Në seancën e së martës për dosjen “Plumbi i Artë”, Elton Kila dha dëshminë e tij për njohjet dhe marrëdhëniet me Florenc Çapjan dhe Suel Çelën, familjarët e tyre, si dhe shtetasin Luan Tabaku.
Kila: Kam pasur pak njohje me Florenc Çapjen.
Ndërsa Suel Çelën e njoh që kalama. Njihemi të gjithë në Elbasan.
Kam pasur edhe marrëdhënie për shkak të punës, kam shitur kam blerë.
Me Suelin njihem se familja e Suelit kanë qenë komshi përballë me bashkëshorten time.
Kam njohje edhe me familjarët e tij, të atin Petritin dhe vëllain, Marion.
Kila: Në lidhje me ngjarjet ndaj meje nuk flisja as me vëllezërit e mi.
Kur u përfol emri im, që kanë shkruar gazetat, ka paguar Suel Çela për mua, kam kërkuar takim tek tregu ushqimor. Takova babain e tij, Titin. Erdhi edhe vëllai pastaj.
Me vërte, më tha ai (Petriti), je bërë merak për këtë. Unë gjysmë i qetë isha, pasi nuk e besova që mund të ishte e vërtetë.
Kila: Shtetasin Luan Tabaku e njoh. Kam 30 vjet që e njoh. Ai ka qenë funksionar shtetëror. E kemi pasur në lagje. Nuk e di a e njeh Tabaku familjen Çela.
Kila: Në lidhje me ngjarjet nuk e kam takuar Suel Çelën.
Tag: florenc
-

“Plumbi i Artë”, Elton Kila tregon njohjet me Florenc Çapjan, Suel Çelën e familjen e tij
-

Socialistët rifitojnë me Florenc Dokën Bashkinë e Cërrikut me 66% të votave! I pavaruri ‘ngec’ deri në 1900 vota
Florenc Spiro Doka është zyrtarisht Kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut, pasi ka siguruar një fitore të qartë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
Kandidati i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka marrë shumicën dërrmuese të votave, duke mposhtur dy rivalët e tij, Eligert Qani Hima nga “Lëvizja Shqipëria Bëhet” dhe Amarildo Sherif Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit.
Sipas të dhënave përfundimtare të KQZ-së, janë numëruar të gjitha 57 qendrat e votimit.Florenc Doka ka marrë 6,201 vota, që përfaqësojnë 66.22% të totalit të votave.Në vend të dytë renditet Amarildo Hoxha me 1,888 vota (20.16%), ndërsa Eligert Hima ka siguruar 1,275 vota (13.62%).
Diferenca e votave:Florenc Doka ka fituar me një avantazh prej 4,313 votash ndaj Amarildo Hoxhës dhe 4,926 votash ndaj Eligert Himës, duke shënuar një fitore për Partinë Socialiste në këtë bashki.
Rezultati konfirmon dominimin e socialistëve edhe në këtë garë, ndërsa Doka pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Cërrikut në ditët në vijim. -

Hapen 18 nga 57 kuti në Cërrik, kryeson kandidati i PS me 2165 vota
Ka nisur numërimi i votave edhe në Cërrik, ku janë për tu numëruar 57 kuti.
Nga 57 kuti në total, janë hapur 2, me rezultat: Florenc Doka 2165 vota, Amarildo Hoxha 372 vota, Eligert Hima 330 vota.
Në garë janë Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet, Amarildo Hoxha i pavarur dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.
Në Cërrik kanë votuar 8108 qytetarë, nga 3268 qytetarë me të drejtë vote.Top Channel
-

Hapen 8 nga 57 kuti në Cërrik, kryeson kandidati i PS me 937 vota
Ka nisur numërimi i votave edhe në Cërrik, ku janë për tu numëruar 57 kuti.
Nga 57 kuti në total, janë hapur 2, me rezultat: Florenc Doka 937 vota, Amarildo Hoxha 180 vota, Eligert Hima 143 vota.
Në garë janë Eligert Hima nga Shqipëria Bëhet, Amarildo Hoxha i pavarur dhe Florenc Doka nga Partia Socialiste.
Në Cërrik kanë votuar 8108 qytetarë, nga 3268 qytetarë me të drejtë vote.Top Channel
-

Zgjedhjet në Cërrik, kandidati socialist Florenc Doka: Shpresojmë që qytetarët të dalin masivisht në votim
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Cërrikut, Florenc Doka pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryebashkiakun e qytetit.
Doka u shpreh se pjesëmarrjet në zgjedhje kanë një trend në ulje, por shpreson që qytetarët të dalin masivisht për të votuar.
“Qytetarët ta shfrytëzojnë kohën për të votuar. Procesi po shkon normal. Shpresojmë që të shkojë çdo gjë mirë, të dalim me rezultate dhe ti rikthehemi normalitetit si komunitet i vogël që jemi
Zgjedhjet kanë një trend në ulje, por m -

Genta Vangjeli: Kandidati i PS-së për bashkinë e Cërrikut, përfitues i fondeve të institucionit
Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj promovimit të Florenc Dokës si kandidati kryesor i Partisë Socialiste për drejtimin e Cërrikut në zgjedhjet e 9 nëntorit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, ka akuzuar Dokën dhe strukturat drejtuese të Bashkisë Cërrik për përfitime të paligjshme dhe konflikt interesi.
Deklarata e PD-së vjen pas një aktiviteti elektoral të organizuar nga PS në kinemanë e qytetit, ku Ministri Andis Salla lavdëroi Florenc Dokën si “njeriun e duhur për Cërrikun”, duke theksuar njohjen e tij me sfidat e qytetit dhe angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm.
Por sipas zëdhënëses Vangjeli, realiteti është krejt tjetër:“Pas marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë nga Andis Salla, kompania familjare në pronësi të z. Doka, i cili njëkohësisht mbante dhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, ka përfituar fonde publike nga vetë kjo bashki,” tha ajo.
PD thekson se në dhjetor 2023, kompania në pronësi të Dokës u shpall fituese e një ankandi për përdorimin e një fondi pyjor në zonën Mollas, për një sipërfaqe prej 5 hektarësh, me një kontratë simbolike prej vetëm 600 euro në vit.
“Pas gjithë këtij ‘suksesi’, nuk është çudi që së shpejti Florenc Doka të propozohet si ministër nga Edi Rama,” u shpreh Vangjeli. “Ky është vizioni i PS për zhvillimin: përfitime private në emër të zhvillimit publik.”
Deklarata ngre pyetje serioze për integritetin e kandidatit socialist dhe akuzon drejtuesit lokalë për keqpërdorim të aseteve publike në funksion të interesave të ngushta familjare apo politike.
PD bën thirrje qytetarëve të Cërrikut që të reflektojnë përpara ditës së votimeve dhe të mos lejojnë që drejtimi i qytetit të kalojë në duart e atyre që, sipas saj, “shfrytëzojnë pozicionin publik për interesa privatë”.
“Koha për përgjigje është më 9 Nëntor,” përfundon deklarata e Partisë Demokratike.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Në takimin e organizuar disa ditë më parë nga Partia Socialiste në kinemanë e Cërrikut, në kuadër të strategjisë së fushatës drejt zgjedhjeve të 9 Nëntorit, sipas mediave Ministri Andis Salla deklaroi:
‘Florenc Doka është njeriu i duhur për Cërrikun! Ai njeh çdo sfidë të qytetit dhe çdo problem të banorëve. Me Florencin, Cërriku do të ecë përpara me projekte reale dhe zhvillim të qëndrueshëm.’
Por përtej fjalëve dhe promovimeve politike, është e rëndësishme që qytetarët e Cërrikut të njihen me faktet konkrete.
Pas marrjes së detyrës së Kryetarit të Bashkisë nga Andis Salla, kompania familjare në pronësi të z. Doka, i cili mbante njëkohësisht dhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj bashkie, ka përfituar fonde publike nga Bashkia Cërrik.
Gjithashtu, në dhjetor 2023, Bashkia Cërrik publikoi njoftimin për fituesin e procedurës së ankandit për Loti 2 – Dhënien në përdorim të fondit pyjor ‘Mollas’, ngastra 52b, me sipërfaqe 5.0 ha.
Fitues i kësaj procedure u shpall kompania në pronësi të Florenc Doka, për një vlerë kontrate prej vetëm 600 euro në vit.
Pas gjithë këtij ‘suksesi’ në Bashkinë e Cërrikut, e drejtuar nga Andis Salla, mbetet për t’u parë nëse Doka do të promovohet më tej, ndoshta një ditë edhe si ministër nga Edi Rama.
Ky është, në thelb, vizioni i shpallur për zhvillimin e Bashkisë Cërrik sipas Partisë Socialiste: përfitime private në emër të zhvillimit publik.
Por qytetarët e Cërrikut duhet të pyesin veten:
A janë të gatshëm të përfaqësohen nga një person i cili ka përfituar fonde publike për biznesin e tij privat, apo po përdor asete publike për qëllime biznesi me fuqinë e postit që mban, dhe jo vetëm që nuk është ndëshkuar, por po promovohet si ‘njeriu i duhur’ për të drejtuar qytetin?
Koha për përgjigje është më 9 Nëntor. -

Zgjedhjet e 9 Nëntorit, socialistët i besojnë Florenc Dokës për Bashkinë e Cërrikut
Është bërë publik edhe kandidati socialist që do të garojë për Bashkinë e Cërrikut.
Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku mëson se kryetari i komanduar Florenc Doka do të jetë kandidatura e socialistëve për këtë Bashki.Lexo edhe :Related Posts
Si emri i Ervin Cecas në Berat, Altin Bojnit në Mat po ashtu edhe i Florenc Dokës në Cërriik, fillimisht duhet të kalojnë si propozime në Kryesinë e Partisë Socialiste për tu miratuar.Ndërkohë aty ku do zhvillohet beteja më e fortë, gara për Tiranës, PS ja ka besuar Ogerta Manastirliut, ndërsa PD-ja Florian Binajt.
Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki do të mbahen të dielën e 9 nëntorit.
/vizionplus.tv
-

Filmi “Luna Park”, që sjell një dramë të ndjerë në Shqipërinë post-komuniste përfaqësimi i Shqipërisë në “Oscar 2026”
Nga Julia Vrapi
Filmi “Luna Park” është përfaqësimi i Shqipërisë në edicionin e 98-të të çmimeve “Oscar”, që do të zhvillohen vitin që vjen. Filmi me regji nga Florenc Papas, është kandidatura e paraqitur nga shtëpia kinematografike “On Film Production” dhe u përzgjodh nga Komisioni Përzgjedhës në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë si përfaqësues i Shqipërisë në edicionin e 98-të të çmimeve “Oscar” në kategorinë “International Feature Film”. Filmi “Luna Park” nga regjisori Florenc Papas sjell një dramë të ndjerë në Shqipërinë post-komuniste. Një nënë e vetmuar, Mira, dhe djali i saj adoleshent, Toni, përballen me shpërthimin e dhunës civile që trondit vendin. Filmi me regji nga Florenc Papas dhe producent Dritan Huqi shënoi më parë dhe premierën kombëtare në “Tirana International Film Festival” që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, ndërkohë që nga 24 shtatori “Luna Park” vijon në të gjitha kinematë. “Luna Park” nga Florenc Papas është një bashkëprodhim Shqipëri, Itali, Greqi, Kroaci dhe Kosovë. “Luna Park”, ku ngjarjet janë të vendosura në vitin e trazuar 1997 është përzgjedhur si përfaqësuesi i Shqipërisë për kategorinë e Filmit Ndërkombëtar në “Oscar 2026”, por në role vijnë aktorë si Nik Xhelilaj, Adriana Matoshi, Flonja Kodheli, etj. Filmi “Luna Park” është me skenar nga Florenc Papas dhe Glykeria Patramani. Pas premierës në Festivalin e Filmit në Selanik filmi me regji nga Florenc Papas është shfaqur edhe në festivalin “Goa” në Indi dhe “Sofia International Film Festival”, duke marrë vëmendje për cilësinë dhe tematikën që trajton. Ceremonia e çmimeve “Oscar” vitin që vjen pritet që të zhvillohet në Los Anxhelos më 15 mars 2026.
Thirrja nga QKK më parë për projektet kinematografike
Qendra Kombëtare e Kinematografisë shpalli më herët në muajin korrik thirrjen për paraqitjen e kandidaturave shqiptare në kategorinë “International Feature Film”, për edicionin e 98-të të çmimeve “Oscar”, që do të zhvillohet në vitin 2026. Qendra Kombëtare e Kinematografisë shprehej në njoftimin e saj se ftonte të gjitha shtëpitë kinematografike /producentët shqiptarë, që të paraqisnin pranë saj, filmat e tyre, si kandidaturë për t’u përzgjedhur, si një propozimi zyrtar i Shqipërisë në kategorinë “International Feature Film”, për edicionin e 98-të të çmimeve“Oscar”. Afati i fundit, për aplikim pranë QKK-së ishte data 1 gusht 2025. Sipas QKK-së Komisioni i Përzgjedhjes, i miratuar nga Academy of Motion Picture Arts and Sciences (A.M.P.A.S.), do të vlerësonte kandidaturat dhe do të shpallte filmin fitues që do të përfaqësojë Shqipërinë. Sipas njoftimit filmat shqiptarë, që do të ishin në garë për kandidaturën e Shqipërisë për çmimet “Oscar” vitin që vjen, premiera e tyre në vendin tonë duhet të jetë shfaqur jo më herët se 1 tetor 2024, por jo më vonë se 30 shtator këtë vit. Ndërsa filmi “Pikë uji” me regji nga Robert Budina ishte përfaqësimi i Shqipërisë për në çmimet “Oscar 2025”. -

Një ish-drejtoreshë kulture në krye të QSUT-së
Pas dorëheqjes së Florenc Spahos, është mësuar emri që do e zëvendësojë në krye të QSUT-së. Bëhet fjalë për Anxhela Paparizon, e cila është prezantuar sot si drejtoresha më e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Paparizo, së cilës i është besuar drejtimi i QSUT-së nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë. Ajo ka qenë Drejtoreshë e Kultures dhe Arsimit dhe më pas Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga Edi Rama.
Pasi emigroi në Kanada, Paparizo vazhdoi studimet në Universitetin e British Columbia për Planifikim Kulturor dhe ne Ivey School of Business për Lidership Ekzekutiv Bashkiak.
Njëkohësisht ajo udhëheq departamentin e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Qytetit të Burlingtonit në Ontario, Kanada, ku emigroi atje në vitin 2008.
Kujtojmë se Florenc Spaho u emërua në krye të QSUT vetëm dy muaj më parë, ndërsa shkaqet e largimit të tij nuk dihen ende.
Spaho kandidoi edhe në zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Elbasanit, por nuk arriti të merrte mandatin e deputetit, pavarësisht se PS fitoi 10 deputetë në atë qark.
