Tag: flirti

  • “Më ço foto lakuriq ose të bëra…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

    “Më ço foto lakuriq ose të bëra…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

    Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh fliste me një djalë në Instagram, edhe pse ishte e martuar. Djali i ka thënë se është 21 vjeç, ndërsa ajo vetë 26 vjeçe.
    Zonja tregon se i kishte dërguar një foto të sajën dhe më pas ai i bënte presion se do e nxirrte në TikTok, nëse ajo nuk i bindej për t’i nisur foto dhe video intime.
    “Stop” siguron komunikimin mes dy të rinjve që është shumë shqetësues dhe kërcënues.

  • “Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

    “Më ço foto lakuriq ose…”, flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

    Një qytetare nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan pasi thotë se prej disa ditësh fliste me një djalë në Instagram, edhe pse ishte e martuar.
    Djali i ka thënë se është 21 vjeç, ndërsa ajo vetë 26 vjeçe.
    Zonja tregon se i kishte dërguar një foto të sajën dhe më pas ai i bënte presion se do e nxirrte në TikTok, nëse ajo nuk i bindej për t’i nisur foto dhe video intime.
    “Stop” siguron komunikimin mes dy të rinjve që është shumë shqetësues dhe kërcënues./tvklan

  • “Flirti” në rrjetet sociale, Berisha: Rama-Basha bëjnë gili-vili çdo ditë!

    “Flirti” në rrjetet sociale, Berisha: Rama-Basha bëjnë gili-vili çdo ditë!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me mbështetësit në Malësinë e Madhe, ku ndër të tjera u ndal te “flirti” mes paraardhësit të tij Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, në rrjetet sociale.
    Berisha ironizoi replikat mes dy politikanëve, duke i cilësuar ato si një “gili-vili” e përditshme. Sipas tij, kjo përballje është pa vlerë dhe tregon keqpërdorimin e opozitës nga Basha.
    “A e shikoni çfarë ndodh me Lulzim Bravën, gili-vili përditë me Ramën. Është keqpërdorim. Ishin rrethanat që më imponuan të kthehem”, konstatoi kreu i PD.
    Ai theksoi se nuk është rikthyer në politikë për interesa personale, por për të luftuar për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Berisha u zotua për një opozitë të vërtetë dhe një alternativë serioze për të ardhmen e vendit.
    “Berisha nuk është në këtë betejë për veten apo për familjen e tij, por për Shqipërinë Madhështore. Rrethanat ma imponuan këtë vendim. Luftoj për një vend të sigurt dhe të fuqishëm, që të ecë drejt Bashkimit Europian, ku rrogat të rriten dhe cilësia e jetesës të përmirësohet”, u shpreh lideri i opozitës.