajtur “djalë simpatik e të talentuar”. Tani është më kritik, duke e quajtur kandidimin e tij “një veprim të dëshpëruar nga moçali” (duke iu referuar opozitës). Por shtoi me ironi: “Nuk e gjykoj aktorin keq për rolin e ri që ka marrë — sepse aktorët duhet të kenë një punë.”
    Një shenjë e re për demokracinë
    Andi Hoxhaj, ekspert për Ballkanin në King’s College London, thotë se kandidatura e Binajt duhet parë si një shenjë e hapjes demokratike dhe e përparimit politik në Shqipëri.
    “Ajo reflekton një shumëllojshmëri zërash dhe përvojash që hyjnë në politikë — njësoj si zhvillimet që kemi parë në Itali dhe Ukrainë,” përfundon ai.

  • Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre!

    Florjan Binaj takim me përfaqësuesit e opozitës: Programi ynë u mbështet prej tyre!

    TIRANE- Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend. Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, Binaj shihet krah tyre ndërsa sqaron se ka prezantuar planin e veprimit të fushatës dhe për drejtimin e kryeqytetit. Ai thotë se programi është mbështetur prej tyre dhe është pasuruar me propozime konkrete. 

    “Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend. Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej.”-shkruan Binaj. 

    Pamje nga takimi:

  • Gara për Tiranën/ Florjan Binaj përvesh mëngët, prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

    Gara për Tiranën/ Florjan Binaj përvesh mëngët, prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

    Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka takuar sot përfaqësuesit e partive politike opozitare në vend.
    Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, Binaj shihet krah tyre ndërsa sqaron se ka prezantuar planin e veprimit të fushatës dhe për drejtimin e kryeqytetit.
    Ai thotë se programi është mbështetur prej tyre dhe është pasuruar me propozime konkrete.
    “Sot, me ekipin tonë, zhvilluam një takim me Ermalin, Ilirin, Barbarën, Sentjonin, Albin, Brunildën, Anisën dhe Erionin, përfaqësues të partive opozitare në vend.
    Me kënaqësi konstatuam se programi ynë, i ideuar nga një staf profesionistësh idealistë dhe qytetarësh aktivë, gjeti mbështetjen e tyre. Angazhimi i tyre me propozime konkrete e pasuroi më tej programin tonë, i cili, në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët, do të përsoset edhe më tej.”-shkruan Binaj.

  • Me video/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e mbuluar me inerte në Tiranë

    Me video/ Florjan Binaj zbulon “lulishten” e mbuluar me inerte në Tiranë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona