Tag: florentino

  • Falcao dhe “flirti” me Real Madridin: Perez ma bëri ofertën në një pecetë, ishte moment shumë i sikletshëm…

    Falcao dhe “flirti” me Real Madridin: Perez ma bëri ofertën në një pecetë, ishte moment shumë i sikletshëm…

    20 Shtator 2025

    11:28

    Alfred Lleshi

    Radamel Falcao ka rikujtuar një nga episodet më të veçanta të karrierës së tij. Gjatë një bisede me ish-shokun e skuadrës Mario Suárez, sulmuesi kolumbian tregoi se si Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, e tentoi në kulmin e karrierës. E bëri këtë me gjestin e papritur, një pecetë.
    Ngjarja ndodhi gjatë një gala-je, me Íker Casillas dhe gazetarë të Atletico Madridit pranë. Florentino i dha Falcaos pecetën për të firmosur, duke imituar gjestin e famshëm me Zinedine Zidane më 2000. “Më tha ta ruaja, ta fshihja. Ishte shumë e sikletshme, sepse kisha gjithë njerëzit e Atletico Madridit përreth”, – kujtoi Falcao.
    Kolumbiani, simbol i Atletico Madridit, e dinte që ta pranonte do të ishte e pamundur, jo vetëm për shkak të sfidës sportive, por edhe përplasjes me ndjenjat e tifozëve “rojiblancos”. Ai pranoi që Real Madridi kishte interesim real, me kontakte përmes agjentit dhe telefonata nga drejtuesit e klubit, por verën e atëhershme, Florentino Perez përfundoi transferimin e Gareth Bale.

  • Reali i Madridit mëson për çmimin e Konates, lojtari gati të veshë bluzën e “Los Blancos” verën e ardhshme

    Reali i Madridit mëson për çmimin e Konates, lojtari gati të veshë bluzën e “Los Blancos” verën e ardhshme

    Adriatik BALLA
    Reali i Madridit vazhdon të jetë e zhytur në planifikimin e skuadrës së saj me sytë nga e ardhmja. Ndër emrat që ndodhen në agjendën e Florentino Perez dhe drejtuesve sportivë, spikat Ibrahim Konate, mbrojtësi aktual i Liverpulit. Qendërmbrojtësi francez konsiderohet një nga mundësitë e mëdha të merkatos, por operacioni nuk duket i lehtë. Deri pak kohë më parë, ekzistonte mundësia që klubi madrilen të përshpejtonte ardhjen e tij në “Santiago Bernabeu”, nëse do të arrihej një marrëveshje ekonomikisht e arsyeshme.
    Megjithatë, skenari është komplikuar: Liverpul ka vendosur të mbrohet dhe të mos negociojë me kushte të favorshme për Madridin. Sipas informacioneve të “DefensaCentral”, “The Reds” janë të gatshëm ta lënë Konaten të largohet vetëm për një shifër specifike: 55 milionë euro. Kjo shumë ka befasuar në Chamartin, pasi mbrojtësit i ka mbetur vetëm edhe një vit kontratë dhe, që nga 1 janari, ai do të mund të lidhet lirisht me një klub tjetër për sezonin 2026/27. Përgjigjja e Florentino Perez ishte e prerë. Real Madrid nuk është i gatshëm të përsërisë operacione me risk të lartë kur merkatoja ofron mundësinë për të pritur dhe siguruar një firmë pa kosto. Ndërkohë, Liverpul mban një qëndrim të palëkundur.
    Ata preferojnë të rrezikojnë ta humbin lojtarin falas sesa t’i lehtësojnë një largim të menjëhershëm drejt një rivali direkt në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi francez 25-vjeçar ka refuzuar tashmë disa propozime për rinovimin e kontratës nga klubi anglez. Vendosmëria e tij është e qartë: të veshë fanellën e Real Madrid. Siç është zbuluar, lojtari i ka njoftuar drejtuesit madrilenë se angazhimi i tij është të vijë falas verën e ardhshme dhe të mbajë fjalën e dhënë. Josha e projektit madrilen është e dukshme për Konate.
    Ndërkohë, paraqitjet e tij në fushë kanë nisur të krijojnë debat. Në javët e fundit, disa performanca jo të rregullta janë bërë virale në rrjetet sociale. Pamje nga aksione ku qendërmbrojtësi nuk ka qenë aq solid sa zakonisht kanë ushqyer spekulime. Disa besojnë se niveli i tij i ulët vjen nga fakti se tashmë e ka mendjen te “Santiago Bernabeu”; të tjerë mendojnë se është një mënyrë për të ushtruar presion mbi Liverpul që ta lejojë të largohet. Aktualisht, operacioni është në ngërç. Real Madrid e di tashmë çmimin që kërkon Liverpul: 55 milionë. Një shifër që e konsiderojnë të tepruar. Nga ana tjetër, Florentino Perez mbetet i vendosur: durimi është aleati i tij më i mirë.

  • Te Real Madridi, “armiku” i Barcelonës, por nuk e fsheh: Idhulli im i madh është… Messi

    Te Real Madridi, “armiku” i Barcelonës, por nuk e fsheh: Idhulli im i madh është… Messi

    Franco Mastantuono u prezantua si lojtar i Real Madridit, në një ceremoni në Valdebebas, në praninë e presidentit Florentino Pérez, drejtuesve të klubit dhe familjes së tij. Ngjarja përkoi me përvjetorin e tij të 18-të të lindjes, duke shënuar edhe bashkimin përfundimtar me klubin madrilen.
    Argjentinasi do të mbajë fanellën me numrin 30, të njëjtin që kishte te River Plate, një numër i rezervuar për lojtarët e ekipit të dytë, por që në të kaluarën e ka mbajtur edhe Vinicius para se të bëhej titullar.
    Florentino Pérez e përshkroi si “një nga talentet më të mëdhenj që ka dalë në futbollin botëror vitet e fundit” dhe i tha në sy: “Që sot vesh fanellën e bardhë, të 15 Kupave të Europës. Faleminderit që deshe të jesh këtu me ne!”
    Mastantuono, i emocionuar, u shpreh: “Kam shumë për të mësuar, por vlerat e mia vijnë nga familja. Premtoj se do të jap gjithçka për këtë fanellë. Brenda fushës do të keni një tifoz më shumë”.
    Në konferencë, ai tregoi se Xabi Alonso i ka dhënë shumë besim për të realizuar ëndrrën e tij dhe se Bellingham e priti ngrohtësisht: “Jude është lojtar që e admiroj shumë, ishte e mrekullueshme ta takoja”.
    I pyetur për idhujt e tij, nuk pati dyshime: “Për mua, Leo Messi është lojtari më i mirë në botë. Të tjerë si Alfredo Di Stéfano nuk kam mundur t’i shoh, por frymëzohem shumë prej tyre”.
    Ai konfirmoi se vetë ia kërkoi presidentit numrin 30: “Është një numër i veçantë për mua”.
    Që nga e premtja, Mastantuono nis stërvitjen me ekipin e bardhë, duke u shprehur se është gati për çdo kërkesë të trajnerit Xabi Alonso dhe se e ka pritur këtë moment me “emocion dhe ankth pozitiv”.
     

  • “Po luan një lojë të rrezikshme”, ish-ylli i Real-it për Vinicius: E pamë çfarë ndodhi me Ramos-in

    “Po luan një lojë të rrezikshme”, ish-ylli i Real-it për Vinicius: E pamë çfarë ndodhi me Ramos-in

    4 Gusht 2025

    16:09

    Telesport

    Ish-mbrojtësi i Real Madrid, Rafael Alkorta, e ka paralajmëruar Vinicius Jr në lidhje me negociatat për rinovimin e kontratës me Florentino Perez.
    Duke folur për Cadena SER, Alkorta tha se Vinicius Jr po luan një lojë të rrezikshme dhe i kujtoi atij Sergio Ramos, të cilit iu tërhoq oferta e kontratës në vitin 2023 pavarësisht se ishte një legjendë e klubit.
    Ai tha:
    “Të përpiqesh ta shtrydhësh Florentino Perez mund të shkojë keq. E dimë se çfarë ndodhi me Ramosin.”
    Alkorta shtoi se grindjet për negociatat me Perez janë ‘helmuese’, pasi presidenti i Los Blancos nuk ka frikë të marrë vendime të guximshme. Ai pretendon se braziliani do të kishte pasur një qëndrim më të mirë në negociata nëse do të kishte pasur një sezon të mirë dhe shtoi:
    “Këto grindje janë helmuese. Florentino është i dashur, por nuk ngurron të marrë vendime të vështira. Nëse ai ka një sezon të mirë, ai do të ketë forcën për të negociuar”.
    Vinicius Jr ka një kontratë deri në vitin 2027 dhe ka qenë në bisedime për një marrëveshje të re për disa muajt e fundit. Megjithatë, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje, me Real Madrid dhe rrethin e lojtarit që kanë mosmarrëveshje të mëdha në kërkesat për pagë.

  • Reali i Madridit kujton 25 vjetorin e presidencës së Florentino Perezit, e bëri Realin makineri trofesh të mëdhenj

    Reali i Madridit kujton 25 vjetorin e presidencës së Florentino Perezit, e bëri Realin makineri trofesh të mëdhenj

    Adriatik BALLA
    Reali i Madridit nuk është klub i zakonshëm, përkundrazi, në futboll është një makineri e madhe fituese, madje një fitues trofesh të rëndësishëm. Në 25 vjetët e fundit që drejtohet nga presidenti Florentino Perez, Reali ka shkruar histori në kuptimin e plotë të fjalës, duke fituar 37 trofe të mëdhenj të rëndësishëm në Spanjë dhe në Europë, pa harruar numrin e madh të trofeve të Botërorit të Klubeve dhe superkupave europiane. Ishte dje, pikërisht e mërkurë 16 korrik 2025, 25 vjetori i nominimit të parë të Florentino Perezit si president i Real Madridit. Një president që e ka ndryshuar historinë jo vetëm të klubit, por të krejt futbollit në vitet e 2000-ta, duke e rikthyer Madridin një tokë të dominimit dhe të trofeve. Klubi madrilen e ka publikuar sot suksesin e arritur nga ai që konsiderohet si presidenti më i suksesshëm në histori të futbollit.
    37 trofe të fituar (66 nëse i konsiderojmë edhe ato të skuadrës së Realit në basketboll), është një shifër e jashtëzakonshme. “Më 16 korrik 2000, aksionarët e Real Madridit e emëruan Florentino Perezin si president të klubit. Nën drejtimin e tij, Real Madridi i ka fituar 66 trofe, prej tyre 37 në futboll (7 Liga të Kampionëve, 7 Kupa të Botës për Klube, 6 Superkupa të Evropës, 7 La Liga spanjolle, 3 Copa del Rey dhe 7 Superkupa të Spanjës), por edhe 29 trofe në basketboll (3 Kupa të Kampionëve, 1 Kupë Interkontinentale, 9 Liga spanjolle, 7 Copa del Rey dhe 9 Superkupa të Spanjës). Florentino Parez e ka çuar përpara një transformim të thellë të të gjitha strukturave të Real Madridit, duke e transformuar atë në “klubin sportiv më të vlefshëm në botë”, sipas revistës prestigjioze “Forbes”. Së fundmi nën drejtimin e tij u rinovua stadiumi ikonik “Santiago Bernabeu”, ndërsa historia 123 vjeçare e klubit po vazhdon të sjell trofe e gëzime. Real Madridi e ka fituar 6 herë Championsin vetëm në 11 vjetët e fundit. Perez ka premtuar suksese të tjera e të reja për “Merengues”.
    Mbetet të shihet se si do të prezantohet Reali me trajnerin e ri, Ksabi Alonso, por dy ditë më parë, Perez kujtoise ardhja e Alonsos do të shënojë një sukses të ri të madh, duke qenë optimist se ai do të fitonte akoma më shumë trofe të mëdhenj me bluzën madrilene. Disfata në Botërorin e Klubeve para pak ditësh nuk quhet nisje e keqe, pasi ky aktivitet i përket sezonit që lamë pas, ndaj vëmendja është te merkato dhe objektivat e sezonit të ri.

  • Real Madrid prezanton Alonson, trajneri: Kjo ditë u shënua në kalendarin tim

    Real Madrid njoftoi se Çabi Alonso do të jetë trajneri i Real Madridit për tre sezonet e ardhshme, nga 1 qershori 2025 deri më 30 qershor 2028.

    Dita e prezantimit për Çabi Alonson te Real Madrid. Ceremonia klasike me presidentin Florentino Perez në krye, përjetohet gjithmonë me optimizëm nga trajnerët e rinj të Real Madridit, u zhvillua sot në Madrid.

    Ish-trajneri i Bayer Leverkusen e hapi fjalimin e tij kështu: “Mirëmëngjes të gjithëve. Pa dyshim, kjo është një ditë shumë e veçantë për mua, një ditë që do ta shënoj në kalendar për pjesën tjetër të jetës sime. Jam vërtet i lumtur që jam këtu, në atë që e konsideroj shtëpinë time. Lidhja me Real Madridin nuk është zbehur kurrë dhe, që kur hyra në Valdebebas një orë e gjysmë më parë, kjo ndjenjë është rilindur tek unë.

    Kam ndjesinë se ky është fillimi i një epoke të re. Florentino, të falënderoj sinqerisht për besimin tënd. Besoj se tifozët e Real Madridit janë të ngazëllyer që të nisin këtë fazë të re, të rriten dhe ta bëjnë historinë e këtij klubi edhe më të madhe. Një falënderim i veçantë shkon edhe për familjen time, e cila është gjithmonë pranë meje.

    Vazhdo leximin

  • Barcelona e kërkoi ta merrte në ekip pas dëmtimit të Ter Stegen, Navas: Nëse më thërret Florentino Perez, vij me nota nga Kosta Rika në Madrid

    Barcelona e kërkoi ta merrte në ekip pas dëmtimit të Ter Stegen, Navas: Nëse më thërret Florentino Perez, vij me nota nga Kosta Rika në Madrid

    Në fund të shtatorit, Barcelona ishte pa Ter Stegen, i cili i këputi ligamentet ndaj Villarreal, gjë që ishte një goditje e madhe për Hansi Flick.E dhe pse afati kalimtar kishte përfunduar tashmë, katalanasit morën lejen për të sjellë një portier të ri dhe një nga kandidatët për të ardhur te Barcelona ishte edhe Keylor Nava.
    Kjo mori vëmendjen e publikut në Spanjë, duke qenë se Navas kaloi ditët më të mira të karrierës së tij te Real Madrid dhe fakti që ai mund të nënshkruante për Barcelonën nuk i ka pëlqyer tifozëve të klubit mbretëror.
    Navas pranoi se kishte kontakte me Barcelonën, por se nuk ishte ai që iu ofrua katalanasve. “A më thirri Barcelona kur u dëmtua Ter Stegen? Po, ata kontaktuan agjentin tim i cili më njoftoi se kishte interes për të më sjellë. Ishte një kompliment i madh për mua, por edhe një situatë e komplikuar”, thotë Navas dhe vazhdon.
    “Nëse Florentino Perez do të më kishte ftuar, do të kisha ardhur për të notuar në Madrid nga Kosta Rika. Reali është i veçantë për mua, nëse do ta kisha pyetur veten, do ta kisha mbyllur karrierën atje”, tha Navas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/