Tag: flick

  • “El Clasico” trazoi Barçën, Laporta viziton ekipit, takon Yamal dhe Flick

    “El Clasico” trazoi Barçën, Laporta viziton ekipit, takon Yamal dhe Flick

    Disfata në “El Clasico” ka trazuar jo pak ambientin në Barcelonë, ku në qendër të kritikave ka përfunduar Lamine Yamal, me talentin spanjoll që ndezi sfidën kundër Real Madrid me një deklaratë të papjekur. Kundër tij dolën jo vetëm mediat dhe opinioni në Spanjë, por dhe shokët e tij në përfaqësuese si Carvajal, apo dhe lojtarë të Barçës si Raphinha, me brazilianin që u shpreh se deklaratat e Yamal motivuan Realin. Në letër, humbja ndaj Realit thelloi diferencën mes dy ekipeve, me Real Madrid që shkoi në +5. Kjo është një periudhë e vështirë për Barçën, pasi kundër Realit ishte humbje e 3 në 5 ndeshjet e fundit.
    Për të qetësuar disi ambientin ka menduar presidenti Laporta, me këtë të fundit që zbarkoi në qendrën sportive të klubit një ditë pas humbjes në “El Clasico”. Gjatë kohës kur Laporta u shfaq lojtarët ishin larguar, përveç Araujo dhe Lamine Yamal. Pas përshëndetjeve, Laporta u ndal duke diskutuar me trajnerin Hansi Flick dhe me drejtorin Deco. Sipas të përditshmes Sport, Laporta është kujdesuar gjatë gjithë kohës të përcjell qetësi, t’i ofrojë garanci trajnerit Flick dhe pjesës tjetër të stafit.

    Në sytë e Laporta-s diferenca prej 5 pikësh me Realin nuk është një distancë për t’u shqetësuar, ka ende shumë ndeshje në valle për të rrëmbyer sërish kreun. Ndërsa në Champions, pavarësisht humbjes me PSG, ekipi ndodhet në kushte komode, me 6 pikë në 3 ndeshje.
    ()

  • Laporta takon trajnerin Flick dhe disa lojtarë pas humbjes në “El Clasico”, ja mesazhi i presidentit

    Laporta takon trajnerin Flick dhe disa lojtarë pas humbjes në “El Clasico”, ja mesazhi i presidentit

    Humbja në El Clasico, në “Santiago Bernabeu” jo vetëm që i la lojtarët e Barcelonës të ndihen të hidhëruar dhe të zemëruar, por edhe një diferencë prej 5 pikësh që i ndan ata nga Real Madrid, aktualisht në krye të tabelës së La Liga.
    Është humbja e tretë për ekipin e Hansi Flick në pesë ndeshjet e fundit, me PSG-në dhe Seviljen si shkaktarët kryesorë të prishjes së ekuilibrave. Për më tepër, ende ka pak zemërim për trajtimin e Lamine Yamal nga lojtarët e Real Madrid, përfshirë shokun e tij të ekipit kombëtar Carvajal pas ndeshjes.
    Ekziston gjithashtu një besim se një rezultat i ndryshëm mund të ishte arritur, pasi Real Madrid nuk do të kishte dominuar në fushë sipas klubit “blaugrana”. Sipas gazetës SPORT, presidenti Joan Laporta vizitoi ekipin dhe Hansi Flick të hënën.
    Shumica e lojtarëve ishin larguar pas stërvitjes së parë pas “El Clasico”, kështu që ai gjeti vetëm disa, përfshirë Araujo dhe Lamine Yamal. Mësohet se presidenti i klubit katalanas foli me trajnerin Flick dhe drejtorin sportiv Deco.
    Mesazhi i përcjellë ishte ai i qetësisë absolute: asgjë për t’u shqetësuar pas turbulencës së humbjes ndaj Real Madrid. Sezoni është ende në hapat e tij të parë dhe diferenca prej pesë pikësh në krye mund të rifitohet, siç ndodhi sezonin e kaluar kur ishte shtatë.
    Sa i përket Champions League, Barça është e pozicionuar mirë, pavarësisht gabimit kundër PSG, dhe gjashtë pikë nga nëntë ndeshje është një rezultat i mirë në përgjithësi. Besimi te Flick dhe skuadra është i plotë; ata vetëm duhet të zgjidhin disa probleme fizike.

  • Hansi Flick ka një kërkesë urgjente pas humbjes në “El Clasico”, Barcelonës i duhet me patjetër një qendërmbrojtës

    Hansi Flick ka një kërkesë urgjente pas humbjes në “El Clasico”, Barcelonës i duhet me patjetër një qendërmbrojtës

    27 Tetor 2025

    18:43

    Telesport

    Humbja në “El Clasico-n” e parë të këtij sezoni ndaj Real Madridit, nxorri në pah edhe njëherë tjetër problemet që Barcelona ka në qendrën e mbrojtjes. Largimi i Ingo Martinez ka lënë një boshllëk të madh.
    Për këtë arsye, Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim në merkaton e janarit për qendrën e mbrojtjes. Dëshira e madhe e trajnerit gjerman është qendërmbrojtësi i Sporting Lisbon, Gonçalo Inácio, vlera e të cilit është 45 milionë euro.
    24-vjeçari portugez duket se është profili i duhur për mbrojtjen e Barcelonës, pasi përshtatet më së miri me stilin e lojës së Flick. Përveç Gonçalo Inácio, Barcelona është në garë edhe për transferimin e Marc Guehi, për të cilën ka konkurrentë të fortë si Real Madrid, Liverpool e Bayern.

  • Alarm te Barcelona, tri ditë para “El Clásico”. Trajneri Flick rrezikon të humbasë edhe De Jong

    Alarm te Barcelona, tri ditë para “El Clásico”. Trajneri Flick rrezikon të humbasë edhe De Jong

    23 Tetor 2025

    14:44

    Alfred Lleshi

    Pas mungesës së Andreas Christensen kundër Olympiacos në Champions për shkak të gastroenteritit, edhe Frenkie de Jong nuk u stërvit sot për të njëjtën arsye. Mesfushori holandez mbetet në dyshim për ndeshjen e së dielës në “Santiago Bernabéu”, ndërsa stafi mjekësor shpreson ta rikuperojë “in extremis”.
    Christensen vazhdon të mungojë për shkak të sëmundjes. Këto dy mungesa janë të rëndësishme për Flick, i cili planifikonte De Jong si titullar pranë Pedri dhe Fermín López. Lajme pozitive vijnë nga Raphinha, që po vazhdon rikuperimin dhe mund të marrë lejen mjekësore të shtunën, si dhe Ferran Torres, plotësisht i shëruar nga kontraktura e fleksorëve, i gatshëm për një vend titullari.
    Të tjerët e dëmtuar do ta ndjekin “El Clásico” nga shtëpia; Robert Lewandowski, Joan García, Gavi, Dani Olmo dhe Marc-André ter Stegen.
     
     

  • Flick i guximshëm, barazon rekordin e tij të “La Masia” në formacionin titullar

    Flick i guximshëm, barazon rekordin e tij të “La Masia” në formacionin titullar

    22 Tetor 2025

    12:38

    Alfred Lleshi

    Në ndeshjen e tretë të Champions League, Hansi Flick vendosi në formacionin startues 7 lojtarë nga akademia “La Masia”, për herë të parë këtë sezon. Ky është rast i ngjashëm si në sezonin 2024-2025, kur Barça luajti me shumë të rinj ndaj Athletic në La Liga, por kjo është hera e parë në Europë.
    Flick tregon besimin te talentet e klubit dhe po iu jep mundësi të mëdha të rinjve në Europë. Të përfshirët në formacionin startues ndaj grekëve ishin Cubarsí, Eric, Balde, Casadó, Lamine, Dro dhe Fermín.
    Gjatë sezonit, ndeshjet me më shumë të rinj ishin kundër Girona: 6 nga akademia (Cubarsí, Eric, Balde, Casadó, Lamine dhe Toni Fernández); kundër Levante: 5 nga akademia (Eric, Cubarsí, Balde, Casadó dhe Lamine).

    | 7 YJE TË “LA MASIA” SË BASHKU SI STARTUES

    Hansi Flick e shpjegoi kështu vendimin: “E veçanta e ‘La Masia’ është se të gjithë lojtarët kanë një lidhje natyrale me njëri-tjetrin. Ju mund të shihni se ata janë të lidhur si familje. Kemi edhe lojtarë të lindur në vitin 2007, që luajnë së bashku që nga mosha shumë e re, kjo linjë lidhëse i ka ndihmuar shumë”.

  • Barça luan “tenis” në Champions, tani Flick sfidon Realin: Mund të fitojmë në Madrid

    Barça luan “tenis” në Champions, tani Flick sfidon Realin: Mund të fitojmë në Madrid

    Barça luan “tenis” me Olympiacos, “shpërthen” me një futboll të bukur ofensivë duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-1, një fitore shumë e rëndësishme që vjen përpara “El Clasico” kundër Real Madrid.
    Ekipi i Hansi Flick e nisi sfidën me “marshin e pestë” ku Fermin Lopez u kthye në protagonist, me sulmuesin spanjoll që realizoi një “dopietë” golash. Në fraksionin e dytë grekët u përpoqën të reagonin, fillimisht ishte VAR që i ndaloi festën duke i anuluar një gol, por në minutën e 53-të gjyqtari i takimit akordoi një penallti, me El Kaabi që ngushtoi shifrat në 2-1. Për të ndërlikuar këtë takim për Olympiacos mendoi Hezze i cili në minutën e 57-të u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10-të lojtarë.

    Në të 68-tën ishte Lamine Yamal që konvertoi në gol një penallti të fituar nga Rashford. Pak minuta më vonë ishte vetë sulmuesi anglez që realizoi golin e tij të parë në minutën e 74-ët duke dërguar shifrat në 4-1. Dy minuta më vonë ishte Fermin Lopez që kompletoi mbrëmjen e tij të madhe duke realizuar golin e tretë personal dhe të pestin për Barçën.
    Ekipi i Flick nuk e uli ritmin për asnjë moment dhe në minutën e 79-të, Rashford firmosi “dopietën” e tij personale duke sigluar shifrat në 6-1.
    Ky sukses, dhe mënyra se si ekipi u shpreh në fushë kënaq trajnerin Hansi Flick, për më tepër që kjo fitore vjen përpara El Clasico: “Ky rezultat na jep kofidencë, të shënosh gjashtë gola është diçka shumë e mirë për ne. Fermin? Bëri një paraqitje të shkëlqyer, realizoi 3 gola, por i pari ishte i rëndësishëm se hapi ndeshjen. El Clasico? Vitin e shkuar ishte e jashtëzakonshme, por tani jemi në një situatë shumë ndryshe. Unë jam pozitiv, mendoj se mund të fitojmë në Madrid”, u shpreh Hansi Flick.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Thomas Müller, veterani që priste Barçën: Nëse Flick do të më kishte thirrur…

    Thomas Müller, veterani që priste Barçën: Nëse Flick do të më kishte thirrur…

    Pas një jete të mbushur me trofe kombëtarë e ndërkombëtarë te Bayern Munich, Thomas Müller, në moshën 36-vjeçare, vazhdon ta transmetojë energjinë e tij me Vancouver Whitecaps në MLS, ku u transferua verën e këtij viti. Megjithatë, fati i tij mund të kishte qenë krejt tjetër, Barcelona.
    Jo se pati një mundësi reale për këtë lëvizje, por mënyra si flet tregon se dera mund të ishte hapur, nëse Hansi Flick, ish-trajneri i tij te Bayerni dhe kombëtarja gjermane, apo Robert Lewandowski, miku dhe ish-shoku i tij i skuadrës, do të kishin ushtruar presion te klubi katalanas.
    “Mund ta imagjinoja një të ardhme te Barcelona, po, – pranoi Müller në një intervistë për “Blickpunkt Sport”, duke shtuar: – Nëse Hansi Flick, që më njeh shumë mirë, do të më kishte telefonuar dhe projekti i Barçës do të më kishte pëlqyer, mund ta kisha marrë në konsideratë. Është një klub i nivelit të lartë, ku e di mirë çfarë pritet prej teje”.

  • Flick, pas 6-1 ndaj Olympiacos: Padyshim jemi të aftë të fitojmë edhe në “Bernabeu”

    Flick, pas 6-1 ndaj Olympiacos: Padyshim jemi të aftë të fitojmë edhe në “Bernabeu”

    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, i cili nuk do të jetë në stol ndaj Real Madridit, të dielën, për shkak të pezullimit, u shpreh shumë i kënaqur me performancën e ekipit ndaj Olympiacos. “Në fillim patëm disa probleme, por e merituam fitoren dhe jam i lumtur. Goli i Fermín na ndihmoi shumë, besimi që japin golat është pozitiv për javët e ardhshme”.
    Gjermani lavdëruar Fermín për “hat-trick” e tij: “Është sensacional, i dinamizuar, i shpejtë, gjithmonë i rrezikshëm para portës, na jep atë që na duhet”. Flick nuk komentoi gjyqtarët, por foli për “El Clásico”: “Ky rezultat na jep besim për një ndeshje shumë të rëndësishme. Jemi optimistë, kemi rikuperuar lojtarë dhe mund të shkojmë atje e të fitojmë”.
    Ai komentoi edhe gjendjen e Lamine Yamal, që nuk është 100%, pas problemeve me pubis: “Do të jetë një tjetër Lamine të dielën. Ka gjithmonë performanca të mira në ndeshjet e mëdha”. Flick lavdëroi gjithashtu Marcus Rashford, autor i 4 golave në Champions: “Po jep maksimumin, mund të luajë në pozicione të ndryshme, i shpejtë dhe me kombinim të mirë”.

  • Rrëfehet Hansi Flick: Ky klub më ka ndryshuar plotësisht, pas fitores 8-2 ndaj Barça nuk kam qeshur

    Rrëfehet Hansi Flick: Ky klub më ka ndryshuar plotësisht, pas fitores 8-2 ndaj Barça nuk kam qeshur

    Në prag të ndeshjes së Champions League kundër Olympiacos, trajneri i Barcelona, Hansi Flick, foli në një konferencë për shtyp. Ai trajtoi një sërë temash, nga forma e ekipit te emocionet personale, lëndimet dhe vendimet taktike.
    “Po përballemi me një ekip me aftësi të shkëlqyera sulmuese“, tha Flick. “Thjesht shikoni përsëri ndeshjen kundër Arsenal për të kuptuar se sa shumë krijojnë raste. Do të duhet të jemi shumë vigjilentë, të qëndrojmë të pozicionuar mirë dhe të bëjmë presion intensivisht”, tha trajneri gjerman.
    “Kur humbet distancën, detyrohesh të vraposh shumë dhe kjo të vret në mbrojtje“, u shpreh më tej Flick, që përditësoi gjendjen e Ferran Torres dhe Raphinha: “Shpresojmë t’i kemi përsëri për El Clásico. Ferran ka një problem muskulor dhe aktivizimi i tij tani do të ishte me rrezik“.
    Flick foli gjithashtu për zhvillimin e lojtarëve të rinj, si Marc Bernal, duke theksuar nevojën për të menaxhuar ritmin e tyre. “Ai ende duhet të përmirësohet. Marc nuk është gati për ndeshjet e mëdha ende, por do të punojë për të arritur atje“.
    Trajneri i klubit “blaugra” më pas ndau një reflektim më personal: “Ndoshta sot tregoj më shumë emocione se sa më parë. Kur isha te Bayern, edhe pas fitores 8-2 kundër Barçës, nuk buzëqeshja. Tani po”.
    “Ky klub më ka ndryshuar plotësisht. E dua Barcelonën, e dua qytetin, i dua njerëzit. Jetoj për këtë klub. Kur e shoh veten në televizor, nuk më pëlqen shumë… dhe nuk dua që nipi im të më shohë kështu. Ndoshta duhet ta ndryshoj pak sjelljen time”, tha Flick.

  • Jeta private e Lamine Yamal po ndikon në karrierën e tij?

    Jeta private e Lamine Yamal po ndikon në karrierën e tij?

    Lamine Yamal, ylli adoleshent i Barcelonës dhe i Kombëtares së Spanjës, është kthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe për polemikat që e rrethojnë.
    Përplasjet mes Flick dhe De la Fuente
    Gjithçka nisi pas një lëndimi në ijë që Yamal e ka vuajtur prej javësh. Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, kritikoi publikisht homologun spanjoll Luis de la Fuente, duke e akuzuar se rrezikoi shëndetin e lojtarit duke e aktivizuar në ndeshjet e shtatorit për Spanjën, pavarësisht dëmtimit.
    Në të njëjtën kohë, te Barça ai është përdorur me kujdes, duke luajtur vetëm 5 nga 10 ndeshjet e fundit.
    Tensionet u rritën më tej me afrimin e “El Clásico”-s ndaj Real Madridit, ku Yamal mund të rikthehet në fushë për sfidën kundër Gironës.
    Thashetheme dhe media rozë
    Jeta personale e 18-vjeçarit është gjithashtu në qendër të vëmendjes. Spekulimet për një lidhje me reperen argjentinase Nicki Nicole, si dhe interesimi i vazhdueshëm i mediave rozë, kanë bërë që Yamal të ndodhet vazhdimisht në fokus.
    Trajneri Flick e komentoi shkurt këtë situatë:

    “Për mua e vetmja gjë që ka rëndësi është si stërvitet. Ai është shumë profesionist. Jeta e tij private? Nuk përfshihem.”

    Skandale të rreme dhe tensione të brendshme
    Një tjetër lajm që bëri bujë ishte ai për një vonesë të supozuar të Yamal në një takim para ndeshjes me PSG, ku pretendohej se drejtori sportiv Deco kishte ndërhyrë për të mos e ndëshkuar. Flick e mohoi me forcë këtë informacion, duke e cilësuar si një “gënjeshtër”.

    “Deco kurrë nuk më ka urdhëruar. Ai ka mbështetjen time të plotë,” – u shpreh gjermani.

    Darka me nënën dhe kontrata e autografeve
    Në media është komentuar edhe një ofertë për darkë me Yamal dhe nënën e tij në Londër për 800 paund, si dhe sjelljet e babait të tij, të cilat shpesh cilësohen si të ekzagjeruara.
    Po ashtu, sipas Mundo Deportivo, Yamal ka firmosur një marrëveshje ekskluzive për shitjen e autografeve të tij, duke refuzuar të firmosë për tifozët – megjithëse nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar për këtë.
    400 milionë euro nga Al Hilal?
    Një tjetër “bombë mediatike” erdhi nga portale të transferimeve, që pretenduan se Al Hilal ishte gati të ofronte 400 milionë euro për yllin e ri të Barçës. Klubi katalanas e mohoi menjëherë, ndërsa nga Arabia Saudite nuk pati asnjë reagim – një tjetër rast klasik i lajmeve për klikime.
    Një Messi i ri nën presion
    Lamine Yamal shihet nga shumë si trashëgimtari i Lionel Messit, por ndryshe nga paraardhësi i tij, ai po përballet me një presion të madh që në moshë shumë të re.
    Për Barcelonën, sfida nuk është më vetëm të zhvillojë një talent të madh – por ta mbrojë nga zhurma jashtë fushës, që shpesh mund të jetë më e rrezikshme sesa çdo kundërshtar në fushë.