Barcelona është shpallur kampione e La Ligës 2 javë përpara përfundimit të kampionatit. Fititmi i titullit erdhi pikërisht në derbin kundër Espanjolit, të cilin e fituan me shifrat 0-2. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe pjesëtarë të stafit blaugrana nisën të festonin në fushë për suksesin e tyre.
Por diçka e tillë nuk i pëlqeu Hansi Flikut. Trajneri gjerman u nervozua dhe udhëroi menjëherë ekipin të ndërpriste festën dhe të hynte në dhomat e zhveshjes. Vetë Fliku ka zbuluar arsyen në intervistën e dhënë pas ndeshjes. Ai ka kujtuar incidentin e ndodhur dy vite më parë. Në vitin 2023 Barcelona fitoi titullin kampion në stadiumin e Espanjolit dhe tifozët kundërshtarë mësynë në fushën e lojës. Për të shmangur përsëritjen e një incidenti të tillë, Fliku urdhëroi ekipin të festonte brenda ambienteve të stadiumit dhe jo përpara tifozerisë kundërshtare./Sport Ekspres/
Tag: fliku
-

VIDEO/ Po festonin titullin kampion në fushën e Espanjolit, Fliku tërbohet dhe e dërgon ekipin në dhomën e zhveshjes
-

“Fituam titullin? Kemi më shumë për të ofruar” Fliku nuk impresionohet nga goli spektakolar i Jamalit: E bën çdo ditë në stërvitje
Hansi Fliku ka korrur një sukses të jashtëzkonshëm në sezonin e tij të parë në krye të Barcelonës. Pas Superkupës dhe Kupës, sot ekipi i udhëhequr prej tij ka fituar edhe titullin kampion në La Liga. Trajneri gjerman ka folur për mediat pas fitores së sotme në derbin kundër Espanjolit, ku ka deklaruar se ekipi i tij ka më shumë për të ofruar. Sa i përket golit spektakolar të Jamalit, Fliku nuk ka mbetur i impresionuar, pasi e sheh talentin spanjoll të shënojë në atë mënyrë çdo ditë në stërvitje.
“Nuk kemi humbur asnjë ndeshje në La Liga në gjysmën e dytë të sezonit. Është e pabesueshme. Ishte një sezon i mirë, por kemi më shumë për të ofruar. Goli i Jamalit? Ai shënoi 2 të tillë gjatë nxehjes… Jam mësuar me këtë në stërvitje, e shoh ta bëjë çdo ditë në stërvitje”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/ -

“Mentaliteti i këtij ekipi është i pabesueshëm”, Fliku premton: Sezonin tjetër rregullojmë gabimet në mbrojtje
Barcelona ka fituar edhe “el klasikon” e fundit kundër Realit të Madridit. Hansi Fliku ka pranuar në deklaratën për mediat se ekipi ka probleme në fazën mbrojtëse, por ai thekson se koha e shkurtër që ka për të përgatitur ndeshjet e ka bërë të pamundur përmirësimin në këtë aspekt. Trajneri gjerman ka mbetur i kënaqur me mentalitetin e treguar nga skuadra e tij, pavarësisht lodhjes nga sfida me Interin në Ligën e Kampionëve.
“Nuk po kërkoj justifikime, por është e vështirë të punosh për përmirësime në mbrojtje kur nuk ke kohë. Ne luajmë çdo 3 ditë. Po mendojmë t’i bëjmë këto zhvillime në këto aspekte. E dimë që duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Do ta bëjmë këtë në sezonin e ardhshëm. Pasi luajtëm 120 minuta kundër Interit, shkuam 2-0 në disavantazh kundër Realit të Madridit dhe të parit të këtij mentaliteti nga ekipi është e pabesueshme. Si është të punoj me një fëmijë si Jamali? Më besoni, ai nuk është një fëmijë”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/ -

“Ishte një natë e përsosur”! Fitoi trofeun e dytë me Barcelonën, Fliku: Lojtarët e mi nuk dorëzohen kurrë
Hansi Fliku ka fituar trofeun e tij të dytë me Barcelonën. Trajneri gjerman ka deklaruar në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes se lojtarët kanë bërë një paraqitje të pabesueshme në fushën e lojës. Fliku ka treguar se krenohet me ekipin e tij, që siç e thotë edhe ai vetë, nuk dorëzohet kurrë.
“Lojtarët e mi bënë një paraqitje të pabesueshme. E vlerësoj shumë atë që bëjnë në fushë. Nuk dorëzohen kurrë. Jam krenar për atë që bëjnë në fushë. Sot e meritonim dhe gjërat shkuan në mënyrën e duhur. Ishte një natë e përsosur”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/ -

Lotët e arbitrit të finales u kthyen në çështje, Fliku: Të tregojmë kujdes ndaj tyre, duhen trajtuar me respekt
Mbrëmjen e nesërme do të luhet “El Klasiko” numër 3 për këtë sezon. Barcelona dhe Reali i Madridit do të përballen në finale të Kupës së Mbretit. Situata nuk ka qenë aspak e qetë në prag të kësaj sfide. Lotët e arbitrit të ndeshjes në konferencë për shtyp për presion të vazhdueshëm nga madrilenët kanë sjellë reagim të ashpër prej këtyre të fundit. I pyetur për deklaratën e gjyqtarit të takimit, Hansi Fliku është shprehur se i gjithë komuniteti i futbollit duhet të tregojë më tepër kujdes për mënyrën se si sillen ndaj arbitrave.
“Nuk e di se çfarë të them. Është një sport, një lojë. Duhet të tregojmë kujdes ndaj arbitrave. Nuk mund të tregojmë mungesë respekti ndaj tyre. Kjo vlen për të gjithë klubet, trajnerët dhe lojtarët. Dua që ekipi im të ketë respekt për kundërshtarin. Janë 90 minuta. Ndoshta edhe më shumë. Duam të japim gjithçka për të fituar trofeun”, ka deklaruar ndër të tjera Hansi Fliku./Sport Ekspres/ -

“Sot bëmë 40 gjuajtje”, Flik mbështet Ançelotin: Nuk është e mirë kjo që po i ndodh
Barcelona ka marrë 3 pikët e radhës në La Liga dhe tani ka hedhur vështrimin te Kupa e Mbretit, atje ku e pret Reali i Madridit. Hansi Fliku ka komentuar pas ndeshjes së sotme edhe situaën e homologut të tij. Sipas tij kritikat dhe trajtimi karshi Ançelotit nuk i përshtaten profilit që ka ndërtuar me sukseset e arritura ndër vite.
“Mendoj se ishin 40 gjuajtje. Sot luajmë një futboll vërtetë shumë të mirë. Humbëm shumë shanse, por po largohemi me rrjetën e paprekur. Ançeloti? Nuk është mirë ajo që po i ndodh Ançelotit. Ai ka fitiar gjithçka dhe unë kam respektin më të madh për të. Nuk e dimë nëse është diçka e mirë fakti që Madridi ka një ditë më pak për të pushuar përpara finales së Kupës. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer dhe një nga trajnerët më të mirë në botë”, është shprehur Hansi Fliku./Sport Ekspresl -

Shkoi ta përqafonte pas përmbysjes së madhe, Fliku zbulon çfarë i tha Rafinjës që ta motivonte për të shënuar
Barcelona ka marrë sot një fitore të jashtëzakonshme. Katalanasit kanë përmbysur Selta Vigon nga 1-3 në 4-3. Protagonist kryesor ishte edhe Rafinja, i cili në pjesën e dytë shënoi dy golat që sollën fitoren. Hansi Fliku ka zbuluar se çfarë e bëri brazilianin të motivohej aq shumë sa për të shfaqur atë lloj performance në pjesën e dytë.
“Në pushimin e pjesës së parë i thashë Rafinjës: ‘Jepi, ji optimist. Ne kemi nevojë për ty që të jesh lider në fushë’. Me pas ai u fut dhe bëri atë performancë”, ka thënë ndër të tjera Hansi Flik./Sport Ekspres/ -

“Nuk më intereson Reali i Madridit”, Hansi Fliku: Tifozët duhet të jenë krenarë për Barcelonën
Barcelona ka mposhtur Leganesin me rezultatin 0-1 dhe është shkëputur në +7 pikë në krye të La Ligës. Hansi Fliku ka deklaruar në konferencën për shtyp pas ndeshjes se ndihet krenar për ekipin e tij që luftoi për 95 minuta. Sipas tij ndeshja e humbur me Atletikon në dhjetor ishte pika e kthesës për Barcelonën.
“Sot skuadra luftoi për 95 minuta dhe kjo ishte e pabesueshme për t’u parë. Jam shumë krenar për këtë. Edhe tifozët duhet të jenë krenarë. Pika e kthesës ishte në ‘Montjuic’ kundër Atletikos së Madridit, sepse pavarësisht humbjes, luajtëm shumë mirë. Pas pushimit pëf Kombetaret, skuadra po performon shumë mirë. Nuk më intereson Reali i Madridit. Jemi të përqendruat te vetja jonë, te rekuperimi. Ia them gjithmonë lojtarëve të mi këtëm fjala ime më e përdorur është ‘rekuperim’”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/ -

“Futbolli është sport i çmendur”, Hansi Fliku nuk feston as pas 4-0: Kurrë nuk mund të mendojmë se jemi kualifikuar
Barcelona ka marrë një fitore mjaft të thellë 4-0 kundër Borusias së Dortmundit. Një rezultat mjaft i favorshëm për katalanasit, që e shohin veten me njërën këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por Hansi Fliku qendron me këmbë në tokë. Trajneri i Barcelonës ka deklaruar pas ndeshjes se nuk duhet kurrsesi të mendojnë se është arritur kualifikimi, pasi futbolli është një sport i çmendur dhe mund të sjellë befasi.
“Jo, kurrë. Kurrë nuk mund të mendojmë që e kemi arritur kualifikimin. Ti asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Futbolli është një sport i çmendur. Nuk e dimë. Duhet të luajmë ashtu si luajtëm sot. Në Dortmund duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Hansi Fliku./Sport Ekspres/
