Tag: flick

  • Yamal bëhet “mollë sherri” në Barcelonë, Flick “përplaset” me drejtuesit katalanas

    Yamal bëhet “mollë sherri” në Barcelonë, Flick “përplaset” me drejtuesit katalanas

    Tension në kampin blaugrana. Në Barcelonë ka shpërthyer një përplasje e brendshme mes trajnerit Hansi Flick dhe drejtuesve të klubit, me në qendër talentin e ri Lamine Yamal.
    Gjithçka nisi pas një vonese të lojtarit në stërvitje, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së. Flick, i njohur për disiplinën e tij, kishte vendosur ta lërë jashtë formacionit titullar, por nga lart erdhi ndërhyrja: drejtuesit, me ndikimin e afërt të presidentit Laporta, i kërkuan që ta aktivizonte lojtarin nga minuta e parë.

    Trajneri gjerman nuk e priti mirë ndërhyrjen, duke e parë si një cënim të autoritetit të tij. Sipas burimeve nga brenda klubit, ai ka kërkuar që vendimet teknike t’i përkasin ekskluzivisht stafit dhe të mos ketë ndërhyrje të tilla në të ardhmen.
    Ndërkohë, klubi mundohet ta minimizojë ngjarjen, ndërsa rrethi i Yamal mohon çdo sjellje të pahijshme nga ana e lojtarit. Talenti i ri aktualisht është jashtë fushave për shkak dëmtimi, por pritet të rikthehet në kohë për sfidën ndaj Gironës, në prag të El Clasicos.
    © BalkanWeb

  • “Nuk kisha guximin t’ia thoja”, Inigo Martinez zbulon prapaskenën me Flick

    “Nuk kisha guximin t’ia thoja”, Inigo Martinez zbulon prapaskenën me Flick

    Ylli i Al-Nassr, Inigo Martinez, ka pranuar se kishte frikë ta informonte trajnerin e Barcelona-s, Hansi Flick, për vendimin e tij për t’u bashkuar me skuadrën e Cristiano Ronaldo-s.
    Duke folur për COPE, Martinez tha se Flick gjithmonë e kishte mbështetur atë te Barcelona dhe e shihte si një figurë kyçe në skuadër.
    Ai arriti t’ia jepte lajmin trajnerit gjatë fluturimit për në Spanjë pas një turneu parasezonal në Azi dhe tha:
    “As nuk guxoja t’i thoja se po largohesha. E pashë në aeroplan, mendoj. Për të, unë isha një pjesë kyçe. Kam shumë dashuri për të dhe është e ndërsjellë.
    “Unë ende kam një marrëdhënie me të. Ai ishte i pari që besoi tek unë”.
    Nuk është hera e parë që Martinez flet për vendimin e tij për t’u bashkuar me Cristiano Ronaldon tek Al-Nassr. Ai foli me Onda Vasca më parë këtë sezon dhe tha:
    “Mundësi të tilla rrallë vijnë dhe është e vështirë të thuash jo. Flick e kuptoi këtë. Ishte mirë të flisja me të. Nuk është se fitoja shumë pak, paga ime ishte e konsiderueshme te Barça.
    “Ndiheshim rehat, familja ishte e lumtur. Është e vështirë të marrësh një vendim të tillë. Askush nuk është i përgatitur për këtë lloj oferte. Ishte një lamtumirë emocionale. U preka thellësisht”.
    Martinez kishte një klauzolë në kontratën e tij që i lejonte të largohej nga Barcelona falas në verë. Vendimi i tij për t’u larguar ndihmoi klubin të kursente 14 milionë euro në paga dhe të përmbushte limitin e pagave të La Liga-s, duke ndihmuar kështu në regjistrimin e Marcus Rashford.

  • Flick: Është budallallëk të thuhet se klubi më detyroi ta aktivizoja Yamal kundër PSG-së

    Flick: Është budallallëk të thuhet se klubi më detyroi ta aktivizoja Yamal kundër PSG-së

    Hansi Flick foli këtë të premte në prag të ndeshjes së nesërme kundër Girona në Montjuïc. Trajneri gjerman konfirmoi rikthimin e Lamine Yamal dhe Fermín López, mbrojti profesionalizmin e Lewandowskit, kritikoi idenë e ndeshjes kundër Villarreal në Miami dhe reagoi ashpër ndaj thashethemeve se klubi e detyroi të aktivizonte Yamal kundër PSG-së, pavarësisht se kishte mbërritur me vonesë.
    Ndeshja – “Girona bëri një sezon fantastik, të kaluarin. Më pëlqen shumë filozofia e trajnerit të tyre. Nuk e nisën mirë këtë sezon, por janë përmirësuar në tri ndeshjet e fundit. Edhe pse kanë mungesa, ne duhet ta fillojmë mirë, ndryshe nga Sevilla, ku nuk ishim në nivelin tonë. Dua të luajmë në maksimum”.
    Flick shtoi se do të duhet ta menaxhojë rikthimin e Yamal dhe Fermín: “Nuk mund të luajnë 90 minuta, do ta menaxhojmë. Nëse jemi në formën më të mirë, mund të fitojmë ndaj kujtdo”.
    Lëndimet – “Na kanë munguar disa lojtarë në sulm. Sapo kthehen, nuk mund të luajnë menjëherë gjithë ndeshjen. Mund të përdorim lojtarë nga ‘La Masia’, do të shohim”.
    Lewandowski – “Robert më tha se pas pjesës së parë luajti me fashë, por nuk ndjeu dhimbje. Ai kujdeset shumë për trupin e tij, si Cristiano Ronaldo. Është shumë profesionist. Nuk ka problem serioz”.
    Formacioni – “Frenkie de Jong ka pushuar disa ditë, Pedri më pak, por është në formë të mirë. Do t’i ruajmë, sepse janë lojtarë të nivelit botëror”.
    Mbi thashethemet për Yamal: “Më pëlqen të di nga ka dalë ky thashethem. Është një mashtrim total. Me Deco dhe stafin kam marrëdhënie të shkëlqyera. Askush nuk më ka detyruar të aktivizoj askënd. Kush e ka thënë, ka gënjyer”.
    Raphinha – “Shpresojmë të rikthehet për ‘El Clásico’, po ecën mirë me rikuperimin”.
    Jeta personale e Yamal – “Për mua ka rëndësi që kur është këtu, të punojë fort. Kjo është ajo që kërkoj. Çfarë bën në kohën e lirë është jeta e tij private, nuk ndërhyj”.

  • Eric Garcia, befasia e madhe e Barcelonës: E ardhmja ime është vetëm këtu, dua të rinovoj

    Eric Garcia, befasia e madhe e Barcelonës: E ardhmja ime është vetëm këtu, dua të rinovoj

    16 Tetor 2025

    13:30

    Alfred Lleshi

    Eric García po konfirmohet si një nga befasitë më pozitive të fillimit të sezonit te Barcelona. Mbrojtësi nga Martorell, falë paraqitjeve të qëndrueshme, është bërë i pazëvendësueshëm për Hansi Flick, duke konsoliduar rikthimin e tij pas huazimit te Girona, ku duhej të përballej me kritika dhe të provonte vlerën e vet.
    Në një intervistë për “Sport”, García u ndal te rruga e tij e fundit dhe marrëdhënia me trajnerin: “Më kanë gjykuar pa durim. Është pjesë e kohës sonë dhe e rrjeteve sociale; ndonjëherë flitet pa e ditur realitetin”. Për Flick shtoi: “Më tha që sheh tek unë aftësi lidershipi. Po punoj për këtë, frymëzohem nga Íñigo”.Sipas tij, momenti vendimtar ishte ndeshja kundër Benfica, ku fitoi besimin e trajnerit.
    Mbrojtësi foli edhe për shokët e skuadrës. Për Ferran Torres tha se “është pak shakaxhi dhe më i rrezikshmi”; për Frenkie de Jong shtoi se “është lojtari më i nënvlerësuar”, ndërsa për Lamine Yamal theksoi: “Është shumë e vështirë ta ndalosh, ka talent të jashtëzakonshëm. Është Messi, pastaj vjen… ai”. Në fund, foli për të ardhmen: “Po bisedojmë për rinovimin dhe shpresoj që kjo të zgjidhet shpejt, dua të qëndroj”.

  • De Jong-Barcelona, “tym i bardhë” për rinovimin. Ja kur do të zyrtarizohet gjithçka

    De Jong-Barcelona, “tym i bardhë” për rinovimin. Ja kur do të zyrtarizohet gjithçka

    Frenkie de Jong dhe Barcelona do të rinovojnë deri më 2029, me klauzolë të re lirimi 500 milionë euro (kontrata aktuale skadonte në qershor 2026). Ceremonia zyrtare e firmës dhe njoftimi publik do të bëhen të mërkurën, në orën 13:30, me praninë e mediave. Pas muajsh negociata dhe disa mosmarrëveshjeve, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
    Një nga pengesat kryesore kishte qenë pakënaqësia e De Jong për kritikat që kishte marrë nga tifozët, sidomos pas publikimit të pagës së tij, që e kishte reduktuar përkohësisht për ta ndihmuar klubin në një periudhë të vështirë ekonomike.
    Tani marrëdhënia është rikuperuar plotësisht. De Jong është kthyer në lider të mesfushës së Flick, ku formon një dyshe solide me Pedrin. Ai ka fituar sërish rolin e titullarit, pas dëmtimit të kyçit të këmbës, dhe është bërë një nga figurat më të dashura të tifozëve katalanas, të cilët i kanë zëvendësuar fërshëllimat e dikurshme me duartrokitje.
    Holandezi, që mbërriti në “Camp Nou” në korrik 2019 nga Ajax, ka luajtur 267 ndeshje me fanellën blaugrana dhe këtë sezon ka grumbulluar 8 paraqitje, duke qenë një nga kapitenët e skuadrës.Ky rinovim forcon strategjinë e Hansi Flick për të ndërtuar të ardhmen e Barcelonës rreth stabilitetit dhe vazhdimësisë së grupit aktual.

  • Hansi Flick “presing” Bayern-it, ndërhyn për lojtarin që kërkon 17 mln euro bonus firme

    Hansi Flick “presing” Bayern-it, ndërhyn për lojtarin që kërkon 17 mln euro bonus firme

    7 Tetor 2025

    16:45

    Telesport

    Dayot Upamecano po kërkohet nga disa klube të mëdha europiane.
    Kontrata e tij aktuale me Bayern skadon në 2026 dhe deri tani bavarezët po vuajnë për të arritur një akord për firmën e radhës.
    Bayern thuajse ka rënë dakord për pagën e tij bazë, por ka refuzuar t’i plotësojë “tekën” kryesore. Upamecano kërkon 17 mln euro, po aq sa Alphonso Davies, si bonus firme për kontratën e re. Bayern këtë e quan të panevojshme.
    Barcelona ka shprehur interes për francezin. Hansi Flick e pëlqen shumë, sidomos duke marrë parasysh faktin se Ronald Araujo nuk po e bind me performancat e tij aktuale.
    Katalanasit duan të shfrytëzojnë momentin duke e transferuar me parametra zero në verën e ardhshme, kur kontrata me Bayern mbaron. Për të kanë interes edhe Real Madrid dhe Liverpool.

  • Flick justifikohet, pas turpërimit 4-1: Nuk e ka fajin sistemi i lojës, por gabimet individuale

    Flick justifikohet, pas turpërimit 4-1: Nuk e ka fajin sistemi i lojës, por gabimet individuale

    Pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj Sevillas, trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli në konferencë me ton autokritik, por edhe shpresëdhënës: “Ata e nisën me agresivitet të madh, ne nuk gjetëm zgjidhje. Në pjesën e dytë reaguam, por duhet të përqendrohemi te gabimet, që të mos përsëriten”.
    Flick vlerësoi reagimin e skuadrës: “Në dhomat e zhveshjes pashë zemërim dhe dëshirë për të reaguar, kjo më pëlqeu. Tani vjen pushimi, do të punojmë fort, të shohim nëse dimë të ngrihemi”.
    Ai mohoi që problemi lidhet me sistemin e lojës: “Nuk është çështje strukture, sistemi loje, por gabimesh individuale. Në pjesën e parë gabuam shumë. Penalltia mund ta kishte ndryshuar gjithçka, por tani duhet të mësojmë nga kjo, ashtu si edhe kundër PSG-së”.
    Flick pranoi se ekipi humbi kontrollin në disa zona, por shtoi: “Humbja në Milano ishte më e rëndë. Kjo dhemb, por do na ndihmojë të rritemi. Pushimi do na shërbejë për të rikuperuar energjitë e lojtarët. Duhet të reagojmë menjëherë”.

  • Flick: Si trajner duhet ta mbroj Yamal, nuk e di nëse ai do të jetë gati për “El Clasico”

    Flick: Si trajner duhet ta mbroj Yamal, nuk e di nëse ai do të jetë gati për “El Clasico”

    4 Tetor 2025

    13:06

    Alfred Lleshi

    Lamine Yamal ishte protagonisti kryesor në konferencën për shtyp të Hansi Flick. Pas përfshirjes së tij në listën e Luis de la Fuente për ndeshjet ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë dhe më pas tërheqjes për shkak të lëndimit, trajneri gjerman theksoi se “të gjithë duhet të kuptojnë që unë dua t’i mbroj lojtarët e mi”.
    Flick shpjegoi: “Kur kemi dyshime për gjendjen fizike të një futbollisti, ai nuk luan. Lamine është më mirë se dje, por nuk është gati për të luajtur. Pas pushimit të fundit, kur Lamine u rikthye nga kombëtarja, thashë që dua t’i mbroj lojtarët e mi. Këto gjëra ndodhin në futboll, nuk është e lehtë për askënd. Si trajner duhet ta mbroj Yamal, nuk e di nëse ai do të jetë gati për “El Clasico”.
    Trajneri gjithashtu foli për bisedën me të 18-vjeçarin: “Të gjithë e njohin nivelin e tij, por është detyra ime t’i jap minutat e duhura kur rikthehet nga lëndimet. Nuk bëhet fjalë vetëm për atë që bën me topin, por edhe pa të. Kur nuk je në formë, ndonjëherë fokusohesh vetëm te topi. Për mua, ai është një nga më të mirët, shumë inteligjent kur e merr topin. Duhet të mësojmë nga situata dhe të shohim sa minuta mund të luajë kur të rikuperohet”.

  • Hansi Flick nuk i beson më, Barcelona i bën dalje yllit të ekipit

    Hansi Flick nuk i beson më, Barcelona i bën dalje yllit të ekipit

    3 Tetor 2025

    17:29

    Telesport

    Ronald Araujo po përjeton ndoshta sezonin më të vështirë në karrierë, qendërmbrojtësi uruguaian ka humbur besimin e Hansi Flick dhe është kthyer tashmë në një rezervë të zakonshme. Trajneri gjerman i beson më shumë Eric Garcia, si partneri ideal për Pau Cubarsi-n në mbrojtje.
    Në këtë situatë është e pashmangshme largimi i Araujo nga Barcelona në merkaton e janarit ose maksimumi në atë të verës së ardhshme. Për uruguanin ka interes nga disa ekipe si në Serie A apo edhe në Premier League.
    Shitja e Araujo-s mund të ishte dhe një “çlirim” për gjendjen financiare të klubit, pasi drejtuesit e Barcelonës presin të përfitojnë 55-60 milionë euro nga kartoni i tij. Kujtojmë që Araujo rinovoi në fillim të këtij viti me Barcelonën deri në vitin 2031, por duke mos qenë i rëndësishëm për projektin e udhëhequr nga Hansi Flick, largimi i tij është shumë afër.

  • Sherri për Yamal / “Shigjeta” e De la Fuente për Flick: Mendova se do të kishte më shumë empati

    Sherri për Yamal / “Shigjeta” e De la Fuente për Flick: Mendova se do të kishte më shumë empati

    De la Fuente, trajneri i Spanjës, doli në konferencë për shtyp, ku analizoi situatën në kampin e të tijve.
    Flick u anku për trajtimin e Yamal…Nuk ka asnjë konflikt, por më habiti ajo që tha. Mendova se do të kishte më shumë empati, duke qenë se ka qenë gjithashtu trajner kombëtareje. Nuk kam asnjë problem me të. E dini që kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme, përmes të cilave synojmë kualifikimin në Kupën e Botës. Ai tha një gjë, unë tjetër. Nuk ka më për të thënë.
    Flick tha se lojtarët nuk trajtohen me kujdes…Ai ka qenë trajner kombëtareje dhe e di se si sillen lojtarët tanë. Më habit që një ish-trajner jep një mendim të tillë. Por nuk ka më, secili thotë atë që kishte për të thënë.
    Cila është e vërteta për rastin e Lamine?Unë thjesht tregoj të vërtetën. Jo të vërtetën time, të vërtetën. Në futboll gjithmonë luhet me shqetësime dhe unë nuk do të jap të dhëna mjekësore. Ajo që ndodhi është se, kur përfundoi ndeshja, pati disa lloj shqetësimesh. Unë kurrë nuk kam luajtur pa shqetësime, nuk ndodhi asgjë. E kanë shpjeguar shërbimet tona mjekësore, unë e kam shpjeguar gjithashtu. Nuk ka më. A pati shqetësime pas ndeshjes? Nuk e di.
    Lamine, i dyti në “Topin e Artë”, ndërsa Pedri i njëmbëdhjeti…Do të kisha preferuar që ta fitonte ndonjë spanjoll. Kur vitin e kaluar fitoi Rodri, thashë që e meritonim ndonjë ‘Top të Artë’ tjetër. Dembélé është një futbollist i jashtëzakonshëm, por unë gjithmonë mbështes produktin vendas.
    A mendon se gabuat me Lamine Yamal?Jo, asnjëherë. Këtu, rreziku është zero. Kush vjen këtu, vjen i shëndetshëm, në kushte për të luajtur nëse ka luajtur me klubin e tij. Dhe kur kthehen në shtëpi, ndodh sepse vlerësojmë se nuk mund të ishin këtu për shkak të rrezikut.
    A ka planifikuar të flasësh me Lamine?Kjo është normale. Ne flasim me të gjithë lojtarët dhe e ndjekim gjendjen e tyre nga afër. Nëse një klub na njofton që një lojtar ka ndonjë problem, ne e vlerësojmë. Do të shohim se si do të evoluojë Lamine këtë fundjavë, pastaj do të vendosim sa do të luajë.
    Cili është mesazhi për tifozët e Barcelonës?Siç ka thënë kohët e fundit Laporta, ai është i lumtur që vijnë shumë lojtarë në kombëtare, sepse kjo tregon se punohet mirë. Nuk njoh asnjë lojtar që të mos jetë ndërkombëtar. Të gjitha klubet mërziten kur lojtarët nuk vijnë te kombëtarja, sepse kjo iu jep vlerë lojtarëve. Nëse vijnë shumë, do të thotë që kanë shumë futbollistë të mirë.