Tag: flick

  • Firma e fundit që do të hedh në kontratë, Hansi Flick e mbyll karrierën si trajner me Barcelonën

    Firma e fundit që do të hedh në kontratë, Hansi Flick e mbyll karrierën si trajner me Barcelonën

    Hansi Flick është duke grumbulluar disa rezultate mbreslënëse me Barcelonën. Javën e ardhshme, drejtuesit e Barcelonës do të zhvillojnë një takim me të dhe tema e bisedës do të jetë vazhdimi i bashkëpunimit. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtimi i Barcelonës do të jetë puna e fundit në karrierën e Hansi Flick si trajner.
    Barcelona do t’i zgjasë kontratën aktuale Flick deri në vitin 2027 dhe me opsion për një sezon tjetër. Edhe vetë trajneri është shumë i lumtur me rezultatet e arritura deri tani dhe punën te Barcelona, ndërsa sipas asaj që flitet në Spanjë, pasi të mbarojë këtë eksperiencë në Barcelonë, Flick do ta mbyll përfundimisht me trajnimin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Barcelona dhe Flick “të kënaqur e të dashuruar”, gati marrëveshja për shtyrjen e kontratës

    Barcelona dhe Flick “të kënaqur e të dashuruar”, gati marrëveshja për shtyrjen e kontratës

    11 Prill 2025

    9:16

    Telesport

    Sipas të përditshmes spanjolle “SPORT”, drejtuesit e Barcelonës janë takuar me Pini Zahavi, agjentin e Hansi Flick. Takimi është kryer përpara ndeshjes së Champions League kundër Borussia Dortmund.
    Qëllimi i takimit ishte nisja e diskutimeve për zgjatjen e kontratës së trajnerit gjerman. Në takim morën pjesë figura të njohura si presidenti Joan Laporta, drejtori sportiv Deco dhe anëtarë të tjerë të bordit drejtues.
    Takimi konsiderohet si një deklaratë e qartë e qëllimit nga klubi katalanas për të vijuar punën e nisur. Duket se ka një konsensus midis palëve për dëshirën për të zgjatur marrëveshjen aktuale të Hansi Flick, e cila skadon në qershor 2026.
    Drafti i kontratës së re parashikon shtyrjen e kontratës me një sezon (2027), me opsion për një vit shtesë (2028). Marrëveshja duhet të përfshijë gjithashtu një klauzolë që do t’i lejojë të dyja palët të ndahen më herët me pëlqim reciprok.
    Flick është i kënaqur me përvojën e tij në Barcelonë dhe klubi i kënaqur me punën e tij. Rregulloret e rrepta të Fair Play-it financiar mund të përbëjnë një pengesë për nënshkrimin e marrëveshjes së re. Prioriteti i klubit mbetet ruajtja e hapësirës së pagave për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

  • Flick me “frena dore”: Nuk jemi kualifikuar ende në gjysmëfinale, futbolli është i çmendur

    Flick me “frena dore”: Nuk jemi kualifikuar ende në gjysmëfinale, futbolli është i çmendur

    Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, foli për mikrofonat e “Sky” pas fitores së thellë 4-0 ndaj Borussia Dortmundit, në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve: “Mënyra se si kemi luajtur është gjëja më e rëndësishme. Kur luajmë kështu, është më e lehtë për ne të shënojmë. Kjo ka më shumë rëndësi.
    A jemi afër gjysmëfinales? Jo, ende jo. Mbetet për t’u luajtur edhe një ndeshje tjetër, futbolli është i çmendur. Duhet të luajmë njësoj edhe në Dortmund. Unë besoj tek ajo që bëjmë, do të jemi të kënaqur edhe nëse bëjmë më pak gabime”.
    Rezultati dhe paraqitja flasin vetë, çfarë ju pëlqeu më shumë?Gjëja më e rëndësishme për mua është që luajtëm siç dimë të luajmë. Kur luajmë kështu, shënojmë gola.
    Tani mund të ëndërroni më shumë…Qëndrojmë me këmbë në tokë, kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur.
    A ju ndodh të mendoni sa me fat jeni që keni këta lojtarë?Jam i lumtur për të gjithë, janë profesionistë të mëdhenj. Stërviten dhe luajnë mirë, kjo është arsyeja pse kanë arritur në këtë nivel.
    Ndërkohë, Raphinha foli për golin e tij: “Isha pak i shqetësuar, ishte një situatë e dyshimtë…, por për fat të mirë goli ishte i rregullt. Pau më tha që ishte i lumtur për asistin, gjithçka shkoi në rregull. Ishte një vendim i shpejtë nga ana ime, unë luaj si sulmues dhe ishte më shumë çështje instinkti”.

  • 65 mln euro! Deco dhe Flick në një mendje, ky do jetë lojtari i parë që do transferojë Barcelona në verë

    65 mln euro! Deco dhe Flick në një mendje, ky do jetë lojtari i parë që do transferojë Barcelona në verë

    9 Prill 2025

    20:03

    Telesport

    Barcelona tashmë ka nisur përgatitjet për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe pavarësisht paqartësive të vazhdueshme ekonomike, drejtuesit katalanas po ndjekin disa emra për të tentuar transferimin e tyre në verë.
    Një nga lojtarët që pëlqejnë më shumë si Deco ashtu edhe Hansi Flick është Nico Williams, anësori i Athletic Club, i cili mesa duket është rikthyer sërish si prioritet për katalanasit.
    Sipas asaj që raporton katalanasja Sport, transferimi i ëilliams nuk do të jetë i lehtë. Barça do të duhet të përballet me klauzolën e tij të lirimit, e cila është 65 milionë euro, shumë që do të kushtëzojë lëvizjet e tjera bazuar në situatën e Fair-play-it financiar në fund të sezonit aktual.
    Ndryshe nga vera e kaluar kur negociatat ngecën, këtë herë ideja është të veprohet shpejt dhe marrëveshja të zyrtarizohet që në ditët e para të merkatos.

  • Champions League/ Barcelona sfidon Dortmundin, Aston Villa kërkon befasinë ndaj PSG

    Champions League/ Barcelona sfidon Dortmundin, Aston Villa kërkon befasinë ndaj PSG

    Pas një nate të mbushur me emocione dhe përballje mes gjigantëve të Evropës, këtë të mërkurë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve vijojnë me dy sfida të tjera shumë interesante: Barcelona-Dortmund dhe PSG-Aston Villa.
    Në “Montjuïc”, Barcelona e Hansi Flick do të presë Borussian e Dortmundit, në një duel ku katalanasit shihen si favoritë jo vetëm për të kaluar në gjysmëfinale, por edhe për të luftuar për trofeun. Flick pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë, me emra si Yamal, Lopez, Raphinha dhe Leëandoëski që do të udhëheqin sulmin. Ndërkohë, verdhezinjtë e Dortmundit vijnë me synimin për të befasuar, pasi janë jashtë garës në kompeticione të tjera.

    Në ndeshjen tjetër që do të luhet në “Parc des Princes”, PSG do të përballet me Aston Villën. Pas eliminimit të Liverpool-it, skuadra e Luis Enrique vjen me vetëbesim të lartë dhe me ambicie për të arritur në gjysmëfinale. Parizienët pritet të hedhin në fushë yjet e tyre kryesorë, në një duel që nuk pranon hap fals.
    Nga ana tjetër, Aston Villa, e drejtuar nga Unai Emery, një njohës i mirë i PSG-së (i cili ka qenë në krye të tyre gjatë viteve 2016–2018), synon të krijojë surprizën e radhës. Anglezët janë të motivuar dhe nuk do të shkojnë në Paris për shëtitje, përkundrazi, synimi i tyre është të dalin me rezultat pozitiv.

  • Trajneri i Barcelonës kërkon t’i mbylli historinë Dortmundit që në ndeshjen e parë: Në shtëpi janë të gjithë më të mirë

    Trajneri i Barcelonës kërkon t’i mbylli historinë Dortmundit që në ndeshjen e parë: Në shtëpi janë të gjithë më të mirë

    Barcelona po luan mirë në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka ende një shans për të fituar tre tituj. Megjithatë, ata përballen me një pengesë serioze në Champions League, që është Borussia Dortmund.
    Klubi gjerman paraprakisht dinte shumë mirë të befasonte favoritët dhe madje të arrinte deri në finale dhe është e sigurt që katalanasit nuk do ta kenë edhe aq të lehtë.
    Para ndeshjes së nesërme u mbajt një konferencë shtypi e Barcelonës, ku i pranishëm ishte Hansi Flick, i cili zbuloi pritshmëritë e tij “Kemi arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por duam të shkojmë më tej. Duam të luajmë dy ndeshje të mira tani. Dortmundi ka besim dhe sulmues të mëdhenj, duhet të jemi të fokusuar”, tha Flick dhe vazhdoi.
    “Në Ligën e Kampionëve, ndeshjet në shtëpi janë shumë të rëndësishme sepse të gjithë janë më të mirë në shtëpi. Unë kam besim te ekipi dhe jemi në një moment të mirë”, përfundoi Flick. /Sport Ekspres/

  • Flick para sfidës me Borussia Dortmundin: Mund ta ëndërrojmë Champions-in, por me këmbë në tokë…

    Flick para sfidës me Borussia Dortmundin: Mund ta ëndërrojmë Champions-in, por me këmbë në tokë…

    “Ne mund të ëndërrojmë, por lojtarët dhe trajnerët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë. Duhet të japim gjithçka për të vazhduar përpara. Duam të mbetemi të pamposhtur këtë vit, por për këtë kërkohet maksimumin kundër një kundërshtari shumë të forte në ndeshjen e radhës, Borussia Dortmundit”.
    Kështu u shpreh në konferencën për shtyp Hansi Flick, trajneri i Barcelonës. Skuadra katalanase shihet si favorite në sfidën e së mërkurës në Spanjë, kundër Borussia Dortmundit, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League.
    Pavarësisht atyre që parashikohen, trajneri gjerman blaugrana bëri thirrje për kujdes dhe përqendrim. Në radhët e blaugranave mund të rikthehet Raphinha.
    “E kemi pritur që të rikuperohej pas pauzës së ndeshjeve ndërkombëtare. Ajo që po shoh në stërvitje është ai Raphinha i zakonshëm: shumë aktiv, i zgjuar dhe plot dinamikë… Po tregon se është gati për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit”, – theksoi Flick.
    Ndërkohë, tekniku gjerman foli edhe për qasjen e verdhezinjve gjermanë: “Shumë gjëra në futboll lidhen me besimin. Rezultatet e fundit i kanë dhënë Borussia Dortmundit besim në lojën e vet. Ata kanë përmirësuar thellësinë, luajnë me ritëm dhe shpejtësi në sulm, mendojnë dhe luajnë përpara… Këto janë aspekte që ne duhet t’i përballojmë dhe t’i menaxhojmë mirë”.

  • Barça-Borussia, reagon Kovac: Flick ka qenë asistenti im, tani do të përballemi si rivalë

    Barça-Borussia, reagon Kovac: Flick ka qenë asistenti im, tani do të përballemi si rivalë

    8 Prill 2025

    12:06

    Telesport

    Barcelona dhe Borussia Dortmund do të përballen të mërkurën në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Këtë herë, në stolin e verdhezinjve do të jetë Niko Kovac në detyrën e trajnerit.
    Një ribashkim mes mësuesit dhe nxënësit, pasi kroati 53-vjeçar ishte mentori i Hansi Flick, trajneri aktual i Barçës. Dikur ata ishin së bashku në stol, te Bayern Munich, në vitin 2019.
    Në një intervistë për Mundo Deportivo, Kovac foli për homologun e tij të Barcelonës: “Hansi është një trajner i madh, tashmë mund të shihni se ai kishte cilësitë për t’u bërë një trajner i mirë”.
    “Personalisht jam shumë i kënaqur me faktin se si po shkojnë gjërat për të. Do të thosha se Hansi është një punëtor i madh, metodik dhe di të menaxhojë shumë mirë grupin”, shtoi Niko Kovac.
    Në lidhje me takimin e parë si kundërshtarë, korari shtoi: “Do të jetë mirë sepse kemi punuar bashkë. ai ishte asistenti im dhe tani do të sfidojmë njëri-tjetrin në Champions League”.

  • Skena anormale e Rapinhas që përplaset me Hansi Flick dhe Ter Stegen, trajneri i Barcelonës sqaron gjithçka

    Skena anormale e Rapinhas që përplaset me Hansi Flick dhe Ter Stegen, trajneri i Barcelonës sqaron gjithçka

    Rapinha u përplas me trajnerin Hansi Flick dhe portierin Marc Andre Ter Stegen pas barazimi 1-1 kundër Betisit në La Liga. Katanasit nuk përfituan dot nga humbja 2-1 e Real Madridit kundër Valencias.
    Gavi do të shënonte golin e parë, por miqtë barazuan në minutën e 17. Pas mbarimit të ndeshjes, një skenë anormale u pa nga Raphinha. Ai u zëvendësua në minutën e 57 dhe në fundin e takimit, dukej se lojtari brazilian është përplasur me Hansi Flick dhe me  Ter Stegen.
    Qartësisht në pamje Raphina nuk i është bindur këshillës së Flick për të qëndrua i qetë dhe në fund kishte edhe një përplasje me Ter Stegen. Megjithatë sipas trajnerit të Barcelonës, i gjithë inati i akumuluar i Raphina ishte me gjyqtarët dhe nuk kishte të bënte asgjë me të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Flick: Është bukur të ëndërrosh për tripletën, por mendoj vetëm për Betis. Dua të luaj edhe 15 ndeshje

    Flick: Është bukur të ëndërrosh për tripletën, por mendoj vetëm për Betis. Dua të luaj edhe 15 ndeshje

    Barcelona vazhdon të ëndërrojë madhështinë. Pas një sezoni deri tani të jashtëzakonshëm, me vendin e parë në La Liga dhe finalen e Kupës së Mbretit tashmë të siguruar, blaugranat janë ende në garë edhe në Ligën e Kampionëve. Objektivi i tripletës sezonale është në ajër, edhe pse Hansi Flick preferon të qëndrojë me këmbë në tokë.
    Në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Betisit, trajneri gjerman ka folur në konferencë për shtyp, duke theksuar rëndësinë e përqendrimit maksimal në çdo sfidë: “Nuk e di çfarë ëndërron presidenti Laporta, por shpresoj që të ketë ëndrra të bukura. Unë dua t’i fitoj të gjitha ndeshjet. Objektivi ynë është të luajmë edhe 15 ndeshje. Nëse ia dalim, do të thotë që kemi bërë një sezon të jashtëzakonshëm”.
    Llogaritë janë të thjeshta: me finalen e Kupës së Mbretit tashmë të siguruar, mbeten edhe 9 ndeshje në La Liga dhe objektivi për të arritur finalen e Ligës së Kampionëve. Një rrugëtim që do ta kthente Barcelonën e Flick në një kandidate serioze për të përsëritur sukseset e viteve 2009 dhe 2015, kur katalanasit fituan nga tre trofe madhorë.
    “Të mendosh për tripletën është bukur, por nuk mund të fokusohemi vetëm tek ëndrrat, – ka theksuar Flick. – Vetëbesimi i lojtarëve është i lartë, por detyra ime është të sigurohem që ata japin maksimumin në çdo ndeshje.
    Jemi duke luftuar për gjithçka, besojmë dhe kemi angazhimin maksimal të lojtarëve. Sidoqoftë, nevojitet më shumë se kaq, kemi nevojë edhe për tifozët. Është një situatë entuziazmuese, por duhet të qëndrojmë të përqendruar”.