Tag: flokët

  • “Kujdesem për flokët e mi të bukur”, Trump heq kufizimet për ujin në dushet amerikane

    “Kujdesem për flokët e mi të bukur”, Trump heq kufizimet për ujin në dushet amerikane

    Presidenti Donald Trump ka ndërmarrë hapa për të hequr kufizimet për rrjedhjen e ujit nga dushet amerikane, të vendosura gjatë administratës Obama. Sipas Shtëpisë së Bardhë, urdhri i ri do t’i japë fund “një agjende radikale të gjelbër” që, sipas tyre, e ka përkeqësuar jetën e amerikanëve.
    Trump ka urdhëruar Sekretarin e Energjisë të shfuqizojë rregulloren që ndalonte kokat e dusheve me shumë dalje të tejkalonin nxjerrjen e më shumë se 9,5 litrave ujë për minutë. Kjo rregullore ishte vendosur në kuadër të një programi për ruajtjen e energjisë nga administrata Obama, si pjesë e përpjekjeve për të reduktuar harxhimin e ujit dhe energjisë.
    Administrata e Trump-it argumenton se kufizimet aktuale e kanë kthyer një pajisje të zakonshme shtëpiake në një “makth burokratik” dhe se amerikanët duhet të jenë të lirë të zgjedhin dushet sipas preferencave të tyre, pa ndërhyrje nga qeveria federale.
    Në një deklaratë të dhënë nga Zyra Ovale, Trump u ankua se i duhen 15 minuta për të lagur flokët e tij “të bukura” për shkak të presionit të dobët të ujit. Ai e ka përsëritur këtë shqetësim që nga viti 2020, duke theksuar se “floku i tij duhet të jetë perfekt”.
    “Në rastin tim mua më pëlqen të bëj dush mirë, të kujdesem për flokët e mi të bukur. Më duhet të qëndroj në dush për 15 minuta deri sa të lagen. Uji del, pikë, pikë, pikë… Është qesharake.
    Dhe përfundon duke larë duart 5 herë më shumë, kështu që harxhon të njëjtën sasi uji. Dhe ne do ta hapim ujin kështu që njerëzit mund të jetojnë dhe shpresojmë që Kongresi ta miratojë…”, tha Trump, shkruan A2 CNN.
    Ndërkohë, grupet ambientaliste dhe organizatat për mbrojtjen e konsumatorëve e kanë kritikuar këtë vendim, duke theksuar se rregulloret e vendosura që nga vitet ’90 kanë ndihmuar në kursimin e ujit dhe uljen e faturave për qytetarët.
    Ndryshimi do të hyjë në fuqi 30 ditë pasi Sekretari i Energjisë të publikojë zyrtarisht vendimin për shfuqizimin e përkufizimit ekzistues.

  • “Dua të kujdesem për flokët e mi të bukur”, Trump dekret të ri për kufizimin e ujit, rrëzon vendimet e ish-presidentit Biden dhe Obama

    “Dua të kujdesem për flokët e mi të bukur”, Trump dekret të ri për kufizimin e ujit, rrëzon vendimet e ish-presidentit Biden dhe Obama

    Presidenti i SHBA Donald Trump, pasi u ankua për këtë çështje për vite me radhë, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të hequr kufizimet e presionit të ujit, duke thënë se ai dëshiron “të kujdeset për flokët e tij të bukur”.

    Urdhri ekzekutiv i Trump anulon masat për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujit të marra nga dy presidentët e mëparshëm demokratë, Barack Obama dhe Joe Biden.
    Siç deklaroi Shtëpia e Bardhë, Trump “do t’i japë fund luftës Obama-Biden për presionin e ujit dhe do t’i bëjë përsëri dushet e Amerikës të shkëlqyera”.
    “Mbirregullimi mbyt ekonominë amerikane, fuqizon burokratët dhe mbyt lirinë personale,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
    Presidenti amerikan i kërkoi Departamentit të Energjisë të shfuqizonte rregulloren e miratuar fillimisht nga Obama dhe të rivendosur nga Biden, e cila kërkonte që kokat e dushit të shkarkonin deri në 9.5 litra ujë në minutë.
    Urdhri i Trump heq kufizimet për të gjitha pajisjet që përdorin ujin, nga tualetet tek lavastoviljet.
    “Në rastin tim, më pëlqen të bëj një dush të këndshëm, të kujdesem për flokët e mi të bukur”, shpjegoi Trump gjatë nënshkrimit të urdhrit.
    Ai shtoi se sipas rregulloreve aktuale ai duhet të bëjë dush për 15 minuta, duke e quajtur situatën qesharake.
    “Ne do ta rrisim vëllimin e ujit që rrjedh nga dushet”, theksoi ai.

    Top Channel

  • Borë në prill, Korça zbardhet nga flokët e borës së vonuar

    Borë në prill, Korça zbardhet nga flokët e borës së vonuar

    Aktualitet Kryesore E Hënë, 7 Prill 2025 07:38

    Borë në prill. Korça zbardhet dhe duket si në endërra. Po kështu edhe verilindja e vendit, borë dhe shi. Edhe ftohtë. Diçka e pzakontë në këtë muaj, por dimri nuk ikën kollaj.

  • Pse Bien Flokët? ArsyetKryesoredhe Si Mundt’juNdihmojëKlinikaNobi Hair

    Pse Bien Flokët? ArsyetKryesoredhe Si Mundt’juNdihmojëKlinikaNobi Hair

    Pse Bien Flokët? Arsyet Kryesore dhe Si Mund t’juNdihmojë Klinika Nobi Hair

    Rënia e flokëve nuk është vetëm një çështje estetike – është edhe një sinjal i trupit tuaj.

    Nëse po përballesh me rënie flokësh, nuk je vetëm. Çdo ditë, dhjetëra persona na kontaktojnë te Nobi Hair duke kërkuarndihmë për të kuptuar pse po u bien flokët dhe si mund tandalojnë këtë proces.

    Cilat janë arsyet pse bien flokët?

    Rënia e flokëve mund të vijë si pasojë e disa faktorëve tëndryshëm. Më poshtë janë disa nga arsyet më të zakonshme:

    1. Gjenetika (Alopecia Androgjenetike)

    Nëse keni raste të rënies së flokëve në familje, mund të jeni tëpredispozuar për rrallim apo humbje të përhershme tëflokëve. Ky është shkaku më i zakonshëm te burrat dhe gratë.

    2. Stresi dhe faktorët emocionalë

    Stresi kronik, trauma emocionale apo gjendje të tjerapsikologjike mund të shkaktojnë Telogen Effluvium, njëgjendje ku shumë flokë bien në një kohë të shkurtër.

    3. Mungesat ushqimore dhe vitaminike

    Mungesa e hekurit, vitaminës D, zinkut, biotinës dhevitaminave B mund të dobësojë folikulat dhe të sjellë rënie tëflokëve. Në këto raste, mund të jetë e nevojshme të bëhenanaliza dhe suplemente të përshtatshme.

    4. Çrregullime hormonale

    Rënia e flokëve është e zakonshme pas lindjes, gjatëmenopauzës, ose si pasojë e sëmundjeve si sindroma e vezorespolicistike (PCOS).

    5. Produkte të dëmshme për flokët

    Përdorimi i tepërt i bojrave kimike, produkteve me sulfat apopajisjeve që prodhojnë nxehtësi të lartë (drejtues flokësh, tharëse) mund të dëmtojë rrënjët e flokëve dhe të ndikojë nërënien e tyre.

    Si mund të ndihmojë Nobi Hair?

    Në klinikën tonë në Tiranë, ne ofrojmë një qasje të personalizuarpër çdo pacient. Ja çfarë mund të bëjmë për ju:

    1. Konsultë falas dhe analizë e problemit

    Gjatë konsultës suaj falas, ne shqyrtojmë historikun tuajshëndetësor, stilin e jetesës dhe shenjat që mund të tregojnëshkakun e rënies së flokëve.

    2. Trajtime natyrale dhe mbështetje me suplemente

    Nëse rënia e flokëve është e përkohshme, ofrojmë produktenatyrale, vitamina dhe këshillim për stil jetese që ndihmojnë nërigjenerimin natyral të flokëve.

    3. Transplanti i flokëve me teknologjitë më të avancuara

    Kur rënia është e përhershme, ofrojmë transplant flokësh me teknikat DHI dhe Sapphire, të realizuar nga kirurg turk me mbi 10 vite përvojë në këtë fushë.Më shumë rreth transplantit të flokëve.

    Pse të zgjidhni Nobi Hair?

    • Mjekë me përvojë ndërkombëtare

    • Personel që flet disa gjuhë dhe kujdeset me përkushtim

    • Paketë All-Inclusive për pacientët ndërkombëtarë qëpërfshin akomodim, transport dhe kujdes pas operacionit

    • Mbështetje e vazhdueshme edhe pas ndërhyrjes për tësiguruar rezultatet më të mira

    Mos lejo që rënia e flokëve të ndikojë në vetëbesimin tënd!

    Na kontakto sot për të filluar me një konsultë falas online osepër të mësuar më shumë rreth trajtimeve që mund të tëndihmojnë.

    Vizito: www.nobihair.com

    Vendndodhja: Tirana, Shqipëri

  • Po përballeni me rënie të menjëherëshme të flokëve? Zbulojeni se çfarë e shkakton

    Po përballeni me rënie të menjëherëshme të flokëve? Zbulojeni se çfarë e shkakton

    Shëndeti i mirë i organizmit pa dyshim që reflektohet edhe në pamjen e jashtme të tij. Këtu futen sigurisht flokët e shëndetshëm apo lëkura e mirë dhe e pastër.
    Në ndarjen e vështirë midis flokëve dhe lëkurës së shëndetshme, në artikullin e sotëm nga AgroWeb.org do të flasim për një problem të flokëve që prek shumë persona.
    Rënia e flokëve prek thuajse 85% të burrave pas të 50-tave dhe është kthyer në një problem të vazhdueshëm.
    Në të gjithë botën numërohen rreth 35 milionë burra dhe 21 milionë gra të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje e këtij lloji.
    Gjithsesi problemi i vërtetë është faktori kryesor që e ka kthyer rënien e flokëve në një shqetësim global.
    Çfarë e shkakton rënien e flokëve
    Sipas mjekëve shumë nga shkaqet janë ende të paqarta, duke filluar që nga gjenetika, kujdesi i keq, trajtimi me produkte të forta apo medikamente.
    Gjithashtu ka dhe një sërë sëmundjesh që mund të shkaktojnë si efekte anësore humbje të vazhdueshme e të menjëhershme të flokëve.
    Megjithëse për përhapjen masive të këtij problemi mund të ketë një arsye specifike sipas ekspertëve.
    Të dhënat për një faktor të ri ndikues, u prezantuan në Kongresin e 28-të të Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë.

    Sipas të dhënave të publikuara çdo grimcë pluhuri, nafte apo benzine që lëshohet në ajër dhe futet në organizëm përveç shumë sëmundjesh të rrezikshme, shkaktojnë edhe humbjen e flokëve.
    Ajri i ndotur, kryesisht nga nënprodhime industriale të fabrikave apo makinave, pasi futet në trup në vetëm 24 orë ul ndjeshëm nivelin e proteinës tek flokët.
    Kështu rrënja bëhet më e dobët e delikate dhe flokët fillojnë të bien në mënyrë të papritur.
    Konkretisht për rritjen e mirë dhe të shëndetshme të flokëve janë përgjegjëse proteinat ciklin D1, ciklin E dhe CDK2.
    Të cilat sa herë që ekspozohen ndaj ajrit të ndotur ulin sasinë e tyre të prodhimit.
    Efektet e ajrit të ndotur në shëndet
    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 4.2 milion njerëz në të gjithë botën vdesin çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur.
    Nivelet e larta të pluhurit apo kimikateve që makinat dhe fabrikat lëshojnë çdo ditë, bëhen shumë lehtë shkaktare të zhvillimit të sëmundjeve vdekjeprurëse.
    Rreth 90% e popullsisë së globit sipas OBSH jeton çdo ditë në zona me ajër dhe natyrë të ndotur.
    Ndaj problemi i flokëve dhe jo vetëm është shumë shqetësues dhe aktual.

  • I shkuli flokët gazetares, Romano Prodi kërkon ndjesë: Bëra gabim…

    I shkuli flokët gazetares, Romano Prodi kërkon ndjesë: Bëra gabim…

    Politikani Romano Prodi ka kërkuar ndjesë për gjestin e tij ndaj gazetares Lavinia Orefici.
    “Mendoj se ka ardhur koha për të sqaruar disa gjëra për atë që ndodhi të shtunën gjatë prezantimit të librit tim më të fundit. Duke parë pamjet, kuptova se e kisha bërë mekanikisht atë gjest në një kontekst tjetër. Bëra një gabim dhe më vjen keq. Kjo histori më jep mundësinë për një reflektim. Mendoj se është e drejta e secilit, pavarësisht se çfarë roli ka luajtur në jetë, të pretendojë historinë dhe nderin e vet dhe të mos pranojë, si një fat të pashmangshëm, shfrytëzimin e gjerë, madje edhe talljen, falë fuqisë së internetit”, tha ai.
    Të shtunën, gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionit Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private. Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares.
    Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti I papërshtatshëm. “Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

  • Romano Prodi i shkul flokët një gazetareje: Çfarë dreqin po më pyet?

    Romano Prodi i shkul flokët një gazetareje: Çfarë dreqin po më pyet?

    Momenti nga videoja

    ITALI- Ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi është kritikuar për një gjest të pahijshëm që kreu. Ai i shkuli flokët një gazetareje pas një pyetje që ajo i bëri. Siç raportohet nga ANSA dhe media të tjera lokale, incidenti ndodhi të dielën, ku 85-vjeçari Prodi u pyet nga gazetarja Lavinia Orefici për një pasazh specifik nga Manifesti Ventotene, një shtyllë themeluese e Bashkimit Evropian.
    Pyetja e bërë nga Orefici, e cila është gazetare në emisionin “Quarta Repubblica” të Mediaset, u nxit nga polemika që shpërtheu javën e kaluar pasi Giorgia Meloni lexoi pjesë nga Manifesti në Parlamentin italian, ndërsa shtoi: Nëse kjo është Europa juaj, sigurisht që nuk është e imja.
    MOMENTI ME VIDEO: 

    Kur gazetarja e pyeti Prodin nëse ishte dakord që “prona të hiqet, të kufizohet, të korrigjohet, të zgjerohet rast pas rasti dhe jo në mënyrë dogmatike”, nga Manifesti i Ventotene, Prodi u përgjigj me bezdi: Por, çfarë më pyesni mua?
    Në këtë moment, politikani 85-vjeçar i ka tërhequr flokët gazetares. Por vetë Prodi u justifikua se vetëm sa i kishte vënë dorën në sup./ZËRI

  • VIDEO/ Ish-kryeministri i shkul flokët gazetares, kritika në forta në rrjet

    VIDEO/ Ish-kryeministri i shkul flokët gazetares, kritika në forta në rrjet

    Bota E Mërkurë, 26 Mars 2025 17:36
    Një incident mes ish-kryeministrit Romano Prodi dhe gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici është bërë viral në Itali. Gazetarja i kërkoi një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private.
    Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë në La7, duket kur politikani i tërheq flokët gazetares. “Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.

    Vetë Prodi deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues. Kjo video ka shkaktuar debat në vendin fqinj, ku veprimi i Prodit është kritikuar gjerësisht.