Tag: florenc

  • Drejtori i QSUT-së Florenc Spaho jep dorëheqjen, emërohet në detyrë aktivistja e Diasporës nga Kanadaja

    Drejtori i QSUT-së Florenc Spaho jep dorëheqjen, emërohet në detyrë aktivistja e Diasporës nga Kanadaja

    Ndryshimi i ministrave në dikasterin e Shëndetësisë ka sjellë ditën e sotme lëvizje në disa prej drejtorive të këtij institucioni.

    Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, raporton se drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho ka dhënë dorëheqjen dhe vendin e saj e ka zënë Anxhela Paparizo.
    QSUT-ja është një nga drejtoritë e mëdha të administratës që ka pësuar më shumë ndryshime në drejtim gjatë dy viteve të fundit.
    Pas largimit të Albana Ficos, e cila e mbajti postin e drejtoreshës së QSUT-së nga dhjetori 2021 deri në mars 2024, kjo drejtori duket se nuk ka gjetur qetësi.
    Alma Cani pasoi Ficon nga marsi 2024 deri në maj 2025. Më pas ajo dha dorëheqjen dhe vendin e saj e zuri Donjeta Bali e cila qëndroi në detyrë vetëm dy muaj.
    Në korrik 2025 drejtimin e QSUT-së e mori Florenc Spaho, ish deputeti socialist që nuk u konfirmua në 11 maj. Edhe ai e mbajti postin vetëm për 2 muaj kur sot dha dorëheqjen për ti lënë vendin Angela Paparizos.
    Kjo e fundit do të lërë Kanadanë për të drejtuar QSUT-në. Paparizo ka qenë Menaxhere e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Burlingtonit.
    Ajo ka shërbyer në Bordin Drejtues të Shoqatës së Turizmit Rajonal RTO3, në Bordin Drejtues të Qendrës për Performancë të Burlingtonit dhe është Bashkë-kryetare e Komitetit Drejtues të Strategjisë për Emigrantët e Rinj – Partneriteti Lokal për Emigracionin në Halton, ndërkohë që është edhe Kryetare në detyrë e Këshillit Koordinues të Diasporës.

    Top Channel

  • Largohet drejtori i QSUT, Florenc Spaho. Në vend të tij emërohet Anxhela Paparizo

    Largohet drejtori i QSUT, Florenc Spaho. Në vend të tij emërohet Anxhela Paparizo

    Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, QSUT, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Ai e mori këtë detyrë vetëm dy muaj më parë, ndërsa shkaqet e largimit nuk dihen ende.
    në vend të Spahos është emëruar Anxhela Paparizo.
    Paparizo ka kryer studimet për Planifikim Kulturor në Universitetin e British Columbia si dhe Programin e Lidershipit Ekzekutiv në Shkollën e Biznesit Ivey në Kanada.
    Me një Master në Histori dhe Diplomë Universitare në Gazetari, ka mbajtur disa pozicione Drejtuese në Bashkinë e Tiranës, Shqipëri dhe aktualisht ishte në krye të departamentit të Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Qytetit të Burlingtonit në Ontario, Kanada, ku emigroi në vitin 2008.

  • Dorëhiqet nga QSUT Florenc Spaho, ja kush mund ta zëvendësojë

    Dorëhiqet nga QSUT Florenc Spaho, ja kush mund ta zëvendësojë

    Është dorëhequr nga drejtimi i QSUT Flornc Spaho.

    Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, raporton se Spahon pritet ta zëvendësojë Anxhela Paparizo.
    Spaho ka qëndruar në këtë detyrë vetëm 2 muaj, kur mori postin.
    Deri më tani nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes.

    Top Channel

  • Dorëhiqet drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho, kush pritet ta zëvendësojë (EMRI)

    Dorëhiqet drejtori i QSUT-së, Florenc Spaho, kush pritet ta zëvendësojë (EMRI)

    florenc spaho-Anxhela Paparizo

    TIRANË- Drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen këtë të martë. Spaho ka qëndruar në këtë detyrë vetëm 2 muaj, kur mori postin që prej korrikut të këtij viti. Emërimi i Spahos erdhi pas dorëheqjes së Donjeta Balit.
    Ndërkohë nuk dihen ende arsyet e dorëheqjes, teksa pritet ta zëvendësojë Anxhela Paparizo.
     
  • Florenc Doka emërohet kryebashkiaku i ri në Bashkinë Cërrik, zevendëson Andi Sallen, u bë ministër

    Florenc Doka emërohet kryebashkiaku i ri në Bashkinë Cërrik, zevendëson Andi Sallen, u bë ministër

    Diten e sotme ne Bashkin Cerrik eshte zhvilluar mbledhja e Keshillit Bashkiak, ku ka miratuar nderprerjen e parakohshme e mandatit te kryetarit te bashkise Andi Salla.
    Ky vendim vjen pas emërimit të Andis Sallës në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në qeverinë “Rama 4”, lajm i cili u dha nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së më 11 Shtator.
    Në të njëjtën mbledhje, Këshilli vendosi të komandojë në krye të institucionit Florenc Doka, një emër i njohur për qytetin e Cërrikut.

  • Vidhnin materiale në mobilerinë ku punonin dhe i shisnin, e pësojnë keq dy të rinjtë në Tiranë (Emrat)

    Vidhnin materiale në mobilerinë ku punonin dhe i shisnin, e pësojnë keq dy të rinjtë në Tiranë (Emrat)

    Sevastian Maçi dhe Florenc Begu, dy të rinj të punësuar në një mobileri, me detyra respektive magazinier dhe përgjegjës, janë arrestuar nga Policia e Tiranës. Ata akuzohen se kanë vjedhur artikuj mobilerie dhe i kanë shitur, duke i shkaktuar biznesit dëm 160 milionë lekë. Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për shtetasit K. D., 47 vjeç dhe O. D., 32 vjeç, me detyra përgjegjesa në mobilieri.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera mbi kallëzimin e administratores së një kompanie me veprimtari në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve, për vjedhje nga disa punonjës, finalizuan operacionin policor të koduar “Wrong Calculation”. Si rezultat i operacionit: u ndaluan shtetasit Sevastian Maçi, 31 vjeç, dhe Florenc Begu, 35 vjeç, me detyra respektive magazinier dhe përgjegjës në një mobilieri.Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, kanë vjedhur materiale pune, kanë prodhuar mobilie me to dhe i kanë shitur ato, pa i deklaruar. Ata i kanë shkaktuar kompanisë, 16 milionë lekë të rinj dëm.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

  • U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas, lihet në burg

    U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas, lihet në burg

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e 44-vjeçarit Florenc Çapja. Çapja kërkoi ndryshimin e masës “arrest me burg”. Kjo masë sigurie u caktua nga GJKKO dhe u konfirmuar nga Apeli.
    Çapja u ekstradua nga Dubai më 2 maj të 2025 nga Dubai ku ndodhej prej vitesh. Naj tij rëndon akuza “sigurimi i kushteve për vrasje”  ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. Vrasja nuk u rezalizua.
    Çapja ndodhej në Dubai prej rreth 8 vitesh, por pas kthimit në Shqipëri është vendosur në një burg të sigurisë së lartë për të vuajtur dënimin përjetë. 44-vjeçari Florenc Çapja është nipi i Ardian Çapjas, i cili është kreu i një grupi të njohur kriminal në qytetin e Elbasanit, i cili ka pasur përplasje me grupin e një tjetër personazhi të njohur të botës së krimit, Suel Çela.
    Ai u dënua si porositës i vrasjes në 2012 të babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në Elbasan. Çapja ndodhej në Dubai duke shijuar lirinë e tij dhe duke përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait. Ka qenë një nga autorët e ngjarjes që ka zbardhur atentatin në banesën e të dy viktimave. Sipas tij, Çapja i ka takuar në zonën e Krrabës dhe për porosinë ka dhënë 50 mijë euro. Për të mbuluar gjurmët Florenc dhe Ardian Çapja ditën që ka ndodhur ngjarja kanë shkuar në Maqedoninë e Veriut për të humbur gjurmët.

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas, e lë në burg

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas, e lë në burg

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas, i cili kërkoi ndryshimin e masës ”arrest me burg” të caktuar ndaj tij nga GJKKO dhe konfirmuar nga Apeli. Ndaj Çapjas rëndon një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, plan që nuk u realizua.
    Përmes avokatit, ai ka pretenduar se nuk ka përdorur SkyEcc dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt. Në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir) në vitin 2012 në Elbasan.

    Babë e bir u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.

  • I ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas, e lë në burg

    I ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas, e lë në burg

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Florenc Çapjas, i cili kërkoi ndryshimin e masës “arrest me burg” të caktuar ndaj tij nga GJKKO dhe konfirmuar nga Apeli, nën dyshimin se është përfshirë në dosjen ‘Plumbi i artë’.
    Ndaj Çapjas, i cili u ekstradua nga Dubai më 2 maj të këtij viti, rëndon një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, plan që nuk u realizua.
    Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur SkyEcc dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm nga një deklarim i Nuredin Dumanit e Henrik Hoxhajt. Në të njëjtën kohë Florenc Çapja është dënuar me burg përjetë si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir) në vitin 2012 në Elbasan.
    Babë e bir u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve.
    Vrasja e Gentian Beqirit u krye në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.
    Në fillim të janarit të këtij viti, SPAK kërkoi konfiskimin e pasurive të sekuestruara Florenc Çapjas pasi që prej vitit 2022 nisi një hetim pasuror. Nga 10 pasuri të sekuestruara, 8 janë në emër të babait dhe nënës së Florenc Çapjas, të gjitha në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, që konsiderohet si bazë e grupit të strukturuar kriminal të Çapjave.

  • U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas

    U ekstradua nga Dubai, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Florenc Çapjas