Tag: florian

  • U vetëdorëzua pas vrasjes në Manzë, Daniel Pepa: Qëllova për vetëmbrojtje, isha i tonditur se më vrau shokun

    U vetëdorëzua pas vrasjes në Manzë, Daniel Pepa: Qëllova për vetëmbrojtje, isha i tonditur se më vrau shokun

    daniel pepa arianit kurti dhe florian paluci

    DURRËS- Daniel Pepa, autori i vrasjes së Florian Paluçit, ndodhur rreth një muaj më parë në zonën e Manzës, ka pretenduar se ka qëlluar me armë në kushtet e vetëmbrojtjes së nevojshme, pasi Florin Paluçi, ishte personi i parë që ka qëlluar me pistoletë duke vrarë shokujn e tij, Aranit Kurti.
    Sipas gazetarit Elton Qyno, këtë qëndrim autori i krimit e ka mbajtur pas dorëzimit në ambjentet e prokurorisë së Durrësit, e cila po ndjek rastin e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në mesnatën e 22 Tetorit 2025.
    I riu më pas është shoqëruar në ambjentet e policisë së Durrësit, ku gjatë marjes në pyetje, ka pretenduar se nëse nuk do qëllonte drejt Florin Paluçit, ai do e vriste siç vrau shokun e tij Aranit Kurti.
    Të dyja palët atë natë ishin të armatosur, ndërsa u konfliktuan fillimisht për ekspresin që ishte i fikur dhe kamarieri nuk mund ti shërbente kafen.
    Daniel Pepa, në prezencë të avokatit të tij dhe oficerit të policisë gjyqësore, ka argumentuar se ka qëlluar nga tronditja e fortë psikike dhe vetëmbrojtjes së nevojshme, pasi Paluçi i vrau i pari shokun dhe më pas rrezikoi të qëllonte edhe mbi të. 
    Por pavarësisht kësaj dëshmie, në këtë ngjarje kriminale prova më e fortë janë pamjet filmike të cilat kanë dokumentuar të gjithë dinamikën e krimit të dyfishtë.
    Gjithmonë duke ju referuar pamjeve filmike, policia thotë se i pari që ka qëllua është Flori Paluçi, i cili ka qëlluar njëherë në tokë. Më pas ka drejtuar armën drejt Daniel Pepës dhe ka hapur zjarr ndaj tij, por pa mundur të vrasë.
    Miku i Danielit, Aranit Kurti, që ndodhej shumë pranë Florian Paluçit, ka qëlluar me grusht në fytyrë Florian Paluçin, dhe vrapon të largohet prej tij.
    Por Paluçi qëllon një herë me pistoletë drejt Aranit Kurtit, ku plumbi i ka depërtuar trupin pas shpine dhe i ka prekur zemrën, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
    Mes kësaj vorbulle të shtënash, Daniel Pepa, ka hapur zjarr vetëm 1 herë dhe ka qëlluar pas shpine Flori Paluçin, i cili pasi ka kryer disa lëvizje të pavetëdijshme është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen.

    Pas këtyre veprimeve Daniel Pepa, së bashku me Ergi Kadiu, Erald Cani, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja janë larguar nga vendi i ngjarjes, për tu kthyer pas disa minutash sërish në vendngjarje.
    Pepa më tej është larguar përfundimisht duke mos arritur të kapet nga policia. Por pas disa ditësh ai është vetëdorëzuar në prokurorinë e Durrësit dhe se pritet që sot ose nesër të dalë para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

  • “Kandidimi im do vazhdojë…”, Florian Binaj reagon pas vendimit të Kushtetueses 

    “Kandidimi im do vazhdojë…”, Florian Binaj reagon pas vendimit të Kushtetueses 

    Florian Binaj, kandidat për bashkinë e Tiranës ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili ishte në favor të Erion Veliajt, teksa ky i fundit do vazhdojë të mbajë postin e krybashkiakut të Tiranës. 

     

  • “Të bëhemi bashkë”/ Kandidati i pavarur Florian Binaj takon banorët te ‘Fusha e Aviacionit’

    “Të bëhemi bashkë”/ Kandidati i pavarur Florian Binaj takon banorët te ‘Fusha e Aviacionit’

    Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek Fusha e Aviacionit’
    Binaj takoi qytetarët për tu njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë se Binaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet. Florian Binaj: Kjo gjë nu bëhet vetëm.
    Banori: Kërkojmë rrotullimin
    Florian Binaj: Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi
    Binaj u kujtoi qytetarëve se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës.
    ‘Një gurë në dorë kemi”

  • Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

    Florian Binaj në Fushën e Aviacionit: Rotacioni nuk bëhet vetëm, të bashkohemi për ndryshimin

    Takimet elektorale të kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, të mbështetur nga opozita, vijuan sot në zonën e Fushës së Aviacionit.
    Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Binaj u njoh nga afër me problematikat e tyre dhe kërkoi mbështetjen për të sjellë ndryshimin në kryeqytet. Banorët u shprehën me besim se ai do të mund ta bëjë Tiranën një qytet më të jetueshëm dhe me dinjitet për të gjithë.
    “Kjo gjë nuk bëhet vetëm,” – theksoi Binaj, duke iu përgjigjur një banori që kërkonte “rrotullimin”.
    “Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi,” – shtoi ai me humor dhe vendosmëri.
    Në fund të takimit, Binaj u kujtoi qytetarëve se fuqia për ndryshim është në duart e tyre:
    “Një gurë në dorë kemi,” – tha ai, duke apeluar për pjesëmarrje dhe votë të ndërgjegjshme më 17 nëntor.

  • “Një gurë kemi në dorë”/ Binaj takim me qytetarët: Rotacioni nuk bëhet vetëm

    “Një gurë kemi në dorë”/ Binaj takim me qytetarët: Rotacioni nuk bëhet vetëm

    Takimet elektorale të Florian Binajt, kandidatit të pavarur të mbështetur nga opozita kanë vijuar tek Fusha e Aviacionit’.
    Ai takoi qytetarët për t’u njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë seBinaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet
    Florian Binaj: Kjo gjë nuk bëhet vetëm.Banori: Kërkojmë rrotulliminFlorian Binaj: Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi.
    Binaj u kujtoi qytetarëve se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës.
    “Një gurë në dorë kemi”, tha ai.

  • Qëlloi për vdekje Florian Paluçin pas sherrit për kafen në Durrës, del fotoja e 21-vjeçarit Daniel Pepa

    Qëlloi për vdekje Florian Paluçin pas sherrit për kafen në Durrës, del fotoja e 21-vjeçarit Daniel Pepa

    Është bërë publike fotoja e 21-vjeçarit Daniel Pepa, i dyshuar për vrasjen e Florian Paluçit në Manëz të Durrësit një ditë më parë.
    Sipas hetimeve, vrasja ndodhi pas një konflikti të mëparshëm mes Daniel Pepës dhe kamarierit Alteo Pepa për një ekspres, në të cilin u përfshinë dhe Florian Paluçi dhe shoku i tij Erald Cani.
    Pas debatit, 21-vjeçari ka lënë lokalin dhe është kthyer më vonë i shoqëruar nga Aranit Kurti dhe Ergi Kadiu. Ata kanë tentuar të hyjnë në lokal, ku Flori ka qëlluar me armë në tokë, ndërsa Danieli ka reaguar duke e qëlluar Flori në drejtim, duke e lënë të plagosur. Mes tyre ka pasur përleshje fizike dhe më pas, në kundërpërgjigje, Flori ka qëlluar Aranit Kurtin, i cili ka humbur jetën. Pasi ka marrë plagë të rënda nga plumbat, Florian Paluçi ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbuluar se Daniel Pepa ishte shoqëruar nga 30-vjeçari Gezim Allçi, i cili po ashtu është i armatosur. Të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim për vrasjen dhe armëmbajtje pa leje.
    Po ashtu, policia ka arrestuar katër persona të tjerë, të cilët ishin shokë të autorëve dhe akuzohen për moskallëzim krimi, pasi nuk njoftuan policinë pas vrasjes. Ata janë: Erald Cani, Ergi Kadiu dhe vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqaj. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarve në kërkim.

  • Koha për një ndryshim real! Duka: PAA në mbështetje të Florian Binajt për Bashkinë e Tiranës

    Koha për një ndryshim real! Duka: PAA në mbështetje të Florian Binajt për Bashkinë e Tiranës

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • “Jam i pavarur”/ Florian Binaj shpjegon fushatën: Mbështetem nga partitë e opozitës, ekip jopartiak

    “Jam i pavarur”/ Florian Binaj shpjegon fushatën: Mbështetem nga partitë e opozitës, ekip jopartiak

    Kandidati i pavarur për Tiranën, Florian Binaj po bashkon forcat me përfaqësuesit e opozitës për organizimin gjatë fushatës.

    Pas një mbledhje me koordinatorët e partive të opozitës, Florian Binaj në konferencën e parë mediatike, shprehu besimin për fitore, me aleancën e krijuar.
    “Besoj është takimi i parë i një serie takimesh që na pret në ditët në vijim. Unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjithë partive të opozitës i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen pa dallim partie. Ky bashkim që po ndodh tani me të gjithë është një tregues i jashtëzakonshëm i asaj që pritet të ndodh”, tha Binaj.
    Programi për vizionin e udhëheqjes së Bashkisë nuk e ka ende gati, por Florian Binaj tregon se ka lënë larg realizimit, partitë politike.
    “Jemi duke punuar me një ekip jopartiak, që brenda një koohe të duhur, sepse gjërat që të bëhen mirë duan kohën e tyre, që të dalim të tregojmë programin për të gjithë qytetarët. Edhe kam thënë që në terren në fushatë do të jem pa kryetarët, por jam i gatshëm të takoj cdo kryetar të opozitës”, u shpreh kandidati për bashkinë e Tiranës i mbështetur nga opozita.
    Ndonëse nuk do të shfaqet krah për krah me liderët, aktori që synon mandatin e kryebashkiakut në zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, duket se nuk do të shmang takimet me ta.

  • Gara për bashkinë e Tiranës/ “Jam i pavarur”, Florian Binaj shpjegon fushatën: Mbështetem nga partitë e opozitës, ekip jopartiak

    Gara për bashkinë e Tiranës/ “Jam i pavarur”, Florian Binaj shpjegon fushatën: Mbështetem nga partitë e opozitës, ekip jopartiak

    Kandidati i pavarur për Tiranën, Florian Binaj po bashkon forcat me përfaqësuesit e opozitës për organizimin gjatë fushatës.

    Pas një mbledhje me koordinatorët e partive të opozitës, Florian Binaj në konferencën e parë mediatike, shprehu besimin për fitore, me aleancën e krijuar.
    “Besoj është takimi i parë i një serie takimesh që na pret në ditët në vijim. Unë si kandidat i pavarur, falë mbështetjes së të gjithë partive të opozitës i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të na bashkohen pa dallim partie. Ky bashkim që po ndodh tani me të gjithë është një tregues i jashtëzakonshëm i asaj që pritet të ndodh”, tha Binaj.
    Programi për vizionin e udhëheqjes së Bashkisë nuk e ka ende gati, por Florian Binaj tregon se ka lënë larg realizimit, partitë politike.
    “Jemi duke punuar me një ekip jopartiak, që brenda një koohe të duhur, sepse gjërat që të bëhen mirë duan kohën e tyre, që të dalim të tregojmë programin për të gjithë qytetarët. Edhe kam thënë që në terren në fushatë do të jem pa kryetarët, por jam i gatshëm të takoj cdo kryetar të opozitës”, u shpreh kandidati për bashkinë e Tiranës i mbështetur nga opozita.
    Ndonëse nuk do të shfaqet krah për krah me liderët, aktori që synon mandatin e kryebashkiakut në zgjedhjet e parakohshme në Tiranë, duket se nuk do të shmang takimet me ta.
     
     

    Top Channel

  • Florian Binaj bashkon opozitën

    Florian Binaj bashkon opozitën

    Florjan Binaj

    TIRANË-Kandidati i pavaruar për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj ka zhvilluar një takim me partitë politike. Në takim janë bërë bashkë demokratë dhe emra të cilët u propozuan nga partitë e tjera, për postin e kryebashkiakut.
    Barbara Doda, përfaqësuaesja e partisë ‘Mundësia’ ishte pjesë e takimit. Kujtojmë se kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj fillimisht u shpreh se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Florian Binajt. Në takim nuk ka munguar as kandidati i propozuar nga ‘Mundësia’, politologu Ermal Hasimja, i cili ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Binajt.

    Ilir Alimehmeti, përfaqësuesi i PD dhe një nga negociatorët kryesorë për gjetjen e kandidatit të përbashkët të opozitës, ishte pjesë e takimit. Kujtojmë se vetë kryetari i Partisë Demokartike, Sali Berisha nga një konferencë për shtyp ka njoftuar se ndër kandidatët e propozuar nga drejtues dhe personalitete të PD, është vendosur të mbështesin së bashu aktorin dhe aktivistin Florian Binaj.