Tag: flick

  • PSG B leksion Barçës, Flick justifikohet: Ishim të lodhur

    PSG B leksion Barçës, Flick justifikohet: Ishim të lodhur

    PSG “thyen” me përmbysje 2-1 Barcelonën, për më tepër në Spanjë, vërteton se janë ekipi favorit edhe në këtë edicion të Champions League. Kjo ishte pengesa e tyre më e madhe në këtë Fazë të Ligës, por Luis Enrique e zgjidhi me lehtësi edhe pse nuk kishte në dispozicion të paktën 5 titullarë, lojtarë si Dembele, Doue, Kvaratskhelia etj.
    Barça e nisi sfidën “zjarr”, por Ferran Torres shpërdoroi një rast të pastër, duke mos shërbyer për Rashford. Atë që nuk e bëri Torres, e bëri pikërisht Rashford, me sulmuesin anglez që futi një top të bukur në qendër, aty ku sulmuesi spanjoll e kishte të lehtë të shtynte topin në portën e boshatisur. PSG u rikthye shpejt në lojë, ku në minutën e 37-të Mayulu, 19-vjeçari francez barazoi shifrat në 1-1.

    Dy ekipet zhvilluan një futboll të hapur sulmues, ku fillimisht ishte Dani Olmo që flirtoi me golin, ndërsa Lee Kang iu kundërpërgjigj me një goditje të bukur, por për fat të keq u përplas në shtyllën pingule. Në fund, në minutën e 90-të, Hakimi dhuroi një asist perfekt për Ramos me sulmuesin portugez që nuk fali duke i dhuruar PSG fitoren e dytë në dy ndeshje. Ky ishte një test i fortë mes dy ekipeve, me francezët që festojnë në fund.
    Mundo
    Kjo humbje nuk është pritur mirë në Spanjë, me mediat që nuk u kursyen aspak, kjo pasi Luis Enrique i mposhti praktikisht me ekipin e tij të dytë: “Një humbje mizore”, shkruan Mundo Depertivo. Pas ndeshjes, Hansi Flick u përpoq të justifikonte këtë humbje:
    “Në pjesën e parë luajtëm mirë, por në të dytën ishim të lodhur dhe PSG mori kontrollin. Ata janë një skuadër e fortë më  shumë lojtarë të rinj që zhvillojnë një futboll të madh. Nuk ishim në nivelin tonë më të mirë dhe kundër rivalëve të tillë duhet të jesh, ata e merituan fitoren”, u shpreh Hansi Flick.
    ()
    © BalkanWeb

  • Humbi në Champions League, trajneri i Barcelonës i bën dush të ftohtë lojtarëve: Ne nuk jemi në nivelin e PSG

    Humbi në Champions League, trajneri i Barcelonës i bën dush të ftohtë lojtarëve: Ne nuk jemi në nivelin e PSG

    PSG ka arritur të fitojë në transfertë ndaj Barcelonës në shifrat 1-2. Golat e shënuar nga Mayulu dhe Ramos vendosën për fitoren e francezëve, ndërsa trajneri Hansi Flick i ka bërë një dush të ftohtë lojtarëve në nisje të këtij sezoni të ri. Duke kërkuar që të luajë pak me sedrën e tyre, Hansi Flick tha se Barcelona nuk është në nivelin e PSG aktualisht.
    “Mund ta shihnit këtë sot. Nuk ka asgjë që mund të themi se jemi në të njëjtin nivel me PSG. Por gjithashtu mendoj se… Unë besoj te skuadra ime; nuk ishte dita jonë më e mirë. Po punojmë për t’u rikthyer në atë nivel.
    Për mua, ky është futbolli. Sot, në rregull, humbëm, por në fund të fundit, duam të rikthehemi. Duhet të stërvitemi, të punojmë për gjërat që nuk i bëjmë mirë dhe kjo është ajo që do të bëjmë. Ne shënuam një gol, mund të shënonim të tjerë, por duhet që ta pranojmë këtë humbje dhe njëherë, PSG e meritoi”, tha Flick. /Sport Ekspres/

  • Flick: Me Szczesny fituam tre trofe. Yamal? Vetëm talenti nuk mjafton…

    Flick: Me Szczesny fituam tre trofe. Yamal? Vetëm talenti nuk mjafton…

    1 Tetor 2025

    9:05

    Alfred Lleshi

    Hansi Flick foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së madhe të Champions League mes Barcelonës dhe PSG-së: “Nuk do të jetë e lehtë, ata presojnë shumë dhe dinë të dominojnë me topin. Duhet të luajmë në nivel maksimal që nga fillimi. Ky është Champions-i”.
    Për Lamine Yamal, i kthyer nga dëmtimi me një asist ndaj Real Sociedad: “Përcaktimi ‘super, super’ nuk më pëlqen. Është i jashtëzakonshëm, por ka edhe lojtarë të tjerë po aq të mëdhenj. Është 18 vjeç dhe duhet të fokusohet tek impenjimi. Për të ngjitur një ose dy shkallë më lart duhet punë e madhe, talenti nuk mjafton. Nuk është vetëm loja me topin, por edhe mbrojtja. Këtë e presim nga të gjithë”.
    Mbi Szczesny, që zëvendëson Joan García e operuar në gju: “Është lojtar i Barcelonës, ndihet gati. Kemi fituar tre tituj me të, është mëse i gatshëm”.
    Pedri nuk fshihet: Janë të dyja favorite, por duam hakmarrje ndaj PSG-së

  • Flick flet për liderin që po ndryshon Barcelonën

    Flick flet për liderin që po ndryshon Barcelonën

    30 Shtator 2025

    17:16

    Telesport

    Hansi Flick ka lavdëruar mesfushorin e Barcelonës, Pedri, duke e cilësuar jo vetëm si një nga mesfushorët më të mirë në botë, por edhe si një nga liderët e rinj të skuadrës katalanase.
    Sipas trajnerit gjerman, 22-vjeçari nuk ka vetëm talent, por edhe karakter, aq sa ka marrë rol udhëheqësi.
    “Pedri është zhvilluar shumë. E konsideroj lider në fushë, sepse në pozicionin e tij ai mund të jetë një lider i vërtetë”.
    “Ai tashmë është pjesë e grupit të liderëve të skuadrës. Flas shpesh me të. Kur ka një mendim ndryshe, ai e shpreh lirshëm. Kjo më pëlqen tek ai”.

  • Flick “driblon” dëmtimet me peshë: Kemi grup fantastik lojtarësh, do të përshtatemi

    Flick “driblon” dëmtimet me peshë: Kemi grup fantastik lojtarësh, do të përshtatemi

    27 Shtator 2025

    13:30

    Alfred Lleshi

    Barcelona do të presë të dielën Real Sociedad në Montjuïc. Skuadra e Hansi Flick vjen me mungesa të reja, Joan Garcia dhe Raphinha. Gjermani pranoi situatën: “Është pjesë e punës sime si trajner, por më pëlqen, është sfidë. Kemi një ekip fantastik. Nuk është normale për ne, por dëmtimet ndodhin. Po analizojmë çdo situatë për të gjetur shkaqet dhe përshtatemi”.
    Atlético–Real Madrid: “Do ta shoh derbin. Është një pasdite e mirë për të parë dy ekipe fantastike”. Fokusi te PSG: “Ne gjithmonë jemi të përqendruar te ndeshja e radhës. Tani është Real Sociedad. Kemi 4 fitore dhe duam t’i vazhdojmë. Nuk ka rëndësi kush mungon, fokusi është tek ata që janë gati”. Lamine Yamal: “Nesër do të ketë disa minuta, patjetër. Sa i përket kombëtares, kjo është puna e trajnerit të Spanjës, jo e imja”.
    Për portën e Barcelonës: “Sigurisht nuk na pëlqen të mos e kemi Joan Garcia. Ka bërë një punë të shkëlqyer, por këto gjëra ndodhin. Tani kthehet Tek. Në pjesën e dytë të sezonit të kaluar fituam pothuajse të gjitha ndeshjet dhe tre trofe me të. Është një portier dhe person fantastik, nuk kam asnjë dyshim”.

  • Barça i përgjigjet Realit, triumf me përmbysje ndaj Oviedo-s, Flick: Kemi skuadër fantastike

    Barça i përgjigjet Realit, triumf me përmbysje ndaj Oviedo-s, Flick: Kemi skuadër fantastike

    Reali dhe Barça. dy “bigët” spanjoll, vijojnë në distancë betejën për titull në La Liga. Pas suksesit 4-1 të “Los Blancos” ndaj Levantes, ekipi i Hansi Flick i kundërpërgjigjet menjëherë, me një fitore me përmbysje 1-3 përballë Real Oviedo-s duke mos lejuar ekipin e Alonos të arratiset, për momentin, pas javës së 6-të, diferenca mbetet -2.
    Kjo transfertë nisi në malore për Barçën, ku një gafë portierit Joan Garcia i dhuroi mundësinë Alberto Reina-s të realizonte një gol fantastik. Me fillimin e pjesës së dytë, për të rikthyer Barcelonën në lojë mendoi Eric Garcia, me mbrojtësin që përfitoi nga një top i ngecur në zonë duke barazuar shifrat në 1-1. Në minutën e 65-të, Flick hodhi në fushë Robert Lewandowski-n. Pesë minuta lojë i mjaftuan “bomberit” polak që të përmbyste rezultatit, ku i shërbyer në zonë nga De Jong, me kokë realizoi një gol shumë të bukur. Për të mbyllur llogaritë me Oviedo-n mendoi Araujo që në minutën e 88-të me një goditje me kokë sigloi shifrat në 1-3.

    Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Barçën në La Liga. Sigurisht ky sukses kënaq trajnerin Hansi Flick, për më tepër që ishte fitorja e katërt pa Lamine Yamal në dispozicion: “Po rritemi, kemi një skuadër fantastike. Jam i lumtur për këtë tre pikësh. Jam i kënaqur edhe me paraqitjen e Lewandowskit dhe De Jong, ishin përcaktues. Gafa e Joan Garcia? Po flasim për futboll, janë gjera që mund të ndodhin. Ai është një portier i madh, diti të reagojë”, u shpreh Hansi Flick.
    © BalkanWeb

  • U vonua vetëm 2 minuta, Flick e hoqi Rashford nga formacioni titullar ndaj Getafe

    U vonua vetëm 2 minuta, Flick e hoqi Rashford nga formacioni titullar ndaj Getafe

    22 Shtator 2025

    11:03

    Alfred Lleshi

    Marcus Rashford u la jashtë formacionit titullar të Barcelonës ndaj Getafe, pasi arriti dy minuta me vonesë në mbledhjen para ndeshjes. Hansi Flick kishte planifikuar që sulmuesi anglez, i cili sapo kishte shënuar dy gola ndaj Newcastle në Champions, të ishte titullar. Në vend të Rashford, trajneri gjerman aktivizoi Ferran Torres, që shënoi dy gola.
    Sipas “Daily Sport”, Rashford “u përjashtua për vonesën në mbledhjen e ekipit, të dielën në mëngjes, gjatë seancës teorike një orëshe para ndeshjes”. Ai u vonua vetëm dy minuta, pasi duhej të plotësonte informacionet elektronike që klubi kërkon çdo ditë. Rregulli i Flick është i qartë; cilido që vonohet nuk mund të jetë titullar.
    Raphinha, Koundé dhe Iñaki Peña kanë qenë të penalizuar më parë për të njëjtën arsye. Megjithatë, Rashford hyri pas pushimit të dy pjesëve, zëvendësoi Raphinha dhe asistoi golin e Dani Olmos, duke e ndihmuar Barcelonën të fitonte 3-0. Nuk është hera e parë që Rashford ka probleme të tilla; më 2022 u vonua në mbledhjen e Manchester United për shkak se mbeti në gjumë.
     
     

  • Barcelona, tjetër provë force. Flick i kënaqur: Cruyff do të ishte krenar me ne

    Barcelona, tjetër provë force. Flick i kënaqur: Cruyff do të ishte krenar me ne

    22 Shtator 2025

    7:31

    Alfred Lleshi

    Barcelona vazhdon të impresionojë. Pas fitores 6-0 ndaj Valencias dhe debutimit të suksesshëm në Champions kundër Newcastle, edhe Getafe u dorëzua përballë skuadrës së Hansi Flick (3-0). “Tri pikë, 3-0. Shkoi gjithçka mirë. Nuk është gjithmonë e lehtë të shënosh tre gola, por ne ia dolëm”, – tha trajneri gjerman, duke theksuar kontrollin mbi ndeshjen.
    Flick e menaxhoi me kujdes skuadrën. Rashford e nisi nga stoli për të ruajtur freskinë dhe shmangur rreziqet. Ai lavdëroi edhe Eric Garcia për disponueshmërinë në disa role: “Është lojtar i jashtëzakonshëm, konfirmoi nivelin e tij. Do të na ndihmojë edhe në pozicione të tjera, duke parë pasigurinë për rikthimin e Baldé”.
    Gjermani u shpreh i kënaqur me vazhdimësinë e grupit: “Më pëlqen shumë çfarë kam parë në tri ndeshjet e fundit, i kemi merituar sukseset”. Dhe në fund, për kujtimin e Johan Cruyff: “Besoj se do të ishte krenar. Për ne ka rëndësi të kontrollojmë ndeshjet dhe të luajmë bukur”.

  • Flick, “shigjetë plot helm” për Real Madridin: Prania në gala-në e “Topit të Artë” tregon respekt

    Flick, “shigjetë plot helm” për Real Madridin: Prania në gala-në e “Topit të Artë” tregon respekt

    20 Shtator 2025

    13:32

    Alfred Lleshi

    Në prag të ndeshjes ndaj Getafe, trajneri blaugrana, Hansi Flick, ka folur për disa çështje. Për ekipin dhe stilin e lojës: “Mua më intereson ekipi im. E dimë çfarë duhet të presim, më e rëndësishmja është se jemi stërvitur mirë. Na duhen këmbë të freskëta në fushë”.
    Për “Topin e Artë” dhe Yamal: “Mendoj se Lamine, një ditë do ta fitojë këtë çmim, por të jesh atje është respekt. Kushdo që e fiton, e meriton. Duhet të shkojmë në gala-në e çmimit, ta shijojmë momentin dhe të tregojmë respekt për fituesit. Kjo është shumë e rëndësishme”.
    Për Rashford: “Siç kam thënë më parë, ka fituar besim me këto dy gola. Stili ynë është gjithmonë me intensitet të lartë. Besoj te cilësitë e tij, por gjithmonë duhet punuar shumë. Në futboll përmirësohesh çdo ditë”.
    Për Balde dhe Lamine: “Po punojmë me ta. Lamine çdo ditë punon fort, merr trajtime dhe po përparon mirë. Për Balde e dimë situatën e tij”. Për kthimin në “Camp Nou”: “Situata nuk është në dorën time. Duhet të përqendrohem te performanca sportive dhe ekipi, hap pas hapi”.

  • FOTO/ Rashford bën “luanin” në Angli, “kafshon” Newcastle me 2 gola, Flick: Është lojtar fantastik

    FOTO/ Rashford bën “luanin” në Angli, “kafshon” Newcastle me 2 gola, Flick: Është lojtar fantastik

    Në tokën e tij, në Angli, Marcus Rashford shpërthen me një “dopietë”. “Bomberi” i “Tre Luanëve” zhvilloi një ndeshje fantastike përballë Newcastle duke udhëhequr Barcelonën në një fitore të madhe 2-1, një trepikësh i artë që i jep një bonus të rëndësishëm ekipit të Hansi Flick. Kjo nuk ishte një transfertë e lehtë dhe u pa qartë që në fillim, me “qymyrxhinjtë” që shtynë drejt sulmit që në start.
    Pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, në fraksionin e dytë, Rashford me një goditje të saktë me kohë brenda në zonë kaloi Barcelonën në avantazh. I gjendur shpesh në akuzë, për mos përshtatje te Barça, Rashford heshti të gjithë kritikët me një super gol në minutën e 67-të, një predhë e vërtetë nga distanca që u stampua në rrjetë.

    Newcastle u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i Gordon erdhi vonë në minutën e 90-të, një gol thjesht për statistika pasi vendasit dalin “duar bosh” nga ky takim.

    Show personal i Rashford mori vëmendjen e faqeve të para të mediave spanjolle: “Killer Rashford”, shkruan Mundo Deportivo në faqen e parë:
    “Super Rashford”, ishte titulli i Sport. Pas ndeshjes, fjalët e para të Hansi Flick ishin pikërisht për Rashford: “Ai është një lojtar fantastik. Ka një talent të pabesueshëm për të përfunduar aksionet. Për një sulmues është gjithnjë mirë të shënojë, jam i lumtur për të pasi është një lojtar që e kërkuam gjatë verës”, theksoi Flick.
    ()
    © BalkanWeb