Tag: flick

  • “Kishte ofertë nga një klub tjetër”, Flick zbulon prapaskenën: Ja si e binda të qëndronte

    “Kishte ofertë nga një klub tjetër”, Flick zbulon prapaskenën: Ja si e binda të qëndronte

    3 Prill 2025

    15:07

    Telesport

    Hansi Flick ka zbuluar një prapaskenë të merkatos.
    Barcelona kishte arritur një marrëveshje me Como-n për transferimin e Eric Garcia në Serie A, por trajneri gjerman ka ndërhyrë dhe ka bërë që operacioni të dështojë.
    Klubi italian kishte ofruar 7 milionë euro dhe vizitat mjekësore ishin caktuar.
    Pas fitores në Kupën e Mbretit kundër Atletico Madrid, Flick ka thënë: “Eric Garcia ka marrë një ofertë nga një klub tjetër, por i kam thënë se kisha nevojë për të”.
    Ky pohim tregon qartë rëndësinë që Garcia ka për trajnerin.
    Pavarësisht se oferta e Como-s ishte tunduese për të gjitha palët e përfshira, vendosmëria e trajnerit gjerman ka mbizotëruar, duke e mbajtur mbrojtësin në ekip.

  • Flick i ekzaltuar: Po, është e lejuar të ëndërrojmë për tripletën

    Flick i ekzaltuar: Po, është e lejuar të ëndërrojmë për tripletën

    Barcelona do të luajë në finalen e Kupës së Mbretit, teksa një pjesë e madhe e suksesit i takon Hansi Flick. Gjermani do ta drejtojë ekipin katalanas në finalen e tij të dytë si trajner i Barcelonës. Ai u shfaq shumë i kënaqur pas fitores ndaj Atlético Madridit në “Metropolitano”: “Jam shumë i lumtur. Kishim dy pjesë shumë të ndryshme loje. Në të parën dominuam më shumë, në të dytën u mbrojtëm mirë. Të gjithë mund të jenë krenarë për këtë ekip, ne trajnerët jemi shumë të kënaqur”.
    Megjithatë, trajneri gjerman nuk dëshiron të marrë asgjë si të sigurt dhe përqendrohet në sfidat e ardhshme: “E dimë që në futboll gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt. Jemi shumë të lumtur për ekipin, kemi bërë një progres të madh. E vlerësojmë këtë, por nuk duhet të ndihemi favoritë. Finalja nuk është diçka për të cilën po mendoj tani, është ende larg. Na pret një ndeshje e rëndësishme kundër Betisit, duhet të fokusohemi aty. Na duhet rikuperim, nuk është e lehtë, por po e menaxhojmë shumë mirë situatën”.
    Sipas Flick, periudha pas pauzës ndërkombëtare (ndeshjeve të kombëtareve) ka qenë një moment kyç për sezonin e Barcelonës: “Jam gjithmonë pozitiv. Pas pushimit kemi përmirësuar shumë. Mund ta shihni që ekipi beson në mënyrën tonë të lojës. Mendoj se ndeshja e parë gjysmëfinale ishte një pikë kthese për ne. U thashë lojtarëve se isha shumë i lumtur dhe nëse luanim me të njëjtin mentalitet, do të fitonim. Kështu ndodhi edhe sonte. Kemi qenë të guximshëm dhe kemi ditur të vuajmë. Nuk është aspak e lehtë ta mbash portën e paprekur në këtë stadium, pasi Atlético Madridi është një nga ekipet më të mira në Europë”.
    Tifozët e Barcelonës ëndërrojnë për tripletën, pasi ekipi ndodhet në vendin e parë në La Liga, ka siguruar finalen e Kupës së Mbretit dhe është në çerekfinalet e Champions League. Megjithatë, Flick paralajmëron se rruga është ende e gjatë:
    “Ëndërrimi është i lejuar, por duhet të qëndrojmë të përqendruar. Nuk është e lehtë, sepse do të kthehemi vonë në shtëpi dhe do të duhet të stërvitemi për ndeshjen kundër Betisit. Kjo është puna jonë. Do të bëjmë mirë, kemi një ekip të shkëlqyer me lojtarë shumë profesionistë. Mund të jemi krenarë për mënyrën se si kemi luajtur”.
    Heroi i ndeshjes së kthimit ishte Ferran Torres, i cili me golin e tij e çoi Barcelonën në finalen e madhe. Flick shpjegoi arsyen e aktivizimit të tij dhe e komplimentoi për performancën: “Ferran luajti sepse ka bërë shumë mirë në ndeshjet e tjera të Kupës. Të shtunën mund të shohim një ‘9’ tjetër në sulm. Çdo lojtar është në nivel të lartë, kjo gjë na nevojitet, pasi kemi shumë ndeshje për të luajtur. Për shembull, Eric na dha sot stabilitet në mbrojtje. Për Krishtlindje i thashë që, nëse qëndronte, do të luante. Dhe ai po e tregon veten”.

  • Barcelona, “licencë” për të ëndërruar tripletën. Katalanasit nuk fshihen më…

    Barcelona, “licencë” për të ëndërruar tripletën. Katalanasit nuk fshihen më…

    Barcelona arriti të sigurojë një vend në finalen e Kupës së Mbretit pas një ndeshjeje të shkëlqyer në “Metropolitano”. E bëri këtë duke garuar në nivelin më të lartë, duke e mbajtur gjithmonë nën kontroll ndeshjen dhe pa lejuar që kundërshtari të gjuante asnjëherë në kuadratin e saj.
    Kur kundërshtari është Atlético Madridi, merita është e dyfishtë. Në Barcelonë tashmë të gjithë kanë filluar të flasin për tripletën, me një skuadër që kryeson La Liga-n, është në finalen e Kupës së Mbretit dhe ka një rrugë të favorshme për të fituar Champions League.
    Tashmë nuk fshihen më. Mediat pranë klubit blaugrana po e shtyjnë këtë narrativë, madje edhe Hansi Flick, gjithmonë kaq i kujdesshëm në deklaratat e tij, pranoi se është logjike të fillohet të mendohet për këtë mundësi. Megjithatë, gjermani theksoi se nuk është ende momenti për të folur për atë finale kundër Real Madridit. Do të ketë kohë për këtë.
    Barcelona ndodhet në këtë pozitë për disa arsye. Së pari, për shkak të formës së jashtëzakonshme që ka shfaqur në këtë vit 2025, ku nuk ka humbur asnjë ndeshje. Nga 20 takime të zhvilluara, i ka fituar të gjitha, përveç 3 barazimeve. Një bilanc që flet qartë për potencialin e kësaj skuadre, e cila kishte rënë ndjeshëm në nëntor dhe dhjetor, por është ringjallur pas festave të fundvitit.
    Flick ka një meritë të madhe. Trajneri gjerman po arrin të nxjerrë maksimumin nga lojtarët e tij. Ai ka ditur t’i menaxhojë ata me mjeshtëri dhe pa krijuar tensione në skuadër, siç ndodhte në sezonet e kaluara. Meritokracia ka luajtur një rol kyç: kush luan mirë, mbetet në ekip. Trajneri ndjek këtë parim me përpikëri dhe lojtarët e respektojnë.
    “Tridenti” ofensiv i Barcelonës është për t’u pasur zili. Lamine Yamal, Lewandowski dhe Raphinha përbëjnë aktualisht një nga triot më të mira sulmuese në Europë, në mos më të mirën. Për më tepër, atyre iu është bashkuar një Ferran Torres surprizues, i cili ka mesatare golash për minuta të luajtura më të lartë se tre titullarët. Në ndeshjet e fundit ka qenë vendimtar, veçanërisht kundër Atlético Madridit, ku shënoi golin e fitores.
    Në mesfushë, dyshja Frenkie de Jong-Pedri po funksionon në mënyrë perfekte. Spanjolli është duke bërë një sezon spektakolar, duke diktuar ritmin e ndeshjeve dhe bërë lideri i skuadrës. Në këto muaj, gjithashtu, kemi parë versionin më të mirë të De Jong që nga ardhja e tij te Barcelona. Një mesfushor ‘box to box’ në formë të shkëlqyer fizike.
    Dhe, së fundi, paraqitja e Szczesny. Askush nuk e kuptoi kur Flick vendosi ta ulte në stol Iñaki Peña. Megjithatë, koha i ka dhënë të drejtë. Me polakun në portë, Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje. Vetëm ky fakt mjafton për të treguar se sa e saktë ka qenë kjo zgjedhje e trajnerit gjerman.

  • “Flick pati besim tek unë”, Inigo Martinez: Ja lojtari që po mban Barçën mbi supet e tij

    “Flick pati besim tek unë”, Inigo Martinez: Ja lojtari që po mban Barçën mbi supet e tij

    1 Prill 2025

    13:20

    Telesport

    Mbrojtësi i Barcelona-s, Inigo Martinez, ka dhënë një intervistë të gjatë për disa media spanjolle, të cilat kanë raportuar fjalët e mbrojtësit të Blaugranas, i cili shpjegoi se si shkon me trajnerin e tij Hans-Dieter Flick:
    “Kam folur me të dhe që në minutën e parë ai tregoi se kishte besim tek unë dhe donte të më shihte. E dija se do të kisha mundësinë t’i tregoja se kush jam dhe nuk e lashë të më shpëtonte”.
    – Raphinha po bën një sezon të mrekullueshëm. Ju ka befasuar?
    “Ai është një lider i vërtetë. Në fakt, ai është një nga ata djem që e mban këtë skuadër mbi supet e tij dhe qartësisht dëshiron të luajë çdo ndeshje që mundet dhe të jetë pjesë e çdo fitoreje që skuadra merr”.
    Ndërkohë, në La Liga, Barcelona është e para me 3 pikë epërsi ndaj Real Madridit. Vendin e tretë e zë Atletico Madrid me 9 pikë prapa, ndërsa në vendin e katërt me 53 pikë është Athletic Bilbao, 13 pikë prapa ekipit të Flick.

  • Trajneri i Barcelonës e poshtëron Ansu Fatin, tifozët e katalanasve vërshëllejnë Hansi Flick kur e panë veprimin që bëri

    Trajneri i Barcelonës e poshtëron Ansu Fatin, tifozët e katalanasve vërshëllejnë Hansi Flick kur e panë veprimin që bëri

    Katalanasit morën lehtësisht tre pikë të tjera në ndeshjen e mbetur të javës së 27-të të La Ligës, duke mposhtur Osasunën me rezultatin 3-0. Megjithatë, trajneri Flick e gjeti veten në shënjestër të sulmeve të tifozëve të Barcelonës në mes të pjesës së dytë, kur panë se çfarë i bëri njërit prej lojtarëve.
    Domethënë, në fillim të pjesës së dytë, Flick dërgoi shumicën e lojtarëve në nxehmje, përfshirë edhe Ansu Fatin, të cilin nuk e kemi parë në fushë për një kohë të gjatë. Fati u ngroh për rreth 20 minuta dhe pritej që të futej në lojë, por në fund ndodhi e papritura.
    Trajneri i Barcelonës e thirri Fatin, por jo për ta futur në lojë, por i tha se mund të kthehej dhe të ulej në stol dhe se nuk do të luante. Tifozët në tribunat pas pankinës së Barcelonës e panë këtë dhe nuk iu pëlqeu ajo që bëri Flick dhe filluan ta shanin për mënyrën sesi e poshtëroi Fatin.
    Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Flick vendosi ta ndëshkojë edhe një herë Fatin për mungesën e përpjekjeve në stërvitje, për të cilën më parë e kishte kritikuar publikisht, por mesa duket nuk ka ardhur në vete. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
     
     

  • Sfida e prapambetur ndaj Osasuna, Flick pa dy titullarë: Nuk do të grumbullohen fare me ekipin

    Sfida e prapambetur ndaj Osasuna, Flick pa dy titullarë: Nuk do të grumbullohen fare me ekipin

    Hansi Flick ka konfirmuar se Raphinha dhe Ronald Araujo nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e shtyrë në kohë prej vdekjes së mjekut të skuadrës katalanase, Barcelona kundër Osasunës.
    “Nuk do të luajnë dhe nuk do të jenë në ekip”, – deklaroi trajneri, duke shpjeguar se të dy lojtarët kanë nevojë për pushim, pas udhëtimeve të gjata me kombëtaret e tyre. Edhe Pau Cubarsí mbetet në dyshim: “Do të luajë vetëm nëse është e domosdoshme, i duhen më shumë ditë pushim”.
    Pavarësisht mungesave, Flick shprehu besim: “Kemi një skuadër të madhe, jam i kënaqur me atë që kam parë. Nëse fitojmë dhe marrim tri pikë të tjera, do të jetë reagimi i duhur”.
    Trajneri gjerman kritikoi gjithashtu programimin e La Liga-s, duke theksuar mungesën e kohës për rikuperim: “Nuk mund ta ndryshoj kalendarin, por sa herë luajmë jashtë fushe, ndodh gjithmonë në orën 21:00. Kthehemi në agim dhe koha për t’u rikuperuar është minimale, ndërsa në kampionate të tjera menaxhohet ndryshe”.
    Flick theksoi se ky problem nuk prek vetëm Barcelonën dhe Real Madridin, por gjithë futbollin spanjoll: “Bëhet fjalë për të mbrojtur edhe kombëtaren”.
    Sipas tij, UEFA dhe FIFA duhet të ndërhyjnë për ta përmirësuar situatën. Megjithatë, trajneri i blaugranëve e mbylli me optimizëm: “La Liga është e komplikuar, gjendja e skuadrës duket në rregull. Barcelona është e përgatitur, e dimë se çfarë duhet të bëjmë”.

  • Olmo nuk fshihet: Te Barcelona për të fituar gjithçka, tani vjen pjesa më e bukur e sezonit

    Olmo nuk fshihet: Te Barcelona për të fituar gjithçka, tani vjen pjesa më e bukur e sezonit

    Gjatë prezantimit të edicionit të 23-të të turneut rinor MIC, Dani Olmo, mesfushori ofensiv i Barcelonës, foli për situatën aktuale te klubi katalanas, duke prekur garën për titullin e La Liga-s, eksperiencën e tij nën drejtimin e Flick dhe atmosferën në ekip.
    Barcelona po kalon një sezon emocionues, me Superkupën e Spanjës të fituar, çerekfinalen e Champions League kundër Borussia Dortmund në axhendë, vendin e parë në klasifikimin e La Liga-s dhe ende në garë për “Copa del Rey”.
    Olmo u shpreh i kënaqur me euforinë e tifozëve: “Më pëlqen fakti që njerëzit janë entuziastë. Kam ardhur këtu për të fituar dhe besoj se kemi një skuadër për gjithçka. Jemi ende në lojë në të gjitha kompeticionet, synimi ynë është të fitojmë.
    Kjo është ambicia jonë, si e lojtarëve, ashtu edhe e stafit drejtues. Kërkojmë gjithnjë më shumë gola, më shumë suksese. Tifozët po e shijojnë këtë moment, tani vjen pjesa më e bukur e sezonit. Jemi gati, objektivi është të fitojmë gjithçka”.
    Trajneri gjerman Hansi Flick, i cili mori drejtimin e Barcelonës këtë sezon, duket se ka krijuar një marrëdhënie të afërt me lojtarët blaugrana: “Në një ekip ka momente për gjithçka. Flick është shumë pranë nesh, si i gjithë stafi. Jemi shumë të lumtur”.
    Duke qenë se Barcelona dhe Real Madridi ndodhen në anët e kundërta të shortit të Champions League, ekziston mundësia e një “El Clásico” historike në finalen e madhe të Mynihut. Dani Olmo, me një buzëqeshje, e komentoi shkurt këtë skenar: “Do të ishte një finale e bukur, apo jo?”
    Një finale mes dy rivalëve më të mëdhenj të Spanjës. Tifozët e futbollit vetëm mund të ëndërrojnë për një duel të tillë epik!